{"id":23668,"date":"2019-09-14T07:35:49","date_gmt":"2019-09-14T05:35:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23668"},"modified":"2019-09-14T07:35:49","modified_gmt":"2019-09-14T05:35:49","slug":"voice-of-america-interviste-me-historianin-dr-athanas-gegaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23668","title":{"rendered":"&#8220;VOICE  OF AMERICA: INTERVIST\u00cb ME  HISTORIANIN  DR. ATHANAS GEGAJ&#8221;"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Athanas_Gegaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3063\" width=\"537\" height=\"614\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>(Me  rastin e 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeu \u2013 Kjo\u00a0intervist\u00eb\u00a0u  transmetua nga Z\u00ebri\u00a0 i Amerik\u00ebs\u00a0 m\u00eb 18 e 19 Janar t\u00eb vitit 1968)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Zoti&nbsp;Gegaj,kur \nFan Noli shkroi librin e tij mbi Sk\u00ebnderbeun m\u00eb 1949, ai tha se vepra juaj \nfr\u00ebngjisht mbi Sk\u00ebnderben\u00eb ishte m\u00eb e mbaruara qe kishte par\u00eb drit\u00ebn gjer n\u00eb \nvitin 1949,si nga forma,nga l\u00ebnda dhe nga baza dokumentare.P\u00ebrsa koh\u00eb punuat per \nk\u00ebt\u00eb vep\u00ebr dhe kur e mbaruat?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nI mbetem mir\u00ebnjoh\u00ebs Peshkop Nolit p\u00ebr laud\u00ebrim q\u00eb shprehi p\u00ebr vepr\u00ebn time \u201cL \nAlbanie et l\u2019invasion turque au XV-e si\u00e8cle\u2019 ose \u201cShqip\u00ebria dhe invazioni turk \nn\u00eb shekullin e XV-t\u00eb \u201cAt Noli ka qen\u00eb nj\u00eb njeri me kultur\u00eb&nbsp; t\u00eb gjer\u00eb dhe ishte \npo n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb ekspert&nbsp; i c\u00ebshtjeve t\u00eb historis\u00eb meskohore t\u00eb \nShqip\u00ebrise. At Noli gjeti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr gj\u00ebra qe e interesuan si studioz \nkompetent t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb veprave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, prandaj si shqiptar i madh q\u00eb \nishte, ai c\u00ebmonte n\u00eb kulm cdo gj\u00eb q\u00eb ka te b\u00ebj\u00eb me historin\u00eb e popullit shqiptar \ndhe me lart\u00ebsimin e tij si komb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr \nsa i p\u00ebrket vepr\u00ebs time \u201cShqip\u00ebria dhe invazioni turk n\u00eb t\u00eb XV-tin shekull\u201d kam \npunuar d\u00ebndur dy vjet\u00eb. K\u00ebrkimet e para i b\u00ebra n\u00eb vitin 1935 dhe vazhdova n\u00eb \nk\u00ebrkime dhe n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb librit gjat\u00eb vitit 1936. N\u00eb dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti \nlibri ishte gati p\u00ebr shtyp,por duke qen\u00eb thez\u00eb doktorale ,m\u2019u desht ta mbroj \npublikisht n\u00eb nj\u00eb nga Aulat e Universitetit t\u00eb Louvain,ku kisha kryer studimet&nbsp; \ne mia.