{"id":22846,"date":"2019-06-12T13:27:20","date_gmt":"2019-06-12T11:27:20","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22846"},"modified":"2019-06-12T13:27:20","modified_gmt":"2019-06-12T11:27:20","slug":"8-qershori-dita-e-beses-se-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22846","title":{"rendered":"8 QERSHORI \u2013 DITA E BES\u00cbS S\u00cb LIDHJES SHQIPTARE T\u00cb PRIZRENIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-19124\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/lidhja-shqiptare-e-prizrenit-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ishte 10 Qershori i vitit 1878 kur \u00ebsht\u00eb mbajtur Kuvendi\nKomb\u00ebtar n\u00eb Prizren, ku u p\u00ebrfaq\u00ebsuan t\u00eb gjitha krahinat e Atdheut, me q\u00ebllim,\nsipas fjal\u00ebve t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit, \u201cQ\u00eb t\u2019u presim hovin armiq\u00ebve t\u00eb pashpirt,\nduke lidhur bes\u00ebn shqiptare dhe duke u betuar q\u00eb t\u2019i mbrojm\u00eb me gjak trojet q\u00eb\nna kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebrit dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, Abdyl\nFrash\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty u vendos nj\u00ebz\u00ebri themelimi i \u201cLidhjes Shqiptare\u201d, si\norganizata e vetme komb\u00ebtare Shqiptare, objektivi i t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ishte\nbashkimi i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur territoret autoktone\nshqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve. &nbsp;Nj\u00eb Komitet Qendror u krijua p\u00ebr t\u00eb drejtuar\nLidhjen e Prizrenit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u mor\u00ebn vendime me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr\nKombin dhe i cili do t\u00eb ushtronte kontroll mbi t\u00eb gjitha deg\u00ebt e tija. &nbsp;Ky Komitet, si enti p\u00ebrfqsues m\u00eb i lart\u00eb i\nLidhjes s\u00eb Prizrenit, kishte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi mbar\u00ebkomb\u00ebtare prej 47 antar\u00ebsh nga\nt\u00eb gjitha trevat shqiptare. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Qershori i vitit 1878 ishte muaji i Lidhjes s\u00eb Prizrenit,\npor edhe i memorandumeve, peticioneve q\u00eb hartuan shqiptar\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb\ndrejtave t\u00eb tyre komb\u00ebtare dhe t\u00eb ter\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore, por edhe i protestave t\u00eb\norganizuara an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.&nbsp;\nN\u00eb nj\u00eb memorandum t\u00eb dat\u00ebs 13 qershor, 1878, shkodran\u00ebt i shkruajn\u00eb,\nnd\u00ebr t\u00eb tjera, &nbsp;kryeministrit britanik t\u00eb\nasaj kohe, Lordit Beaconsfield: \u201c&#8230; Ashtu si nuk jemi dhe nuk duam t\u00eb jemi\nturq, po ashtu e kund\u00ebrshtojm\u00eb me t\u00eb gjitha forcat tona cilindo q\u00eb do t\u00eb\nd\u00ebshironte t\u00eb na b\u00ebnte sllav\u00eb, ose austriak\u00eb ose grek\u00eb&#8230; Ky karakter komb\u00ebtar\nq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgnjeshtruar kurr\u00eb dhe q\u00eb ka luftuar ngadhnjimisht kund\u00ebr\neg\u00ebrsis\u00eb osmane p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr shekuj, nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb zhduket\ntani n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull qytet\u00ebrimi nga dora e aeropagut evropian&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga protesta e 16 qershorit, 1878 n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb\nmemorandum t\u00eb n\u00ebnshkruar nga 320 p\u00ebrfaqsues t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb rretheve t\u00eb\nTiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Kruj\u00ebs, Lezh\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Ulqinit, Tivarit, Podgoric\u00ebs