{"id":23642,"date":"2019-09-09T20:22:56","date_gmt":"2019-09-09T18:22:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23642"},"modified":"2019-09-09T20:22:56","modified_gmt":"2019-09-09T18:22:56","slug":"nga-historia-shqiptaro-amerikane-korporata-e-pare-e-komunitetit-shqiptar-ne-shtetet-e-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23642","title":{"rendered":"NGA HISTORIA SHQIPTARO-AMERIKANE: KORPORATA E PAR\u00cb E KOMUNITETIT SHQIPTAR N\u00cb SHTETET E BASHKUARA"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" width=\"512\" height=\"522\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 512px) 100vw, 512px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Komuniteti shqiptaro-amerikan gjat\u00eb viteve ka ardhur duke\nu shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme, sidomos, mbas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe\np\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit. &nbsp;&nbsp;Megjith\u00ebse nuk ka shifra t\u00eb sakta p\u00ebr numrin e\nv\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb, llogaritet se sot n\u00eb Shtetet e Bashkuara\nmund t\u00eb jen\u00eb disa qindra mij\u00ebra q\u00eb e identifikojn\u00eb veten \u201cme origjin\u00eb\nshqiptare\u201d dhe shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur k\u00ebtu nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, gjat\u00eb\ndy tre dekadave t\u00eb kaluara.&nbsp;&nbsp; Sot, n\u00eb Shtetet\ne Bashkuara ka shum\u00eb organizata civile, kulturore, fetare dhe politike, q\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto komunitete an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Di\u00e7ka q\u00eb pasqyron angazhimin e tyre politik, numrin dhe\ninfluenc\u00ebn e tyre n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb k\u00ebtij vendi, sot shqiptaro-amerikan\u00ebt\nkan\u00eb p\u00ebrfaqsuesin e tyre n\u00eb Bashkin\u00eb e Madhe t\u00eb Nju Jorkut dhe m\u00eb heret jan\u00eb\np\u00ebrfaqsuar me delegatin e tyre t\u00eb par\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e shtetit t\u00eb Nju Jorkut, n\u00eb\npersonin e Mark Gjonajt.&nbsp; Duke marr\u00eb\nparasysh\u00eb numrin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve sot k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, ata nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar\nmjaftuesh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb k\u00ebtij vendi, qoft\u00eb n\u00eb nivel vendor, shtet\u00ebror\ndhe federal &#8212; por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fillim i mir\u00eb dhe nj\u00eb shembull p\u00ebr brezin e ri t\u00eb\nshqiptar\u00ebve k\u00ebtu p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi politik, pasi dyzert\u00eb i kan\u00eb\nt\u00eb hapura, duhet vet\u00ebm vullneti.&nbsp; Si\u00e7\ndihet, komuniteti shqiptaro-amerikan me organizatat e veta politike, si\u00e7 ishin,\nnd\u00ebr t\u00eb tjera, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, Liga Qytetare dhe Federata\nhistorike pan-shqiptare Vatra, kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb\ninteresave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit\nt\u00eb kaluar e deri n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli. <\/p>\n\n\n\n<p>E gjith\u00eb kjo n\u00eb rregull, por komuniteti shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nvend, sidomos udh\u00ebheqsit e tyre politik\u00eb dhe fetar\u00eb &#8212; e kan\u00eb ndie gjithmon\u00eb\nnevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb organizim dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb k\u00ebtij\nvendi, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave, t\u00eb nevojave dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb\nkomunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim. &nbsp;Nevoja p\u00ebr nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb\np\u00ebrfaqsues, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebrpara autoriteteve vendore, shtet\u00ebtore dhe federale\namerikane, ndihet sidomos sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb komunitetin e madh\nshqiptaro-amerikan. Shpresojm\u00eb se brezat e sot\u00ebm t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve, t\u00eb\ncil\u00ebt kan\u00eb numrin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por kan\u00eb edhe mund\u00ebsit\u00eb\nekonomike dhe arsimore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa brezat e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij\nkomuniteti n\u00eb Amerik\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb angazhim shum\u00eb m\u00eb serioz se\nderi m\u00eb tani, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb funksionale e jet\u00ebs politike amerikane, n\u00eb t\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara, por edhe n\u00eb dobi t\u00eb\nbashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. <\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse, dikur\u00eb komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nvend nuk i kishte as numrat dhe as njer\u00ebzit e p\u00ebrgatitur p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb\nserioze e jet\u00ebs dhe e proceseve politike t\u00eb k\u00ebtij vendi, ku shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb,\np\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull.