Nga ekspozita “Trevat shqiptare n\u00eb Malin e Zi p\u00ebrmes fotografis\u00eb”<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n
(Shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi – ID e d\u00ebbuar)  <\/p>\n\n\n\n
(P\u00ebrshtypje nga ekspozita me fotografi “Trevat shqiptare n\u00eb Malin e Zi p\u00ebrmes fotografis\u00eb”, mbajtur n\u00eb Ulqin, m\u00eb 27.11.2019, n\u00eb nder t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb flamurit komb\u00ebtar) <\/p>\n\n\n\n
\nNga nj\u00eb vegim, nga nj\u00eb fotografi kan\u00eb rrjedhur kryeveprat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore e kulturore. <\/li><\/ol>\n\n\n\n
M\u00eb lejoni q\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim ta nis\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrpjekje prozaike, meqen\u00ebse e besoj n\u00eb at\u00eb cil\u00ebsi edhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar analiza mbi k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n
Rr\u00ebfimi quhet: Personi I. D. (lexo: a\u012b di:)
\nPersoni I.D. shpallet n\u00eb k\u00ebrkim, sepse n\u00eb ekspozit\u00ebn e dat\u00ebs 27 dhjetor n\u00eb Ulqin, shihet n\u00eb nj\u00eb maje bjeshke, gjetk\u00eb n\u00ebn Rumi, veshur pa rend p\u00ebr gjinin\u00eb – me nj\u00eb fustanell\u00eb dhe, me shtag\u00ebn drejtuar qiellit q\u00eb n\u00ebnkupton k\u00ebrc\u00ebnimin ndaj Per\u00ebndis\u00eb. Si i till\u00eb, gufojn\u00eb radiot e televizionet, ky prish\u00ebs i rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb gjinore e bot\u00ebrore duhet t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin e merituar njer\u00ebzor dhe shejtnor. Edhe ambasadat gjegj\u00ebse q\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shkab\u00ebn simbolike t\u00eb personit I.D., pajtohen me k\u00ebt\u00eb vendim, raportojn\u00eb gazetat dhe portalet ditore, duke u mbrojtur n\u00eb heshtje, n\u00eb yshtje, n\u00eb prajtje dhe, duke aluduar q\u00eb personi I.D. ka keqp\u00ebrdorur nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb Kadares\u00eb me titullin “Shkaba”, ku kryepersonazhi k\u00ebrkon arratisjen e fluturimin tej grilave komuniste p\u00ebrmes k\u00ebtij simboli arbnor. Ka dashur t\u00eb ik\u00eb prej k\u00ebtij n\u00ebnqielli t\u00eb bekuar, p\u00ebshp\u00ebrisin n\u00eb gog\u00ebsitje e sip\u00ebr diplomat\u00ebt, tek han\u00eb me gishta dark\u00ebn e q\u00eblluar. Nuk merret vesh se n\u00eb cil\u00ebn gjuh\u00eb i \u00e7okasin gotat shkelq\u00ebsit\u00eb, por p\u00ebr t’i thyer, i thyejn\u00eb n\u00eb shqip.  <\/p>\n\n\n\n
Ngrejm\u00eb perdet. <\/p>\n\n\n\n
Irfan Domnori(I.D.), sa do q\u00eb u d\u00ebnua, u d\u00ebbua dhe u privua t\u00eb jet\u00eb me neve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje, ai prap\u00eb s\u00eb prap\u00eb ia doli. N\u00eb pjes\u00ebn q\u00ebndrore t\u00eb ekspozit\u00ebs q\u00ebndron personi I.D. n\u00eb disa mij\u00eb metra lart\u00ebsi, mbi t\u00eb gjith\u00eb e mbi gjith\u00e7ka baltore, me ballin drejtuar neve e flamurin drejtuar qiejve.
\nMund t\u00eb thuhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb realizuar ana tjet\u00ebr e shkab\u00ebs s\u00eb Kadares\u00eb dhe njeriu e shpendi jan\u00eb marr\u00eb vesh q\u00eb ta p\u00ebrkrahin, ta ndihmojn\u00eb e t\u00eb mos e han\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, sepse ka lindur nj\u00eb koh\u00eb e re: koh\u00eb q\u00eb thirret n\u00eb lirin\u00eb e qiellit,
\nkoh\u00eb q\u00eb thirret n\u00eb kultin e diellit. <\/p>\n\n\n\n
\nFotografia dhe poezia lundrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat uj\u00ebra, sidomos koh\u00ebve t\u00eb fundit dhe sidomos vendeve tona. Avancimi i teknologjis\u00eb ka ndikuar q\u00eb rrufesh\u00ebm t\u00eb bombardohemi me imazhe dhe vargje. Kjo klim\u00eb kaotike ka ndikuar q\u00eb autori t\u00eb humb\u00eb v\u00ebmendjen dhe ve\u00e7anarisht profesionist\u00ebt t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben. N\u00ebse themi q\u00eb secili q\u00eb di shkrim-lexim mund t\u00eb botoj\u00eb, kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb secili q\u00eb ka nj\u00eb aparat fotografik mund t\u00eb ekspozoj\u00eb. Pajtohemi q\u00eb, secili mund dhe duhet t\u00eb shkruaj\u00eb dhe pajtohemi q\u00eb secili mund dhe duhet t\u00eb fotografoj\u00eb. Borges do t\u00eb thonte: “libri n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb pangrituri \u00ebsht\u00eb si arma n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb f\u00ebmije”.
