{"id":23952,"date":"2019-10-16T22:31:46","date_gmt":"2019-10-16T20:31:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23952"},"modified":"2019-10-16T22:31:46","modified_gmt":"2019-10-16T20:31:46","slug":"90-vjetori-i-renies-tragjike-te-at-shtjefen-gjecovit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23952","title":{"rendered":"90 VJETORI I R\u00cbNIES TRAGJIKE T\u00cb AT SHTJEF\u00cbN GJE\u00c7OVIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1450\" width=\"487\" height=\"365\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/shtjefen-gjecovi-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 487px) 100vw, 487px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n\n\n\n<p>Em\u00ebri Shtjef\u00ebn p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dashur dhe i respektuar. N\u00eb v\u00ebdndlindjen time em\u00ebri Shtjef\u00ebn nuk ishte i zakonsh\u00ebm. P\u00ebr mua personalisht ishte em\u00ebr shum\u00eb i bukur ngase festa e bjeshkatar\u00ebve e cila gjith\u00ebmon\u00eb bjen me 3 gusht quhet Dita e Sh\u00ebn Shtjefnit. T\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar. K\u00ebt\u00eb fest\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb mrekullueshme pjes\u00ebmarrja e familjar\u00ebve nga vrrini. Mysafir\u00ebt e Shtjefnit ishin nga viset e ndryshme t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare m\u00ebsova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb  n\u00eb Kosov\u00eb. Deri n\u00eb vitin 1966 ky kolos i kultur\u00ebs shqiptare ishte i ndaluar n\u00eb Kosov\u00eb. Rapsod\u00ebt ton\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi kur k\u00ebndonin k\u00ebng\u00eb trim\u00ebrie p\u00ebrmendnin edhe p\u00ebr Kanunin e Lek\u00eb Dukagjnit. N\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr Ungjillin dhe p\u00ebr Kanunin flitej m\u00eb shum\u00eb. Mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb kishin shum\u00eb respekt p\u00ebr pleq\u00ebnar\u00ebt dhe interpretuesit e Kanunit. N\u00eb mesin e viteve 60&#8242; Profesor Syrja Pupovci kishte mbrojtur n\u00eb Universitetin e Beogradit me not\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme disertacionin e doktoratit me titull: &#8220;Marr\u00ebdh\u00ebniet Juridiko Civile n\u00eb Kanunin e Lek\u00eb Dukagjnit. N\u00eb vitin 1968 Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit ishte l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsi\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, natyrisht se profesor i k\u00ebsaj l\u00ebnde t\u00eb Drejt\u00ebs kanunore ishte profesori i lartp\u00ebp\u00ebrmendur. P\u00ebr Kanunin e Lek\u00eb Dukagjnit kisha m\u00ebsuar edhe nga botimet e &#8220;Hyllit t\u00eb Drit\u00ebs&#8221; revist\u00eb kjo e cila gj\u00ebndej n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Kurdo citohej Kanuni p\u00ebrmendej edhe At. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi. Dijetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e cil\u00ebsonin si Monument t\u00eb Kultur\u00ebs Shqiptare. Ata shkruanin e flisnin me shum\u00eb respekt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb prelat t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte pasardh\u00ebsi me i d\u00ebnj\u00eb i Pjet\u00ebr Budit dhe Pjet\u00ebr Bogdanit. P\u00ebr Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin kisha m\u00ebsuar shum\u00eb edhe nga botimet n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Sh\u00ebjzat&#8221; t\u00eb Ernest Koliqit, sidomos nga studimet e At. Zef Valentinit. Dashurin\u00eb p\u00ebr Gje\u00e7ovin dhe Kanunin e L\u00ebk\u00eb Dukagjinit i solla n\u00eb Amerik\u00eb para pothuajse nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli. P\u00ebrshkrimi i Faik Konic\u00ebs gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb At.Gjecovit n\u00eb Gomsiqe m\u00eb kishte frym\u00ebzuar edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kanun. Faik Konica shkruante n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Dielli&#8221; t\u00eb Bostonit se i kishte par\u00eb me syt\u00eb e tij 3000 (tri mij\u00eb) faqe t\u00eb daktilografuara p\u00ebr Kanunin e L\u00ebk\u00eb Dukagjinit, pastaj Gje\u00e7ovi i kishte treguar Konic\u00ebs shum\u00eb artifakte t\u00eb koh\u00ebs ilire, bile edhe nj\u00eb en\u00eb e cila quhej &#8220;lakromonium&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn ilir\u00ebt e p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb derdhur lot kurdo ishte rasti. Konica e Fishta kishin b\u00ebr\u00eb 6 or\u00eb udh\u00eb me kuaj prej Shkodre deri n\u00eb famullin\u00eb e Gje\u00e7ovit