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri \nu gjet interesant dhe autoritetet e Universitetit aprovuan botimin e tij. Libri \nn\u00eb fjal\u00eb u botua m\u00eb 1937 n\u00eb Louvain-Paris dhe nj\u00eb Sht\u00ebpi Botuese e Parisit u \nngarkua p\u00ebr shp\u00ebrndarjen&nbsp; dhe shitjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Ku \ni b\u00ebt\u00eb k\u00ebrkimet dhe,n\u00eb qoft\u00eb se i mbani m\u00ebnd, n\u00ebn cil\u00ebt profesor\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nK\u00ebrkimet e mia filluan n\u00eb Paris p\u00ebr ca muaj,ku ve\u00e7anarisht\u00eb n\u00eb \u201cBiblioth\u00e8que \nNationale\u201dt\u00eb qytetit gjeta shum\u00eb material t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Kurijoziteti im u \nngjall\u00eb vecanarishte kur p\u00ebr&nbsp; kombinacion,m\u00eb ra n\u00eb&nbsp; dor\u00eb nj\u00eb botim i t\u00eb \nmir\u00ebnjohurit profesor rumun,Constantin Marinesco,i shkruar frengjisht:\u201dAlfonsi i \nV,mbreti i Aragon\u00ebs e i Napolit dhe Shqip\u00ebria e Sk\u00ebnderbeut\u201d,botuar n\u00eb form\u00eb \nbroshyre nga Shkolla Rumune n\u00eb Paris m\u00eb 1923.Lib\u00ebr i vog\u00ebl po por nj\u00eb zbules\u00eb \np\u00ebr sa i p\u00ebrket historis\u00eb s\u00eb Sk\u00ebnderbeut e relacioneve mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe \nmbret\u00ebrkis\u00eb s\u00eb Aragon\u00ebs e t\u00eb Napolit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga \nParisi kalova n\u00eb Napoli, n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Firenze&nbsp; dhe n\u00eb Venedik,duke u ndalua p\u00ebr \nca koh\u00eb dhe n\u00eb Milano. N\u00eb arshivat&nbsp; dhe n\u00eb bibliotekat&nbsp; e k\u00ebtyre qyteteve gjeta \nmaterial t\u00eb shumt\u00eb dhe fillova t\u00eb p\u00ebrpiloi librin. Profesori im i mir\u00ebnjohur,q\u00eb \ne mbikqyri t\u00eb t\u00ebr\u00eb materialin m\u00eb dha aprovimin&nbsp; e tij p\u00ebr botim,ky ishte Adoph \nDe Mayer i Universitetit te Louvain.<\/p>\n\n\n\n<p>Si \nfilluat t\u00eb interesoheni p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb lib\u00ebr mbi Sk\u00ebnderben\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nInteresimi im p\u00ebr historin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tipikisht shqiptare. Aj \n\u00ebsht\u00eb heroj i kombit ton\u00eb dhe nj\u00eb fytyr\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare&nbsp; q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb historin\u00eb \ne Europ\u00ebs&nbsp; n\u00eb t\u00eb XV shekull. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb aj personalitet q\u00eb ka \nnderuar dhe nderon cdo koh\u00eb popullin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Po \ninteresimi im p\u00ebr historin\u00eb \u00eb Sk\u00ebnderbeut fillon at\u00ebher\u00eb kur isha student n\u00eb \nShkod\u00ebr, dhe vecanarisht\u00eb kur arrijti nga Amerika \u201cHistoria e Skenderbeut\u201d botua \nn\u00eb Boston nga At Noli me 1921 me an\u00ebn e Organizat\u00ebs Vatra. Ky lib\u00ebr entuziazmoi \nt\u00eb t\u00ebr\u00eb mosh\u00ebn&nbsp; e re shqiptare,sepse kishte merit\u00ebn q\u00eb jo vet\u00ebm se kishte \nshkrojtur n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bukur,por nga ana tjet\u00ebr paraqiste heroin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb \ndrit\u00eb t\u00eb re. Leximi i k\u00ebtij libri&nbsp; m\u00eb ka shoq\u00ebruar p\u00ebr shum\u00eb vjet\u00eb e m\u00eb n\u00eb fund \nm\u00eb shtyti t\u00eb k\u00ebrkoi gj\u00ebra t\u00eb reja p\u00ebr rreth heroit ton\u00eb,p\u00ebr t\u2019i paraqitur, edhe \nbot\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme Skenderbeun sipas nevojave t\u00eb kritik\u00ebs historike,duke ndar\u00eb n\u00eb \nsa ishte e mundur fytyr\u00ebn e tij gjigante nga legjendat.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019ishin \ndisa nga problemet q\u00eb p\u00ebrballuat gjat\u00eb shkrimit t\u00eb k\u00ebsaj vepre?.