{"id":23426,"date":"2019-08-15T13:29:53","date_gmt":"2019-08-15T11:29:53","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23426"},"modified":"2019-08-15T13:29:53","modified_gmt":"2019-08-15T11:29:53","slug":"sot-eshte-30-vjetori-i-vizites-se-pare-te-nenes-tereze-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23426","title":{"rendered":"SOT ESHTE 30 VJETORI I VIZITES SE PARE TE  NENES TEREZE NE SHQIPERI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/nene-tereza-gjolekaj-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-19435\" width=\"478\" height=\"594\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/nene-tereza-gjolekaj-1.jpg 411w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/nene-tereza-gjolekaj-1-241x300.jpg 241w\" sizes=\"auto, (max-width: 478px) 100vw, 478px\" \/><figcaption>Nju Jork, qershor 1988<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Gjeke Gjonlekaj \/New York<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deshira e madhe e jet\u00ebs sime kishte q\u00ebn\u00eb \ntakimi me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Kjo deshir\u00eb u realizua n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1988. Nj\u00eb koleg \nimi amerkan n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara m\u00eb njoftoi at\u00eb dit\u00eb \nse N\u00ebna Tereze pas takimit me Seketarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebsaj Organizate \nHavier Perez de Cuellar do t\u00eb bisedonte me gazetar\u00ebt e akredituar pran\u00eb OKB. Un\u00eb \nn\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha correspondent i VOA n\u00eb Federal Plaza n\u00eb York. Pas bised\u00ebs \ntelefonike me korespondentin amerikan Michael Dune mora taksin ngase ai m\u00eb \npriste n\u00eb hyrjen kryessore. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kisha let\u00ebrnjoftimet e duhura p\u00ebr \nk\u00ebt\u00eb Organizat\u00eb. Takimin me N\u00ebn\u00ebn Tereze me gazetare e kishte organizuar nj\u00eb \ndiplomat i lart\u00eb amerikan n\u00eb OKB. Menj\u00ebh\u00ebr\u00eb sa filloi konferenca iu luta q\u00eb t\u00eb \nma b\u00ebnt\u00eb t\u00eb ma bente edhe nj\u00eb pyetje,sepse&nbsp; isha korrespondent i VOA p\u00ebr \nSh\u00ebrbimin Shqiptar. Diplomati amerikan u tregua shum\u00eb i mire dhe ma b\u00ebri t\u00eb \nmundur pyetjen time.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb para se t\u00eb b\u00ebnja pyetje i tregova N\u00ebn\u00ebs \nTereze se jam shqiptar. Asaj i erdh\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe&nbsp; buz\u00ebqeshi.Pyetja ime \nshoq\u00ebrohej me nj\u00eb koment n\u00eb lidhje me vizitat e saj n\u00eb shum\u00eb vende komuniste sic \nkishin q\u00ebn\u00eb Bashkimi Sovjetik, Vietnami,Kuba dhe vendet e Evrop\u00ebs Lindore. Ju \nN\u00ebn\u00eb Tereza keni vizituar k\u00ebto vende. A mendoni se nj\u00eb dit\u00eb do ta vizitoni edhe \nShqip\u00ebrin\u00eb. Ajo tha se n\u00eb t\u00eb kalauar\u00ebn kishte b\u00ebr\u00eb disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta \nvizituar at\u00eb vend, por autoritetet sht\u00ebt\u00ebrore nuk ia kshin b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur. N\u00ebn\u00eb \nTereza tha:&#8221; Lus Zotin dhe shpresoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do te ndryshojn mendimin. \nGazetar\u00ebt e huaj qesh\u00ebn n\u00eb lidhje me pyetjen time hipotetike sic e cil\u00ebsuan ata, \nngase Shqip\u00ebria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte e mbyllur hermetikisht. N\u00eb vittin 1986 \nOrganizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara kishte kremtuar 40-vjetorin e themelimit dhe \nm\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte ftuar N\u00ebn\u00ebn Tereze p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjalimin kryesor me rstin \ne k\u00ebtij 40-vjetori jubilar. Sekretari i k\u00ebsaj Organizate De Cuellar&nbsp;ne paraqitje \nkishte th\u00ebne: &#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb N\u00ebna Tereze, duke e barazuar veprimtarin\u00eb e saj me \nveprimtarin\u00eb e Kombeve te Bashkuara. Por at\u00eb dit\u00eb Delegacioni i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \nOKB ishte larguar n\u00eb Salla e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb shenj\u00eb proteste kund\u00ebr \nfjalimit t\u00eb saj. T\u00eb gjitha kanalet televizive amerikane tregonin karrikat e \nshpraz\u00ebta (empty chairs),bile Shqip\u00ebria sipas r\u00ebndit alfabetik ulej n\u00eb r\u00ebndin e \npar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs u ndjen keq p\u00ebr sjelljet e tyre t\u00eb \nmbrapshta dhe Amerika kishte krijuar nj\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr \nShqip\u00ebrin\u00eb. Pas konferenc\u00ebs me gazetar\u00ebt n\u00eb OKB, N\u00ebna Tereze m\u00eb b\u00ebri me dor\u00eb p\u00ebr \nnj\u00eb bised\u00eb private. Kur u ula pran\u00eb saj m\u00eb b\u00ebri disa pyetje p\u00ebr ceshtje \npersonale dhe p\u00ebr Komunitetin. Ajo kishte shum\u00eb informata p\u00ebr Komunitetin \nShqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs, ngase ishte pritur me shum\u00eb nderime n\u00eb Kish\u00ebn Katolike \nShqoptare n\u00eb Ne\u00eb York. Monsinior Zef Oroshi dhe Dom. Rrok Mirdita i kishin b\u00ebr\u00eb \nN\u00ebn\u00ebs Tereze nj\u00eb pritje t\u00eb mrekullueshme, ku kishin marr\u00eb pjes\u00eb edhe disa \npersnaliete t\u00eb shquara t\u00eb Bostonit dhe Detroitit. Ajo m\u00eb pyeti&nbsp; shum\u00eb p\u00ebr \nshqiptr\u00ebt n\u00eb New Yorkut.Gjat\u00eb asaj bisede iu luta p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb mundsh\u00ebm me \nKomunitetin Shqiptar tw ketij qyteti me rrethe. Pas dy dit\u00ebsh m\u00eb 17 qershor n\u00eb \nmesh\u00ebn e or\u00ebs 7 t\u00eb m\u00ebngjezit u takuam n\u00eb kish\u00ebn &#8220;Sh\u00ebn Ritas&#8221; n\u00eb Bronx, pran\u00eb \nMisionit t\u00eb Saj B\u00ebmir\u00ebs&#8221;.Aty shqiptar\u00ebt dhuruan nj\u00eb sasi t\u00eb mir\u00eb ndihemash&nbsp; p\u00ebr \nt\u00eb varf\u00ebrit e Saj. Shumica u fotografuan me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Pas pak iu luta q\u00eb t\u00eb \nbisedonim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Ajo tha: &#8220;Nuk kam folur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr 60 vjet \ndhe e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por do t\u00eb p\u00ebrpiqem sa t\u00eb kem mund\u00ebsi\u201d. Ajo tha: &#8220;Un\u00eb jam \ntue u lut p\u00ebr ju, Zoti kjoft me ju&#8221; Dhe vazhdoi urat\u00ebn e famshme shqiptare &#8220;Puna \ne Pendimt&#8221;. E tha pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, me t\u00eb gjitha thekset e gjuh\u00ebs shqipe \nashtu sic e kisha m\u00ebsuar edhe un\u00eb nga Dom.Simon Filipaj n\u00eb kish\u00ebn e vendlindjes \nsime n\u00eb Triesh. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt u larguam me p\u00ebrshtypje t\u00eb mrekullueshme. \nKishte q\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjetim i paharruesh\u00ebm. Pas disa dit\u00ebsh N\u00ebn\u00eb Tereza m\u00eb kishte \nd\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vecant\u00eb fal\u00ebderimi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 15 gusht t\u00eb vitit 1989 u ndodha rast\u00ebsisht \npran\u00eb nj\u00eb komjuteri lajmesh n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Gjat\u00eb dit\u00ebs disa