{"id":2389,"date":"2015-03-15T07:00:10","date_gmt":"2015-03-15T06:00:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2389"},"modified":"2015-03-14T22:57:01","modified_gmt":"2015-03-14T21:57:01","slug":"shkreli-fan-noli-dhe-luigj-gurakuqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2389","title":{"rendered":"Shkreli: FAN NOLI DHE LUIGJ GURAKUQI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2391 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg\" alt=\"frank-shkreli-noli\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>(Kumtes\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtimin e 50-vjetorit t\u00eb ndarjes nga kjo jet\u00eb e Fan Nolit, organizuar nga VATRA, 13 Mars, 2015, n\u00eb New York)<\/p>\n<p>Z. Kryetar &#8212; s\u00eb pari d\u00ebshiroj tu falenderoj ju dhe Komisionin p\u00ebrgatit\u00ebs p\u00ebr ftes\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim p\u00ebrkujtimor me rastin e 50-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Fan Nolit.<\/p>\n<p>Un\u00eb, n\u00eb at\u00eb temen &#8212; duke mos qen\u00eb studjues i Nolit, as akademik dhe as historian, por pik\u00ebrisht nga pikpamja e nj\u00eb publicisti t\u00eb thjesht\u00eb &#8212; u p\u00ebrpoqa ta sh\u00ebnoja k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor me nj\u00eb shkrim modest para nja 10 dit\u00ebsh, p\u00ebr arsye t\u00eb respektit q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb, por edhe me shpres\u00ebn se do t\u00eb ket\u00eb kujtime t\u00eb tjera me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori, prandaj u p\u00ebrg\u00ebzoj q\u00eb kini organizuar k\u00ebt\u00eb takim p\u00ebrkujtimor.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam arritur ta njihja personalisht Fan Nolin, ndon\u00ebse emigrova n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend 5 vjet\u00eb pasi nd\u00ebrroi jet\u00eb ai, por gjat\u00eb viteve kam pas fatin ta njihja at\u00eb nep\u00ebrmjet disa njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt e kishin njohur mir\u00eb Nolin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre, ishte Louis Prifti, nj\u00eb ish-koleg imi n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, i cili gjat\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij tek VOA kishte mbuluar shum\u00eb prej aktiviteteve t\u00eb Nolit dhe kishte marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr intervistash prej tij. L. Prifti \u2013 ishte nj\u00eb thesar mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Nolit, nga i cili kam m\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb patriot. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Fan Nolin e simpatizojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr arsye se ai \u00ebsht\u00eb i yni, si shum\u00eb prej nesh, bir i diaspor\u00ebs, i cili pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb jet\u00ebs e kaloi jasht\u00eb trojeve shqiptare. Ndante pra nj\u00eb fat si t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb jemi duke e kaluar n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>Veprimtaria e Fan Nolit ishte e shum\u00ebanshme dhe roli i tij i mrekulluesh\u00ebm. Sepse Noli, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb bashkohas i tij Baba Rexhebi i Teqes\u00eb Bektashiane n\u00eb Detroit, \u201cIshte nj\u00eb prij\u00ebs i denj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn shpirt\u00ebrore, kulturore dhe komb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fol\u00ebsit e tjer\u00eb prek\u00ebn fush\u00eb t\u00eb ndryshme nga veprimtaria e Nolit, si dhe prirjet e tija t\u00eb rralla krijuese poliedrike, un\u00eb deshta q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb p\u00ebrmend, shkurtimisht, lidhjet e tija t\u00eb ve\u00e7anta me Luigj Gurakuqin dhe rolin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb kombit \u2013 ashtuq\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb edhe Gurakuqin, pasi 2 marsi i k\u00ebtij viti sh\u00ebnoi 90-vjetorin e vrasjes s\u00eb mikut dhe bashkpuntorit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Fan Nolit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me vend q\u00eb t\u2019i kujtojm\u00eb k\u00ebta shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej q\u00eb s\u2019jan\u00eb m\u00eb \u2013 ndon\u00ebse nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb harruar &#8212; ata jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm me veprat dhe me trash\u00ebgimin\u00eb e tyre, me idealet e tyre t\u00eb sh\u00ebnjta, me shemb\u00ebllat e tyre dhe me p\u00ebrpjekjet dhe rolin e tyre prej titan\u00ebsh, q\u00eb ata luajt\u00ebn p\u00ebr t\u2019a b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt ashtu si\u00e7 jan\u00eb sot, megjithse besoj se do t\u00eb d\u00ebshironin Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt kudo &#8212; m\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019jan\u00eb sot.<\/p>\n<p>K\u00ebta dy p\u00ebrvjetor\u00eb sh\u00ebndrisin me germa t\u00eb m\u00ebdha ari historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, sepse Noli dhe Gurakuqi &#8212; ve\u00e7mas dhe s\u00eb bashku &#8212; luajt\u00ebn role t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fatin e kombit shqiptar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishin aq bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb sa q\u00eb Noli, n\u00eb elegjin\u00eb kushtuar Gurakuqit pas vrasjes s\u00eb tij, e quan Gurakuqin, \u201cv\u00eblla\u201d, \u201cGoj\u00eb mjalt\u00eb dhe zem\u00ebr hekur\u201d:<br \/>\n\u201cSa m\u00eb mir\u00eb e kam njohur\u201d, do t\u00eb thoshte Noli p\u00ebr Gurakuqin\u201c, aq m\u00eb tep\u00ebr kam qen\u00eb i sht\u00ebrnguar ta respektoj.\u201d Noli do ta b\u00ebnte Gurakqin Minist\u00ebr t\u00eb Financave n\u00eb qeverin\u00eb e tij dhe si k\u00ebshilltar t\u00eb ngusht\u00eb e merr Gurakuqin me vete pjes\u00eb e delegacionit shqiptar n\u00eb mbledhjen e Lidhjes s\u00eb Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1924. Fillimisht ata mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb punimet e komisioneve t\u00eb ndryshme, ku fol\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, por ishte fjalimi i Fan Nolit n\u00eb sesjonin plenar t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve ai q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cPeshkopi, Kryeminist\u00ebr Fan Noli i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebri delegat\u00ebt e Lidhjes s\u00eb Kombeve t\u00eb mbeten goj\u00ebhapur, kur u mbajti nj\u00eb nga fjal\u00ebt q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb dhe pa dyshim nj\u00eb nga fjal\u00ebt m\u00eb piktoreske\u201d, do t\u00eb shkruante n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gazeta amerikane Nju Jork Tajms.<\/p>\n<p>Suksesi i Fan Nolit n\u00eb mbrojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Konferenc\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb, e v\u00ebrtetoi dhe e ngriti at\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel diplomati t\u00eb rangut bot\u00ebror dhe e b\u00ebri Nolin si nj\u00ebrin prej udh\u00ebheqsve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb jet\u00ebs politik\u00ebs dhe diplomatike shqiptare, ndoshta i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga Shtetet e Bashkuara ai sh\u00ebrbeu si nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs dhe p\u00ebrfaqsues i denj\u00eb i t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb Shqiptar\u00ebve kudo.