{"id":23725,"date":"2019-09-19T14:41:05","date_gmt":"2019-09-19T12:41:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23725"},"modified":"2019-09-19T14:41:05","modified_gmt":"2019-09-19T12:41:05","slug":"historiani-gjerman-enver-hoxha-e-shnderroi-shqiperine-ne-vend-invalid-por-per-krimet-e-regjimit-te-tij-sflet-askush-as-nuk-denohet-askush","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23725","title":{"rendered":"Historiani gjerman: Enver  Hoxha e shnd\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend invalid, por p\u00ebr krimet e regjimit t\u00eb tij  s\u2019flet askush, as nuk d\u00ebnohet askush"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-robeli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13458\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-robeli.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-robeli-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/enver-robeli-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><figcaption>Auslandskorrespondenten der SZ<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>18 Shtator, \n2019<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Historiani Christoph Dieckmann \nshkruan se pas nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbetur i tronditur nga mungesa e \ngatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar krimet e komunizimit dhe d\u00ebnuar kriminel\u00ebt. Ai \ntregon holl\u00ebsisht vrasjen e murgesh\u00ebs Marije Tuci. Ajo vdiq m\u00eb 1950, ishte \n22-vje\u00e7are \u2013 vdiq p\u00ebr shkak se refuzoi t\u00eb shtrihet n\u00eb shtrat me shefin lokal t\u00eb \nSigurimit. Marije Tucin e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb thes, bashk\u00eb me nj\u00eb mace t\u00eb eg\u00ebr, dhe e \nmbyt\u00ebn duke e goditur me shufra. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb diktatoriale u vran\u00eb 6000 \nnjer\u00ebz.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Enver \nRobelli<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi kan\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebr \nvizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri 20 shkenc\u00ebtar\u00eb gjerman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt merren me trajtimin e s\u00eb \nkaluar\u00ebs. Q\u00ebllimi i vizit\u00ebs ka qen\u00eb q\u00eb me pal\u00ebn shqiptare t\u00eb krijohen kontakte \np\u00ebr bashk\u00ebpunim. Shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb vizituar kampet e internimit n\u00eb Spa\u00e7 dhe \nTepelen\u00eb, kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shkod\u00ebr dhe kan\u00eb diskutuar me t\u00eb mbijetuar t\u00eb \ndiktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Pas k\u00ebsaj vizite historiani Christoph Dieckmann ka \nshkruar nj\u00eb tekst t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn DIE ZEIT t\u00eb Hamburgut mbi historin\u00eb e \nShqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shekullin e XX dhe trajtimin e s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste \u2013 ose th\u00ebn\u00eb \nm\u00eb mir\u00eb: munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar krimet e \nkomunizimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dieckmann p\u00ebrshkruan fillimisht \nnj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Spa\u00e7, dikur minier\u00eb e bakrit dhe qend\u00ebr e kampit m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm \nt\u00eb shfarosjes t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb 1968 nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs. Dieckmann e quan \nSpa\u00e7in \u00abkamp p\u00ebrqendrimi\u00bb. N\u00eb minier\u00ebn e Spa\u00e7it punonin 1400 t\u00eb burgosur. M\u00eb \n1973 dhe 1985 n\u00eb Spa\u00e7 u shtyp\u00ebn dy kryengritje t\u00eb t\u00eb burgosurve. Shtat\u00eb \nudh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb revolt\u00ebs u vran\u00eb. N\u00eb vitin 1990 kampi u mbyll, m\u00eb 2009 qeveria \nvendosi q\u00eb n\u00eb Spa\u00e7 t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb muze. As sot e k\u00ebsaj dite ky muze nuk \u00ebsht\u00eb \nhapur. Fabian Kati, nj\u00ebri nga t\u00eb burgosurit n\u00eb Spa\u00e7, thot\u00eb se shoq\u00ebria shqiptare \nnuk e sheh t\u00eb domosdoshme t\u00eb merret me trajtimin e diktatur\u00ebs komuniste. P\u00ebrse \nishte d\u00ebrguar n\u00eb burgun e Spa\u00e7it Fabian Kati? Sepse me nj\u00eb anten\u00eb \n\u00abkund\u00ebrrevolucionare kishte d\u00ebgjuar pop-muzik\u00eb\u00bb, e cila nga regjimi konsiderohej \narmike e klasave. Kati kishte p\u00ebrkthyer edhe tekste t\u00eb k\u00ebng\u00ebve, ky ishte m\u00ebkati \ni tij i radh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiani gjerman Christoph \nDieckmann citon ish t\u00eb burgosur t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se nj\u00eb e treta e shqiptar\u00ebve jan\u00eb \np\u00ebrndjekur nga regjimi, Spa\u00e7i ka qen\u00eb Auschwitzi yn\u00eb, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe \nnj\u00ebri shton: Auschwitzi u \u00e7lirua pas tri vitesh, Spa\u00e7i tek pas disa dekadave. \nDieckmann p\u00ebrshkruan me ton telegrafik v\u00ebrtitjen e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste nga \naleanca me Bashkimin Sovjetik te thellimi i raporteve me Kin\u00ebn. M\u00eb 22 n\u00ebntor \n1967 Radio Tirana njoftoi se Shqip\u00ebria ishte shpallur shteti i par\u00eb ateist n\u00eb \nbot\u00eb. 2035 objekte kulti u shkat\u00ebrruan apo iu nd\u00ebrrua destinimi, dinjitar\u00ebt \nfetar\u00eb u vran\u00eb apo internuan, lutjet d\u00ebnoheshin me masa drakonike. Mes alpeve \nshqiptare dhe Detit Jon u nd\u00ebrtuan 173 mij\u00eb bunker\u00eb. Sh\u00ebrbimi sekret Sigurimi \nnuk ndalej s\u00eb zbuluari armiqt\u00eb klasor\u00eb, m\u00eb 17 dhjetor 1981 kryeministri Mehmet \nShehu u gjet i vdekur n\u00eb shtratin e tij. \u00abKur vdiq Enver Hoxha m\u00eb 1985, ai la \npas vetes nj\u00eb vend invalid, krejt\u00ebsisht t\u00eb izoluar. Pas autokratit pushtetin e \nmori z\u00ebvend\u00ebsi i tij Ramiz Alia, pas diktatur\u00ebs personale erdhi oligarkia \npartiake\u00bb, shkruan Dieckmann.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushkatimi i Nikolai \u00c7ausheskut \ndhe gruas s\u00eb tij n\u00eb Rumani m\u00eb 1989 i frik\u00ebsoi komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \nlejuan themelimin e partive politike. M\u00eb 1990 u themelua Partia Demokratike. \nDieckmann shkruan: \u00abDemokrat\u00ebt e rinj nuk kishin nj\u00eb Havel apo nj\u00eb Valens\u00eb. Ata \nnuk rridhnin nga skena e disident\u00ebve, as nga l\u00ebvizja sindikale, as nga kisha e \ndistancuar nga regjimi, as nga grupi i kuadrove t\u00eb ekzilit. T\u00eb gjith\u00eb vinin nga \nsistemi i mbyllur, t\u00eb gjith\u00eb ishin edukuar n\u00eb frym\u00ebn komuniste. Ky \u00ebsht\u00eb \ntotalitariz\u00ebm. Sot t\u00eb dy partit\u00eb funksionojn\u00eb si sisteme klanore dhe \nklienteliste. N\u00eb Shqip\u00ebri qarkullon nj\u00eb maksim\u00eb: t\u00eb majtit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb djatht\u00eb se \nt\u00eb djathtit dhe e kund\u00ebrta\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiani gjerman Christoph \nDieckmann tregon holl\u00ebsisht vrasjen e murgesh\u00ebs Marije Tuci. Ajo vdiq m\u00eb 1950, \nishte 22-vje\u00e7are \u2013 vdiq p\u00ebr shkak se refuzoi t\u00eb shtrihet n\u00eb shtrat me shefin \nlokal t\u00eb Sigurimit. Marije Tucin e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb thes, bashk\u00eb me nj\u00eb mace t\u00eb \neg\u00ebr, dhe e mbyt\u00ebn duke e goditur me shufra. Ajo sot \u00ebsht\u00eb martire e kish\u00ebs, \nmartir\u00eb jan\u00eb edhe 36 prift\u00ebrinj dhe nj\u00eb imam. Vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr regjimi burgosi \n2890 njer\u00ebz, 601 i vrau, 136 vdiq\u00ebn nga torturat. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb diktatoriale u \nvran\u00eb 6000 njer\u00ebz. Pjerin Mirdita, i cili drejton nj\u00eb qend\u00ebr memoriale n\u00eb \nShkod\u00ebr, thot\u00eb se vras\u00ebsit e koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs as nuk p\u00ebrmenden, as nuk ndiqen \npenalisht. Nga vullneti i arsimtar\u00ebve varet n\u00ebse ata e tematizojn\u00eb diktatur\u00ebn e \nHoxh\u00ebs n\u00eb shkolla. Sipas Pjerin Mirdit\u00ebs shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qejf t\u00eb \nflasin p\u00ebr t\u00eb arriturat e vendit n\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. Pleqt\u00eb duan t\u00eb \nharrojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Tepelen\u00eb, shkruan \nDieckmann, shihen gra me shami t\u00eb bardha duke punuar arat, burra me gomar\u00eb duke \nmedituar, djem mbi mure duke p\u00ebrsh\u00ebndetur me dor\u00eb, minare dhe nj\u00eb pik\u00eb \nkarburanti, ku mes past\u00ebs s\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe marmelat\u00ebs s\u00eb fikut gjenden CD me \nk\u00ebng\u00eb q\u00eb e lavd\u00ebrojn\u00eb Enver Hoxh\u00ebn. Tepelena, sipas historianit gjerman: para \nmuzeut nj\u00eb p\u00ebrmendore e Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs, n\u00eb muze ki\u00e7 partizan, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb \ndhom\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb diktatorit Hoxha. Nj\u00eb piktur\u00eb revolucionare e paraqet at\u00eb \nduke e edukuar popullin, lart mbi lugin\u00eb dhe lum\u00eb. N\u00eb Tepelen\u00eb Simon Mirakaj \ntregon historin\u00eb e tij: si u internua si f\u00ebmij\u00eb n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs, si pa dhe \np\u00ebrjetoi vuajtje, vaj e vdekje \u2013 dhe Ilda Themeli, p\u00ebrkthyesja e shkenc\u00ebtar\u00ebve \ngjerman\u00eb, k\u00ebrkon nj\u00eb pauz\u00eb, sepse duhet t\u00eb qaj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shumica e t\u00eb internuarve n\u00eb \nTepelen\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim, nuk ka dokumente p\u00ebr kampin e \nTepelen\u00ebs, s\u2019ka as fotografi, ekzistojn\u00eb vet\u00ebm disa vizatime dhe tregime t\u00eb t\u00eb \nburgosurve. \u00abArkivi i diktatur\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb kujtimet e familjeve. \nOrganizatat e viktimave punojn\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb rajone, jan\u00eb t\u00eb fragmentuara, nuk \njan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Nuk ka diskurs komb\u00ebtar mbi diktatur\u00ebn ose \nkonsenzus mbi historin\u00eb\u00bb, shkruan Dieckmann.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vizit\u00ebs Dieckmann \nflet edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij gjerman\u00eb, kur thot\u00eb: jemi t\u00eb tronditur kur \nshohim se deri m\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri autoriteti i dosjeve t\u00eb Sigurimit ka p\u00ebrpunuar \ndhe miratuar vet\u00ebm 1500 k\u00ebrkesa p\u00ebr zbardhjen e dosjeve. Ligjin p\u00ebrkat\u00ebs e ka \nmiratuar qeveria socialiste e Edi Ram\u00ebs, opozita demokrate nuk ka votuar, \nshoqatat e viktimave e quajn\u00eb ligjin \u00abdemagogji\u00bb. Shqip\u00ebria, shkruan Dieckmann, \n\u00ebsht\u00eb planet tjet\u00ebr, s\u2019mund t\u00eb krahasohet me Gjermanin\u00eb e cila pas bashkimit \n\u00ebsht\u00eb ballafaquar me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>18 Shtator, 2019 Historiani Christoph Dieckmann shkruan se pas nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbetur i tronditur nga mungesa e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar krimet e komunizimit dhe d\u00ebnuar kriminel\u00ebt. Ai tregon holl\u00ebsisht vrasjen e murgesh\u00ebs Marije Tuci. Ajo vdiq m\u00eb 1950, ishte 22-vje\u00e7are \u2013 vdiq p\u00ebr shkak se refuzoi t\u00eb shtrihet n\u00eb shtrat me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13458,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23725","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23725"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23725\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23726,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23725\/revisions\/23726"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}