&nbsp;&nbsp; Por me\ngjith\u00eb se shqiptar\u00ebt ishin nj\u00eb komunitet i vog\u00ebl, n\u00eb krahasim me komunitetet e\ntjera etnike k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb edhe ata \u00e7\u2019prej arritjes s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\n\u2013megjith\u00eb pengesat dhe pamund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe politike &#8212; e kishin ndie\nnevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb angazhim m\u00eb serioz n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Ishte vjeshta e vitit 1973.&nbsp;&nbsp; Komuniteti shqiptaro-amerikan i pas Luft\u00ebs\ns\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore nuk ishte m\u00eb i madh se disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb,\nkryesisht, refugjat\u00eb anti-komunist\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ishin arratisur n\u00eb bot\u00ebn\nper\u00ebndimore \u2013 kryesisht k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; pasi nuk pranuan kurr\u00eb\nimponimin e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs mbi shqiptar\u00ebt. Komuniteti\nshqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, sidomos n\u00eb Nju Jork, ishte i vog\u00ebl, por nevojat ishin t\u00eb\nm\u00ebdha dhe duhej punuar p\u00ebr nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb strukturuar n\u00eb krahasim me disa\norganizata t\u00eb asaj kohe, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb vazhdonin t\u00eb\nvinin n\u00eb Nju Jork nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu lindi ideja p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirse q\u00eb\ndo t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte interesat e komunitetit shqiptar n\u00eb qytetin e Nju Jorkut, ku\nishin grumbulluar shumica e tyre, duke t\u00ebrhequr nj\u00ebri tjetrin. &nbsp;Pas disa p\u00ebrpjekjeve nga udh\u00ebheqsit e\nkomunitetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm shqiptar k\u00ebtu, Bashkia e Nju Jorkut aprovoi themelimin\ne nj\u00eb korporate q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb ter\u00ebsi komunitetin shqiptaro-amerikan,\npa dallim.&nbsp; Sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb l\u00ebshuar\np\u00ebr mediat nga Qendra e Nju Jorkut p\u00ebr Pun\u00ebt Etnike (V\u00ebllimi 1, Numri 1 i vitit\n1973) nj\u00eb ent ky zyrtar i qytetit Nju Jork, thuhej se \u201cKorporata Etnike p\u00ebr\nKomunitetin Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nju Jork-ut, po miratohej me q\u00ebllim t\u00eb\norganizimit vullnetar t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve, si p\u00ebrfaqsuese e komunitetit n\u00eb\nmarr\u00ebdh\u00ebniet me autoritetet civile t\u00eb qytetit dhe t\u00eb shtetit Nju Jork, n\u00eb dobi\nt\u00eb gjith\u00ebve pa dallim.&nbsp; \u00c7do pjes\u00ebtar i\nk\u00ebtij grupi etnik mund t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtar, mjaftonte q\u00eb t\u00eb pranonte rregullat dhe\nt\u00eb zbatonte ligjet q\u00eb rregullonin korporat\u00ebn, e cila para ligjit dhe p\u00ebr nga\nnatyra e saj konsiderohej si nj\u00eb organizat\u00eb jo-fitimprur\u00ebse. <\/p>\n\n\n\n<p>Qyteti i Nju Jorkut llogariste se n\u00eb vitin 1973 n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nmetropol t\u00eb Amerik\u00ebs banonin rreth 30.000 shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebsoheshin nga korporata e re, ku p\u00ebrfshiheshin grupe t\u00eb ndryshme fetare,\narsimore, dhe kulturore t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan.&nbsp; Grupet kryesore q\u00eb themeluan korporat\u00ebn e re\nishin Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane n\u00eb lagj\u00ebn Bruklin, Kisha Orthodokse\nshqiptare Sh\u00ebn Nikolla n\u00eb lagj\u00ebn Kuins dhe Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane\nn\u00eb lagj\u00ebn e Bronksit. P\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebtyre qendrave fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb\nAmerik\u00eb, Imam Isa Hoxha, i Qendr\u00ebs Islamike, Z. Lazarus Pillary p\u00ebrfaqsues i\nKish\u00ebs Ortodokse dhe Dr Zef Oroshi i Lidhjes Katolike Shqiptare punuan s\u00eb\nbashku p\u00ebr themelimin e Korporat\u00ebs Etnike p\u00ebr Komunitetin Shqiptaro-Amerikan t\u00eb\nNju Jork-ut, me ndihm\u00ebn edhe t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb grupeve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht, aktiviteti i p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Korporat\u00ebs\nShqiptaro-Amerikane p\u00ebrq\u00ebndrohej n\u00eb takimet me komunitetin, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb\nide se cilat ishin v\u00ebrtet\u00eb nevojat dhe interesat e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit\nshqiptar, t\u00eb arritur n\u00eb Nju Jork, sidomos n\u00eb val\u00ebn e madhe t\u00eb fundit t\u00eb \u201860-ave\ndhe fillimit t\u00eb \u201870-ave.