{"id":23020,"date":"2019-07-05T12:40:17","date_gmt":"2019-07-05T10:40:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23020"},"modified":"2019-07-05T12:40:17","modified_gmt":"2019-07-05T10:40:17","slug":"zgjedhjet-e-30-qershorit-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=23020","title":{"rendered":"ZGJEDHJET E 30-QERSHORIT N\u00cb SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"628\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6648\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg 628w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana-300x191.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 628px) 100vw, 628px\" \/><figcaption>Tirana<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>ZGJEDHJET E 30-QERSHORIT: NJ\u00cb POSHT\u00cbRSI P\u00cbR\u00a0QEVERIN\u00cb SHQIPTARE, \u00a0NJ\u00cb D\u00cbSHTIM P\u00cbR OPOZIT\u00cbN, NJ\u00cb TURP P\u00cbR ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR\u00cbT DHE NJ\u00cb FATKEQ\u00cbSI P\u00cbR KOMBIN SHQIPTAR!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ja\nerdhi dhe shkoi edhe 30-qershori i \u201cvotimeve\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse zgjedhje k\u00ebto\nnuk mund t\u00eb quhen, bazuar n\u00eb asnj\u00eb standard nd\u00ebrkomb\u00ebtar.&nbsp; Gjat\u00eb viteve, nep\u00ebrmjet shkrimeve modeste,\njam\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb shpreh mendimet e mia modeste \u2013 p\u00ebr mir\u00eb e p\u00ebr keq &#8212; mbi\nzhvillimet politike t\u00eb k\u00ebtyre 3-dekadave post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb\ndhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.&nbsp; Prandaj,\nk\u00ebsaj radhe, nuk dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris zhg\u00ebnjimet e mia t\u00eb njohura n\u00eb lidhje me\nklas\u00ebn aktuale politike dhe munges\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb nj\u00eb demkoracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\nn\u00eb trojet tona shum\u00eb t\u00eb vuajtura.&nbsp; Sepse\npo t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb m\u00ebrzisja, jo vet\u00ebm lexuesin por edhe veten\ntime.&nbsp; Prandaj, me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb\nshpreh, shkurtimisht, zhg\u00ebnjimin tim personal mbi votimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri\n\u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje, pak a shum\u00eb me reagimet e shprehura n\u00eb media nga disa koleg\u00eb t\u00eb\nmi t\u00eb nderuar nga Amerika, si Profesor Sami Repishti, Profesor Nikolla Pano dhe\nDejvid Filips.&nbsp; N\u00ebqoftse k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb\nmia mund tu duken pak\u00ebz si t\u00eb ashpra, u k\u00ebrkoj falje, por dalin nga zemra e nj\u00eb\nshqiptaro-amerikani i cili e do Kombin e vet, dhe i cili mendon dhe beson se\nKombi shqiptar \u2013 pas nj\u00ebr\u00ebs prej diktaturave m\u00eb t\u00eb egra komuniste n\u00eb bot\u00eb &#8212;\nmeriton shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kaq. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb jam zhg\u00ebnjyer edhe nga mos\nregaimet e diaspor\u00ebs e sidomos komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb lidhje me\ngj\u00ebndjen e krijura n\u00eb Shqip\u00ebri. U garantoj se po t\u00eb ishte imponuar kjo gj\u00ebndje\nsot nga t\u00eb huajt \u2013 nga sllavi, greku, turku ose italiani \u2013 shqiptar\u00ebt e\nAmerik\u00ebs do i shikoje me pllakarta n\u00eb protesta para Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb\nBashkuara dhe Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Por \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani, t\u00eb protestojm\u00eb para\nbot\u00ebs, shqiptari kund\u00ebr shqiptarit?<\/p>\n\n\n\n<p>Si\nmund t\u00eb quhen zgjedhje, votimet me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej m\u00eb pak se 20% e\nshqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve,\nkandidat\u00ebt socialist\u00eb ishin pa asnj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb?&nbsp;&nbsp; \u00c7far\u00eb qeverie, kudo qoft\u00eb, do t\u00eb ndihej\nkrenare p\u00ebr organizimin e nj\u00eb spektakli t\u00eb till\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar?&nbsp; Organizimi i tyre ishte i turpsh\u00ebm dhe\nmbrojta e atij procesi, nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb partis\u00eb n\u00eb\npushtet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofendim i inteligjenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe i\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb posht\u00ebrsi p\u00ebr vet procesin. <\/p>\n\n\n\n<p>Ky\nishte nj\u00eb ushtrim i kot\u00eb politik, krejt\u00ebsisht pa asnj\u00eb vler\u00eb. Nj\u00eb humbje e\nmadhe p\u00ebr qeverin\u00eb dhe kryeministrin e saj!&nbsp;\nAs opozita t\u00eb mos festoj\u00eb, se nuk ishte fitore as p\u00ebr opozit\u00ebn e\nbashkuar.&nbsp; Mos mendoni se shumic\u00ebn e 80%\nt\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk votuan t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi, i kini me veten, sepse un\u00eb e\ndi dhe ju e dini mir\u00eb se nuk jan\u00eb as me ju.&nbsp;\nDuhet t\u2019a dini gjithashtu se populli shqiptar \u00ebsht\u00eb lodhur me t\u00eb gjith\u00eb\nju.&nbsp; Fatkeqsisht, me k\u00ebto votime, kjo\nklas\u00eb politike i mbetet besnik trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj edhe pas 30-vjet\npost-komuniz\u00ebm: e \u201cfikur dhe e koritur\u201d, para Kombit dhe para bot\u00ebs.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019t\u00eb\nthem p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe reagimin e tyre me k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrfshir at\u00eb t\u00eb\nOSBE\/ODIHR-it?&nbsp; Un\u00eb dua t\u00eb rr\u00ebfej se q\u00eb nga\nviti 1989 e k\u00ebtej, si pjes\u00eb e pun\u00ebs kam ndjekur me kujdes dhe p\u00ebr nga af\u00ebr\nmisjonet e OSBE-s\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ish-komuniste dhe kam pasur gjithmon\u00eb\nrespektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr pun\u00ebne tyre.&nbsp;\nKam pas\u00eb fatin madje t\u00eb jem edhe disa her\u00eb an\u00ebtar i delegacioneve p\u00ebr\nmbikqyrjen e zgjedhjeve n\u00eb vendet ish-ko,muniste, p\u00ebrfshir\u00eb edhe delegacionin e\npar\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetetit n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb\nmars\/prill 1991 n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Megjith\u00ebse\nme shum\u00eb t\u00eb meta dhe mungesa serioze standardesh, me keqardhje m\u00eb duhet t\u00eb them\nse organizimi i atyre zgjedhjeve nga regjimi i Ramiz Alis\u00eb, pothuaj 30-vjet m\u00eb\npar\u00eb, i plot\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb standardet e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga OSBE-ja,\nn\u00eb krahasim me votimet e organizuara nga qeveria Rama t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi &#8212; tre\ndekada pas shembjes s\u00eb komunizmit.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, deklarata e delegacionit t\u00eb\nOSBE-s\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi ishte zhg\u00ebnjyese, n\u00eb krahasim me ato q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhej\nt\u00eb thonin p\u00ebr votimet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;Konstatuat se ishin t\u00eb qeta! &nbsp;\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb prej standardeve, por t\u00eb qeta\nishin zgjedhjet edhe n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, por a mund t\u00eb thoni se k\u00ebto ishin\nt\u00eb lira, t\u00eb drejta dhe demokratike \u2013 standardet kryesore p\u00ebr cil\u00ebsimin e\nzgjedhjeve n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb e quan veten demokratik dhe an\u00ebtar i NATO-s.&nbsp; Un\u00eb nuk dua tu m\u00ebsoj ju t\u00eb nderuar Zonja e\nZot\u00ebri, se cili duhej t\u00eb kishte qen\u00eb raporti i juaj paraprak p\u00ebr k\u00ebto zgjidhje,\nsepse ju jeni ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.&nbsp; Por\ndua tu pyes, n\u00eb cilin vend tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs do e pranonin procesin e\nzhvillimit t\u00eb votimeve si ky q\u00eb u mbajt n\u00eb Shqip\u00ebri fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, me nj\u00eb\npjes\u00ebmarrje m\u00eb pak se 20%&nbsp; dhe n\u00eb\nshumic\u00ebn e rasteve vet\u00ebm me paraqitjen e kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u2013 pa\nkund\u00ebrshtar?&nbsp; Demorkatike ishin k\u00ebto?