{"id":23600,"date":"2019-09-05T05:15:17","date_gmt":"2019-09-05T03:15:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23600"},"modified":"2019-09-04T22:16:56","modified_gmt":"2019-09-04T20:16:56","slug":"njerezimi-po-e-ndjen-mungesen-e-nenes-tereze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23600","title":{"rendered":"NJER\u00cbZIMI PO E NDJEN MUNGES\u00cbN E N\u00cbN\u00cbS TEREZE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9344\" width=\"577\" height=\"399\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png 506w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit-300x208.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 577px) 100vw, 577px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>\u00a0 \u00a0(me rastin e  22-vjetorit t\u00eb largimit nga kjo jet\u00eb)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New \nYork<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto muajt e fundit kur shoh n\u00eb ekranet televizive gjith\u00eb ato \ndemonstrata dhe protesta n\u00eb Hong Kong m\u00eb kujohet N\u00ebna Tereze.Gjat\u00eb takimit t\u00eb \nfundit n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1997 N\u00ebna Tereze nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs foli p\u00ebr \nmund\u00ebsit\u00eb e themelimit t\u00eb disa misioneve t\u00eb saj b\u00ebmir\u00ebse n\u00eb Kin\u00eb. Ajo ishte \nshum\u00eb entuziaste se pas Marr\u00ebveshj\u00ebs midis Hong Kongut dhe Kin\u00ebs, do t\u00eb hap\u00eb \nmisione t\u00eb tjera n\u00eb Kin\u00eb. N\u00ebn\u00eb Tereza tha se k\u00ebt\u00eb Marr\u00ebveshje do ta \nn\u00ebnshkruajn\u00eb: Hon Kongu, Kina dhe Britania e Madhe, p\u00ebr arsye se Hong Kongu \nkishte q\u00ebn\u00eb koloni britanike p\u00ebr pothuajse nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim \naq i vemendsh\u00ebm i N\u00ebn\u00ebs Tereze p\u00ebr Kin\u00ebn p\u00ebr mua ishte di\u00e7ka e tep\u00ebrt, \npavar\u00ebsisht se ajo kishte shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. E nd\u00ebrrova tem\u00ebn e bised\u00ebs duke \nkaluar tek Shqip\u00ebria dhe problemet shqiptare. Ajo e p\u00ebrfilli menj\u00ebh\u00ebr\u00eb deshir\u00ebn \ntime. Dhoma e saj e pritjes ishte shum\u00eb e thjesht\u00eb. Aty kishte nj\u00eb tavolin\u00eb dhe \nkat\u00ebr karrika prej druri. N\u00eb murin e e dhom\u00ebpritjes kishte hartatat e t\u00eb gjitha \nkontineteve. Kudo q\u00eb vepronin misionet e N\u00ebn\u00ebs Tereze ishte ngulur nga nj\u00eb \ngjylp\u00ebr\u00eb. Ato gjylp\u00ebra ishin vendosur n\u00eb qytetet:&nbsp; Pej\u00eb,Shkup,Tiran\u00eb,Shkod\u00ebr, \nDurrr\u00ebs, Elbasan,Kor\u00e7\u00eb dhe Puk\u00eb. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 1997, Shqip\u00ebria ishte \np\u00ebrf\u00ebshir\u00eb&nbsp; n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe politike, Me 13 mars t\u00eb vitit 1997 i kisha \nd\u00ebrguar N\u00ebn\u00ebs Tereze nj\u00eb telegram n\u00eb Indi p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se atdheu i saj \nShqi\u00ebria ishte n\u00eb rrezik. Gjat\u00eb bised\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza tha se ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr \nkriz\u00ebn poltike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb udh\u00eb e sip\u00ebr nga India p\u00ebr n\u00eb Shtetet e \nBashkuara N\u00ebn\u00eb Tereze kishte k\u00ebrkuar t\u00eb ndalej n\u00eb Shqip\u00ebi p\u00ebr t\u00eb biseduar me \nudh\u00ebheq\u00ebsit e atij vendi p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr