{"id":24043,"date":"2019-10-07T12:36:18","date_gmt":"2019-10-07T10:36:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24043"},"modified":"2019-10-28T12:38:52","modified_gmt":"2019-10-28T11:38:52","slug":"dita-e-mesuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24043","title":{"rendered":"Dita e m\u00ebsuesit"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/urime_7_marsi_dita_e_mesuesit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2262\" width=\"478\" height=\"287\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Lumja\nti, moj Kor\u00e7\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Moj\nlule,<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u2019 i le\npas shoqet e tua,<\/p>\n\n\n\n<p>Si\ntrimi n\u00eb ball u sule,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u2019a\npaqim p\u00ebr jet\u00eb hua\u2026!\u2019\u2019<\/p>\n\n\n\n<p>(Naim\nFrash\u00ebri)<\/p>\n\n\n\n<p>Dita e\nM\u00ebsuesit \u2013 7 Marsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe dat\u00eb e madhe p\u00ebr arsimin shqip kudo q\u00eb\nndodhet n\u00eb trojet etnike shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ia vlen q\u00eb t\u00eb shkruhet p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb arsimit shqip, ngaq\u00eb arsimi e nxori nga injoranca dhe\npadituria kombin ton\u00eb dhe i dha drit\u00eb dijes dhe perspektiv\u00ebs s\u00eb popullit. Duke\nu nisur nga ky aspekt, do t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb rrug\u00ebtimin e arsimit shqip n\u00eb disa\npika t\u00eb shkurt\u00ebra. \u00cbsht\u00eb ky viti i 27-t\u00eb i nj\u00eb manifestimi t\u00eb k\u00ebtij lloji n\u00eb\nKosov\u00eb, kurse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb londineze 7 Marsi- Dita e M\u00ebsuesit festohet q\u00eb nga\nviti 1960. Kjo dit\u00eb sh\u00ebnohet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ngriten m\u00eb lart\u00eb traditat e\nshkoll\u00ebs komb\u00ebtare e t\u00eb \u00e7mohet figura e nderuar e m\u00ebsuesit dhe t\u00eb gjith\u00eb\npunonj\u00ebsve t\u00eb arsimit, roli i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb i madh n\u00eb edukimin e brezit t\u00eb ri\ndhe n\u00eb zhvillimin e gjithansh\u00ebm arsimor e kulturor t\u00eb kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, m\u00eb\n7 Mars 2017, mbushen 130 vjet nga dita e themelimit te M\u00ebsonjtores s\u00eb Par\u00eb\nShqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn u sh\u00ebnua nj\u00eb kthes\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb historin\u00eb e\npopullit shqiptar e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb historin\u00eb e Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare Shqiptare.\nS\u00eb k\u00ebndejmi, kjo dat\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike e\nkulturore n\u00eb historin\u00eb e arsimit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkolla\ne par\u00eb shqipe fillore komb\u00ebtare, ku m\u00ebsimet mbaheshin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, u\nthemelua n\u00eb kushtet e pushtimit osman, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 7 Mars t\u00eb vitit 1887.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkolla\ne par\u00eb shqipe u hap me inciativ\u00ebn e nj\u00eb grupi rilindasish dhe me p\u00ebrkrahjen e\nmasave patriotike nga Kor\u00e7a, si dhe atyre t\u00eb m\u00ebrgimit.