Nga Gladiola Jorbus<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Udh\u00ebtimi i v\u00ebrtet\u00eb i zbulimit nuk konsiston n\u00eb gjetjen e territoreve t\u00eb reja, por n\u00eb zot\u00ebrimin e syve t\u00eb tjer\u00eb, duke par\u00eb universin me syt\u00eb e nj\u00eb tjetri, qindra t\u00eb tjer\u00ebve: duke v\u00ebzhguar qindra universet q\u00eb secili prej tyre v\u00ebren, q\u00eb secili prej tyre \u00ebsht\u00eb. (M. Prust)
Dita e Diversitetit kulturor q\u00eb p\u00ebrkujtohet \u00e7do 21 Maj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkas p\u00ebr t\u00eb lidhur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kalibrit t\u00eb till\u00eb si identiteti komb\u00ebtar, t\u00eb drejtat e minoriteteve apo komuniteteve t\u00eb caktuara, por q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e mbijetes\u00ebs kulturore paraqiten ve\u00e7mas.
Pik\u00ebs\u00ebpari duhet t\u00eb fokusohemi te dialogu, sepse shumica e konflikteve jan\u00eb shkaktuar pik\u00ebrisht nga p\u00ebrplasja midis kulturave t\u00eb ndryshme.
Dialogu me t\u00eb tjer\u00ebt dhe p\u00ebrqasja ndaj zakoneve dhe traditave t\u00eb ndryshme nga tonat, na lejon t\u00eb kuptojm\u00eb nevojat e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u2019i respektojm\u00eb ato dhe t\u00eb zvog\u00eblojm\u00eb rrezikun e konflikteve t\u00eb reja.
P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, larmishm\u00ebria e popujve dhe kulturave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb nuk duhet humbur.
Mb\u00ebshtetur n\u00eb Deklarat\u00ebn e UNESKO-s mbi Diversitetin Kulturor t\u00eb vitit 2001 mund ta definojm\u00eb diversitetin kulturor si nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb njer\u00ebzimit, po aq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dhe diversiteti biologjik n\u00eb natyr\u00eb p\u00ebr organizmat e gjall\u00eb. Mbrojtja e tij (diversitetit) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb  nevoj\u00eb etike, e pandashme nga respekti p\u00ebr dinjitetin e njeriut.
\u201cT\u00eb drejtat kulturore jan\u00eb pjes\u00eb integrale e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb cilat jan\u00eb universale, t\u00eb pandashme dhe t\u00eb nd\u00ebrvarura\u2026\u201d, thuhet n\u00eb Nenin 5 t\u00eb Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb UNECSO-s mbi Diversitetin Kulturor.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijohet nj\u00eb p\u00ebrqasje pozitive ndaj  vlerave thelb\u00ebsore t\u00eb njohjes dhe t\u00eb t\u00eb kuptuarit midis gjeneratave, t\u00eb rinjve me t\u00eb moshuarit, midis personave me preferenca t\u00eb ndryshme seksuale, me prejardhje nga zona rurale apo urbane, t\u00eb racave t\u00eb ndryshme, t\u00eb vendasve me t\u00eb migruarit ose emigrant\u00ebt, meshkujve me femrat, t\u00eb krishter\u00ebve me mysliman\u00ebt, shumic\u00ebs me pakicat komb\u00ebtare etj.
Ky dialog nd\u00ebrkulturor n\u00eb rrug\u00ebn drejt kohezionit social prek aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00e7on n\u00eb bashk\u00ebveprime t\u00eb bazuara n\u00eb respektin reciprok, shtyll\u00eb kjo e bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore dhe thelb\u00ebsore p\u00ebr zhvillim.
Pluralizmi kulturor, qoft\u00eb ai paraardh\u00ebs apo aktual mbetet nj\u00eb aspekt i \u00e7muar i Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore, prandaj i p\u00ebrket secilit prej nesh. Njohja dhe vler\u00ebsimi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb \u00e7do vendi fokuson datat e r\u00ebnd\u00ebsishme, figurat komb\u00ebtare, kultur\u00ebn materiale dhe jomateriale; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e pakrahasueshme p\u00ebr t\u2019u ushqyer me rr\u00ebnj\u00ebt tona dhe me shprehjet e tanishme t\u00eb diversitetit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb kulturor q\u00eb ushqen identitetin ton\u00eb, p\u00ebrmes historis\u00eb q\u00eb zbulon vazhdimisht, se kush jemi ne q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira multikulturore.
Por, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga sa shfaq. Ajo vazhdimisht duhet t\u00eb jet\u00eb e orientuar nga konceptet demokratike t\u00eb bazuara n\u00eb vlera e qytetari. Sfida shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb avancimi drejt t\u00eb jetuarit n\u00eb hap\u00ebsira q\u00eb v\u00ebrtet jan\u00eb nd\u00ebrkulturore.
Baza e k\u00ebsaj bashk\u00ebjetese \u00ebsht\u00eb toleranca \u2013 dhe njohja e p\u00ebrbashk\u00ebt. Nj\u00eb kontakt shum\u00ebgjuh\u00ebsor q\u00ebmtohet n\u00eb sedimentin e brendsh\u00ebm t\u00eb origjin\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu heterogjen dhe i larmish\u00ebm.