<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nProblemet q\u00eb m\u2019u paraqit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgatitjen e k\u00ebsaj vepre qen\u00eb t\u00eb shumta. M\u00eb s\u00eb \npari duhej q\u00eb un\u00eb t\u2019u \u00e7veshja nga cdo simpathi e ndjenj\u00eb personale. Historia n\u00eb \nk\u00ebt\u00eb rast lipsej t\u00eb ishte nj\u00eb histori kritike, e bazuar mbi dokumente t\u00eb koh\u00ebs, \nmbi botime, me vler\u00eb kritike q\u00eb n\u00eb cdo koh\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi Skenderbeun. E qe nj\u00eb \nproblem i r\u00ebnde, sepse Skenderbeu, si n\u00eb cdo zem\u00ebr shqiptare,ashtu edhe n\u00eb \nmua,mbetej p\u00ebrher\u00eb heroj i kombit,q\u00eb gj\u00ebsend nuk mund ta sh\u00ebndrroj\u00eb ftyr\u00ebn e \ntij!<\/p>\n\n\n\n<p>Nga \nana tjet\u00ebr k\u00ebrkova me cdo mjet t\u00eb konfrontoj historin\u00eb e vertet\u00eb me botime t\u00eb \npanumrta mbi Skenderbeun. K\u00ebtu m\u2019u desht t\u00eb luftoj p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb \nSkenderbe sipas dh\u00ebnjeve historike;po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebrkova ,me cdo kusht \nme cdo mjet,q\u00eb Skenderbeu t\u00eb mbetej dhe aj, q\u00eb na e paraqet legjenda ose m\u00eb mir\u00eb \nkronika e koh\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb luftova,por k\u00ebrkova t\u00eb mbetem objektiv n\u00eb cdo \nrast.<\/p>\n\n\n\n<p>Cilat \njan\u00eb disa nga gj\u00ebrat e ra,q\u00eb nuk diheshin m\u00eb par\u00eb, dhe q\u00eb i vut\u00eb n\u00eb dukje ju n\u00eb \nlibrin tuaj?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj: \nN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk ekzistonte nj\u00eb vep\u00ebr kritike mbi Skenderbeun. Botimet kritike \nishin marr\u00eb me ca probleme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Skenderebeut, dhe ato q\u00eb u \nparaqiteshin si histori kritike,kishin mungesa te shumta nga \u00e7do pik\u00ebpamje. \nMerita modeste e vepr\u00ebs time \u00ebsht\u00eb kordinimi i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre botimeve,duke i \nkonfrontuar me dokumenta t\u00eb koh\u00ebs. Merita e k\u00ebsaj vepre prandaj mbetet n\u00eb \nndamjen e legjend\u00ebs nga historia dhe n\u00eb udh\u00ebzimin e ri t\u00eb nj\u00eb studimi kritik t\u00eb \njet\u00ebs dhe t\u00eb veprave te Skenderebeut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb gurrat e arshivave dhe \naktetet zyrtare t\u00eb koh\u00ebs m\u00eb udh\u00ebzuan t\u00eb ndaj legjend\u00ebn nga historia e vertet\u00eb e \nSkenderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb \nr\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtyre zbulimeve?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nR\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtyre zbulimve p\u00ebr rreth historis\u00eb se Skenderbeut \u00ebsht\u00eb kryekreje n\u00eb \nmethod\u00ebn e re e kritike q\u00eb p\u00ebrdora p\u00ebr t\u00eb paraqitur Skenderbeun n\u00eb drit\u00ebn e \nv\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs se tij dhe t\u00eb veprave t\u00eb tija. Duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \nk\u00ebrkova q\u00eb Skenderebeu t\u00eb mbetej aj q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Dhe m\u00eb vjen mir\u00eb t\u00eb ju them se \nhistoria e Skenderbeut sa m\u00eb kritike t\u00eb jet\u00eb, aq m\u00eb gjigante na paraqitet jeta e \ntij. Legjenda e lart\u00ebsoi tep\u00ebr,por historia e kritika,gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb realizoj \nme \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb,nuk e vog\u00eblsojn\u00eb fytyr\u00ebn e tij si luftar, si strateg,si hero i nj\u00eb \nkohe dhe i nj\u00eb kombi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas \nmendimit t\u2019uaj, Zoti&nbsp;Gegaj, \n\u00e7\u2019kuptim ka, ose \u00e7\u2019kuptim duhet t\u00eb ket\u00eb jeta e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut p\u00ebr Shqiptar\u00ebt n\u00eb \nkohe t\u00eb sotme?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nJeta e veprat e Skenderbeut jan\u00eb nje sh\u00ebmb\u00ebll i pavdeksh\u00ebm n\u00eb gjiun e popullit \nshqiptar. Kujtimi i tij i drejtoi t\u00eb gjitha luftat e orvatjet p\u00ebr liri, q\u00eb b\u00ebri \npopulli shqiptar gjat\u00eb shekujve t\u00eb rob\u00ebris\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e indipendenc\u00ebs s\u00eb \ntij.<\/p>\n\n\n\n<p>Jeta \ndhe vepra e Skenderbeut jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb bashkim t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Si n\u00eb \nkoh\u00ebra t\u00eb kaluara,ashtu edhe sot,jeta dhe veprat e Skenderbeut jan\u00eb te bazuara \nmbi v\u00ebllazerim te gjithe shqiptar\u00ebve,mbi lirin\u00eb&nbsp; e vendit nga i huaji,mbi t\u00eb \ndrejtat e barabarta te \u00e7do qytetari,mbi respektin e \u00e7do shqiptari t\u00eb ndersh\u00ebm, \ndhe mbi ruajtjen e traditave tona, at\u00eb t\u00eb&nbsp; bes\u00ebs, t\u00eb burr\u00ebris\u00eb, t\u00eb mikpritjes&nbsp; \ndhe t\u00eb krenaris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr \nm\u00eb tep\u00ebr Skenderbeu na m\u00ebson se shqiptari nuk do t\u00eb kursej\u00eb gj\u00ebsend per t\u2019i \nardhur n\u00eb ndihm\u00eb nje shqiptari tjet\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb atdhe t\u00eb p\u00ebrbashkt\u00eb \nshqiptar,ku secili t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb vend q\u00eb na e lan\u00eb \ntrashigim t\u00eb par\u00ebt ton\u00eb.Ky vend \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e Shqiptar\u00ebve,ku secili \u00ebsht\u00eb \nzot n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij dhe k\u00ebrkon t\u00eb jetoj\u00eb me dignitet e n\u00eb bashkim,ashtu&nbsp; si\u00e7 na \nm\u00ebsoi Skenderbeu. E ku na m\u00ebsoi edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb \nshqiptar\u00ebve.K\u00ebta do ta mbrojn\u00eb me \u00e7do mjet e me \u00e7do sakrific\u00eb p\u00ebr Atdheun e \nShqiptar\u00ebve, dhe si vdiset p\u00ebr liri,pa u b\u00eb skllav i huaj, pa perulur karakterin \nburr\u00ebror t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Cili \n\u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb Skenderbeu vonoi t\u00eb kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer Kruj\u00ebn \ndhe principat\u00ebn e tij nga duart e Turq\u00ebve?