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb\ndrejtor e m\u00ebsues i par\u00eb i shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishte rilind\u00ebsi e patrioti\nPandeli Sotiri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai\nishte nj\u00eb patriot i madh, i cili me vizionin e tij njer\u00ebzor e komb\u00ebtar b\u00ebri q\u00eb\npashk\u00ebputsh\u00ebm qe 113 vjet t\u00eb p\u00ebrhapet drita e arsimit dhe ngjallja kulturore e\nkomb\u00ebtare e popullit shqiptar. Shkolla e par\u00eb shqipe konsiderohet nj\u00eb\ninstitucion komb\u00ebtar, si nga p\u00ebrmbajtja, po ashtu edhe nga forma, ngase ishte\nshkolla e par\u00eb shqipe laike p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha besimeve, gjinive dhe\nshtresave popullore dhe demokratike ku m\u00ebsimi jepej falas. Si e till\u00eb, ajo\nshkoll\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb edukimit t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, sepse k\u00ebtu\nmbizotronte parimi i komb\u00ebtares mbi ndasit\u00eb fetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebr\nnga p\u00ebrmbajtja, struktura dhe plani m\u00ebsimore, shkolla n\u00eb fjal\u00eb kishte\nfizionomin\u00eb e nj\u00eb shkolle t\u00eb p\u00ebrparuar, e cila sh\u00ebrbeu si pen\u00eb (model) p\u00ebr\nshkollat e ngritura m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb\nshkoll\u00eb jepeshin l\u00ebnd\u00ebt: shkrim-k\u00ebndim, gjuh\u00eb shqipe, gramatik\u00eb shqipe, histori\ne Shqip\u00ebris\u00eb, gjeografi, aritmetik\u00eb, dituri natyre, edukat\u00eb muzike, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmbajtja\ne k\u00ebsaj shkolle p\u00ebrshkohej nga fryma patriotike, e cila mbrohej nga l\u00ebvizja q\u00eb\nkishte ngjallur Rilindja jon\u00eb komb\u00ebtare nga edukata e pun\u00ebs dhe dashuria p\u00ebr\ndije. Realisht Kor\u00e7a p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb madh\ndhe t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm me qytetet tjera, sepse ishte e para n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu,\nvargjet e poetit t\u00eb madh, Naim Frash\u00ebrit, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj kan\u00eb dometh\u00ebnien\ne vet t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: \u201cLumja ti moj Kor\u00e7\u00eb, moj lule, (q\u00eb vet ia nise e\npara) p\u00ebr jet\u00eb ta pa\u00e7im hua\u201c apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai vet:<\/p>\n\n\n\n<p>\u2019\u2019Lumja\nti, moj Kor\u00e7\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Moj\nlule<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u2019 i le\npas shoqet e tua,<\/p>\n\n\n\n<p>Si\ntrimi n\u00eb ball u sule,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u2019 a\npaqim p\u00ebr jet\u00eb hua\u2026!\u2019\u2019<\/p>\n\n\n\n<p>Pos\nPandeli Sotirit, drejtues t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb edhe disa\npersonalitete t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb arsimit ton\u00eb t\u00eb asaj kohe, si Petro\nNini Luarasi , Nu\u00e7i Na\u00e7i, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nfillim t\u00eb viteve \u201980-ta t\u00eb shekullit t\u00eb XIX-t\u00eb, patrioti Petro Nini Luarasi, n\u00eb\nShqip\u00ebrin\u00eb jugore hapi pes\u00eb shkolla shqipe, por qeveria turke i mbylli.\nKontribut t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb hapjen e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhan\u00eb edhe\nNaim e Sami Frash\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nvitin 1890 n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet u hap e para shkoll\u00eb fillore shqipe p\u00ebr vajza. Si\ntekste shkolle t\u00eb para u p\u00ebrdoren ato t\u00eb Naim Frash\u00ebrit, Sami Frash\u00ebrit, Jani\nVretos dhe sh\u00ebnime t\u00eb p\u00ebrgatitura sipas nevoj\u00ebs nga vet\u00eb m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebsonjtorja\ne par\u00eb shqipe veproi 15 vjet, sepse m\u00eb 1902 u mbyll mizorisht nga pushtuesit,\npor me von\u00eb s\u00ebrish u rihap. Shumica e atyre q\u00eb mbaruan k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb u b\u00ebn nj\u00eb\nrepart pararoje p\u00ebr quarjen p\u00ebrpara t\u00eb arsimit komb\u00ebtar dhe p\u00ebr edukimin e\nndjenj\u00ebs patriotike n\u00eb masat e gjera t\u00eb popullit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht\n\u00e7ka u tha gjer m\u00eb tani, flakadani i vet\u00ebdijes, i dij\u00ebs dhe i arsimit shqip\n\u00ebsht\u00eb ndezur shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, si p. sh. \u201cFormula e Pag\u00ebzimit\u201d (1462), shkruar\nnga Pal Engj\u00eblli, Historia e Gjergj Kastiotit \u2013 Sk\u00ebnderbeut (1480) nga Anonimi\nTivaras, Historia e Sk\u00ebnderbeut 1508-1510 shkruar nga Marin Barleti, etj.