\nN\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kjo ekspozit\u00eb reflekton pasion e profesionaliz\u00ebm, kurse p\u00ebr\u00e7on dashuri e liri. Ky edhe \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i ekspozitave artistike q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka kryesisht natyr\u00eb fotoreportere dhe kartografike. Mbase ka ardhur koha q\u00eb pun\u00ebt e mira duhet medoemos t’i sh\u00ebnojm\u00eb e botojm\u00eb. Pavar\u00ebsisht p\u00ebr \u00e7ka dominohemi t\u00eb jemi t\u00eb prirur, nevojitet q\u00eb t’i shfryt\u00ebzojm\u00eb s\u00eb shumti mund\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs dhe teknologjis\u00eb, ashtu q\u00eb vepra t\u00eb tilla e si k\u00ebto t’i sh\u00ebnojm\u00eb duke i ekspozuar dhe pse jo botuar e studiuar n\u00eb v\u00ebllime t\u00eb ve\u00e7anta. Nj\u00eb shembull i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb botimi i katalogut fotoreportazh “Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr k\u00ebshtjellat ilire n\u00eb Malin e Zi” i Gazmend \u00c7itakut, ashtu si kjo nat\u00eb me t\u00eb gjitha vlerat e saj jo vet\u00ebm artistike. <\/li><\/ol>\n\n\n\n
Fotografia ka nurin e vet n\u00eb qerthullin artistik. Let\u00ebrsia komunikon v\u00ebllaz\u00ebrisht me artet pamore. Ndodhe q\u00eb, shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur nuk plot\u00ebsohen dot vet\u00ebm me rr\u00ebfimin, si\u00e7 ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshkrime detajiste, biles shum\u00eb dimenzionale q\u00eb, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet vet\u00eb fotografin\u00eb.
\nK\u00ebshtu, Ulqini dhe Tivari me rrethin\u00eb p\u00ebr\u00e7ohen artistikisht e gati vizualisht p\u00ebrmes veprave t\u00eb Mehmet Kraj\u00ebs e Basri \u00c7apriqit, tutje Buna ka krijuar si shtrat t\u00eb saj nd\u00ebrmjet kopertinat e autorit vendas Asllan Bisha, kurse deti dhe detaria val\u00ebzojn\u00eb brigjeve t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb Hajro Ulqinakut. <\/p>\n\n\n\n
Megjithat\u00eb, shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur jan\u00eb dor\u00ebzuar karshi fotografis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebzim artistik, pa flamuj t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb kuq, pa prishje rendi e qet\u00ebsie. Sepse, milicia \u00ebsht\u00eb e “pa metafor\u00eb” p\u00ebr nga let\u00ebrsia.
\nN\u00eb pyetjen se, cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb nga nj\u00eb vep\u00ebr artistike, piktori i njohur dhe specialisti i arteve figurative, Lucian Freudi, u p\u00ebrgjigj: “pres t\u00eb m\u00eb habis\u00eb, t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb m\u00eb josh\u00eb, t\u00eb m\u00eb bind\u00eb”.<\/li><\/ol>\n\n\n\n
Shum\u00eb ndjesi apo cil\u00ebsime n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb, ve\u00e7 nj\u00eb artist i nivelit t\u00eb rrall\u00eb, mund t\u00eb gjej\u00eb t’i b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb. Sa do q\u00eb do t\u00eb doja q\u00eb, k\u00ebto p\u00ebr\u00e7ime t’i rrekeshin poezis\u00eb apo n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi let\u00ebrsis\u00eb, duhet ta pranoj q\u00eb, k\u00ebto m\u00eb s\u00eb miri dhe m\u00eb s\u00eb af\u00ebrti u rrijn\u00eb veprave t\u00eb artit pamor. Ashtu edhe kjo ekspozit\u00eb e sontme, pa asnj\u00eb dyshim, p\u00ebrcjell\u00eb ngjyra habie, shqet\u00ebsimi, joshjeje, bindjeje me t\u00eb gjitha nuansat e tyre. <\/p>\n\n\n\n
Habitemi: habitemi nga mrekullit\u00eb me t\u00eb cilat bashk\u00ebjetojm\u00eb dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb, sidomos kur k\u00ebto raportohen p\u00ebrmes imazheris\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli toka dhe qielli yn\u00eb? Nga kjo ekspozit\u00eb ve\u00e7ohen k\u00ebndv\u00ebshtrimet mbi Liqenin e Shkodr\u00ebs, Shasit, bjeshk\u00ebn e Rumis\u00eb, vargmalet e Mal\u00ebsis\u00eb, detin e qiellin si l\u00ebvozhga t\u00eb tyre hyjnore. <\/p>\n\n\n\n
