{"id":23394,"date":"2019-08-13T11:55:07","date_gmt":"2019-08-13T09:55:07","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23394"},"modified":"2019-08-13T11:55:07","modified_gmt":"2019-08-13T09:55:07","slug":"riorganizimi-i-logut-te-tergajes-ne-grude-eshte-veper-e-shkelqyeshme-shoqerore-dhe-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23394","title":{"rendered":"RIORGANIZIMI I LOGUT T\u00cb T\u00cbRGAJ\u00cbS N\u00cb GRUD\u00cb \u00cbSHT\u00cb VEP\u00cbR E SHK\u00cbLQYESHME SHOQ\u00cbRORE  DHE KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"719\" height=\"523\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Ura-e-Te\u0308rgaje\u0308s.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-23395\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Ura-e-Te\u0308rgaje\u0308s.jpg 719w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Ura-e-Te\u0308rgaje\u0308s-300x218.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 719px) 100vw, 719px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb  mosh\u00ebn time t\u00eb adolosh\u00ebnc\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb para Sh\u00ebnjonit isha njeriu m\u00eb i lumutur n\u00eb  jet\u00eb sespe me 28 gusht un\u00eb dhe n\u00ebna ime do t\u00eb shkonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb. Nj\u00eb  nat\u00eb\u00a0p\u00ebrpara nuk kisha fjetur gjith\u00eb nat\u00ebn prej g\u00ebzimi dhe entuziazmi q\u00eb t\u00eb  nes\u00ebrmn do t\u00eb shkonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb madh\u00ebshtore. Rruga prej 6 or\u00ebsh nga  vendlindja ime deri n\u00eb N\u00ebnhelm kalonte n\u00ebp\u00ebr Dinosh\u00ebn legjendare.\u00a0 K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb  gjat\u00eb n\u00eb zheg t\u00eb ver\u00ebs e kalonim bashk\u00eb me disa mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb fshatit ton\u00eb. Edhe  ata shkonin n\u00eb Sh\u00ebnjon tek familjar\u00ebt e tyre. Pasi kalonim ur\u00ebn e Dinosh\u00ebs dhe  dy fshatrat Milesh hynim n\u00eb Tuz q\u00eb p\u00ebr mua ishte qyteti m\u00eb i bukur n\u00eb bot\u00eb. Mua  m\u00eb dukej m\u00eb i bukur se New Yorku ose Parisi sot. N\u00eb or\u00ebt e paranat\u00ebs Tuzi ishte  plot e p\u00ebrplot mal\u00ebsor\u00eb q\u00eb po shkonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb. N\u00ebp\u00ebr Tuz kalonin shum\u00eb  automjete, duke \u00e7uar pluhur, ngase rruga kryesore nuk ishte e asfaltuar.  Mal\u00ebsor\u00ebt dhe mal\u00ebsoret at\u00eb dit\u00eb ishin veshur p\u00ebr bukuri dhe n\u00eb fytyrat e tyre  v\u00ebrehej g\u00ebzimi dhe entuziazmi. Rruga prej Tuzit p\u00ebr N\u00ebnhelm ku jetonin dajat e  mi ishte e shkurt\u00ebr, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt p\u00ebr disa fshatra malore t\u00eb Hotit ishin larg  Tuzit. Daja im e priste me g\u00ebzim vajtjen time n\u00eb fest\u00eb, bile dilte heret p\u00ebr t\u00eb  m\u00eb pritur n\u00eb Qye t\u00eb Helmit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nipi i sht\u00ebpis\u00eb ishte mysafiri m\u00eb i  dashur n\u00eb fest\u00eb. Nat\u00ebn e Sh\u00ebnjonit e kalonim\u00a0mir\u00eb por ishim t\u00eb lodhur nga rruga  e gjat\u00eb dhe nga vapa e gushtit. Dita e Sh\u00ebnjonit ishte e ve\u00e7ant\u00eb, sepse at\u00eb dit\u00eb  n\u00eb fest\u00eb vinin zakonisht miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb dashur. Nj\u00ebri prej miq\u00ebv\u00eb m\u00eb t\u00eb dalluar  Dit\u00ebn e Sh\u00ebnjonit ishte Rud Brahimi nga Kodra e Budanit, pastaj mbaj mend Lek\u00eb  Mirash Gjekun p\u00ebr sjelljet e tij prej fisniku dhe veshmbathjen