\n\u201cMeshari\u201d i Gjon Buzukut i vitit 1555, \u201cPasqyra e t\u00eb Rr\u00ebfyerit\u201d, i vitit 1621\nnga Pjet\u00ebr Budi, kurse m\u00eb 1632 u hap shkolla shqipe n\u00eb Kurbin, af\u00ebr Kruj\u00ebs, m\u00eb\n1638 n\u00eb fshatin Pdhan\u00eb (n\u00eb Mat) m\u00eb 1639, n\u00eb Blinisht\u00eb (Zadrime) m\u00eb 1671, n\u00eb\nJanjev\u00eb (Kosov\u00eb) m\u00eb 1692, n\u00eb Valje (Mirdit\u00eb) m\u00eb 1699, n\u00eb Shkod\u00ebr, 1699.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1635\nFrang Bardhi botoi vepr\u00ebn \u201cFjalori latinisht-shqip\u201d, kurse Andrea Bogdani botoi\ntekstin \u201cGramatika Latinisht-shqip\u201d, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu\nduhet t\u2019i p\u00ebrmedim edhe ideolog\u00ebt e Rilindjes Komb\u00ebtare: Naum Veqilharxhin, Zef\nJubanin, Jeronim de Rad\u00ebn, Elena Gjik\u00ebn, Konstantin &nbsp;Kristoforidhin, Koto\nHoxhin, v\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, Abdylin, Naimin e Samiun, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq,\nkund\u00ebr shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb XIX-t\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb\nshekullit t\u00eb XX-t\u00eb ishin ngritur qarqet shoveniste serbo- malazeze, maqedone,\nkisha greke dhe rrethet shoviniste bullgare, turke, etj. Edhe pse qeveria turke\ni mbylli shkollat shqipe, m\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe nuk u nd\u00ebrpre. N\u00ebp\u00ebr krahina\nt\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u hap\u00ebn shkolla t\u00eb reja ilegale shqipe. N\u00eb Kosov\u00eb\nshkollat shqipe punuan n\u00eb Stub\u00ebll t\u00eb Vitis\u00eb, n\u00eb Janjev\u00eb, n\u00eb Pej\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb,\nn\u00eb Prizeren, etj. Nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb dalluara n\u00eb p\u00ebrhapjen e m\u00ebsimit t\u00eb\ngjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kosov\u00eb ishin Hys Popova, At\u00eb Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Hasan\nPrishtina, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Nazim Gafurri, Luigj Gurakuqi, etj.\nNd\u00ebrsa, qeveria turke e legalizoi shkoll\u00ebn shqipe tek pas revolucionit Xhonturk\nn\u00eb vitin 1908. Nd\u00ebrkaq, duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, pedagogu\ni shquar kosovar Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, i hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim kronologjik\nhistorikut t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe q\u00eb nga themelimi e deri m\u00eb sot.Ai nd\u00ebr t\u00eb tjera\nka theksuar se duhet t\u2019i p\u00ebrkujtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata arsimtar\u00eb, veprimtar\u00eb t\u00eb\nshquar komb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb zjarrin e shum\u00eb luft\u00ebrave i vun\u00eb themelet e\nsistemit unik t\u00eb arsimit gjith\u00ebkomb\u00ebtar, si dhe t\u00ebr\u00eb ato gjenerata m\u00ebsuesish,\nt\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrkund\u00ebr inkuzicionit e dhun\u00ebs serbosllave vazhduan t\u00eb punojn\u00eb edhe\nm\u00eb me ngulm n\u00eb frym\u00ebn e idaleve t\u00eb Naimit e porosis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb tij. Deri m\u00eb\n12 qershor t\u00eb vitit 1999 forcat e err\u00ebta serbosllave donin t\u00eb ndalnin drit\u00ebn e\ndijes e t\u00eb drit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka \u00e7do popull, \u00e7do religjion, sepse dija e\nshkenca jan\u00eb t\u00eb shenjta, derisa ata shqiptar\u00ebve ua ndaluan k\u00ebt\u00eb drit\u00eb me metoda\nm\u00eb \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta\nmbajtur gjall\u00eb shkoll\u00ebn shqipe, arsimtar\u00ebt e popullit ton\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica\nt\u00eb m\u00ebdha. Prandaj, n\u00eb k\u00ebto kushte, duke nisur q\u00eb nga Kor\u00e7a lindi dhe l\u00ebshoi\nshtat sistemi komb\u00ebtar edukativo-arsimor.