{"id":23861,"date":"2019-10-03T16:54:23","date_gmt":"2019-10-03T14:54:23","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23861"},"modified":"2019-10-03T16:54:23","modified_gmt":"2019-10-03T14:54:23","slug":"ndryshimi-i-emertimeve-gjeografike-dukuri-e-njohur-shoqerore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23861","title":{"rendered":"NDRYSHIMI I EM\u00cbRTIMEVE GJEOGRAFIKE  DUKURI E NJOHUR SHOQ\u00cbRORE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14017\" width=\"560\" height=\"496\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 560px) 100vw, 560px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>\u00cbsht\u00eb\ne drejt\u00eb e pakontestueshme&nbsp; e qytetar\u00ebve\napo&nbsp; popujve&nbsp; n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendosin p\u00ebr\nem\u00ebrtimet qoft\u00eb p\u00ebr&nbsp; individin, qytetin\napo t\u00eb shtetit t\u00eb tyre, dukuri e cila ka evoluar n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave\nshoq\u00ebrore nga ajo koloniale deri t\u00eb pavar\u00ebsia, duke qen\u00eb d\u00ebshmi autentike e periudhave\nt\u00eb ndryshme historike deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Por, nuk ka dilem\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt\nekzistojn\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme sepse nuk mund t\u00eb barazohet em\u00ebrtimi i\npersonit, me ato gjeografike si p\u00ebr &nbsp;&nbsp;qytetet&nbsp;\napo shtetet, sepse nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale sikurse\n\u00ebsht\u00eb emri i indvidit, por me konceptin e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb toponimeve si p\u00ebr\nqytetin dhe shtetin p\u00ebrkat\u00ebs, t\u00eb njohur n\u00eb nivel komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr.Nail&nbsp; Draga&nbsp; <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimi i emrit&nbsp; nuk \u00ebsht\u00eb dukuri e re apo e panjohur, p\u00ebrkundrazi\nparaqet dukuri t\u00eb hershme q\u00eb na vjen e trash\u00ebguar&nbsp; n\u00eb forma dhe varianta &nbsp;t\u00eb ndryshme deri n\u00eb dit\u00ebt tona. T\u00eb dh\u00ebnat e\nndryshme gjat\u00eb periudhave historike d\u00ebshmojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e emrit paraqet edhe\nstatusin social dhe shoq\u00ebror t\u00eb indvidit n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs. Por, ne m\u00eb k\u00ebt\u00eb\nrast nuk do t\u00eb trajtojm\u00eb em\u00ebrtimin si kategori e personave, por, em\u00ebrtimet &nbsp;si kategori gjeografike, historike dhe etnike.\nFjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr em\u00ebrtimet e territor\u00ebve apo regjioneve gjeografike, q\u00eb m\u00eb pas kan\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebsuar shtetet p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb kryesisht jan\u00eb shtete komb\u00ebtare. Historikisht\ndihet s\u00eb shum\u00eb shtete kan\u00eb ndryshuar emrat e tyre, var\u00ebsisht prej rrethanave\nshoq\u00ebrore, nga koh\u00ebrat e hershme, ata koloniale dhe m\u00eb pas deri t\u00eb pavar\u00ebsia e\ntyre.&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Em\u00ebrtimet\nideologjike t\u00eb qytet\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nlidhje me ndryshimin e emrave t\u00ebqytet\u00ebve kemi pasur sh\u00ebmbuj kudo nga koh\u00ebrat e\nkaluara e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, por ne me k\u00ebt\u00eb rast po japim disa shmebuj nga\nvendet e ish kampit socialist. K\u00ebshtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb meritave p\u00ebr fitor\u00ebn&nbsp; n\u00eb Revolucionin e Tetorit (1917), sa ishte\ngjall\u00eb Lenini disa qytete t\u00eb vogla u riem\u00ebrtuan me emrin e tij si<strong>: Lenjino, Lenjinjsk, Leninakan <\/strong>etj. Por,\npas vdekjes s\u00eb tij,&nbsp; n\u00eb vitin 1924,\norganet zyrtare sovjetike t\u00eb koh\u00ebs me dekret vendosen q\u00eb qyteti i<strong> Petrogradit <\/strong>t\u00eb riem\u00ebrtohet n\u00eb <strong>Leningrad. <\/strong>Por, pas r\u00ebnies s\u00eb\nsocializmit si rend shoq\u00ebror n\u00eb vitin 1992, k\u00ebtij qyteti iu rikthye emri i\nvjet\u00ebr<strong> Sankt Peterburg.