<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb si shtetas amerikan prej pothuaj\ngjys\u00ebm shekulli dhe si nj\u00eb shqiptaro-amerikan q\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb ish-detyr\u00ebs, kam\npasur fatin t\u00eb bashkpunoj gjat\u00eb karier\u00ebs time me shum\u00eb diplomat\u00eb amerikan\u00eb, jo\nvet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam\u00eb zhvilluar dhe\nruaj gjithnj\u00eb respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr pun\u00ebn e tyre n\u00eb rrethana shpesh t\u00eb\nv\u00ebshtira \u2013 m\u00eb habiti edhe reagimi i Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr k\u00ebto\nvotime, ashtu si\u00e7 ka habitur edhe shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kam\nbiseduar koh\u00ebt e fundit, e t\u00eb cill\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me zhvillimet e\nfundit atje, e sidomos me reagimet\/mosregaimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj atyre\nzhvillimeve. <\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebri\ni Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, citon deklarat\u00ebn e Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb,\nsipas t\u00eb cil\u00ebs, \u201cShtetet e Bashkuara mir\u00ebpresin p\u00ebrfundimet e misionit v\u00ebzhgues\nt\u00eb ODIHR-it, sipas t\u00eb cilave votimet bashkiake t\u00eb 30 qershorit u zhvilluan\np\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb rregullt, si dhe dhan\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb\np\u00ebrgjithsh\u00ebm pozitiv p\u00ebr num\u00ebrimin e votave\u201d, thekson deklarata e cituar nga\nVOA shqip. &nbsp;\u201cNe pranojm\u00eb, megjithat\u00eb,\nashtu si\u00e7 e vuri n\u00eb dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ng\u00ebr\u00e7i dhe polarizimi\npolitik kontribuan p\u00ebr zgjedhje n\u00eb t\u00eb cilat votuesit nuk kishin nj\u00eb zgjedhje\nkuptimplot\u00eb. &nbsp;Pavar\u00ebsisht pengesave,\npopulli shqiptar \u2013 qoft\u00eb ata q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, ashtu edhe ata q\u00eb\nabstenuan \u2013 ushtruan t\u00eb drejt\u00ebn e tyre demokratike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe ne i\np\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d. &nbsp;&nbsp;Deklarata e Ambasad\u00ebs dakord\u00ebsohet gjithashtu\nme OSBE\/ODIHR-in se, &nbsp;\u201cAta q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb\nt\u00eb sfidojn\u00eb rezultatin e zgjedhjeve\u201d, duhet t\u00eb presin nj\u00eb ent juridik q\u00eb, sot\np\u00ebr sot, nuk ekziston, \u201cGjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila shpresojm\u00eb se do t\u00eb\nngrihet s\u00eb shpejti, me gjykat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kaluar nj\u00eb proces rigoroz\nvetingu\u201d, thuhet n\u00eb at\u00eb deklarat\u00eb.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Reagimet\ne nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj votimeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri po konsiderohen nga\nshum\u00eb ekspert\u00eb brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si mb\u00ebshtetje prej tyre e nj\u00eb\nprocesi illegal dhe jasht\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb mik imi k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb solli nd\u00ebr\nmend koh\u00ebn e fashizmit kur Italia d\u00ebrgonte n\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebz gjysmak\u00eb, sidmos\nn\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, duke i aryetuar si, \u201ce buono per Albania\u201d.&nbsp; A mendojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se qeveria q\u00eb kan\u00eb\nshqiptar\u00ebt, \u201ce buono p\u00ebr Albania\u201d, sepse kaq meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt?&nbsp; Pse deklaratat e juaja mbi aktualitetin\npolitik nuk pasqyrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e zhvillimeve n\u00eb at\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb\nkorrupsionin n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet? Thoni t\u00eb v\u00ebrteten!&nbsp; Kaq presin shqiptar\u00ebt prej jush.