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb\nk\u00ebndejmi, rruga e shkronjave, e nisur dhe e lar\u00eb me gjak nga m\u00ebsuesit,\nstudent\u00ebt e nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb, triumfoi edhe pse kaloi net\u00eb t\u00eb tmerrshme\nbarbare t\u00eb bizantinizmit serbomadh apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi se shkollat shqipe si\nkandila t\u00eb pa shuar \u00e7an\u00eb nat\u00ebn e err\u00ebt pushtuese dhe treguan me drit\u00ebn e vet se\nmegjithat\u00eb agimi i liris\u00eb erdhi pashmangsh\u00ebm dhe paraqet hapin m\u00eb t\u00eb sigurt\ndrejt pavar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb arsimit n\u00eb t\u00eb gjitha viset shqiptare, si dhe n\u00eb\nterritorin e Kosov\u00ebs etnografike shqiptare t\u00eb martirizuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Arsimtar\u00ebt\nu ballafaquan me terrorin e pushtueseve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e marsit e\nmajit 1990, Serbosllavia hodhi helm n\u00eb shkollat tona dhe helmoi mbi 7000 nx\u00ebn\u00ebs\ne m\u00ebsues, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pengonte shtimin natyror dhe t\u00eb shkatrronte\nardhm\u00ebrin\u00eb e m\u00eb se 7000 familjeve t\u00eb ardhshme shqiptare. N\u00eb vitin 1991 u\nshpall\u00ebn t\u00eb mbyllura t\u00eb gjitha shkollat dhe fakultetet shqiptare, prandaj si\npasoj\u00eb e k\u00ebsaj, ndodhi angazhimi i m\u00ebsuesve t\u00eb martirizuar n\u00eb protesta p\u00ebr\npavar\u00ebsin\u00eb e shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu,\nderi m\u00eb 12 qershor t\u00eb vitit 1999, arsimi i Kosov\u00ebs vepronte n\u00ebn nj\u00eb trysni dhe\nterror t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ngase Serbia b\u00ebnte p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ndalur edhe g\u00ebzimin e\nf\u00ebmij\u00ebve, sepse hareja ishte tretur q\u00eb moti, kur policia serbe shkollat e\nfakultetet nga nx\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebrkat\u00ebsisht student\u00ebt shqiptar, vlen s\u00eb paku p\u00ebr nj\u00eb\n\u00e7ast t\u2019i l\u00ebm\u00eb represionet, arresimet, burgosjet, bastisjet, plagosjet, vrasjet,\nskamjen, etj., q\u00eb ta improvizojm\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb qet\u00eb, nj\u00eb nat\u00eb pa ankthe, t\u00eb\ncil\u00ebn shqiptar\u00ebt nuk e pat\u00ebn kurr\u00eb deri m\u00eb 12 qershor t\u00eb vitit 1999. Andaj, si\nderi m\u00eb 12 qershor 1999 e si para 130 viteve, k\u00ebrkesat e m\u00ebsues\u00ebve shqiptar\u00eb do\nt\u00eb sublimohen n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebtakime, p.sh. at\u00ebher\u00eb b\u00ebhej luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur\nshkolla shqipe, kurse deri m\u00eb 12 qershor 1999 p\u00ebr ta mbrojtur t\u00eb hapur shkoll\u00ebn\nshqipe. At\u00ebher\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit kor\u00e7ar\u00eb lironin sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si\nshkoll\u00eb voglush\u00ebve e deri m\u00eb 12 qershor 1999, qindra sht\u00ebpi e Kosov\u00ebs&nbsp;kan\u00eb\nqen\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb shkolla.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb,\nm\u00ebsuesi Pandeli Sotiri, bie viktim\u00eb e shovinizimit grek, kurse deri n\u00eb gjysm\u00ebn\ne vitit 1999, nx\u00ebn\u00ebsit, student\u00ebt, m\u00ebsuesit e prind\u00ebrit n\u00eb Kosov\u00eb bien viktima\nt\u00eb shovenizmit serb.