{"id":23315,"date":"2019-08-06T10:01:26","date_gmt":"2019-08-06T08:01:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23315"},"modified":"2019-08-06T10:01:26","modified_gmt":"2019-08-06T08:01:26","slug":"ne-kujtim-te-monsinjor-zef-oroshit-ish-nxenes-i-dom-ndre-mjedes-dhe-at-gjergj-fishtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23315","title":{"rendered":"N\u00cb KUJTIM T\u00cb MONSINJOR ZEF OROSHIT ISH-NX\u00cbN\u00cbS I DOM NDRE MJED\u00cbS DHE AT GJERGJ FISHT\u00cbS*"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" width=\"506\" height=\"516\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 506px) 100vw, 506px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>Nga Frank Shkreli<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Ishte viti 1970, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e takova Mons Dr. Zef Oroshin, n\u00eb lagjen Bronks t\u00eb Nju Jorkut.   Gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim si refugjat n\u00eb Itali, (1969-1970), p\u00ebr Dom Zefin dhe p\u00ebr aktivitetin e tij fetar dhe atdhetar n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork, m\u00eb kishte folur miku im n\u00eb Rom\u00eb, Dom Prenk\u00eb Ndrevashaj.   Por edhe n\u00eb dy tre takime q\u00eb kisha pasur me Ernest Koliqin n\u00eb Rom\u00eb, m\u00eb kishte k\u00ebshilluar q\u00eb kur t\u00eb arrija n\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb takohesha menj\u00ebher\u00eb me Dom Zef Oroshin dhe t\u2019i rrija af\u00ebr, pasi mund t\u00eb m\u00eb ndihmonte n\u00eb vazhdimin e studimeve n\u00eb Amerik\u00eb, duke marr\u00eb parasysh\u00eb mosh\u00ebn time t\u00eb re. <\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu edhe u b\u00eb!   M\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb Nju Jork, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1970, kush\u00ebriri i n\u00ebn\u00ebs time Ndoc Vulaj, mik i ngusht\u00eb i Dom Zefit, m\u00eb prezantoi tek Monsinjori t\u00eb diel\u00ebn e par\u00eb pas arrijtjes time n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; tek Kisha e par\u00eb Katolike Shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e themeluar prej tij n\u00eb Bronks t\u00eb Nju Jorkut.  Ishte nj\u00eb takim, pas mesh\u00ebs, me Dom Zefin dhe me Ndoc Vulajn n\u00eb q\u00ebndr\u00ebn e kish\u00ebs, sip\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebs ku zhvillohej ceremonit\u00eb fetare.   Pyetja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri Monsinjor Oroshi, pasi u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm ishte: si je me anglishten?   Un\u00eb ju p\u00ebrgjigja se kisha filluar ta m\u00ebsoj anglishten gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, por jam i vetdijsh\u00ebm, i thash\u00eb, se do t\u00eb m\u00eb duhet koh\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrveht\u00ebsoj\u00eb si duhet.   Pa asnj\u00eb vones\u00eb, madje edhe pa m\u00eb pyetur fare, Dr. Oroshi merr telefonin dhe i telefonon dikujt.   Flet me t\u00eb n\u00eb anglisht p\u00ebr nja 5-6 minuta.<\/p>\n\n\n\n<p>Merrja vesh ndonj\u00eb fjal\u00eb aty k\u00ebtu, por thelbin e bised\u00ebs nuk e kuptova fare.   Sidoqoft\u00eb, Dom Zefi i kishte telefonuar nj\u00eb prifti jezuit q\u00eb e njihte, n\u00eb Universitetin e njohur Fordham n\u00eb Nju Jork, i cili administrohet nga Kuvendi Jezuit.   Pas bised\u00ebs me t\u00eb, Dr Oroshi m\u00eb shpjegon se e kishte njoftuar profesorin amerikan se  n\u00eb zyr\u00ebn e tij kishte nj\u00eb djalosh t\u00eb ri shqiptar refugjat i posa ardhur nga Evropa dhe se i kishte k\u00ebrkuar atij t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t\u00eb m\u00eb mund\u00ebsonte me \u00e7do kusht dhe sa m\u00eb par\u00eb,regjistrimin n\u00eb Universitetin Fordham p\u00ebr kurse anglisht \u2013p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar anglishten sa m\u00eb mir\u00eb dhe sa m\u00eb shpejt, me objektivin p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet q\u00eb i kisha nd\u00ebrpre, si p\u00ebrfundim i arratisjes.  \u201cN\u00ebqoftse d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrparosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d, m\u00eb k\u00ebshilloi Dom Zefi n\u00eb takimin e par\u00eb me t\u00eb, \u201cDuhet t\u00eb m\u00ebsosh gjuh\u00ebn e vendit, sepse pa gjuh\u00ebn anglishte ke me mbet\u00eb mbrapa\u201d, mu drejtua ai me nj\u00eb fytyr\u00eb serioze. <\/p>\n\n\n\n<p>Monsinjor Oroshi ishte n\u00eb dijeni se un\u00eb kisha kryer 5-vjet n\u00eb nj\u00eb seminar katolik n\u00eb Kroaci dhe natyrisht ia dinte vler\u00ebn gjimnazit klasik dhe donte q\u00eb t\u00eb mos habitesha duke gjetur \u00e7fardo pune n\u00eb Amerik\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinj\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs time n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sepse ashtu ishin rrethanat \u2013 shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr imigrant\u00ebt e rinj.   Dom Zefi m\u00eb porositi t\u00eb mos nd\u00ebrprisja shkoll\u00ebn, por t\u00eb vazhdoja studimet me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ashtu edhe ndodhi.   Me rekomandimin e Mons Zef Oroshit u regjistrova n\u00eb Universitetin Fordham p\u00ebr kurse fillestare p\u00ebr gjuh\u00ebn anglisht dhe mbrenda 6 muajsh e p\u00ebrveht\u00ebsova anglishten n\u00eb nivelin e duhur, sa q\u00eb u regjistrova si student i rregullt n\u00eb Kolegjin shtet\u00ebror Lehman, n\u00eb Bronks, pasi Univresiteti Fordham, si universitet privat, ishte shum\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe nuk i kisha mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr tu regjistruar aty.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, si n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi dhe mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Mons. Oroshi tregoi ndaj meje &#8212; n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kritike p\u00ebr mua n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj &#8212; un\u00eb b\u00ebja \u00e7mos q\u00eb t\u2019i gj\u00ebndesha pran\u00eb kish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar me \u00e7fardo mund\u00ebsie q\u00eb kisha n\u00eb dispozicion, at\u00eb dhe aktivitetet e qendr\u00ebs s\u00eb par\u00eb katolike shpiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara.   Un\u00eb kisha filluar t\u00eb tregoja sh\u00ebnja interesimi p\u00ebr gazetari, pasi edhe n\u00eb Lehman College kisha marr\u00eb disa kurse n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb dhe madje kisha filluar t\u00eb shkruaja edhe artikuj modest, n\u00eb anglisht, p\u00ebr gazet\u00ebn studentore t\u00eb kolegjit Lehman. <\/p>\n\n\n\n<p>Mb\u00ebshtetjen e Mons Oroshit p\u00ebr mua, gjat\u00eb atyre viteve fillestare kritike p\u00ebr \u00e7do immigrant n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj, sidomos p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri si un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8212; e ruaj si nj\u00eb kujtim t\u00eb pashlyesh\u00ebm dhe si nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb paz\u00ebvendsueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen time, t\u00eb cil\u00ebn e kam vler\u00ebsuar gjithmon\u00eb si nj\u00eb besim t\u00eb tij n\u00eb mua personalisht, por edhe n\u00eb breznit\u00eb e ardh\u00ebshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe n\u00eb cil\u00ebsit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e tyre pozitive p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb e demokratik, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku kishim gjetur strehim e mb\u00ebshtetje nga ky vend. <\/p>\n\n\n\n<p>Autori me Mons. Zef Oroshin n\u00eb demonstrat\u00eb kund\u00ebr regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs &#8212; p\u00ebr t\u00eb protestuar vrasjen barbare t\u00eb Dom Shtjef\u00ebn Kurtit nga regjimi komunist n\u00eb vitin 1973 &#8212; para Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebrball Misionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Komuniste n\u00eb OKB.