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb\nnuk e kuptoj se pse duhet t\u00eb pritet dy muaj q\u00eb OSBE\/ODIHR t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb raport\nmbi k\u00ebto votime, kur \u00ebsht\u00eb tejet e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi, jo vet\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, por mbi t\u00eb gjith\u00eb, populli shqiptar e sheh mir\u00eb se \u00e7\u2019po ndodh\u00eb\nn\u00eb vendidn e tyre dhe jan\u00eb duke votuar me k\u00ebmb\u00eb duke u larguar vazhdimisht nga trojet\ne veta mijavje\u00e7are.&nbsp; N\u00ebqoftse\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund t\u00eb ndihmojn\u00eb gj\u00ebndjen, at\u00ebher\u00eb do i k\u00ebshilloja q\u00eb t\u00eb\npak\u00ebn mos ta nd\u00ebrlikojn\u00eb edhe m\u00eb keq se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb, me deklaratat e tyre ose\ngjys\u00ebm deklarata t\u00eb cilat nuk pasqyrojn\u00eb realitetin e gj\u00ebndjes n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;M\u00eb mir\u00eb heshtni fare. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit,\n\u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb gj\u00ebndje e krijuar nga vet klasa aktuale politike dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb\ndhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe atdhetare e saj, q\u00eb sa m\u00eb shpejt \u2013 nep\u00ebrmjet\ndialogut politik dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gj\u00ebr\u00eb edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2013 t\u00eb dali nga ky\nqorrsokak politik, para se t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb \u2013 me q\u00ebllim t\u00eb m\u00ebnjanimit t\u00eb nj\u00eb\nfatkeq\u00ebsie komb\u00ebtare, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cil\u00ebs gj\u00ebndet sot Kombi Shqiptar \u2013 fal\u00eb\npap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj politike dhe komb\u00ebtare.&nbsp;\nKlasa politike shqiptare duhet q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e\nveta p\u00ebr gj\u00ebndjen e krijuar n\u00eb vend dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duhet gjithashtu t\u00eb\nreflektojn\u00eb thell\u00eb p\u00ebr rolin e tyre gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave \u2013 ashtu q\u00eb i vetmi fitues\nt\u00eb jet\u00eb Kombi Shqiptar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta dhe t\u00eb p\u00ebrhershme me Shtetet e\nBashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me aleat\u00ebt e tjer\u00eb atlantiko-verior\u00eb.&nbsp; Koha \u00ebsht\u00eb tani, jo nes\u00ebr, jo pas nes\u00ebr, jo\ndy muaj pas sodit, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb raporti t\u00eb OSBE-s\u00eb, jo kur t\u00eb krijohet ky\nose ai ent juridik ose politik! &nbsp;Shqiptar\u00ebt\nkan\u00eb pritur mjaft dhe jan\u00eb t\u00eb lodhur. &nbsp;Por shqiptar\u00ebt presin nj\u00eb fillim t\u00eb ri. &nbsp;N\u00ebqoftse ini shqiptar\u00eb, dialogu\ngjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri duhej t\u00eb kishte filluar dje &#8212; n\u00eb\ninteresin madhor t\u00eb KOMBIT!&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Frank\nShkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 ZGJEDHJET E 30-QERSHORIT: NJ\u00cb POSHT\u00cbRSI P\u00cbR\u00a0QEVERIN\u00cb SHQIPTARE, \u00a0NJ\u00cb D\u00cbSHTIM P\u00cbR OPOZIT\u00cbN, NJ\u00cb TURP P\u00cbR ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR\u00cbT DHE NJ\u00cb FATKEQ\u00cbSI P\u00cbR KOMBIN SHQIPTAR! \u00a0Nga Frank Shkreli Ja erdhi dhe shkoi edhe 30-qershori i \u201cvotimeve\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse zgjedhje k\u00ebto nuk mund t\u00eb quhen, bazuar n\u00eb asnj\u00eb standard nd\u00ebrkomb\u00ebtar.&nbsp; Gjat\u00eb viteve, nep\u00ebrmjet shkrimeve modeste, jam\u00eb p\u00ebrpjekur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[167,1553],"class_list":["post-23020","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-tirana","tag-zgjedhjet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23020","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23020"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23020\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23021,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23020\/revisions\/23021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23020"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23020"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23020"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}