T\u00eb jetosh n\u00eb diversitet \u00ebsht\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptosh e t\u00eb perceptosh kontributet e grupeve t\u00eb ndryshme dhe trash\u00ebgimin\u00eb e tyre jomateriale. Ky koncept i v\u00ebrtetuar nga UNESCO-ja ofron nj\u00eb kuad\u00ebr frytdh\u00ebn\u00ebs mund\u00ebsish p\u00ebr reflektim dhe nd\u00ebrveprim, i cili nuk duhet t\u00eb shfaqet mungues, n\u00eb planet e studimit dhe n\u00eb veprimet e politikave nd\u00ebrkulturore, lokale apo globale.
Pavar\u00ebsisht momenteve t\u00eb err\u00ebta n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendim nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kemi trash\u00ebguar nga paraardh\u00ebsit: at\u00eb t\u00eb toleranc\u00ebs dhe bashkekzistenc\u00ebs son\u00eb fetare; fakt identifikues dhe vler\u00eb e evidentuar nga mbar\u00eb opinioni bot\u00ebror p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt.
Dita Bot\u00ebrore e Diversitetit Kulturor p\u00ebr Dialog dhe Zhvillim thellon kuptimin e vlerave t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebr pikat ky\u00e7e renditen: respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, promovimi i dialogut nd\u00ebrkulturor, qasja kulturore ndaj komuniteteve t\u00eb ndryshme etj.
Si mund t\u00eb arrihet kjo? Gjith\u00e7ka nis nga familja; \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mos e ushejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn me paragjykime e tabu; m\u00eb pas shkolla e zhvillon dhe e pasuron k\u00ebt\u00eb trend me aktivitete t\u00eb ndryshme, kurse shoq\u00ebria e mb\u00ebshtet duke e promovuar diversitetin si nj\u00eb mozaik plot larmishm\u00ebri bindjesh kulturore, politike, filozofike, fetare, seksuale, mjek\u00ebsore etj.
Ashtu si qielli ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb yjet, ashtu dhe toka ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit.
E si mund t\u00eb luftosh p\u00ebrqasjen e gabuar ndaj nj\u00eb shtrese t\u00eb margjinalizuar mund t\u00eb pyes\u00eb dikush. Kjo n\u00eb arsim mund t\u00eb arrihet p\u00ebrmes metodave empirike si: dramatizime, projekte, vizita t\u00eb karakterit humanitar e gjithfar\u00eb teknikash e lidhjesh nd\u00ebrkurrikulare q\u00eb kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsin.
Ne vet\u00ebm mund t\u00eb argumentojm\u00eb mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e lidhjes dhe njohjes globale n\u00eb kuadrin kulturor sepse kultura, si m\u00ebnyra m\u00eb efikase q\u00eb u sh\u00ebrben njer\u00ebzve p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebrfshin krijimin dhe zhvillimin e trash\u00ebgimis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si materiale dhe jomateriale; ama jemi ne ata q\u00eb zgjedhim n\u00eb fund se \u00e7\u2019q\u00ebndrim duhet t\u00eb mbajm\u00eb.
Sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb, duhet reflektuar mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb inkorporuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur, konceptet dhe p\u00ebrmbajtjet n\u00eb veprimet edukative t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar skenar\u00ebt e bashk\u00ebjetes\u00ebs, nga e cila do t\u00eb riform\u00ebsohet trash\u00ebgimia e ardhshme, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrkulturore. Askush nuk mund t\u00eb apeloj\u00eb ndaj shum\u00ebllojshm\u00ebris\u00eb s\u00eb diversitetit dhe as ta kufizoj\u00eb at\u00eb, p\u00ebrkundrazi duhet t\u00eb shfaqet plot bonsens, kureshtar dhe mendjehapur ndaj tij.
Dita Bot\u00ebrore e Diversitetit Kulturor p\u00ebr Dialog dhe Zhvillim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi vler\u00ebn e dallimeve, midis realiteteve kulturore t\u00eb planetit dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si t\u00eb nd\u00ebrtohen kushtet p\u00ebr \u201ct\u00eb jetuar s\u00eb bashku\u201d, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb konstruktive p\u00ebrmes dialogut dhe respektit reciprok.
Me t\u00eb drejt\u00eb shprehej ish- guvernatori i Nju Jorkut, Charles Evans Hughes Sr. se: \u201cKur humbasim t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ndryshe, humbasim privilegjin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Gladiola Jorbus Udh\u00ebtimi i v\u00ebrtet\u00eb i zbulimit nuk konsiston n\u00eb gjetjen e territoreve t\u00eb reja, por n\u00eb zot\u00ebrimin e syve t\u00eb tjer\u00eb, duke par\u00eb universin me syt\u00eb e nj\u00eb tjetri, qindra t\u00eb tjer\u00ebve: duke v\u00ebzhguar qindra universet q\u00eb secili prej tyre v\u00ebren, q\u00eb secili prej tyre \u00ebsht\u00eb. (M. Prust) Dita e Diversitetit kulturor q\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23478,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23549"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23549\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23550,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23549\/revisions\/23550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}