{"id":2372,"date":"2015-03-13T16:55:27","date_gmt":"2015-03-13T15:55:27","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2372"},"modified":"2015-03-13T16:55:27","modified_gmt":"2015-03-13T15:55:27","slug":"qerim-ujkanit-te-letersise-i-rreh-zemra-ne-nokshiq-te-plaves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2372","title":{"rendered":"QERIM UJKANIT T\u00cb LET\u00cbRSIS\u00cb I RREH ZEMRA N\u00cb NOKSHIQ T\u00cb PLAV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Qerim-ujkani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-full wp-image-2373 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Qerim-ujkani.jpg\" alt=\"Qerim-ujkani\" width=\"200\" height=\"265\" \/><\/a>Nga Ramiz LUSHAJ<\/p>\n<p>Dje i mbylli syt\u00eb breglimasi Qerim Ujkani i Selimajve t\u00eb Nokshiqit t\u00eb Plav\u00ebs. Sot po e merr n\u00eb gji toka e Prishtin\u00ebs. Njeriu, poeti, shkrimtari, gazetari e p\u00ebrkthyesi q\u00eb jetoi me kamb\u00eb e mend\u2019 p\u00ebr 78 vite n\u00eb tok\u00ebn shqiptare n\u00eb mes dy shteteve t\u00eb sotme: Kosov\u00ebs (Pej\u00eb-Prishtin\u00eb) e Malit t\u00eb Zi (Plav\u00eb-Gucis\u00eb) iku tue na e lan\u00eb p\u00ebr brezat mbi 20 veprat e tij letrare dhe dhimbjen ton\u00eb p\u00ebr humbjen e tij fizike. Ai nuk po largohet ashtu n\u00eb heshtje, megjith\u00ebse tana kohnat e desht\u00ebn heshtjen e tij t\u00eb pen\u00ebs n\u00eb letrat shqipe e ato paneuropiane, euro-atlantike (serbo-kroate, angleze, italiane, spanjolle, fr\u00ebnge, polake, etj.) e t\u00eb z\u00ebrit t\u00eb tij viteshum\u00eb n\u00eb Radio Prishtina. S\u2019ka se si t\u00eb ndodhin ndryshe, sepse kurr\u00eb nuk ka me hesht\u00eb fjala e Qerim Ujkanit, as vorret shqiptare t\u00eb Nokshiqit, as val\u00ebt me plag\u00eb shqiptare t\u00eb Limit, as malet me histori t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb.<br \/>\nKurrnji rresht nuk do e kisha shkruejt p\u00ebr Qerim Ujkanin e Plav\u00eb-Gucis\u00eb edhe sikur t\u00eb ishte nji Homer i Dyt\u00eb apo nj\u00eb Fishta i ri, n\u00eb se n\u00eb librat e tij nuk do t\u00eb kisha has\u00eb krijime p\u00ebr vendlindjen e vet, ku i lind\u00ebn t\u00eb par\u00ebt, ku i ka \u00ebndrrat e krenarin\u00eb, vorret, mallin e dhimbjet, plag\u00ebt e lulet\u2026 N\u00eb tufalakimet e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij pasardh\u00ebsi genetik i Selim Nok\u00ebs na e ka lan\u00eb edhe nji poezi p\u00ebr votr\u00ebn e vet t\u00eb gjakut breznik, p\u00ebr Nokshiqin flamurtar i martirizuar, p\u00ebr nokshiqasit \u2013 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, trima t\u00eb flakt\u00eb e t\u00eb heshtur, p\u00ebr realitetin e luft\u00ebrave, sakrificave e sfidave t\u00eb trollit t\u00eb vet t\u00eb Nokshajve. Nga gurra e tij poetike po e marr\u00eb vec nji met poetik:<\/p>\n<p>\u2026Me nuse ve\u00e7 nj\u00eb nat\u00eb e b\u00ebnin,<br \/>\nDark\u00ebn s\u2019arrinin ta hanin,<br \/>\nGot\u00ebn e linin p\u00ebrgjysm\u00eb.<br \/>\nE merrnin fush\u00ebn,<br \/>\nE merrnin malin.<\/p>\n<p>Se dikush prekte tok\u00ebn,<br \/>\nMe shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb<br \/>\nPrente vatanin.