{"id":23349,"date":"2019-08-08T06:28:08","date_gmt":"2019-08-08T04:28:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23349"},"modified":"2019-08-08T23:30:00","modified_gmt":"2019-08-08T21:30:00","slug":"humanizmi-i-ri-njerezor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23349","title":{"rendered":"HUMANIZMI I RI NJER\u00cbZOR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" width=\"346\" height=\"499\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 346px) 100vw, 346px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nik\u00eb Gashaj<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore,\nvet\u00ebm ithtar\u00ebt e sofizmit dhe t\u00eb nihilizmit \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare e konsiderojn\u00eb\nsi problem anakron. \u00c7\u00ebshtja nacionale n\u00eb Ballkan, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish Jugosllavis\u00eb,\nn\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish Bashkimit&nbsp; Sovjetik dhe t\u00eb mos cekim kontinentet e\ntjera, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e liris\u00eb, e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore&nbsp; dhe kolektive, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb\ndrejt\u00ebn mbi formimin e shtetit t\u00eb vet. Shkat\u00ebrrimi i sistemeve totalitare dhe\nshthurja e shteteve shum\u00ebnacionale i kan\u00eb hapur t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet&nbsp; e t\u00eb drejtave individuale dhe kolektive\nnjer\u00ebzore. Shekujt XIX dhe XX kan\u00eb qen\u00eb shekuj t\u00eb zgjimit komb\u00ebtar. Por, edhe\nshekulli XXI do t\u00eb jet\u00eb shekull i afirmimit komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata popuj\ndhe pakica komb\u00ebtare, t\u00eb cilat d\u00ebshirojn\u00eb ato liri, ato t\u00eb drejta, ato\ninstitucione, t\u00eb cilat ua garantojn\u00eb ekzistenc\u00ebn kolektive, dhe t\u00eb cilat tashm\u00eb\ni kan\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e zhvilluara politike n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb bashk\u00ebsit\u00eb\nshum\u00ebnacionale ekzistojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb objektive dhe subjektive p\u00ebr vendosjen e\nbarazis\u00eb dhe t\u00eb harmonizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes kultur\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs\netnike dhe pakicave komb\u00ebtare. Nd\u00ebrkaq, barazia n\u00eb mes kulturave dhe p\u00ebrshkimi\ni tyre krijues mund t\u00eb arrihet me eliminimin e supremacionit apo hegjemonis\u00eb s\u00eb\nkultur\u00ebs s\u00eb kombit shumic\u00eb. Toleranca nd\u00ebrnacionale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim i\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr respektimin e llojllojshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb dallimeve ve\u00e7uese. <\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb t\u00eb arrihet s\u00eb paku\nbarazia relative e kulturave dhe t\u00eb drejtave kulturore&nbsp; t\u00eb kombit shumic\u00eb dhe t\u00eb pakicave komb\u00ebtare,\n\u00ebsht\u00eb e domosdoshme rregullativa juridike. Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb precize\nt\u00eb definohej kodi apo katalogu i t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave kulturore dhe t\u00eb\nmarr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkulturore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb inkorporohen n\u00eb\nlegjislacionin shtet\u00ebror. P\u00ebr n\u00eb fillim, ato do t\u00eb mund realizohen edhe\nn\u00ebp\u00ebrmjet masave shtr\u00ebnguese dhe detyruese, derisa ato t\u00eb mos b\u00ebhen zakone\ngjith\u00ebnjer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p>Parimisht, duke mos iu\nkund\u00ebrshtuar proceseve integruese t\u00eb qytet\u00ebrimit bashk\u00ebkohor, humanizmi i ri\nnjer\u00ebzor do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb ruajtjen e identitetit kulturor t\u00eb etnosit,\nn\u00eb p\u00ebrparimin, zhvillimin dhe begatimin e karakteristikave dhe cil\u00ebsive ve\u00e7uese\nindividuale dhe