<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha Katolike Shqiptare dhe Lidhja Katolike botonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u2013 revist\u00ebn, \u201cJeta Katolike Shqiptare\u201d, revist\u00eb e cila vazhdon t\u00eb botohet edhe sot.   Monsinjor Oroshi, nd\u00ebrkaq,m\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00ebn time n\u00eb p\u00ebrgatitjen e shkrimeve nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb d\u00ebrgonin artikujt e tyre p\u00ebr botim n\u00eb revist\u00ebn e Lidhjes Katolike \u2013 si\u00e7 e kuptova m\u00eb von\u00eb, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zhvillimin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, se sa i ndihmojshe un\u00eb atij, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00ebllimi i tij p\u00ebrfundimtar ishte q\u00eb t\u00eb merrja p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur n\u00eb p\u00ebrgatitjen e revist\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb inkurajonte t\u00eb shkruaja edhe artikuj me subjekte q\u00eb preferoja un\u00eb.   K\u00ebshtuq\u00eb, me ndihm\u00ebn e Mons. Oroshit, un\u00eb hodha hapat e para drejt\u00eb gazetaris\u00eb, duke shkruar edhe artikuj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr nj\u00eb organ, si\u00e7 ishte revista Jeta Katolike e Nju Jorkut.   Kjo nism\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb 20-vje\u00e7ar, m\u00eb dukej mua nj\u00eb arritje e madhe duke marr\u00eb parasysh\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 shkoll\u00ebs 8-vje\u00e7are un\u00eb nuk kisha p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb shkoll\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqipja ime linte shum\u00eb p\u00ebr tu d\u00ebshiruar.   Me hapa t\u00eb ngadalsh\u00ebm por t\u00eb sigurt\u00eb, n\u00ebn mbikqyrjen e Mons Oroshit, revista filloi t\u00eb botonte aty k\u00ebtu ndonj\u00eb shkrim timin dhe eventualisht, fal\u00eb edhe interesimit tim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb veprimtarie, arrijta t\u00eb b\u00ebhem edhe an\u00ebtar i redaksis\u00eb.   K\u00ebshtuq\u00eb, jepja kontributin tim modest n\u00eb p\u00ebrgattijen e secilit num\u00ebr t\u00eb Jet\u00ebs Katolike, p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb q\u00eb isha pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe n\u00ebn mbikqyrjen e Drejtorit P\u00ebrgjegj\u00ebs, Mons Zef Oroshit.   Kjo situat\u00eb vazhdoi deri n\u00eb vitin 1974, kur u largova p\u00ebr n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb filluar pun\u00ebn pran\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. <\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb kaluar pra pothuaj 50-vjet \u00e7\u2019prej asja kohe kur Dom Zefi m\u00eb ndihmoi t\u00eb hidhja hapat e par\u00eb drejt\u00eb gazetaris\u00eb \u2013 nj\u00eb fush\u00eb veprimi kjo, q\u00eb eventualisht u b\u00eb profesioni im i jet\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30-vjet\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ent nd\u00ebrkomb\u00ebtar lajmesh dhe informacioni, me fame bot\u00ebrore, si\u00e7 ishte Z\u00ebri i Amerik\u00ebs. \u2013 duke m\u00eb hapur k\u00ebshtu rrug\u00ebn e pun\u00ebsimit n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.   Ishte Dom Zef Oroshi ai q\u00eb m\u00eb dha mund\u00ebsit\u00eb e para p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00ebtej interesimin tim n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb, duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs, \u201cJeta Katolike\u201d, t\u00eb cil\u00ebn ai me disa bashkpuntor\u00eb t\u00eb tij e kishte themeluar disa vite m\u00eb par\u00eb.   