{"id":24640,"date":"2019-12-30T10:32:00","date_gmt":"2019-12-30T09:32:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24640"},"modified":"2019-12-30T11:35:10","modified_gmt":"2019-12-30T10:35:10","slug":"10-vjete-pa-ambasadorin-lublin-dilja-ish-perfaqesues-i-republikes-se-shqiperise-ne-washington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24640","title":{"rendered":"10-VJET\u00cb PA AMBASADORIN LUBLIN DILJA\u2014ISH P\u00cbRFAQ\u00cbSUES I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb N\u00cb WASHINGTON"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"467\" height=\"383\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 467px) 100vw, 467px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>10-vjet\u00eb\nm\u00eb par\u00eb, kaloi n\u00eb amshim Ambasador Lublin Dilja, an\u00ebtar i \u00e7muehs\u00ebm i trupit\ndiplomatik shqiptar dhe mik i p\u00ebrzem\u00ebrt i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb kontakt\nme t\u00eb ndjerin Dilja.&nbsp; 10-vjet m\u00eb par\u00eb,\nShqip\u00ebria humbi nj\u00ebrin prej p\u00ebrfaqsuesve diplomatik\u00eb m\u00eb t\u00eb paprituesh\u00ebm t\u00eb saj.&nbsp; Ish-ambasadori i\nRepublik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, i ndjeri Lublin Dilja u nda nga kjo\njet\u00eb, 10-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, prej nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb vitin 2009, kur ai\nishte n\u00eb mosh\u00ebn 51-vje\u00e7are, n\u00eb kulmin e jet\u00ebs dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij aktive\ndiplomatike. &nbsp;Ishte nj\u00eb vdekje e r\u00ebnd\u00eb\np\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb pat\u00ebm fatin ta njihnin, pasi nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb kur\nnjeriu arrin\u00eb kulmin e fuqive mendore, profesionale, diplomatike dhe shoq\u00ebrore.\n&nbsp;Ishte kjo nj\u00eb humbje e r\u00ebnd\u00eb, sidomos,\np\u00ebr familjen e t\u00eb ndjerit Lublin, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr trupin diplomatik t\u00eb\nsaj. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebherazi, ishte nj\u00eb humbje e r\u00ebnd\u00eb edhe p\u00ebr komunitetin\nshqiptaro-amerikan, me t\u00eb cilin Ambasadori Lublin Dilja pothuaj menj\u00ebher\u00eb pasi\nkishte filluar nga detyra n\u00eb Washington &#8212; dhe si asnj\u00eb ambasador tjet\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb\nn\u00eb SHBA, si at\u00ebher\u00eb dhe sot &#8212; kishte lidhur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me\nkomunitetin shqiptaro-amerikan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe me individ\u00eb t\u00eb komunitetit,\nn\u00eb ve\u00e7anti. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e kisha takuar Lublin Diljen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pasi\nkishte arritur n\u00eb Washington n\u00eb N\u00ebntor t\u00eb vitit 1993, si Ambasador i\nJasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe Fuqiplot\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kryeqytetin e\nShteteve t\u00eb Bashkuara, i akredituar gjithashtu edhe n\u00eb Meksik\u00eb dhe Kanada. Ai\nq\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1977. &nbsp;M\u00eb kujtohet sikur t\u00eb ishte dje, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ntime n\u00eb Folls \u00c7\u00ebr\u00e7 t\u00eb shtetit Virxhinia, nja 10 kilometra jasht\u00eb Uashingtonit,\nat\u00eb nat\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1993 kisha disa mysafir\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb\ndelegacioni t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nga Shkodra, edhe ata gjithashtu n\u00eb vizit\u00ebn\ne tyre t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Un\u00eb nuk e njihja Ambasadorin e ri\nshqiptar n\u00eb Uashington, por vizitor\u00ebt shkodran\u00eb m\u00eb njoftuan se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb\nkishte ardhur ambasadori i ri shqiptar n\u00eb Washington, Lublin Dilja, t\u00eb cilin\nata e njihnin, dhe m\u00eb sugjeruan q\u00eb ta ftoja edhe at\u00eb p\u00ebr dark\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb\nnjiheshim me nj\u00ebri tjetrit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mezi prisnim t\u00eb takonim njer\u00ebz t\u00eb\nardhur nga Shqip\u00ebria, e l\u00ebre m\u00eb ambasadorin e par\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb\nWashington. <\/p>\n\n\n\n<p>E pranova me k\u00ebnaq\u00ebsi propozimin e vizitor\u00ebve nga Shqip\u00ebria\nsepse \u2014 ndon\u00ebse kisha qen\u00eb d\u00ebshmitar i n\u00ebnshkrimit t\u00eb protokollit