{"id":24722,"date":"2020-01-16T19:18:42","date_gmt":"2020-01-16T18:18:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24722"},"modified":"2020-01-16T19:18:42","modified_gmt":"2020-01-16T18:18:42","slug":"endrren-amerikane-ta-realizojme-ne-ulqin-e-jo-diku-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24722","title":{"rendered":"\u201c\u00cbndrr\u00ebn amerikane ta realizojm\u00eb n\u00eb Ulqin, e jo diku tjet\u00ebr\u201d"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-capuni-ne-shas.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-19666\" width=\"475\" height=\"373\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-capuni-ne-shas.jpg 428w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/ilir-capuni-ne-shas-300x236.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dr. Ilir \u00c7apunin, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb flet p\u00ebr investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Intervistoi: Gjek\u00eb Gjonaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zoti kryetar, viti 2019 nuk ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. P\u00ebr dik\u00eb ka qen\u00eb i suksesh\u00ebm. P\u00ebr ca t\u00eb tjer\u00eb pjes\u00ebrisht i frytsh\u00ebm, kurse nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve duan ta harrojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb. Nga pozicioni Juaj, si kryesues i Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, p\u00ebr \u00e7ka do ta mbani mend vitin q\u00eb sapo lam\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ka qen\u00eb vit sfidues p\u00ebr Ulqinin dhe p\u00ebr ekonomin\u00eb e qytetarit. Ka qen\u00eb vit paradoksal: \u00ebsht\u00eb bllokuar llogaria e Komun\u00ebs, por kemi organizuar gara misesh dhe nuk kemi organizuar asgj\u00eb p\u00ebr pritjen e Vitit t\u00eb Ri. Ulqini dhe shqiptar\u00ebt sfiduan veten dhe mblodh\u00ebn rreth gjys\u00ebm milioni eurosh p\u00ebr sh\u00ebrimin e Emros. Ai e ringjalli te ne solidaritetin dhe shpres\u00ebn q\u00eb b\u00ebhemi si popull, por ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ne mes nesh. Nga kjo bot\u00eb kan\u00eb dal\u00eb disa qytetar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt i kujtojm\u00eb, ama edhe jemi begatuar me filiza t\u00eb reja q\u00eb na g\u00ebzojn\u00eb zemrat dhe dit\u00ebt. Nga Ulqini jan\u00eb shp\u00ebrngulur disa familje dhe emigruar me dhjet\u00ebra individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Banor\u00ebt kan\u00eb asfaltuar vet\u00eb rrug\u00ebn Kryth\u00eb-Mill\u00eb me gjat\u00ebsi prej 3550 metrash pa pjes\u00ebmarrjen e Komun\u00ebs. P\u00ebr mua ka qen\u00eb akt shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs q\u00eb tregon realitetet e administrat\u00ebs, por edhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb tregon se qytetari interesohet, k\u00ebrkon, por nuk lejon t\u00eb p\u00ebrdhoset: ka pasuri dhe krenari p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e ofertave politike si nj\u00eb met\u00ebr asfalt 2cm k\u00ebtu, nj\u00eb llamp\u00eb atje.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, nuk kemi pse ta harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vit: t\u00eb g\u00ebzohemi p\u00ebr t\u00eb mirat dhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vitin e kaluar n\u00eb Komun\u00ebn e Ulqinit kan\u00eb ndodhur shum\u00eb t\u00eb reja, madje do t\u00eb thoja t\u00eb papritura mes t\u00eb cilave do t\u00eb ve\u00e7oja bllokimin e llogaris\u00eb bankare&nbsp; t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar&nbsp; financiare&nbsp; cilat t\u00eb arritura konkrete&nbsp; do t\u00eb mund t\u2019i ve\u00e7oni n\u00eb peirudh\u00ebn e kaluar dymb\u00ebdhjet\u00eb mujore?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bllokimi i llogaris\u00eb ka qen\u00eb e papritur ngase rasti \u201eK-1\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb shashk\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb duar t\u00eb kryetarit shqiptar t\u00eb Komun\u00ebs dhe nuk \u00ebsht\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb duart e kryetarit nga rradh\u00ebt e PDS. Ju rikujtojm\u00eb q\u00eb PDS n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve lokale ka prezantuar veten si mbajt\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebl\u00ebsit t\u00eb zhvillimit t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani, ja