{"id":23138,"date":"2019-07-14T11:36:55","date_gmt":"2019-07-14T09:36:55","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23138"},"modified":"2019-07-14T11:36:55","modified_gmt":"2019-07-14T09:36:55","slug":"tuz-aktivitet-kulturor-per-nder-te-piktorit-gjelosh-gjokaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23138","title":{"rendered":"TUZ: AKTIVITET KULTUROR P\u00cbR NDER T\u00cb PIKTORIT  GJELOSH GJOKAJ"},"content":{"rendered":"\n<p><strong> <\/strong><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/gjelosh-gjokaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-11016\" width=\"515\" height=\"298\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/gjelosh-gjokaj.jpg 432w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/gjelosh-gjokaj-300x174.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 515px) 100vw, 515px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>ME 20 KORRIK N\u00cb TUZ DO T\u00cb ZHVILLOHET NJ\u00cb AKTIVITET KULTUROR P\u00cbR NDER T\u00cb PIKTORIT  GJELOSH GJOKAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \nfund t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 2016, nj\u00eb muaj pas vdekjes, Shoqata \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d \nn\u00eb New York kishte organizuar nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrkujtimore. N\u00eb at\u00eb ceremoni disa \nbashkatdhetar\u00eb, midis tyre edhe un\u00eb i thash\u00eb disa fjal\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs \ns\u00eb pamjaftueshme e nd\u00ebrpreva fjalimin tim. Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim po i them t\u00eb \ngjitha ato q\u00eb isha p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrij\u00eb \nmir\u00ebdita. Para se t\u2019i them disa fjal\u00eb uroj\u00eb shoqat\u00ebn Mal\u00ebsia e Madhe&#8221; p\u00ebr \norganizim e k\u00ebsaj ore p\u00ebrkujtimore p\u00ebr piktorin e madh nga Mal\u00ebsia jon\u00eb Gjelosh \nGjokaj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht uroj zonjush\u00ebn Anita Nikaj p\u00ebr drejtimin e k\u00ebsaj ore. \nArtistja Nikaj vjen nga Mal\u00ebsia jon\u00eb dhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr \ndrejtimin a k\u00ebtij aktiviteti p\u00ebrkujtimor. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb kur bijat e Mal\u00ebsis\u00eb jan\u00eb \nkaq t\u00eb suksesshme n\u00eb n\u00eb vendlindje dhe n\u00eb &nbsp;Amerik\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Mal\u00ebsia e Madhe \n\u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej krahinave m\u00eb t\u00eb njohura shqiptare, pavar\u00ebsisht se kjo tok\u00eb \narb\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Sht\u00ebpia ku ka lindur \npiktori i njohur shqiptar Gjelosh Gjokaj \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej familjeve m\u00eb fisnike \nt\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Ky pinjoll i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Baca Kurtit, lindi n\u00eb Grud\u00eb, por n\u00eb rini \nt\u00eb hershme Gjeloshi dhe e gjith\u00eb familja e Dak\u00eb Lek\u00ebs u vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qyetet \nt\u00eb vog\u00ebl af\u00ebr Novi Sadit n\u00eb Vojvodin\u00eb. Mal\u00ebsia e Madhe brenda dhe jasht\u00eb kufirit \nka dh\u00ebn\u00eb personalitete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shkencave t\u00eb ndryshme, por ka dh\u00ebn\u00eb edhe tre \nyje nd\u00ebrkombetare t\u00eb artit: Luk\u00eb Ka\u00e7\u00ebn, Gjelosh Gjok\u00ebn dhe Angjelin Prelocaj. \nEm\u00ebri Gjelosh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur qysh n\u00eb Mal\u00ebsi.&nbsp; Kush nuk ka d\u00ebgjuar p\u00ebr \nGjelosh Frangun dhe Gjelosh Lulin e Hotit dhe p\u00ebr Gjelosh Gjok\u00ebn e Kastratit. Q\u00eb \nt\u00eb tre ishin trima t\u00eb p\u00ebrmendur dhe t\u00eb pash\u00ebm. Ata ishin dijetar\u00eb e gojtar\u00eb dhe \nlogjet e Shpell\u00ebs s\u00eb Frashnit, t\u00eb Kronit t\u00eb Traboinit, t\u00eb Vitoj\u00ebs dhe Ur\u00ebs s\u00eb \nT\u00ebrgaj\u00ebs nuk kishin hijeshin\u00eb dhe bukurin\u00eb pa pjes\u00ebmarrjen e tyre dhe t\u00eb shum\u00eb \ntrimave t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebsaj treve. P\u00ebr logjet e Mal\u00ebsis\u00eb ka shkruar edhe Ismail \nKadare n\u00eb vepr\u00ebn e tij &#8220;Konkurs bukurie p\u00ebr burrat n\u00eb Bjeshk\u00ebt e N\u00ebmuna\u201d. Arti \ndhe bukuria jan\u00eb pjesa mbase m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj treve. Familja Gjokaj \nkishte dh\u00ebn\u00eb edhe patriot\u00eb t\u00eb dalluar q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \nkomb\u00ebtare. P\u00ebr atdhe dashuri dhe p\u00ebr gjuh\u00eb e tradit\u00eb shqiptare ishte helmuar \nstudenti i p\u00ebrmendur Dod\u00eb Pjet\u00ebr Leka, djali i axh\u00ebs s\u00eb Gjelosh Gjokaj dhe \nm\u00ebsuesi i njohur i Mal\u00ebsis\u00eb Prenk\u00eb Puli Gjokaj. Prenk\u00eb Pulin e kishin pushkatuar \nforcat jugosllave n\u00eb kufi se gjoja kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjeke p\u00ebr t\u2019u arratisur n\u00eb \nShqip\u00ebri. Gjelosh Gjokaj m\u00ebsimet fillestare i vazhdoi n\u00eb Vojvodin\u00eb. Por qysh n\u00eb \nf\u00ebmij\u00ebri kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebhej piktor. Gjeloshi tregonte se qytetar\u00ebt dhe \nfshatar\u00ebt e atij vendi kishin filluar t&#8217;i blinin vizatimet e tij, jo me t\u00eb \n&nbsp;holla por me grur\u00eb ose mis\u00ebr. At\u00ebh\u00ebr\u00eb tregonte Gjeloshi fillova ta kuptoj se \nnj\u00eb dit\u00eb mbase mund t\u00eb jetoj me k\u00ebt\u00eb profesion. Pas disa vjet\u00ebsh kishte kaluar \nn\u00eb Pej\u00eb, ngase atje ishte v\u00ebllau &nbsp;e tij Gjeto Leka, gazetar\u00eb dhe spiker shum\u00eb i \nnjohur n\u00eb Radio Prishtin\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb i Televizionit t\u00eb Kosov\u00ebs. Pasi mbaroi \nshkoll\u00ebn e artit n\u00eb Pej\u00eb me ndihm\u00ebn e piktorit t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs Muslim \nMulliqit ishte regjestruar n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve n\u00eb Beograd. Pas studimeve t\u00eb \narteve n\u00eb Beograd u kthye n\u00eb Prishtin\u00eb dhe atje n\u00eb bashk\u00ebpunim piktor\u00ebt e \nKosov\u00ebs themeluan Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike t\u00eb Artit dhe m\u00eb von\u00eb ata hap\u00ebn \nedhe Akademn\u00eb e Arteve n\u00eb kreqytetin e Kosov\u00ebs. P\u00ebr 6 vjet sa punoi n\u00eb Kosov\u00eb \nkrijoi vepra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb artit, sidomos t\u00eb grafik\u00ebs, sepse ky ishte specializuar \nn\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb gjat\u00eb studimeve n\u00eb Akademin\u00eb e Begradit. Gjelosh Gjokaj kishte b\u00ebr\u00eb \nedhe koreografin\u00eb e filmit t\u00eb njohur &#8220;Uka i Bjeshk\u00ebve t\u00eb N\u00ebmuna&#8221;. Gjat\u00eb \nperiudh\u00ebs q\u00eb punoi n\u00eb Kosov\u00eb hapi disa ekspozita. Populli shqiptar i Kosov\u00ebs e \nndihmoi dhe e nderoi dhe shumica e &nbsp;suksesve t\u00eb m\u00ebpastajshme kishin lidhje me \nveprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur jetonte n\u00eb Kosov\u00eb, kishte hapur \nekspozita n\u00ebp\u00ebr qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb, n\u00eb Itali dhe kishte marr\u00eb \npjes\u00eb n\u00eb Bienalen e Aleksandris\u00eb. Ekspozit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Gjeloshit n\u00eb Itali e \nkishte organizuar piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. Gjelosh Gjokaj ishte \nlarguar nga Prishtina p\u00ebr n\u00eb Itali n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1969. Ai kishte z\u00ebn\u00eb vend \nn\u00eb Rom\u00eb dhe ishte pritur mir\u00eb aty nga Komuniteti shqiptar i atij qyteti, por \nmb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb madhe ia kishte dh\u00ebn\u00eb Ernest Koliqi. P\u00ebr 8 muaj sa jetova n\u00eb \nperiferi t\u00eb Rom\u00ebs e kisha takuar \u00e7do jav\u00eb, bile kisha punuar p\u00ebr t\u00eb dy muaj n\u00eb \nPorto San Giorgio nj\u00eb qytet i vog\u00ebl af\u00ebr Ankon\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet kishte b\u00ebr\u00eb \nshum\u00eb kontrata p\u00ebr shitjen e grafikave t\u00eb tij. N\u00eb Rom\u00eb u shoq\u00ebrua me shum\u00eb \npiktor\u00eb t\u00eb njohur italian\u00eb. Pas disa vitesh kaloi n\u00eb Augsburg t\u00eb Gjermanis\u00eb, \naf\u00ebr Mynhenit, qytet shum\u00eb i njohur p\u00ebr arte. N\u00eb Augsburg dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera \nhapi ekspozita t\u00eb sukseshme, bile edhe n\u00eb Franc\u00eb. Frym\u00ebzimet