{"id":23091,"date":"2019-07-10T16:01:09","date_gmt":"2019-07-10T14:01:09","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23091"},"modified":"2019-07-10T16:01:09","modified_gmt":"2019-07-10T14:01:09","slug":"disa-kujtime-nga-femijeria-ime-ne-vendlindje-me-rastin-e-60-vjetorit-te-themelimit-te-shkolles-tetevjecare-te-trieshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23091","title":{"rendered":"DISA KUJTIME NGA F\u00cbMIJ\u00cbRIA IME N\u00cb VENDLINDJE, ME RASTIN E 60 VJETORIT T\u00cb  THEMELIMIT T\u00cb SHKOLL\u00cbS TET\u00cbVJE\u00c7ARE T\u00cb TRIESHIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"360\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shkolla-triesh-malesi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-23092\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shkolla-triesh-malesi.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/shkolla-triesh-malesi-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Gjek\u00eb  Gjonlekaj\/New York<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb her\u00eb e kishin pyetur Nastradin \nHoxh\u00ebn:&#8221; ku \u00ebsht\u00eb q\u00ebndra e bot\u00ebs&#8221;? Ai ishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u kishte th\u00ebn\u00eb: \n&#8220;q\u00ebndra e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu ku po shkelin k\u00ebmb\u00ebt e mia\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb mbase \np\u00ebrgjigjja m\u00eb pranueshme e secilit njeri kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vendlindje dhe \nq\u00ebndr\u00ebn e bot\u00ebs.&nbsp; Nga parimi i Nastradinit u nisa edhe un\u00eb:&#8221; se q\u00ebndra e bot\u00ebs \nsime \u00ebsht\u00eb vendlindja ime Trieshi&#8221;. T\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet njer\u00ebzore qysh n\u00eb \nkoh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb lashta e deri sot tok\u00ebn e vendlindjes e kishin dashur e nderuar m\u00eb \nshum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Dheu i tok\u00ebs ku lind\u00ebm \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e shejt\u00eb. \nVendlindja ime \u00ebsht\u00eb Trieshi,m\u00eb mir\u00eb me th\u00ebn\u00eb nj\u00eb katund i k\u00ebsaj krahine q\u00eb i \nthon\u00eb Budz\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj krahine legjendare. Ndoshta i thon\u00eb \nBudz\u00eb, ngase livadhet dhe arat e k\u00ebtij katundi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb buta. Ndoshta edhe \nbora shkrihet k\u00ebtu m\u00eb p\u00ebrpara se n\u00eb asnj\u00eb fshat tjet\u00ebr t\u00eb Trieshit. N\u00eb livadhet \ne k\u00ebtij katundi n\u00eb fund t\u00eb marsit dhe n\u00eb fillim t\u00eb prillit \u00e7elin lulet e bor\u00ebs \ndhe mund t\u00eb vihet re edhe nj\u00eb lloj gjelb\u00ebrimi i atyre livadheve. N\u00eb malet e \nBudz\u00ebs\u00eb shp\u00ebrthehet heret edhe nj\u00eb lule e bardh\u00eb shum\u00eb e bukur q\u00eb n\u00eb Triesh i \nthon\u00eb syka. K\u00ebt\u00eb lule i mblidhnim rinia p\u00ebr t&#8217;ua dhuruar dashamir\u00ebve p\u00ebr fest\u00ebn \ne Pashk\u00ebve. P\u00ebr Budz\u00ebn ka shkruar gjeografi i permendur Cvijic, pastaj Antonio \nBaldacci dhe disa t\u00eb tjer\u00eb. Pjes\u00eb e Budz\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Bisaqi, fshat i vog\u00ebl n\u00eb \nan\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs kryesore t\u00eb Trieshit. Shumica e livadheve dhe ograjave t\u00eb \nk\u00ebtij katundi ishin t\u00eb ledhuara dhe t\u00eb thurura p\u00ebr bukuri. Njer\u00ebzit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \ne punonin tok\u00ebn me nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe dhe n\u00ebse binte shi, toka jepte prodhime \nt\u00eb mrekullueshme. Fat\u00ebkeq\u00ebsisht n\u00eb Triesh nuk b\u00ebhet as gruri dhe as rrushi. \nProdhimet kryesore ishin misri dhe k\u00ebrtolla. Prodhimi i k\u00ebrtoll\u00ebs dhe misrit \nvarej nga shiu dhe mungesa e shiut mund t\u00eb shkaktonte varf\u00ebri. T\u00eb par\u00ebt ton\u00eb \nishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar gjat\u00eb korrikut dhe gushtit. Ata i vrenin me kujdes \nl\u00ebvizjet e r\u00ebve sidomos n\u00eb Malin e Vele\u00e7ikut ose vet\u00ebtimat dhe gj\u00ebm\u00ebt e motit \nmbi Shkod\u00ebr dhe n\u00eb mal t\u00eb Gashit.