e bukur, ku  shk\u00eblqnin xhamadani, sahati dhe qosteku. Kishte pamjen e nj\u00eb aristokrati  evropian. Lek\u00eb Mirashi nuk pinte dhe nuk hante shum\u00eb\u00a0dhe ishte jashtzakonisht i  qet\u00eb. Edhe Rud Brahimi ishte shum\u00eb zot\u00ebri pothuajse n\u00eb nivelin e Lek\u00ebs. Nd\u00ebrsa  Demush Smalji b\u00ebnte pak shum\u00eb zhurm\u00eb ngase pinte shum\u00eb raki. E kujtoj\u00a0  ve\u00e7anarisht Zef Nik\u00ebn Kalaj p\u00ebr eleganc\u00eb t\u00eb jashtzakonshme. N\u00eb festat e  flamurit(bajrakut) n\u00eb at\u00eb koh\u00eb merrnin pjes\u00eb edhe mal\u00ebsor\u00ebt e fes\u00eb islame.  Mospjes\u00ebmarrja e tyre\u00a0n\u00eb k\u00ebto festa ishte mang\u00ebsi. Ata ishin shum\u00eb t\u00eb nderuar  dhe t\u00eb mir\u00ebpritur, bile\u00a0 p\u00ebr respektin e tyre ishte i ndaluar mishi ose yndyra  prej derrit gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb festimit. Kjo rregull ishte pjes\u00eb e kodit moral t\u00eb  Mal\u00ebsis\u00eb. Pas drek\u00ebs, Dit\u00ebn e Sh\u00ebnjonit\u00a0 shumica e mysafir\u00ebve t\u00eb prir\u00eb nga  sht\u00ebpiak\u00ebt niseshin\u00a0 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Logun e Vitoj\u00ebs. Nisja b\u00ebhej me sule  nga Kroni i Helmit. Kalimi n\u00ebp\u00ebr Liqenin e Hotit deri n\u00eb Vitoj\u00eb zgjaste gati nj\u00eb  or\u00eb. Un\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time isha k\u00ebng\u00ebtar\u00a0i mir\u00eb i k\u00ebng\u00ebve maje krahu. E kisha z\u00ebrin  e rrept\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj melodie folklorike.\u00a0 Dhe para se t\u00eb arrinim n\u00eb Vitoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;ua  b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur atyre se po vijn\u00eb mysafir\u00ebt e N\u00ebnhelmit ata d\u00ebgjonin z\u00ebrin tim t\u00eb  k\u00ebng\u00ebs maje krahu. Dikush prej Logut m\u00eb thoshte t\u00eb lumt\u00eb goja. Vitoja at\u00eb dit\u00eb  ishte treva m\u00eb e lumtutr e Arb\u00ebris\u00eb. Qindra ndoshta edhe mij\u00ebra mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb  veshur p\u00ebr bukuri k\u00ebndonin,vall\u00ebzonin, notonin duke u hedhur nga deg\u00ebt e  shelqeve t\u00eb larta n\u00eb pellgun e vogel t\u00eb atij cop\u00eb liqeni t\u00eb Vitoj\u00ebs. N\u00eb livadhin  e madh ekipet e futbollit luanin top. Burimet e Vitoj\u00ebs sjellnin uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb  nga malet shqiptare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, bile ndonj\u00ebher\u00eb edhe fleta nga gjethi i ahut.  Kulmi i hares\u00eb dhe g\u00ebzimit t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebnjonit ishte Logu i Vitoj\u00ebs. K\u00ebshtu  ishte edhe n\u00eb Logun te Kroni i Traboinit dhe p\u00ebr fest\u00ebn e pashk\u00ebve n\u00eb Qye t\u00eb  Dolecit. Edhe Gruda ishte e njohur p\u00ebr fest\u00ebn e flamurit(bajrakut) e njohur me  em\u00ebrin Zoja e Grud\u00ebs. Panagjyri m\u00eb i madh ishte n\u00eb Logun e T\u00ebrgaj\u00ebs. T\u00ebrgaja  ishte log i famsh\u00ebm i Mal\u00ebsis\u00eb. Logu i k\u00ebsaj zhvillohej pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb T\u00ebrgaj\u00ebs  q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej urave m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Cemi njihet p\u00ebr 5 ura t\u00eb  m\u00ebdha: Ura e T\u00ebrgaj\u00ebs, Ura e Lemaj\u00ebs, Ura e Tamares, Ura e Dinosh\u00ebs dhe Ura e  Zharnic\u00ebs. Lumi Cem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm dhe\u00a0i rr\u00ebmbyesh\u00ebm. Kjo  pjes\u00eb e\u00a0lumit \u00ebsht\u00eb e njohur edhe p\u00ebr mullinjt\u00eb\u00a0 e shk\u00eblqyesh\u00ebm ngase aty bluhej  misri dhe gruri. Familjet q\u00eb e drejtonin Mullinin e T\u00ebrgaj\u00ebs ishin t\u00eb njohura n\u00eb  Mal\u00ebsi p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme. Zakonisht ata ishin t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Berishaj.  