&nbsp;&nbsp; P\u00ebrfaqsuesit e\nk\u00ebtyre qendrave themeluese t\u00eb korporat\u00ebs, t\u00eb caktuar nga qendrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr\nkomunikim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me qytetin e Nju Jorkut, (Rexhep Kumbar\u00e7e i\nQendr\u00ebs Islamike, Xhim Liolin i Kish\u00ebs Ortodokse dhe Frank Shkreli i Lidhjes\nKatolike Shqiptaro-amerikane), pasi zhvilluan disa takime me komunitetin p\u00ebr\nvler\u00ebsimin e nevojave t\u00eb komunitetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, zhvillonin takime me\np\u00ebrfaqsues t\u00eb qytetit dhe t\u00eb shtetit Nju Jork p\u00ebr sigurimin e fondeve p\u00ebr\nnevojat e ndryshme me t\u00eb cilat p\u00ebrballej komuniteti yn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave\nn\u00eb Nju Jork, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, nuk kishin mund\u00ebsi\ntjet\u00ebr komunikimi me zyrat e ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb vendore.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte edhe organizata t\u00eb tjera\nshqiptaro-amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb karakterit politik e q\u00eb kishin caktuar\nvetes objektiva t\u00eb tjera &#8211;si\u00e7 njoftonte edhe Bashkia e Nju Jorkut n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\n&#8211;themelimi i Korporat\u00ebs Shqiptaro-Amerikane n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave t\u00eb shekullit\nt\u00eb kaluar, ishte nj\u00eb shembull i mir\u00eb i llojit t\u00eb organizatave q\u00eb po formoheshin\nan\u00eb e mban\u00eb Nju Jorkut p\u00ebr tu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb komuniteteve etnike t\u00eb ardhura\nrishtas n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontinent.&nbsp; Themelimi i\nk\u00ebsaj korporate ishte pra nj\u00eb p\u00ebrpjekje e re e cila kishte p\u00ebr qellim p\u00ebr t\u00eb\nbashkuar mbar\u00eb komunitetin, si t\u00eb thuash, n\u00ebn nj\u00eb flamur, p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi\nnevojat materiale, ekonomike, sh\u00ebndet\u00ebsore e t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar sa m\u00eb\nshum\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb metropol t\u00eb madh. &nbsp;N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, fillimisht, korporata e re u pa\nsi nj\u00eb shembull bashkpunimi, i organizuar nga tri qendrat fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb madh, t\u00eb cilat kishin mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb mbi nevojat e\nbashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre dhe gjithmon\u00eb ruanin marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me nj\u00ebra\ntjetr\u00ebn, fal\u00eb respektit q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit fetar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb\npasur gjithmon\u00eb p\u00ebr nj\u00ebrin tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar disa dekada dhe komuniteti\nshqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb sot shum\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb num\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\narsimor dhe ekonomik dhe rrjedhimisht ushtron edhe nj\u00eb influenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe\npolitike, bashkpunimi i ish-udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij komuniteti n\u00eb vitin 1973 p\u00ebr\nthemelimin e nj\u00eb korporate t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe sot si\nnj\u00eb shembull se si duhet t\u00eb veprohet duke bashkpunuar me nj\u00ebri tjet\u00ebrin p\u00ebr\nrealizimin e objektivave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe n\u00eb dobi t\u00eb mbar\u00eb\nkomunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Komuniteti shqiptaro-amerikan gjat\u00eb viteve ka ardhur duke u shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme, sidomos, mbas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit. &nbsp;&nbsp;Megjith\u00ebse nuk ka shifra t\u00eb sakta p\u00ebr numrin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb, llogaritet se sot n\u00eb Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb jen\u00eb disa qindra mij\u00ebra q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23642","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23642"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23642\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23643,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23642\/revisions\/23643"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}