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb\nkendejmi, 7 Marsi \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb e arsimit t\u00eb popullit ton\u00eb,\ndit\u00eb kjo q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn historike t\u00eb m\u00ebsuesve shqiptar\u00eb, si nj\u00ebri nga\nfundamentet e qenies son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo\ndat\u00eb historike, prandaj funksionon n\u00eb vet\u00ebdij\u00ebn e m\u00ebsuesve ton\u00eb komb\u00ebtar\u00eb e\ncivilizues dhe sigurisht do t\u00eb funskionoj\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebt e ardhshme. Populli\nshqiptar kudo q\u00eb jeton gjith\u00ebher\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr vlerat\nedukative-arsimore t\u00eb k\u00ebsaj date. Fryma liridash\u00ebse dhe demokratike e k\u00ebsaj\ndate e b\u00ebn\u00eb m\u00eb madh\u00ebshtore, m\u00eb aktuale dhe m\u00eb bashk\u00ebkohore Dit\u00ebn e M\u00ebsuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia\nhistorike e 7 Marsit \u00ebsht\u00eb dhe mbetet burim p\u00ebr frym\u00ebzimin edukativo- arsimor\nt\u00eb rinis\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb popullit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gjenerat\u00eb pas gjenerate, p\u00ebr t\u00eb\n\u00e7liruar atdheun nga pushtuesit e huaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga\nshkolla shqipe dol\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb ata individ\u00eb q\u00eb pa bindje politike e pa\np\u00ebrcaktime partiake, jan\u00eb inkuadruar n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.\nLuft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb i bashkon ideali i p\u00ebrbashk\u00ebt i kombit shqiptar p\u00ebr fitimin\ne liris\u00eb edhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se gjysm\u00ebn e ndar\u00eb t\u00eb kombit shqiptar dhe p\u00ebr jet\u00ebn\nn\u00eb paqe e harmoni. Edhe ata q\u00eb e ndihmuan materialisht, edhe ata q\u00eb i mjekuan\nplag\u00ebt e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K- s\u00eb, dol\u00ebn nga shkolla shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke ju\nuruar Dit\u00ebn e M\u00ebsuesit &#8211; 7 Marsin, shpresoj se vitin e ardhsh\u00ebm dit\u00ebn e\nm\u00ebsuesit do ta sh\u00ebnojm\u00eb n\u00eb kushte dhe gjendje materiale e standarde m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb shkrim e p\u00ebrfundoj me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrurim: Pa\u00e7it sh\u00ebndet e jet\u00eb ju m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb dashur e t\u00eb nderuar! Ju frym\u00ebzuat popullin shqiptar n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb e t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit shqip!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Projekti \u201dT\u00eb lexojm\u00eb shqip\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lumja ti, moj Kor\u00e7\u00eb, Moj lule, Q\u2019 i le pas shoqet e tua, Si trimi n\u00eb ball u sule, T\u2019a paqim p\u00ebr jet\u00eb hua\u2026!\u2019\u2019 (Naim Frash\u00ebri) Dita e M\u00ebsuesit \u2013 7 Marsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe dat\u00eb e madhe p\u00ebr arsimin shqip kudo q\u00eb ndodhet n\u00eb trojet etnike shqiptare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ia vlen q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2262,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-24043","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24043"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24043\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24044,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24043\/revisions\/24044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}