{"id":24553,"date":"2019-12-19T20:46:04","date_gmt":"2019-12-19T19:46:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24553"},"modified":"2019-12-19T20:47:38","modified_gmt":"2019-12-19T19:47:38","slug":"edith-durhami-perkrahese-e-kauzes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24553","title":{"rendered":"EDITH DURHAMI-P\u00cbRKRAH\u00cbSE E KAUZ\u00cbS SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Edith-Durham-1863-1944.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-24554\" width=\"436\" height=\"578\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Edith-Durham-1863-1944.png 347w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Edith-Durham-1863-1944-226x300.png 226w\" sizes=\"auto, (max-width: 436px) 100vw, 436px\" \/><figcaption> <strong>\u00a0\u00a0 Edith Durham 1863-1944<\/strong> <\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>(N\u00eb 75-vjetorin e vdekjes)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e njohura&nbsp; deri tash del qart\u00eb se ngjarjet e zhvilluara\ngjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb lavdishme t\u00eb Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare Shqiptare kan\u00eb zgjuar kurreshtjen e personaliteteve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb vizituar\nviset shqiptare. Trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebrkat\u00ebse&nbsp;&nbsp; p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb ishin n\u00eb\nqend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes\ns\u00eb artikujve dhe&nbsp; botimeve t\u00eb tyre n\u00eb\nqendrat e ndryshme evropiane. Fal\u00eb angazhimit t\u00eb tyre bota evropiane u\nsenzibilizua duksh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare jo si \u00e7\u00ebshtje ballkanike por\nevropiane.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr.Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga plejada e atyre\npersonaliteteve&nbsp; q\u00eb vizituan shqiptar\u00ebt\ndhe Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ka dilem\u00eb s\u00eb vend nderi z\u00eb anglezja&nbsp; zonja Edith Durhami (1863-1944). Ajo ishte\nnj\u00eb udh\u00ebtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe nj\u00eb antropologe&nbsp; e njohur&nbsp;\nn\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX dhe fillim t\u00eb shekullit XX. <\/p>\n\n\n\n<p>Edith Durhami ishte m\u00eb e madhja nga\n8 f\u00ebmij\u00ebt. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte nj\u00eb kirurg i njohur n\u00eb\nLond\u00ebr. Edukimin e mori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private dhe nga mosha e re shfaqi talent n\u00eb\nart, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Akademin\u00eb Mbret\u00ebrore t\u00eb Arteve. Por,\njeta e saj kishte sfida t\u00eb m\u00ebdha , sepse pas vdekjes s\u00eb babait asaj iu desh t\u00eb\nkujdesej vite m\u00eb radh\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb. E k\u00ebshilluar nga mjek\u00ebt n\u00eb mosh\u00ebn 37\nvje\u00e7are, ajo nd\u00ebrmori nj\u00eb pushim jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019u\nqet\u00ebsuar e relaksuar. Nga&nbsp; Triesta me nj\u00eb\nanije t\u00eb Llojdit austriak gjat\u00eb&nbsp;\nAdriatikut&nbsp; udhtoi p\u00ebr n\u00eb Kotor,\nduke u sistemuar p\u00ebrfundimisht n\u00eb Cetin\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb gusht t\u00eb vitit\n1900. Ishte pik\u00ebrisht ky udhtim,&nbsp; shkruan\nm\u00eb von\u00eb Durham \u201d<em>kur zura p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\nnj\u00eb fill t\u00eb l\u00ebmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thell\u00eb do t\u00eb ngat\u00ebrrohesha m\u00eb\nvon\u00eb dhe, aq m\u00eb pak, se si ky l\u00ebmsh do t\u00eb mplekste m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/em>\n<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vizita e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas q\u00ebndrimit\ndisamujor k\u00ebtu, ajo n\u00eb vitin 1901, viziton p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe\nshkruan se <em>\u201c\nu mahnita nga energjia dhe origjinaliteti i popullit shqiptar\u201d.