T\u00ebrgaja ishte pik\u00eb historike jo vet\u00ebm p\u00ebr Logun e saj legjendar por edhe p\u00ebr  lidhjet e trevave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb pran\u00eb Cemit. Shum\u00eb dijetar\u00eb shqiptar dhe t\u00eb huaj  kan\u00eb shkruar vepra t\u00eb mrekullueshm p\u00ebr trevat pran\u00eb Cemit. Nj\u00ebri prej tyre  kishte q\u00ebn\u00eb Antonio Baldacci, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Italis\u00eb. Vepra  e tij Nel Paese Del Cem \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monografi e shkqlyeshme p\u00ebr Cemin dhe trevat  pran\u00eb k\u00ebtij lumi legjendar.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb lumi m\u00eb i madh i Mal\u00ebsi\u00eb s\u00eb Madhe dhe  T\u00ebrgaja \u00ebsht\u00eb q\u00ebndra e k\u00ebtij lumi. Grud\u00ebn e ndan ky lum. Bukuria e Lugut t\u00eb  T\u00ebrgaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn bashkonte t\u00ebr\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb pa dallim feje.\u00a0 Disa  her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, Dit\u00ebn e Zoj\u00ebs\u00eb s\u00eb Grud\u00ebs e kam festuar n\u00eb Pikal\u00eb dhe pas  drek\u00ebs solemne mbrrinim te Ura e T\u00ebrgaj\u00ebs n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb kalonte  n\u00ebp\u00ebr Brijat e\u00a0 Cemit. Logu i T\u00ebrgaj\u00ebs ishte log spartan. Aty shfaqej kultura  shqiptare me t\u00eb gjitha elementet e saj.\u00a0 Aty ishin artet dhe aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb  t\u00eb Mal\u00ebsi\u00eb. Pika kryesore e arg\u00ebtimit at\u00eb dit\u00eb ishin not\u00ebtar\u00ebt e famsh\u00ebm  mal\u00ebsor\u00eb q\u00eb hidheshin nga Ura duke b\u00ebr\u00eb akrobacione. Grat\u00eb dhe vajzat nuk b\u00ebnin  pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto gara por shikonin p\u00ebr mrekulli burrat shum\u00eb her\u00eb edhe djemt\u00eb ose  v\u00ebllez\u00ebrit e tyre duke u hedhur kok\u00eb posht\u00eb n\u00eb p\u00ebllgun e madh t\u00eb Cemit t\u00eb  T\u00ebrgaj\u00ebs.\u00a0 N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb ur\u00eb kishin kaluar shum\u00eb trima dhe gra legjendare t\u00eb  Mal\u00ebsis\u00eb. Numri i trimave t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb k\u00ebsaj treve \u00ebsht\u00eb i madh, por nuk  kalojm\u00eb pa p\u00ebrnendur dy bijat e Grud\u00ebs, nj\u00ebra n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb Cemit, nd\u00ebrsa  tjet\u00ebra n\u00eb an\u00ebn e djath\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lumi.\u00a0 Ato ishin Tring Smajlja e Smajl  Martinit dhe Nore Kolja e Kol\u00eb Kurtit q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e popullit  shqiptar si dy mal\u00ebsoret m\u00eb t\u00eb p\u00ebrm\u00ebndura n\u00eb trojet tona.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br>Nd\u00ebrsa Koja e  Trieshi i b\u00ebnin\u00a0logjet n\u00eb oborret e kish\u00ebs pas mesh\u00ebs.