Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n\n\n\n
Vajtja \ne astronaut\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb h\u00ebn\u00eb m\u00eb 29 n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1969 dhe vizita e \nPresidentit amerikan Richard Nixon n\u00eb Kin\u00eb ishin mrekulli e koh\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vizit\u00eb \nn\u00eb Kin\u00eb e kishte p\u00ebrgatitur K\u00ebshill\u00ebtari i Sigurimit Komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb \nBashkuara Dr.Henry Kissinger. Fotografia e shtr\u00ebnguarjes s\u00eb duar\u00ebve t\u00eb Henry \nKissingerit me udh\u00ebheq\u00ebsin e lart\u00eb kinez Mao Ce Dunin ishte di\u00e7ka e \njashtzakonshme. Ajo fotografi historike u botua n\u00eb t\u00eb gjitha revistat dhe \ngazetat amerikane, pastaj u pa n\u00eb t\u00eb gjitha ekranet televizive amerikane dhe \nbot\u00ebrore. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Kina kishte q\u00ebn\u00eb armiku m\u00eb i madh i Shteteve t\u00eb \nBashkuara. Vajtja e Henry Kisingerit n\u00eb Kin\u00eb ishte nj\u00eb hap gjigant p\u00ebr \nmarr\u00ebdh\u00ebniet kino-amerikane. Ky ishte mbase hapi m\u00eb i madh diplomatik i Shteteve \nt\u00eb Bashkuara pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Nuk e dij\u00eb pse por kjo fotografi ishte \nregjistruar p\u00ebrgjith\u00ebmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time. Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se nj\u00eb \ndit\u00eb do ta takonja k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb  t\u00eb diplomacis\u00eb  bot\u00ebrore.
N\u00eb janar t\u00eb vitit \n1999 shkova n\u00eb Manhattan n\u00eb Park Avenue dhe n\u00eb 50 rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar nj\u00eb mik \ntimin amerikan. Kisha marr\u00eb me vete nj\u00eb kopje t\u00eb “Kanunit t\u00eb Lek\u00eb \nDukagjinit”(Code of Leke Dukagjini) p\u00ebr t’ia dh\u00ebn\u00eb dhurat\u00eb mikut tim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \nzon\u00eb t\u00eb Manhattanit  jan\u00eb shum\u00eb godina t\u00eb larta dhe luksoze. Nd\u00ebrsa prisnja  \nashensorin (elevator) vura re se aty pran\u00eb po afrohej Henry Kissingeri. Pasi u \nndalua ashensori mbajta der\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb Henry Kissinger. Ai m\u00eb fal\u00ebnderoi dhe \nbuz\u00ebqeshi. Sjellja fisnike m\u00eb g\u00ebzoi shum\u00eb. U ndjeva mir\u00eb, bile u ngazlleva dhe \nfitova kurajo p\u00ebr t\u00eb biseduar me k\u00ebt\u00eb diplomat gjenial. E pyeta si jeni \nDr.Kissinger? (How are you Dr. Kissinger?).Ai u p\u00ebrgjegj: ” Mir\u00eb, faleminderit” \n(Good, thank you). Pasi e preku pull\u00ebn e ashensorit e kuptova se zyra e tij \nishte n\u00eb katin 45. Bised\u00ebn e fillova, duke e p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr disa shkrime q\u00eb \nkishte  botuar ato dit\u00eb  n\u00eb shtypin amerikan p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen  e Kosov\u00ebs. M\u00eb \nfal\u00ebnderoi duke buz\u00ebqeshur dhe shtoi se po i vinte mir\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin p\u00eblqyer \nshkrimet e tij ngase nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb \nballkanike n\u00eb Budapest ku kishte folur edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe shtoi se \nnj\u00eb shqiptari pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb konf\u00ebr\u00ebnc\u00eb nuk i kishin p\u00eblqyer pik\u00ebpamjet e \ntij. Mbasi ai kishte t\u00eb drejt\u00eb tha Dr. Kissingeri por un\u00eb kisha paraqitur \nq\u00ebndrimin tim p\u00ebr at\u00eb rajon. Nd\u00ebrsa po bisedonim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ashensori \nndaloi n\u00eb katin p\u00ebrkat\u00ebs.  Ashtu si\u00e7 e kisha n\u00eb dor\u00eb i tregova Kanunin e Lek\u00eb \nDukagjinit, dhe i tregova shkurt se ky ishte Kodi m\u00eb i vjet\u00ebr shqiptar\u00eb dhe \nshtova se ishte i shekullit XV. Ne e quajm\u00eb “Magna Karta” e shqiptar\u00ebve dhe dua \nt’ua jap\u00eb dhurat\u00eb. At\u00ebher\u00eb tha: ” T\u00eb lutem shkojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn time”. N\u00eb \ndhom\u00ebn e pritjes t\u00eb asaj zyre isha shum\u00eb i lumtur  q\u00eb mu dha rasti t\u00eb takoj nj\u00eb \npersonalitet aq t\u00eb njohur. Q\u00ebndrova n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb duke menduar p\u00ebr fjalit\u00eb q\u00eb do \nt’i shkruaj n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb Kanunit. N\u00eb at\u00eb kopje dhurat\u00eb (complimentary \ncopy) shkrova:” Ish Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit  dhe diplomatit m\u00eb t\u00eb madhe \nt\u00eb k\u00ebtij shekulli, Profesor Dr. Henry Kissingerit