disa nga t\u00eb arriturat e Komun\u00ebs. Sh\u00ebrbimi i parkimit n\u00eb Ulqin, pavar\u00ebsisht mendimeve t\u00eb p\u00ebrziera, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb pozitive p\u00ebr Ulqinin sepse nis mend\u00ebsin\u00eb e rregullimit t\u00eb gj\u00ebrave dhe qasjes tjet\u00ebr t\u00eb individit ndaj gj\u00ebs\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ka shum\u00eb arsye t\u00eb tjera t\u00eb cilat mund t\u00eb m\u00eb rradhisin kund\u00ebr k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, ama nuk e fsheh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb time dhe t\u00eb koleg\u00ebve ky\u00e7\u00eb n\u00eb Komun\u00eb p\u00ebr hapat q\u00eb kemi hedhur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb frym\u00ebn k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Me vendimin e vet p\u00ebr shpalljen e Kripores s\u00eb Ulqinit park natyre, Kuvendi i Ulqinit ka hequr ng\u00ebr\u00e7in e negociatiave t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Ky ka qen\u00eb nj\u00eb vendim dometh\u00ebn\u00ebs dhe do t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi kapitujt e tjer\u00eb t\u00eb negociatave dhe n\u00eb qasjen e administrat\u00ebs drejt Ulqinit dhe pron\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, veprimtaria e&nbsp; imja, e k\u00ebshilltar\u00ebve dhe e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kuvendit n\u00eb 2018 dhe n\u00eb vitin 2019 ka v\u00ebn\u00eb Shasin n\u00eb qendr\u00ebn e v\u00ebmendjes s\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs lokale e shtet\u00ebrore q\u00eb merren me kultur\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb e shum\u00ebpritur. E them kthes\u00eb sepse i kemi dal\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb tendencave t\u00eb markimit t\u00eb territoreve e objekteve arkeologjike n\u00eb Komun\u00ebn e Ulqini jo me trupa, por me dokumenta dhe vizion t\u00eb qart\u00eb. Kjo ka sjell\u00eb ministrin e Kultur\u00ebs n\u00eb Ulqin e Shas dhe ka sjell\u00eb hulumtuesit dhe konservator\u00ebt n\u00eb shkalan\u00eb e Kalas\u00eb dhe n\u00eb Shas.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb e arritur tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe mbrojtja e ullisht\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Ulqin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e sulmuar nga nd\u00ebrtimi, por mu sikur Kalaja, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e identititetit milenial t\u00eb Ulqinit. Dhe n\u00eb momentin kur pas djegies s\u00eb 1500 rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb ullirit n\u00eb Bashbylyk \u00ebsht\u00eb tentuar nd\u00ebrtimi i nj\u00eb \u201ebarrake\u201d t\u00eb re me pamje n\u00eb det, k\u00ebsaj rradhe \u00ebsht\u00eb treguar vendosm\u00ebria e administrat\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi u sh\u00ebmb. Disa dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00ebp\u00ebr Kuvend ka kaluar edhe informata mbi d\u00ebmin, por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe nj\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb ndihm\u00eb simbolike ama dometh\u00ebn\u00ebse e cila i liron pronar\u00ebt e k\u00ebtyre ullinjve nga obligimi i pagimit t\u00eb tatimit n\u00eb patundshm\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn 2020 \u2013 2025. Ju rikujtoj q\u00eb pronar\u00ebt jan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm, pa d\u00ebmshp\u00ebrblim ose fajtor t\u00eb gjetur.<\/p>\n\n\n\n<p>Hapja e parkut n\u00eb Zenelaj dhurat\u00eb kjo e familjes Hajdari b\u00ebn nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb zhvillimin e Ulqinit sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb standart i lart\u00eb i kualitetit dhe asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet hap\u00ebsir\u00eb e bukur p\u00ebr jet\u00eb dinjitoze t\u00eb begatuar me rekreacion.