n\u00eb Gomsqie. Konica kishte th\u00ebn\u00eb se kjo famulli mbase nj\u00eb dit\u00eb ka p\u00ebr t&#8217;u quajtur Sh\u00ebn Gomsiqja e Gje\u00e7ovit. Duke shfletuar gazet\u00ebn &#8220;Dielli&#8221; t\u00eb viteve 50&#8242; e 60 kisha hasur shum\u00eb shkrime n\u00eb anglisht nga autor\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit. Ato botime ishin artikuj shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb studiuara nga profesor\u00eb universitetesh amerikane. Edhe gazeta &#8220;The New York Tim\u00ebs&#8221; n\u00eb shkrime p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb analiza edhe p\u00ebr Kanunin. Bile n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1986 gazetari i njohur i k\u00ebsaj t\u00eb p\u00ebrditshme David Binder q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 60&#8242; kishte q\u00ebn\u00eb korrespondent n\u00eb Beograd kishte shkruar disa fjal\u00eb t\u00eb mbrapshta, dhe k\u00ebto i kishte d\u00ebgjuar nga Halit T\u00ebrnavci. Para se t\u00eb shkonte n\u00eb Kosov\u00eb kisha biseduar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e takimit me dijetar\u00ebt serioz\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Zoti Binder nuk kishte takuar asnj\u00ebrin prej tyre. Ai kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn dhe biseda me disa besnik\u00eb t\u00eb pushtetit ishte pasqyruar keq n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;The New York Tim\u00ebs&#8221;. Sipas atyre p\u00ebrshkrimeve Kanuni ishte nj\u00eb vep\u00ebr barbare. M\u00eb mundonin shpirt\u00ebrisht ato fjal\u00eb denigruese p\u00ebr Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, p\u00ebr t\u00eb cilin Ismail Kadare kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb &#8220;Prillin e Thyer&#8221;se  \u00ebsht\u00eb kodi m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb pas &#8220;Kodit t\u00eb Hamurabit&#8221;.<br>\nN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1988 kisha biseduar me Profesorin e Universitit Columbia Leonard Fox i cili kishte studiuar gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Universitetin e Mynihut,n\u00eb Katedr\u00ebn e Albanologjis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e drejtone Profesor Dr. Martin Camaj. Leonard Fox qysh n\u00eb rini kishte shfaqur interesim p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe studimet shqiptare. N\u00eb New York kishte lidhje me Profesor Dr. Rexhep Krasniqin dhe me disa dijetar\u00eb tjer\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb. Ata i kishin dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzimet e duhura p\u00ebr studimin e gjuh\u00ebs shqipe. Pas studimeve albanologjike n\u00eb Gjermani p\u00ebr disa vjet kishte punuar p\u00ebr &#8221; Evrop\u00ebn e Lir\u00eb&#8221;. Profesor Leonard Fox kishte njohuri t\u00eb mrekullueshme p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh bisedova me t\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkthimit anglisht t\u00eb Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit. Ai tha se kishte k\u00ebt\u00eb ide prej pothuajse dy dekadash, por nuk kishte gjetur mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pas disa muajsh arrit\u00ebm marr\u00ebveshjen n\u00eb lidhje me p\u00ebrkthimin e k\u00ebsaj vepre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe tradit\u00ebs shqiptare. Profesor Fox kishte angazhuar n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrkthimit dy bshk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb amerikan\u00eb dhe 2 shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Gjuha shum\u00eb e vjet\u00ebr e Kanunit ishte tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkthim serioz. Por p\u00ebr fat Profesor Fox kishte gjetur mb\u00ebshtetjen e Profesor Martin Camaj. Por mb\u00ebshtetjen e v\u00ebrtet\u00eb e kishte gjetur tek dijetari(scholar) dhe publicisti i mir\u00ebnjohur shqiptar Anton Logoreci. Ky gazetar i njohur i shkoll\u00ebs angleze &#8220;London School of Economics&#8221;,  kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr redaktimin e gjuh\u00ebs anglishte n\u00eb Kanun. Anton Logoreci  e kishte p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb guximshme, duke shtuar:&#8221;Pavar\u00ebsisht se jam nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb kurr\u00eb nuk kam pas guxim t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb botim jan\u00eb p\u00ebrkthyer anglisht t\u00eb gjitha sh\u00ebnim\u00ebt dhe fundnotat  e gjuh\u00ebs latine, gj\u00eb q\u00eb i mungojn\u00eb botimit shqip t\u00eb Kanunit n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb vitit 1933. Shum\u00eb intelektual\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj e kishin p\u00ebrg\u00ebzuar Profesor Fox p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kolosale. Dy tri dit\u00eb pas daljes nga shtypi I kisha d\u00ebrguar nj\u00eb kopje Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb kopje Ismail Kadares\u00eb, i cili m\u00eb von\u00eb e kishte uruar zotin Fox p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb tep\u00ebr serioze. Kjo vep\u00ebr doli nga shtypi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1989 me rastin e 60-vjetorit t\u00eb r\u00ebnjes tragjike t\u00eb At.Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit. Bile nj\u00eb promovim I thjesht\u00eb u b\u00eb n\u00eb Universitetin Fordham disa or\u00eb para se t\u00eb fillonte simpoziumi p\u00ebr 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit. At\u00eb dit\u00eb ishte n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb interesuarit. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs ishin shum\u00eb kurioz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr. Botimi shqip paralelisht anglisht ishte sugjeruar nga Profesor Martin Camaj. K\u00ebshtu i kishin botuar veprat e veta disa shkrimatar\u00eb t\u00eb Mesjet\u00ebs por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb botimet ishin shqip-latinisht. K\u00ebshtu ishin botuar veprat e Pjet\u00ebr Bogdanit. Nga ky botim t\u00eb huajt mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb nga gjuha shqipe,ngase duket si nj\u00eb lloj fjalori. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ishin botuar hyrjet shum\u00eb t\u00eb studiauara  t\u00eb Profesor Martin Camaj dhe t\u00eb Leonard Fox. Disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb specialisti i \u00e7\u00ebshtjeve ballkanike Victor Meier kishte botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Frankfurter Allgemeine Zeitung&#8221; nj\u00eb recension t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb,duke u p\u00ebrq\u00ebndruar tek r\u00ebnd\u00ebsia e bes\u00ebs shqiptare,dhe se shqiptar\u00ebt do t\u00eb \u00e7lirohen nga pushtimi s\u00ebrb n\u00ebqoft\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn e tyre p\u00ebr liri v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim bes\u00ebn shqiptare. Edhe gazetat e tjera evropiane dhe disa amerikane kishin botuar recensione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb botim. T\u00eb gjith\u00eb e kishin quajtur p\u00ebrkthim t\u00eb suksesh\u00ebm, bile p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Martin Camaj m\u00eb shkruante ato dit\u00eb nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebrg\u00ebzimi. Kanuni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, por ato p\u00ebrkthime nuk kan\u00eb pas sukses. Ekspert\u00ebt amerkan\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs juridike e vler\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkthim. Disa nga ata thon\u00eb se ting\u00ebllon anglisht si t\u00eb ishte hartuar fillimisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. <br>\nDisa jav\u00eb pas botimit i kisha d\u00ebrguar dhurat\u00eb nj\u00eb kopje gazetarit David Binder t\u00eb &#8220;The New Yrok Times&#8221;. Pas disa jav\u00ebsh m\u00eb kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyeshme urimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb botim, bile n\u00eb at\u00eb let\u00ebr e krahasonte Kanunin e Lek\u00ebs me Testamentin e Vjet\u00ebr. M\u00eb von\u00eb ky gazetar i p\u00ebrm\u00ebndur amerikan kishte botuar nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb, bile kishte cituar gjykat\u00ebsin federal amerikan Robert Sweet p\u00ebr interpretimet e tij rreth Kanunit. Pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs Robert Sweet kishte vajtur disa her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime jurist\u00ebve shqiptar\u00eb. Ai kishte cituar edhe nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardhe i cili kishte njohuri t\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kanuni \u00ebsht\u00eb cituar n\u00eb shum\u00eb botime anglisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. Disa kanale televizive kan\u00eb b\u00ebr\u00eb komente pastaj kanali televiziv &#8220;National Geographic&#8221; kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb film dokumentar p\u00ebr Kanunin dhe virgj\u00ebreshat shqiptare. Revista e famshme bot\u00ebrore &#8220;Vanity Fair&#8221; para shum\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb ese t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Dukagjinin dhe Ramush Haradinaj e kishte filluar shkrimin me nj\u00eb prej neneve kryesore t\u00eb Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjnit. N\u00eb Universitetin  &#8220;Washington Lee&#8221; Kanuni ishte l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimi. Tema ishte: &#8220;Koncepti i Nderit n\u00eb Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit (Concept of Honor in the Code of Lek\u00eb Dukagjini). Gjykatat amerikane dhe evropiane shum\u00eb her\u00eb i referohen Kanunit n\u00ebp\u00ebr proceset e ndryshme gjyq\u00ebsore. Mua si botues shum\u00eb her\u00eb m\u00eb jan\u00eb drejtuar p\u00ebr interpretime t\u00eb ndryshme, pavar\u00ebsisht se nuk jam ekspert i k\u00ebsaj fushe. Un\u00eb u kam dh\u00ebn\u00eb opinionet e mia si shqiptar dhe kurr\u00ebgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Bile prokurorja e famshme e New Yorkut tani drejetuese e nj\u00eb rubrike n\u00eb televizionin Fox News Jeanine Pirro m\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtuar disa her\u00eb p\u00ebr interpretime t\u00eb disa neneve t\u00eb Kanunit. N\u00eb vitin 1997 dhe 1998, ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb krim monstruoz midis dy familjeve shqiptare q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Westchester t\u00eb New Yorkut n\u00eb vitin 1986.   <\/p>\n\n\n\n<p>Viti 1999 kishte q\u00ebn\u00eb viti m\u00eb tragjik n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ky vit tragjik ishte edhe 70-vjetori i r\u00ebnjes tragjike t\u00eb At. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit. Nga ato q\u00eb kisha lexuar p\u00ebr Gje\u00e7ovin dhe Kanunin  e Lek\u00eb Dukagjinit  m\u00eb lindi idea p\u00ebr nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore n\u00eb Universitetin Fordham t\u00eb New Yorkut. Ky universitet \u00ebsht\u00eb katolik nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr e njohur akademike. Ishte shum\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr em\u00ebrin e k\u00ebtij burri t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar. Konferenca p\u00ebr At.Gje\u00e7ovin u zhvillua me 14 tetor 1999, duke filluar n\u00eb ora 10 t\u00eb m\u00ebngjezit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb simpozium kishin marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrtkthyesi i Kanuit anglisht Profesor Leonard Fox, dijetari mbase m\u00eb madh i k\u00ebtij Kodi,  japonezi nga Fukuoka Dr. Kazuhiko Yamamoto. Leonard Fox dhe Kazuhiko Yamamoto u shquan me kumtesat e tyre. Fol\u00ebsi i par\u00eb ishte Pat\u00ebr Zef Pllumbi. Pavar\u00ebsisht se ishte ftuar nergut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb Pat\u00ebr Zefi nuk ishte p\u00ebrgatitur fare. Ai foli dy minuta dhe kurr\u00ebgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb prisnin nj\u00eb mrekulli prej tij ngase ishte ftuar k\u00ebtu si meshtar fran\u00e7eskan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb u shquan edhe dy zonja, nj\u00ebra angleze Andrea Young dhe avokatja amerkane Kathy Imholtz e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jetonte dhe punonte n\u00eb Tiran\u00eb. Kathy Imholtz avokate nga Universiteti Harvard kishte nje respekt t\u00eb madh p\u00ebr Code of Leke Dukagjini dhe p\u00ebr tradit\u00ebn jurdike t\u00eb popullit shqiptar. Edhe juristi i mir\u00ebnjohur nga Tirana  Profesor Dr. Ismet Elezi ishte dalluar me kumtes\u00ebn e tij shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur.  N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ligj\u00ebruan edhe Pal Do\u00e7i, pastaj Anton \u00c7efa dhe Agron Alibali edhe ata dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn dhe verpr\u00ebn e At.Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nga Washingtoni Dr.Elez Biberaj dhe Fran Shkreli. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs kishte intervistuar disa prej dijetar\u00ebve q\u00eb ligjeruan at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Universitetin Fordham. Vlen p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar se ishin ftuar edhe Profesor Ejup Statovci dhe Profesor Zef Mirdita,por p\u00ebr shkaqe personale nuk kishin pas mund\u00ebsi t\u00eb marrin pjes\u00eb. Kisha ftuar edhe Nua Gjon Marka Gjonin i cili jetonte n\u00eb New York, por kur mori vesh se do t\u00eb merrte pjes\u00eb Pal Do\u00e7i e refuzoi ftes\u00ebn ton\u00eb ngase e konsideronte armik t\u00eb Familjes s\u00eb Gjon Marka Gjonit. N\u00eb at\u00eb rast i k\u00ebrkova falje ngase nuk kisha dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem. Dua t\u00eb shtoj se Nua Gjon Marka Gjoni kishte njohuri t\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Kanunin. Kjo Konferenc\u00eb shkencore ishte organizuar p\u00ebr t\u00eb nderuar k\u00ebt\u00eb burr\u00eb gjigant t\u00eb fes\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare. At. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb prelat, \u00ebsht\u00eb patriot e martir. Q\u00ebndron pran\u00eb atyre q\u00eb vun\u00eb themelet e kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Nderimet n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr Gje\u00e7ovin n\u00eb Zym t\u00eb Hasit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tradicionale. Kjo tradit\u00eb e shk\u00eblqyeshme vazdon p\u00ebr pothuajse nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli. At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi \u00ebsht\u00eb martir i kish\u00ebs dhe i kombit. Nuk e dijm\u00eb n\u00ebse i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrk\u00ebsa Selis\u00eb s\u00eb Shejt\u00eb p\u00ebr martirizimin e tij. Martirizimin e tij e kishte profetizuar 100 vjet m\u00eb par\u00eb Faik Konica kur kishte th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb famullia e tij do t\u00eb quhet &#8220;Sh\u00ebn Gomsiqja e Gje\u00e7ovit&#8221;. Shtatorja e tij do t\u00eb q\u00ebndronte bukur para Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 do t\u00eb q\u00ebndronte edhe em\u00ebri I tij n\u00eb ndonj\u00eb universitet ose kolexh t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb bot\u00ebn e huaj asnj\u00eb vep\u00ebr kulturore e kombit shaqiptar nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nderuar se Kanuni i Leke Dukagjiit t\u00eb cilin e kishte kodifiuar At.Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr monumentale t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare Universiteti i Leipzig menj\u00ebher\u00eb pas dekjes i kishte dh\u00ebn\u00eb titullin doktor nderi (doctoris honoris causa). At. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi ishte injoruar nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb fjalimin e tij zoti Nishani kishte p\u00ebrmendur At. Fisht\u00ebn por jo At. Gje\u00e7ovin. Mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb gabim n\u00ebse injorohet ky gjigant i kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi ishte prelat, ishte patriot dhe martir. At Gjergj Fishta ishte poet e patriot por jo martir e hero, si\u00e7 kishte q\u00ebn\u00eb At. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi. Ai kishte punuar, ishte lutur Zotit nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e Kosov\u00ebs dhe m\u00eb n\u00eb fund ishte vrar\u00eb nga ata q\u00eb e vrasin popullin shqitar tash 1300 vjet. Ora 3 pas dite e 14 tetorit 1929 \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej or\u00ebve m\u00eb tragjike gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit ton\u00eb. Kurdo e shoh figur\u00ebn e tij m\u00eb kujton martirin e par\u00eb t\u00eb krisht\u00ebrimit Sh\u00ebn Shtjefnin. Ky yll drite duhet t\u00eb sh\u00ebndris\u00eb n\u00eb qielllin e Arb\u00ebris\u00eb. Em\u00ebri i tij duhet t\u00eb gdh\u00ebndet me g\u00ebrma t\u00eb arta n\u00eb Panteonin e Kombit. Me 14 tetor 2003 kisha udh\u00ebtuar nga New Yorku p\u00ebr n\u00eb Zym t\u00eb Hasit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb or\u00ebt p\u00ebrkujtimore, bile aty mbajta nj\u00eb fjalim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb t\u00eb rac\u00ebs arb\u00ebroe. E kujtoj me dashuri e respekt nj\u00ebsoj si t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb prindi im. Jam shum\u00eb I lumtur q\u00eb i b\u00ebra disa sh\u00ebrbime k\u00ebtij titani shqiptar.Paq\u00eb n\u00eb amshim o shpirt i ndritur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Em\u00ebri Shtjef\u00ebn p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dashur dhe i respektuar. N\u00eb v\u00ebdndlindjen time em\u00ebri Shtjef\u00ebn nuk ishte i zakonsh\u00ebm. P\u00ebr mua personalisht ishte em\u00ebr shum\u00eb i bukur ngase festa e bjeshkatar\u00ebve e cila gjith\u00ebmon\u00eb bjen me 3 gusht quhet Dita e Sh\u00ebn Shtjefnit. T\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1450,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23952"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23952\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23953,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23952\/revisions\/23953"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}