&nbsp;Kjo krahin\u00eb deri n\u00eb vitin 1878 kishte q\u00ebn\u00eb \npjes\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Por qysh at\u00ebher\u00eb e sot \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Malit t\u00eb Zi \n,p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e Italis\u00eb, kur Trieshi kishte q\u00ebn\u00eb \npjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb etnike. Korrespondenti i &#8220;Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221; P\u00ebllumb Sulo \ngjat\u00eb nj\u00eb vizite&nbsp;n\u00eb Triesh n\u00eb vitin 2013 e kishte quajtur &#8220;Ballkoni i Mal\u00ebsis\u00eb&#8221;. \nN\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e hershme disa e kishin quajtur &#8220;Qeta ose edhe Bregu iTrieshit&#8221;. \nEdhe rapsod\u00ebt n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e tyre e kishin quajtur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Trieshin e \nrrethojn\u00eb tre male t\u00eb larta: Kazheniku, Suka e Grud\u00ebs dhe Qyteza. E gjith\u00eb hyrja \ne rrug\u00ebve n\u00eb Triesh kalon n\u00ebp\u00ebr qafa dhe gryka. \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb fortes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e \nmbron edhe natyra e maleve p\u00ebr rreth. Esht\u00eb sulmuar shum\u00eb her\u00eb nga sllav\u00ebt dhe \nturqit , por pushtimet e Trieshit nuk kan\u00eb pas sukses. Edhe gjat\u00eb pushtimeve \nTrieshi ka ruajtur tradit\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve. Lagjen ku kam lindur e \nquajn Gjolek\u00eb. K\u00ebtu kishim nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrdhese t\u00eb mbuluar me kasht\u00eb. \nPas do kohe u b\u00ebm\u00eb shum\u00eb rob dhe mund t\u00eb vihej re varf\u00ebria p\u00ebr gj\u00ebrat \nelementare. Pas disa vjet\u00ebsh mbi themelet e asaj shtepie nd\u00ebrtuam nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb \nre, mjaft e mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb. Gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs dilnim n\u00eb bjeshk\u00eb n\u00eb Korit\u00eb \ndhe n\u00eb Koshtic\u00eb. Nd\u00ebrsa vjesht\u00ebn e kalonim n\u00eb Grop\u00eb t\u00eb Modh\u00eb. Kjo grop\u00eb ishte \nmidis Koj\u00ebs s\u00eb Ku\u00e7it dhe Trieshit. Aty b\u00ebhej patatja por jo misri. N\u00eb Grop\u00eb \nModh\u00eb ishin tre d\u00ebbana, d\u00ebbani yn\u00eb, i Palok\u00eb Ujk\u00ebs dhe i Pr\u00eb\u00e7 Marashit. N\u00eb Grop\u00eb \nModh\u00eb binte shi i madh.T\u00eb gjitha arat i mbulonte uji, sidomos nj\u00eb grop\u00eb e cila \nquhej &#8220;Gropa e Ujit&#8221;. N\u00eb ar\u00eb t\u00eb thell\u00eb&nbsp; mbjedhnim patate, por shiu i mbulonte \np\u00ebr dy jav\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb dhe si pasoj\u00eb patat\u00ebt kalbeshin dhe ne kshim problem me \npronrarin e asaj toke, ngase ne e punonim at\u00eb tok\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb. Aty af\u00ebr ishte nj\u00eb \ngurr\u00eb e madhe e cila quhej &#8220;Gurra e Prelok\u00ebs&#8221;. Kur binte shum\u00eb shi dilte jasht\u00eb \nkontrollit. Quhej &#8220;Gurra e Prelok\u00ebs&#8221; sipas em\u00ebrit t\u00eb babait t\u00eb Dr. Athanas \nGegaj. Aty n\u00eb Grop\u00eb Modh\u00eb u njoha mir\u00eb edhe me Mrin\u00eb e Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulit. Mria \nishte n\u00ebna e Palok\u00eb Ujk\u00ebs Dukaj. Mri Dedja e Ded\u00eb Gjonit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte shum\u00eb \ne lodhur nga pleq\u00ebria. Ishte krrusur dhe i dridhej koka. Ishte shum\u00eb e urt\u00eb dhe \nn\u00eb malet e Mull\u00ebs ku ruante bag\u00ebtin\u00eb vajtonte v\u00ebllazerit e saj Kol\u00ebn e Gjergjin, \npor edhe babain e saj Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulin.<br>Dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs e kisha \nfilluar n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1954. Por vajtjet p\u00ebr qef n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb i kisha \nfilluar n\u00eb vitin 1953. Un\u00eb nuk isha nx\u00ebn\u00ebs i rregullt por m\u00eb p\u00eblqente bashkimi \nme f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb moshave m\u00eb t\u00eb rritura. M\u00ebsuesit ton\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin \nq\u00ebn\u00eb Gjon Gjeka Lucaj dhe Dod\u00eb Prek\u00eb Gjolja edhe ai Lucaj. Prej Gjonit kisha \nm\u00ebsuar nj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Bajram Currin dhe nj\u00eb tjet\u00ebr&nbsp; p\u00ebr Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulin. N\u00eb at\u00eb \nmosh\u00eb Gjoni m\u00eb kishte detyruar t\u00eb recitoja k\u00ebng\u00ebn:&#8221;Kam\u00eb mas kame n\u00eb maje t\u00eb \ngurit, kam\u00eb mas kame mas flamurit, pushka vlon e vlon flamuri flutoron.&#8221; Kam\u00eb \nmas kame n\u00eb maje t\u00eb gurit. Jemi nipat e Ded\u00eb Gjo&#8217;Lulit&#8221;. Un\u00eb e recitova k\u00ebt\u00eb \nk\u00ebng\u00eb me sy t\u00eb mbyllur ngase kisha turp nga t\u00eb pranishmit. K\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb nuk e \nkisha d\u00ebgjuar m\u00eb ve\u00e7 edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1970 n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb q\u00eb \nErnest Koliqi kishte shtruar p\u00ebr nder t\u00eb kryetarit t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; t\u00eb Amerik\u00ebs&nbsp; \nPeter \u00c7ikos. K\u00ebng\u00ebn q\u00eb e kisha m\u00ebsuar nga Gjon Gjeka i Trieshit e d\u00ebgjova pas 17 \nvjet\u00ebsh nga piktori i njohur shkodran\u00eb Lin Delia.&nbsp;<br>Ne jetonim n\u00eb Grop\u00eb Modh\u00eb \nkur fillova m\u00ebsimet e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb. N\u00ebna m\u00eb kishte p\u00ebrgatitur dhe m\u00eb nisi p\u00ebr \nn\u00eb shkoll\u00eb shum\u00eb e lumtur . Por at\u00eb dit\u00eb shkova deri te sht\u00ebpia e Zef Nishkut, \ndhe aty u ndalova gjith\u00eb dit\u00ebn duke luajtur me f\u00ebmij\u00ebt e tij. Zef Nishku kishte \nshum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme. Ata kishin nj\u00eb q\u00ebn t\u00eb zi t\u00ebp\u00ebr agresiv dhe \ngjith\u00eb dit\u00ebn e kalonim me frik\u00eb. Zef Nishku kishte nj\u00eb gomar t\u00eb mir\u00eb&nbsp; dhe pas \npak kohe un\u00eb u b\u00ebra kalor\u00ebsi i k\u00ebtij gomari t\u00eb cilin e lodroja n\u00ebp\u00ebr ulicat e \nLujzit. Nga ky gomar m\u00ebsova t\u00eb lodroj\u00eb kalin ton\u00eb dhe kuajt e tjer\u00eb sidomos n\u00eb \nFush\u00eb t\u00eb Korit\u00ebs. Kur u ktheva n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb sht\u00ebpi n\u00ebna m\u00eb py\u00ebti n\u00ebse isha n\u00eb \nshkoll\u00eb. I tregova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ajo u zem\u00ebrua shum\u00eb dhe mori nj\u00eb thup\u00ebr dhe \nm\u00eb ra disa her\u00eb, pastaj pas pak u betova se nuk do t\u00eb mungoj\u00eb m\u00eb. Klas\u00ebn e par\u00eb \ne kisha filluar n\u00eb Kod\u00ebr t\u00eb Burgut. Aty ishte edhe zyra e vendit. M\u00ebsuesi im i \npar\u00eb ka q\u00ebn\u00eb Gjergj Hasanaj, shum\u00eb i qet\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb dhe shum\u00eb i dashur. \nGjergj Hasanaj ishte pedagog i v\u00ebrtet\u00eb. Ai dhe Vasel Margilaj kishin themeluar&nbsp; \nn\u00eb vittin 1959 shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Trieshit. Pas