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr flak\u00eb e tym<br \/>\nShkonin syrgjyn\u2026<\/p>\n<p>E kam istikam\u00eb shpesh her\u00eb faktin historik se Lufta e Nokshiqit, dy betejat heroike n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb dy viteve ngjitas, 1879 e 1880, jan\u00eb nj\u00eb nga majemalet e Historis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare, kur shqiptar\u00ebt e bashkuar me Flamurin Komb\u00ebtar Shqiptar prijtar luftuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrball\u00eb 7 perandorive ma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs, thyen vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit e dol\u00ebn fitues p\u00ebrkohor. N\u00eb koft se trimnia ka nj\u00eb kut e kumt mat\u00ebs at\u00ebherit vendi e koha jan\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Nokshiqit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. E tjetra, shum\u00eb e rand\u00ebsishme e q\u00eb pak e pranojm\u00eb n\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Lufta e Nokshiqit 1879-1880 ishte Parath\u00ebnia e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00ebn e 1912-t\u00ebs. Cdo nokshiqas e plav\u00eb-gucias, k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb nderuar, kudo q\u00eb t\u2019i takoni n\u00ebp\u00ebr trevat shqiptare e udh\u00ebt e m\u00ebrgimit t\u00eb detyruar nderojini dhe nj\u00eb her\u00eb ma shum\u00eb p\u00ebr kit\u2019 nder t\u00eb madh komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nokshiqasit nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pushk\u00ebs, trima t\u00eb luftnave. Ata jan\u00eb dhe t\u00eb pen\u00ebs. Ata nuk kan\u00eb vet\u00ebm arm\u00eb e fishek\u00eb, po edhe libra. Atyne n\u00eb cdo koh\u00eb e mosh\u00eb iu lulojn\u00eb plag\u00ebt e librat. Ata kan\u00eb hy\u2019 n\u00eb panteonin e historis\u00eb. Po kan\u00eb mbet\u00eb dhe n\u00eb panteonin e let\u00ebrsis\u00eb. Njani prej tyne \u00ebsht\u00eb dhe akademiku, poeti, shkrimtari, p\u00ebrkthyesi, historiani Esad Mekuli, i lindur skej liqenit t\u00eb Plav\u00ebs, jet\u00ebrrit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky ishte kryetari i par\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave e Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs. I pari kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ka botue gjithato libra e ka emnin n\u00eb shum\u00eb botime antologjike shqiptare e t\u00eb huaja. Duket se k\u00ebta Mekul\u00ebt e Nokshiqit e kan\u00eb p\u00ebr gen t\u00eb vetin let\u00ebrsin\u00eb, pasi e kan\u00eb nxjerr\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb letrave shqipe. Hasan Mekuli i thon\u00eb. Ishte pedagog, poet, kritik letrar, studiues i let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebrkthyes, publicist. Edhe ky arriti t\u00eb jet\u00eb kryetar i Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Hasan Mekuli e ka pas\u00eb pen\u00ebn e jet\u00ebn me trimni se ishte i nokshiqas, ishte nga Plav\u00eb-Gucia e historive me lavdi. Aty, kah viti 1972, kur autoritetet e koh\u00ebs nuk desht\u00ebn me e njoft\u2019 Universitetin Shqiptar t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb nji mbledhje politike n\u00eb Beograd, u ngrit e foli haptas, shigjetoi, kryenelt\u00ebsoi: &#8220;Un\u00eb dij t&#8217;i mbathi opingat ka\u00e7ake, ende i ruaj n\u00eb tavane kullash&#8230;\u201d. E njof dhe nj\u00eb tjet\u00ebr nokshiqas, i der\u00ebs s\u00eb Bali Bajramit, q\u00eb nuk e ka fam\u00ebn letrare t\u00eb k\u00ebtyne dy mekulasve t\u00eb vllaznis\u00eb s\u00eb tij, po madh\u00ebshtia e tij hijeshon tek fakti se 90 vjecar e ka botue vjet, m\u00eb 2014, nji lib\u00ebr poetik krejt t\u00eb vecant\u00eb me nji titull simbolik, domethan\u00ebs; \u201cGur\u00eb t\u00eb ngulun n\u00eb Nokshiq\u201d. Ju k\u00ebndon zemra poetike nokshiqasve n\u00eb cdo koh\u00eb e n\u00eb cdo mosh\u00eb. Po nga mekul\u00ebt e Nokshiqit kemi dhe gazetar\u00eb. Dy prej tyne. G\u00ebzim Mekuli q\u00eb ka krye tri universitete n\u00eb tri shtete e tashti jetnon n\u00eb Oslo t\u00eb Norvegjis\u00eb e ka botue libra. \u00cbsht\u00eb dhe Drilona Nokshiqi n\u00eb Radio Tirana n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qerim