{"id":24531,"date":"2019-12-17T17:21:05","date_gmt":"2019-12-17T16:21:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24531"},"modified":"2019-12-17T17:23:09","modified_gmt":"2019-12-17T16:23:09","slug":"nazire-curaj-zogaj-heroina-e-krajes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24531","title":{"rendered":"NAZIRE CURAJ &#8211; ZOGAJ, HEROINA E KRAJ\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/nazire-curaj-zogaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-24532\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/nazire-curaj-zogaj.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/nazire-curaj-zogaj-300x300.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/nazire-curaj-zogaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/nazire-curaj-zogaj-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Mehmet Bardhi<\/p>\n\n\n\n<p>FJALA\nLAMTUMIR\u00cbSE ME RASTIN E VARRIMIT T\u00cb NAZIRE NELIT CURAJ &#8211; ZOGAJ, KOLEGES S\u00cb\nGJENERAT\u00cbS, GJENERAT\u00cbS S\u00cb DYT\u00cb T\u00cb NORMALES \u201cZENEL HAJDINI\u201d N\u00cb FERIZAJ, viti\nshkollor 1962\/63.<\/p>\n\n\n\n<p>Ostros\n\u2013 Kraj\u00eb, m\u00eb 16.12.2019<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb\nnderuar familjare e familjar\u00eb dhe farefis i t\u00eb ndjer\u00ebs Nazire,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb\nnderuar miq, q\u00eb sot kemi ardh\u00eb me i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit bij\u00ebs son\u00eb t\u00eb\nKraj\u00ebs, profesoresh\u00ebs, edukatores dhe atdhetares, koleges son\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb\ndyt\u00eb t\u00eb Normales s\u00eb Ferizajit, ku kaluam bashk\u00eb pes\u00eb vite.<\/p>\n\n\n\n<p>E\nnderuara kolege e gjenerat\u00ebs son\u00eb Nazire Cura \u2013 Zogaj,<\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb\nnuk e kam mendua se un\u00eb do t\u00eb shkruaj dhe t\u00eb lexoj fjal\u00ebt lamtumir\u00ebse p\u00ebr ty\nNazire, bij\u00eb e Kraj\u00ebs. Nuk e kam leht\u00eb se edhe zani po me tradhton tue i lexua\nk\u00ebta rreshta, se ikja jote nga kjo jet\u00eb pik\u00eblloi jo vet\u00ebm familjen, miqt\u00eb,\nshok\u00ebt e shoqet e gjenerat\u00ebs, po edhe t\u00eb gjith\u00eb ata e ato q\u00eb t\u00eb njoft\u00ebn, q\u00eb\npat\u00ebn rast t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb e punojn\u00eb me ty..<\/p>\n\n\n\n<p>Me\nNazir\u00ebn m\u00ebsuam bashk\u00eb q\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb Shkoll\u00ebn Fillore n\u00eb Ostros. M\u00eb kujtohet\nkur n\u00eb klas\u00ebn e shtat\u00eb dhe t\u00eb tett\u00eb, fort mir\u00eb, se ishin vet\u00ebm dy vajza:\nNazirja dhe Fatimja. P\u00ebr arsye t\u00eb njohura, patriarkale, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shum\u00eb prind\ni ndalojshin vajzat t\u00eb ndjekin shkollat! E Nazirja ishte shembull n\u00eb m\u00ebsime, n\u00eb\nsjellje e aktivitete, p\u00ebrkund\u00ebr kushteve t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb i kishte dhe i kishim.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti\ne deshti q\u00eb t\u00eb jemi gjenerat\u00eb edhe n\u00eb Normalen e Ferizajit gjat\u00eb shkollimit n\u00eb\nshkoll\u00ebn e m\u00ebsuesis\u00eb. Po edhe n\u00eb internat, ku banojshin nxan\u00ebsit q\u00eb ishin larg\nFerizajit. N\u00eb vitin shkollor 1962\/63, q\u00eb ishte gjenerata e dyt\u00eb, n\u00eb Normalen e\nFerizajit nga Kraja u regjistruan dy vajza: Nazire Cura dhe Fatime Gje\u00e7britaj\ndhe tre djelm: Zija Gjen\u00e7iqi, Osman Kaca dhe un\u00eb M. Bardhi.