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, kujtojm\u00eb pra nj\u00eb burr\u00ebshteti dhe diplomatin shqiptar i cili me veprat e tija komb\u00ebtare atdhedash\u00ebse, n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, nderon kombin shqiptar. Sipas nj\u00eb komenti t\u00eb gazet\u00ebs britanike, Manchester Guardian t\u00eb vitit 1924, sot kujtojm\u00eb &#8220;nj\u00eb burr\u00eb me t\u00eb cilin do krenohej \u00e7do vend, nj\u00eb diplomat i p\u00ebrkryer, nj\u00eb ekspert i politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb debatues i aft\u00eb, i cili la nj\u00eb p\u00ebrshtypje mbres\u00ebl\u00ebnse n\u00eb Gjenev\u00eb. Ai, me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb pazakont\u00eb, i mundi kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij ballkanik\u00eb, gjithmon\u00eb duke u qeshur&#8221;, shkruante gazeta britanike.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb prelat shqiptar, i krishter\u00eb, k\u00ebrkonte nj\u00eb Shqipni t\u00eb lir\u00eb dhe hynte dor\u00ebzan\u00eb se ndjeksat e tri besimeve do t\u00eb jetojshin n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb vullnetesh e q\u00ebllimesh. Pranija e Tij ishte nj\u00eb p\u00ebrgnjeshtrim i akuzave t\u00eb anmiqvet\u201d, do t\u00eb shkruante Ernest Koliqi me rastin e vdekjes s\u00eb Nolit, duke th\u00ebn\u00eb se armiqt\u00eb e kombit shqiptar, \u201cNuk e pritshin aty n\u00eb at\u00eb mbledhje (t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve) at\u00eb plotni argumentash historik\u00eb e gjeografik\u00eb t\u00eb paraqitun me stil t\u00eb nalt\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmonte pregatitje t\u00eb jashtzakonshme kulturore. Si mos me e pranue nj\u00eb shtet q\u00eb nxirrte njerz\u00eb me gjith\u00eb ato veti t\u00eb rralla?\u201d, pyeste Ernest Koliqi n\u00eb shkrimin e tij n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat me rastin e vdekjes s\u00eb Fan Nolit n\u00eb mars t\u00eb vitit 1965.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja aktive n\u00eb punimet e Lidhjes s\u00eb Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb n\u00eb vitin 1924 nga p\u00ebrfaqsuesit shqiptar\u00eb Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi mund t\u00eb konsiderohet si p\u00ebrpjekja e par\u00eb shqiptare, n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u2019ia bashkuar vendin e tyre t\u00eb izoluar dhe t\u00eb harruar Europ\u00ebs dhe vlerave universale t\u00eb njeriut. Nolit e Gurakuqit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, iu bashkuan pak m\u00eb von\u00eb edhe Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, t\u00eb cil\u00ebt shkuan n\u00eb Gjenev\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar para Lidhjes s\u00eb Kombeve duke k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi p\u00ebr popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb shovinist\u00ebt serb\u00eb donin ta zhduknin nga faqja e dheut. P\u00ebr shum\u00eb vite Bajram Curri e Hasan Prishtina mbanin mbi shpatulat e tyre vuajtjet dhe dhimbjet e nj\u00eb populli i cili nuk k\u00ebrkonte asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb jetonte i lir\u00eb n\u00eb trojet e veta autoktone. Nuk ua merrte mendja t\u00eb shkret\u00ebve se pjesmarrja n\u00eb at\u00eb sesion t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb m\u00eb 1924, do t\u00eb ishte e fundit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta rilindas t\u00eb kombit si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb nivel t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prandaj, me rastin e k\u00ebtyre p\u00ebrvjetorve p\u00ebr Luigj Gurakuqin dhe Fan Nolin, nuk mund t\u00eb harrojm\u00eb as 90-vjetorin e vdekjes s\u00eb Bajram Currit, gjithashtu n\u00eb mars t\u00eb vitit 1925. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtare n\u00eb Bashkimin Europian dhe kur Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe kur\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se kurr\u00eb \u2013 duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se ishin pik\u00ebrisht k\u00ebta burra t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrtuan urat e para drejt\u00eb Europ\u00ebs dhe per\u00ebndimit. Porta e Europ\u00ebs ishte e mbyllur at\u00ebher\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr arsye se t\u00eb huajt nuk i donin shqiptar\u00ebt. Por Fan Noli, Luigj Gurakqi, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina &#8212; si individ\u00eb dhe si grup &#8212; ishin t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vendosur mbi interesat aftagjata t\u00eb kombit t\u00eb vet, se bazuar n\u00eb tradit\u00ebn, vlerat dhe n\u00eb kultur\u00ebn e kombit, Shqiptar\u00ebt ishin dhe jan\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb Ernest Koliqit n\u00eb t\u00eb cilin thot\u00eb se edhe ai vet ishte nj\u00eb \u201cn\u00ebpun\u00ebs i vog\u00ebl por besnik n\u00eb Qeverin\u00eb e kryesueme prej Fan Nolit m\u00eb 1924\u201d, thekson tiparet e k\u00ebtyre burrave sipas Nolit, duke u shprehur se \u201cN\u00eb Luigj Gurakuqin, Fan Noli njofti burrnin\u00eb q\u00eb rrjedh nga vetit\u00eb shqiptare, trashigue nga t\u00eb Par\u00ebt dhe t\u00eb zhdrituna shk\u00eblqimisht n\u00eb rrezet e nji kulture s\u00eb gjan\u00eb. N\u00eb Bajram Currin njofti e p\u00ebrlavdoi instinktet e sh\u00ebndosha burrnore q\u00eb me gjarp\u00ebnim vetimash e shungllim bubullimash shfaqen papritmas n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ideal, pa dal\u00eb nga vijat e urtis\u00eb dhe pa u shkoq nga trashigimi st\u00ebrgjyshnuer i nderit e i drejt\u00ebsis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sot, 25 vjet\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit, aspiratat e kombit shqiptar p\u00ebr hapjen e port\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs nuk po realizohen \u2013 megjith\u00eb fjal\u00ebt e mira. Kjo kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00eb politike p\u00ebr\u00e7arse dhe korruptive, si dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb nj\u00eb dialogu politik, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan, p\u00ebr nj\u00eb bashkrendim t\u00eb nj\u00eb politike mbar\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrgjithshme strategjike, afat-shkurt\u00ebra dhe afta-gjata t\u00eb kombit. Duke marr\u00eb parasysh\u00eb gj\u00ebndjen aktuale politike n\u00eb trojet shqiptare, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos vihet n\u00eb dyshim sinqeriteti dhe gatishm\u00ebria e k\u00ebsaj klase politike shqiptare, p\u00ebr t\u00eb ndjekur sh\u00ebmb\u00ebllin e k\u00ebtyre rilindasve. A duan k\u00ebta politikan\u00eb t\u00eb sot\u00ebm ta \u00e7ojn\u00eb trenin shqiptar drejt\u00eb vlerave universale, drejt\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb ato shina dhe mbi ato ura q\u00eb nd\u00ebrtuan me aq mund e sakrifica, Noli dhe Gurakuqi me bashkohasit e tyre.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sot, Luigj Gurakuqi dhe Fan Noli ndiqnin nj\u00eb politik\u00eb parimore konsekuente diplomatike n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb kombit shqiptar. Shqiptar\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e kishin pun\u00ebn shum\u00eb ngusht, me shum\u00eb armiq t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb vendosur t\u00eb cop\u00ebtonin vendin &#8212; por pa shum\u00eb miq\u00eb &#8212; n\u00eb krahasim me situat\u00ebn e sot\u00ebme, kur kombi shqiptar radhit\u00eb si miq e p\u00ebrkrah\u00ebs vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara per\u00ebndimore. Por, megjith\u00eb sfidat e koh\u00ebs, fatbardh\u00ebsisht Shqip\u00ebria mbijetoi, fal\u00eb veprimtaris\u00eb, sakrificave, atdhedashuris\u00eb dhe patriotizmit pa interesa personale &#8212; t\u00eb burrave si Noli, Gurakuqi e Bajram Curri &#8212; t\u00eb cil\u00ebt mbronin para bot\u00ebs interesat e v\u00ebrteta t\u00eb kombit. K\u00ebta i p\u00ebrkisnin nj\u00eb brezi vigan\u00ebsh t\u00eb Rilindjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt shkrin\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr idealet e kombit.