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozita e detaris\u00eb ulqinake e mbajtur n\u00eb shtator n\u00eb Ran\u00eb n\u00eb Ulqin, ka qen\u00eb nj\u00eb event i cili ka nisur procesin e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb detaris\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn nga Ulqini deri n\u00eb Sarand\u00eb dhe q\u00eb e ka vendosur Ulqinin n\u00eb pozicionin e merituar \u2013 n\u00eb pozicionin e kryeqytetit t\u00eb detaris\u00eb shqiptare. Pas k\u00ebsaj ekspozit\u00eb te ne, na ftoi edhe Bashkia e Durr\u00ebsit dhe shoqatat e detar\u00ebve dhe ulqinak\u00ebve atje p\u00ebr ta ekspozuar k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb Durr\u00ebs. Nga aty, lindi iniciativa nga Forcat Detare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur inventarizimin e pasuris\u00eb, hapur muzet\u00eb e detaris\u00eb n\u00eb Ulqin, Durr\u00ebs e Vlor\u00eb etj. Pra, kjo ngjarje p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ka treguar se Ulqini nuk ka marin\u00eb dhe nuk ka muze, ka treguar se Ulqini ka tradit\u00eb t\u00eb lavdishme dhe ka eksponate p\u00ebr t\u00eb mbushur nj\u00eb muze t\u00eb madh detarie.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka edhe vendime dhe t\u00eb arritura t\u00eb tjera, mir\u00ebpo k\u00ebta jan\u00eb gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdh\u00ebnj q\u00eb nuk tunden apo anashkalohen leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kuvendi i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit n\u00eb seanc\u00ebn e fundit&nbsp; t\u00eb rregullt p\u00ebr vitin e kaluar&nbsp; ka miratuar Buxhetin e Komun\u00ebs p\u00ebr vitin 2020, n\u00eb shum\u00eb prej 13 milon\u00eb e 885 mij\u00eb e pes\u00ebqind&nbsp; &nbsp; Cilave projekte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit u keni dh\u00ebn\u00eb&nbsp; m\u00eb shum\u00eb prioritet ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shumica e projekteve jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga viti i kaluar sepse nuk kan\u00eb mundur t\u00eb realizohen p\u00ebr munges\u00eb fondesh apo vullneti.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb po ceki disa projekte, q\u00eb duken t\u00eb vegj\u00ebl, por mbajn\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjyrosja e fasadave t\u00eb qytetit. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm lyerje si\u00e7 e b\u00ebri Edi Rama dikur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr m\u00ebrzin\u00eb kolektive. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb propozim nga opozita i miratuar nga shumica e k\u00ebshilltar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb hequr ngjyr\u00ebn e hirit, ngjyr\u00ebn e miut, nga panorama e Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb buxhet \u00ebsht\u00eb futur edhe nd\u00ebrtimi i shtatores s\u00eb Skenderbeut n\u00eb bashk\u00ebpunim me diaspor\u00ebn shqiptare dhe e besoj q\u00eb kjo p\u00ebrmendore do t\u00eb realizohet brenda k\u00ebtij viti krahas pllak\u00ebs kushtuar termetit t\u00eb vitit 1979.<\/p>\n\n\n\n<p>Krahas investimeve t\u00eb m\u00ebdha si ai i kanalizimit dhe ujit t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr disa lagjet e qytetit, lidhjes s\u00eb bulevardeve Teuta dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu n\u00eb buxhet gjindet edhe rim\u00ebk\u00ebmbja e Radio \u2013 Ulqinit, insentiva p\u00ebr agronomi etj.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundmi, pas disa vitesh pritjesh e shtyrjesh, shpresojm\u00eb se do t\u00eb filloj\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i kalldr\u00ebmit me \u00e7ka do t\u00eb filloj\u00eb revitalizimi i mir\u00ebfillt\u00eb i Kalas\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A ka Komuna e Ulqinit potencial p\u00ebr zhvillim ekonomik m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar dhe cil\u00ebt sektor\u00eb do t\u00eb ndihmonin zhvillimin ekonomik n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga disa funksionar\u00eb e politikan\u00eb shpesh d\u00ebgjohet th\u00ebnia q\u00eb \u201eUlqini \u00ebsht\u00eb resursi nacional i Malit t\u00eb Zi\u201d. Un\u00eb mendoj q\u00eb para s\u00eb gjithash, Ulqini \u00ebsht\u00eb resurs i qytetar\u00ebve t\u00eb saj, familjet e t\u00eb cil\u00ebve e kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb e t\u00eb ruajtuar k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr 2500 vjet. Gjithashtu thuhet se nga t\u00eb gjith\u00eb qytetet n\u00eb Mal t\u00eb Zi,&nbsp; Ulqini ka potencialin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr investime.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb investimesh na duhen dhe nga kush. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Ulqinit nuk i duhet nj\u00eb investitor si ai i Galebit ose Lidos. Investitori i huaj, mbetet i huaj. Ai n\u00eb Ulqin do t\u00eb vij\u00eb i prirur nga potenciali i profitit e jo nga dashuria p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar apo p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, un\u00eb mendoj q\u00eb dijaspora jon\u00eb, duhet t\u00eb bashkoj\u00eb kapitalin e vet dhe t\u00eb shohin mund\u00ebsit\u00eb e investimeve t\u00eb q\u00ebndrueshme. K\u00ebsi investimesh jan\u00eb zem\u00ebrmira, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen, por edhe t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb nj\u00eb plan biznesi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe nj\u00eb strategji zhvillimi sipas vizionit, eksperienc\u00ebs dhe dituris\u00eb s\u00eb bij\u00ebve t\u00eb saj e jo sipas vizionit apo interesit t\u00eb dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket prospektit p\u00ebr investime n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, duhet ditur q\u00eb trendet bot\u00ebrore t\u00eb udh\u00ebtimit po ndryshojn\u00eb. Rezortet \u201eultra inclusive\u201d ku mund t\u00eb hash e pish sa t\u00eb duash, e q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn brenda kufinjve t\u00eb objektit, ku m\u00eb shum\u00eb lahesh n\u00eb pishin\u00eb se sa n\u00eb det, po tregohet si koncept i gabuar. Ulqinit nuk i duhet nj\u00eb rizort mysafir\u00ebt e t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb dalin lirsh\u00ebm n\u00eb qytet dhe t\u00eb shetisin n\u00eb t\u00eb, ose q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbyllur e n\u00eb t\u00eb ulqinak\u00ebt nuk mund t\u00eb futen e shetisin aty, takojn\u00eb turist\u00ebt etj. Ulqini \u00ebsht\u00eb vend i sigurt, me tradit\u00eb turizmi e mikpritjeje dhe nuk mund t\u2019i imponohen standarte t\u00eb reja t\u00eb importuara nga vendet ku k\u00ebsi rizortesh jan\u00eb t\u00eb rrethuar me hajdut\u00ebri, pasiguri, papast\u00ebrti, s\u00ebmundje etj. Ne jemi n\u00eb nj\u00eb shtet evropian q\u00eb pretendon t\u00eb futet n\u00eb BE. M\u00eb e pakta, turistit duhet ta njoh\u00eb Ulqinin duke komunikuar me kamarier\u00ebt, recepcionist\u00ebt e shefat q\u00eb jan\u00eb nga Ulqini e jo nga Meksika, Serbia etj., duke ngr\u00ebn\u00eb jo doner e shpageta, por ushqime vendore. Kjo e nxit pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Ulqinit \u2013 bujq\u00ebsin\u00eb. Duhet t\u00eb kemi shum\u00eb kujdes me zhvillimin e Ulqinit dhe nd\u00ebrtimet n\u00eb t\u00eb dhe duhet p\u00ebrher\u00eb ta shikojm\u00eb Ulqinin si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi s\u00eb bashku me komunat p\u00ebrreth \u2013 Tivarin e Shkodr\u00ebn. Ulqini ende \u00ebsht\u00eb qytet n\u00eb t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb vihet me anije. Buna \u00ebsht\u00eb ende e palundrueshme. Marin\u00eb nuk ka. Flitet p\u00ebr fush\u00ebn me panele diellore n\u00eb Darz\u00eb q\u00eb do t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb mbi 100 inxhenier\u00eb, por ne k\u00ebta njer\u00ebz nuk i kemi. E besoj se kjo e jep nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb potencialit q\u00eb ka Ulqini, por edhe sfidave me t\u00eb cilat ballafaqohet zhvillimi i tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pun\u00ebt n\u00eb organizatatat komunale themelues i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb Komuna e Ulqinit me vite t\u00eb t\u00ebra nuk q\u00ebndrojn\u00eb mir\u00eb. Si mendoni t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoni ato ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Problemeve t\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve duhet t\u2019i qasemi me kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam propozuar q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim t\u00eb organizojm\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merremi me problemet me t\u00eb cil\u00ebt ballafaqohen dhe t\u00eb merren masat p\u00ebr tejkalimin e k\u00ebtyre problemeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjat\u00eb periudh\u00ebs Tuaj si kryesues i Kuvendit sa keni arritur t\u00eb realizoni k\u00ebrkesat dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e qytetar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e di. E di vet\u00ebm se un\u00eb nuk jam i k\u00ebnaqur me pritshm\u00ebrit\u00eb e mia, ama jemi duke vrapuar maraton\u00eb dhe ky rrug\u00ebtim zgjat pak. E r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00ebrzitemi dhe t\u00eb punojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cilat jan\u00eb raportet n\u00eb mes Komun\u00ebs dhe Qeveris\u00eb, respektivisht a keni mb\u00ebshtetjen e Qeveris\u00eb Markoviq p\u00ebr realizimin e projekteve&nbsp; q\u00eb jan\u00eb me interes t\u00eb Ulqinit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Raporti i nj\u00eb vet\u00ebqeverisjeje lokale dhe qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb rregulluara me ligje. Qeveria i jep leje dhe p\u00eblqime t\u00eb ndryshme komunave, mbikqyr funksionimin e tyre dhe siguron q\u00eb e drejta kushtetuese e qytetar\u00ebve mbi vet\u00ebqeverisjen lokale t\u00eb realizohet pa pengesa.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk jam i k\u00ebnaqur me q\u00ebndrimin ambivalent p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb rastin e K-1. Nuk jam i k\u00ebnaqur edhe p\u00ebr dinamik\u00ebn e procesit t\u00eb kthimit t\u00eb Valdanosit, nuk m\u00eb p\u00eblqen edhe marrja e pronave t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Nd\u00ebrtimtare \u201ePrimorje\u201d n\u00eb Kryth\u00eb e Darz\u00eb etj. Sidoqoft\u00eb, kjo qeveri, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjerat kan\u00eb q\u00ebndrime bashk\u00ebpunuese ndaj Komun\u00ebs son\u00eb, pa\u00e7ka se personalisht kam pritur m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Z\u00ebri i qytetarit \u00ebsht\u00eb thelbi i demokracis\u00eb. Sa d\u00ebgjohen dhe respektohen z\u00ebrat konstruktiv t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Kuvend, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht n\u00eb politikat publike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Dialogu social dhe qytetar n\u00eb mes t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi dhe qytetarit duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Kuvend e jo n\u00eb rrug\u00eb apo n\u00eb tubime e n\u00eb dhoma t\u00eb err\u00ebta n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mug\u00ebta. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebsaj ka qen\u00eb seanca e Kuvendit m\u00eb 28 dhjetor 2019 kur kryetari i Komun\u00ebs dhe k\u00ebshilltar\u00ebt q\u00eb aderojn\u00eb n\u00eb at\u00eb mend\u00ebsi nuk kan\u00eb dashur t\u00eb diskutojn\u00eb n\u00eb Kuvend at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr investimin misterioz t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb bitumit n\u00eb Kryth\u00eb, por kan\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb ballafaqohen drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me popullin n\u00eb tubimin e asaj mbr\u00ebmje. Epilogun e mbani mend: fishk\u00ebllima, pak\u00ebnaq\u00ebsi, britma dhe uluritje t\u00eb turm\u00ebs ndaj kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs dhe zbrap\u00ebsim t\u00eb befasish\u00ebm nga q\u00ebndrimet e forta q\u00eb i ka pasur p\u00ebrpara tubimit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb fabrik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dialogu p\u00ebr k\u00ebsi temash \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb i mir\u00eb brenda nj\u00eb institucioni q\u00eb ka rregullore dhe infrastruktur\u00eb dhe vendimet e t\u00eb cilit prodhojn\u00eb efekt ligjor. N\u00eb Kuvend marrin pjes\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e deleguar nga populli, ekzekutivi i zgjedhur nga k\u00ebshilltar\u00ebt, por edhe qytetar\u00ebt. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb e kontrollit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb disa vendime gjat\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb form\u00ebn fal\u00eb propozimeve t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt sipas udh\u00ebzimeve e k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Kuvendi n\u00eb vazhdim\u00ebsi mban\u00eb kontakt me sektorin civil, por edhe me qytetar\u00ebt. Hapi i dyt\u00eb i joni do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb qytetarit t\u2019ia leht\u00ebsojm\u00eb pjes\u00ebmarrjen dhe ndikimin e vet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoni s\u00eb shpejti p\u00ebr hapat konkrete.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie keni me k\u00ebshilltar\u00ebt e opozit\u00ebs dhe t\u00eb pozit\u00ebs q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme n\u00eb raste t\u00eb caktuara nuk&nbsp; pajtohen me q\u00ebndrimet e shumic\u00ebs parlamentare?