paq\u00eb dhe \nmir\u00ebkuptim. Por mjek\u00ebt nuk e kishin lejuar, ngase nuk ishte mir\u00eb me sh\u00ebndet. Ajo \nishte shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shp\u00ebrthimit t\u00eb nj\u00eb anarkie n\u00eb Shqip\u00ebri. \nBile n\u00eb at\u00eb moment nd\u00ebrsa po bisedonim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, motra Nirmala Joshi \nnd\u00ebrhyri n\u00eb bised\u00ebn ton\u00eb. Ajo tha se n\u00eb Puk\u00eb,rebel\u00ebt shqiptar\u00eb kishin pla\u00e7kitur \nmisionin e tyre b\u00ebmir\u00ebs. N\u00ebna Tereze nuk b\u00ebri asnj\u00eb koment n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \n\u00e7\u00ebshtje, por vet\u00ebm tha k\u00ebto gj\u00ebra ndodhin n\u00eb anarki. N\u00ebna Tereze bisedoi me mua \nme z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr kujdesin dhe interesimin q\u00eb kishte treguar p\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe \npopullin shqiptar. Ajo tha se kurdoher\u00eb &nbsp;ishte takuar me udh\u00ebheq\u00ebsit e lart\u00eb \nbot\u00ebror\u00eb kishte biseduar p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe problemet e tyre. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \nve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrmendi Papa Gjon Palin e Dyt\u00eb. Ajo tha se Papa Gjon Palin e Dyt\u00eb e \nkishte ftuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mesh\u00ebn solemne q\u00eb kishte celebruar n\u00eb Shkod\u00ebr \ngjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij me 25 prilli t\u00eb vitit 1993. Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb i kishte \ntelefonuar N\u00ebn\u00eb Tereze n\u00eb Kalkut\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb e&nbsp; pranishme n\u00eb Shqip\u00ebri at\u00eb dit\u00eb. \nAjo tha se qeveria shqiptare e kishte ftuar gjithashtu p\u00ebr &nbsp;vizit\u00ebn e Pap\u00ebs Gjon \nPalit t\u00eb Dyt\u00eb.&nbsp; N\u00ebna Tereze tha se ky Pap\u00eb e nderonte edhe m\u00eb shum\u00eb popullin \nshqiptar p\u00ebr nderimet dhe respektin q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto vitet e fundit \nnjer\u00ebzimi po p\u00ebrjeton mbase dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtra t\u00eb historis\u00eb,qysh prej Luft\u00ebs s\u00eb \nDyt\u00eb Bot\u00ebrore. Numri i refugjat\u00ebv\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se asnj\u00ebh\u00ebr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e \nnjer\u00ebzimit. Numri i tyre ka arritur n\u00eb 70 milion\u00eb veta. Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb po \nvazhdon gjenocidi, dhuna e vrasjet n\u00eb shum\u00eb v\u00ebnde t\u00eb bot\u00ebs, bile edhe n\u00eb vendet \ne p\u00ebrparuara qytetar\u00ebt e lir\u00eb dhe t\u00eb pafajsh\u00ebm jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb \nterrorizmave t\u00eb br\u00ebndshme dhe t\u00eb jashtme. Urrejtjet fetare dhe etnike jan\u00eb t\u00eb \ndukshme kudo. N\u00ebna Tereze ishte kund\u00ebr k\u00ebrtyre fenomeneve antinjer\u00ebzore. Ajo \nkishte luftuar varf\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se askush tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e \nk\u00ebtyre llahtarive po ndodhin vitet e fundit.