{"id":23215,"date":"2019-07-25T13:44:52","date_gmt":"2019-07-25T11:44:52","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23215"},"modified":"2019-07-25T13:44:52","modified_gmt":"2019-07-25T11:44:52","slug":"gjithmone-qofsh-me-faqe-te-bardhe-ramush-haradinaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23215","title":{"rendered":"GJITHMON\u00cb QOFSH ME FAQE T\u00cb BARDH\u00cb, RAMUSH HARADINAJ"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" width=\"431\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 431px) 100vw, 431px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Un\u00eb nuk jam as gjykat\u00ebs, as prokuror dhe as\navokat, p\u00ebr t\u00eb vendosur ose p\u00ebr t\u00eb mbrojtur faj\u00ebsin\u00eb ose pafaj\u00ebsin\u00eb e kujdo\nqoft\u00eb.&nbsp;&nbsp; Por \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebnse reagimi\n&#8211;si njeri dhe si politikan \u2013 i Kryeministrit-n\u00eb- detyr\u00eb -i Kosov\u00ebs, Z. Ramush\nHaradinaj ndaj ftesave p\u00ebr paraqitje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur\npretendimeve t\u00eb sajuara nga Serbia, p\u00ebr gjoja krime lufte nga antar\u00ebt e ish-Ushtris\u00eb\n\u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; &nbsp;Haradinaj doli t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn para Prokuroris\u00eb s\u00eb\nPosa\u00e7me n\u00eb Hag\u00eb, pasi disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e\nKryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. &nbsp;&nbsp;Kjo nuk ishte\nparaqitja e par\u00eb e Ramush Haradinajt n\u00eb Hag\u00eb dhe as dor\u00ebheqja e par\u00eb e tij e\ntij nga detyra e Kryeministrit, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur\nme pretendimet kund\u00ebr tij p\u00ebr krime lufte.&nbsp;&nbsp;\nM\u00eb heret, Z. Haradinaj \u00ebsht\u00eb shpallur dy her\u00eb i pafajash\u00ebm nga Gjykata\nNd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe pas paraqitjes t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ai \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr median se edhe\nk\u00ebsaj radhe nuk pret ndonj\u00eb ndryshim nga pafaj\u00ebsia e shpallur m\u00eb heret.<\/p>\n\n\n\n<p>Ramush\nHaradinaj, po zbaton ligjin, si qytetar i thjesht\u00eb dhe si Kryeminist\u00ebr i\nRepublik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp;&nbsp; Ai iu p\u00ebrgjigj\nftes\u00ebs s\u00eb Prokuris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb Hag\u00eb, si qytetar i Kosov\u00ebs, por jo si\nKryeminist\u00ebr i vendit, pasi kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kjo detyr\u00eb, para se t\u00eb\nniseej p\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb, me arsyetimin se e konsideronte dor\u00ebheqjen e tij si t\u00eb\ndomosdoshme dhe n\u00eb interes t\u00eb vendit. &nbsp;&nbsp;Haradinaj tha p\u00ebr median se pas ftes\u00ebs p\u00ebr tu\nparaqitur n\u00eb Hag\u00eb, ai dha dor\u00ebheqjen nga detyra e Kryeministrit me\np\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb se nuk donte q\u00eb madje edhe simbolikisht, t\u00eb dukej sikur\npo hetohej dhe gjykohej vet qeveria dhe Republika e Kosov\u00ebs. Ai u shpreh se,\n\u201cKryetari i qeveris\u00eb kur del para nj\u00eb hetuesi, ka dal\u00eb qeveria, ka dal\u00eb shteti.\nJan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebto tema, t\u00eb kemi kujdes, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb respektuar\nshtetin t\u00eb cilin me zor e kemi krijuar dhe ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr p\u00ebr t\u2019u\nb\u00ebr\u00eb i barabart\u00eb me t\u00eb gjitha shtetet n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb OKB, n\u00eb BE\ndhe e kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb respektimit t\u00eb ligjit\u201d, tha zoti Haradinaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryesisht,\nun\u00eb nuk kam asnj\u00eb preferenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike ndaj udh\u00ebheqsve politik\u00eb\nshqiptar\u00eb.&nbsp;&nbsp; Por me dor\u00ebheqjen e fundit\nsi dhe dor\u00ebheqjet e m\u00ebparshme kur \u00ebsht\u00eb thirrrur nga gjykata, Ramush Haradinaj,\nn\u00eb tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb patriot\u00ebve shqiptar\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8211;me\nfaqe t\u00eb bardh\u00eb &#8211;duke ven\u00eb interesat e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kombit, para interesave\nt\u00eb tija personale dhe partiake. &nbsp;&nbsp;N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb\ndit\u00ebt e fundit, Z. Haradinaj tha se, ai \u201cE ka d\u00ebshmuar pafaj\u00ebsin\u00eb e tij dy\nher\u00eb\u201d dhe se ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga pozita e kryeministrit, t\u00eb cil\u00ebn e mbajti\nnga viti 2017, \u201cP\u00ebr ta ruajtur nderin e shtetit dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb\u201d.