Shkruan Albinot Maloku<\/p>\n\n\n\n
Trajektoren e proceseve historiko-politike e shoq\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi pa m\u00ebdyshje e p\u00ebrshkon edhe populli autokton shqiptar i k\u00ebtij shteti. Prej formimit t\u00eb Dukl\u00ebs, Zet\u00ebs e deri tek Mali i Zi i sot\u00ebm shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e rrjedhave p\u00ebrmes t\u00eb cilave ka gjarp\u00ebruar historia e k\u00ebtij vendi. Populli shqiptar gjat\u00eb t\u00eb gjitha rrjedhave historike t\u00eb Malit t\u00eb Zi ka ofruar d\u00ebshmi t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, mir\u00ebpo nuk ka pranuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nga malaziasit. Nga fundshekulli i VI dhe fillimshekulli i VII kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmendet Dukla e deri me 3 qershor t\u00eb vitit 2006, kur Mali i Zi shpall\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e saj, shum\u00eb ngjarje t\u00eb errta jan\u00eb prodhuar nga ky vend.
P\u00ebr t\u00eb mos e ngarkuar v\u00ebshtrimin ton\u00eb, do t\u00eb flasim shkurtimisht vet\u00ebm p\u00ebr disa ngjarje t\u00eb cilat konsiderohen si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtetin malazias. N\u00ebn sundimin e mbretit Nikolla I Petroviq, Mali i Zi n\u00eb vitin 1910 formohet\u00a0 si mbret\u00ebri, mir\u00ebpo tet\u00eb vjet me von\u00eb serb\u00ebt e pushtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Me 1918 n\u00eb Podgoric\u00eb formohet kuvendi i cili e shpall\u00eb mbretin Nikolla I p\u00ebr tradh\u00ebtar, ai ik nga vendi dhe Mali i Zi i bashkohet Serbis\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb Titos, fillon\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrja e dhunshme e krijes\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb quajtur\u00a0 Jugosllavi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb Mali i Zi ishte aktivisht i angazhuar n\u00eb agresionet e kryera nga Serbia n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb ndaj shteteve t\u00eb cilat po dilnin nj\u00eb nga nj\u00eb, nga kjo krijes\u00eb e panatyrshme. N\u00eb vitin 1992 u organizuar referendumi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi t\u00eb ardhmen e Malit t\u00eb Zi. Ky referendum nxori mbi 92% t\u00eb popullat\u00ebs malaziase t\u00eb ket\u00eb votuar p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Serbin\u00eb n\u00eb mbetjen e fundit t\u00eb quajtur Republika Federative e Jugosllavis\u00eb. Bashk\u00ebrisht Mali i Zi dhe Serbia nga ky vit b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdi n\u00eb Kroaci, Bosnje e Hercegovin\u00eb por edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00eb, kur NATO filloj\u00eb bombardimet ndaj RF t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Mali i Zi u bombardua vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e para, dhe kjo nga se qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Millo Gjukanoviq u distancua nga politika e Sllobodan Millosheviqit. Rrug\u00ebtimi i Malit t\u00eb Zi deri tek shtet\u00ebformimi zgjati deri me 21 maj t\u00eb vitit 2006 kur u organizua referendumi tjet\u00ebr mbi statusin e k\u00ebtij vendi. Ky referendum nxjerr\u00eb 55,5 % t\u00eb popullat\u00ebs t\u00eb ket\u00eb votuar p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi. Me 3 qershor 2006, Mali i Zi e shpall\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb nga Serbia. Kat\u00ebr vite pas pavar\u00ebsis\u00eb, ky vend i drejtuar nga ish-kryeministri Gjukanoviq, \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian.
P\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet data e 13 qershorit, e cila konsiderohet si fest\u00eb shtet\u00ebrore e Republik\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi. \u00cbsht\u00eb kjo dat\u00eb e vitit 1878 kur Kongresi i Berlinit, e njohu Malin e Zi si shtet, mir\u00ebpo shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Sipas k\u00ebtij kongresi fam\u00ebkeq, Mali i Zi do t\u00eb zgjerohej nga jugu dhe do t\u00eb merrte krahinat shqiptare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, An\u00ebs s\u00eb Malit dhe Kraj\u00ebs. Duke par\u00eb se sa padrejt\u00ebsisht veproi Kongresi i Berlinit, shqiptar\u00ebt autokton deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme kan\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, \u00e7oft\u00eb kolektive apo individuale, por edhe sot e k\u00ebsaj dite Mali i Zi q\u00ebndron larg nga ajo q\u00eb e thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriteret e nj\u00eb vendi demokratik e Europian.