vitit t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb Triesh \nn\u00eb shtator&nbsp; t\u00eb vitit 1959 I kisha filluar m\u00ebsimet tet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb Tuz. Mbaj mend \nse drejtori i asaj shkolle ishte Gjergj Gjokaj. Vajtja n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb Tuzit m\u00eb \ndukej mrekulli, sepse ajo shkoll\u00eb kishte shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs dhe shum\u00eb arsimtar\u00eb. Nj\u00eb \ndit\u00eb shtatori shkuam shum\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb Titograd p\u00ebr t\u00eb par\u00eb e p\u00ebrshendetur \nTiton dhe Hrush\u00e7ovin gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Titograd.&nbsp;<br>N\u00eb fillim t\u00eb tetorit q\u00eb \nishte edhe Dita e Zoj\u00ebs s\u00eb Trieshit u hap lajmi se n\u00eb Triesh do t\u00eb hapet shkolla \ntet\u00ebvje\u00e7are. Ishte lajmi m\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb ishte d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Triesh. \nGjat\u00eb atyre dit\u00ebve nuk flitej tjet\u00ebr vet\u00ebm fillimi i k\u00ebsaj shkolle tet\u00ebvje\u00e7are \nn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.Un\u00eb u g\u00ebzova edhe m\u00eb shum\u00eb sespe u ktheva nga Tuzi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb \ntime n\u00eb Triesh. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb jepnin ushqime t\u00eb prodhimeve \namerikane, buk\u00eb prej mjellit t\u00eb Selanikut, pastaj tam\u00ebl pluhuri dhe djath \nka\u00e7kavall. T\u00eb gjth\u00eb shkonim n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lumtur edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto ushqime \nse p\u00ebr m\u00ebsime. Dila e Gjek\u00eb Gil\u00ebs ishte guzhiniere e mir\u00eb dhe shum\u00eb e past\u00ebr. \nIshte grua e mir\u00eb dhe e nderonim t\u00eb gjth\u00eb. Ishte si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e dyt\u00eb. N\u00eb kutit\u00eb \ndhe thas\u00ebt e atyre ushqime shkruante (MADE IN USA). Nga k\u00ebto ushqime filloi edhe \ndashuria jon\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn. Sot kur e shoh djathin e verdh\u00eb ka\u00e7kavall n\u00eb Amerik\u00eb \nm\u00eb kujtohen ato koh\u00eb.&nbsp; N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb pest\u00eb isha nx\u00ebn\u00ebs I mir\u00eb. \nK\u00ebt\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ditur kujdestari i klas\u00ebs sime Vasel Margilaj n\u00eb mbledhjen e \nprind\u00ebrve ku kishte marr\u00eb pjes\u00eb axha im Mark Pjet\u00ebr Luka. Ai kishte d\u00ebgjuar \nfjal\u00eb t\u00eb mira nga Vasel Margilaj dhe m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi shum\u00eb p\u00ebr suksesin tim. \nNatyrisht se aty ishin t\u00eb pranish\u00ebm shum\u00eb prind\u00ebr. N\u00eb ato kushte&nbsp; kisha q\u00ebn\u00eb \nnx\u00ebn\u00ebs i mir\u00eb, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Jul Qezari :&#8221;M\u00eb mir\u00eb i pari i katundit se i mbrami i \nRom\u00ebs&#8221;.&nbsp; Ajo q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dalluar ishte p\u00ebrkushtimi i madh. Disa \nher\u00eb nuk kisha b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb or\u00eb gjum\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i \np\u00ebrgatitur p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme. Mbaj mend edhe sot kur&nbsp;kisha m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh \nrusisht gjith\u00eb nat\u00ebn poem\u00ebn e Jeseninit: &#8220;Ti daragaja mama&#8221; (N\u00ebna Ime e Dashur). \nGjat\u00eb tet\u00eb vjet\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb kisha p\u00ebrjetuar shum\u00eb g\u00ebzime por edhe disa \nhidh\u00ebrime. N\u00eb vitin e kat\u00ebrt p\u00ebrjetova nj\u00eb dhimbje t\u00eb madhe. Isha duke u kthyer \nme n\u00ebn\u00ebn time nga vizita