kolektive, n\u00eb respektimin e llojllojshm\u00ebris\u00eb, partikularitetit\ndhe t\u00eb rajonalitetit t\u00eb kulturave dhe gjuh\u00ebve, t\u00eb traditave, t\u00eb dokeve dhe\nzakoneve t\u00eb popujve t\u00eb vegj\u00ebl dhe t\u00eb pakicave komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Bota do t\u00eb ishte nj\u00eb\nshkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr ngjyrosje t\u00eb ndryshme, pa lul\u00ebzimin e llojllojshm\u00ebris\u00eb, pa t\u00eb rrall\u00ebt\ndhe t\u00eb vegj\u00eblit, pa t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb vjetrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Progresi, i cili do t\u00eb\nanulonte dallimet ekzistuese, historike, shpirt\u00ebrore dhe lirit\u00eb e t\u00eb drejtat\nautonome t\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb popujve nuk do t\u00eb ishte progres humanist. Nga kjo\npik\u00ebpamje dhe k\u00ebndv\u00ebshtrim, ruajtja dhe pasurimi krijues t\u00eb identitetit\nkomb\u00ebtar, kulturor dhe gjuh\u00ebsor t\u00eb popujve t\u00eb vegj\u00ebl dhe pakicave komb\u00ebtare\n\u00ebsht\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore, politike, shoq\u00ebrore dhe qytet\u00ebruese t\u00eb epok\u00ebs son\u00eb, si\ndhe n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb globale dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Multikultura dhe\nshoq\u00ebria moderne civile<\/p>\n\n\n\n<p>Shoq\u00ebria bashk\u00ebkohore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri multikulturore.\nMultikultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shpirt\u00ebrore mbi zhvillimin e specifikave&nbsp; dhe t\u00eb cil\u00ebsive ve\u00e7uese, respektivisht paraqet\nnj\u00eb metagjuh\u00eb, e cila i pacifikon diskurset divergjente. Ajo nuk ua imponon\ngjuh\u00ebn e vet t\u00eb tjer\u00ebve, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese i njeh dhe i pranon gjuh\u00ebt e\ntjera, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se multikulturalizmi nuk mund t\u00eb paramendohet pa lirimin\nnga ideja dhe praktika e nj\u00eb diskursi t\u00eb vet\u00ebm dominues nacional.<\/p>\n\n\n\n<p>Multikultura n\u00eb\nrealsocializ\u00ebm ka qen\u00eb nocion i dyshimt\u00eb. Sikurse shumica etnike ashtu edhe\npakicat komb\u00ebtare e kan\u00eb konsideruar at\u00eb si cungim t\u00eb identitetit komb\u00ebtar.\nMir\u00ebpo, multikultura \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. K\u00ebtu ka t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb shok-terapi\npostmoderne europiane midis krizave t\u00eb ideologjive t\u00eb ndryshme universale\n(nacionalizmi, komunizmi etj.).<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas sociologut t\u00eb\nnjohur francez, Edgar Morin, njeriu europian definohet si poliidentitet, \u00e7ka do\nt\u00eb thot\u00eb se njeriu \u00ebsht\u00eb q\u00ebnie familjare, rajonale, nacionale, transnacionale,\nkonfesionale, doktrinare dhe lokale. Autori n\u00eb fjal\u00eb k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrcakton si unitas\nmultiplex. Ne k\u00ebt\u00eb do ta quanim qeliz\u00eb themelore t\u00eb pluralizmit, pa t\u00eb cil\u00ebn\npluralizmi n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb multikulturore nuk mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb ter\u00ebsi. Ideja\ne multikultur\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb hov m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb koh\u00ebn e riorganizimit dhe t\u00eb\np\u00ebrpjekjeve integruese t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb eurorajonalizimit. <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e rajoneve\neuropiane dhe e multikulturalizmit, aktualizojn\u00eb pyetjen: \u00e7far\u00eb shteti duam?