{"id":22931,"date":"2019-06-24T10:59:02","date_gmt":"2019-06-24T08:59:02","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22931"},"modified":"2019-06-24T10:59:02","modified_gmt":"2019-06-24T08:59:02","slug":"tre-vellezerit-bytyci-tragjedi-e-triumf-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22931","title":{"rendered":"TRE V\u00cbLLEZ\u00cbRIT BYTY\u00c7I, TRAGJEDI E TRIUMF P\u00cbR KOSOV\u00cbN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"409\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/vellezerit-butuci-amerke.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-22932\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/vellezerit-butuci-amerke.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/vellezerit-butuci-amerke-300x192.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Me rastin e 20 vjetorit t\u00eb r\u00ebndjes<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New \nYork<\/p>\n\n\n\n<p>Sht\u00ebpia ku jetoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se dy minuta me automobil \nnga varrezat &#8220;Zoja e Bekuar&#8221; (St Mary\u2019s) n\u00eb Yonkers t\u00eb New Yorkut ku pushojn\u00eb n\u00eb \np\u00ebrjet\u00ebsi tre v\u00ebllez\u00ebrit Byty\u00e7i. Nga autostrada&nbsp; q\u00eb kalon aty pran\u00eb&nbsp; \u00e7do dit\u00eb i \nshoh\u00eb varret e tyre. Ato jan\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur dhe m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb k\u00ebtij \nqyteti, kundruell rrug\u00ebs kryesore. N\u00eb ato livadhe t\u00eb pjerrta shihen tre gur\u00eb t\u00eb \nzi mermeri ku \u00ebsht\u00eb gdh\u00ebndur portreti i tre v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb uniform\u00ebn e U\u00c7K-\u00ebs. \nAta u vran\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1999. Ylli ishte 25 vje\u00e7, Agroni 23, nd\u00ebrsa \nMehmeti 21. K\u00ebto 3 varre t\u00eb 3 martir\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb sot varret m\u00eb t\u00eb \nnderuara shqiptaro-amerikane n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta sepse n\u00eb \ngjith\u00eb historin\u00eb e luft\u00ebrave t\u00eb Amerik\u00ebs vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb \nBot\u00ebrore jan\u00eb vrar\u00eb 3 v\u00ebllez\u00ebr. Dhe p\u00ebr heroizmin dhe tragjedin\u00eb e tyre jan\u00eb \nshkruar disa libra, bile n\u00eb Hollywood jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe filma p\u00ebr ta. Batalioni \nAtlantiku n\u00eb bashk\u00ebpunim me Konsullat\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7do vit n\u00eb fillim t\u00eb \nmuajit mars,&nbsp; b\u00ebjn\u00eb nderimet e duhura duke vendosur kuror\u00eb lulesh mbi varret e \ntyre. Familja e v\u00ebllaz\u00ebrve Byty\u00e7i gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb \np\u00ebrkujtimore. Fusha e parad\u00ebs dhe e betimit ushtarak prej ku jan\u00eb nisur n\u00eb luft\u00eb \n\u00ebsht\u00eb af\u00ebr atyre varrezave, jo m\u00eb shum\u00eb se 15 minuta n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb kujtohet si \nsot 11 prilli i vitit 1999&nbsp;kur Ylli, Agroni dhe Mehmeti&nbsp; n\u00eb uniformen e U\u00c7K\u00ebs \nq\u00ebndronin pran\u00eb nj\u00ebri tjet\u00ebrit&nbsp; si shqipe mali n\u00eb radh\u00ebt e Batalionit Atlantiku. \nDita e nisjes s\u00eb tyre p\u00ebr n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs kishte q\u00ebn\u00eb data m\u00eb historike dhe \nm\u00eb tragjike e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. Themeluesit e k\u00ebtij Batalioni m\u00eb