<br>Komisioni i Nobelit i kishte \ndh\u00ebn\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paq\u00eb por me vones\u00eb,ngase misioni i saj kishte q\u00ebn\u00eb m\u00eb \nshum\u00eb humanitar dhe b\u00ebmir\u00ebs.Nobeli nuk jepte \u00e7mime p\u00ebr veprimatari t\u00eb tilla. \nBiografi anglez i N\u00ebn\u00ebs Tereze Malcolm Muggeridge i kishte d\u00ebrguar Komitetit t\u00eb \nNobelit lutjen p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paq\u00eb qysh n\u00eb mesin e viteve 70. N\u00ebna Tereze \ndhe Presidenti amerikan Jimmy Carter kishin q\u00ebn\u00eb kandidat\u00ebt final t\u00eb Nobelit p\u00ebr \nvitin1979. M\u00eb n\u00eb fund ata kishin vendosur q\u00eb \u00e7mimi i atij viti t\u2019i jepej N\u00ebn\u00ebs \nTereze. Ajo kishte punuar shum\u00eb edhe p\u00ebr paq\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Por politika kishte b\u00ebr\u00eb \npun\u00ebn e vet, duke ua dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim shum\u00eb personaliteteve t\u00eb mbrapshta me nj\u00eb \nt\u00eb kaluar kriminale. N\u00ebna Tereze kishte vizituar shum\u00eb vende komuniste dhe \nkishte biseduar me shum\u00eb personalietete politike t\u00eb atyre vendeve. N\u00eb vitin 1985 \nN\u00ebna Tereze ishte takuar n\u00eb Pekin me kryetarin e Kin\u00ebs Ten Xiaoping. Ai e kishte \npritur mir\u00eb dhe kishin biseduar gj\u00ebrsisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e hapjeve t\u00eb misioneve \nb\u00ebmir\u00ebse&nbsp;n\u00eb disa qytete t\u00eb Kin\u00ebs. Djali i Ten Xiaopinit vuante nga nj\u00eb lloj \nparalize.&nbsp; N\u00ebna Tereze i kishte th\u00ebn\u00eb babait Ten se ajo do t&#8217;i lutej Zotit p\u00ebr \nsh\u00ebndetin e tij, edhe pse ata ishin komunist\u00eb dhe ateist\u00eb. Ata kishin fituar nj\u00eb \np\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sjelljet dhe lutjet e N\u00ebn\u00ebs Tereze. K\u00ebshtu kishte vepruar \nN\u00ebna Tereze edhe me udh\u00ebheq\u00ebsin e Kub\u00ebs Fidel Kastro. N\u00ebna Tereze ishte shum\u00eb e \nqet\u00eb dhe e dashur me diktator\u00ebt qofshin t\u00eb majt\u00eb ose t\u00eb djatht\u00eb. Ata e ndjenin \nmir\u00eb veten n\u00eb pranin\u00eb e saj dhe nuk ndjenin asnj\u00eb lloj k\u00ebrc\u00ebnimi. Presidenti \ndiktator i Shqip\u00ebris\u00eb Ramiz Alia kishte th\u00ebn\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk ishte ndjer\u00eb \naq mir\u00eb si gjat\u00eb takimit me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb miku t\u00eb tij \nbesnik q\u00eb at\u00eb moment kur ishte takuar me N\u00ebn\u00ebn Tereze ishte ndjer\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, \ndhe se n\u00eb trupin e tij n\u00eb at\u00eb \u00e7ast ishte paralizuar \u00e7do qeliz\u00eb politike. Ajo \nkishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe nga luft\u00ebrat dhe mosmarr\u00ebveshjet midis Indis\u00eb dhe \nPakistanit,pastaj mosmarr\u00ebveshjet e Indis\u00eb me Bangladeshin. N\u00ebn\u00eb Tereza kishte \np\u00ebrjetuar n\u00eb Kalkut\u00eb kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve nga Pakistani. Asnj\u00eb personalitet n\u00eb \nbot\u00eb nuk kishte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb me krizat m\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Ajo merrte \npjes\u00eb fizikisht n\u00eb frontet e luft\u00ebs, si\u00e7 ishte rasti i luftimeve midis forcave \nizraelite dhe palestineze n\u00eb Bejrut n\u00eb gushtin e vitit 1982. Forcat ajrore \nizraelite kishin sulmuar qytetin dhe nj\u00eb spital ku gjendeshin m\u00eb shum\u00eb se 100 \nlibanez\u00eb dher palestinez\u00eb t\u00eb prekur nga smundjet mendore. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e \ntyre e kishte braktisur spitalin,duke u p\u00ebrhapur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Bejrutit,nd\u00ebrsa \nnj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ishin ngujruar n\u00eb at\u00eb spital t\u00eb shkatrruar nga bombarimet. Ajo \nme tri motra t\u00eb saj kishin kaluar n\u00ebp\u00ebr bresh\u00ebrin e t\u00eb sht\u00ebnave t\u00eb pal\u00ebve \nnd\u00ebrluftues dhe kishin arritur n\u00eb at\u00eb spital. N\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr p\u00ebr n\u00eb v\u00ebndin e \nngjarjes N\u00ebna Tereze kishte biseduar me udh\u00ebhq\u00ebsin e Organizat\u00ebs p\u00ebr \u00c7lirimin e \nPalestin\u00ebs Jaser Arafat. Ajo kishte k\u00ebrkuar prej tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike t\u00eb \nndalonte luftimet q\u00eb t\u00eb arrihej nj\u00eb arm\u00ebpushim. Ajo kishte q\u00ebne shume e ashper \nme Jaser Arafatin.Lajmet nd\u00ebrkomb\u00ebtare njoftonin gjith\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr heroizmin e \nsaj&nbsp; n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e p\u00ebrgjakshme t\u00eb atij qyteti t\u00eb rr\u00ebnuar. K\u00ebshtu kishte vepruar \nN\u00ebna Tereze edhe n\u00eb Luft\u00ebn e Irakut n\u00eb vitin 1991. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb \nbombardimeve N\u00ebna Tereze gj\u00ebndej n\u00eb Bagdad duke mbledhur dhe strehuar f\u00ebmij\u00ebt e \nplagosur dhe jetim. Kurdo dhe kudo kishte kriza p\u00ebr shp\u00ebrthimin e luft\u00ebrave N\u00ebna \nTereze nd\u00ebrhynte tek autoritetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb vendeve q\u00eb mund t&#8217;i parandalonin \nato kriza. N\u00ebna Tereze kishte lidhje t\u00eb p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrta me autoritetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb \nKombeve t\u00eb Bashkuara,k\u00ebshtu q\u00eb nd\u00ebrhynte pa vones\u00eb tek Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \ni k\u00ebsaj Organizate Bot\u00ebrore, pastaj tek Selia e Shejt\u00eb dhe pran\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb \nBardh\u00eb.Pas takimeve t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze me diktator\u00ebt komunist shum\u00eb nga ato vende \npranuan misionet e saj b\u00ebmir\u00ebse duke filluar edhe hapjen e institucioneve \nfetare. K\u00ebshtu kishte ndodhur edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb. Edhe Kuba pas vizit\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs \nTereze filloi ndryshime n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb fetare dhe shoq\u00ebrore.Edhe \ndiktator\u00ebt e djatht\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb sjellsh\u00ebm me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Diktatori Saleh i \nJemenit i kishte krijuar kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr hapjen e misioneve t\u00eb saj \nb\u00ebmir\u00ebse n\u00eb Jemen. N\u00ebna Tereze nd\u00ebrhynte edhe n\u00eb vende ku kishte katastrofa \nnatyrore. Ajo u gjet menj\u00ebhr\u00eb n\u00eb t\u00ebrmetin q\u00eb kishte goditur qytetin Jerevan t\u00eb \nArmenis\u00eb. N\u00ebna Tereze kishte shkuar edhe n\u00eb \u00c7ernobil t\u00eb Bashkimit Sovjetik pas \nshp\u00ebrthimit atomik n\u00eb at\u00eb q\u00ebnd\u00ebr b\u00ebrthamore. N\u00ebn\u00eb Tereza shkonte menj\u00ebh\u00ebr\u00eb n\u00eb \nvendin e ngjarjes p\u00ebr ndihma urgjente. Ajo kishte themeluar misionet e saj&nbsp; \npothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e botes, bile n\u00eb rajonet m\u00eb t\u00eb pazhvilluara dhe m\u00eb \nt\u00eb