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse\nanalizojm\u00eb n\u00eb diakroni em\u00ebrtimin&nbsp; e k\u00ebtij\nqyteti shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr del s\u00eb ai &nbsp;ka\npasur disa em\u00ebrtime<strong> (Sant Peterburg \u2013 Peterburg\n\u2013 Petrograd \u2013 Leningrad &#8211; Sant Peterburg), <\/strong>duke prezantuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\ntransparente rrethanat shoq\u00ebrore e historike t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse\nemri i Leninit n\u00eb ish-Bashkimin sovjetik iu vendos qytet\u00ebve pas vdekj\u00ebs s\u00eb tij,\nndryshe ishte situata me Stalinin. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kultin e individit i cili u\np\u00ebrjet\u00ebsua n\u00eb toponimi n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij. K\u00ebshtu n\u00eb vitin 1925, Stalini i\nvuri emrin e tij qytetitt\u00eb<strong> Volgogradit &nbsp;<\/strong>duke e riem\u00ebrtuar n\u00eb<strong> Stalingrad <\/strong>i cili k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim e ka mbajtur deri n\u00eb vitin 1961,\nkur me vendim t\u00eb Hrush\u00e7ovit u vendos q\u00eb qytetit ti kthehet emri i m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb <strong>Volgograd.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke\ni ndenjur besnik ideologjis\u00eb komuniste e sidomos idolit t\u00eb tij Stalinit, Enver\nHoxha me 19.12.1950 me dekret vendos q\u00eb qyteti i<strong> Ku\u00e7ov\u00ebs <\/strong>t\u00eb riem\u00ebrtohet me emrin<strong> Qyteti Stalin. <\/strong>K\u00ebt\u00eb em\u00ebr ky qytet e mbajti deri t\u00eb ndryshimet\ndemokratike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1990, kur u miratu pluralizmi politik.\nPik\u00ebrisht&nbsp; n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kumtese t\u00eb\ndates 21.12.1990 nga ana e PPSH, opinioni u njoftu se \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb busti i\nStalinit t\u00eb hiqet nga Tirana, si dhe t\u00eb hiqet emri i tij nga \u00e7do vend publik,\nnga del se hiqet emri i tij &nbsp;edhe nga <strong>Qyteti Stalin<\/strong> duke iu kthyer emri i\nm\u00ebparsh\u00ebm-<strong>Ku\u00e7ov\u00eb<\/strong>(1991).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb identike \u00ebsht\u00eb vepruar edhe n\u00eb ish-Jugosllavi, sepse kulti i Titos,\nishte identik si kudo n\u00eb vendet e ish kampit socialist. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb\ndat\u00ebs &nbsp;13.7.1946 u vendos q\u00eb emri i\nqytetit t\u00eb<strong> Podgoric\u00ebs <\/strong>t\u00eb riem\u00ebrtohet\nn\u00eb<strong> Titograd. <\/strong>Ky em\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb\nmbajtur deri n\u00eb vitin 1992, kur qytetar\u00ebt e k\u00ebtij qyteti me referendum t\u00eb\nmbajtur me 3.3.1992, me 72.1% vendos\u00ebn q\u00eb qytetit ti kthehet emri i m\u00ebparsh\u00ebm-<strong>Podgorica. <\/strong>N\u00eb ish-Jugosllavi po ashtu\nkemi pasur edhe qytete t\u00eb tjera m\u00eb emrin e ish presidentit Tito, si:<strong> Titov-Veles, Titovo-Uzhice, Titovo-Velenje\netj., <\/strong>do t\u00eb thot tet\u00eb qytete t\u00eb nj\u00ebsive federale&nbsp; ishin me emrin e tij, q\u00eb&nbsp; kan\u00eb mbetur n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb gjeografis\u00eb dhe &nbsp;historis\u00eb ideologjike t\u00eb ish shtetit me emrin &nbsp;Jugosllavi(1992).