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb. Kam qen\u00eb ai i cili ka insistuar ky\u00e7jen e opozit\u00ebs n\u00eb trupat punuese t\u00eb Kuvendit si dhe p\u00ebrkrah\u00ebs i ides\u00eb q\u00eb n\u00ebnkryetari i Kuvendit t\u00eb zgjidhet nga rradh\u00ebt e opozit\u00ebs politike. Gjithashtu, n\u00eb momentin e rirregullimit t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur kemi siguruar pozit\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb e k\u00ebshilltar\u00ebve dhe t\u00eb ekzekutivit, kam planifikuar q\u00eb opozita t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr foltores. Gjest simbolik ky, por me dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. Nuk u realizua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por pas miratimit t\u00eb rregullores s\u00eb re t\u00eb Kuvendit dhe meq\u00eb n\u00eb buxhetin e k\u00ebtij viti kemi planifikuar mjetet p\u00ebr ristrukturimin e sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit, shpresoj se nj\u00eb ide k\u00ebsisoj do t\u00eb jet\u00eb e realizueshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A keni arritur t\u00eb krijoni raporte njer\u00ebzore kolegiale me t\u00eb gjith\u00eb asamblist\u00ebt?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po patjet\u00ebr. Q\u00eb nga dita e par\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zotim q\u00eb do t\u00eb jem ai q\u00eb do t\u00eb mbroj\u00eb dinjitetin e secilit k\u00ebshilltar dhe do t\u00eb sigurohem q\u00eb z\u00ebri i tij\/saj t\u00eb d\u00ebgjohet e respektohet. E mbani mend at\u00eb fjalin\u00eb: \u201eMund t\u00eb rrini shtremb\u00ebr e flisni drejt\u00eb, rrini drejt\u00eb e flisni shtremb\u00ebr, apo rrini drejt\u00eb e flisni drejt\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast, z\u00ebri juaj do t\u00eb d\u00ebgjohet.\u201d&nbsp; Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ma b\u00ebn pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Njer\u00ebzit jan\u00eb ata q\u00eb krijojn\u00eb situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme, por ndodh t\u00eb jen\u00eb edhe t\u00eb q\u00ebllimshme. Si i menaxhoni situatat e v\u00ebshtira?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Situatat e v\u00ebshtira m\u00eb s\u00eb miri i menaxhoj me bised\u00eb t\u00eb hapur dhe sinqert\u00eb duke ruajtur dinjitetin e secilit pjes\u00ebmarr\u00ebs. Kemi pasur disa situata t\u00eb k\u00ebtilla dhe i kemi kaluar me sukses. Si p\u00ebrher\u00eb, jam un\u00eb ai i cili mund ta kem m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebso rastesh, por m\u00eb ka takuar ky rol.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb keni ofruar ju si kryetar i Kuvendit, q\u00eb dikush tjet\u00ebr para Jush nuk e ka b\u00ebr\u00eb, ose s\u2019ka mundur ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb&nbsp; p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe kthimin e besimit t\u00eb luhatur t\u00eb&nbsp; tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpara meje dikush \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb seancat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb transmetuara drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb radio e televizion. Un\u00eb kam shkuar nj\u00eb hap m\u00eb tej, i publikojm\u00eb seancat n\u00eb Youtube dhe aty mbesin p\u00ebrjet\u00ebsisht. Por jo vet\u00ebm kaq: secili video n\u00eb Youtube \u00ebsht\u00eb i shoq\u00ebruar me tabel\u00ebn e fol\u00ebsve dhe qytetari e ka shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta gjej\u00eb kumtes\u00ebn q\u00eb ka k\u00ebrkuar pa humbur koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj, pyetjet nga k\u00ebshilltar\u00ebt po marrin r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur fal\u00eb evidenc\u00ebs dhe p\u00ebrkujdesjes s\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kuvendit q\u00eb pyetjet t\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb funksional K\u00ebshillin p\u00ebr P\u00ebrmir\u00ebsimin e Pozit\u00ebs s\u00eb Njer\u00ebzve me Invaliditet dhe Nevoja t\u00eb Ve\u00e7anta. Si pasoj\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij trupi, Ulqini ka vendparkimet e dedikuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori njer\u00ebzish.