Mund e them pa asnj\u00eb dyshim, se p\u00ebrvoja ime fillestare n\u00eb gazetari &#8212; me mb\u00ebshtetjen dhe durimin e Monsinjor Oroshin &#8212; n\u00eb revist\u00ebn Jeta Katolike, m\u00eb ka hapur p\u00ebrspektiva t\u00eb pa imagjinueshme n\u00eb jet\u00ebn dhe n\u00eb karier\u00ebn time prej m\u00eb shum\u00eb se 30-vitesh n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ku kam ushtruar detyra t\u00eb ndryshme n\u00eb fush\u00ebn gazetareske, si korrrespondent, si redaktor, producent, shef i Sh\u00ebrbimit shqip t\u00eb VOA-s dhe detyra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebrfshir\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb to, edhe Drejtor i Divizionit Evropian dhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Drejtor p\u00ebr ish-Bashkimin Sovjetik, gjat\u00eb periudh\u00ebs ndoshta m\u00eb interesante t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, at\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoft\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb, pas pensionimit nga qeveria federale, si autor e publicist modest, q\u00eb fal\u00eb t\u00eb Madhit Zot, vazhdoj edhe sot, sipas mund\u00ebsive. <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam i sigurt se cila do t\u00eb kishte qen\u00eb kariera ime dhe \u00e7far\u00eb drejtimi do t\u00eb kishte marr\u00eb jeta ime n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, po t\u00eb mos kisha pasur ndihm\u00ebn dhe k\u00ebshillat e Mons. Zef Oroshit dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.   P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb dhe mb\u00ebshtetje fillestare, Monsinjor Oroshit i mbetem mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjithmon\u00eb.   Ai ishte burr\u00eb, fetar dhe patriot, ashtu si\u00e7 ishin shum\u00eb burra t\u00eb brezit t\u00eb tij t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore&#8211; n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs &#8212; m\u00ebsimet e t\u00eb cilit p\u00ebr gazetari dhe k\u00ebshillat e tija p\u00ebr jet\u00ebn dhe dashurin\u00eb p\u00ebr Atdheun, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr nj\u00eb refugjat 20-vje\u00e7ar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishin t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme.   Por mbi t\u00eb gjitha, atdhedashuria e tij dhe veprimtaria e tij fetare dhe patriotike, pa asnj\u00eb interes personal &#8212; ishin dhe mbeten nj\u00eb m\u00ebsim tjet\u00ebr jet\u00ebsor p\u00ebr mua \u2013 nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka ndjekur gjith\u00eb jet\u00ebn dhe karier\u00ebn time.<\/p>\n\n\n\n<p>Si nj\u00ebri q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Redaktues t\u00eb organit Jeta Katolike t\u00eb LKSHA, n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave \u2013 pra, si nj\u00eb bashkpuntor i ngusht i Mons Oroshit n\u00eb botimin e revistes Jeta Katolike Shqiptare &#8212; e ndjej\u00eb veten t\u00eb nderuar dhe t\u00eb privilegjuar me ftes\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebri autori Tom\u00eb Mrijaj p\u00ebr t\u00eb kujtuar me pak fjal\u00eb Mons Zef Oroshin, n\u00eb librin e tij t\u00eb posa botuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor jubilar historik \u2013 veprimtaria e t\u00eb cilit mbetet trash\u00ebgimi e pashlyeshme jo vet\u00ebm p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike Shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim, por edhe p\u00ebr Kish\u00ebn e shum\u00eb vuajtur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare.   Dom Zef Oroshi, me rastin e themelimit t\u00eb Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, (LKSHA) m\u00eb 16 Qershor, 1962, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kisha Katolike Shqiptare po martirizohej nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs \u2013 ish-udh\u00ebheqsi i komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, me fjal\u00eb optimiste dhe profetike, ishte shprehur se me themelimin e k\u00ebsaj qendre:\u201cJemi nji shk\u00ebndi e vog\u00ebl, q\u00eb me ndihm\u00eb t\u00eb Zotit do t\u00eb bahemi drit\u00eb e madhe, me sh\u00ebndrit\u00eb dhe votrat e err\u00ebsueme n\u00eb Atdhe.