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Em\u00ebrtimi\nshqiptar n\u00eb Ukrain\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me interes \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb\nlidhje me ndryshimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht rikthimin e emrit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb\nvendbanimit. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendbanim shqiptar n\u00eb Ukrain\u00eb,\np\u00ebrkat\u00ebsisht&nbsp; p\u00ebr <strong>Karakaurtin<\/strong> n\u00eb qarkun e Odes\u00ebs. Ndon\u00ebse njihet tradicionalisht m\u00eb\nk\u00ebt\u00eb em\u00ebr nga ideologjia komuniste &nbsp;iu\nimponu&nbsp; emri &nbsp;<strong>Zhovtnevoe<\/strong>,\nnga viti 1944-2016. Por edhe n\u00eb Ukrain\u00eb ndodhi eliminimi i trash\u00ebgimis\u00eb\nideologjike komuniste, duke e rikthyer emrin tradicional t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm k\u00ebtij\nvendbanimi, q\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt paraqet diaspor\u00ebn historike n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ndryshimi\ni emrit t\u00eb shtet\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb rastit del se shum\u00eb vende t\u00eb\nbot\u00ebs&nbsp; kan\u00eb ndryshuar emrin, pasi jan\u00eb\nshpallur t\u00eb pavaruara.K\u00ebtu kemi parasysh vendet t\u00eb cilat ishin koloni dhe\nfituan pavar\u00ebsin\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull, <em>Pakistani\nLindor<\/em> u b\u00eb <strong>Bangladesh<\/strong>, <em>Bekuanalend<\/em> u b\u00eb <strong>Botsvana<\/strong>, <em>Ubangui \u00c7ari<\/em> u\nb\u00eb <strong>Afrika Qendore<\/strong>, <em>Cejloni<\/em> u b\u00eb <strong>Sri Lanka<\/strong>, <em>Indit\u00eb Lindore\nHolandeze<\/em> u b\u00eb <strong>Indonezia<\/strong>, <em>Rodezia<\/em> u b\u00eb <strong>Zimbabva<\/strong>, etj. Nd\u00ebrsa pas shp\u00ebrb\u00ebrjes&nbsp; s\u00eb shteteve federale n\u00eb ish kampin socialist\nku b\u00ebnin pjes\u00eb Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, dhe&nbsp; \u00c7ekosllovakia, nj\u00ebsit\u00eb federale u pavar\u00ebsuan\nme emrin e tyre ekzistues.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rasti i Maqedonis\u00eb, d\u00ebshtimi i referendumit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por,\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebrjashtim b\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb nj\u00ebsi federale, e ajo ishte Maqedonia,\ne cila edhe pse u pavar\u00ebsu n\u00eb vitin 1991, nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nuk \u00ebsht\u00eb njohur me\nk\u00ebt\u00eb em\u00ebr, por si <em>Ish Republika\nJugosllave e Maqedonis\u00eb(FYROM<\/em>). \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr se disa shtete e kan\u00eb\nnjohur me emrin e saj kushtetues, si Republika e Maqedonis\u00eb, por mbeti\nkontestues n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e sidomos nga fqinji i saj jugor, Greqia e\ncila ka refuzuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb till\u00eb, duke insistuar n\u00eb ndryshimin\ne tij, si kusht p\u00ebr njohjen nga ata p\u00ebr mbeshtetjen n\u00eb integrimet euroatlanike\nsi n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe\npse n\u00eb mes dy paleve (greko-maqedonase) me vite jan\u00eb zhvilluar bisedime di\u00e7ka\nkonkrete nuk \u00ebsht\u00eb arritur, ku p\u00ebrjashtim b\u00ebn <em>Marr\u00ebveshja e Prespes<\/em> (17.6.2018), ku u vendos q\u00eb Maqedonia ta\nndryshoj\u00eb emrin n\u00eb Maqedonia e Veriut, \u00e7\u00ebshtje kjo e cila do ti