kishin \nautorizuar q\u00eb t\u00eb mbaja nj\u00eb fjalim anglisht p\u00ebr vajtjen e tyre n\u00eb Luft\u00ebn e \nKosov\u00ebs. Kur u ngjita lart\u00eb n\u00eb foltore dhe shikova gjithata djem\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00eb \nluft\u00eb iu luta Zotit p\u00ebr kthimin&nbsp; e tyre sh\u00ebndosh e mir\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Nuk ndodhi \nashtu sepse 3 v\u00ebllez\u00ebrit Byty\u00e7i u vran\u00eb, 3 t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn r\u00ebnd\u00eb, nj\u00ebri pa \nk\u00ebmb\u00eb e tjet\u00ebri pa krah dhe nj\u00eb tjet\u00ebr gati kishte mbetur pa nj\u00ebrin sy. Gazeta \n&#8220;Th\u00eb New York Tim\u00ebs&#8221; e dat\u00ebs 12 prill 1999 n\u00eb nj\u00eb shkrim shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \nvajtjen e &#8220;Batalionit Atlantiku&#8221; n\u00eb luft\u00eb e kishte sh\u00ebnuar&nbsp; edhe rastin e 3 \nv\u00ebllez\u00ebrve. Bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tyre tregojn\u00eb se ata&nbsp; kishin q\u00ebn\u00eb shum\u00eb trima n\u00eb \nFrontin e Pashtrikut.&nbsp;<br>&nbsp;Pasi&nbsp; kishte marr\u00eb fund lufta ata kishin shkuar n\u00eb \nsht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Prizren ku ishin n\u00ebna,nj\u00eb v\u00eblla dhe motra. Nj\u00eb familje rome e \nkishte ndihmuar familjen e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs. Pas luft\u00ebs familja rome kishte \nk\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e tyre p\u00ebr t&#8217;u larguar nga Prizreni ngase kishin frik\u00eb se mund \nt&#8217;u ndodh\u00eb ndonj\u00eb fat\u00ebkeqsi atje. V\u00ebllez\u00ebrit Byty\u00e7i p\u00ebr t&#8217;ua kthyer me t\u00eb mir\u00eb \nat\u00eb nder kishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr afrimin e tyre n\u00eb kufirin e S\u00ebrbis\u00eb, por duke mos \nditur terrenin, ata kishin hyr\u00eb gabimisht n\u00eb territorin s\u00ebrb&nbsp; dhe menj\u00ebher\u00eb \nishin kapur nga forcat ushtarake s\u00ebrbe. Kjo ushtri barbare i kishte tortuaruar \ndisa dit\u00eb, dhe pas atyre torturave t\u00eb hatashme&nbsp; i kishte pushkatuar. Ashtu t\u00eb \nvdekur, duar lidhur me hekura dhe me sy t\u00eb mbyllur ishin d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb kamp \nushtarak vuajtjesh n\u00eb Petrovo Sello af\u00ebr kufirit t\u00eb Hungaris\u00eb ku kishin hapur \nnj\u00eb varr masiv dhe n\u00eb at\u00eb grop t\u00eb zez\u00eb s\u00ebrbe&nbsp; (serbian black hole) kishin qitur \nedhe 74 shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.&nbsp; M\u00eb 2 korrrik 2001,kongresmeni Joseph Dio Guardi \nkishte organizuar promovimin shum\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm t\u00eb librit&nbsp; &#8220;Waging Modern war&#8221; \nt\u00eb gjeneralit Wesley Clark. Ushtari i Batalionit Atlantiku Uk Lushi e kishte \npyetur Gjeneralin Clarke n\u00ebse kishte ndonj\u00eb informat\u00eb p\u00ebr humbjen e tre \nv\u00ebllez\u00ebrve Byty\u00e7i. Gjenerali nuk ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr tragjedin\u00eb e tyre, por e \nkishte deklaruar publikisht at\u00eb dit\u00eb se do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr ta \nzbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nj\u00eb jav\u00eb pas, ishte njoftuar n\u00eb lajmet bot\u00ebrore se ata \nishin gjetur n\u00eb nj\u00eb varr masiv n\u00eb S\u00ebrbi. Zbulimi i tre v\u00ebllez\u00ebrve Byty\u00e7i ishte \nat\u00eb dit\u00eb lajmi kryesor nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Batalionit