{"id":24301,"date":"2019-11-24T11:31:02","date_gmt":"2019-11-24T10:31:02","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24301"},"modified":"2019-11-24T11:31:02","modified_gmt":"2019-11-24T10:31:02","slug":"shba-vlereson-patriotin-shqiptar-nju-yorku-dekoron-mergimtarin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24301","title":{"rendered":"SHBA vler\u00ebson patriotin shqiptar, Nju Yorku dekoron m\u00ebrgimtarin ton\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"620\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nju-jorku-dekoron-frank-shkrelin.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-24302\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nju-jorku-dekoron-frank-shkrelin.jpg 620w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nju-jorku-dekoron-frank-shkrelin-300x178.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nju Yorku vishet Kuq e Zi \/ SHBA vler\u00ebson patriotin shqiptar, Nju Yorku dekoron Frank Shkrelin n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kombit<br> Nga<br> Gazeta Telegraf<br> 23 N\u00ebntor, 2019 <\/p>\n\n\n\n<p>SHBA, vler\u00ebson patriotin shqiptar\/ Nju Jorku dekoron ish-drejtorin e VOA-s, Frank Shkreli p\u00ebr nder t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kombit Shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgatiti \u00cbngj\u00ebll Musai<br>\nDrejtor i \u201cTelegraf\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkia e Nju Jorkut m\u00eb 21 N\u00ebntor ora 17.00 organizoj\u00eb nj\u00eb ceremoni n\u00eb Kryeqendr\u00ebn e Bashkis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut n\u00eb nderim t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo ceremoni kryesohej nga Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Nju Jorkut, Corey Johnson I pranish\u00ebm ishte edhe K\u00ebshilltari shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb eventi u dekorua ish-Drejtori i VOA-s Frank Shkreli nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb lobit shqiptaro-amerikan ne SHBA. Publicistit dhe ish-Drejtorit t\u00eb VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb Frank Shkreli mes emocioneve shprehu k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim nga Kryeqendra e Nju Jorkut duke theksuar, se ky nderim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb Nju Jorku i b\u00ebn jo vet\u00ebm personaliteteve shqiptare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por tregon se SHBA ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb kombit shqiptar. Ishin SHBA ato q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn Pavar\u00ebsin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912-n, n\u00eb rr\u00ebzimin e Murit t\u00eb Berlinit, \u00e7lirimit te Kosov\u00ebs dhe proceseve demokratike ne rajonin e Ballkanit\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Frank SHKRELI: P\u00ebrulem p\u00ebrjet\u00ebsisht para Flamurit t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjalimin e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebs para K\u00ebshillit t\u00eb Qytetit t\u00eb New York-ut, ish-Drejtori i VOA-s dhe Kryetar i Komitetit Shqiptaro-Amerikan Frank Shkreli mes t\u00eb tjerash theksoi:<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, mir\u00ebmbr\u00ebma!<\/p>\n\n\n\n<p>Jam jasht\u00ebzakonisht i nderuar q\u00eb jam k\u00ebtu sonte dhe po marr nj\u00eb \u00e7mim kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga K\u00ebshilli Bashkiak i qytetit m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb faqen e dheut, n\u00eb prani t\u00eb Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, Corey Johnson dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij organi kaq t\u00eb shk\u00eblqyer legjislativ demokratik. Un\u00eb jam ve\u00e7an\u00ebrisht i nderuar dhe i privilegjuar q\u00eb e marr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim nga nj\u00eb prej nesh, K\u00ebshilltari Mark Gjonaj. Ju fal\u00ebnderoj sinqerisht nga thell\u00ebsia e zemr\u00ebs sime, Mark.