here ndalesha \npran\u00eb atyre komjutreve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb lajmet m\u00eb t\u00eb rea. At\u00eb dit\u00eb rreth ora 10 t\u00eb \nm\u00ebngjezit vuri re titullin e lajmit N\u00ebna Tereze n\u00eb Shqip\u00ebri (Mother Tereza in \nAlbania). Pak her\u00eb kisha q\u00ebn\u00eb aq i g\u00ebzuar sic kisha q\u00ebn\u00eb m\u00eb 15 gusht t\u00eb vitit \n1989. Kjo vizit\u00eb ishte realizuar &#8220;Dit\u00ebn&nbsp; e Ngritjes s\u00eb Zoj\u00ebs s\u00eb Bekuar n\u00eb \nQiell&#8221;, q\u00eb p\u00ebr krisht\u00ebr\u00ebt katolik\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjta n\u00eb \nkalendarin fetar. Pikerisht sot bota shqiptare po e kremton keet dite.Kjo \u00ebsht\u00eb \nDita e N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit Jezu Krisht. N\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb shm\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb \nfest\u00eb e madhe fetare. Isha i lumtur q\u00eb kjo vizit\u00eb u realizua vetem nj\u00eb vit pas \nintervist\u00ebs sime me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Ajo e kishte th\u00ebn\u00eb me goj\u00ebn e saj se \ndeshironte t\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kjo bised\u00eb ishte transmetuar disa her\u00eb \nnga Z\u00ebri i Ameriks\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit e saj p\u00ebr t\u00eb vizituar \nShqip\u00ebrin\u00eb e dijm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Vizita e Saj ne Shqiperi behej me ftes\u00ebn e \nPresidentit t\u00eb Shqip\u00ebrsis Ramiz Alia. Papa Gjon Pali e kishte ndih\u00ebmuar shum\u00eb \nvizit\u00ebn e Saj n\u00eb Shqp\u00ebri. Bile paar se te nisej&nbsp; nga Roma, Papa Gjon Pali i Dyte \ni kishte th\u00ebn\u00eb Mother Theresa: &#8220;Kujdesu p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;(Take care Albania). \nUdh\u00ebtimin e N\u00ebn\u00ebs Tereze e kishin shoq\u00ebruar 3 motra t\u00eb Misionit Bamir\u00ebs. Pritja \ne N\u00ebn\u00ebs Tereze n\u00eb aeroportin Rinas kishte q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb, praktikisht \naskush nuk kishte dijeni p\u00ebr viziten e saj n\u00eb at\u00eb vend. Pas disa dit\u00ebsh kishte \nviziruar Presidentin e vendit Ramiz Alin\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij presidemnciale. Ata \nkishin biseduar p\u00ebr disa c\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sic ishin liria fetare dhe t\u00eb \ndrejtat elementare t\u00eb njeriut. Ramiz Alia kishte kund\u00ebrshtuar se hapja e kishave \ndhe xhamive ishte kund\u00ebr Kushtetus\u00eb s\u00eb Shqkip\u00ebrsi\u00eb. Por N\u00eb\u00ebn\u00eb Tereza i kishte \nth\u00ebn\u00eb: &#8220;Po ju e keni b\u00ebr\u00eb at\u00eb kushtetut\u00eb dhe ju mund ta ndryshoni&#8221;. M\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \nRamiz Alia i kishte dh\u00ebn\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe pasaportin \ndiplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe titullin \u201cnderi i kombit\u201d. Gjithaahtu i kishte falur \nedhe nj\u00eb qilim artistikisht te qendisur. Pas disa vjet\u00ebsh Ramiz Alia kishte \nth\u00ebn\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij nuk kishte q\u00ebn\u00eb aq i qet\u00eb. Ai kishte than\u00eb se \np\u00ebrpara N\u00ebn\u00ebs Tereze ishte ndjer\u00eb si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb pa ndjenja politike. N\u00ebna Tereze \nishte pritur me nderime n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Shqip\u00ebrsi\u00eb, bile \nkjo Akademi kishte kerkuar realizimin e nje filmi dokumentar p\u00ebr vizts\u00ebn e saj \natje. N\u00ebna Tereze kishte vizituar edhe varrin e Enver Hoxh\u00ebs dhe kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb \ntub lulesh pran\u00eb varrit.