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nShkaku kryesor q\u00eb Skenderbeu vonoi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb drejtimin e rezistenc\u00ebs \nshqiptare,qytetin e Kruj\u00ebs dhe principat\u00ebn e atit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb njohuria e thell\u00eb \ne fuqis\u00eb Ottomane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai, nuk shihte nj\u00eb fuqi tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb,q\u00eb te \nishte gati te p\u00ebrballj\u00eb ushtrit\u00eb&nbsp; e sulltan\u00ebve,q\u00eb po marshonin ngadhenjyese n\u00eb \nt\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria \nishte ndar\u00eb n\u00eb principata,pothuajse t\u00eb gjitha n\u00ebn influencen e huaj, turke ose \nveneciane. Kishte p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr parasysh historin\u00eb&nbsp; e atit t\u00eb tij,q\u00eb nuk pati \np\u00ebrkrahje, dhe sa her\u00eb ngriti krye,qe p\u00ebrul\u00eb nga ushtritia e sulltan\u00ebve. Me \ngjith\u00eb k\u00ebta Skenderbeu ishte n\u00eb kontakt me princat shqiptar\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb \nkthej sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb drejtuar rezistenc\u00ebn shqiptare. Kur pa se \nnje fuqi e re,Hungaria po luftonte n\u00eb brigje t\u00eb Danubit,at\u00ebher\u00eb Skenderbeu gjeti \nkohen e volit\u00ebshme,u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe organizoi vendin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \nfuqin\u00eb Ottomane.<\/p>\n\n\n\n<p>De\u00e7izioni \ni Sk\u00ebnderbeut t\u00eb kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb organizoj\u00eb vendin kund\u00ebr fuqis\u00eb \nottomane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga de\u00e7izionet m\u00eb me pergj\u00ebsi t\u00eb historis\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb \nSk\u00ebnderbe mund t\u00eb merrte nj\u00eb de\u00e7ision t\u00eb atill\u00eb!E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb,ai \u00ebsht\u00eb i madh \ndhe i pavdeksh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e popujve.<\/p>\n\n\n\n<p>Cil\u00ebt \nkan\u00eb q\u00ebn\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb Sk\u00ebnderbeu, me nj\u00eb fuqi t\u00eb vog\u00ebl mundi t\u00eb b\u00ebj\u00eb ball\u00eb \nforcave t\u00eb m\u00ebdha&nbsp; e t\u00eb armatosura gjer n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb sulltan\u00ebv\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nFaktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb Sk\u00ebnderbeu me nj\u00eb usht\u00ebri te vog\u00ebl mund t\u2019u b\u00ebj\u00eb ball\u00eb \nforcave t\u00eb armatosura t\u00eb Sulltan\u00ebve t\u00eb Turqis\u00eb,sipas mejtimit tim,jan\u00eb \nk\u00ebto:Sk\u00ebnderbeu ishte strateg i p\u00ebrsosur,nj\u00eb komandant, q\u00eb nuk dinte \u00e7ka \u00ebsht\u00eb \nfrika,nje njoh\u00ebs i vendit dhe i zakoneve shqiptare; dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Sk\u00ebnderbeu \nnuk e la kurr\u00eb armikun q\u00eb t\u2019i imponoj\u00eb planet e tija n\u00eb luft\u00eb. Fuqit\u00eb shqiptare \nSk\u00ebnderbeu i ndante sipas nevojave t\u00eb rasteve; ky linte p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb rezerv\u00eb&nbsp; dhe \nshtegun t\u00eb hapur,q\u00eb te mos rrethohej nga armiku. M\u00eb tep\u00ebr Sk\u00ebnderbeu qe aj q\u00eb&nbsp; e \nsulmonte armikun duke i dh\u00ebn\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb tij nj\u00eb shembull q\u00eb ka mbetur nj\u00eb \ntradit\u00eb burr\u00ebrie shqiptare. Aj perballonte vdekjen si nj\u00eb ushtar i thjesht\u00eb. Ku \nishte rreziku m\u00eb i madh aty ishte Sk\u00ebnderbeu. E nuk kishte ushtar shqiptar q\u00eb t\u00eb \nmos kerkonte t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb gj\u00eb q\u00eb b\u00ebnte Skenderbeu!