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, ne i tregojm\u00eb bot\u00ebs fal\u00ebnderimet tona para Zotit dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe respektin ton\u00eb p\u00ebr flamurin ton\u00eb shqiptar, si simbolin e asaj q\u00eb ne jemi, si amerikan\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. Kjo qeleshe e bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe identiteti yn\u00eb. Familja e Markut erdhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dekada m\u00eb par\u00eb, po ashtu edhe familja ime 50-vjet m\u00eb par\u00eb, ashtu si edhe shum\u00eb familje t\u00eb tjera shqiptare nd\u00ebr vite, t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebtuan nga komunizmi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb liris\u00eb dhe nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb madh t\u00eb yni, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, komuniteti i vog\u00ebl shqiptaro-amerikan n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1970 n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, formoi Korporat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Komunitetit Etnik Shqiptaro-Amerikan \u2013 duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar grupe t\u00eb ndryshme fetare, arsimore dhe kulturore n\u00eb komunitetin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot ne i tregojm\u00eb bot\u00ebs falenderimet tona para Zotit dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara  t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe respektin ton\u00eb p\u00ebr flamurin shqiptar, si simbolin e asaj q\u00eb ne jemi, si amerikan\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. Kjo qeleshe e bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe identiteti yn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mark Gjonaj, an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb NYC: Krenar q\u00eb n\u00eb Festimin e Pavar\u00ebsis\u00eb Shqiptare t\u00eb nderojm\u00eb Frank Shkrelin<br>\nNga ana e tij K\u00ebshilltari i Nju Jorkut, miku dhe bashk\u00ebkomb\u00ebsi i z. Shkreli, gjat\u00eb dekorimit, mes t\u00eb tjerash theksoi:<br>\nI dashur Frank Shkreli!<br>\nSi i vetmi zyrtar i zgjedhur shqiptaro-amerikan dhe n\u00eb vler\u00ebsimin tim si An\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb NYC, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb t\u2019ju nderojm\u00eb n\u00eb Festimin e Pavar\u00ebsis\u00eb Shqiptare n\u00eb Bashkin\u00eb e Qytetit.  Pavar\u00ebsia e Kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ku ne festojm\u00eb jo vet\u00ebm kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb, por edhe arritjet dhe sukseset e Qytetit t\u00eb Nju Jorkut.  Ne jemi krenar\u00eb dhe ju p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe \u00e7\u00ebshtjen shqiptare.  Ju jeni nj\u00eb shembull i v\u00ebrtet\u00eb i rolit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb luajtur n\u00eb formimin e New York City dhe Bot\u00ebs.   Un\u00eb jam i k\u00ebnaqur q\u00eb festoj k\u00ebt\u00eb fest\u00eb me ju, nderues t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb komunitetit ton\u00eb, Kryetarin e K\u00ebshillit t\u00eb NYC Corey Johnson dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb NYC, p\u00ebr t\u00eb njohur kontributet e m\u00ebdha t\u00eb pun\u00ebs suaj, do t\u00eb p\u00ebrfundonte z. Mark Gjonaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00eb nga Gazeta Telegraf, 23 Nentor, 2019<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00cbSHILLI I BASHKIS\u00cb S\u00cb NJU JORK-UT, KUQ E ZI N\u00cb 107-VJETORIN E PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Gazeta Telegraf<\/h2>\n\n\n\n<p>23 N\u00ebntor, 2019 <\/p>\n\n\n\n<p>Nga Dalip Greca<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt e Nju Jork-ut ndjehen krenar\u00eb q\u00eb Fest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb , p\u00ebrvjetorin e 107-t\u00eb , tash e organizojn\u00eb edhe n\u00eb mjediset e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Qytetit. Mbr\u00ebmjen e 21 N\u00ebntorit mjediset e K\u00ebshillit e Bashkis\u00eb t\u00eb Qytetit t\u00eb Nju Jorkut dominoheshin nga ngjyrat e Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar, ngjyrat Kuq e Zi.P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit, drejtues t\u00eb organizatave, personalitete t\u00eb tij, dhe aktivist\u00eb t\u00eb dalluar, oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs dhe m\u00ebsues t\u00eb shkollave shqipe, artist\u00eb, bashkatdhetar\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme,t\u00eb veshur me kostume komb\u00ebtare, i dhan\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb vecant\u00eb mjediseve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb qytetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebng\u00ebt dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe p\u00ebrcoll\u00ebn magjin\u00eb e folklorit ton\u00eb.  