<\/em><strong> <\/strong>K\u00ebtu&nbsp; u vendos n\u00eb\nqytetin e Shkodr\u00ebs, ku m\u00eb pas do t\u00eb shkruante&nbsp;\nse<em>\u201cShkodra m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete. Kish ngjyr\u00eb, jet\u00eb, art. Banor\u00ebt ishin\nmiq\u00ebsor\u00eb dhe t\u00eb aft\u00eb dhe nuk e kalonin koh\u00ebn duke pir\u00eb raki apo duke u\nsorollatur posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb rrug\u00ebve, si n\u00eb Cetin\u00eb. Kishte mbi vete di\u00e7ka t\u00eb\nnjer\u00ebzishme\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu u vendos n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e Mark Shantoj\u00ebs i cili m\u00eb pas u b\u00eb shoq\u00ebruesi i saj n\u00eb udh\u00ebtimet n\u00eb\nviset e Veriut shqiptar. Gjat\u00eb k\u00ebtyre udhtimeve ajo mblodhi dhe sh\u00ebnoi ngjarjet\ndhe histortit\u00eb dhe fotografoi nga af\u00ebr pothuaj \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb fshatrat malore,\nduke grumbulluar&nbsp; nj\u00eb arkiv t\u00eb pasur&nbsp; nga trash\u00ebgimia kulturore shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>E p\u00ebrkushtuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ajo u\nkthye&nbsp; n\u00eb Lond\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1918 u\nb\u00eb sekretarja e <em>Shoqat\u00ebs Angli-Shqip\u00ebri<\/em>,\nthemeluar m\u00eb par\u00eb nga <em>Aubrey Herbert<\/em>\nn\u00eb Lond\u00ebr, e cila mbronte t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve. P\u00ebrpjekjet e&nbsp; saja m\u00eb pas\nishin n\u00eb at\u00eb q\u00eb\nShqip\u00ebria t\u00eb njihej nga Lidhja e Komb\u00ebve n\u00eb vitin 1920. Si mike e d\u00ebshmuar e\nshqiptar\u00ebve deri n\u00eb vdekje i q\u00ebndroi besnike kauz\u00ebs&nbsp;\nshqiptare. Kur Shqip\u00ebria u pushtua nga fashistat italian\u00eb&nbsp; n\u00eb vitin\n1939, edhe pse ishte 76 vje\u00e7are doli n\u00eb rrug\u00ebt e Londr\u00ebs duke mbajtur n\u00eb duar\npankart\u00ebn ku shkruhej <em>\u201cLarg duart nga\nShqip\u00ebria<\/em>\u201d. Vdiq&nbsp; n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb&nbsp; mosh\u00ebn 81 vje\u00e7are, me 15 n\u00ebntor 1944.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saje\nt\u00eb shkrimeve publicistike dhe botimeve t\u00eb ve\u00e7anta ajo mori nj\u00eb fam\u00eb t\u00eb madhe. Gjat\u00eb\npun\u00ebs s\u00eb vet prej nj\u00eb \u00e7erek shekulli, ajo lexuesit\nanglez i pat dhuruar k\u00ebto vepra: <strong>\u201c<\/strong><strong>N\u00ebp\u00ebr tokat e serb\u00ebve<\/strong><strong>\u201d (1904). \u201cBrenga e Ballkanit\u201d (1905),\n\u201cShqip\u00ebria e Ep\u00ebrme\u201d (1909), \u201cLufta p\u00ebr Shkodr\u00ebn\u201d (1914), \u201cNj\u00ebzet vjet\nngat\u00ebrresa ballkanike\u201d (1920) <\/strong>dhe<strong>\n\u201cP\u00ebr fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve\u201d (1928)<\/strong> etj.<br>\nNga opusi&nbsp; i saj\nbotues&nbsp; gjasht\u00eb libra trajtojn\u00eb pothuaj\nt\u00ebr\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Madje botimet e saja&nbsp; edhe sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes i mir\u00eb i kultur\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb\nmal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti e Shqip\u00ebris\u00eb Veriore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse ajo u paraqit rast\u00ebsisht n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb regjion, ajo \u00e7\u00ebshtjeve ballkanike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e atyre shqiptare n\u00eb\nve\u00e7anti, iu qas me nj\u00eb pasion e objektivitet t\u00eb rrall\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundime\nt\u00eb q\u00ebndrueshme shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar veprat e Durhamit\nshqiptar\u00ebt dhe t\u00eb huajt do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta nga historia e tyre, m\u00eb\nshum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kombin, p\u00ebr trash\u00ebg\u00ebmin\u00eb kulturore, p\u00ebr q\u00ebndrimet e sjelljet e fqinj\u00ebve dhe Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb\nfillim t\u00eb shek. XX. Si t\u00eb tilla ata jan\u00eb referenca t\u00eb domosdoshme p\u00ebr\nstudiuesit e profileve t\u00eb ndryshme shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt u njoh me\npopullin ton\u00eb ajo u b\u00eb, jo vet\u00ebm dashamire e shpirtit dhe e kultur\u00ebs s\u00eb tij, jo\nvet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrshkruese dhe studiuese e traditave&nbsp;\ndhe e ngjarjeve t\u00eb tij, jo vet\u00ebm nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e t\u00eb drejtave legjitime\nt\u00eb popullit shqiptar, por edhe pjes\u00ebmarr\u00ebse e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e ngjarjeve si\nkroniste besnike e tyre, me nj\u00eb fjal\u00eb&nbsp; u\nb\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtare e denj\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00ebllime\nt\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar krijimtarin\u00eb e saj disa pseudoshkenc\u00ebtar\u00eb e\nquajn\u00eb at\u00eb si shqiptarofile e me epitete t\u00eb tjera nga i vetmi m\u00ebkat q\u00eb \u201ckishte\u201d sepse\nushqente simpati e ndjenja t\u00eb sinqerta ndaj popullit shqiptar duke u v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb kauz\u00ebs\nshqiptare. Ajo v\u00ebrtet ishte pro-shqiptare por nuk ishte armiq\u00ebsore me popujt\nserb&nbsp; e malazez,&nbsp; por&nbsp;\nishte kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare. Sa\nishte gjall\u00eb epiteteve t\u00eb&nbsp; tilla kurr\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj, p\u00ebrkundrazi,\nmiq\u00ebsin\u00eb me popullin shqiptar e konsideronte nj\u00eb fat t\u00eb madh, q\u00eb e b\u00ebnte\nkrenare dhe t\u00eb lumtur. Rrall\u00eb mund t\u00eb gjenden raste analoge t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtimi\nt\u00eb till\u00eb ndaj fateve t\u00eb nj\u00eb populli mik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Intelektuale e guximshme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edith Durhami ishte parimore e mbi\nt\u00eb gjitha guximtare. Ajo nuk kishte&nbsp;\nparagjykime ndaj popujve t\u00eb tjer\u00eb ballkanik\u00eb, por&nbsp; i gjykonte \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb drejt\u00ebsi. Por, duke q\u00ebndruar dhe hulumtuar n\u00eb regjionin e Ballkanit i cili\npopullohej nga sllav\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt&nbsp; arriti t\u00eb kuptonte&nbsp; shum\u00eb mir\u00eb&nbsp;\nintrigat, prapaskenat dhe&nbsp;\nveprimet&nbsp; djall\u00ebzore t\u00eb serb\u00ebve dhe malazez\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht duke qen\u00eb d\u00ebshmitare\nokulare e skenave kriminale edhe pse ishte\ndekoruar nga knjazi i Malit t\u00eb Zi Nikolla n\u00eb vitin 1907, duke par\u00eb veprimet dhe\nkrimet e ushtris\u00eb s\u00eb tij ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb vitet\n1912\/13 dhe luft\u00ebrat e tyre pushtuese n\u00eb viset shqiptare, pati <em>guximin&nbsp;\np\u00ebr t\u2019ia kthyer dekorat\u00ebn<\/em>. Ishte ky\nnj\u00eb guxim i rrall\u00eb dhe&nbsp; veprim dinjitoz i\nnj\u00eb personaliteti me karakter&nbsp; q\u00eb duhet t\u2019ia ken\u00eb pasur zili t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb por edhe m\u00eb\nvon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb angazhimin dhe\u00a0 \u00a0kontributin e saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, q\u00eb n\u00eb vitin 1914 n\u00eb gazet\u00ebn<strong> \u201cLiri e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d <\/strong>shkruante<strong>: <\/strong><em>\u201cMiss Durhamit, shkrimtares angleze, duhet t\u2019i shprehim mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u2019i blejm\u00eb nj\u00eb pen\u00eb t\u00eb florinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mirat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dekorohet\nnga Mbreti i Shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Angazhimi i saj personal\nndaj \u00e7\u00ebshtj\u00ebs&nbsp; shqiptare \u00ebsht\u00eb\nvler\u00ebsuar&nbsp; nga <em>Mbreti i Shqiptar\u00ebve &nbsp;<\/em><strong>ZOGU I<\/strong> i cili e ka&nbsp; dekoruar&nbsp;\nm\u00eb <strong>Urdh\u00ebrin e Sk\u00ebnderbeut, <\/strong>me\ndekretin&nbsp; e dat\u00ebs 28. 