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi riorganizuar ul\u00ebset n\u00eb sall\u00eb ashtuq\u00eb ekzekutivi apo kushdo tjet\u00ebr t\u00eb mos ulet p\u00ebrpara k\u00ebshilltar\u00ebve. T\u00ebr\u00eb kjo me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kuvendin nj\u00eb organ q\u00eb funksionon mir\u00eb, drejt\u00eb dhe pa pengesa e t\u00eb mos b\u00ebhet organ sa p\u00ebr sy e faqe me makineri votimi e miratimi t\u00eb vendimeve kuturu.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, dua t\u00eb cek edhe dhuratat e Kuvendit n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00ebt. Nuk jan\u00eb ditar\u00eb, lapsa, tefter\u00eb p\u00ebr sh\u00ebnime apo \u00e7anta. Jan\u00eb libra t\u00eb autor\u00ebve vendas dhe p\u00ebr vendin. \u00cbsht\u00eb libri p\u00ebr parlamentar\u00ebt nga Ulqini, jan\u00eb librat e Basri \u00c7apriqit, Andrej Nikollaidisit e Gazmend \u00c7itakut. M\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zemra mal kur nj\u00ebri nga k\u00ebshilltar\u00ebt joshqiptar n\u00eb foltore ka cituar Basri \u00c7apriqin. Sa shum\u00eb na duhet ta lexojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrimtar, sidomos ne shqiptar\u00ebt!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Debatet e shumta qofshin ato t\u00eb qeta, normale, t\u00eb arsyeshme, t\u00eb argumentuara apo t\u00eb st\u00ebrgjatura emocionale me tone t\u00eb ashpra e t\u00eb zhurmshme e t\u00eb tjera natyrsh\u00ebm krijojn\u00eb lodhje e dekoncentrim. Cili \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb nuk e d\u00ebshironi gjat\u00eb pun\u00ebs&nbsp; kryesuese t\u00eb Kuvendit t\u00eb Ulqinit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit, pres gjithmon\u00eb nga student\u00ebt pjes\u00ebmarrje aktive, me pyetje e propozime. Bile n\u00eb amfiteat\u00ebr gjithmon\u00eb i them student\u00ebve q\u00eb \u00e7do q\u00eb thoni \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull pavar\u00ebsisht a \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb apo jo. Mir\u00ebpo disi n\u00eb Kuvend kjo paradigm\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqen sepse k\u00ebshilltar\u00ebt jan\u00eb avokat\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb. Nuk m\u00eb vjen mir\u00eb kur dikush b\u00ebhet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i q\u00ebllimeve t\u00eb tjera, del nga rendi i dit\u00ebs etj. P\u00ebr dallim nga student\u00ebt, k\u00ebshilltar\u00ebt duhet t\u2019i ken\u00eb disa m\u00ebsime t\u00eb m\u00ebsuara dhe disa q\u00ebndrime t\u00eb formuara.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P<\/strong><strong>orosia Juaj p\u00ebr qytetar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qytetar\u00ebt jan\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebshilltar\u00ebve dhe t\u00ebr\u00eb administrat\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, k\u00ebrkoni sh\u00ebrbimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Rrini pran\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve, mb\u00ebshtesni dhe k\u00ebshillojini ata. &nbsp;Ulqini ka nj\u00eb potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm zhvillimor. Ka rini e njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Duhet t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb dhe mos t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb rinia jon\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e vet amerikane ta realizoj\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, e t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb e ta realizojn\u00eb endrr\u00ebn e vet amerikane n\u00eb Ulqin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dr. Ilir \u00c7apunin, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb flet p\u00ebr investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt. Intervistoi: Gjek\u00eb Gjonaj Zoti kryetar, viti 2019 nuk ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. P\u00ebr dik\u00eb ka qen\u00eb i suksesh\u00ebm. P\u00ebr ca t\u00eb tjer\u00eb pjes\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19666,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-24722","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24722","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24722"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24722\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24723,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24722\/revisions\/24723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}