\u00a0<br>Logjet e kuvendet e  Mal\u00ebsis\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebra. Jan\u00eb antike t\u00eb koh\u00ebrave biblike. Ato jan\u00eb pjesa  m\u00eb e bukur e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kombi. Ata q\u00eb kan\u00eb organizuar logjet kan\u00eb q\u00ebn\u00eb  patriot\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm. Mal\u00ebsia gjat\u00eb historis\u00eb ka p\u00ebrjetuar shum\u00eb fat\u00ebkeq\u00ebsi e  tragjedi dhe mezi ka pritur nje dit\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar si\u00e7 ishte\u00a0Zoja e Grud\u00ebs dhe Logu  i T\u00ebrgaj\u00ebs. Logjet kurr\u00eb nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndesh me tradit\u00ebn fetare. N\u00eb logjet e  Mal\u00ebsi\u00eb nuk ka pas kurr\u00eb incidente shoq\u00ebrore ose fetare. Ata q\u00eb i kan\u00eb  organizuar k\u00ebto logje kan\u00eb q\u00ebn\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb. Ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr  fe e p\u00ebr atdhe. N\u00eb logjet e Mal\u00ebsis\u00eb nuk kishte asnj\u00eb veprim antifetar ose  antikomb\u00ebtar. M\u00eb von\u00eb n\u00eb dekadat e fundit kam v\u00ebn\u00eb re festivale dhe organzime q\u00eb  n\u00eb koh\u00ebn time n\u00eb Mals\u00ebsi ishin krejt\u00ebsisht pagane shum\u00eb her\u00eb banale dhe  groteske. Shpresoj q\u00eb lexuesi m\u00eb kupton se p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb fjala. Ato sh\u00ebmti sot  n\u00eb Mal\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb preferuara,por jo logjet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb tradit\u00eb  mij\u00ebravje\u00e7are.\u00a0 Ata harrojn\u00eb se n\u00eb T\u00ebrgaj\u00eb ishte marr\u00eb vendimi nga krer\u00ebt e  Mal\u00ebsi\u00eb, q\u00eb t\u00eb vazhdonte tradita e festave t\u00eb Mal\u00ebsi\u00eb. Ata mund t\u00eb ken\u00eb harruar  se ishin ata trimat mal\u00ebsor\u00eb q\u00eb n\u00eb Kuvendin e Ur\u00ebs s\u00eb T\u00ebrgaj\u00ebs hodh\u00ebn posht\u00eb  vendimet e Partis\u00eb Komuniste p\u00ebr anullimin e festave dhe logjeve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb.  Vendimet komuniste i kishin kund\u00ebrshtuar Tom\u00eb Nika i Hotit dhe Pr\u00ebtash Zeka i  Koj\u00ebs dhe shum\u00eb burrra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dalluar Mal\u00ebsor\u00eb. Logjet jan\u00eb pjes\u00eb e  kultur\u00ebs komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebto logje e\u00a0kuvende q\u00eb ishin edhe panagjyre  (panaire)\u00ebsht\u00eb ruajtur gjuha shqipe, tradita shqiptare, dashuria dhe respekti  p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin pa dallim\u00a0 feje e krahine. Thon\u00eb se tash disa vjet \u00ebsht\u00eb  ndaluar kjo tradit\u00eb. Nuk kuptohet pse? Tre kishat katolike shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb  jan\u00eb n\u00eb lagjet ku jetojm\u00eb. Dit\u00ebn e Zoj\u00ebs s\u00eb Grud\u00ebs ose festave t\u00eb tjera p\u00ebr 5  ose 10 minuta mund t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb kishat tona shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe mesha  Dit\u00ebn e Zoj\u00ebs celebrohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Mal\u00ebsor\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb vijn\u00eb  atje p\u00ebr logje e panagjyre dhe ceremoni t\u00eb tjera. N\u00eb bjeshk\u00ebt tona Korit\u00eb e  Koshtic\u00eb mesha e Shtjefnit celebrohej n\u00eb d\u00ebbana dhe kurr\u00eb nuk kam par\u00eb mesh\u00eb  jasht\u00eb n\u00eb livadhet e bjeshk\u00ebve tona.\u00a0T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb se Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb  n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri e kishte ndaluar  celebrimin e mesh\u00ebve jasht\u00eb kish\u00ebs, ngase kishte frik\u00eb incidentet e dhunshme.  