{"id":23373,"date":"2019-08-10T13:05:55","date_gmt":"2019-08-10T11:05:55","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23373"},"modified":"2019-08-10T14:01:38","modified_gmt":"2019-08-10T12:01:38","slug":"mergata-shqiptaro-amerikane-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23373","title":{"rendered":"M\u00ebrgata Shqiptaro \u2013 Amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"488\" height=\"401\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 488px) 100vw, 488px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>(  Ekspozita \u00a0\u201cAMERIKA P\u00cbR KOSOV\u00cbN\u201d)<\/p>\n\n\n\n<p>Nga \nFrank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>Ky  \u00ebsht\u00eb titulli i katalogut t\u00eb ekspozit\u00ebs tematike, \u201cAmerika p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d n\u00eb  Muzeumin Komb\u00ebtar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me autor, Dr. Riza Rrahim Sadikun,  ri-botuar m\u00eb 2018*.\u00a0\u00a0 Fatkeqsisht, un\u00eb nuk kam patur rastin t\u00eb vizitoj\u00eb  ekspozit\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, por duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb katalogun e p\u00ebrgatitur  mjesht\u00ebrisht e q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb dit\u00ebt e fundit, Projekti i Muzeut Komb\u00ebtar t\u00eb  Kosov\u00ebs, \u201cAmerika p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyrim i sakt\u00eb, ndon\u00ebse ndoshta jo  gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs, i historis\u00eb s\u00eb kontributit, q\u00eb diaspora shqiptaro-amerikane  dhe mb\u00ebshtetsit e tyre m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs amerikane, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb  p\u00ebr lirin\u00eb, \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb  dokumentacion besuesh\u00ebm i veprimtaris\u00eb patriotike t\u00eb k\u00ebtj komuniteti \u2013i  personaliteteve t\u00eb shquara shqiptaro-amerikane dhe i orgnazitave t\u00eb diaspor\u00ebs,  duke filluar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me Federat\u00ebn pan-Shqiptare Vatra, Lidhja Kosovare,  Liga Shqiptaro-Amerikane dhe K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, si dhe  organizata t\u00eb tjera politiko-shoq\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb qendrat fetare, an\u00eb e mban\u00eb  Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2014 n\u00eb dy tre dekadat e fund shekullit 20 dhe n\u00eb fillim t\u00eb  k\u00ebtij shekulli.\u00a0\u00a0 Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ekspozit\u00eb z\u00ebn edhe kontributi i  shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane, duke filluar nga nga  politikan\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb nivelit vendor e shtet\u00ebror e deri tek Kongresi dhe  Presidenca amerikane \u2013 p\u00ebrfaqsues t\u00eb dy partive kryesore politike amerikane  nd\u00ebr, m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithse \n\u00ebsht\u00eb shkruar dhe folur mjaft p\u00ebr kontributin e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, \nsi p\u00ebr Kosov\u00ebn ashtu edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e deri n\u00eb \ndit\u00ebt tona \u2014 me nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, do t\u00eb mund \nt\u00eb shikoni, t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb vend, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb \nkomunitetit shqiptaro-amerikan si dhe mb\u00ebshtetjen \u2013 nep\u00ebrmjet protagonist\u00ebve \nkryesor\u00eb dhe vendimeve t\u00eb tyre politike \u2014 t\u00eb Amerik\u00ebs zyrtare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \ndrejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke filluar nga pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb \nshekullit 20 e deri tek \u00e7lirimi dhe pavar\u00ebsia e \nKosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj  me t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb katalogut prej 300 faqesh, autori sh\u00ebnon  fillimisht me deklarata nga dy ish-president\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb fillim shekullit t\u00eb  kaluar, Theodor Ruzvelti dhe Uodrou Wilsoni.\u00a0 \u00a0\u201cShqiptar\u00ebt i dua dhe i admiroj,  se jan\u00eb nj\u00eb rac\u00eb e vjet\u00ebr dhe trime q\u00eb meriton t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb vetqeveriset.  \u00a0\u00a0Dij q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste, turqit, grek\u00ebt dhe serb\u00ebt bashkoheshin dhe lidheshin me  nj\u00ebri tjetrin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve\u2026Thuaju Shqiptar\u00ebve se d\u00ebshiroj ta shoh  Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pavarur dhe q\u00eb pavar\u00ebsia e tyre t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb garantohet nga  fuqit\u00eb aleate, Amerika, Anglia dhe Franca.\u00a0 \u00a0Nga ana ime do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb  mundur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e Sgqiptar\u00ebve\u201d, \u00ebsht\u00eb zotuar Theodore Ruzvelti  n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb dh\u00ebn\u00eb Nolit dhe botuar n\u00eb gazet\u00ebn Dielli m\u00eb 26 gusht, 1918.  \u00a0\u00a0Nd\u00ebrsa Uodrou Wilsoni citohet n\u00eb katalog t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cShqiptar\u00ebt  meritojn\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur, prandaj Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb  preket.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin  k\u00ebto deklarata t\u00eb her\u00ebshme nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb fillim  shekullit t\u00eb kaluar, t\u00eb cilat mund t\u00eb thuhet se kan\u00eb p\u00ebrcaktuar politik\u00ebn  amerikane ndaj kombit t\u00eb vog\u00ebl shqiptar, \u00e7\u2019prej at\u00ebher\u00eb e deri m\u00eb sot. \u00a0\u00a0N\u00eb  katalog renditen t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt amerikan\u00eb, duke filluar nga Ruzvelti e  Wilsoni e deri tek Xhorxh Bushi dhe Bill Klintoni si dhe senator\u00eb e kongresmen\u00eb  t\u00eb shumt\u00eb, sidomos gjat\u00eb 5 dekadave t\u00eb fundit, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose nj\u00eb  tjet\u00ebr kan\u00eb pasur lidhje ose kontakte t\u00eb her\u00eb pas her\u00ebshme me p\u00ebrfaqsues t\u00eb  komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb ve\u00e7anti ose me shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs n\u00eb  p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori  i katalogut, \u201cM\u00ebrgata Shqiptaro-Amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, Dr. Riza Rrahim Sadiku,  parath\u00ebnien ia kushton historis\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane gjat\u00eb  shekullit XX e deri n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli.\u00a0\u00a0 Por kryesorja e k\u00ebtij  projekti t\u00eb Muzeut Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb ka luajtur diaspora  shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00e7\u2019prej Nolit e Konic\u00ebs e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme  \u2013 n\u00eb bashkpunim t\u00eb plot\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb brezave t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb  politik\u00ebs amerikane \u2013 n\u00eb mbrojtje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb t\u00eb drejtave dhe  identitetetit t\u00eb shqiptar\u00ebve, si nj\u00ebri prej kombeve m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb bot\u00eb, me  gjuh\u00eb, me kultur\u00eb, me histori, tradita dhe vlera unike.\u00a0\u00a0 Ku pasqyrohen,  sidomos, aktivitetet patriotike t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan t\u00eb tre  dekadave t\u00eb kaluara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe periudh\u00ebn e luft\u00ebs patriotike \u00e7lirimtare t\u00eb  U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7  personaliteteve t\u00eb shumta t\u00eb fush\u00ebs politike amerikane, sipas katalogut q\u00eb kam  n\u00eb dor\u00eb, ekspozita pasqyron shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb thjesht\u00eb, nga  t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs, si dhe organizata t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt sipas  mund\u00ebsive, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e tyre p\u00ebr zgjidhjen, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb asaj q\u00eb p\u00ebr  t\u00eb gjith\u00eb ne njihej si, \u201c\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs\u201d. \u00a0\u00a0Jan\u00eb pra me qind\u00ebra e qindra  personalitete dhe ngjarje q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb katalog dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb  koleksionin mjaft t\u00eb pasur t\u00eb kontributit t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve p\u00ebr lirin\u00eb  dhe pavar\u00ebsin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre an\u00eb e mban\u00eb tprjeve  shekullore, e q\u00eb do t\u00eb ruhet p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Muzeun e Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs si nj\u00eb  testament i p\u00ebrher\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, se si duhet  p\u00ebrgjigjur kur Atdheu \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7  p\u00ebrfaqsuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane dhe t\u00eb eskponent\u00ebve t\u00eb dalluar  dhe jo aq shum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan \u2013 t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb  kontribuar p\u00ebr kauz\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2014 n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn dhe n\u00eb koh\u00ebn sipas  mund\u00ebsis\u00eb \u2013 n\u00eb katalogun e ekspozit\u00ebs n\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cM\u00ebrgata  Shqiptaro-Amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, paraqitet gjithashtu edhe nj\u00eb num\u00ebr i madh  dokumentacioni historik n\u00eb lidhje me veprimtarit\u00eb e organizatave dhe t\u00eb  personaliteteve t\u00eb ndryshme shqiptaro-amerikane, duke pasqyruar dokumenta  origjinale t\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Vizitori \ni k\u00ebsaj ekspozite n\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, mund t\u00eb gjej\u00eb, nd\u00ebr \nt\u00eb tjera, memorandum, korrespondenca, k\u00ebrkesa dhe deklarata nga p\u00ebrfaqsues dhe \norganizata t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan drejtuar udh\u00ebheqsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb \nekzekutiv dhe legjislativ t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, por pa p\u00ebrjashtuar entet dhe \npersonalitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjithashtu. &nbsp;&nbsp;Dokumentat origjinal t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb \nfaqet e katalogut, p\u00ebrfshijn\u00eb foto historike nga shum\u00eb demonstrata e protesta \np\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, kryesisht n\u00eb Washington DC por edhe n\u00eb qytete t\u00eb \ntjera amerikane, gjat\u00eb dekadave.&nbsp; Gjithashtu, flamuj e banera, materiale \npropagandistike,letra dhe deklarata mir\u00ebnjohjeje nga politika amerikane p\u00ebr \npersonalitete dhe p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &nbsp;&nbsp;Aty \ngjen\u00eb edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm artikujsh nga media t\u00eb ndryshme amerikane \ndhe t\u00eb diaspor\u00ebs, si dhe regjistrime t\u00eb mediave elektronike mbi krimet e Serbis\u00eb \nkund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjet e shqiptaro-amerikan\u00ebve p\u00ebr t\u2019i \nekspozuar ato krime ndaj njer\u00ebzimit, para shoq\u00ebris\u00eb amerikane n\u00eb ve\u00e7anti dhe \npara bot\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp;&nbsp; Ekspozita, \u201cM\u00ebrgata shqiptaro-amerikane p\u00ebr \nKosov\u00ebn\u201d, dokumenton, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje me mjeshtri nga ana e \ndiaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb \u2013 me ndihm\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2014 p\u00ebr t\u00eb \nnd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thuhet se ia \ndoli me plot sukses.<\/p>\n\n\n\n<p>Thuhet \nse ekspozita \u201cM\u00ebrgata Shqiptaro-amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrher\u00ebshme \nn\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb baz\u00ebn e themelimit t\u00eb nj\u00eb \nmuzeu t\u00eb ri, me emrin, \u201cAmerika p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d. &nbsp;&nbsp;\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nism\u00ebtar\u00ebt e \nk\u00ebtij projekti kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe jo gjithmon\u00eb me mb\u00ebshtetjen e \nautoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse.&nbsp; Prandaj, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet puna e palodh\u00ebshme e Dr. \nRiza Rrahim Sadikut dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt \u2013 nj\u00eb p\u00ebrpjekje \nkjo madhore p\u00ebr t\u00eb dokumentuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe \nt\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb mbrojtjen, historikisht, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb \nshqiptar\u00ebve, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, gjat\u00eb periudhave m\u00eb t\u00eb \nv\u00ebshtira t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb Kombit shqiptar, p\u00ebrball\u00eb lakmive dhe grabitjeve t\u00eb \nterritoreve t\u00eb shqiptare nga fqinj\u00ebt armiq\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozita \nnderon autor\u00ebt q\u00eb ideuan k\u00ebt\u00eb projekt si dhe shtetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \nmir\u00ebnjohjen q\u00eb tregoi me ndihmes\u00ebn p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij projekti, por \nnj\u00ebkoh\u00ebsisht nderon dhe tregon mir\u00ebnjohjen e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj \nveprimtaris\u00eb patriotike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb miq\u00ebve tan\u00eb k\u00ebtu n\u00eb \nShtetet e Bashkuara. &nbsp;&nbsp;Por, ndon\u00ebse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb, si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb \nkatalogun q\u00eb kam p\u00ebrpara, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb ngjarje, personalitete shqiptare \ndhe organizata shqiptaro-amerikane si dhe p\u00ebrfaqsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \nadminstratave amerikane \u2013si demokrate ashtu edhe republikane \u2013ky projekt t\u00eb mos \nkonsiderohet si i p\u00ebrfunduar, por t\u00eb jet\u00eb si, \u201cwork in progress\u201d, pasi ashtu e \nk\u00ebrkon historia e v\u00ebrtet\u00eb. &nbsp;&nbsp;Gjithmon\u00eb dalin dokumenta dhe d\u00ebshmi t\u00eb reja, t\u00eb pa \nzbuluara ende, p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb mbulon ekspozita \u2013 por edhe p\u00ebr periudh\u00ebn \naktuale dhe veprimtarit\u00eb e brezit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve, t\u00eb \ncil\u00ebt shpresojm\u00eb se do t\u00eb vazhdojn\u00eb shembullin e komunitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb \nAmerik\u00ebs t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe tani, t\u00eb cil\u00ebt me veprimtarin\u00eb e tyre \npatriotike ndihmuan n\u00eb themelimin e dy shteteve shqiptare, Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fillim \nt\u00eb shekullit t\u00eb XX dhe Kosov\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli \u2013 duke ruajtur &nbsp;dhe \nthelluar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe miq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrher\u00ebshme midis Shteteve t\u00eb Bashkuara \nt\u00eb Amerik\u00ebs dhe Kombit shqiptar \u2013 pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb ekspozit\u00ebn, \n\u201cM\u00ebrgata Shqiptaro-Amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>*Ndon\u00ebse \nprojekti ka mb\u00ebshtetjen e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportitt\u00eb \nRepublik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, autori i katalogut prej 300-faqesh me fotografi dhe \ndokumentacione historike, autori Dr. Riza Rrahim Sadiku ka sh\u00ebnuar se p\u00ebr \nribotimin e k\u00ebtij katalogu iu desh t\u00eb priste plot 7 vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \nfal\u00ebnderon, \u201cVeprimtar\u00ebt e dalluar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebrgim, miq\u00ebve t\u00eb \nrespektuar Tom\u00eb Mrijaj dhe Tom\u00eb Jakaj nga Nju Jorku si dhe Kryetarin e Fush \nKosov\u00ebs, Z. Burim Berisha pa ndihm\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve nuk kisha mund\u00ebsi ta nxjerr\u00eb n\u00eb \ndrit\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kam punuar pes\u00eb vite\u201d, shprehet \nai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>( Ekspozita \u00a0\u201cAMERIKA P\u00cbR KOSOV\u00cbN\u201d) Nga Frank Shkreli* Ky \u00ebsht\u00eb titulli i katalogut t\u00eb ekspozit\u00ebs tematike, \u201cAmerika p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d n\u00eb Muzeumin Komb\u00ebtar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me autor, Dr. Riza Rrahim Sadikun, ri-botuar m\u00eb 2018*.\u00a0\u00a0 Fatkeqsisht, un\u00eb nuk kam patur rastin t\u00eb vizitoj\u00eb ekspozit\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, por duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb katalogun e p\u00ebrgatitur mjesht\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23374,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23373\/revisions\/23374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}