ia dhuron k\u00ebt\u00eb Kod Shqiptar \nbotuesi Gjek Gjonlekaj ish gazetar i Z\u00ebrit t\u00eb  Amerik\u00ebs\u201d, dhe u largova shum\u00eb i \nlumtur q\u00eb m\u00eb u dha mund\u00ebsia e lidhjes m\u00eb k\u00ebt\u00eb gjigant t\u00eb diplomacis\u00eb bot\u00ebrore. \nMegjithat\u00eb nuk e prisnja kurr\u00eb, por pas nj\u00eb jave mora nj\u00eb let\u00ebr shum\u00eb miq\u00ebsore \nprej tij. N\u00eb at\u00eb let\u00ebr m\u00eb fal\u00ebnderonte p\u00ebr dhurat\u00ebn dhe p\u00ebr fjalit\u00eb e \nshk\u00eblqyeshme q\u00eb kisha shkruar n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb Kanunit. Pastaj shkruante p\u00ebr \nbotimin e mir\u00eb(fine print) duke sh\u00ebnuar se do ta vendoste me librat  tjer\u00eb  n\u00eb \nbibliotek\u00ebn personale. Letra ishte shum\u00eb e shkurt\u00ebr por fjal\u00ebt ishin shum\u00eb \nmiq\u00ebsore. U g\u00ebzova shum\u00eb dhe pas disa dit\u00ebsh i d\u00ebrgova me post\u00eb dhe libra tjer\u00eb \nanglisht p\u00ebr Kosov\u00ebn, midis tyre edhe librin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb \nKosov\u00ebs “Ipeshk\u00ebvia Shkup-Prizren n\u00ebp\u00ebr Shekuj” t\u00eb Dom. Gasp\u00ebr Gjinit dhe n\u00eb at\u00eb \npako vura edhe 5 vepra anglisht t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri mora let\u00ebr \nfal\u00ebnderimi prej tij.
Gjith\u00ebmon\u00eb kisha q\u00ebn\u00eb kurioz p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij \nrreth problemeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb viteve 80′ Henry Kissingeri kishte lidhje t\u00eb \nm\u00ebdha me Lawrence Eagelburger ish konsull dhe m\u00eb von\u00eb ambasador i Shteteve t\u00eb \nBashkuara n\u00eb Jugosllavi, i cili n\u00eb Administrat\u00ebn e Presidentit George H. \nBush,ishte Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i k\u00ebtij vendi.Em\u00ebrimi i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb i \nkishte shqet\u00ebsuar shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs  ngase Lawrence Eagelburger kishte q\u00ebn\u00eb \nmik i madh i Jugosllavis\u00eb. David Binder i gazet\u00ebs  “The New York Times” \nshkruante se duke kaluar n\u00ebp\u00ebr korridorin e Departamentit t\u00eb Shtetit kishte \nd\u00ebgjuar duke folur s\u00ebrbo-kroatisht K\u00ebshill\u00ebtarin e Sigurimit Komb\u00ebtar Brent \nScowcroft dhe Sekretarin e Departamentit t\u00eb Shtetit Lawrence Eagelburger, \nGjenerali Brent Scowcroft kishte sh\u00ebrby\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb atashe ushtarak n\u00eb \nBeogrd. David Binder kishte nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb n\u00eb \u201cThe New York Tim\u00ebs\u201d edhe nj\u00eb \nstudim t\u00eb CIA-s n\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit komb\u00ebtar t\u00eb popullit shqiptar \nn\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkan. Opinionet e Henry Kissingerit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje \nnd\u00ebrkomb\u00ebtare ishin vler\u00ebsuar gjith\u00ebmon\u00eb qysh n\u00eb koh\u00ebn e Administrat\u00ebs t\u00eb \nRichard Nixon e deri sot. President\u00ebt e ketij vendi  gjith\u00ebmon\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \n mendimin e tij p\u00ebr probleme t\u00eb nd\u00ebrlikuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Zakonisht ato botohen \nn\u00eb revistat m\u00eb prestigjioze t\u00eb Amerik\u00ebs. Gjat\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s kund\u00ebr \nJugosllavis\u00eb ne prisnim mendimin e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nuk vonoi shum\u00eb dhe nj\u00eb jav\u00eb \npas hyrjes s\u00eb trupave t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosvov\u00eb botoi n\u00eb revist\u00ebn amerikane \n“NEWSWEEK” shkrimin 3 faqesh me titull:” Nd\u00ebrsa g\u00ebzimi po venitet\u201d. <\/p>\n\n\n\n
Dr. \nHenry Kissinger shkruante:\u201d<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebr ne q\u00eb e mor\u00ebm n\u00eb pyetje aft\u00ebsin\u00eb e \ndiplomacis\u00eb para luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb , kemi borxh respektin e duhur Administrat\u00ebs \ns\u00eb Klintonit p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e pamposhtur, aft\u00ebsin\u00eb per t\u00eb mb\u00ebshtetur bashkimin e \nAleanc\u00ebs, dhe marr\u00ebveshjen e heshtur t\u00eb Rus\u00ebve. Por fitorja na l\u00ebn me nj\u00eb sfid\u00eb \npo aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: t\u00eb evitojm\u00eb pranin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, ne nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb \nBallkanit si pushtues\u00eb modern\u00eb, sikur kishin q\u00ebn\u00eb Perandorit\u00eb Otomane dhe \nAustriake.