e\ntjera, nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhet: \u201cNe t\u00eb n\u00ebnshkruarit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb populit,\nkemi nderin t\u00eb shpallim se kombi shqiptar, qoft\u00eb mysliman, qoft\u00eb katolik, q\u00eb\nndryshon prej sllav\u00ebve&#8230; \u00ebsht\u00eb nj\u00ebz\u00ebri i vendosur t\u00eb mbroj\u00eb Atdheun e vet\nkund\u00ebr ndarjes s\u00eb terrritorit q\u00eb \u00ebsht\u00eb projektuar, si nj\u00eb veprim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim\nme historin\u00eb e tij, me interesat e tij dhe me d\u00ebshirat e tij&#8230;\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb memorandumin drejtuar ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb\nFuqive t\u00eb M\u00ebdha,&nbsp; disa personalitete\nshqiptare q\u00eb ndodheshin n\u00eb Stamboll, shkruajn\u00eb: \u201cDuke i parashtruar Kongresit\nd\u00ebshirat e veta dhe duke iu lutur q\u00eb t\u2019i marr\u00eb ato parasysh, populli shqiptar\nproteston p\u00ebrball Evrop\u00ebs kund\u00ebr aneksimit&nbsp;\nt\u00eb cil\u00ebsdo pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb truallit t\u00eb tij nga nj\u00eb komb tjet\u00ebr dhe\nshpall se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb fli t\u00eb gjitha fuqit\u00eb e veta jet\u00ebsore dhe ushtarake\np\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb vendim suprem, t\u00eb cilin e konsideron si nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb\nshenjt\u00eb t\u00eb diktuar nga e drejta e tij dhe nderi komb\u00ebtar&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb letr\u00ebn protest\u00eb kund\u00ebr&nbsp;\nt\u00eb popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb sanxhakut t\u00eb Prishtin\u00ebs drejtuar Kongresit t\u00eb Berlinit\nm\u00eb 25 qershor, 1878 kund\u00ebr mizorive t\u00eb kryera mbi popull\u00ebsin\u00eb shqiptare prej\nushtrive serbe, ruse, malazeze dhe bullgare, shkruhet: \u201c..Po qe se do t\u00eb\nndodhte flijimi i kombit ton\u00eb dhe ky do b\u00ebhej viktim\u00eb e padrejt\u00ebsive t\u00eb\nlart\u00ebp\u00ebrmendura&#8230;ne do t\u00eb vdesim me dner deri tek njeriu i fundit, q\u00eb t\u00eb mos\njemi aspak viktima e k\u00ebtij n\u00ebnshtrimi&#8230;\u201d.&nbsp;&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb letr\u00ebn e dalur nga protesta kund\u00ebr mizorive t\u00eb\nkryera prej ushtrive ruse e bullgare, drejtuar Kongresit t\u00eb Berlinit me 26\nqershor, 1878 nga popull\u00ebsit\u00eb e rretheve t\u00eb Dibr\u00ebs, Matit, Gjakov\u00ebs Tetov\u00ebs,\nShkupit, Prishtin\u00ebs, Pej\u00ebs, Manastirit, K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Vu\u00e7iternit, Gjilanit,\nMitrovic\u00ebs, Senic\u00ebs, Gucis\u00eb,Lum\u00ebs, Prizrenit, e tjera, thuhet: \u201c&#8230;askush nga\nne nuk mund t\u00eb n\u00ebnshtrohet pa derdhur gjakun deri te njeriu i fundit&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00eb vendimin q\u00eb mori Lidhja Shqiptare p\u00ebr Jugun n\u00eb\nmbledhjen q\u00eb u b\u00eb n\u00eb Janin\u00eb me 24 korrik, 1878 p\u00ebr ti k\u00ebrkuar qeveris\u00eb osmane\nbashkimin e torjeve shqiotare n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tokat\nshqiptare nga cop\u00ebtimi, thek\u00ebsohet se, \u201cShqiptar\u00ebt, t\u00eb udh\u00ebhequr nga ndjenjat e\nnatyrshme patriotike, e gjith\u00eb Tosk\u00ebria dhe Geg\u00ebria, u betuan dhe lidh\u00ebn bes\u00ebn\nme shkrim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ttok\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb vendlindjes&#8230;\u201d. &nbsp;(Citimet e m\u00ebsip\u00ebrme marr\u00eb nga libri \u201cLidhja\nShqiptare e Prizrenit, 1878-1881\u201d, Kristo Frash\u00ebri).