Mesh\u00ebt n\u00eb livadhe i p\u00eblqente Dom Simon Jubani i cili ishte kritikuar ashp\u00ebr\u00a0 nga  Vatikani, sepse e kishte p\u00ebrdor\u00eb mesh\u00ebn p\u00ebr propagand\u00eb politike. Dom Simon  Jubani kishte filluar nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb fjal\u00ebsh kund\u00ebr Pap\u00ebs Gjon Pali i  Dyt\u00eb. Akuzat e tij kund\u00ebr\u00a0 Pap\u00ebs i kisha d\u00ebgjuar un\u00eb me vesh\u00ebt e mi, bile  k\u00ebrkonte p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara  kurr\u00eb nuk kam par\u00eb mesh\u00eb n\u00eb natyr\u00eb. T\u00eb vetmit klerik q\u00eb i lejohet mesha n\u00eb  natyr\u00eb \u00ebsht\u00eb Papa i Rom\u00ebs dhe kjo b\u00ebh\u00ebt p\u00ebr pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe t\u00eb popullit n\u00eb  at\u00eb mesh\u00eb.\u00a0 Mesha ne fusha ose male \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebr sigurimin  amerikan. Dy festat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha tradicionale\u00a0 n\u00eb Shtetet e Bashkauara jan\u00eb Dita  e Sh\u00ebn Patrikut dhe Dita e Shna Nout. K\u00ebto dy festa k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb kan\u00eb m\u00eb  shum\u00eb karakter komb\u00ebtar dhe kulturor. Festimet e Shna Nout zgjasin 5 dit\u00eb e  net\u00eb. Ato festohen me k\u00ebng\u00eb e valle, me ushqime dhe pije t\u00eb ndryshme alkololike  dhe me loj\u00ebra t\u00eb ndryshme sportive, bile edhe me lojr\u00ebat e fatit. Dit\u00ebn e Sh\u00ebn  Patrikut amerikano-irlandez\u00ebt celebrojn\u00eb mesh\u00eb, por mrekullia e k\u00ebsaj feste jan\u00eb  pijet e ndryshme alkoholike dhe paradat n\u00ebp\u00ebr rruget kryesore t\u00eb qyteteve  amerikane. N\u00eb k\u00ebto festime marrin pjes\u00eb amerikan\u00ebt e feve t\u00eb ndryshme. Festimet  komb\u00ebtare logjet dhe kuvendet jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs natyrore. T\u00eb drejtat  natyrore jan\u00eb t\u00eb pa prekshme dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme. Shumica e k\u00ebtyre traditave  jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebjta dhe nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhosen. Diktaturat e ndryshme, sidomos  ajo komuniste kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr tradit\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb popullit shqiptar.  \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike se sivjet do t\u00eb organizohet Logu i T\u00ebrgaj\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb  pas 20 vjet\u00ebsh. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e mir\u00eb p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr kultur\u00ebn dhe  tradit\u00ebn shqiptare. Ata q\u00eb jan\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb mund t\u00eb shohin mesh\u00eb p\u00ebr  Zoj\u00eb t\u00eb Grud\u00ebs n\u00eb kish\u00ebn e Tuzit, n\u00eb kish\u00ebn e Grud\u00ebs, dhe n\u00eb kish\u00ebn e Konikut.  Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit t\u00eb cilin e ka kodifikuar At. Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi thot\u00eb se  mesha duhet t\u00eb celebrohet n\u00eb kish\u00eb ose n\u00eb varreza larg fshatit. Mesha n\u00eb natyr\u00eb  \u00ebsht\u00eb improvizim dhe p\u00ebr faktin se quhet mesh\u00eb e shejt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb  improvizohet, ngase nuk \u00ebsht\u00eb shfaqje teatrale. Teatret, loj\u00ebrat dhe koncertet  mund t\u00eb improvizohen por jo mesha. Ato nd\u00ebrhyrje pothuajse gjysm\u00eb t\u00eb dhunshme  nuk u kan\u00eb hije atyre q\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Krishtit. Papa Gjon Pali I Dyt\u00eb ka  th\u00ebn\u00eb:&#8221;Sa m\u00eb shum\u00eb pretendime p\u00ebr p\u00ebrsosm\u00ebri, aq m\u00eb shum\u00eb ka m\u00ebkate e gabime&#8221;.  