<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb \nn\u00eb fund Sk\u00ebnderbeu dhe kapetan\u00ebt e ushtar\u00ebt e tij luftonin p\u00ebr liri. Ai dhe \nushtar\u00ebt e tij e dinin se nuk u mbetej tjet\u00ebr ve\u00e7se vdekjes ose liris\u00eb . P\u00ebr \nk\u00ebt\u00eb gj\u00eb Sk\u00ebnderbeu&nbsp; e trimat shqiptar\u00eb shkruan epopen\u00eb shqiptare t\u00eb shekullit \nt\u00eb XV.Kjo \u00ebsht\u00eb epopeia m\u00eb e bukur e \u00e7do kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Sk\u00ebnderbeu \nbashk\u00eb me mbrojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb mbrojti edhe Krishterimin dhe qyteterimin e \nEvrop\u00ebs nga sulmet e Turq\u00ebve. Pra p\u00ebrse disa vende t\u00eb Evop\u00ebs,sidomos Venediku \nnuk i dhan\u00eb p\u00ebrkrahjen e duhur?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nNuk ka dyshim se Skenderbeu mbrojti qytet\u00ebrimin europian dhe ua thej hovin \nfuqive ottomane q\u00eb ishin gati t\u00eb marrshojn\u00eb n\u00eb Itali&nbsp; dhe n\u00eb Europ\u00ebn \nq\u00ebndrore.Sk\u00ebnderbeu pati ndihma&nbsp; nga Alfonsi i V i Aragon\u00ebs&nbsp; dhe i Napolit,si \ndhe nga pap\u00ebt e Rom\u00ebs q\u00eb e kishin kuptuar mir\u00eb rrezikun ottoman. Sa p\u00ebr \nVenedik,sadoq\u00eb ishte nj\u00eb fuqi e madhe detare kjo p\u00ebr shkaqe treg\u00ebtare k\u00ebrkonte&nbsp; \nt\u00eb mbante marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Turqin\u00eb;dhe ishte rivale e mbretit t\u00eb Aragon\u00ebs \ne t\u00eb Napolit. M\u00eb von\u00eb m\u00eb 1463 e kuptoi rrezikun dhe p\u00ebrkrahi Sk\u00ebnderbeun,por qe \ntep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas \n\u201cLidhjes s\u00eb Kapedan\u00ebve\u201dq\u00eb u b\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, e cila e vuri n\u00eb krye \nSk\u00ebnderben\u00eb,c\u2019far\u00eb forma administrative u shtuan asi kohe n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nSipas Lidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs,Sk\u00ebnderbeu mbetej kryekomandant i forcave shqiptare. \nDal\u00eb nga dal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i bashkoi p\u00ebr rreth vehtjes s\u00eb tij,duke u l\u00ebn\u00eb liri n\u00eb \nadministrimin e principatave&nbsp; t\u00eb tyre.K\u00ebto principata ishin shum\u00eb t\u00eb kufizuara e \nshpesh te okupuara nga Turqit ose nga Venediku. Secila principat\u00eb i jepte \nSk\u00ebnderbeut p\u00ebrkrahjen me ushtar\u00eb,por shpezat e luft\u00ebs i p\u00ebrballote \nSk\u00ebnderbeu,shpesh her\u00eb i ndihmuar nga Mbreti Alfons,pap\u00ebt e Rom\u00ebs, nga Raguza&nbsp; \ndhe nga t\u00eb ardhurat e krip\u00ebs.M\u00eb von\u00eb pati p\u00ebrkrahje dhe nga Venediku.Forma \nadministrative n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte ajo q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb Europ\u00eb,duke \nmos harruar se deri qyteti i Kruj\u00ebs ishte qytet i lir\u00eb,prandaj forma \nadministrative u mb\u00ebshtet n\u00eb ligjet e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas \nmendimit tuaj,c\u2019far\u00eb drejtimi do t\u00eb kishte marr\u00eb fati i Shqip\u00ebrise sikur \nSk\u00ebnderbeu t\u00eb kishte jetuar m\u00eb gjat\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nPo t\u00eb kishte jetuar m\u00eb