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb parath\u00ebnien e librit t\u00eb Krsito Frash\u00ebrit, \u201cLidhja\nShqiptare e Prizrenit\u201d, thuhet se, \u201cSipas tradit\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb shqiptare, sa her\u00eb\nq\u00eb vendin e k\u00ebrc\u00ebnonte armiku i huaj, \u00e7do krahin\u00eb mblidhte kuvendin e saj\npopullor dhe aty merrej vendimi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer arm\u00ebt kund\u00ebr agresorit t\u00eb\njasht\u00ebm. Pastaj nj\u00ebri prej tyre ftonte t\u00eb gjitha krahinat e k\u00ebrc\u00ebnuara n\u00eb nj\u00eb\nkuvend t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nd\u00ebrkrahinor. Secila krahin\u00eb d\u00ebrgonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend\nt\u00eb madh p\u00ebrfaqsuesit e vet, t\u00eb cil\u00ebt, pasi pelq\u00ebronin \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb shqet\u00ebsonte\nvendin dhe pasi miratonin vendimin p\u00ebr nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, formonin\nnj\u00eb bes\u00eblidhje nd\u00ebrkrahinore dhe zgjidhnin nj\u00eb kryesi p\u00ebr drejtimin e saj&#8230;Zotimi\nq\u00eb merrnin pjes\u00ebmarr\u00ebsit e bes\u00eblidhjes konsakrohej me bes\u00ebn tradicionale\nshqiptare. Kush e shkelte bes\u00ebn posht\u00ebrohej p\u00ebrball shoq\u00ebris\u00eb dhe si i till\u00eb\nd\u00ebnohej moralisht&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja ku jemi sot!&nbsp;\n\u00cbsht\u00eb qershori i vitit 2019, \u00e7ereku i par\u00eb i shekullit 21. &nbsp;Shqip\u00ebria as Kombi shqiptar nuk p\u00ebrballen me\nndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb jasht\u00ebm serioz, por fatkeqsisht p\u00ebrballen me at\u00eb q\u00eb At\nGjergj Fishta e ka cil\u00ebsuar dikur si rrezikun e p\u00ebrbrendsh\u00ebm. Burrat e Lidhjes\ns\u00eb Prizrenit ishin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar dhe m\u00eb patriot\u00eb se p\u00ebrfaqsuesit e sot\u00ebm t\u00eb\nklas\u00ebs politike shqiptare, megjithse kushtet politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore\nishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr ta, n\u00eb krahasim me gj\u00ebndjen e sot\u00ebme t\u00eb shqiptar\u00ebve.\nBes\u00eblidhja e tyre kund\u00ebr armikut dhe sfidave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta konsakrohej me\nbes\u00ebn shqiptare! <\/p>\n\n\n\n<p>Mjafton t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb sy medias shqiptare kudo, p\u00ebr t\u00eb\npar\u00eb se ku e ka katandisur Kombin sot, kjo klas\u00eb politike. &nbsp;Ku jan\u00eb sot burrat e bes\u00eblidhjes dhe t\u00eb bes\u00ebs\nshqiptare?&nbsp; P\u00ebrball k\u00ebtij rreziku t\u00eb\nmbrendsh\u00ebm, udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb lidhin bes\u00eblidhje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb\ninteresave madhore t\u00eb Kombit p\u00ebr zgjidhjen e sfidave dhe t\u00eb kund\u00ebrshtimeve\npolitike, i shkruajn\u00eb nj\u00ebri tjetrit letra nga larg dhe trokasin dyerve t\u00eb\nkancelarive evropiane &#8212; jo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur intresat komb\u00ebtare kund\u00ebr synimeve\narmiq\u00ebsore t\u00eb t\u00eb huajve &#8212; por p\u00ebr tu ankuar kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit, para\nautoriteteve t\u00eb jashtme.