{"id":24017,"date":"2019-02-12T16:13:04","date_gmt":"2019-02-12T15:13:04","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24017"},"modified":"2019-10-26T16:18:10","modified_gmt":"2019-10-26T14:18:10","slug":"misteret-e-malit-te-sumes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=24017","title":{"rendered":"MISTERET E MALIT T\u00cb SUM\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mali-i-sumes-suma.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-24018\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mali-i-sumes-suma.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Mali-i-sumes-suma-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga prof. dr. Ruzhdi Ushaku<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Panoram\u00eb e malit t\u00eb Sum\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e di \u00e7\u2019m\u00eb shtyri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes veror t\u00eb gushtit t\u00eb vitit 2001, q\u00eb  me disa miq t\u00eb mi t\u00eb ngjitem Malit t\u00eb Sum\u00ebs, kur pritej, si zakonisht, nj\u00eb dit\u00eb e nxeht\u00eb e p\u00ebrc\u00eblluese. Ishte kjo nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, fuqi magjepse, k\u00ebrsh\u00ebri q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqte q\u00eb t\u00eb lidhja disi kujtimet e mia t\u00eb para 44 vjet\u00ebve, kur n\u00eb mosh\u00ebn rinore, si m\u00ebsues n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb pata vizituar g\u00ebrmadhat e nj\u00eb k\u00ebshtjelle n\u00eb maje t\u00eb k\u00ebtij mali t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm i cili disi q\u00ebndron krenar mes realitetit historik dhe ngjarjeve legjendare. Aventura ime ishte v\u00ebrtet\u00eb e \u00e7udit-shme, jo e peshuar mir\u00eb me fuqin\u00eb time fizike por e nxitur fort nga pjekuria dhe k\u00ebrsh\u00ebria intelektuale e shkencore p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar m\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrisht, fizikisht dhe shkenc\u00ebrisht n\u00eb misteret e Malit t\u00eb Sum\u00ebs. Ekspedit\u00ebs i printe nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes vend\u00ebs, nj\u00eb djalosh &#8220;alpinist&#8221; dhe gjuetar t\u00eb cilin e lidhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme edhe emri familjar Suma me emrin e Malit apo fshatit omonim. Ekipin e p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb mjek, intelektual dhe shkenc\u00ebtar i njohur i k\u00ebsaj ane, biri i tij nga Kanadaja i martuar me nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb huaj t\u00eb cil\u00ebn e t\u00ebrhiqte d\u00ebshira dhe kureshtja p\u00ebr trev\u00ebn e vendlindjes s\u00eb bashk\u00ebshortit. Kjo zonj\u00eb e re, nga nj\u00eb vend i larg\u00ebt, i q\u00ebndroi me stoiciz\u00ebm sprov\u00ebs s\u00eb ngjitjes dhe zbritjes nga ky mal i lart\u00eb rreth 500 metra, por q\u00eb duheshin t\u00eb pushtoheshin me zigzake t\u00eb shumta n\u00ebp\u00ebr shkurre e shk\u00ebmbinje ku mund t\u2019i thenin k\u00ebmb\u00ebt edhe dhit\u00eb e egra t\u00eb cilat si duket nuk ishin zotuar t\u00eb ngjiten n\u00eb maje t\u00eb k\u00ebtij mali t\u00eb shkret\u00eb dhe e kishin braktisur nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe jomikprit\u00ebs. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e ngjitjes ishin t\u00eb m\u00ebdha sepse, si\u00e7 pohoi edhe udh\u00ebrr\u00ebfyesi yn\u00eb i cili \u00e7ante koh\u00eb pas kohe shkurret me k\u00ebmes\u00ebn e tij, nj\u00eb far\u00eb rruge m\u00eb e sigurt\u00eb dhe m\u00eb e shkurt\u00ebr q\u00eb ishte dikur kishte humbur n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e koh\u00ebs dhe n\u00eb munges\u00ebn e bag\u00ebtive q\u00eb dikur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb instinktive e \u00e7elshin shtegun t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb brezin e posht\u00ebm t\u00eb malit ku kishte shkurre p\u00ebr kullot\u00eb. Ishte kjo arsyeja q\u00eb udh\u00ebtimi i cili k\u00ebtu e dyzet vjet m\u00eb par\u00eb pat zgjatur n\u00eb nj\u00eb drejtim rreth nj\u00eb ore, k\u00ebsaj rradhe zgjati mbi dy or\u00eb. N\u00eb maje t\u00eb malit arrit\u00ebm m\u00eb n\u00eb fund te mbeturinat gati t\u00eb zhdukura t\u00eb g\u00ebr-madh\u00ebs s\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjelle e cila gjat\u00eb vizit\u00ebs sime t\u00eb m\u00ebhershme ishin m\u00eb t\u00eb dukshme, m\u00eb impozante, por ku kat\u00ebr dekada kishin shlyer mjaft gjurm\u00eb dhe gati e kishin shkrir\u00eb me nj\u00eb mimikri natyrore, konfiguracionin e majes s\u00eb malit me themelin e fundit. Sikur natyra dhe koha ishin kujdesur ta fshinin p\u00ebrgjithmon\u00eb gjurm\u00ebn historike nga e cila do t\u00eb mbetej vet\u00ebm legjenda p\u00ebr gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb. Por \u00e7\u2019e do kur k\u00ebrsh\u00ebria profesionale e intelektuale dhe nj\u00eb guxim i cili v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe nj\u00ebher\u00eb, nuk lejoi q\u00eb kjo g\u00ebrmadh\u00eb t\u00eb shkrihet n\u00eb legjend\u00eb nebuloze, t\u00eb pakt\u00ebn sip\u00ebrfaq\u00ebsore ashtu si\u00e7 jemi shpesh t\u00eb prirur t\u2019i kuptojm\u00eb dhe p\u00ebrjetojm\u00eb legjendat dhe goj\u00ebdh\u00ebnat. Duke m\u00ebnjanuar sadopak barin dhe shkurret q\u00eb iu kishin futur p\u00ebr  themel k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb dikurshme dhe sikur donin q\u00eb ta rr\u00ebnonin definitivisht nga faqja e dheut dhe kujtesa, nis\u00ebn t\u00eb qitnin krye konturat e murit rrethues t\u00eb gjer\u00eb rreth l metre, gjurm\u00ebt e nj\u00eb saranxhe, gur\u00ebt e disa kthinave t\u00eb shembura deri n\u00eb themel dhe fragmentet e tjegullave, d\u00ebshmi k\u00ebto t\u00eb pamohueshme t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb njeriut me nj\u00eb prejardhje dhe histori t\u00eb padefinuar sakt\u00ebsisht, por jo edhe t\u00eb \u00e7veshur nga hipotezat dhe legjendat inspirative, gjithsesi jo krejt fiktive dhe t\u00eb pabaza. Derisa miq\u00ebt e mi b\u00ebnin fotografi p\u00ebr amshim, qoft\u00eb t\u00eb konturave t\u00eb mbetura t\u00eb fortes\u00ebs qoft\u00eb t\u00eb panoram\u00ebs madh\u00ebshtore q\u00eb shtrihej prej majes s\u00eb malit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Liqenit t\u00eb Shasit, Bun\u00ebs dhe fshatrave p\u00ebrreth, m\u00eb kapluan disa p\u00ebrsiatje dhe kujtime q\u00eb i kisha lexuar aty k\u00ebtu p\u00ebr Malin e Sum\u00ebs. Goj\u00ebdh\u00ebnat ishin t\u00eb llojllojshme dhe, kuptohet, n\u00eb versione t\u00eb ndryshme, prej atyre se kjo ishte nj\u00eb fortifikat\u00eb apo pushimore p\u00ebr mbret\u00ebrit apo sunduesit ilir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire, deri te legjenda sipas t\u00eb cil\u00ebs k\u00ebtu u zu rob Sh\u00ebn Gjon Vladimiri nga perandor Samuili. Nuk do mend se disa gjurm\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj legjende gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb faktin se sipas Kronik\u00ebs s\u00eb Priftit t\u00eb Diokles\u00eb dhe n\u00eb disa burime t\u00eb tjera thuhet se Vladimiri u zu rob n\u00eb nj\u00eb vend af\u00ebr Tivarit dhe se p\u00ebr nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb asaj kohe nuk mund t\u00eb pritet ndonj\u00eb sakt\u00ebsim m\u00eb i