{"id":24489,"date":"2019-12-13T17:17:34","date_gmt":"2019-12-13T16:17:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24489"},"modified":"2019-12-14T14:12:49","modified_gmt":"2019-12-14T13:12:49","slug":"50-vjetori-i-shpernguljes-bibliek-te-malesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24489","title":{"rendered":"50-VJETORI I SHPERNGULJES BIBLIKE TE MALESISE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3308\" width=\"213\" height=\"213\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-299x300.jpg 299w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Gjeke Gjonlekaj\/ New York<\/p>\n\n\n\n<p>Qysh n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb ishte krijuar nj\u00eb bindje e mir\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Jugut kishin emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebrpara shekullit XX, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e Veriut nuk ishin t\u00eb njohur p\u00ebr largimn nga vendi.Sllav\u00ebt e Ballkanit kishin m\u00ebrguar n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb heret, midis tyre edhe nj\u00eb num\u00ebr i konsidruesh\u00ebm malazez\u00ebsh. M\u00ebrgimi i ml\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX ishte tep\u00ebr i vog\u00ebl. Numri i mal\u00ebsor\u00ebve q\u00eb ishn ngjitur grupeve malazeze p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb numrohej n\u00eb gishta.Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade n\u00eb Amerik\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt ishin kthyer  n\u00eb vendlindjet e tyre. Ndonj\u00ebri nga ata kishte kursyer pak dollar nga fitimet. Ata nuk soll\u00ebn ndonj\u00eb pasuri t\u00eb dukshme n\u00eb Mal\u00ebsi. Por ata soll\u00ebn lajmin e mir\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara. Ata flisnin mir\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn. Pasi ishin kthyer n\u00eb vendlindjet e tyre ata  ishin b\u00ebr\u00eb misionar\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebnjes dhe demkracis\u00eb amerikane,  Nj\u00ebri ga ata kishte q\u00ebn\u00eb edhe Gjon Ujka i Trieshit. Ai ishte si nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs  i Amerik\u00ebs. Gjoni ishte njeri shum\u00eb i sinqert\u00eb dhe t\u00eb gjiht\u00eb e d\u00ebgjonin me vemendje. Shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr Amerik\u00ebn nuk i kishte th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb sepse ato mrekullira amerikane ishin t\u00eb pabesueshme n\u00eb Mal\u00ebsi. Gjon Ujka fliste shum\u00eb edhe p\u00ebr r\u00ebndin shoq\u00ebror amerikan. Sa koh\u00eb q\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara kishte q\u00ebn\u00eb shum\u00eb i mahniur nga liria dhe demokracia e ketij vendi. Ai kishte th\u00ebn\u00eb se kurr\u00ebnjehr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk ishte ndaluar nga policia amerikane p\u00ebr let\u00ebrnjoftim ose ndonj\u00eb pyetje pyetje t\u00eb dyshimt\u00eb. Kishte punuar p\u00ebr pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb shtetin Oregan pran\u00eb Oqeanit Paq\u00ebsor. Gjon Ujka kishte folur deri dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs me shum\u00eb dashuri e nostalgji p\u00ebr Shtetet e Bashkuara. Nga fillimi i shekullit XX  e deri pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nuk kishte pas emigrime t\u00eb mal\u00ebsror\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb. Numri i mal\u00ebsror\u00ebve q\u00eb kishin emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri  numrohej n\u00eb gishta. Mal\u00ebsor\u00ebt kishin fituar respekt p\u00ebr Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebror ngase Amerika ishte treguar shums\u00eb e fuqishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb Luft\u00eb. Bombardimet amerikane kund\u00ebr forcave naziste ishin par\u00eb edhe n\u00eb Podgorci\u00eb. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore Shtetet e Bashkuara ishin treguar sup\u00ebrfuqi dhe pas prishjes s\u00eb Bashmkimit Sovjetik me Jugosllavin\u00eb, pa vones\u00eb kishte filluar shp\u00ebrndarja e ndih\u00ebmave amrikane. Presidenti Truman dhe Adminstrata e tij ishin treguar shum\u00eb t\u00eb kujdesh\u00ebn ndaj Jugosllavis\u00eb. K\u00ebto ndihma n\u00eb ushqime dhe n\u00eb vesh\u00ebmbathje ishin imazh i mir\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn. Radio Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe n\u00eb s\u00ebrbo-kroatisht  ishte shum\u00eb i d\u00ebgjuash\u00ebm dhe kishte ndikim t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm n\u00eb trevat e Mal\u00ebsis\u00eb.  Ata kishin jetuar n\u00ebn stemin bolshevik  c&#8217;prej vitit 1945 deri m\u00eb 1949. Kishin p\u00ebrjetuar diktatur\u00ebn e proletariatit dhe kolektivizimin e pron\u00ebs private q\u00eb p\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb ishin veprime ekonomike absurde dhe qesharake. N\u00eb krye t\u00eb kolektivizimit kishin v\u00ebn\u00eb disa mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb. Ky system ekonomik barbar ishte sh\u00ebmb pas largimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb nga orbita sovjetike. Personaliteti q\u00eb e b\u00ebri Amerik\u00ebn m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe mal\u00ebsor\u00ebt ishte zgjedhja John F.Kennedyt p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Mal\u00ebsor\u00ebt ishin g\u00ebzuar shum\u00eb p\u00ebr fitoren e tij,bile kishin filluar t\u00eb vendosin n\u00eb dhomat e tyre t\u00eb pritjes portretet e k\u00ebtij presidenti legjendar. Popujt e shtypur dhe t\u00eb varf\u00ebr e shikonin si nj\u00eb yll drite n\u00eb horizontet e tyre qiellore. N\u00eb fjalimin e tij presidencial t\u00eb p\u00ebrurimit u kishte dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb edhe atyre q\u00eb jetonin n\u00ebp\u00ebr kasollat m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb 5 kontinenteve. Ky titan i politik\u00ebs amerikane i kishte dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit p\u00ebr liri e demokraci, bile edhe atyre q\u00eb r\u00ebnkonin n\u00ebn diktatura t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1965 kishte ardhur p\u00ebr vizit\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Shtetet e Bashkuara Prenk\u00eb Gruda. Ky ishte mal\u00ebsori i par\u00eb q\u00eb ishte kthyer p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade n\u00eb Amerik\u00eb. Kthimi i Prenk\u00eb Grud\u00ebs ishte nj\u00eb gjest i mir\u00eb.N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1965 Prenk\u00eb Gruda ishte personaliteti m\u00eb i nderuar i Mal\u00ebsis\u00eb. Mal\u00ebsor\u00ebt e respektonin si t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb princ. Prenka vishej bukur dhe lunate rolin e aktorit. Nga larg dukej si t\u00eb ishte i familjes s\u00eb Hubert Humphry-it Para Lyft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore pjs\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs e kishte kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri. Bile kishte m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00ebn e famshme t\u00eb Elbasanit dhe atje Prenka ishte shoq\u00ebruar me shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs patriot nga Kosova. N\u00eb Nomalen e Elbasanit ishte b\u00ebr\u00eb shok i ngushte me Haki Tah\u00ebn i cili ne vitin 1945 kishte vrar\u00eb Milladin Popoviqin. N\u00eb albumin e tij t\u00eb fotografive e ruante dhe mburrej  me fotografin\u00eb qe kishte bashke me trimin e Kosoves. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishte q\u00ebn\u00eb aktiv n\u00eb j\u00ebt\u00ebn politkike sidomos n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb lart\u00ebpermendur n\u00eb Mal\u00ebsi Prenka ishte treguar atdhetar dhe shiptar i v\u00ebrtet\u00eb.Ai mburrej p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebr traditat e Mal\u00ebsis\u00eb, duke respektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb dy besimet fetare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Bile kishte dhen\u00eb kontribute finaciare  p\u00ebr kisha dhe p\u00ebr xhami. Gjat\u00eb vizi\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi kishte shtruar disa dreka dhe darka p\u00ebr krer\u00ebt e k\u00ebsaj treve. Kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e