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj shteti i Malit t\u00eb Zi sikur ende nuk ka kuptuar q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb autokton n\u00eb trojet e veta dhe atyre nuk duhet mohuar t\u00eb drejtat e tyre, sidomos n\u00ebse ky vend d\u00ebshiron qet\u00ebsi dhe p\u00ebrparim drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n
Shtrirja dhe pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Trevat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebrfshijn\u00eb zon\u00ebn kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ato jan\u00eb: Plava, Gucia e Rozhaja n\u00eb veri; Mal\u00ebsia e Madhe, Kraja, Anamali dhe Ulqini n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto hap\u00ebsira dikur t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb, sot vet\u00ebm n\u00eb disa nga k\u00ebto hap\u00ebsira shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb prezent.
Flitet p\u00ebr shum\u00eb faktor t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndikuar q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrngulen nga trojet e tyre autoktone n\u00eb Mal t\u00eb Zi, mir\u00ebpo mungesa e perspektiv\u00ebs s\u00eb inspiruar nga papun\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr shkaqet q\u00eb kan\u00eb nxitur shp\u00ebrnguljen. Centralizimi i qeverisjes lokale nga ana e Podgoric\u00ebs, gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb pozicioni i popullit shqiptar\u00eb t\u00eb vihet n\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb pa lakmuar. Dikur qendra komunale e Tuzit ishte pam\u00ebdyshje faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e popullat\u00ebs nga largimi, kurse sot, kjo ish-komun\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e qytetit t\u00eb Podgoric\u00ebs, me nj\u00eb statut sui generis, t\u00eb quajtur Komuna Urbane e Tuzit. Para m\u00eb se 50 vitesh k\u00ebsaj komune t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb i \u00ebsht\u00eb suprimuar e drejta e vet\u00ebqeverisjes lokale, e k\u00ebsisoj edhe e drejta n\u00eb zhvillim. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve permanente t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019ia kthyer statusin e komun\u00ebs Tuzit, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh nga Qeveria e shtetit Malazez.<\/p>\n\n\n\n
Politika shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Shqiptaret n\u0451 Mal t\u0451 Zi kan\u00eb marr\u00eb pjes\u0451 n\u0451 t\u0451 gjitha rrjedhat kryesore politike n\u0451 vend. N\u0451 momentet kryesore dhe vendimtare, shqiptar\u00ebt kan\u0451 marr\u0451 pjes\u0451 dhe kan\u0451 mb\u0451shtet proceset prosperuese e demokratike t\u00eb vendit. Lidershipi shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e konsideron si vit kthese, at\u00eb t\u00eb 1997, kur u b\u0451 ndarja e partis\u0451 n\u0451 pushtet, t\u0451 Partis\u0451 Demokratike t\u0451 Socialist\u0451ve dhe kur \u0451sht\u0451 b\u0451r\u0451 zgjedhja e kryetarit t\u0451 shtetit n\u0451 Mal t\u0451 Zi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb konkurronte kandidti promalazes Millo Gjukanoviq dhe ai proserb Momir Bullatoviq, ku n\u00eb ato momente shqiptar\u00ebt mb\u00ebshteten Gjukanoviqin, q\u0451 ka qen\u0451 moment vendimtar edhe p\u0451r proceset e m\u0451 tutjeshme n\u0451 Mal t\u0451 Zi. Moment tjet\u00ebr i r\u0451ndsish\u0451m ka qen\u0451 edhe pavar\u0451simi i Malit t\u0451 Zi n\u0451 vitin 2006, ku shqiptar\u0451t kan\u0451 mb\u0451shtetur pa rezerva largimin nga Unioni Serbi-Mali i Zi t\u00eb vendit. K\u0451to jan\u0451 momentet kyqe ku shqiptar\u0451t kan\u0451 luajtur nj\u0451 rol\u0451 shum\u0451 t\u0451 r\u0451nd\u0451sish\u0451m. Pa pjes\u0451marr\u0451jen e shqiptar\u0451ve sigurisht q\u0451 k\u0451to procese kishin qen\u0451 ose m\u0451 t\u0451 ngadalsuara ose edhe t\u0451 stopuara.
\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se nuk ka qen\u0451 e v\u0451shtir t\u0451 binden shqiptar\u0451t p\u0451r t\u0451 votuar p\u0451r pavar\u0451simin e Malit t\u0451 Zi, nga se me k\u00ebt\u00eb ata kan\u00eb menduar q\u00eb do ti ndihmonin edhe Kosov\u00ebs e cila shpalli pavar\u00ebsin\u00eb dy vite pas Malit t\u00eb Zi.