madh gjeografik ku ka ndodhur kjo ngjarje. Sidoqoft\u00eb, Samuili m\u00eb von\u00eb, apo dikush tjet\u00ebr  m\u00eb her\u00ebt, do t\u00eb ket\u00eb arritur t\u00eb z\u00ebnte rob ndonj\u00eb sundues i cili aty mund t\u00eb kishte qen\u00eb i strehuar qoft\u00eb p\u00ebr rekreacion qoft\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar armikut, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb strategjike dhe t\u00eb papushtueshme nj\u00eb tog i vog\u00ebl luft\u00ebtar\u00ebsh do t\u00eb mund t\u2019i b\u00ebnte ball\u00eb nj\u00eb fuqie shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb dep\u00ebrtimi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb me tradh\u00ebti q\u00eb ka mundur t\u00eb ndodhte. Bedeni megjithat\u00eb hesht. Hesht edhe mbeturina e saranxh\u00ebs s\u00eb dimensioneve relativisht t\u00eb m\u00ebdha e punuar me gur\u00eb dhe g\u00eblqere p\u00ebr rezervat e ujit t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr jet\u00eb dhe ekzistenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me bukuri q\u00eb vret. G\u00ebrmadha thua se pret q\u00eb t\u00eb \u00e7varroset nga ngujimi mij\u00ebvje\u00e7ar, por ende jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i hynin k\u00ebsaj aventure t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb. M\u00eb rradhiten kujtime dhe asociacione se ky monument i lasht\u00eb i shnd\u00ebrruar n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb gati t\u00eb padukshme, mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme dhe se k\u00ebta gur\u00eb, themele, kjo saranxh\u00eb, k\u00ebto fragmente t\u00eb tjegullave, po t\u00eb dinin t\u00eb flisnin do t\u00eb na tregonin p\u00ebr idila dashurie, p\u00ebrjetime frike e tmerri n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e net\u00ebve t\u00eb gjata dhe shekujve, n\u00eb nd\u00ebrrimin e stin\u00ebve me vap\u00eb dhe rrebeshe e rrufe q\u00eb shkrepnin q\u00eb nga antika per\u00ebndit\u00eb vendore. Historia p\u00ebr Vladimirin, qoft\u00eb kjo edhe si ngjarje e m\u00ebvonshme, mund t\u00eb jet\u00eb edhe si legjend\u00eb, m\u00eb e kapshme historikisht, dhe se fati i k\u00ebtij t\u00eb shenjti u lidh, pa marr\u00eb parasysh hipotezat dhe mendimet p\u00ebr prejardhjen e tij, me historin\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb apo t\u00eb Zonj\u00ebs s\u00eb Pap\u00ebrlyer t\u00eb Kraj\u00ebs, me shkuarjen e tij n\u00eb Presp\u00eb dhe me vrasjen e tij me tradhti m\u00eb l016 nga Vladislavi, para dyerve t\u00eb kish\u00ebs. Por \u00e7ka i shtyri epirotasit, si\u00e7 ceket n\u00eb nj\u00eb vend, q\u00eb m\u00eb 1215 t\u2019i \u00e7ojn\u00eb arkivolet e Vladimirit dhe Kosar\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs e pastaj n\u00eb Elbasan ku gjenden edhe sot n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Gjonit? K\u00ebtu duket se legjenda afrohet me ngjarjet historike p\u00ebr princ Sh\u00ebn Gjon Vladimirin q\u00eb e nxiti piktorin shqiptar Konstantin Shpatarakun q\u00eb kujtes\u00ebn n\u00eb Sh\u00ebn Gjon Vladimirin ta p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb shekullin XVIII n\u00eb ikon\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb shenjti. Mbetet q\u00eb legjenda p\u00ebr Vladimirin apo Sh\u00ebn Gjon Vladimirin t\u00eb lexohet jo vet\u00ebm historikisht por edhe t\u00eb p\u00ebrjetohet intelektualisht e artistikisht. N\u00eb disa burime thuhet se vendbanimi i sot\u00ebm i Kat\u00ebrkollit, i quajtur dhe i sh\u00ebnuar edhe me variantin tjet\u00ebr Vladimir (n\u00eb nj\u00eb pakt t\u00eb vitit 1405 si Sh\u00ebn Vladimir, krahas me Sh\u00ebn