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse qershori i vitit 1878 ishte muaji i shpresave\np\u00ebr Kombin Shqiptar, i bes\u00ebslidhjes dhe i bes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Kombin nga\nk\u00ebrc\u00ebnimet e armiq\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, &nbsp;qershori i vitit 2019 &#8212; ndon\u00ebse Kombi shqiptar\nnuk k\u00ebrc\u00ebnohet nga ndonj\u00eb armik i jasht\u00ebm &#8212; pa dyshim \u00ebsht\u00eb muaji dhe viti i\nzhg\u00ebnjimeve politike e shoq\u00ebrore, mos m\u00eb keq, pasi rreziku \u00ebsht\u00eb i mbrendsh\u00ebm\ndhe i shkaktuar nga vet klasa politike aktuale e shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr\nhir t\u00eb interesave t\u00eb tyre personale e partiake. Z\u00ebri i burrave t\u00eb Lidhjes\nShqiptare t\u00eb Prizrenit u b\u00ebn sot jehon\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 141-vjetor t\u00eb saj. &nbsp;U b\u00ebn thirrje, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb karakterit komb\u00ebtar,\nq\u00eb t\u00eb dilni ngadhnjimtar\u00eb nga ky kaos dhe eg\u00ebrsi politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kini hedhur\nvendin.&nbsp; Ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb\nPrizrenit, t\u00eb \u201cudh\u00ebhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve\ndhe jo \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me historin\u00eb e tij, me interesat e tij dhe me d\u00ebshirat e\ntij&#8230;\u201d. &nbsp;Besoj se duhet t\u00eb jeni t\u00eb\nvetdijsh\u00ebm se, n\u00ebqoftse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb reflektoni mbi veprimet tuaja politike\nsot, ato jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me historin\u00eb e Kombit shqiptar, me\ninteresat e tij dhe me d\u00ebshirat e tij komb\u00ebtare dhe politike. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, burrat e Lidhjes Shqiptare\nt\u00eb Prizrenit u b\u00ebjn\u00eb thirrje ju \u2013 klas\u00ebs aktuale politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, si n\u00eb\nShqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; q\u00eb t\u00eb vendosni interesat e Kombit mbi t\u00eb\ngjitha, t\u00eb zgjidhni problemet tuaja politike bazuar n\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb\nkonsakruar me bes\u00ebn tradicionale shqiptare, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb ata n\u00eb koh\u00ebn e tyre,\nme q\u00ebllim sipas Abdyl Frash\u00ebrit, \u201cQ\u00eb t\u2019u presim hovin armiq\u00ebve t\u00eb pashpirt,\nduke lidhur bes\u00ebn shqiptare dhe duke u betuar q\u00eb t\u2019i mbrojm\u00eb me gjak trojet q\u00eb\nna kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebrit dhe st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb\u201d \u2013 \u201csi nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb\ndiktuar nga e drejta e tij dhe nderi komb\u00ebtar&#8230;\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ndryshe, jeni n\u00eb udh\u00ebn e gabuar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb\nplot\u00eb me historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb angazhimet dhe\nzotimet e burrave t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, 141 vit m\u00eb par\u00eb. &nbsp;Si t\u00eb till\u00eb, n\u00ebqoftse vazhdoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb,\ndo t\u00eb posht\u00ebroheni politikisht dhe do t\u00eb d\u00ebnoheni moralisht \u2013si politikan\u00eb\nindivid\u00eb dhe si grup politikan\u00ebsh &#8212; nga ky brez dhe nga\nbrezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Ishte 10 Qershori i vitit 1878 kur \u00ebsht\u00eb mbajtur Kuvendi Komb\u00ebtar n\u00eb Prizren, ku u p\u00ebrfaq\u00ebsuan t\u00eb gjitha krahinat e Atdheut, me q\u00ebllim, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Abdyl Frash\u00ebrit, \u201cQ\u00eb t\u2019u presim hovin armiq\u00ebve t\u00eb pashpirt, duke lidhur bes\u00ebn shqiptare dhe duke u betuar q\u00eb t\u2019i mbrojm\u00eb me gjak trojet q\u00eb na kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-22846","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22846"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22846\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22847,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22846\/revisions\/22847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}