Ujkani yn\u00eb ka dal\u00eb nga truall poetik, letrar, me male e lumenj letrar\u00eb, me lisa letrar\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb rast i vet\u00ebm. Shembull i vecuar. Ua thash\u00eb kryehere. Pra, dhe Selimajt e Nokshiqit e kan\u00eb poetin e vet, shkrimtarin e vet, gazetarin e vet, Qerimin, nj\u00eb nga shtat\u00eb djemt\u00eb e Ujkan Hasanit t\u00eb Hasan Bardhi Selimajt. K\u00ebta e kan\u00eb l\u00ebshue visin e vet prej hercekurit. Me sa di n\u00eb t\u00eb thanuna e hulumtime, diku aty nji dekad\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Nokshiqit, u shp\u00ebrngul\u00ebn e ran\u00eb n\u00eb Pej\u00eb, ku leu dhe Qerimi i let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Jetuan n\u00eb Kosov\u00eb, po dhe Nokshiqi e Plav\u00eb-Gucia jetuan n\u00eb shpirtin e hapat e tyne, n\u00eb z\u00ebrin e pen\u00ebn e Qerim Ujkanit. Ky poet, shkrimtar, p\u00ebrkthyes, publicist \u00ebsht\u00eb nga vllaznia e Selimajve t\u00eb veprimtarit komb\u00ebtar shqiptar, biznesmenit humanist Bruno Selimajt me vllaz\u00ebn, t\u00eb Alex Selimaj \u2013 ish president i Fondacionit Plav\u00eb-Guci n\u00eb Nju Jork, etj.<br \/>\nN\u00eb koft se dikush don me dit\u00eb ma shum\u00eb e ma mir\u00eb p\u00ebr Qerim Ujkanin e Selimajve t\u00eb Nokshiqit e t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb le t\u2019i hapin flet\u00ebt e librave t\u00eb tij, E thash\u00eb ma nelt, jan\u00eb mbi 20 t\u00eb till\u00eb, pa fol p\u00ebr p\u00ebrkthimet, p\u00ebr botimet antologjike, etj. P\u00ebr me ia njoft pen\u00ebn e shpirtit e madh\u00ebshtin\u00eb e veprave t\u00eb tij po i ceki vet\u00ebm titujt e disa librave me poezi e n\u00eb proz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt flasin shum\u00eb ma tep\u00ebr se fjal\u00ebt e mia p\u00ebr Qerim Ujkanin. Got\u00ebzoni e meditoni me titujt: \u201cTingujt e vendlindjes\u201d (1967), \u201cP\u00ebrralla e votr\u00ebs\u201d (1964), \u201cDeti ose poema e shqet\u00ebsueme\u201d (1968), \u201cPasthirrm\u00eb\u201d (1974, 1981), \u201cLart\u00ebsi toke\u201d (1979), \u201cGjaku im\u201d (1980), \u201cHije e k\u00ebputur\u201d (1982), \u201cDielli q\u00eb po krijoj\u201d (1983), \u201cMesjetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d (1977), \u201cM\u00ebkatet e err\u00ebsir\u00ebs\u201d (1997), \u201cMalli i Atdheut\u201d (1995), \u201cQyteti i zi\u201d (2011), etj. Qerim Ujkani n\u00eb nj\u00eb antologji \u201cLet\u00ebrsia e shekujve\u201d (V\u00ebllimi XXXIII), prezantuar n\u00eb Itali (Milano) hyn n\u00eb mesin e 15 poet\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Qerim Ujkani, prej hejcekurit, dhe prej sodit t\u00eb ndarjes apo ikjes t\u00eb tij fizike, ka hyr\u00eb e mbet\u2019 dhe n\u00eb antologjin\u00eb historike e letrare t\u00eb Nokshiqit e t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, t\u00eb Shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 13 mars 2015<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramiz LUSHAJ Dje i mbylli syt\u00eb breglimasi Qerim Ujkani i Selimajve t\u00eb Nokshiqit t\u00eb Plav\u00ebs. Sot po e merr n\u00eb gji toka e Prishtin\u00ebs. Njeriu, poeti, shkrimtari, gazetari e p\u00ebrkthyesi q\u00eb jetoi me kamb\u00eb e mend\u2019 p\u00ebr 78 vite n\u00eb tok\u00ebn shqiptare n\u00eb mes dy shteteve t\u00eb sotme: Kosov\u00ebs (Pej\u00eb-Prishtin\u00eb) e Malit t\u00eb Zi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2373,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-2372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2374,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2372\/revisions\/2374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}