I ashtuquajtur plani Petersberg rrezikon t\u00eb ngelet i hapur n\u00eb dy \nan\u00ebt, duke na detyruar p\u00ebrzierjen ton\u00eb edhe m\u00eb thedh\u00eb, duke na v\u00ebn\u00eb n\u00eb rolin e \nxhandar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb rajon me urrejtje t\u00eb thedha p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, ku ne kemi pak \ninteresa strategjike.<\/p>\n\n\n\n
Edhe ku plani i paq\u00ebs bie dakord me marr\u00ebveshjet e \nRambujes\u00eb, prap\u00eb se prap\u00eb rrezikon pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrhershme Amerikane n\u00eb nj\u00eb \nseri konfliktesh t\u00eb pafund dhe mund\u00ebsisht nj\u00eb luft\u00eb guerile.
Gjuha bombastike \ne marr\u00ebveshjes ishte hartuar t\u00eb ishte e pakap\u00ebrcyeshme, q\u00eb secila pal\u00eb mund t\u2019i \nkonsideronte rezultatet si t\u00eb favorshme p\u00ebr veten e tyre.
Plani i paq\u00ebs \nndalon tek autonomia dhe afirmon vazhdimisht sovranitetin a Jugosllavis\u00eb. Por \nUshtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs luftoi dhe vuajti per pavar\u00ebsin\u00eb dhe jo p\u00ebr \nautonomi.
Pas gjitha vuajtjeve q\u00eb p\u00ebrjetuan ushtar\u00ebt e U\u00c7K\u2019s\u00eb dhe popullsia e \nKosov\u00ebs gjat\u00eb spastrimit etnik, t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr \nata. \u00c7militarizimi i U\u00c7K\u2019s\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb te imagjinohet se mund t\u00eb \nndodh\u00eb.
Evolucioni I Kosov\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb thedh\u00eb n\u00eb v\u00ebndet fqinje. \nNdikimi i par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb ku ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 25 \np\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb edhe ata do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb \nnj\u00ebjtat t\u00eb drejta sikur kosovar\u00ebt. Edhe shkat\u00ebrrimi i Maqedonis\u00eb mund t\u00eb \nshkaktoj\u00eb nj\u00eb shperthim tjet\u00ebr Ballkanik. T\u00eb nj\u00ebjtat presione mund t\u00eb ndihen \nedhe nga komuniteti i vog\u00ebl shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Gjithashtu ka thirrje p\u00ebr nj\u00eb \nShqip\u00ebri t\u00eb bashkuar, t\u00eb inkurajuar nga Tirana dhe emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb \nfurnizojn\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare.<\/p>\n\n\n\n
Do t\u00eb ishte men\u00e7uri e madhe sikur t\u00eb \nprisnim nenin Gordian, duke I dh\u00ebne pavar\u00ebsin\u00eb Kosov\u00ebs si pjes\u00eb e zgjidhjes t\u00eb \nproblemit Ballkanik.
Kosova esht\u00eb b\u00ebr\u00eb simbol i humbjes s\u00eb influenc\u00ebs Ruse n\u00eb \nbot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Ishin k\u00ebto disa fjali nga analiza e Kissingerit p\u00ebr t\u00eb ardhmen \ne Kosov\u00ebs botuar n\u00eb revist\u00ebn Newsweek, nj\u00eb jav\u00eb pas hyrjes s\u00eb NATO\u2019s n\u00eb \nKosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
\nShkrim im nuk ka asnj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i treguar lexuesit \nmodestin\u00eb dhe fisnik\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij titani t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane dhe \nbot\u00ebrore.\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Vajtja e astronaut\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb h\u00ebn\u00eb m\u00eb 29 n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1969 dhe vizita e Presidentit amerikan Richard Nixon n\u00eb Kin\u00eb ishin mrekulli e koh\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kin\u00eb e kishte p\u00ebrgatitur K\u00ebshill\u00ebtari i Sigurimit Komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara Dr.Henry Kissinger. Fotografia e shtr\u00ebnguarjes s\u00eb duar\u00ebve t\u00eb Henry Kissingerit me […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22877,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-22876","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22876"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22878,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22876\/revisions\/22878"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}