\u201d   N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ashtu edhe ndodhi.   Ishte Mons. Rrok Mirdita, t\u00eb cilin Mons Oroshi e kishte sjellur nga trojet shqiptare n\u00ebn Malin e Zi  p\u00ebr t\u00eb punuar me t\u00eb n\u00eb Nju Jork\u2013ai i cili pas shembjes s\u00eb komunizmit u caktua nga Vatikani p\u00ebr tu k\u00ebthyer n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ngritur Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb shkat\u00ebrruar nga komunizmi. <\/p>\n\n\n\n<p>Profecia e tij u v\u00ebrtetua.   Veprimtaria fetare dhe atdhetare e Monsinjor Zef Oroshit ishte vendimtare, jo vet\u00ebm p\u00ebr mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim, por edhe p\u00ebr Kish\u00ebn e shum\u00eb vuajtur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare.   Themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptare n\u00eb vitin 1962 dhe themelimi m\u00eb von\u00eb i Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb Katolike Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, nga Mons. Oroshi me ndihm\u00ebn e At Andre Nargaj, me shum\u00eb bashkpuntor\u00ebt e tyre, i parapriu, jo vet\u00ebm, asaj q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb famullia e par\u00eb katolike shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, \u201cFamullia e Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Hartsdale t\u00eb Nju Yorkut, q\u00eb  sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr veprimtarie t\u00eb larmishme fetare, komb\u00ebtare, gjuh\u00ebsore e kulturore p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb p\u00ebgjith\u00ebsi dhe pa dallime fetare as krahinore \u2013 por edhe simbol i ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, pas pothuaj 50-vuajtjesh e persekutimesh komuniste &#8212; nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb eg\u00ebrat n\u00eb ish-vendet komuniste.   <\/p>\n\n\n\n<p>R\u00ebnd\u00ebsin\u00eb fetare, kulturore dhe komb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrurimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork, e ka shprehur, ndoshta, m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ernest Koliqi, i cili n\u00eb revist\u00ebn \u201cSh\u00ebjzat\u201d ka shkruar me at\u00eb rast, se p\u00ebrve\u00e7 dobis\u00eb shpirt\u00ebrore, kisha e re do t\u00eb sh\u00ebrbente edhe si q\u00ebnd\u00ebr veprimtarish\u00eb komb\u00ebtare: \u201cNa tue u nis\u00eb nga pik\u00ebpamja shqiptare, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb k\u00ebtu vler\u00ebn e nj\u00eb organizimi i cili, n\u00eb flak\u00eb e n\u00eb drit\u00eb t\u00eb fes\u00eb \u2013 nevoj\u00eb urdh\u00ebnore e njer\u00ebzve sidomos kur mjerohen nga goditjet e fatit si jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrguemit \u2013 synon t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb zakone e doke, thjesht\u00eb komb\u00ebtare, dmth. t\u00eb ruaj n\u00eb vend t\u00eb huaj pasunin\u00eb ethnike t\u00eb trashigueme nga t\u00eb par\u00ebt, pasuni q\u00eb na lejon m\u2019u quejt\u00eb Shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\u2019\u2019<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk kam asnj\u00eb dyshim se p\u00ebrve\u00e7 nevojave shpirt\u00ebrore t\u00eb besimtar\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb, themelimi i Kish\u00ebs dhe Qendr\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork, n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e Mons. Zef Oroshit, kishte p\u00ebr objektiv gjithashtu edhe ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb fetare dhe t\u00eb tradit\u00ebs komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare.   