\nNga kjo, nj\u00ebherit, varet edhe raporti dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tona ndaj shoq\u00ebris\u00eb\ncivile, por edhe nga ajo se mbi \u00e7far\u00eb baze pakicat komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb ardhmen mund\nt\u00eb shpresojn\u00eb dhe t\u00eb presin. <\/p>\n\n\n\n<p>Pozita dhe opozita\npolitike n\u00eb shtetet e Ballkanit Prendimor m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi ngurrojn\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb\npik\u00eb, nd\u00ebrsa inteligjenca e ka dor\u00ebzuar autonomin\u00eb e vet. E t\u00ebr\u00eb ajo ndikon n\u00eb profilin e politik\u00ebs mbi pakicat. N\u00eb\nnj\u00ebr\u00ebn an\u00eb inteligjenca vazhdimisht p\u00ebrs\u00ebrit se \u00ebsht\u00eb ithtare e shoq\u00ebris\u00eb\ncivile, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr&nbsp; d\u00ebshiron\ndhe k\u00ebrkon nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb centralizuar dhe nacional.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtet\u00ebzimi i ides\u00eb nacionale n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore i p\u00ebrshkon t\u00eb gjitha\nsferat e jet\u00ebs. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, mendimtari Vclav Belohransky shprehet se\nshteti postmodern nuk \u00ebsht\u00eb manifestim i nj\u00eb kulture t\u00eb vetme shtetkrijuese,\npor \u00ebsht\u00eb shprehje e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis kulturave. Nj\u00eb intelektual tjet\u00ebr\nopozicionar, Gjergj Konrad, duke folur mbi kontekstin e shoq\u00ebris\u00eb civile\nkonstaton se \u201cshoq\u00ebria civile k\u00ebrkon shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb gjuh\u00ebve, pluraliz\u00ebm t\u00eb\ndimensioneve\u201d. E t\u00ebr\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr territoret\nmultietnike dhe multikulturore, meq\u00ebn\u00ebse zgjeron hap\u00ebsirat e liris\u00eb, paraqet\np\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb shumta ekonomike dhe kulturore, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i pasuron format\ncivile t\u00eb identitetit dhe n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendosen kornizat e multikulturalizmit.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Ideja e multikulturalizmit n\u00eb Europ\u00ebn e Mesme dhe Lindore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb\np\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e l\u00ebvizjeve civile, si kund\u00ebrpesh\u00eb e pushtetit t\u00eb plotfuqish\u00ebm\nshtet\u00ebror, element i pashmangsh\u00ebm i liberalizimit opozitar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb e\nkund\u00ebrshton&nbsp; tradit\u00ebn e realsocializmit\ncentralist dhe nacionalist.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga segmentet e multikulturalizmit \u00ebsht\u00eb shum\u00ebgjuh\u00ebsia n\u00eb mjediset\nshum\u00ebnacionale. Shum\u00ebgjuh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes i pakicave komb\u00ebtare, por ajo\ndo t\u00eb b\u00ebhet edhe interes i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebrcaktim i nj\u00eb rruge t\u00eb lir\u00eb t\u00eb\nqytetar\u00ebve, n\u00eb qoft\u00ebse liria nuk do t\u00eb jet\u00eb e kufizuar me asnj\u00eb ideologji,\nmadje as me shtet nacional.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ilustrim, se si interesat multikulturore do t\u00eb duhej t\u00eb manifestoheshin\nn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, le t\u00eb marrim si shembull nd\u00ebrmarrjet publike ose nd\u00ebrmarrjet\nn\u00ebn ingerencat e drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb shtetit, sikurse jan\u00eb: hekurudha, bankat,\nposta, institucionet shtet\u00ebrore, si dhe t\u00eb gjitha ato organizata, t\u00eb cilat jan\u00eb\nn\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, duke u nisur nga institucionet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,\nlotaris\u00eb deri tek sh\u00ebrbimet komunale dhe t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq. Shteti i drejt\u00eb dhe\nligjor do t\u00eb kujdesej q\u00eb n\u00eb k\u00ebto organizata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nproporcionale gjuh\u00ebt e pakicave, shpesh her\u00eb edhe me aplikimin e institutit t\u00eb\ntrajtimit preferencial. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht midis t\u00eb pun\u00ebsuarve &#8211; n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet\n&#8211; do t\u00eb duhej t\u00eb zbatohej parimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit proporcional. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb realizoheshin interesat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh\np\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre nacionale dhe konfesionale. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Modernizimi i deformuar- shteti nacional\njotolerant<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn postkomuniste,\ndiktatura komuniste \u00ebsht\u00eb e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar me nacionaliz\u00ebm, i cili e ka krijuar\ndhe nj\u00eb gjendje politike t\u00eb tensionuar. \u00cbsht\u00eb e pamohueshme, se hap\u00ebsirat\npostkomuniste akoma paraqesin pik\u00ebn nevralgjike. Nd\u00ebrkaq, sot nj\u00eb rrezik i madh\np\u00ebr demokraci dhe p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave, e paraqesin politikan\u00ebt\nservil\u00eb, t\u00eb p\u00ebrulur dhe t\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb, manipuluesit dhe demagog\u00ebt,\npseudointelektual\u00ebt dhe student\u00ebt e p\u00ebrjetsh\u00ebm&#8230; Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebtu kemi\nt\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kriz\u00ebn e identitetit dhe t\u00eb moralit, me nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb ul\u00ebt\nqytetare, politike dhe kulturore, si dhe me nj\u00eb nacionaliz\u00ebm perfid. <\/p>\n\n\n\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare, shumica etnike \u00ebsht\u00eb\najo e cila duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb morale dhe politike,\np\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr send\u00ebrtimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre n\u00eb ter\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet\ndhe dimensionet. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk duhet k\u00ebrkuar vet\u00ebm n\u00eb rrafshin partiak,\nn\u00eb organizimin politik, as vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb elitave politike- n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\nfjala \u00ebsht\u00eb mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kombit shumic\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas shpjegimit manipulues, n\u00eb qoft\u00eb se pakicat komb\u00ebtare drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti\nnuk jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruara dhun\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr shkeljen e t\u00eb\ndrejtave t\u00eb pakicave. Pik\u00ebpamja e till\u00eb cinike me fjal\u00eb t\u00eb tjera do t\u00eb thot\u00eb se\nshteti juridik e ka kryer pun\u00ebn e vet, n\u00eb qoft\u00ebse nuk i rrahin njer\u00ebzit\nrrug\u00ebve. Sipas k\u00ebsaj logjike, pjes\u00ebtar\u00ebt e kombit shumic\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb ndaj\nshkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave. Ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solidarizohen me\npraktik\u00ebn joligjore, me c\u00ebnimin e t\u00eb drejtave, respektivisht raporti i tyre\nndaj pakicave merr nj\u00eb karakter antidemokratik.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<strong>Hierarkia e identiteteve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb themi se n\u00eb vend t\u00eb pluralizmit t\u00eb identitetit brenda nj\u00eb\nshteti, p\u00ebrpar\u00ebsi i jepet hierarkis\u00eb s\u00eb identiteteve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\nmultikulturalizmi b\u00ebhet i pamundsh\u00ebm. K\u00ebshtu, nj\u00ebra nga amplitudat e hierarkis\u00eb\ns\u00eb till\u00eb politike n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mohimi i shoq\u00ebris\u00eb civile, meq\u00ebn\u00ebse posa\nn\u00eb sken\u00eb politike paraqitet hierarkia e identitetit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe\nshoq\u00ebria civile do t\u00eb b\u00ebhet sh\u00ebrb\u00ebtore e shtetit nacional.