Vermoshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Komun\u00ebn e Kelmendit t\u00eb  Rrethit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Shqip\u00ebri <\/p>\n\n\n\n
Nga Beqir Sina<\/p>\n\n\n\n
VERMOSH : Ai ndodhet n\u00eb skajin m\u00eb verior t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb  Shqip\u00ebris\u00eb. Vermoshi gjendet n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb prej 95 km nga qyteti i Shkodr\u00ebs. E  gjith\u00eb kjo zon\u00eb quhet krahina e Kelmendit. K\u00ebt\u00eb em\u00ebr mban edhe komuna n\u00eb fjal\u00eb.  Ky em\u00ebrtim vjen nga fjala latine \u201cclimens\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb i urt\u00eb, i thjesht\u00eb, i  mir\u00eb. Mbasi udh\u00ebtohet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb dramatike dhe spektakolare malore nga Shkodra  p\u00ebr n\u00eb Vermosh, duke kaluar objekte t\u00eb tilla si qaf\u00ebn e Rrapshit dhe ur\u00ebn e  Tamar\u00ebs mbi lumin e Cemit, udh\u00ebtari mb\u00ebrrin n\u00eb fshat, i cili \u00ebsht\u00eb ngritur mbi  nj\u00eb fush\u00eb malore t\u00eb krijuar nga lumi i Vermoshit, apo si\u00e7 quhet ndryshe lumi i  Limit. Gjendemi n\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb me origjin\u00eb akullnajore, t\u00eb vendosur n\u00eb lartesin\u00eb  1.100 metra mbi nivelin e detit. N\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e lugin\u00ebs, ngrihen shpate malesh  me pjerr\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme dhe t\u00eb veshura me pyje dhe kullota. Bim\u00ebsia  drunore p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga ahu dhe halor\u00ebt. Vermoshi shquhet p\u00ebr panoram\u00ebn e  tij si dhe p\u00ebr reshjet e d\u00ebbor\u00ebs q\u00eb zgjasin afro 100 dit\u00eb n\u00eb vit.Nj\u00eb nd\u00ebr  aktivitetet, t\u00eb cilat zhvillohen p\u00ebr \u00e7do vit n\u00eb Vermosh \u00ebsht\u00eb \u201cLogu i  Bjeshk\u00ebve\u201d, ku kryhet kompeticioni n\u00eb t\u00eb cilin zgjidhet \u201cMiss Bjeshka\u201d. Vajzat  konkuruese ekspozojn\u00eb kostume komb\u00ebtare tradicionale t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Kelmendit dhe  M. s’Madhe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet marrin pjes\u00eb shum\u00eb kelmendas t\u00eb emigruar n\u00eb  Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Kanada dhe Angli. <\/p>\n\n\n\n
Deri ne vitin 1992, fshati kishte 1.300 banor\u00eb,  nd\u00ebrsa aktualisht 530 prej tyre kan\u00eb emigruar sidomos n\u00eb Shtetet e Bshkuara t\u00eb  Amerik\u00ebs, ku jan\u00eb vendosur kryesisht n\u00eb Detroit. Aktivitetet kryesore t\u00eb cilat  mund t\u00eb zhvillohen n\u00eb Vermosh jan\u00eb ngjitjet malore n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e Marlul\u00ebs,  sh\u00ebtitjet n\u00eb luginat e thella alpine, (t\u00eb L\u00ebpush\u00ebs dhe Cemit), skit\u00eb n\u00eb shpatet  natyrore me d\u00ebbor\u00eb, peshkimi sportiv i troft\u00ebs, etj. Nj\u00eb aktivitet tjet\u00ebr jan\u00eb  turet e bi\u00e7ikletave malore. Hartat e rrug\u00ebve t\u00eb tyre jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga ana e  student\u00ebve t\u00eb universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Podgoric\u00ebs me mb\u00ebshtetjen e  projektit Gjerman, GTZ. K\u00ebt\u00eb tur e p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb dy vendet, Shqip\u00ebria dhe Mali i  Zi. Zona e Vermoshit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmendur p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb lart\u00eb t\u00eb bulmetrave. Shquhen  m\u00eb s\u00eb shumti kullotat n\u00eb stanet e Sefer\u00e7\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb edhe skaji m\u00eb ekstrem  verior i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vermoshi \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr kultivimin e  patates. Njeriu i sot\u00ebm, me p\u00ebrformanc\u00ebn e nj\u00eb dordoleci – tremb\u00ebs i shpend\u00ebve –  ka shpirt shkat\u00ebrrues dhe b\u00ebn t\u00eb lotojn\u00eb n\u00eb dhimbje edhe malet. Por ende  ekziston nj\u00eb \u201cishull\u201d i kristianizmit, ku \u201cbarbari\u201d s\u2019ka mb\u00ebrritur ende. Shfaqet  madh\u00ebshtor nj\u00eb amfiteat\u00ebr natyror, q\u00eb t\u00eb fal mrekullin\u00eb e qytet\u00ebrimit  tremij\u00ebvje\u00e7ar, q\u00eb gjendet ende n\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb magjik! Ky \u00ebsht\u00eb Vermoshi. T\u00eb  mb\u00ebrrish deri aty, nga Mal\u00ebsia e Madhe duhen ca or\u00eb rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr male e leqe, ku  t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs mbyll syt\u00eb t\u00eb mos shoh\u00ebsh thell\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vendasit  t\u00eb tregojn\u00eb se ka ende fantazma legjendash. E, n\u00ebse i referohesh ndonj\u00eb ndalese  n\u00eb rr\u00ebfim, prej tyre m\u00ebson se n\u00eb vitin 1890, nj\u00eb familje dim\u00ebroi aty p\u00ebr arsye  sh\u00ebndet\u00ebsore, porse nuk u largua m\u00eb. Pes\u00eb vite m\u00eb von\u00eb k\u00ebtu u ngrit\u00ebn 12 sht\u00ebpi  dhe m\u00eb 1909-n Vermoshi b\u00ebhet kryeqendra e Bajrakut t\u00eb Selc\u00ebs. K\u00ebshtu shpjegohet  fillesa e k\u00ebtij vendi… Me firmosjen e Protokolli m\u00eb 1925, kat\u00ebr vjet pas  diskutimeve n\u00eb Konferenc\u00ebn e Parisit, Vermoshi i mbeti plot\u00ebsisht Shqip\u00ebris\u00eb,  duke larguar pretendimet e malazez\u00ebve, p\u00ebrher\u00eb n\u00eb tentacion p\u00ebr ta cil\u00ebsuar si  tok\u00eb brenda kufirit sllav. Nga ajo koh\u00eb, gjelb\u00ebrimi dhe pasuria e specieve dhe e  bim\u00ebsis\u00eb zgjohet leht\u00eb, sa her\u00eb k\u00ebtu mb\u00ebrrin ndonj\u00eb i detroitizuar apo i  milanizuar, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb apo hedhur n\u00eb l\u00ebndin\u00eb kockat e ndonj\u00eb kafsh\u00ebze t\u00eb pjekur  n\u00eb hell. Apo, edhe kur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tradit\u00ebs, \u00e7do muaj gusht, nga \u201cShtat\u00eb  Bjeshk\u00ebt\u201d zbresin n\u00eb LOG vajzat hipur mbi kuaj, q\u00eb sfilojn\u00eb dhe konkurrojn\u00eb p\u00ebr  \u201cMis Bjeshka\u201d. Deri diku, kjo fest\u00eb me veshjen, me xhublet\u00ebn karakteristike,  krehja e flok\u00ebve t\u00eb grave, t\u00eb afron me tradit\u00ebn dhe natyra t\u2019i dhuron ylberet  nj\u00ebsh me notat e Bethovenit. Lart\u00ebsohesh n\u00eb ndjenj\u00eb, tek sheh kuajt t\u00eb zbresin  me bukurit\u00eb fem\u00ebrore e, prej s\u00eb largu, d\u00ebgjon z\u00ebrat e historis\u00eb p\u00ebr bjeshk\u00ebt e  frikshme… Pjesa tjet\u00ebr, sa qesharake aq edhe e mjerueshme, kur njer\u00ebzit e  metropoleve zbresin n\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli. \u201cVajzat e miss-it vijn\u00eb nga Italia, nga  Amerika, nga Belgjika\u201d, – thot\u00eb Mrija, gruaja q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb do t\u00eb jetonte n\u00eb  k\u00ebt\u00eb vend, ku shpirti merr jet\u00eb. D\u00ebshira e saj \u00ebsht\u00eb t\u2019i shoh\u00eb vajzat e  fshatrave p\u00ebrreth bjeshk\u00ebve: vajzat e Veriut. Por kjo nuk ndodh dhe ndoshta s`do  t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb. Shum\u00eb prej imazheve t\u00eb \u201cgruas s\u00eb Bjeshk\u00ebs\u201d, ende n\u00eb  pubertitet, jan\u00eb fejuar a martuar, ose ikur me shpejt\u00ebsi prej mrekullive, p\u00ebr  t\u2019u kthyer dit\u00ebn kur harrojn\u00eb t\u00eb heqin takat e t\u00eb vendosin k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb barin e  lag\u00ebsht e t\u00eb fresk\u00ebt!