te dajat e mi n\u00eb N\u00ebnhelm. Duk\u00eb u kthyer n\u00eb Triesh mbi \nDinosh\u00eb&nbsp; n\u00eb&nbsp; She t\u00eb Leshahut nj\u00eb grua u ndalua p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrsh\u00ebndetur. Ajo na \ntregoi&nbsp; se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb&nbsp; kishte thyer qaf\u00ebn Frani i Marash Perit Lucaj. N\u00ebna \nime qante aq shum\u00eb saq\u00eb edhe un\u00eb fillova t\u00eb qaj\u00eb. Frani kishte q\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i \nklas\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe kishte shkuar atje n\u00eb buzat e &#8220;Shkembit t\u00eb Madh&#8221; p\u00ebr t\u00eb \nmbledhur lule p\u00ebr stafet\u00ebn e Titos.&nbsp; N\u00ebna e tij Katrina e Gjo&#8217;Mirash Prek\u00ebs e \nkishte gjetur copa copa n\u00eb fund t\u00eb shk\u00ebmbit. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb varrimi i \ntij.Ceremonia e mortit u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb livadh&nbsp; para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Marash Perit. T\u00eb \ngith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb mortin e tij. Gjergj Hasanaj mbajti nj\u00eb \nfjalim shum\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm. N\u00eb vorrin e tij shkruan: Fran Lucaj 1950-1958. Vdiq \nme Stafet\u00ebn e Titos n\u00eb dor\u00eb&#8217;. Dhimbja e dyt\u00eb q\u00eb nuk e harrova kurr\u00eb ishte \nplagosja e Kol\u00eb Palok\u00ebs Dukaj nga shp\u00ebrthimi i nj\u00eb bombe dore q\u00eb e kishte gjetur \nn\u00eb tok\u00ebn e Malit t\u00eb Kakarriqit. Kola kishte luajtur me at\u00eb bomb\u00eb duke mos i \nditur pasojat dhe pas pak i kishte shp\u00ebrthyer. Pasi kishte q\u00ebnd\u00ebruar n\u00eb spital \nKola ishte kthyer p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00ebsimet n\u00eb klas\u00ebn ton\u00eb. Kur e vum\u00eb re se nuk e \nkishte nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb u trishtuam t\u00eb gjith\u00eb. Edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr m\u00eb kishte sjellur \nshum\u00eb dhimbje e kok\u00eb\u00e7arje. Shoku im m\u00eb i dashur i klas\u00ebs Rroku i Zef Nikoll\u00ebs \nDukaj&nbsp; ishte arratisur n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara kishim q\u00ebndruar s\u00eb bashku \nn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs. T\u00eb nes\u00ebrmen e thirra p\u00ebr t\u00eb \nshkuar s\u00eb bashku n\u00eb shkoll\u00eb. Motra e tij Gjystja e Zef Nikoll\u00ebs m\u00eb tha se \nat\u00eb&nbsp;dit\u00eb ishte nisur heret. Pas pak arrit\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsit e Cemit dhe treguan se e \nkishin takuar Rrok Zefin af\u00ebr ur\u00ebs s\u00eb Lemaj\u00ebs dhe se m\u00eb kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur duke \nth\u00ebn\u00eb se po shkonte atje ku kishim biseduar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Mua nuk mu kujtua \nse kishim biseduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Aty lindi dyshimi se edhe un\u00eb kisha n\u00eb plan \nt\u00eb arratisesha n\u00eb Shqip\u00ebri. Arsimtar\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit dhe i gjith\u00eb Trieshi u alarmua \np\u00ebr ikjen e Rrok Zefit n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas pak or\u00ebsh arrit\u00ebn forcat e sigurimit.&nbsp; \nAt\u00eb dit\u00eb u paraqit\u00ebn edhe vullnetar\u00eb nga Trieshi p\u00ebr t\u00eb ruajtur kufirin mes \nShqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Mali I Zi kishte p\u00ebrjetuar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb \nv\u00ebshtir\u00eb sepse krejt nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs s\u00eb Vuthajve ishin arratisur n\u00eb Shqip\u00ebri \ndhe kishin frik\u00eb se kjo mund t\u00eb ndodhte edhe n\u00eb Triesh. Pas hetuesive q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb \nn\u00eb shkoll\u00eb erdh\u00ebn edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. M\u00eb kujtohet edhe sot se nj\u00ebri pej tyre \nishte edhe Savo Bakra\u00e7i, nj\u00eb burr\u00eb zeshkan me mustaqe t\u00eb m\u00ebdha.