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish &#8211; Jugosllavia si shembull ndri\u00e7on q\u00ebndres\u00ebn e\nnacionalizmit popullist, tregon se manifestimi i tij konstant rrjedh nga kriza\ne identitetit, andaj duke iu falend\u00ebruar asaj \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb konsensus i\np\u00ebrgjithsh\u00ebm i masave dhe elitave politike, elitave kulturore dhe ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish komunist\u00ebt dhe antikomunist\u00ebt histerik\u00eb,\nforcat t\u00eb cilat veten e quajn\u00eb demokrat\u00eb, elitat e qytetaris\u00eb s\u00eb re dhe masat e\njoshura dhe t\u00eb narkotizuara me tirada popullistike, i ka bashkuar nj\u00eb koncept-\nn\u00eb vend t\u00eb pluralizmit t\u00eb identitetit, t\u00eb gjith\u00eb ata e kan\u00eb p\u00ebrfytyruar nj\u00eb\nshoq\u00ebri me ndonj\u00eb hierarki t\u00eb re t\u00eb identitetit. E t\u00ebr\u00eb ajo ka ndodhur p\u00ebr\nshkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb modernizimit. Modernizimi n\u00eb ish Jugosllavi \u00ebsht\u00eb formuar\nnga lart, nga piramida politike dhe ka qen\u00eb rezultat i nj\u00eb sistemi autoritar.\nMe r\u00ebnien e komunizmit, prandaj, edhe modernizimi ka qen\u00eb i gjykuar p\u00ebr\nshkat\u00ebrrim, meq\u00ebn\u00ebse ai ishte modernizim i deformuar. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb\nsip\u00ebrfaqe kan\u00eb shp\u00ebrthyer nostalgjit\u00eb premoderne. Meq\u00ebn\u00ebse bashk\u00ebsit\u00eb\ntradicionale jan\u00eb shformuar, \u00ebsht\u00eb paraqitur nevoja p\u00ebr nj\u00eb hierarki t\u00eb re\nartificiale, e cila e ka suprimuar apo anuluar pluralizmin e identitetit.\nKrijimin e \u00e7do identiteti tjet\u00ebr autonom e ka trajtuar si rrezik-m\u00eb s\u00eb shpeshti\nrrezik nga separatizmi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr rregullimin e gjendjes n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb\nbashk\u00ebkohore multikulturore, po cekim nj\u00eb mendimtar t\u00eb njohur politik, Xhozef\nRaz, i cili shkruan: &#8220;&#8230;multikulturalizmi k\u00ebrkon nj\u00eb shoq\u00ebri politike, e\ncila njeh dhe e pranon statusin e barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00ebsive kulturore\nstabile dhe vitale, t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb qoft\u00ebse shoq\u00ebria\n\u00ebsht\u00eb multikulturore, ajo p\u00ebrb\u00ebhet nga kultura t\u00eb ndryshme, andaj, asnj\u00eb\nbashk\u00ebsi kulturore nuk guxon t\u00eb konsideroj\u00eb se shteti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i saj, kurse\nbashk\u00ebsit\u00eb e tjera statusin e vet e g\u00ebzojn\u00eb fal\u00eb vullnetit t\u00eb saj t\u00eb\nmir\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk duhet ushqyer kurrfar\u00eb iluzioni se shteti\nnacional dhe s\u00eb bashku me t\u00eb, nacionalizmi n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, mund t\u00eb mposhten\nbrenda nate. Ajo do t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb procesi afatgjat\u00eb, e q\u00eb do t\u00eb varet\nnga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shteti nacional \u00ebsht\u00eb pushtet i till\u00eb, t\u00eb cilin\nteoria mbi shoq\u00ebrin\u00eb e demokracis\u00eb liberale e v\u00eb n\u00eb thumb t\u00eb kritik\u00ebs. Mir\u00ebpo,\nmegjithat\u00eb, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb mendimtari politik Sajo Andras, konkludon se\n\u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm q\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare t\u00eb hartohet dhe t\u00eb\nmiratohet nj\u00eb aranzhman taktik me shtetin nacional. Kuptohet se kjo nuk \u00ebsht\u00eb\nideal i shtetit liberal, neutral, por \u00ebsht\u00eb deri diku karakteristik\u00eb e nacionalizmit\ndemokratik, i cili n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr interesin e vet, p\u00ebrpiqet ta stabilizoj\u00eb\nshoq\u00ebrin\u00eb dhe shtetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i mendimit se liberalizmi kontraktual, ose\nteoria kontraktuese (e bazuar dhe e mb\u00ebshtetur n\u00eb marr\u00ebveshje dhe kontrat\u00eb\nnd\u00ebrmjet