p\u00ebr\nrivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Tiran\u00ebs dhe Uashingtonit n\u00eb Mars\nt\u00eb vitit 1991\u2013 ardhja e ambasadorit t\u00eb ri shqiptar n\u00eb Uashington \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsues\ni nj\u00eb qeverie post-komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 m\u00eb dukej gjithnj\u00eb si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb\nishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrej me mend si realitet. Ishte di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e\nkishim pritur dhe shpresonim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por q\u00eb thuaj se kishim\nhumbur shpres\u00ebn se do t\u00eb rivendoseshin ndonj\u00ebher\u00eb marr\u00eb\u00ebdh\u00ebniet midis dy\nvendeve\u2013 duke marr\u00eb parasysh\u00eb armiq\u00ebsin\u00eb prej pothuaj gjys\u00ebm shekulli t\u00eb\nregjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara. <\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, Ambasador Dilja e pranoi ftes\u00ebn menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nardhur tek sht\u00ebpia ime pa asnj\u00eb hezitim, megjith\u00ebse ishte i lodhur nga rruga e\ngjat\u00eb nga Shqip\u00ebria, pasi kidhte arritur n\u00eb postin e tij t\u00eb ri diplomatik vet\u00ebm\nnj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ndenj\u00ebm deri von\u00eb at\u00eb nat\u00eb duke biseduar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe\n\u00ebndrrat e popullit shqiptar p\u00ebr liri demokraci, pas pothuaj nj\u00eb gjysm\u00eb\nshekulli, n\u00ebn nj\u00ebrin prej regjimeve m\u00eb t\u00eb egra komuniste q\u00eb ka njohur bota.\nNatyrisht, Ambasador Dilja ishte i interesuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr\njet\u00ebn dhe zhvillimet politike n\u00eb Uashington si dhe p\u00ebr misionin e tij t\u00eb ri\ndiplomatik q\u00eb e priste n\u00eb kryeqytetin amerikan. <\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori Dilja ka l\u00ebn\u00eb pas gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme kujtimesh\nnd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata persona me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar shoq\u00ebrisht dhe me t\u00eb cil\u00ebt\nka punuar profesionalisht, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn diplomatike, por dhe n\u00eb fusha t\u00eb\ntjera t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij me t\u00eb gjith\u00eb miq\u00ebt e dashamir\u00ebt shqiptar\u00eb dhe\namerikan\u00eb, q\u00eb e kishin njohur. Jo vet\u00ebm gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij diplomatik, si\np\u00ebrfaq\u00ebsues i denj\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Uashington, por m\u00eb von\u00eb edhe\nsi Minist\u00ebr-Fuqi-Plot\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara,\nsi deputet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe si pedagog n\u00eb fush\u00ebn e arsimit\nshqiptar. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr mua personalisht, p\u00ebrshtypjet mbeten shum\u00eb t\u00eb mira dhe\nrespekti p\u00ebr Ambasadorin Lublin Dilja, si njeri dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i denj\u00eb\ndiplomatik i Shqip\u00ebris\u00eb, u \u00e7imentuan at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Virxhinia\njasht\u00eb Uashingtonit.&nbsp; Lublini t\u00eb lente\np\u00ebrshtypjen si njeri i thjesht\u00eb dhe pa pretendime, posedonte shum\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb\nlarta njer\u00ebzore. Me gjith\u00eb sfidat sh\u00ebndet\u00ebsore, ai e p\u00ebrballoi situat\u00ebn me\nkuraj\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr pun\u00ebn e tij prej\ndiplomati dhe n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme. Ishte tep\u00ebr i urt\u00eb, me sjellje t\u00eb\nnj\u00eb zot\u00ebrie, por serioz n\u00eb pun\u00ebn e tij dhe i vet\u00ebdijsh\u00ebm se p\u00ebrfaq\u00ebsonte\nShqip\u00ebrin\u00eb. Si i till\u00eb, gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij diplomatik n\u00eb Uashington dhe n\u00eb\nNju Jork, ai i solli nder Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb qarqet diplomatike amerikane dhe\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare, ashtu edhe n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan, pjes\u00eb e\npandar\u00eb e t\u00eb cilit ishte b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mungonte kurr\u00eb n\u00eb aktivitetet e\ntija, me gjith\u00eb s\u00ebmundjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb e kishte lodhur shum\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb\nfundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, kur