gjat\u00eb Sk\u00ebnderbeu ,sadoq\u00eb ishte i shtytur n\u00eb mosh\u00eb, fatet \ne Shqip\u00ebrise&nbsp; do t\u00eb ndryshonin. Aj me 1463 b\u00ebri nj\u00eb marr\u00ebveshje me Republik\u00ebn e \nVenedikut, i suguroi Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrkrahjen&nbsp; e saj dhe ai vet\u00eb qe em\u00ebruar \nkomandant suprem&nbsp; i ushtrive shqiptare veneciane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Skenderbeu&nbsp; do t\u00eb \nkishte koh\u00eb t\u00eb udh\u00ebzoj\u00eb djalin e tij Gjonin,k\u00ebshtu q\u00eb rezistenca shqiptare e \np\u00ebrkrahur nga tjera fuqi europiane,do t\u00eb mund t\u2019i siguronte Shqip\u00ebrise lirin\u00eb&nbsp; \ndhe indipendenc\u00ebn;k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e meritonte&nbsp; dhe ca fuqi t\u00eb koh\u00ebs kishin filluar ta \nkuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe \nqysh prej koh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb&nbsp; botuar vepra juaj dhe ajo e Fan Nolit mbi Sk\u00ebnderbeun \n,a kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh dokumenta t\u00eb tjera q\u00eb nuk diheshin m\u00eb par\u00eb rreth jet\u00ebs dhe \nluft\u00ebrave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut?<\/p>\n\n\n\n<p>Gegaj&nbsp;: \nStudimet p\u00ebrmbi jet\u00ebn dhe veprat e Skenderbeut nga koha e botimit&nbsp; t\u00eb vepr\u00ebs \ntime e pastaj kan\u00eb vazhduar. M\u00eb s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb vazhdimi&nbsp; i botimit t\u00eb Acta \nAlbania dhe Acta Albanie Veneta;k\u00ebto t\u00eb fundit p\u00ebrgatitur&nbsp; nga Qendra e \nStudimeve Shqiptare t\u00eb Italis\u00eb. Dhe At Valentini \u00ebsht\u00eb duke botuar \u201cStudi \nVeneti\u201d te\u201dFondazionit Cini\u201d,q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me historin\u00eb shqiptare gjat\u00eb \nshekuj\u00ebve XIV-XV. 500-vjetori i vdekjes s\u00eb Skenderebut nga shume pik\u00ebpamje \nshpresoj t\u00eb jet\u00eb de\u00e7isive p\u00ebrsa i p\u00ebrket epok\u00ebs s\u00eb Fatosit ton\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \nintervist\u00eb po ribotohet me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb lapidarit t\u00eb Fatosit ton\u00eb \nkomb\u00ebtar Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Triesh, si\u00e7 e dim\u00eb te gjith\u00eb autori i \nk\u00ebsaj vepre t\u00eb madhe historike kishte lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb legjendare te \nArberise (Gjeke Gjonlekaj)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Me rastin e 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeu \u2013 Kjo\u00a0intervist\u00eb\u00a0u transmetua nga Z\u00ebri\u00a0 i Amerik\u00ebs\u00a0 m\u00eb 18 e 19 Janar t\u00eb vitit 1968) Zoti&nbsp;Gegaj,kur Fan Noli shkroi librin e tij mbi Sk\u00ebnderbeun m\u00eb 1949, ai tha se vepra juaj fr\u00ebngjisht mbi Sk\u00ebnderben\u00eb ishte m\u00eb e mbaruara qe kishte par\u00eb drit\u00ebn gjer n\u00eb vitin 1949,si nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3063,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,18,12],"tags":[],"class_list":["post-23668","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23668"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23669,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23668\/revisions\/23669"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}