Vermoshi gjendet 1 200 metra mbi  nivelin e detit. Sot aty num\u00ebrohen 350 sht\u00ebpi, 200 prej t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb  braktisura, pasi njer\u00ebzit kan\u00eb emigruar.<\/strong>
Lugina e Vermoshit, n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,  rrethohet nga dy faqe mali t\u00eb m\u00ebdha alpine, t\u00eb cilat mbulohen nga pyje ahu e  bredhi: n\u00eb Veri kurrizi malor i Marlules dhe n\u00eb Jug Kurrizi malor i Vil\u00ebs.  Lugina, e cila p\u00ebrshkohet nga nj\u00eb lum\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, t\u00eb shpie n\u00eb Lugun e  Gucinj\u00ebs, prej s\u00eb cil\u00ebs ndahet nga qafa e Vjedernikut. E t\u00ebra, si n\u00eb pjes\u00ebn  shqiptare edhe malazeze, \u00ebsht\u00eb natyralisht \u00e7lodh\u00ebse. Rrafshnalta horizontale  per\u00ebndim-lindje e lugin\u00ebs s\u00eb Vermoshit, deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Plav\u00ebs, ka nj\u00eb gjat\u00ebsi  rreth 24 km. Nga qafa e Bordolecit, v\u00ebshtrimi njeh Bjeshk\u00ebt e Namuna, kurse nga  Pedana e Vermoshit njeriu prezantohet me kuror\u00ebn dhe tragjedin\u00eb e bjeshk\u00ebve.  Thell\u00ebsia e gjelb\u00ebrimit t\u00eb virgj\u00ebr kuror\u00ebzon nd\u00ebrtimet alpine dhe fetare, t\u00eb  cilat jan\u00eb vep\u00ebr arti. K\u00ebtu ka jetuar njeriu kelmendas, ky arkitekt i rrall\u00eb i  marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb jet\u00ebs me natyr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb afron me ndjenj\u00ebn universale t\u00eb  k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb.
Vermoshi \u00ebsht\u00eb fshati m\u00eb i populluar n\u00eb Kelmend.  Nga k\u00ebtej e prej k\u00ebtij vendi njoh\u00ebm (sa mund\u00ebm) Nor\u00ebn, Nor\u00ebn e Kelmendit,  personazhin simbol t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs heroike, q\u00eb thuhet se vrau n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e tij  pashain turk, nd\u00ebrsa Mem Smajli, m\u00eb 1860-n u b\u00eb tmerri i sllav\u00ebve q\u00eb pretendonin  Vermoshin. Varri i k\u00ebtij personazhi legjendar gjendet dhe nderohet edhe sot n\u00eb  Bjeshk\u00ebt e Pojanic\u00ebs.
Sht\u00ebpia muze, nd\u00ebrtuar m\u00eb 1993, ende pret vizitor\u00eb.  Aty tregohet p\u00ebr Prek Calin, q\u00eb luftoi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Vermoshin dhe Kelmendin  n\u00eb vitet 1913, por q\u00eb u pushkatua nga komunist\u00ebt n\u00eb vitin 1945. Para se t\u00eb hysh  n\u00eb Vermosh ndodhet ura me histori 500-vje\u00e7are, Ura e Tamar\u00ebs. Aty \u00ebsht\u00eb ngritur  memoriali p\u00ebr gjith\u00eb emrat e atyre q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn me diktatur\u00ebn. N\u00eb Selc\u00eb (bri  rruge), n\u00eb vendin e quajtur Suka e Mkushit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr memorial, ku jan\u00eb  skalitur emrat e atyre q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn me turqit, m\u00eb 25 prill  1911.
N\u00eb Vermosh ka edhe lum\u00eb, madje  me shum\u00eb deg\u00eb e burime, gjat\u00ebsia dhe shtrirja e t\u00eb cilit t\u00eb mahnitin me  sinkronizimin q\u00eb thuajse duket i p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/strong>
Vermoshi rrethohet nga Lugu \u201ci varur\u201d i  Skropatush\u00ebs, Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutirog\u00ebs, shk\u00ebmbinjt\u00eb e  rrudhosur gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Lepush, shpella karstike e Jacic\u00ebs, Lugu i  Lerthit, i Vil\u00ebs, Lugu i Nil\u00ebs. Burimet e panum\u00ebrta kan\u00eb ardhur deri n\u00eb dit\u00ebt e  sotme si homonime, me emra njer\u00ebzish apo fisesh. Ka burim p\u00ebr gruan dhe burrin;  k\u00ebshtu jan\u00eb trash\u00ebguar, koh\u00eb pas kohe. Gurra e Smutirog\u00ebs thuhet se ka uj\u00eb t\u00eb  sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr Femr\u00ebn dhe Gurra e Seferc\u00ebs ka ujin e duhur p\u00ebr Burra… N\u00eb  vendin e quajtur \u201cQafa e P\u00ebrdelecit\u201d, zhvillohen festimet garuese t\u00eb \u201cLogut t\u00eb  Bjeshk\u00ebs\u201d, trash\u00ebguar prej shekujsh k\u00ebtyre an\u00ebve nga kelmendasit. Dikur, ky log  sh\u00ebrbente si vend p\u00ebr kuvendim burrash, nd\u00ebrsa tani luhet \u201cMis  Bjeshka\u201d!
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Vermoshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Komun\u00ebn e Kelmendit t\u00eb Rrethit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Shqip\u00ebri Nga Beqir Sina VERMOSH : Ai ndodhet n\u00eb skajin m\u00eb verior t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vermoshi gjendet n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb prej 95 km nga qyteti i Shkodr\u00ebs. E gjith\u00eb kjo zon\u00eb quhet krahina e Kelmendit. K\u00ebt\u00eb em\u00ebr mban edhe […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23262,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4,9],"tags":[1071],"class_list":["post-23261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike","category-turizem","tag-vermoshi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23261"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23263,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23261\/revisions\/23263"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}