<\/p>\n\n\n\n<p>Merit\u00eb\nt\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr regjistrimin ton\u00eb ka m\u00ebsuesi e edukatori, q\u00eb doli nga normalja\n\u201cZef Lush Marku\u201d e Shkupit, fort i nderuemi Nezir Koliqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova\nna i hapi dyert e shkollave. Na pranoi n\u00eb gjiun e saj, sidomos at\u00ebher\u00eb kur po\nhapej horizonti i dijes edhe p\u00ebr ne. Por edhe na ia kthyem me t\u00eb mira. M\u00ebsuam.\nM\u00ebsuam shum\u00eb. Ishim nxan\u00ebs t\u00eb dalluem.<\/p>\n\n\n\n<p>Nazirja\ngjithher\u00eb ishte p\u00ebrpara moshatar\u00ebve, si n\u00eb m\u00ebsime dhe aktivitete t\u00eb lira.\nNazirja diplomoi me rezultat t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. N\u00eb krejt at\u00eb gjenerat\u00eb dy nxan\u00ebs\ndiplomuan me rezultat t\u00eb shk\u00ebqyesh\u00ebm. T\u00eb dy ishim nga Kraja. Nazirja printe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nKosov\u00eb p\u00ebrpos dijes shkollore, mor\u00ebm dhe forcuam dijen, dashunin\u00eb e vet\u00ebdijen\nkomb\u00ebtare. Fillet e ndjenjave komb\u00ebtare i mor\u00ebm n\u00eb Kraj\u00eb. Ato i gjet\u00ebn n\u00eb\ntregimet e prind\u00ebve, pastaj n\u00eb kang\u00ebt kranjane q\u00eb k\u00ebndoheshin n\u00eb darsma e\nfejesa, n\u00eb vallet kranjane, kang\u00ebt q\u00eb kishin ndjenj\u00ebn e holl\u00eb, por t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb\nhap\u00ebt komb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00ebsuam. U poq\u00ebm edhe atdhetarisht. Nuk\nkalojshin dy muaj q\u00eb inspektor\u00ebt e UDB-s\u00eb mos t\u00eb na bastisin n\u00eb internat! I\nfutshin duart n\u00ebp\u00ebr libra dhe n\u00ebp\u00ebr ato pak tesha tonat q\u00eb kishim! Na k\u00ebrc\u00ebnonin\nq\u00eb \u201ct\u2019ju tregojm\u00eb se ku i kemi librat e ndalueme, librat e Shqypnis\u00eb&#8230;!?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nKraj\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin fillua aty k\u00ebtu edhe disa ndigjuese me tela dhe\ntransistor\u00ebt e par\u00eb me baterie, q\u00eb mund\u00ebsojshin t\u00eb ndigjohen kang\u00eb me \u00e7ifteli\nn\u00eb radio Tirana, nga gjithmon\u00eb i kemi pas\u00eb vesh\u00ebt, po edhe syt\u00eb, se Shkodr\u00ebn e\nkemi pas af\u00ebr, po edhe aq larg!? &nbsp;&nbsp;UDB-ja, edhe at\u00eb g\u00ebzim, direkt apo p\u00ebrmes\n\u201cagjituesve t\u00eb vet (!)\u201d u munduan t\u00eb na pengojn\u00eb, por kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk\nmujten me na e ndalua.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Nazirja na printe. Ajo asnj\u00ebher\u00eb nuk pushoi, por me shembuj\nkonkret e manifestonte, e shprehte pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me pozit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrkambun.\nAjo kund\u00ebrshtoi me organizime konkrete. Edhe k\u00ebtu ishte nj\u00eb hap p\u00ebrpara,\np\u00ebrpara koh\u00ebs, asaj kohe t\u00eb zymt\u00eb, kur pushteti sllavo-serbo-malazez kishte\nprovua t\u00eb mbylli shkoll\u00ebn shqipe. N\u00eb Ulqin i kishte mbyll\u00eb shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn\nshqipe dhe nx\u00ebn\u00ebsit i detyroi t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Edhe n\u00eb\nOstros pushteti hapi nj\u00eb klas\u00eb-paralele n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, sepse disa sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb\nt\u00eb regjimit, haptas, n\u00eb ndeja darsma e vdekje propagandonin anti shqiptarizmin.