prapambetura. P\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebrbimeve t\u00eb m\u00ebdha N\u00ebn\u00eb Tereza gjith\u00eb koh\u00ebn i lutej \nZotit&nbsp; p\u00ebr shp\u00ebtimin&nbsp;e popullit n\u00eb ato kriza. Zonja shum\u00eb e njohur amerikane \nSusan Conroy n\u00eb librin e saj &#8220;Duke u lutur me N\u00ebn\u00ebn Tereze\u201d(Praying with Mother \nTersa) thot\u00eb: &#8220;Nd\u00ebrsa lufta po vazhdonte n\u00eb Lindjen e Mesme nj\u00eb dit\u00eb, N\u00ebna \nTereze po bisedonte me ne. Ajo tha di\u00e7ka q\u00eb nuk mund ta harroj kurr\u00eb. Duhet t\u00eb \nfluturojm\u00eb me aeroplan p\u00ebrmbi Lindjen e Mesme, dhe duke shikuar posht\u00eb tok\u00ebn do \nt\u00eb lutemi p\u00ebr paq\u00eb n\u00eb ato vende. Un\u00eb q\u00ebndrova pran\u00eb saj n\u00eb &nbsp;heshtje t\u00eb \nmahnitshme, duke e shikuar drejp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb sy. Solemnisht dhe sinqerisht ajo \ntha p\u00ebrseri. T\u00eb fluturojm\u00eb mbi Lindjen e Mesme, duke shikuar posht\u00eb tok\u00ebn dhe \nduke u lutur p\u00ebr paq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Misioni i fluturimit ton\u00eb p\u00ebrmbi Lindjen e \nMesme ishte nj\u00eb mision engjullor\u00eb, k\u00ebshtu e kuptova un\u00eb thot\u00eb zonja Conroy. \nDashuria nuk ka kufij\u00eb,ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. Un\u00eb e \nkuptova se ky ishte nj\u00eb mision paqeje. N\u00ebna Tereze shikonte posht\u00eb dhe lutej me \ngjith\u00eb sinqeritetin e shpirtit te saj p\u00ebr ato vende t\u00eb shkatrruara nga luft\u00ebrat. \nKurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb mission t\u00eb till\u00eb. Lutjet e saj ishin t\u00eb \nnatyrshme ngase dilnin prej goj\u00ebs s\u00eb nj\u00eb sh\u00ebjtreshe t\u00eb gjall\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kujtimi \nim m\u00eb i paharruesh\u00ebm dhe m\u00eb i bukur me N\u00ebn\u00ebn Tereze. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Zoti b\u00ebri \nmrekulli dhe brenda dy dit\u00ebsh lufta mori fund&#8221;.&nbsp;<br>N\u00ebna Tereze ishte krijesa \nnjer\u00ebzore m\u00eb e p\u00ebrsosur e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Askush nuk mund t\u00eb krahasohet me \nN\u00ebn\u00ebn Tereze. Ajo veproi n\u00eb t\u00eb gjitha v\u00ebndet e bot\u00ebs. Themeloi misione edhe n\u00eb \nfshatrat m\u00eb t\u00eb mbrapambetura t\u00eb Indonezis\u00eb, t\u00eb Afrik\u00ebs dhe Amerik\u00ebs Q\u00ebndore e \nJugore. N\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara themeloi 78 sht\u00ebpi \nb\u00ebmir\u00ebse. P\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze nuk ekzistonin kufijt\u00eb fetar,rracial\u00eb, etnik\u00eb ose \nklasor\u00eb. Ajo i nderonte t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Punoi rrafsh 70 vjetesh p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e \nnjer\u00ebzimit. Mir\u00ebsit e saj ishin universale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb krizash e turbullirash \nt\u00eb m\u00ebdha N\u00ebna Tereze do t\u00eb ishte nj\u00eb ndihm\u00eb urgjente e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \n&nbsp;njer\u00ebzimin,sidomos p\u00ebr refugjat\u00ebt,p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt dhe t\u00eb plagosurit n\u00eb luft\u00ebra \nose katastrofa natyrore. Ajo ishte n\u00ebna e t\u00eb mjer\u00ebve dhe e t\u00eb shtypurve nga \ndiktaturat e majta ose t\u00eb djathta. N\u00ebna Tereze nuk kishte respekt &nbsp;p\u00ebr t\u00eb \npasurit q\u00eb nuk