Shqet\u00ebsohemi: pa dyshim q\u00eb shqet\u00ebsohemi me raportin e zhdrejt\u00eb: njeriu yn\u00eb – toka jon\u00eb; n\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira tona etnike mungon njeriu yn\u00eb, kurse n\u00eb t\u00eb tjera pjes\u00eb ku ky \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm,  toka, rrjedha e historia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrskajuar. K\u00ebso brengash na p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb gur\u00ebt dhe e kaluara e tok\u00ebs son\u00eb: sht\u00ebpia muze e Ded\u00eb Gjo’ Lulit, bedenat e Oso Kuk\u00ebs, kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, mulliri n\u00eb Mill\u00eb, ura harkore e Kllezn\u00ebs, krojet e Ali Pash\u00eb Gucis\u00eb, ublat n\u00eb Kraj\u00eb, muranat e Plav\u00ebs e Rozhaj\u00ebs, etj. <\/p>\n\n\n\n
Joshemi: joshemi nga gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb shohim sonte t\u00eb ekspozuar dhe, e cila \u00ebsht\u00eb sall nj\u00eb miniatur\u00eb e pasurive tona t\u00eb pa\u00e7mueshme dhe t\u00eb pamatshme, e refleksioneve t\u00eb gjithanshme dhe t\u00eb pa ana. S\u00eb paku mua, si sfond p\u00ebrcjell\u00ebs, gjat\u00eb gjith\u00eb ekspozit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre fotografive, m\u00eb ka mikluar poema e Naim Frash\u00ebrit “Bag\u00ebti e buq\u00ebsia”:
\n“O malet e Shqip\u00ebris\u00eb!
\nE ju o lisat e gjat\u00eb,
\nFushat e gjera me lule,
\nq\u2019u kam n\u00ebr m\u00ebnt dit\u2019 e nat\u00eb” (\u2026).
\nE bukura natyr\u00eb e tok\u00ebs son\u00eb ka lindur t\u00eb bukurin njeri, me t\u00eb bukurat veshje, me t\u00eb bukurat nota e k\u00ebng\u00eb q\u00eb i gjeni t\u00eb ndalsuara e p\u00ebrjet\u00ebsuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n
Bindemi: bindemi dhe nga kuadrot e fotograf\u00ebve t\u00eb sont\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb rrisim vet\u00ebdijen intelektuale e komb\u00ebtare p\u00ebr pasurit\u00eb tona burimore, trash\u00ebgimore e njer\u00ebzore. N\u00eb zhargonin medicinar, plisi, fustanella, \u00e7iftelia e sharkia, etj. tregojn\u00eb q\u00eb, populli yn\u00eb ka prirje q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb vuaj\u00eb pareza apo paraliza gjymtyr\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb amputime t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave. Andaj, t\u00eb bindemi e t\u00eb reflektojm\u00eb sa nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb, sepse ne, ka koh\u00eb q\u00eb nuk jemi n\u00eb koh\u00eb. <\/p>\n\n\n\n
Tutje, ju l\u00eb n\u00ebn mbret\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre imazheve p\u00ebrrallore. Ju l\u00eb t\u00eb habiteni. Ju l\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoheni. Ju l\u00eb t\u00eb josheni. Dhe ju l\u00eb t\u00eb bindeni: t\u00eb bindeni gjat\u00eb e m\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb bindeni thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb, t\u00eb bindeni fort e m\u00eb fort.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
(Shqiptar\u00ebt n\u00eb Malin e Zi – ID e d\u00ebbuar) (P\u00ebrshtypje nga ekspozita me fotografi “Trevat shqiptare n\u00eb Malin e Zi p\u00ebrmes fotografis\u00eb”, mbajtur n\u00eb Ulqin, m\u00eb 27.11.2019, n\u00eb nder t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb flamurit komb\u00ebtar) Arg\u00ebzon SULEJMANI Nga nj\u00eb vegim, nga nj\u00eb fotografi kan\u00eb rrjedhur kryeveprat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore e kulturore. M\u00eb lejoni q\u00eb k\u00ebt\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24727,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2221,2418,2597],"class_list":["post-24726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-argezon-sulejmani-2","tag-luljeta-avdiu","tag-trevat-shqiptare-ne-malin-e-zi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24728,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24726\/revisions\/24728"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}