e krijimtaris\u00eb \nartistike i kishte fituar n\u00eb vendlindjen &nbsp;e tij n\u00eb Milesh. N\u00eb trojet labeate t\u00eb \nIliris\u00eb, atje ku ishin p\u00ebrplasur qytet\u00ebrimet e Per\u00ebndimit dhe t\u00eb Lindjes. \nPavar\u00ebsisht se kishin q\u00ebn\u00eb qytet\u00ebrime pushtuese ato kishin l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella \nn\u00eb v\u00ebndin ton\u00eb. Artist\u00ebt shqiptar\u00eb kishin fuqi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t&#8217;i lexuar ato \nsimbole dhe gjurm\u00eb antike. Cemi dhe shk\u00ebmbet p\u00ebr reth k\u00ebtij lumi legjendar \nkishin q\u00ebn\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr Gjeloshin. Edhe kafsh\u00ebt e buta sht\u00ebpiake shihen kudo n\u00eb \nvizatimet dhe grafikat e tij. Grat\u00eb me kovat e ujit n\u00eb kok\u00eb dhe q\u00ebngjat e \ngrigj\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl kishin q\u00ebn\u00eb figurat e frym\u00ebzimit. Me Gjelosh Gjokaj kam punuar \ne shoq\u00ebruar p\u00ebr kat\u00ebr vjet. Ai punonte nat\u00eb e dit\u00eb. Ai thoshte:\u201d Jetoj sepse \nkrijoj\u201d. Mund t\u00eb q\u00ebndronte pran\u00eb nj\u00eb pikture jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. P\u00ebr dashamir\u00ebt e \nartit krijimtaria e tij prej m\u00eb shum\u00eb se 3000 veprash artistike \u00ebsht\u00eb pasuri e \njashtzakonshme kulturore. N\u00eb vitin 1979 kishte hapur n\u00eb New York nj\u00eb ekspozit\u00eb. \nAi ishte mysafir n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb. Ekspozit\u00ebn e tij e \nvizitoi nj\u00eb gazetare e njohur e artit e t\u00eb p\u00ebrditshmes \u201cThe Ne\u00eb York Tim\u00ebs\u201d. \nGjat\u00eb k\u00ebsaj vizite Gjeloshi ishte takuar edhe me tregtarin e njohur \nitalo-amerikan t\u00eb artit Leo Castello. Shumica e veprave t\u00eb Gjeloshit u shit\u00ebn \nato dit\u00eb n\u00eb New York. U largua shum\u00eb i lumtur nga Amerika. N\u00eb vitin 1990 kam \nb\u00ebr\u00eb me Gjelosh Gjokaj nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Ai e kishte \nedhe humorin e zhvilluar. N\u00eb Koh\u00ebn kur jetonin n\u00eb Vojvodin\u00eb ata si zakonisht \nkishin festuar Pashk\u00ebt. P\u00ebr at\u00eb fest\u00eb kishin shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre p\u00ebr dark\u00eb \ntre kat\u00ebr s\u00ebrbo-malazez\u00eb. N\u00ebna e Gjeloshit kishte v\u00ebn\u00eb tepsin\u00eb me mish e oriz \ndhe i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebrit prej mysafir\u00ebve nj\u00eb lug\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb qitur mish e \noriz n\u00eb pjat\u00ebn e tij, &nbsp;por sllavi i utitur kishte qitur aq shum\u00eb mish e oriz n\u00eb \npjat\u00ebn e tij, saq\u00eb babai i tij Daku i kishte th\u00ebn\u00eb:\u201d Gjelosh hiqja shkjaut \ngoruzhd\u00ebn prej dore se na la pa dark\u00eb\u201d.<br>\nMuzeu i Ded\u00eb Gjo&#8221;Lulit n\u00eb Hot, Muzeu Artistik i Gjelosh Gjokaj n\u00eb Mal\u00ebsi \ndhe Muzeu I Shtjef\u00ebn Ivezaj n\u00eb Lekaj e pasurojn\u00eb historin\u00eb, artin dhe \netnografin\u00eb n\u00eb trojet tona. Veprat e tij artistike shk\u00eblqejn\u00eb sot n\u00ebp\u00ebr muzeume \ne galeri artistike n\u00eb Ballkan, n\u00eb Evrop\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.\n<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ME 20 KORRIK N\u00cb TUZ DO T\u00cb ZHVILLOHET NJ\u00cb AKTIVITET KULTUROR P\u00cbR NDER T\u00cb PIKTORIT GJELOSH GJOKAJ Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York N\u00eb fund t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 2016, nj\u00eb muaj pas vdekjes, Shoqata \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d n\u00eb New York kishte organizuar nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrkujtimore. N\u00eb at\u00eb ceremoni disa bashkatdhetar\u00eb, midis tyre edhe un\u00eb i thash\u00eb disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11016,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-23138","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23138"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23138\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23139,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23138\/revisions\/23139"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}