ndih\u00ebmojn\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit. Me shpirtin e saj t\u00eb shejt\u00eb, N\u00ebna Tereze \nsikur t\u00eb ishte gjall\u00eb do t&#8217;i kishte ndaluar ose parandaluar shum\u00eb kriza n\u00eb bot\u00eb. \nAto dit\u00ebt e mortit t\u00eb saj para 22 vjet\u00ebsh shum\u00eb p\u00ebrsonalitete bot\u00ebrore \nparalajmronin humbjen e madhe q\u00eb do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb njer\u00ebzimi pas mortit t\u00eb saj. N\u00ebn\u00ebs \nTereze i kishte dh\u00ebn\u00eb Zoti fuqi mbinatyrore p\u00ebr lutje dhe nd\u00ebrhyrje perpara \nautoriteteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb bot\u00ebs. Para nj\u00eb \u00e7erek shekulli b\u00ebh\u00ebj pyetja; \u201cKush \n\u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb mund t\u00eb flas\u00eb me Zotin\u201d? P\u00ebrgjigja ishte: \u201cVet\u00ebm N\u00ebna Tereze \nmund t\u00eb bisedoj\u00eb me Krijuesin e Qiellit e t\u00eb Dheut\u201d. K\u00ebto dekadat e fundit kemi \npar\u00eb shum\u00eb ceremoni sh\u00ebjt\u00ebrimesh, po sh\u00ebjt\u00ebrimi i saj ishte sh\u00ebjt\u00ebrimi m\u00eb i \nmerituar nga t\u00eb gjitha ato. N\u00ebn\u00eb Tereza ishte shejt\u00ebresh\u00eb e gjall\u00eb, q\u00eb ishte \nrasti i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Ishte gruaja m\u00eb trim\u00ebresh\u00eb e shekullit. \nAjo kishte th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb parajs\u00eb ,sepse t\u00eb varf\u00ebrit \ne k\u00ebsaj toke kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e saj. Ato vepra nuk i b\u00ebri p\u00ebr t\u2019u \nvendosur n\u00eb parajs\u00eb, i b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb mjer\u00ebve. N\u00ebn\u00eb Tereza ishte m\u00eb \nshum\u00eb se shejt\u00ebresh\u00eb, ajo ishte profete. N\u00ebna Tereze ishte &nbsp;n\u00ebna e gjith\u00eb \nnjer\u00ebzimit. Ajo e nderoi gjinin\u00eb fem\u00ebrore m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb grua tjet\u00ebr gjat\u00eb \ngjith\u00eb historis\u00eb. Ajo e nderoi edhe rrac\u00ebn arb\u00ebrore dhe duhet t\u00eb jemi kryelart\u00eb \nq\u00eb ishte bija dhe motra jon\u00eb. Me 5 shtator u mbush\u00ebn 22 vjet qysh se shkoi n\u00eb \namshim. Ajo kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mesin ton\u00eb! Qindra miliona \nt\u00eb mjer\u00eb,t\u00eb s\u00ebmur\u00eb,t\u00eb plagosur dhe t\u00eb varf\u00ebr k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e saj. <br>\nN\u00ebn\u00eb Tereze lutu p\u00ebr ne,lutu p\u00ebr njer\u00ebzimin dhe popullin t\u00ebnd shqiptar.&nbsp; \n<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u00a0(me rastin e 22-vjetorit t\u00eb largimit nga kjo jet\u00eb) Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York K\u00ebto muajt e fundit kur shoh n\u00eb ekranet televizive gjith\u00eb ato demonstrata dhe protesta n\u00eb Hong Kong m\u00eb kujohet N\u00ebna Tereze.Gjat\u00eb takimit t\u00eb fundit n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1997 N\u00ebna Tereze nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs foli p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e themelimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9344,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23600","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23600"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23601,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23600\/revisions\/23601"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}