prezantohet\nqytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb referendum p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht\nn\u00eb dat\u00ebn 30 shtator 2018 u mbajt referendum popullor i cili n\u00eb mes tjerash n\u00eb\npyetjen e deklarimit kishte t\u00eb b\u00ebnte me pranimin apo jo t\u00eb ndryshimit t\u00eb emrit\nt\u00eb shtetit n\u00eb Maqedonia e Veriut. Rezultatet e referendumit ishin zhg\u00ebnjyese\nsepse n\u00eb votim kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb m\u00eb pak se 50% e qytetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb drejt vote,\nduke qen\u00eb nj\u00eb votim i d\u00ebshtuar.&nbsp; Edhe pse\nreferendumi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla&nbsp; nuk\nishte obligativ por konsultativ, sepse n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb vendoset\nme vota n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb, ku p\u00ebr aprovim nevojiten 2\/3 e votave t\u00eb deputeteve.Dhe ajo \u00e7ka\nnuk u arrit n\u00eb referendum u arrit n\u00eb Kuvend, ku me dat\u00ebn 19 tetor 2018 p\u00ebr\nndryshime kushtetuese q\u00eb do t\u00eb thot edhe p\u00ebr emrin e ri n\u00eb Maqedonia e Veriut\nkan\u00eb votuar 80 deputet\u00eb, aq sa ishte e nevojshme p\u00ebr miratimin e nj\u00eb propozimi\nt\u00eb till\u00eb. Nd\u00ebrsa i mbetet Kuvendit p\u00ebrkat\u00ebsisht legjislativit p\u00ebr ta avancuar\nk\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb procedurat e metejshme p\u00ebr ta mbyllur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila do t\u00eb\njet\u00eb legale p\u00ebr opinion vendas dhe ate nd\u00ebrkomb\u00ebtar.Pik\u00ebrisht me dat\u00ebn 11 janar\n2019, Kuvendi me 81 vota p\u00ebr mbeshteti ndryshimin e emrit n\u00eb Maqedonia e\nVeriut. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por\nq\u00eb t\u00eb jet\u00eb e plotfuqishme, Marr\u00ebveshja p\u00ebr emrin duhej t\u00eb ratifikohej edhe nga\nParlamenti i Greqis\u00eb, q\u00eb u mbajt&nbsp; me 25\njanar 2019, duke votuar &nbsp;me 153\nvota p\u00ebr miratimin e ndryshimit t\u00eb emrit n\u00eb Maqedonia Veriore. P\u00ebrve\u00e7\nndryshimit t\u00eb emrit Marr\u00ebveshja\nparasheh q\u00eb maqedonasit e sot\u00ebm t\u00eb mos ken\u00eb lidhshm\u00ebri me maqedonasit antik\nnd\u00ebrsa gjuha maqedonase t\u00eb pranohet se i takon grupit t\u00eb gjuh\u00ebve sllave.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht\nu mbyll &nbsp;kontesti mes dy vendeve i cili si\ni till\u00eb&nbsp; daton q\u00eb nga viti 1991, kur\nMaqedonia kishte shpallur pavar\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa Greqia kishte bllokuar integrimin\ne saj n\u00eb NATO dhe BE, me arsyetimin se fqinji i saj mund t\u00eb ket\u00eb pretendime\nndaj territorit t\u00eb saj verior q\u00eb, po ashtu, quhet Maqedoni.<\/p>\n\n\n\n<p>(Tetor 2019)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e pakontestueshme&nbsp; e qytetar\u00ebve apo&nbsp; popujve&nbsp; n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendosin p\u00ebr em\u00ebrtimet qoft\u00eb p\u00ebr&nbsp; individin, qytetin apo t\u00eb shtetit t\u00eb tyre, dukuri e cila ka evoluar n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore nga ajo koloniale deri t\u00eb pavar\u00ebsia, duke qen\u00eb d\u00ebshmi autentike e periudhave t\u00eb ndryshme historike deri n\u00eb dit\u00ebt tona. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-23861","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23861"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23861\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23862,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23861\/revisions\/23862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}