sh\u00ebrbente n\u00eb Misionin e P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb\nOrganizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam d\u00ebshmitar se si diplomat i ri, ai p\u00ebrfaq\u00ebsoi vendin e tij n\u00eb\nkryeqytetin amerikan gjat\u00eb nj\u00eb periudhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe\np\u00ebr t\u00eb personalisht. Me gjith\u00eb k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb sfidat financiare dhe\npolitike me t\u00eb cilat p\u00ebrballej ambasada shqiptare n\u00eb Uashington dhe vet\nAmbasadori Dilja, p\u00ebrfshir\u00eb kriz\u00ebn e mallkuar q\u00eb kishte pllakosur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb\nat\u00eb koh\u00eb, ai sh\u00ebrbeu me dinjitet dhe u kthye n\u00eb atdhe, megjith\u00ebse mund t\u00eb\nrrinte dhe t\u00eb vendosej n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb shum\u00eb\ndiplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb gjat\u00eb viteve. Me sjelljet e tija dhe n\u00eb bisedat me\nLublinin gjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet\namerikano-shqiptare, kurr\u00eb nuk u d\u00ebgjua t\u2019i hidhte balt\u00eb Atdheut q\u00eb i sh\u00ebrbeu\nme dinjitet, t\u00eb cilin e donte aq shum\u00eb, por ndjehej i privilegjuar q\u00eb i ishte\ndh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte at\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Madje\nedhe n\u00eb biseda private, Ambasador Dilja nuk shfryhej kurr\u00eb p\u00ebr problemet\npersonale ose institucionale n\u00eb t\u00eb cilat hasnin, por si p\u00ebrfaq\u00ebsues i v\u00ebrtet\u00eb\ndhe i denj\u00eb i vendit t\u00eb tij q\u00eb ishte, Lublin Diljas t\u00eb linte p\u00ebrshtypjen se ai\nishte n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs pik\u00ebspari n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe\njo domosdo n\u00eb sh\u00ebrbim ose si p\u00ebrfaq\u00ebsues i ndonj\u00eb partie ose individi t\u00eb\nve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna e tij e zellshme dhe e palodhshme, me gjith\u00eb sfidat serioze\nsh\u00ebndet\u00ebsore me t\u00eb cilat q\u00eb p\u00ebrballuar, trim\u00ebrisht, \u00e7do dit\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb\nfundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij \u2013 ashtu n\u00eb heshtje dhe pa buj\u00eb, vuante. &nbsp;Dashuria e tij p\u00ebr Atdheun dhe p\u00ebr interesat komb\u00ebtare,\nsidomos n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane, e stolisin Ambasadorin Lublin\nDilja me merita t\u00eb ve\u00e7anta dhe e b\u00ebn at\u00eb shembull t\u00eb nj\u00eb diplomati t\u00eb denj\u00eb dhe\nt\u00eb respektuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare.\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e kujtoj mikun tim t\u00eb vjet\u00ebr Ambasador Lublin Dilja \u2013 10-vjet\npas largimit t\u00eb tij nga kjo jet\u00eb me respekt, jo vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn e tij si\ndiplomat, por edhe si mik e dashamir i komunitetit shqiptaro-amerikan, pjes\u00eb e\npandar\u00eb e t\u00eb cilit ishte gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb\nUashington dhe n\u00eb Nju Jork t\u00eb Shtetet e Bashkuara. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 10-vjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Ambasador Diljes, i\nparaqesim familjes s\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb dhe ish-bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb\ndiplomacin\u00eb shqiptare, ngush\u00ebllimet tona m\u00eb t\u00eb gjalla e t\u00eb sinqerta n\u00eb kujtim\nt\u00eb mikut dhe diplomatit t\u00eb shquar shqiptar, me ndjiesi v\u00ebllaz\u00ebrore! <\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli 10-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, kaloi n\u00eb amshim Ambasador Lublin Dilja, an\u00ebtar i \u00e7muehs\u00ebm i trupit diplomatik shqiptar dhe mik i p\u00ebrzem\u00ebrt i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb kontakt me t\u00eb ndjerin Dilja.&nbsp; 10-vjet m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria humbi nj\u00ebrin prej p\u00ebrfaqsuesve diplomatik\u00eb m\u00eb t\u00eb paprituesh\u00ebm t\u00eb saj.&nbsp; Ish-ambasadori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-24640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24640"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24640\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24641,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24640\/revisions\/24641"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}