logjeve t\u00eb Mal\u00ebsi\u00eb gjat\u00eb asaj vere. Ishte shum\u00eb i shkath\u00ebt pavar\u00ebsisht se ishte sakat nga nj\u00ebra k\u00ebmb\u00eb. Natyrisht se gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite disa mal\u00ebsor\u00eb kishin q\u00ebn\u00eb kurioz p\u00ebr mundesin\u00eb e vajtjes s\u00eb tyre n\u00eb Amerik\u00eb. Prenka kishte mbajtur lidhje t\u00eb ngushta me disa shqiptar\u00eb antikmunist n\u00eb Rom\u00eb. Prenk\u00eb Gruda u kishte dh\u00ebn\u00eb disa mal\u00ebsor\u00ebve infromatat e mjaftueshme p\u00ebr emigruar n\u00eb Amerik\u00eb. Ai ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr kampet e refugjat\u00ebve n\u00eb Itali dhe gjat\u00eb intervistave ata duhesh t\u00eb deklaronin se ishin refugjt\u00eb antikomunist nga Shqip\u00ebria. Zyrtar\u00ebt ialian\u00eb e shqiptar\u00eb e kishin t\u00eb ditur se ata ishn nga trevat shqiptare n\u00eb ish Jugosllavi, por i mbyllnin syt\u00eb p\u00ebr t&#8217;ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur emigrimin n\u00eb Shtetete e Bashkuara, n\u00eb Kanada dhe n\u00eb Australi. K\u00ebshtu filloi m\u00ebrgimi i mal\u00ebsr\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb. Pra n\u00eb fillim ishin udh\u00ebzimet e Prenk\u00eb Grud\u00ebs. Shp\u00ebrngulja e madhe e mal\u00ebsor\u00eb filloi n\u00eb vitin 1968 dhe kulmi i k\u00ebtij eksodi arriti n\u00eb vitin 1969. Dyert e kampeve t\u00eb refugjat\u00ebve p\u00ebr shqiptar\u00eb ishin t\u00eb hapura n\u00eb Trieste, n\u00eb qytez\u00ebn Athina t\u00eb Italis\u00eb dhe n\u00eb Frosinone.Prenk\u00eb Gruda kishte folur edhe p\u00ebr pasurit\u00eb personale n\u00eb Amerik\u00eb dhe shum\u00eb her\u00eb e kishte ekzgjeruar nivelin e asaj pasurie dhe ky teprim mund t\u00eb ishte nj\u00eb lloj frym\u00ebzimi p\u00ebr largim nga vendlindja.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk shkoi shum\u00eb koh\u00eb dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb kishte arritur p\u00ebr vizit\u00eb Adem Dukaj edhe ky nga Kalifornia, shteti m\u00eb i njohur amerikan  p\u00ebr pasuri dhe bukuri natyrore. Adem Dukaj ishte djal i ri dhe shum\u00eb i pash\u00ebm. Edhe nusja e tij amerikane Elisabetha ishte si ato artistet e njohura te Hollywoodit.Em\u00ebri Elizabeth ting\u00eblonte mir\u00eb n\u00eb veshin ton\u00eb,ngase kishim msuar nga filmat amerikan p\u00ebr Elizabeth Taylor. P\u00ebr Dinosh\u00ebn dhe p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb Ajo ishte tep\u00ebr modern. Fustanet e mrekullueshme  dhe pantoll\u00ebt sup\u00ebrmoderne t\u00eb saj  nuk p\u00ebrkonin me xhubletat dhe dimit\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb. Ademi dhe Elizabetha kishin sjellur nga Amerika nj\u00eb limuzin\u00eb tep\u00ebr moderne q\u00eb kurr\u00eb nuk ishte par\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi, bile as n\u00eb Podgoric\u00eb. Qytetar\u00ebt e Podgoric\u00ebs ishin mahnitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb cift t\u00eb mrekulluesh\u00ebm<\/p>\n\n\n\n<p>shqiptaro-amerikan dhe p\u00ebr automobiln e tyre sup\u00ebr luksoz. Nj\u00ebri b\u00ebnt\u00eb komente p\u00ebr dukjen e Ademit prej aktori dhe tjetri  p\u00ebr shk\u00eblqimin prej ylli t\u00eb Elizabeth\u00ebs dhe i treti b\u00ebnt\u00eb komente limuzin\u00ebn (shevrolet) q\u00eb dukej si nj\u00eb raket\u00eb. Ademi na b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb nxan\u00ebs\u00ebve nga Mal\u00ebsia n\u00eb Gjakov\u00eb. U takuam n\u00eb oborrin e internatit t\u00eb Gjakov\u00ebs.Nuk kishim q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se Ai kishte q\u00ebn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Pas pak u largua p\u00ebr t\u00eb vizituar qytetet tjera t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky cift dhe limuzia e tyre sup\u00ebrmoderne ishin reklama m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb. Edhe Ademi kishte miq\u00ebt e tij n\u00eb Itali p\u00ebr c\u00ebshtjen e refugjat\u00ebve. Prenk\u00eb Gruda ishte atdhetar, ashtu ishte edhe Adem Dukaj. Atyre u vinte keq p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb dhe nuk e kishin