M\u00ebrin\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Romaneut, t\u00eb Rumis\u00eb), sipas t\u00eb gjitha gjasave; sh\u00ebmim i redaktorit, duhet t\u00eb lidhet me po k\u00ebt\u00eb mal apo k\u00ebshtjell\u00ebn ku sipas legjend\u00ebs ka jetuar nj\u00eb koh\u00eb dhe ka qen\u00eb i rob\u00ebruar Sh\u00ebn Gjon Vladimiri. Mali n\u00eb fjal\u00eb njihet me emrin Mali i Sum\u00ebs (Mali Sum\u2019s), e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mal legjenda mbi Krojet e Sum\u00ebs dhe sundimtarin i cili vriste \u00e7do t\u00eb ri i cili nuk mund t\u2019i numronte sakt\u00ebsisht sa kroje ka rr\u00ebz\u00eb Malit t\u00eb Sum\u00ebs. K\u00ebt\u00eb legjend\u00eb e p\u00ebrjetova n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kur pas zbritjes shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nga ana veriper\u00ebndimore arrit\u00ebm te Kroni i Sum\u00ebs i cili gjendej af\u00ebr 3-4 sht\u00ebpive t\u00eb vetmuara. Kroni i Sum\u00ebs, p\u00ebr ekipin dhe p\u00ebr mua, mund t\u00eb thuhet se ishte &#8220;Kroni i shp\u00ebtimit&#8221;, sepse n\u00eb at\u00eb vap\u00eb q\u00eb na zuri, shishja e ujit q\u00eb e pinim nga nj\u00eb g\u00ebr\u00e7 sa p\u00ebr t\u2019 i lagur buz\u00ebt, ishte gati e shterur. N\u00eb jet\u00ebn time kurr\u00eb nuk kam pir\u00eb uj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ajo pije hyjnore sikur m\u00eb solli prej agonis\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Do t\u00eb  thonte dikush se ashtu m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur sepse isha i lodhur, i raskapirut dhe i etsh\u00ebm, por jo. Nuk dija t\u00eb ngopesha me at\u00eb freski e shije dhe nuk m\u00eb r\u00ebndonte aspak pesha e tre kat\u00ebr litrave q\u00eb i piva me intervale; n\u00eb nj\u00eb burim m\u00eb tej, kur s\u00ebrish me kapi etja, uji q\u00eb piva ishte krejt\u00ebsisht me shije tjet\u00ebr. Nuk m\u00eb habit se ky krua kryesor e kishte marr\u00eb emrin Kroni i Sum\u00ebs, sepse ai ishte eliksir i  v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr \u00e7do kalimtar, p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtyre tre kat\u00ebr sht\u00ebpive n\u00eb af\u00ebrsi, t\u00eb cilat n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb p\u00ebrc\u00eblluese dhe natyr\u00eb mjaft t\u00eb vrazhd\u00eb t\u00eb tok\u00ebs arb\u00ebrore ishte burim i jet\u00ebs, burim hyjnor. Duke iu afruar ngadal\u00eb rr\u00ebz\u00ebs s\u00eb Malit ku i kishim parkuar veturat, mendoja si n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb toponime e emra familjar\u00eb q\u00eb ishin rr\u00ebnjosur dhe d\u00ebshmuar historikisht n\u00eb mesjet\u00eb si ata Suma, e m\u00eb konkretisht fshati Suma n\u00eb veri t\u00eb Bun\u00ebs, si dhe Dhimit\u00ebr Suma i cili me vojvod\u00eb Bogojen n\u00eb vitin l332 q\u00ebndroi n\u00eb krye t\u00eb kryengritjes kund\u00ebr mbretit Dushan, pra mu n\u00eb vitin historik kur Brokardi n\u00eb Tivar, pra jo shum\u00eb larg Malit t\u00eb Sum\u00ebs, d\u00ebshmon paradoksalisht se shqiptar\u00ebt kishin librat e tyre q\u00eb i shkruanin me g\u00ebrma latine, e ku p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk gjet\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb sot, asnj\u00eb g\u00ebrrithje shkrimi n\u00eb g\u00ebrmadhat e fortes\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Sum\u00ebs. Zinxhiri i k\u00ebtij emri familjar vazhdon n\u00eb rrjedhat e koh\u00ebs edhe n\u00eb vitin 1425 m\u00eb emrin e familjes bujare Suma, e me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr familjar quhej edhe nj\u00eb peshkop i Lezh\u00ebs n\u00eb vitin 1426. N\u00eb vazhdim, n\u00eb vitin 1816 p\u00ebrmendet