Atlantiku \nkishin shkuar ashtu s\u00eb bashku te sht\u00ebpia e Ahmet Byty\u00e7it p\u00ebr t&#8217;ua dh\u00ebn\u00eb at\u00eb kumt \nt\u00eb zi. Ato dit\u00eb disa aktivist\u00eb t\u00eb njohur shqiptaro-am\u00ebrikan\u00eb kishin shkuar te \nsht\u00ebpia e tyre n\u00eb Long Island p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb intervista n\u00eb kanalet televizive \namerikane dhe evropiane, pavar\u00ebsisht se&nbsp; djemt\u00eb e tij ishin n\u00eb gj\u00ebndje t&#8217;ua \nshpjegonin gazetar\u00ebve amerikan\u00eb&nbsp; tragjedin\u00eb e Agronit, Yllit dhe Mehmetit.&nbsp; N\u00eb \nat\u00eb koh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj familje jetonte n\u00eb Prizren.&nbsp;<br><br>Ato dit\u00eb flitej \nshum\u00eb p\u00ebr varrimin e tyre. Disa kishin menduar se do t\u00eb&nbsp; ishte mir\u00eb q\u00eb varrimi i \ntyre t\u00eb b\u00ebhej&nbsp; n\u00eb Prizren, ngase ata kishin shkuar n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e \nKosov\u00ebs. Disa t\u00eb tjer\u00eb kishim menduar se Amerika \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme sepse \nishin t\u00eb lindur k\u00ebtu. Mua personalisht m\u00eb ishte ngulitur n\u00eb kok\u00eb q\u00eb ata duhet t\u00eb \nvarroseshin n\u00eb New York, p\u00ebr arsye se&nbsp; ata ishin shtetas t\u00eb k\u00ebtij vendi&nbsp; dhe se \nKosova pas Luft\u00ebs kishte varre n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd&nbsp; dhe se nderimi p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit Byty\u00e7i \nmbase do t\u00eb ishte m\u00eb n\u00eb nivel k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb.&nbsp; Nga ana tjet\u00ebr \nshqiptaro-amerikan\u00ebt do t\u00eb kishim n\u00eb Amerik\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb dhe \nheroizmit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne mendonim se varrezat e tyre do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb \nbashkimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo. Nj\u00eb dit\u00eb korriku u takova n\u00eb Arthur Avenue me \nbabain e tyre Ahmet Byty\u00e7in. Q\u00ebndruam s\u00eb bashku nja dy or\u00eb n\u00eb kafen Two Star (Dy \nYje). Gjat\u00eb asaj bisede e pyeta Ahmetin se ku d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebh\u00ebj varrimi i \ntyre? &nbsp; Ai tha se New Yorku ishte vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. P\u00ebr q\u00ebndrimin dhe \nd\u00ebshir\u00ebn e tij e njoftova menj\u00ebh\u00ebr\u00eb Shefki Mexhuanin kryetar i Shoqat\u00ebs &#8220;Miqt\u00eb e \nTMK&#8221;. Ai e pranoi seriozisht mendimin e Ahmetit dhe timin duke i b\u00ebr\u00eb thirrje \np\u00ebr bashk\u00ebpunim &#8220;Shoqat\u00ebs Atlantiku&#8221; t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e drejtonte Arb\u00ebr \nMuriqi ushtar i Batalionit Atlantiku. Ata thirr\u00ebn nj\u00eb mbledhje ku kishin marr\u00eb \npjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i ushtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebij Batalioni dhe disa miq\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \n\u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb mbledhje mori pjes\u00eb edhe Ahmet Byty\u00e7i. T\u00eb gjith\u00eb \nkishim menduar se shp\u00ebnzimet p\u00ebr rivarrimin&nbsp; e tyre do ta b\u00ebnte qeveria \namerikane. Komisioni m\u00eb autorizoi mua p\u00ebr t\u00eb biseduar me zyrtar\u00ebt e \nDepartamentit t\u00eb Shtetit.