imagjonuar kurr\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrngulje aq t\u00eb madhe sic ndodhi n\u00eb vitet 1968 dhe 1969. Me Prenk\u00eb Grud\u00ebn kisha lidhje familjare  dhe gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Mal\u00ebsi  n\u00eb vitin 1969 e kritikova ashp\u00ebr p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e ma\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb. P\u00ebr mendimin tim ato shp\u00ebngulje ishin fenomene katastrofike p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb. Prenka u z\u00ebm\u00ebrua shum\u00eb p\u00ebr kritik\u00ebn time, por m\u00eb n\u00eb fund edhe un\u00eb u b\u00ebra viktim\u00eb e k\u00ebtij fenomeni. Ai e mbante gjithwmone shkopin ne dore dhe ne ate cast kisha frike se po me bjen shkop,ngase ishte zemeruar teper per komentin tim. Ne fund t\u00eb shtatorit  Edhe une imigrova n\u00eb Amerik\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria jugosllave e kishte pritur mir\u00eb largimin e mal\u00ebsor\u00ebve nga trevat e tyre. Zyrtar\u00ebt jugosllav\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me besnik\u00ebt e tyre n\u00eb Evrop\u00eb, kryesisht n\u00eb Rom\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr largimin e shqiptar\u00ebve nga Mal\u00ebsia. U dhan\u00eb pasaporta kund\u00ebr ligjit.Ky ishte nj\u00eb lloj spastrimi etnik. K\u00ebshtu kishin vepruar edhe per shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb p\u00ebr n\u00eb Turiq n\u00eb vitet 50&#8242;. UDB-\u00ebja kishte p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve nga tokat e tyre. K\u00ebshtu kishin vepruar edhe n\u00eb trojet shqiptare t\u00eb Ulqinit dhe Palv\u00eb Gusis\u00eb. Duke q\u00ebn\u00eb pakic\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk ishn faktor politik. Por si banor\u00eb auotkoton nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb ishin problem p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Jugosllavis\u00eb unike. Dridhjet politike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1968 shkaktuan l\u00ebkundje politike edhe n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Maqedoni,n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebr Jugosllavin\u00eb largimi i shqiptar\u00ebve nga tokat e tyre ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb. Specialist\u00ebt e politik\u00ebs jugosllave e kishin nj\u00eb parandjenje t\u00eb forte se nj\u00eb dit\u00eb Jugosllavia mund t\u00eb coptohej dhe largimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e lehte dhe m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Jugosllavin\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim shumica e mal\u00ebsor\u00ebve ishin vendos\u00ebn n\u00eb shtetin Michigan n\u00eb qytetin Detroit. Atje i priste Prenk\u00eb Gruda dhe m\u00ebrgim\u00ebtar\u00ebt e vjet\u00ebr nga Shqip\u00ebria. Ata i ndih\u00ebmonin p\u00ebr t\u00eb gjetur banesa dhe pun\u00eb. M\u00eb von\u00eb shumica e mal\u00ebsor\u00ebve krijuan lidhjet e tyre familjare dhe nuk kishin nevoj\u00eb p\u00ebr Prenk\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Disa mal\u00ebsor\u00eb shkuan n\u00eb Los Angelos t\u00eb Kalifornis\u00eb tek Adem Dukaj.Michigani kishte pun\u00eb t\u00eb mjaftueshme sidomos n\u00eb industrin\u00eb automobilistike. Shumica e pun\u00ebve ishin t\u00eb r\u00ebnda,por mal\u00ebsor\u00ebt i p\u00ebrballonin ato pun\u00eb.Nj\u00eb pjes\u00eb e dukshme e mal\u00ebsor\u00ebve ishte vendosur n\u00eb New York dhe n\u00eb New Jersy. Pun\u00ebt n\u00eb New York nuk ishin aq t\u00eb r\u00ebnda. Ishin m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb sh\u00ebrbimesh t\u00eb ndryshme.N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e ndih\u00ebmonin nj\u00ebri tjetrin dhe mbanin lidhje t\u00eb ngushta familjare. Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shoq\u00ebria e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Michigan ishte shum\u00eb e trazuar. P\u00ebr pothuajse dy dekada ndodh\u00ebn shum\u00eb vrasje midis mal\u00ebsor\u00ebve. Edhe Hamtramck- ku jetonin malesoret ishte mbase qyteti me krime m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin sjellur nga Italia arm\u00eb zjarri, revole t\u00eb kalibrave m\u00eb t\u00eb ndryshme. Ata kishin d\u00ebgjuar n\u00eb Itali p\u00ebr krimet e m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebto qytete dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishin armatosur sikur po shkonin n\u00eb luft\u00eb. K\u00ebto armatime i kam par\u00eb me syt\u00eb e mi gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb disa mal\u00ebsor\u00ebve nga Roma n\u00eb Ne\u00eb York. Nje familje malesore  kishin fshehur 4 revole n\u00eb valixhet dhe lusnin Zotin t\u00eb mos i kapnin rojet e sigurimit n\u00eb Aeroportin e New Yorkut. Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sugurimi nuk ishte i fort\u00eb. Ato arm\u00eb nuk i kishin p\u00ebrdorur kund\u00ebr armikut t\u00eb imagjinuar, bile kishin qellime raciale.  N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e Detriotit ishin b\u00ebr\u00eb gazi i bot\u00ebs amerikane bile edhe jugosllave ngase shumica e t\u00eb vrar\u00ebve kalonin n\u00ebp\u00ebr aeroportet jugosllave sidomos n\u00ebp\u00ebr aerportin e Beogradit dhe t\u00eb Podgoric\u00ebs. Ishin k\u00ebto veprime kriminale si ato t\u00eb fiseve primitive dhe barbare. Pasi u ngop\u00ebn me buk\u00eb e mish dhe birr\u00eb e raki u cuan k\u00eb  k\u00ebmb\u00eb\u201dtrimat\u201d e maleve tona kush po vret m\u00eb shum\u00eb v\u00ebllaz\u00ebr t\u00eb vet. Bile kishin filluar t\u00eb vrasin edhe qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm amerikan\u00eb. Amerikanet qarkulloninn fjalen pwr malesoret se: \u201c vrasin diten e qajne naten\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika jugosllave ishte aktive n\u00eb mesin e m\u00ebrgat\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Ata kishin frik\u00eb afrimin e mal\u00ebsor\u00ebve me diaspor\u00ebn e Shqip\u00ebrsi\u00eb dhe b\u00ebnin cmos q\u00eb diaspora e Mal\u00ebsis\u00eb t\u00eb mos bashkohej me diaspor\u00ebn shqiptare. Deri n\u00eb mars te vitit 1981 nuk kishte shum\u00eb probleme. Por demonstratat e Kosov\u00ebs e ndryshuan gj\u00ebndjen politike t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Demonstratat e Kosov\u00ebs u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Amerik\u00eb nga shtypi dhe mjetet amerikane t\u00eb informacionit. Gj\u00ebndja n\u00eb Kosov\u00eb e kishte crregulluar  poltik\u00ebn jugosllave. At\u00ebhere sigurimi jugosllav ishte future k\u00ebmb\u00eb e krye n\u00eb Komunitetin e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Ata kishin k\u00ebrkuar nga mal\u00ebsor\u00ebt q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre t\u00eb mbanin fotografin\u00eb te Marshalit Tito. K\u00ebrkonin betimin e mal\u00ebsor\u00ebve se ata do t&#8217;i q\u00ebndrojn\u00eb besnik\u00eb Jugosllavis\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i duksh\u00ebm i mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb ishin shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, bile edhe p\u00ebr bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb. Jugosllavia vuri n\u00eb veprim mal\u00ebsor\u00eb n\u00eb politkk\u00ebn e jashtme, duke derguar misionare besnike n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, bile edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata  misionar\u00eb mal\u00ebsor\u00eb luftuan mish e shpirt per sovranitetin dhe integritetin e Jugosllavis\u00eb, bil njeri nga ata e kishte kundrshtuar me kembengulje varrimin e babaiit tim ne venndlindje ne mars te vitit 1984. Pastaj Jugosllaia kishte d\u00ebrguar n\u00eb Amerik\u00eb personalitetet m\u00eb t\u00eb njhura t\u00eb Mal\u00ebsi\u00eb p\u00ebr t\u00eb largar mal\u00ebsor\u00ebt nga l\u00ebvizja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe Shqip\u00ebria vuri n\u00eb veprim nj\u00eb grup t\u00eb madh mal\u00ebsor\u00ebsh n\u00eb mbrojtje t\u00eb  Kosov\u00ebs dhe regjimit komunist shqiptar t\u00eb asaj kohe. N\u00eb Shtetet e Bashkuara vepronin sic i quanin  &#8220;titist\u00ebt&#8221;,&#8221;enverist\u00ebt&#8221; dhe &#8220;zogist\u00ebt&#8221; e &#8220;ballist\u00ebt&#8221;. Por ishte edhe nj\u00eb grupim tjet\u00ebr