nj\u00eb tregtar shkodran me em\u00ebr Antun Summa n\u00eb veloren &#8220;S. Nicolo&#8221; ku ishte kapiten i quajturi Jusuf Jakov Nicov. Edhe n\u00eb Ulqin, sipas disa sh\u00ebnimeve, deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, ka jetuar familja e pasur Suma (Summa), ndoshta me ndonj\u00eb lidhje me at\u00eb t\u00eb Dhimit\u00ebr Sum\u00ebs. Ky em\u00ebr familjar Summa ka qen\u00eb i p\u00ebrhapur edhe gjat\u00eb mesjet\u00ebs: n\u00eb Drisht dhe n\u00eb Tuz m\u00eb 1330 prmendet edhe Pjet\u00ebr Suma kurse n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVII nj\u00eb fshat n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit njihet me emrin Suma (Summa), apo sht\u00ebpia e famshme e Sum\u00ebs n\u00eb gadishullin e Suk\u00ebs n\u00eb Ulqin, ku q\u00ebndroi disa dit\u00eb knjaz Nikolla, sht\u00ebpi kjo q\u00eb u p\u00ebrjet\u00ebsua n\u00eb disa fotografi t\u00eb vjetra. Hallk\u00ebn e zinxhirit t\u00eb k\u00ebtij emri familjar t\u00eb pashk\u00ebputur e kisha pran\u00eb meje, para meje, e kisha n\u00eb emrin familjar t\u00eb k\u00ebtij djaloshi bujar dhe t\u00eb shkath\u00ebt, i cili me durim e sukses t\u00eb plot\u00eb na ktheu sh\u00ebndosh e mir\u00eb deri n\u00eb vendin kur para rreth 7 or\u00ebve ishim nisur p\u00ebr nj\u00eb aventur\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar g\u00ebrmadhat e k\u00ebshtjell\u00ebs n\u00eb Malin e Sum\u00ebs. U ndam p\u00ebrzem\u00ebrsisht prej k\u00ebtij djaloshi t\u00eb guximsh\u00ebm me d\u00ebshir\u00eb dhe shpres\u00eb se do t\u00eb takohemi edhe ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, por sa m\u00eb  takon mua, kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse p\u00ebr di\u00e7 t\u00eb till\u00eb, m\u00eb nuk mbetet koh\u00eb as fuqi fizike. Ajo mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb hallk\u00eb kujtimi apo nxitjeje q\u00eb dikush tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si hallk\u00eb k\u00ebrkimi t\u00eb misterit t\u00eb Malit t\u00eb Sum\u00ebs, ashtu si\u00e7 mbeti legjenda dhe d\u00ebshmit\u00eb onomastike me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr impresiv por q\u00eb, duhet ta pranoj, e p\u00ebrjetoj me nj\u00eb rr\u00ebqethje plot emocione dhe etje fizike p\u00ebr ta shuar n\u00ebn Kronin e Sum\u00ebs dhe mall\u00ebngjim e etje shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar e ditur di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr misterin e Malit t\u00eb Sum\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Projekti \u201dT\u00eb lexojm\u00eb shqip\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur nga Fondi p\u00ebr mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga prof. dr. Ruzhdi Ushaku Panoram\u00eb e malit t\u00eb Sum\u00ebs Nuk e di \u00e7\u2019m\u00eb shtyri n\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes veror t\u00eb gushtit t\u00eb vitit 2001, q\u00eb me disa miq t\u00eb mi t\u00eb ngjitem Malit t\u00eb Sum\u00ebs, kur pritej, si zakonisht, nj\u00eb dit\u00eb e nxeht\u00eb e p\u00ebrc\u00eblluese. Ishte kjo nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, fuqi magjepse, k\u00ebrsh\u00ebri q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24018,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[2514,28],"class_list":["post-24017","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike","tag-fshati-suma","tag-ulqin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24019,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24017\/revisions\/24019"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24018"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}