&nbsp; Pas disa dit\u00ebsh kishte vizituar edhe Nexhmije Hoxh\u00ebn \nn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Por vizita e varreve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs Drane dhe \nmotr\u00ebs Age n\u00eb varrezat e Sharr\u00ebs kishte q\u00ebne shum\u00eb emocionale.Ajo kishte pas nj\u00eb \ndashuri t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e saj. Ndarja nga n\u00ebna Drane e kishte munduar t\u00ebr\u00eb \njet\u00ebn. Bile N\u00ebna Tereze ka th\u00ebn\u00eb;&#8221;Atje ku \u00ebsht\u00eb n\u00ebna, atje \u00ebsht\u00eb atdheu&#8221;. \nNatyrisht se radio dhe televizioni dhe gazetat nuk i kishin dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \nvizit\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze n\u00eb Shqip\u00ebri.Ata kishin b\u00ebr\u00eb edhe veprime qesharake, poer \nnuk mund te benin shume sepse Ajo ishte ftuar p\u00ebr vizit\u00eb nga Presidenti i \nShqip\u00ebrsi\u00eb Ramiz Alia.Edhe Sali Berisha e kishte pritur me nderime te medha sic \nkishin vepruar pothuajse te gjithe udheheqesit e larte te \nShqiperise.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas njoftimit zyrtar t\u00eb lajmeve p\u00ebr \nk\u00ebt\u00eb vizit\u00eb gazeta &#8220;The New York Tim\u00ebs&#8221; kishte botuar nj\u00eb kariktur\u00eb ku tregonte \nhart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe fluturimin e nj\u00eb p\u00ebllumbi drejt\u00eb atij vendi dhe n\u00eb \nskajin tjet\u00ebr t\u00eb hart\u00ebs shihej korbi ndersa po largohej nga Shqip\u00ebria. P\u00ebllumbi \ntregonte \u00ebjllin ne fluturium e siper drejt\u00eb Shqip\u00ebrsi\u00eb dhe korbin djallin e \nmallekuar n\u00eb largim e sip\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas disa dit\u00ebsh thirra n\u00eb telefonin e Misonit \nB\u00ebmir\u00ebs n\u00eb Vatikan dhe k\u00ebrkova nj\u00eb intervist\u00eb me N\u00ebn\u00ebn Tereze pas vizit\u00ebs n\u00eb \nShqip\u00ebri. Nj\u00eb mot\u00ebr e k\u00ebtij misoni m\u00eb tha se u kishte premtuar autoriteve \npolitike shqiptare se nuk do t\u00eb jepte asnj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr vizt\u00ebn e saj atje. \nC&#8217;prej 15 gushtit 1989 e deri at\u00eb dit\u00eb q\u00eb vajti n\u00eb ameshim N\u00ebn\u00eb Tereza e vizitoi \nShqip\u00ebrin\u00eb disa her\u00eb, bile p\u00ebr 5 vjet themeloi 7 misione b\u00ebmir\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri. \nPas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza u kujdesua p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr \nasnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. &nbsp; &nbsp;Sot qe eshte Dita e Zojes se Bekuar e Nenes se \nZotit, eshte edhe 30-vjtori i vizites se pare te Shejtreshes Shqiptare Nenes \nTereze ne Shqiperi.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjeke Gjonlekaj \/New York Deshira e madhe e jet\u00ebs sime kishte q\u00ebn\u00eb takimi me N\u00ebn\u00ebn Tereze. Kjo deshir\u00eb u realizua n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1988. Nj\u00eb koleg imi amerkan n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara m\u00eb njoftoi at\u00eb dit\u00eb se N\u00ebna Tereze pas takimit me Seketarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebsaj Organizate Havier Perez [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19435,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23426"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23427,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23426\/revisions\/23427"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}