Zot\u00ebri t\u00eb nderuar, m\u00eb ngadal\u00eb kund\u00ebr tradit\u00ebs shqiptare, sepse k\u00ebto dekadat e  fundit po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje t\u00eb rigjallen edhe traditat e mira t\u00eb koh\u00ebrave antike  dhe t\u00eb mesj\u00ebt\u00ebs n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Mal\u00ebsia \u00ebsht\u00eb duke u ringjallur n\u00ebse shkon drejt  rilindjes dhe bashkimit t\u00eb atytre trojeve pa dallime krahinore e fetare dhe ka  p\u00ebr t\u00eb sjellur fitore historike. P\u00ebr logjet e Mal\u00ebsi\u00eb s\u00eb Madhe kan\u00eb shkruar me  shum\u00eb respekt e dashuri poet\u00ebt ton\u00eb komb\u00ebtar\u00eb midis tyre edhe Gjergj Fishta n\u00eb  k\u00ebng\u00ebn &#8220;Pat\u00ebr Gjoni&#8221;. Edhe Imzot Noli n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb nj\u00eb ceremoni komb\u00ebtare n\u00eb  Boston kishte folur p\u00ebr logjet e Malesis\u00eb s\u00eb Madhe, sipas rr\u00ebfimeve t\u00eb Luigj  Gurakuqit. P\u00ebr logjet e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe ka shkruar edhe Ismail Kadare. Shtylla  kryesore e organizimit t\u00eb Logut t\u00eb T\u00ebrgaj\u00ebs jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Berishaj nga  Detroiti dhe New Yorku. Rolin kryesor k\u00ebtu e luan aktivisti i mir\u00ebnjohur  shqiptaro-amerian ish kryetari i Shoqat\u00ebs \u201cMal\u00ebsia e Madhe&#8221; \u00cbjllo Berishaj. Ai  ka q\u00ebn\u00eb aktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr bashkimin e forcave politike shqiptare t\u00eb  Mal\u00ebsi\u00eb. V\u00ebllez\u00ebrit Berishaj kan\u00eb q\u00ebllime t\u00eb sh\u00ebndosha komb\u00ebtare.\u00a0 Ata kan\u00eb  dh\u00ebn\u00eb kontribute t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb. Logu i T\u00ebrgaj\u00ebs  \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb fest\u00eb p\u00ebrurimi p\u00ebr fillimin e punimeve t\u00eb rrug\u00ebs historike  komb\u00ebtare t\u00eb Cemit. Ndjehem keq q\u00eb nuk kam mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb log  legjendar. <br> Por edhe pa mua Mal\u00ebsia kjoft\u00eb e rrnoft\u00eb, do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Gjergj Fishta.  <br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York N\u00eb mosh\u00ebn time t\u00eb adolosh\u00ebnc\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb para Sh\u00ebnjonit isha njeriu m\u00eb i lumutur n\u00eb jet\u00eb sespe me 28 gusht un\u00eb dhe n\u00ebna ime do t\u00eb shkonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb\u00a0p\u00ebrpara nuk kisha fjetur gjith\u00eb nat\u00ebn prej g\u00ebzimi dhe entuziazmi q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmn do t\u00eb shkonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb madh\u00ebshtore. Rruga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23395,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[676,2469,2468,245],"class_list":["post-23394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-gjeke-gjonlekaj","tag-grude","tag-logu-i-tergajes","tag-malesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23394"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23394\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23396,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23394\/revisions\/23396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}