12. 1928, q\u00eb \u00ebsht\u00eb\npublikuar n\u00eb <em>Fletor\u00ebn zyrtare<\/em> nr. 1\nt\u00eb dat\u00ebs&nbsp; 9 janar 1929. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs dhe\nmiratimit t\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 1992 e m\u00eb pas, n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb\nfilluar t\u00eb botohen veprat e Edit Durhamit, t\u00eb plota pa censur\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e\ndiktatur\u00ebs. Duhet cekur me ket\u00eb rast pun\u00ebn plot\npasion e profesionaliz\u00ebm t\u00eb Sht\u00ebpive botuese si <strong>ARGETA \u2013LMG, Camaj-Pipaj, Arb\u00ebria, Dituria<\/strong> etj. n\u00eb botimin&nbsp; e veprave t\u00eb Durhamit t\u00eb plota t\u00eb p\u00ebrkthyera\nn\u00eb shqip.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Botime kushtuar Durhamit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Veprimtaria e saj hulumtuese e\nbotuese ka qen\u00eb nxitje nga autoritete &nbsp;t\u00eb\nndryshme shkencore e kulturore, ku i jan\u00eb kushtuar artikuj, studime e botime t\u00eb\nve\u00e7anta.&nbsp; Gam\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre botimeve&nbsp;\nb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb: <em>Afrim Q.Karagjozi, <\/em><strong>Mary Edith Durham<\/strong>,Tiran\u00eb, 2012, &nbsp;&nbsp;<em>Medina \u00c7oba<\/em>, <strong>Mary Edith Durham dhe shqiptar\u00ebt, <\/strong>Tetov\u00eb, 2014,<em>Marcus Tanner<\/em><strong>, Mbtert\u00ebr\u00ebsha e Mal\u00ebsis\u00eb-Edith Durham dhe\nBallkani, <\/strong>Prishtin\u00eb, 2017 etj<strong>.<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>Duke analizuar jet\u00ebn dhe\nveprimtarin\u00eb e zonj\u00ebs Durham del qart\u00eb se ajo ishte grua e fort\u00eb, me kuraj\u00eb,\nenergjike, e dh\u00ebn\u00eb pas aventur\u00ebs, t\u00eb shkruarit dhe piktur\u00ebs. Pra, ishte nj\u00eb\ngrua ndryshe nga t\u00eb tjerat. N\u00eb vend t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qet\u00eb dhe angazhimeve artistike\najo zgjodhi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, sepse jeta e saj nga koha kur la Anglin\u00eb, mori tjet\u00ebr\nkthes\u00eb. P\u00ebr 20 vite ajo udhtoi n\u00eb Ballkan. Punoi&nbsp; duke mbledhur material, shkruar e pikturuar.\nMblodhi&nbsp; foklorin dhe trash\u00ebgimin\u00eb\nkulturore t\u00eb zonave ku qendroi. Ajo iu p\u00ebrkushtua t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.\nKudo ku q\u00ebndroi n\u00eb viset shqiptare u mir\u00ebprit\nnga mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb duke mos pasur asnj\u00eb keqtrajtim edhe pse ishte nj\u00eb\nfem\u00ebr e vetme, andaj me t\u00eb drejt\u00eb e quajt\u00ebn&nbsp; me <strong>&nbsp;<\/strong>titullin honorifik<strong> \u201cMbret\u00ebresha e Mal\u00ebsor\u00ebve\u201d. <\/strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme dokumentet e saj mbahen n\u00eb Muzeumin e njer\u00ebzimit <em>(Museum\nof Mankind)<\/em> dhe Instituti Mbret\u00ebror Antropolgjik (<em>The Royal Anthropological Institute<\/em>) n\u00eb Lond\u00ebr, nd\u00ebrsa koleksioni\nme bizhuteri t\u00eb grumbulluara n\u00eb Ballkan ndodhen n\u00eb Muzeumin e Oksfordit dhe at\u00eb t\u00eb Halifaksit. Po ashtu edhe Muzeumi Banfield ka nj\u00eb\nmonst\u00ebr prezentative rreth jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shtatorja q\u00eb mungon n\u00eb Shkod\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nderim t\u00eb emrit t\u00eb saj n\u00eb&nbsp; Shqip\u00ebri, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb, Shkod\u00ebr e\nKoplik, emrin e saj e mbajn\u00eb rrug\u00eb, shkolla dhe nj\u00eb subjekt kulturor.