Vota e shqiptar\u00ebve gjith\u0451her ka qen\u0451 e domosdoshme p\u0451r Malazez\u0451t, mir\u00ebpo asnj\u00ebher\u00eb ata nuk jan\u00eb shp\u00ebrblyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ish-komun\u00ebs s\u00eb Tuzit iu \u0451sht\u0451 privuar niveli i komun\u0451s q\u00eb nga vitin 1958. Malsia m\u0451 par\u0451 kishte 4 komuna dhe m\u0451 von\u0451 u bashkangjit\u0451n me nj\u0451 komun\u0451 e cila quhej Tuzi, p\u0451r t\u0451 mbijetuar ca koh\u0451, dhe pastaj me dekret t\u0451 qeveris\u0451 privohet edhe kjo komun\u0451. Prej at\u0451her anashkalohet Mal\u0451sia, fillon shp\u0451rngulja e popullsis\u0451. Sot mund t\u00eb thuhet se jan\u00eb dy Mal\u0451si jasht, duke llogaritur se brenda jan\u00eb m\u0451 shum\u0451 se 12 000 banor\u0451, me nj\u0451 siperfaqe jashtzakonisht t\u0451 madhe t\u0451 teritorit, me resurse ekonomike.
Q\u0451llimi baz\u00eb dhe elementar i lidershipit politik shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb ajo q\u0451 \u0451sht\u0451 garantuar me Kushtetut\u0451, mir\u00ebpo kjo sikur nuk ka ndodh\u00eb. \u00cbsht\u00eb non-sens t\u00eb mendohet se n\u00ebse Kushtetuta e jep si t\u0451 drejt\u0451 elementare, njer\u0451zore, qytetare vet\u0451qeverisjen lokale, si t\u0451 drejt kolektive, pse at\u0451her t\u0451 mos ken\u00eb vullnet edhe pushteti aktual q\u0451 k\u0451t\u0451 t\u0451 drejt\u0451 t\u2019ia njoh\u0451 edhe qytetare t\u0451 Malsis\u0451, t\u0451 cil\u0451t jan\u0451 mbi 90 % t\u0451 komb\u0451sis\u0451 shqiptare. P\u0451rfaq\u0451simi i shqiptar\u0451ve n\u0451 organet shtetrore, dhe n\u0451 organet e vet\u0451qeverisjes lokale, n\u0451 nd\u0451rmarrjet shoq\u0451rore, n\u0451 institucionet publike, nuk \u0451sht\u0451 n\u0451 pajtim me at\u0451 q\u0451 njeh Kushtetuta dhe ligji n\u00eb Mal t\u00eb Zi.
Duhet cekur se as sistemi i informimit, as sistemi i shkollimit, nuk ka arritur n\u0451 nivelin e duhur. N\u0451 vendbanimet ku shqiptar\u0451t edhe pse jan\u0451 shumic\u0451, tabelat jan\u0451 t\u0451 shkruara vet\u0451m n\u0451 gjuhen malaziase.
Para se t\u0451 miratohej Kushtetuta e Malit t\u0451 Zi, kusht\u0451zimi i vet\u0451m ka qen\u0451 nga ana e p\u0451rfaq\u0451suesit t\u0451 Unionid Demokratik Shqiptar, sigurimi i mandateve t\u0451 rezervuara p\u0451r shqiptar\u0451t n\u0451 Parlamentin e Malit t\u0451 Zi. Mir\u0451po sot \u0451sht\u0451 b\u0451r\u0451 problem serioz garantimi i mandateve, ku n\u00eb zgjedhjet e fundit shqiptar\u00ebt nga pes\u00eb sa kan\u00eb pasur, kan\u00eb vet\u00ebm dy, dhe nj\u00eb i nj\u00eb subjekti qytetar t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Faktori shqiptar politik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb gjithashtu mjaft i ndar\u00eb, ku n\u00eb \u00e7do zgjedhje, konkurrojn\u00eb shum\u00eb subjekte politika e t\u00eb cilat e humbin ndikimin e tyre si faktor shqiptar n\u00eb organet shtet\u00ebrore e lokale. N\u00eb qeverin e fundit t\u00eb Gjukanoviqit nuk ka asnj\u00eb shqiptar n\u00eb pozicione ministrore.<\/p>\n\n\n\n
Mediat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n\n\n\n
N\u0451 nivelin shtetror ka media private dhe media publike t\u00eb cilat kan\u00eb program ose jan\u00eb n\u00eb gjuhen shqipe. Radio Televizioni i Malit t\u0451 Zi \u0451sht\u0451 tv publike, e cila realizon program edhe n\u0451 gjuhen shqipe. Emisioni disa minut\u0451sh i quajtur \u201cMozaiku\u201d, ipet nj\u0451 her\u0451 n\u0451 jav\u0451. Ky emision kishte nj\u00eb shtrirje kohore 60 minuta, por pas nj\u00eb kohe u shkurtua. Arsye t\u0451 cil\u0451n e japin nga RTV Mali i Zi, p\u0451r k\u0451t\u0451 shkurtim, \u0451sht\u0451 arsya financiare. E q\u00eb \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme t\u0451 shkurtohet bash ajo pjes\u0451 ku i dedikohet pakic\u0451s shqiptare n\u0451 Mal t\u0451 Zi. I \u00e7do dit\u0451sh\u00ebm \u0451sht\u0451 emisioni i lajmeve n\u0451 gjuhen shqipe. Koh\u0451zgjatja \u0451sht\u0451 prej 10 deri n\u0451 15 minuta. Kurse t\u0451 dielen n\u0451 koh\u0451n e lajmeve q\u0451ndrore, pra n\u0451 ora 19:30 \u0451sht\u0451 nj\u0451 rubrik n\u0451 gjuhen shqipe, por e cila me titra p\u0451rkthehet n\u0451 gjuhen malazeze. N\u0451 Radion e Malit t\u0451 Zi (Radio Mali i Zi) \u00e7do dit\u0451 ka 30 minuta program n\u0451 gjuhen shqipe, kurse t\u0451 shtunave \u0451sht\u0451 lloj\u0451 e \u201cMozaikut\u201d.