q\u00eb vepronin krejt\u00ebsisht t\u00eb pavarur nga k\u00ebto grupime. Ata ishin shumica shtetas amerikan\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin liri dhe demokraci p\u00ebr gjith\u00eb popullin shqiptar n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkan. Komuniteti shqiptar i Amerik\u00ebs ishte shum\u00eb i p\u00ebrcar\u00eb n\u00eb vitet  80&#8242; e 90&#8242;. Mal\u00ebsor\u00ebt dhan\u00eb kontribute t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, disa nga mal\u00ebsor\u00ebt vepruan edhe p\u00ebr demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Pavar\u00ebsisht problemeve ata punuan dhe kursyen para p\u00ebr t\u00eb hapur biznise t\u00eb ndryshme. Sot pronat e tyre mund t\u00eb kan\u00eb vler\u00ebn e pothuajse 2 miliard\u00eb dollar\u00ebve. Diaspora e Mal\u00ebsis\u00eb ka fonde t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar vendlindjen.Vetem 1 per qind e ketyre 2 miliardwe dollareve do te ishte 20 milione per Malesine. N\u00eb qoft\u00eb se mal\u00ebsor\u00ebt japin vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb pasuris\u00eb  Mal\u00ebsia do t\u00eb lul\u00ebzonte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb moderne \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb vihen n\u00eb veprim t\u00eb gjtha mekanizmat p\u00ebr p\u00ebrparimin e vendlindjes son\u00eb  t\u00eb dashur. Kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e brezit ton\u00eb,sepse brezat pas nesh nuk do te k\u00ebn\u00eb dashurin\u00eb q\u00eb kemi ne p\u00ebr vendlindjen ton\u00eb. Diaspora ka gjithashtu edhe kuadro t\u00eb larta akademike t\u00eb specializuara n\u00eb universitetet amerikane p\u00ebr fushat e ndryshme sic jan\u00eb;sh\u00ebndet\u00ebsia, ekonomia,nd\u00ebrtimtaria, bujq\u00ebsia dhe  turizmi. K\u00ebto kuadro t\u00eb specializuara mund t\u00eb ishin ndihmes\u00eb e pashoqe p\u00ebr nd\u00ebrtimin  e vendit. Sotn\u00eb diaspor\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb veprojn\u00eb qindra specialist\u00eb t\u00eb fushave tjera sic \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia,politika dhe shkencat shoq\u00ebrore. Misionin e rind\u00ebrtimit t\u00eb trevave tona duhet ta  marrim  p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por rol me r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtu mund t\u00eb luajn\u00eb edhe autoritetet fetare. Mal\u00ebsor\u00ebt kan p\u00ebrjetuar fat n\u00eb Amerik\u00eb. Fjala vjen tash m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli ata udhetojn\u00eb me aeroplan\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjithato hap\u00ebsira nd\u00ebroqeanike dhe  asnj\u00ebri nuk ka p\u00ebsuar nj\u00eb te keqe nga ato udh\u00ebtimi shum\u00eb her\u00eb t\u00eb rrezikshme.Njeriu ka vet\u00ebm nj\u00eb vendlindje.P\u00ebr t\u00eb gjitha qtet\u00ebrimet vendlindja \u00ebsht\u00eb e shejt\u00eb. Vendlindjet tona antike dhe  biblike. Atje kishin vepruar Agroni e Teuta, Genci e Diokleciani dhe shum\u00eb personalitete tjera t\u00eb Perendimit dhe Lindjes. Atje kemi Malesine Antike, ndersa ketu ne Amerike kemi MALESINE E RE. Malesia jone Antike ne Evrope dhe Malesia jone e Re ne Amerike jane si nene e bije.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjeke Gjonlekaj\/ New York Qysh n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb ishte krijuar nj\u00eb bindje e mir\u00eb p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Jugut kishin emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebrpara shekullit XX, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e Veriut nuk ishin t\u00eb njohur p\u00ebr largimn nga vendi.Sllav\u00ebt e Ballkanit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3308,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-24489","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24489"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24489\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24498,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24489\/revisions\/24498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3308"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}