&nbsp; &nbsp;Gj\u00ebja\nq\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje n\u00eb rastin konkret, \u00ebsht\u00eb fakti se, Z. Haradinaj e konsideron\ndor\u00ebheqjen e vet&nbsp; \u2013 ndryshe nga shumica\ntjet\u00ebr e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; si pjes\u00eb e procesit demokratik, si t\u00eb\npritsh\u00ebm dhe normal, n\u00eb nj\u00eb vend ligjor e demokratik, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb siguris\u00eb\ndhe paq\u00ebs n\u00eb vend dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn dhe me aspiratat e Kosov\u00ebs\np\u00ebr integrimin e saj n\u00eb organizmat euro-atlantike, p\u00ebrfshir\u00eb antar\u00ebsimin e saj\nn\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian. &nbsp;&nbsp;Zoti\nHaradinaj, me ket\u00eb vendim tregon gjithashtu se nuk ka frik\u00eb as nga verdikti i\nvotuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, duke ua l\u00ebn\u00eb atyre vendimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr t\u00eb vendosur\nse kush do t\u2019i qeveris\u00eb ata n\u00eb vitet e ardh\u00ebshme.&nbsp;&nbsp; Pas dor\u00ebheqjes nga detyra e kryeministrit,\nai ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, me plot besim n\u00eb procesin demokratik\ndhe t\u00eb konkurenc\u00ebs midis partive politike, duke shtuar se edhe ai do t\u00eb jet\u00eb\npjes\u00eb e atij procesi, por duke thek\u00ebsuar se n\u00ebqoftse populli nuk i jep atij besimin,\nRamush Haradinaj deklaroi se, n\u00eb at\u00eb rast, fituesve \u201cu d\u00ebshiroj sukses n\u00eb\nmarrjen e besimit kushdo qoft\u00eb, por Kosova do t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>A\ne keni d\u00ebgjuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb nga ndonj\u00eb politikan tjet\u00ebr t\u00eb karjer\u00ebs,\nqoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?&nbsp;&nbsp;\nCilido qoft\u00eb vendimi i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme ose\nverdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Ramush Haradinaj, si patriot i v\u00ebrtet\u00eb, na\nthot\u00eb qysh tashti:&nbsp; Rroft\u00eb Kosova dhe\nShqiptaria edhe pa mua si politikan, vet\u00ebm \u201cKosova le t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara\u201d, si\u00e7 u\nshpreh ai k\u00ebto dit\u00eb.&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Ramush\nHaradinaj ka luftuar p\u00ebr Atdhe, familja e tij ka flijuar p\u00ebr Atdhe dhe tani ai\nka vendosur q\u00eb t\u00eb mos pushoj\u00eb s\u00eb punuari p\u00ebr Atdhe, duke nderuar Atdheun.<\/p>\n\n\n\n<p>E\nkam th\u00ebn\u00eb shpesh se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb zgjohen nga kllapia dhe t\u00eb marrin fatin\ne vet n\u00eb dor\u00eb, pas sundimeve kriminale dhe t\u00eb mbrapshta p\u00ebr pothuaj 50-vjet\u00eb\nkomuniz\u00ebm dhe pas 30 vjet\u00eb post komuniz\u00ebm \u2013 e njohur si nj\u00eb periudh\u00eb e\nkonflikteve politike midis partive &#8211;, n\u00ebqoftse duan t\u00eb p\u00ebrballen me sfidat dhe\nt\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrparimet e nevojshme p\u00ebr shekullin 21.&nbsp;&nbsp; &nbsp;N\u00eb\nmarrveshje me nj\u00ebri tjetrin, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb fillim t\u00eb ri\npolitik, duke k\u00ebrkuar nga p\u00ebrfaqsuesit e tyre t\u00eb zgjedhur, q\u00eb mbi t\u00eb gjitha,\nt\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb Atdheut.&nbsp;&nbsp; T\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb\ninteresave t\u00eb popullit e jo interesave partiake, personale dhe korrupsionit\nmbar\u00eb komb\u00ebtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, si pasoj\u00eb, shqiptar\u00ebt, e sdimos rinia, po largohet\nmasivisht nga trojet e veta, si pasoj\u00eb e mjerimit ekonomik, korrupsionit,\nkonflikteve plitike dhe mosmarrveshjeve q\u00eb kan\u00eb dalluar klas\u00ebn politike t\u00eb\n30-viteve t\u00eb kaluara. &nbsp;&nbsp;Zgjedhjet, pse jo edhe t\u00eb parakohshme,\nnormalisht, do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri, duke p\u00ebrfshir\u00eb\nnjer\u00ebz t\u00eb ri n\u00eb politik\u00eb me programe dhe ide t\u00eb reja, me premtimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb\nardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe me p\u00ebrkushtim serioz ndaj sh\u00ebrbimit publik dhe t\u00eb mir\u00ebs\ns\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p>Fatbardh\u00ebsisht,\nshqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, deri tani g\u00ebzojn\u00eb ende mb\u00ebshtetjen e