&nbsp; Axha im Mark \nPjetri para se me ardh\u00eb ata, m\u00eb pyeti n\u00ebse isha n\u00eb dijeni p\u00ebr ikjen e Rrok Zefit \nDukaj. Ju betova q\u00eb jo. At\u00ebher\u00eb me tha mos u shqet\u00ebso se ai do t\u00eb bisedonte me \nnjer\u00ebzit&nbsp; e sigurimit. Pas disa pyetjesh e p\u00ebrgjigjesh, axha im Mark Pjetri u \ntha:&#8221;P\u00ebr \u00e7ka&nbsp; mund t\u00eb ndodh\u00eb sot e mbrapa, un\u00eb marr\u00eb&nbsp; p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb&#8221;. N\u00eb lidhje \nme k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje i q\u00ebndrova besnik.Pavar\u00ebsisht sjelljeve t\u00eb mia korrekte disa nga \nata m\u00eb shikonin si t\u00eb dyshimt\u00eb por kurr\u00eb nuk m\u00eb than\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb te keqe. \nLargimi i shokut tim Rrok Zefit m\u00eb kishte shkaktuar dhimbje p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb \ngjat\u00eb. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1963 mbaruam gjysm\u00eb matur\u00ebn. Klasa jon\u00eb ishim gjysm\u00eb \nmaturant\u00ebt e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs tet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Trieshit. Un\u00eb e p\u00ebrfundova klas\u00ebn e \ntet\u00eb me sukses t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Bile n\u00eb fund t\u00eb vitit shkollor kisha fituar nj\u00eb \n\u00e7mim nga Ministria e Arsimit t\u00eb Mali t\u00eb Zi p\u00ebr nj\u00eb hartim t\u00eb cilin e kishte \np\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-kroate Nua Leko\u00e7aj arsimtari im. Njoftimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \nshp\u00ebrblim ishte botuar n\u00eb gazet\u00ebn&#8221;Pobjeda&#8221;. Nuk e dij\u00eb n\u00ebse ishte \u00e7mimi i dyt\u00eb \nose i tret\u00eb, por jo i pari. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim m\u00eb kishin dhuruar nj\u00eb sasi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb \nhollash. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsova shum\u00eb. K\u00ebtu i vura&nbsp; themelet e arsimit. P\u00ebr mua \nshkolla e Trieshit \u00ebsht\u00eb &#8220;Alma mater&#8221;. P\u00ebr mua kjo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb tempulli&nbsp; i \ndijes. N\u00eb familje dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsova bazat elementare p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, \np\u00ebr respektin, nderin dhe dinjitetin.<br>\nZoti t\u00eb bekoft\u00eb o shkolla ime e dashur. <br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Nj\u00eb her\u00eb e kishin pyetur Nastradin Hoxh\u00ebn:&#8221; ku \u00ebsht\u00eb q\u00ebndra e bot\u00ebs&#8221;? Ai ishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u kishte th\u00ebn\u00eb: &#8220;q\u00ebndra e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu ku po shkelin k\u00ebmb\u00ebt e mia\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb mbase p\u00ebrgjigjja m\u00eb pranueshme e secilit njeri kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vendlindje dhe q\u00ebndr\u00ebn e bot\u00ebs.&nbsp; Nga parimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23092,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1143],"class_list":["post-23091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-triesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23091"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23091\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23093,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23091\/revisions\/23093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}