<\/p>\n<p>Ishte ky nj\u00eb brez pra patriot\u00ebsh shqiptar\u00eb, i cili synonte me \u00e7do kusht dhe pa kompromis sigurimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishin t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb merrnin p\u00ebrsip\u00ebr edhe angazhimin e tyre p\u00ebr p\u00ebrvetsimin dhe zbatimin e vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, t\u00eb standardeve dhe vlerave universale t\u00eb kombeve t\u00eb zhvilluara. Ata ishin t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe obligim, jo vet\u00ebm komb\u00ebtar, por edhe personal.<br \/>\nSh\u00ebnimi i 50-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Fan Nolit natyrisht b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb kujtuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e njerzve t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb kombit si\u00e7 ishte ai, por duhet gjithashtu t\u00eb sh\u00ebrbej p\u00ebr brezat e sot\u00ebm t\u00eb politikan\u00ebve, n\u00eb duart e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot fati i kombit &#8212; si nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka nga jeta dhe veprimtaria e tyre, e rolit t\u00eb tyre altruist, madje edhe nga gabimet e tyre, megjithse ata jetuan dhe vepruan n\u00ebn rrethana shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se sot dhe n\u00eb krahasim me arrijtjet e tyre t\u00eb metat dhe gabimet ishin t\u00eb vog\u00ebla.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia e tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast trash\u00ebgimia dhe roli i Fan Nolit, \u00ebsht\u00eb monumental n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. Aktiviteti i tij ishte gjithp\u00ebrfshir\u00ebs!<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 shkruante Ernest Koliqi me rastin e vdekjes s\u00eb Nolit, asgj\u00eb tjet\u00ebr mos t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Fan Noli p\u00ebr atdheun e vet, kur p\u00ebr hir t\u00eb zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb Emzot Nolit, Shqip\u00ebria u pranua si an\u00ebtare e Lidhjes s\u00eb Kombeve, kur Shqip\u00ebria siguroi t\u00eb drejtat e veta dhe doli faqebardh\u00eb \u2013 kjo vep\u00ebr e tija n\u00eb vetvete meriton mir\u00ebnjohjen e p\u00ebrjetshme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, kombi shqiptar ka nevoj\u00eb sot p\u00ebr Fan Nola, Luigj Gurakuqa dhe Bajram Curra. Brezi i sot\u00ebm i shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb thot\u00eb se nuk ka shembuj p\u00ebr tu ndjekur! N\u00ebqoftse ka vullnet, ja shembujt e burr\u00ebnis\u00eb, t\u00eb nderit, t\u00eb atdhedashuris\u00eb, t\u00eb pajtimit e t\u00eb harmonis\u00eb, por edhe t\u00eb kultur\u00ebs per\u00ebndimore, t\u00eb cil\u00ebt gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre \u2013 megjith rrethanat e v\u00ebshtira n\u00ebn t\u00eb cilat jetuan &#8212; ata u munduan gjithmon\u00eb t\u00eb sjellin ujin n\u00eb mulli t\u00eb atdheut t\u00eb vet.<\/p>\n<p>I madh mbetet Fan Noli 50-vjet\u00eb pas vdekjes! I p\u00ebrjetsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i tij!<\/p>\n<p>U falemenderit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli (Kumtes\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtimin e 50-vjetorit t\u00eb ndarjes nga kjo jet\u00eb e Fan Nolit, organizuar nga VATRA, 13 Mars, 2015, n\u00eb New York) Z. Kryetar &#8212; s\u00eb pari d\u00ebshiroj tu falenderoj ju dhe Komisionin p\u00ebrgatit\u00ebs p\u00ebr ftes\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim p\u00ebrkujtimor me rastin e 50-vjetorit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-2389","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2389"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2389\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2392,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2389\/revisions\/2392"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}