miq\u00ebve\nper\u00ebndimor\u00eb, sidomos mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb miq\u00ebve tradicional\u00eb si\u00e7 jan\u00eb\nShtetet e Bashkuara dhe disa shtete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Bashkimit Evropian. &nbsp;&nbsp;Por shqiptar\u00ebt, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri qoft\u00eb n\u00eb\nKosov\u00eb, nuk do t\u2019i marr\u00eb kush seriozisht n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb t\u00eb ndar\u00eb e\nt\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb politikisht, sidomos kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me interesat madhore t\u00eb Kombit,\nsi\u00e7 jan\u00eb ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, e mbi t\u00eb gjitha sovraniteti dhe\npavar\u00ebsia e dy shteteve shqiptare. &nbsp;&nbsp;K\u00ebto\njan\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore rreth t\u00eb cilave e mbar\u00eb politika shqiptare duhet t\u00eb flas\u00eb\nme nj\u00eb z\u00eb.&nbsp;&nbsp; P\u00ebr zgjedhsit shqiptar\u00eb,\n\u00ebsht\u00eb ora p\u00ebr t\u2019u zgjuar, para se t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti\ni fundit i Ramush Haradinajt dhe i ish-pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nga Kosova,\nt\u00eb thirrur p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb Hag\u00eb, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani ogurzi e t\u00eb err\u00ebt\nq\u00eb kan\u00eb hartuar armiqt\u00eb e Kombit shqiptar, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb minuar\nlegjitimitetin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb fush\u00ebn\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare.&nbsp;&nbsp; Do t\u00eb ishte fatzi fakti\nn\u00ebqoftse politika zyrtare e Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhej &#8212; dasht\u00eb e pa\ndasht\u00eb&#8211;pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pabesa t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Rusis\u00eb, jo vet\u00ebm ndaj\ninteresave t\u00eb dy shteteve shqiptare, por edhe ndaj vet\u00eb ekzistenc\u00ebs n\u00eb trojet e\nveta dhe identetitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta.&nbsp;&nbsp; Gabim jan\u00eb ata udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb \u2013 qoft\u00eb\nn\u00eb Tiran\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; q\u00eb jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet\nromantik mashtrues. <\/p>\n\n\n\n<p>Zhvillimet\ne fundit n\u00eb rajon, p\u00ebrfshir\u00eb thirrjen e Kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Z.\nRamush Haradinaj dhe ish-antar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr\nt\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb Hag\u00eb, k\u00ebrkon bashkpunimin e domosdosh\u00ebm t\u00eb gjith\u00ebve pa\ndallim si dhe angazhimin e plot\u00eb politik dhe diplomatik t\u00eb Tiran\u00ebs dhe\nPrishtin\u00ebs zyrtare, &nbsp;p\u00ebr t\u00eb mbrojtur, jo\nvet\u00ebm lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e \u00e7do shqiptari kudo &#8212; por mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr t\u00eb\nmbrojtur t\u00eb drejtat, sovranitetin dhe kufijt\u00eb e dy shteteve shqiptare.&nbsp;&nbsp; \u00c7do gj\u00eb m\u00eb pak se kaq, do t\u00eb ishte thik\u00eb n\u00eb\nshpin\u00eb ndaj interesave t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mbar\u00eb Kombit.&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Me\nq\u00ebndrimet dhe veprimet e tija t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e\nKryeministrit, me thirrjen p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb\ndhe paraqitjen e tij vullnetarisht p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Hag\u00eb, Z. Ramush Haradinaj ruajti,\njo vet\u00ebm nderin e shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por doli edhe\nvet me faqe t\u00eb bardh\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Frank\nShkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli &nbsp;Un\u00eb nuk jam as gjykat\u00ebs, as prokuror dhe as avokat, p\u00ebr t\u00eb vendosur ose p\u00ebr t\u00eb mbrojtur faj\u00ebsin\u00eb ose pafaj\u00ebsin\u00eb e kujdo qoft\u00eb.&nbsp;&nbsp; Por \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebnse reagimi &#8211;si njeri dhe si politikan \u2013 i Kryeministrit-n\u00eb- detyr\u00eb -i Kosov\u00ebs, Z. Ramush Haradinaj ndaj ftesave p\u00ebr paraqitje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-23215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23215"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23216,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23215\/revisions\/23216"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}