Merita, kreditet e k\u00ebtij organizimi t\u00eb p\u00ebrsosur i takojn\u00eb k\u00ebshilltarit t\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli z. Mark Gjonaj, i cili p\u00ebrmes fjal\u00ebs s\u00eb tij vler\u00ebsoi komunitetin shqiptar, q\u00eb tashm\u00eb ka arrit\u00eb q\u00eb fest\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, Dit\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar, ta kremtoj\u00eb me madh\u00ebshti n\u00eb mjediset e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb.           <\/p>\n\n\n\n<p>Komuniteti \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe n\u00eb cil\u00ebsi. Duke iu drejtuar pjesmarr\u00ebsve Gjonaj preku arritjet e shqiptareve: Ju sh\u00ebrbeni n\u00eb vijat e frontit t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit dhe ruajtjes s\u00eb rendit, sherbeni si drejtues n\u00eb tregjet financiare, jepni m\u00ebsim n\u00eb klasat e shkollave amerikane, sh\u00ebrbeni si n\u00eb sallat e urgjenc\u00ebs\u2026 K\u00ebshilli i bashkis\u00eb nderoi disa nga veprimtar\u00ebt e komunitetit shqiptar, t\u00eb dalluar n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit, drejtues t\u00eb organizatave, personalitete t\u00eb tij, dhe aktivist\u00eb t\u00eb dalluar, oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs dhe m\u00ebsues t\u00eb shkollave shqipe, artist\u00eb, bashkatdhetar\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme,t\u00eb veshur me kostume komb\u00ebtare, i dhan\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb vecant\u00eb mjediseve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb t\u00eb qytetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebng\u00ebt dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe p\u00ebrcoll\u00ebn magjin\u00eb e folklorit ton\u00eb. Merita, kreditet e k\u00ebtij organizimi t\u00eb p\u00ebrsosur i takojn\u00eb k\u00ebshilltarit t\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli z. Mark Gjonaj, i cili p\u00ebrmes fjal\u00ebs s\u00eb tij vler\u00ebsoi komunitetin shqiptar, q\u00eb tashm\u00eb ka arrit\u00eb q\u00eb fest\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb, Dit\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar, ta kremtoj\u00eb me madh\u00ebshti n\u00eb mjediset e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ata ishin: Kapiteni i policis\u00eb s\u00eb Nju Jorkut, oficeri i policis\u00eb Lutfi Dalipi, veprimtarja -simbol Vasfie Krasniqi, q\u00eb shp\u00ebtoi nga lufta, e p\u00ebrdhunuar nga serb\u00ebt, Sali Bollati, i shp\u00ebtuar nga masakrat greke n\u00eb \u00c7am\u00ebri, Frank Shkreli, ish-drejtor i Divizionit t\u00eb Euro-Azis\u00eb n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, Dr. Anna Kohen, pasardh\u00ebse e nj\u00eb familje hebreje e lindur dhe e rritur n\u00eb Vlor\u00eb, Ilir Shaqiri, nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i shquar, i ftuar nga Kosova. Z. Mark Gjonaj sot, n\u00eb nj\u00eb mesazh nga faqja e tij n\u00eb facebook i falenderoi t\u00eb gjitha ata q\u00eb kontribuan, falenderoi z. Corey Johnson \u2013 Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb NYC dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit sponsorizues, po ashtu p\u00ebrg\u00ebzoi Shkoll\u00ebn shqipe \u201cAlba Life\u201d, Miss USA NY, Illyrians NYPD, dhe t\u00eb gjith\u00eb interpretuesit. Ai u p\u00ebrcolli Urime t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebve p\u00ebr Fest\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare, Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit Kuq e zi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nju Yorku vishet Kuq e Zi \/ SHBA vler\u00ebson patriotin shqiptar, Nju Yorku dekoron Frank Shkrelin n\u00eb Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Kombit Nga Gazeta Telegraf 23 N\u00ebntor, 2019 SHBA, vler\u00ebson patriotin shqiptar\/ Nju Jorku dekoron ish-drejtorin e VOA-s, Frank Shkreli p\u00ebr nder t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kombit Shqiptar. P\u00ebrgatiti \u00cbngj\u00ebll Musai Drejtor i \u201cTelegraf\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24302,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-24301","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24301"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24303,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24301\/revisions\/24303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}