&nbsp; Por&nbsp;\np\u00ebr mbeshtetjen q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb popullit shqiptar jam i mendimit se&nbsp; ajo meriton q\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr t\u2019i&nbsp; vendoset jo\nbusti por nj\u00eb shtatore monumentale. Mbetet&nbsp;\nn\u00eb nderin e bashkis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb,\nsepse duke nderuar zonj\u00ebn Durham nderojm\u00eb vetveten.<\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Pamje-nga-Ulqini-punuar-nga-Edith-Durham-1908.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-24555\" width=\"588\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Pamje-nga-Ulqini-punuar-nga-Edith-Durham-1908.png 607w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Pamje-nga-Ulqini-punuar-nga-Edith-Durham-1908-300x225.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 588px) 100vw, 588px\" \/><figcaption> Pamje nga Ulqini\u00a0 punuar nga Edith Durham(1908) <\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb Ulqin nj\u00eb\nrrug\u00eb m\u00eb emrin e saj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pasi ajo ishte e pranishme edhe n\u00eb Ulqin, ku n\u00eb shkrimet\ne saja disa her\u00eb e ka trajtuar edhe Ulqinin, madje ka pikturuar edhe nj\u00eb rrug\u00eb\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet n\u00eb drejtim t\u00eb Ran\u00ebs e Kalas\u00eb, ka qen\u00eb motiv i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb\nrrug\u00eb t\u00eb em\u00ebrtohet me emrin e saj, propozim q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar nga Kuvendi i\nKomun\u00ebs s\u00eb Ulqinit m\u00eb 20.7 2015. Ishte&nbsp; ky\nnj\u00eb kontribut modest i yni, p\u00ebr t\u00eb nderuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e saj, si\nveprohet kudo &nbsp;n\u00eb mjediset e qytet\u00ebruara.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00eb fund m\u00eb rastin e 75-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs s\u00eb saj &nbsp;ky shkrim &nbsp;&nbsp;kushtuar zonj\u00ebs Edith Durham&nbsp; le t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb homazh&nbsp; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&nbsp;\nantropologe t\u00eb shquar sepse ajo&nbsp;\nmeriton t\u00eb nderohet dhe p\u00ebrkujtohet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, me e pa shkas, sepse\nvepra e saj shum\u00ebdimensionale&nbsp; d\u00ebshmon\np\u00ebrkushtimin jet\u00ebsor ndaj kauz\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare dhe si e till\u00eb&nbsp;\nmeriton plot\u00ebsisht\nmir\u00ebnjohjen&nbsp; e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>(Dhjetor 2019)<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(N\u00eb 75-vjetorin e vdekjes) Nga t\u00eb dh\u00ebnat e njohura&nbsp; deri tash del qart\u00eb se ngjarjet e zhvilluara gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb lavdishme t\u00eb Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare Shqiptare kan\u00eb zgjuar kurreshtjen e personaliteteve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb vizituar viset shqiptare. Trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebrkat\u00ebse&nbsp;&nbsp; p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb ishin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb artikujve dhe&nbsp; botimeve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24555,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,15],"tags":[2583,384],"class_list":["post-24553","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-portrete","tag-edith-durhami","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24553"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24553\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24558,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24553\/revisions\/24558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}