shumic\u00ebs etnike dhe pakicave komb\u00ebtare), ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb\nm\u00ebnyr\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pakicave komb\u00ebtare. Parimisht,\nkontraktualizmi \u00ebsht\u00eb koncept politik i pajtuesh\u00ebm me t\u00eb drejtat kolektive t\u00eb\npakicave komb\u00ebtare dhe me shtetin nacional, meq\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs dhe ithtar\ni principit t\u00eb shtetit neutral. Sipas definicionit, t\u00eb cilin e p\u00ebrdor teoria\nkontraktuale, neutraliteti i shtetit do t\u00eb thot\u00eb se ai nuk guxon t\u00eb jet\u00eb i\nnj\u00ebansh\u00ebm. Shteti n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri multikulturore nuk mund t&#8217;i takoj\u00eb nj\u00eb kulture\nt\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ose vet\u00ebm nj\u00eb kombi. Neutraliteti n\u00eb teorin\u00eb kontraktuale do t\u00eb\nthot\u00eb se shteti duhet t\u00eb funksionoj\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb krijimin e kushteve t\u00eb\np\u00ebrshtatshme p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e t\u00eb gjitha kulturave, e jo vet\u00ebm t\u00eb\nnj\u00eb kulture t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Teoria kontraktuale, p\u00ebrpos parimit t\u00eb\nneutralitetit t\u00eb shtetit, ofron edhe parimin e dallimeve. Sipas parimit t\u00eb\ndallimeve, pabarazit\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri jan\u00eb t\u00eb lejueshme vet\u00ebm n\u00ebqoft\u00ebse ato shkojn\u00eb\nn\u00eb favor t\u00eb atyre q\u00eb gjenden n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb\nangazhim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e konceptit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrmarjen e masave\nt\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe avancimin e statusit t\u00eb pakicave komb\u00ebtare.<strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Shteti\nkonacional<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb kuptim, pik\u00ebpamje dhe drejtim\nkontraktualizmi liberal \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me konceptin e shtetit\nkonacional, t\u00eb cilin n\u00eb teori politike t\u00eb par\u00ebt e kan\u00eb futur n\u00eb p\u00ebrdorim teoricien\u00ebt:\nJanosh Kish dhe Alpar Loshonc. N\u00eb qoft\u00ebse merret se baza e shtetit konacional\n\u00ebsht\u00eb &#8220;parimi normativ i marr\u00ebdh\u00ebnieve johierarkike nd\u00ebrmjet kulturave t\u00eb\nndryshme n\u00eb nj\u00eb bshk\u00ebsi shtet\u00ebrore&#8221;, ku njihen t\u00eb drejtat e\n&#8220;autonomis\u00eb publike t\u00eb t\u00eb gjitha kulturave&#8221; dhe ku &#8220;kurrkush nuk\nposedon monopol t\u00eb integrimeve&#8221; (Loshonc), at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se\nkontraktualizmi liberal \u00ebsht\u00eb teoria m\u00eb e p\u00ebrshtatshme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs mund\nt\u00eb arrihet deri te koncepti i shtetit konacional dhe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie civile t\u00eb\nzhvilluar dhe moderne. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nik\u00eb Gashaj N\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore, vet\u00ebm ithtar\u00ebt e sofizmit dhe t\u00eb nihilizmit \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare e konsiderojn\u00eb si problem anakron. \u00c7\u00ebshtja nacionale n\u00eb Ballkan, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish Jugosllavis\u00eb, n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish Bashkimit&nbsp; Sovjetik dhe t\u00eb mos cekim kontinentet e tjera, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e liris\u00eb, e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore&nbsp; dhe kolektive, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23349"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23349\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23350,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23349\/revisions\/23350"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}