&nbsp; Drejtoresha e k\u00ebtij Seksioni tha se nuk paguajn\u00eb \nasnj\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr kthimin e tyre n\u00eb Amerik\u00eb, ngase ata kishin shkuar vullnetar\u00eb \np\u00ebr lirin\u00eb e tok\u00ebs s\u00eb par\u00ebve. Pavar\u00ebsisht se ata ishin shtetas t\u00eb lindur t\u00eb \nk\u00ebtij vendi nuk kishin shkuar n\u00eb at\u00eb luft\u00eb t\u00eb rekrutuar nga Shtetet e Bashkuara \ndhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Amerika nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr rivarrimin e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb \nvend. Ju duhet t\u00eb paguani 15.000 dollar\u00eb p\u00ebr kalimin e trupave t\u00eb tyre t\u00eb vdekur \nnga Petrovo Sello n\u00eb Prishtin\u00eb. \u00c7eku duhet t\u00eb jet\u00eb nga banka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \nDepartamentit t\u00eb Shtetit.&nbsp; N\u00eb at\u00eb rast iu luta t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \nradion e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare n\u00eb New York. Ajo e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn time \ndhe i shpjegoi t\u00eb gjitha. Pas k\u00ebtij vendimi dy shoqatat e lart\u00ebpermendura \ngrumbulluan fondet p\u00ebr rivarrimin&nbsp; n\u00eb Amerik\u00eb. Shumic\u00ebn e fondeve i kishte dh\u00ebn\u00eb \nBatalionit Atlantiku dhe Miqt\u00eb &nbsp;e TMK-\u00ebs. Pastaj edhe disa individ\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb \nkontribute t\u00eb dukshme. Duhet sh\u00ebnuar se nj\u00eb kontribut t\u00eb duksh\u00ebm kishte dh\u00ebn\u00eb \nFlorim Krasniqi. Un\u00eb dhe Uran Rexhepi b\u00ebm\u00eb fushat\u00ebn e ngritje s\u00eb fondeve n\u00eb New \nYork, New Jersy dhe Connecticut. Edhe gjetja e varreve t\u00eb p\u00ebrshtatshme ishte \nproblem. K\u00ebrkuam n\u00eb disa an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti, bile k\u00ebrkuam v\u00ebnd edhe n\u00eb varrezat \nku gj\u00ebndeshin Mithat Frash\u00ebri dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb &nbsp;t\u00eb tjer\u00eb. Nuk ishte vend I \np\u00ebrshtatsh\u00ebm sepse ata nuk lejonin venndosjen e ndonj\u00eb guri t\u00eb gdhendur mbi \nvorrin e tyre. Ata lejonin vet\u00ebm n\u00eb pllak\u00eb tw\u00eb vog\u00ebl me em\u00ebr e mbiem\u00ebr dhe \nkurrgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund shkuam n\u00eb varrezat pran\u00eb shtwpis\u00eb ku jetoj un\u00eb dhe \naty gjet\u00ebm nj\u00eb vend t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Ato ishin varre t\u00eb krishtera. I tregova \nAhmet Byty\u00e7it p\u00ebr karakterin fetar t\u00eb k\u00ebtyre vorrezave. Ai tha \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull \nkjo pun\u00eb e mos e diskuto.<br>P\u00ebrgatitjet e cermonive n\u00eb Kosov\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb \nShefki Mexhuani dhe Arb\u00ebr Muriqi n\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb gjeneral Agim \u00c7ekun nw \nPrishtin\u00eb. Nj\u00eb jav\u00eb para nisjes kisha biseduar me abasadorin William Walker p\u00ebr \npjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb ceremonit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn \nton\u00eb. Grupi yn\u00eb I p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 18 vetash, kishte shumic\u00ebn ushtar\u00eb t\u00eb Batalionit \nAtlantiku. Me 27 shkurt t\u00eb vitit 2002 arrit\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb.&nbsp; Atje u prit\u00ebm me \nnderime nga zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe shqiptarw\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen u zhvilluan \nceremonit\u00eb mortore, duke filluar nga sheshi&nbsp; para Teatrit t\u00eb Prishtin\u00ebs, sepse \naty ishin vendosur arkivolet e tyre. N\u00eb krye t\u00eb radh\u00ebs son\u00eb ishin William Walker \ndhe Ahmet Byty\u00e7i. Pas homazheve tre arkivolet e vendosura n\u00eb 3 automjete kaluan \nn\u00ebp\u00ebr Bulevardin N\u00ebn\u00eb Tereza dhe u vendos\u00ebn n\u00eb Sall\u00ebn e Palestrave. Kjo sall\u00eb \nishte mbushur plot, dhe n\u00eb radh\u00ebt e para ishin ulur personaliete t\u00eb larta \nshqiptare dhe amerikane. Ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga \nBondsteel. Kishte edhe diplomat\u00eb amerikan\u00eb nga Prishtina dhe Shkupi. Ceremonia \nfilloi me intonimin e hymnave komb\u00ebtare shqiptar dhe amerikan. Aty fol\u00ebn Fatmir \nLimaj, William Walker, admiral Sk\u00ebnder Do\u00e7i, gjeneral Butka, Hysni Syla, Arb\u00ebr \nMuriqi dhe i fundit fola un\u00eb. Mund t\u00eb ken\u00eb folur edhe t\u00eb tjer\u00eb por nuk m\u00eb \nkujtohet em\u00ebri i tyre. Fjal\u00ebt e mia: &#8221; SOT KEMI ARDHUR P\u00cbR TRAGJEDI, NES\u00cbR DO T\u00cb \nVIJM\u00cb P\u00cbR PAVAR\u00cbSI DHE PASNES\u00cbR P\u00cbR BASHKIM KOMB\u00cbTAR GJITHESHQIPTAR\u00cb. U \nduartrokit\u00ebm shum\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit u ngrit\u00ebn n\u00eb \nk\u00ebmb\u00eb. Ato dit\u00eb vizituam p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb amerikane. Grupin ton\u00eb e drejtoi William \nWalker dhe pritjen e b\u00ebri amabasadori John Menzis. U kthyem p\u00ebr n\u00eb Shtetet e \nBashkuara t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. N\u00eb aeroportin Kennedy t\u00eb New Yorkut kishin dalur \np\u00ebr t\u00eb na pritur shum\u00eb shqiptar\u00eb, bile kishte edhe disa kanale televizive \namerikane. T\u00eb nes\u00ebrmen dit\u00ebn e diel\u00eb u zhvillua ceremonia n\u00eb Funeralin Faranga \nBros t\u00eb Bronxit, New York. Kur hyra brenda me nj\u00eb kuror\u00eb lulesh menj\u00ebh\u00ebr\u00eb m\u00eb \nran\u00eb n\u00eb sy 3 arkivole t\u00eb vendosura paralel. U ndjeva shum\u00eb i tronditur \nshpirt\u00ebrisht dhe m\u00eb shkuan lot\u00ebt p\u00ebr tragjedin\u00eb e tyre. Kurr\u00eb nuk kisha par\u00eb kaq \narkivole n\u00eb nj\u00eb funeral. Prind\u00ebrit, v\u00ebllez\u00ebrit, motra dhe kunatat q\u00ebndronin \nashtu t\u00eb pik\u00eblluara thua se ishin ngurosur. T\u00eb nes\u00ebrmen dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb m\u00eb tre mars \n2002 n\u00eb Yonkers t\u00eb New Yorkut n\u00eb oborrin e Hotelit Royal Regency prej ku edhe \nishin nisur p\u00ebr n\u00eb luft\u00eb u b\u00ebn\u00eb nderimet e rastit. Ata kishin fjetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \nhotel dy net\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb niseshin n\u00eb lufte. Varret ishin 15 minuta n\u00eb k\u00ebmb\u00eb \nnga oborri i atij hoteli. Trupat e tyre t\u00eb pajet\u00eb i mbanin ushtar\u00ebt e Batalionit \nAtlantiku.Tre arkivolet e tyre ishin vendosur mbi ato 3 varret dhe varrmih\u00ebsit \nkishin p\u00ebrgatitur mekanikisht r\u00ebnjen e tyre ngadal\u00eb por t\u00eb 3, ran\u00eb n\u00eb varre \np\u00ebrnj\u00ebher\u00eb. Ishte kjo nj\u00eb sken\u00eb tep\u00ebr e trishtueshm\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ishim aty. \nFamilja ishte m\u00eb af\u00ebr se t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb po e shikonin n\u00ebn\u00ebn e tyre \nBahrien. Kur ajo e pa e r\u00ebnjen e tyre n\u00eb varre p\u00ebrnj\u00ebh\u00ebr\u00eb ngriti duart lart\u00eb dhe \nu d\u00ebgjuan fjal\u00ebt e saj: &#8220;O Zot i Madh\u2026..