\nMe \u201cporosi\u201d flitshin kund\u00ebr gjuh\u00ebs shqipe! Flitshin pa pra: \u2013 Gjuha shqipe vien\n(vlen) vet\u00ebm deri n\u00eb mol\u00ebn e Sjer\u00e7it! Deri sa t\u00eb hypesh n\u00eb vapor (anije), ku\nduhesh t\u00eb marr\u00ebsh bulet\u00ebn te kapetan Dushani, n\u00eb lundrim p\u00ebr Vir Pazar e\nPlanic\u00eb (Pllavnic\u00eb), n\u00eb rrug\u00eb me \u201cqiro\u201d p\u00ebr Podgoric\u00eb ku baballar\u00ebt tan\u00eb\nmundoheshin t\u00eb shitshin mallin e tyne t\u00eb prodhuar me mund e gjak. Kur duhanin\nta peshonin ata dhe ta \u00e7monin ata \u2013 \u201cstimator\u00ebt\u201d, malazez\u00eb&#8230;!?<\/p>\n\n\n\n<p>Nazirja\nk\u00ebt\u00eb e hetoi shum\u00eb her\u00ebt. E pa n\u00eb t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb e familjet kranjane.\nPunojshin e ripeshin e n\u00eb fund prodhimin ta merrnin me \u00e7mimin sa ata donin e si\nt\u00eb donin!? Ishte monopol, n\u00eb duar t\u00eb t\u00eb huajit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb Nazirja organizoi kund\u00ebrshtimin e hapun publik. N\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb\n80-ta organizoi grupin ilegal JEHONA E KRAJ\u00cbS dhe n\u00eb nat\u00ebn e 27 n\u00ebntorit\n(1982), n\u00eb prag t\u00eb 28 N\u00ebntorit \u2013 Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit, grupi i saj i mbushi\nkatundet me trakte se \u201cshqiptaria p\u00ebr shqiptarin isht mbi t\u00eb gjitha!\u201d. Nji t\u00eb\ntill\u00eb afishe e kishin ngjit\u00eb edhe n\u00eb trungun e vidhit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb katundin\ntim, n\u00eb K\u00ebshtenj\u00eb&#8230; N\u00eb natje her\u00ebt, kalova atypari, e lexova&#8230; Ishin k\u00ebrkesa\nt\u00eb arsyeshme, t\u00eb cilat na shqet\u00ebsonin p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. Por pushtetin komunist malazias\nu ngrit n\u00eb kamb\u00eb. Shpejt u alarmuan n\u00eb Stacionin e Policis\u00eb n\u00eb Ostros. Komandiri\ni policis\u00eb Z. \u201ci bani tel\u201d Tivarit&nbsp; dhe &nbsp;Titogradit:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cAnmiku n\u00ebp\u00ebr Kraj\u00eb shp\u00ebrndau trakte shqip!\u201d\nPra, nuk shikohej se \u00e7ka kishte, \u00e7ka shkruhej n\u00eb afishe, \u00e7ka k\u00ebrkohej&#8230; P\u00ebr\npushtetin, mjaftonte se ishin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. <\/p>\n\n\n\n<p>E\najo ishte jeres, e ndalueme, ishte \u201canmiq\u00ebsore, e ne, q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb trojet tona\nst\u00ebrgjyshore arbnore pse k\u00ebrkojshim t\u00eb drejtat tona legjitime natyrore (p\u00ebr\nata) ishim anmiq !?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nazirja\nnuk heshti, por veproi. K\u00ebrkoi t\u00eb drejta. P\u00ebr \u00e7ka UDB-ja, policia\nserbo-malazeze sllave e p\u00ebrndoqi, e burgosi e d\u00ebnoi, e torturoi fizikisht e\nmend\u00ebsisht. Shum\u00eb vite kaloi n\u00ebp\u00ebr burgje, si n\u00eb burgun e Spuzh\u00ebs, af\u00ebr\nPodgoric\u00ebs, n\u00eb burgun e Beogradit, pastaj n\u00eb Ferizaj, n\u00eb Nish, n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe\nn\u00eb Prishtin\u00eb. Nji kalvar vuajtjesh pa fund. Por ajo q\u00ebndroi, nuk u dor\u00ebzua as\nn\u00eb momentet ma t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga\nKosova ku ishte e martueme, kur vinte n\u00eb vendlindje n\u00eb Kraj\u00eb, pushtetar\u00ebt\nalarmoheshin, p\u00ebr mos me than\u00eb friksoheshin. Nuk dihet se cili, cil\u00ebt ma shpejt\nvrapojshin n\u00eb polici me lajm\u00ebrua se: \u201c- Erdh Ajo! \u2013 Kush? Cila \u2013 pyetshin? \u2013\nErdh Nazirja, lajm\u00ebronte, me nji gjysm\u00eb zanit hysmeqari vendas! Shpirtshituni! O\nZot, po p\u00ebr \u00e7ka ta lajm\u00ebronte!?P\u00ebr \u00e7ka t\u00eb lajm\u00ebronte? Ajo nuk bante asnji pun\u00eb\nt\u00eb keqe. Ajo bante vet\u00ebm t\u00eb mira. Ajo po i dilte zot vet\u00ebs, po na dilte zot ne,\nt\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nazirja\nishte m\u00ebsuese, profesoresh\u00eb, edukatore e devotshme. Ishte dhe do t\u00eb mbes\u00eb\np\u00ebrgjithmon\u00eb e till\u00eb \u2013 edukatore e p\u00ebrkushtueshme dhe atdhetare e pakompromis.