N\u0451 Ulqin si medium publik \u0451sht\u0451 vet\u0451m Radio Ulqini. Kjo radio publike shqiptar \u0451sht\u0451 duke funksionuar mjaft dob\u0451t. Kjo radio \u0451sht\u0451 planifikuar q\u0451 t\u0451 jet\u0451 edhe TV, por ende nuk ka asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.
Medium tjet\u0451r i dedikuar shqiptar\u0451ve \u0451sht\u0451 edhe gazeta javore \u201cKoha Javore\u201d. Puna e k\u00ebtij mediumu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkuar me probleme. Gazeta \u201cKoha Javore\u201d funksionon n\u0451n nj\u0451 gazet\u0451 tjet\u00ebr malazeze. Kjo gazet\u0451 \u0451sht\u0451 themeluar nga Kuvendi i Malit t\u0451 Zi me k\u0451rkes t\u0451 deputet\u0451ve shqiptar. Mediat n\u0451 gjuhen shqipe dita-dit\u0451s po tentohet q\u0451 pjes\u0451risht t\u0451 eliminohen, ose t\u0451 shkurtohetn. Si\u00e7 \u0451sht\u0451 rasti i minutazhit t\u0451 emisionit n\u0451 gjuhen shqipe n\u0451 RTCG, por edhe tentimi p\u0451r mbylljen e gazet\u0451s javore \u201cKoha Javore\u201d. N\u00eb Ulqin ekzistojn\u00eb edhe media private si Radio Elita edhe TV Teuta. TV Teuta \u0451sht\u0451 n\u0451 proporcion 80 % emitim shqip dhe 20 % emitim malazias. Ekzistojn dy emisione speciale t\u0451 cilat ipen t\u0451 premten dhe t\u0451 shtunen. N\u0451 Tuz \u0451sht\u0451 TV BOIN. N\u0451 Plav \u00ebsht\u00eb nj\u0451 TV (TV PLAVA) dhe nj\u0451 Radio (Radio Z\u0451ri i Plav\u0451s),  mir\u0451po TV jep emision vet\u0451m n\u0451 gjuhen malazeze. N\u0451 Radion Z\u0451ri i Plav\u0451s ipet emision n\u0451 gjuhen shqipe tri her\u0451 n\u0451 jav\u0451, me nga dy or\u0451.
Duke ju falenderuar mund\u0451sis\u0451 q\u0451 ofron teknologjia, shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb disa portale informative si ulqini-online.com, \u201cLajme nga Ulqini\u201d dhe mal\u00ebsia.org. Me hapsiren q\u0451 u japin TVSH dhe RTK ngjarjeve p\u0451r shqiptar\u0451t n\u0451 Mal t\u0451 Zi l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
Projekti \u201dT\u00eb lexojm\u00eb shqip\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi Shkruan Albinot Maloku Trajektoren e proceseve historiko-politike e shoq\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi pa m\u00ebdyshje e p\u00ebrshkon edhe populli autokton shqiptar i k\u00ebtij shteti. Prej formimit t\u00eb Dukl\u00ebs, Zet\u00ebs e deri tek Mali i Zi i sot\u00ebm shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e rrjedhave p\u00ebrmes t\u00eb cilave ka gjarp\u00ebruar historia […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17939,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-24071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24071"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24071\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24074,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24071\/revisions\/24074"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17939"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}