&#8221; Por para se t\u00eb binin n\u00eb varret e tyre \nmuzikani i shkoll\u00ebs amerikane &nbsp;Anton Vulaj i ra boris\u00eb q\u00eb i bien ushtar\u00ebt \namrikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekurit e tyre para vorrimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb \nshum\u00eb shqiptar\u00eb nga Amerika. Mori pjes\u00eb edhe&nbsp;aktivisti Luigj Gjokaj me shok\u00eb&nbsp;nga \nDetroiti, bile ai kishte b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr ngritjen e fondeve p\u00ebr k\u00ebto shp\u00ebnzime. \nMeriton t\u00eb kujtohet edhe Imami i Pat\u00ebrsonit n\u00eb New Jersey Muhamet Osmani p\u00ebr \nsh\u00ebrbimet e tij fetare. Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishte treguar qytetar i v\u00ebrtet\u00eb \nshqiptaro-amerikan.<br>Ahmet Byty\u00e7i dhe&nbsp;familja e tij ishin treguar shum\u00eb t\u00eb \nndersh\u00ebm dhe fisnik gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb veprimit p\u00ebr rikthimin e djem\u00ebve t\u00eb \ntyre te vdekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd. Kjo familje bashk\u00ebpunoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinqet\u00eb me t\u00eb \ngjith\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb moment nuk treguan mburrje ose krenari p\u00ebr heroizmin e djem\u00ebve \nt\u00eb tyre.Gjith\u00ebmon\u00eb ishin modest. Familja e Adem Jasharit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Familja e \nAhmet Byty\u00e7it n\u00eb Amerik\u00eb&nbsp; jan\u00eb familjet m\u00eb t\u00eb nderuara n\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Ata \njan\u00eb modest t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb sjellsh\u00ebm. Un\u00eb personalisht ruaj shum\u00eb kujtime t\u00eb \ndhimbshme nga kjo familje e lavdishme. Ylli, Agroni dhe Mehemti ishin heronj\u00eb \ndhe martir\u00eb. Meriton nderime edhe v\u00ebllau i tyre Ilir Byty\u00e7i i cili tash e sa \nvjet punon nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr tragjedin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb \ntij. Iliri me sjelljet e tij t\u00eb shk\u00eblqyeshme po nderon v\u00ebllez\u00ebrit, familjen dhe \nkombin shqiptar. <br><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNO DAY SHALL ERASE YOU FROM THE MEMORY OF TIME\u201d \n<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cASNJ\u00cb DIT\u00cb NUK DO T\u2019U FSHIJ\u00cb NGA KUJTESA \nJON\u00cb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>ENEIDA-VIRGJILI<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 20 vjetorit t\u00eb r\u00ebndjes Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Sht\u00ebpia ku jetoj un\u00eb \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se dy minuta me automobil nga varrezat &#8220;Zoja e Bekuar&#8221; (St Mary\u2019s) n\u00eb Yonkers t\u00eb New Yorkut ku pushojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi tre v\u00ebllez\u00ebrit Byty\u00e7i. Nga autostrada&nbsp; q\u00eb kalon aty pran\u00eb&nbsp; \u00e7do dit\u00eb i shoh\u00eb varret e tyre. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22932,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-22931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22931"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22931\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22933,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22931\/revisions\/22933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22932"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}