Nj\u00eb prej kontributeve t\u00eb Mons. Oroshit n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u2013 \u00ebsht\u00eb edhe botimi i Kat\u00ebr Ungjijve, sipas Matheut, Markut, Luk\u00ebs e Gjonit, si edhe Pun\u00ebt e Apostujve \u2013 nj\u00eb p\u00ebrkthim  ky q\u00eb Martin Camaj e kishte cil\u00ebsuar si nj\u00eb \u201cngjarje kulturore\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin shton ai, Mons Oroshi ka ndjekur mjeshtrin e vet, Dom Ndre Mjed\u00ebn, t\u00eb cilit Oroshi edhe ia ka kushtuar atij ket\u00eb vep\u00ebr fetaro-kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Veprimtaria e p\u00ebrgjith\u00ebshme prej dekadash e Mons. Zef Oroshit duhet t\u00eb shikohet nga k\u00ebnd-veshtrimi i pun\u00ebs s\u00eb tij me moton e Lidhjes Katolike Shqiptare, p\u00ebr objektivin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardh\u00ebmen &#8212; \u201cP\u00ebr Fe e Atdhe\u201d &#8212; t\u00eb lidhura e t\u00eb bashkuara ngusht me unaz\u00ebn, \u201cP\u00ebrparim\u201d, trash\u00ebguar nga para-ardh\u00ebsit e tij kishtar\u00eb dhe atdhetar\u00eb shqiptar\u00eb, edukator\u00ebt e tij, si Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta.   I frym\u00ebzuar nga m\u00ebsuesit e tij, Fishta e Mjeda, Dom Zefi ishte nj\u00eb vijues i denj\u00eb i traditave t\u00eb mira Komb\u00ebtare, t\u00eb g\u00ebrshetuara me kultur\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb per\u00ebndimore-amerikane.   Ky pra ishte Monsinjor Oroshi q\u00eb kam njohur un\u00eb dhe t\u00eb cilin e kujtoj gjithmon\u00eb me nderim dhe respekt, i cili ka patur nj\u00eb influenc\u00eb jashtzakonisht t\u00eb madhe n\u00eb jet\u00ebn, karier\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb time n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>I lavdish\u00ebm qoft\u00eb sot dhe gjithmon\u00eb kujtimi i Mons Dr. Zef Oroshit dhe i t\u00eb gjith\u00eb atyre burrave dhe burrneshave t\u00eb asaj gjenerate \u2013 t\u00eb cil\u00ebt u detyruan t\u00eb largoheshin nga regjimi komunist enverist prej Atdheut t\u00eb tyre, t\u00eb cilin e donin pa asnj\u00eb kusht., e p\u00ebr t\u00eb cilin nuk pushuaan kurr\u00eb s\u00eb punuari p\u00ebr t\u2019ia ruajtur nderin dhe emrin e mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u2013 burra k\u00ebta q\u00eb sot i mungojn\u00eb kombit dhe q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nuk jam i sigurt n\u00ebse vin\u00eb m\u00eb n\u00eb trojet tona. <\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>*K\u00ebto kujtime jan\u00eb pjes\u00eb e librit, \u201cMons Dr. Zef Oroshi-N\u00eb Jubileun e 50-Vjetorit t\u00eb mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqip n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u201d,t\u00eb autorit, Tom Mrijaj, botuar k\u00ebt\u00eb fund jave n\u00eb Shkod\u00ebr, e t\u00eb cilin e fal\u00ebnderoj q\u00eb m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e k\u00ebsaj nisme, p\u00ebr t\u00eb nderuar, Mons. Dr. Zef Oroshin. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte viti 1970, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e takova Mons Dr. Zef Oroshin, n\u00eb lagjen Bronks t\u00eb Nju Jorkut. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim si refugjat n\u00eb Itali, (1969-1970), p\u00ebr Dom Zefin dhe p\u00ebr aktivitetin e tij fetar dhe atdhetar n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan n\u00eb Nju Jork, m\u00eb kishte folur miku im n\u00eb Rom\u00eb, Dom Prenk\u00eb Ndrevashaj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23315","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23315"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23315\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23316,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23315\/revisions\/23316"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}