\nFatkeq\u00ebsisht, ashtu si\u00e7 bajm\u00eb ne, nuk e vler\u00ebsuam ashtu si e meritonte sa ishte\ngjall\u00eb!? Pse vall\u00eb nuk e \u00e7mojm\u00eb t\u00eb vetin, po pyes edhe sot!?<\/p>\n\n\n\n<p>Me\nNaziren, ne koleg\u00ebt e gjenerat\u00ebs, takoheshim n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb. Takimi i fundit\nishte kur n\u00eb nji restorant n\u00eb Nerodimje t\u00eb Ferizajit, &nbsp;festuam 50-vjetorin e matur\u00ebs, m\u00eb 2017.\nAt\u00ebher\u00eb nuk na mori mendja se do t\u00eb ishte edhe takimi i fundit me Naziren. Por\nvdekja nuk pyet p\u00ebr planet. Nazirja u nda nga kjo jet\u00eb, por ajo do t\u00eb mbet\u00ebt\nshemb\u00eblltyr\u00eb e mir\u00ebsis\u00eb, edukatores s\u00eb p\u00ebrkushtueshme, e prindit t\u00eb dashtun, e\nshoq\u00ebnis\u00eb s\u00eb sinqert\u00eb dhe e atdhetares s\u00eb devotshme. Lirisht dhe me merit\u00eb mund\nta cil\u00ebsojm\u00eb <strong>heroin\u00eb e Kraj\u00ebs<\/strong>, po se\npo, por edhe heroin\u00eb shiptare n\u00eb rrafshin gjithkomb\u00ebtar. Pra, t\u00eb krenohemi q\u00eb e\npat\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Nazire,\nkolegia jon\u00eb e gjenerat\u00ebs, flej e qet\u00eb n\u00eb dheun e vendlindjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Do\nt\u00eb jesh\u00eb drit\u00eb e pashueshme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn atdhetare e njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa ankth i paila\u00e7,\nq\u00eb ke me i lan\u00eb pa gjum\u00eb p\u00ebrndjek\u00ebsit e tu, informator\u00ebt postier\u00eb, e\npasardh\u00ebsit e tyre &#8211; n\u00eb turpin e p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Nazire,\nshkove, u shkollove, krijove familje, punove jasht\u00eb, por shpirtin e pate n\u00eb\nKraj\u00eb, ku edhe do t\u00eb pushosh p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Familjar\u00eb\ne farefis dhe ju miq, q\u00eb sot erdh\u00ebt me i dhan\u00eb lamtumir\u00ebn e fundit k\u00ebsaj\ntrimneshe kranjane shqiptare: Kjofshi me jet\u00eb e me faqe t\u00eb bardh\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Faleminderit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mehmet Bardhi FJALA LAMTUMIR\u00cbSE ME RASTIN E VARRIMIT T\u00cb NAZIRE NELIT CURAJ &#8211; ZOGAJ, KOLEGES S\u00cb GJENERAT\u00cbS, GJENERAT\u00cbS S\u00cb DYT\u00cb T\u00cb NORMALES \u201cZENEL HAJDINI\u201d N\u00cb FERIZAJ, viti shkollor 1962\/63. Ostros \u2013 Kraj\u00eb, m\u00eb 16.12.2019 T\u00eb nderuar familjare e familjar\u00eb dhe farefis i t\u00eb ndjer\u00ebs Nazire, T\u00eb nderuar miq, q\u00eb sot kemi ardh\u00eb me i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24532,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[2581],"class_list":["post-24531","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-nazire-curaj-zpgaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24531"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24534,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24531\/revisions\/24534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24532"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}