{"id":22792,"date":"2019-06-08T04:44:12","date_gmt":"2019-06-08T02:44:12","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22792"},"modified":"2019-06-06T16:47:01","modified_gmt":"2019-06-06T14:47:01","slug":"dr-anna-kaminsky-ne-shqiperi-e-shkuara-komuniste-mungon-ne-tekstet-shkollore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22792","title":{"rendered":"Dr. Anna Kaminsky: N\u00eb Shqip\u00ebri e shkuara komuniste mungon n\u00eb tekstet shkollore"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"595\" height=\"321\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dr-Anna-Kaminsky.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-22793\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dr-Anna-Kaminsky.jpg 595w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/Dr-Anna-Kaminsky-300x162.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 595px) 100vw, 595px\" \/><figcaption> \u00a0\u00a0Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal p\u00ebr Trajtimin e Diktatur\u00ebs Komuniste n\u00eb Gjermani <\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal\np\u00ebr Trajtimin e Diktatur\u00ebs Komuniste n\u00eb Gjermani, p\u00ebr DW: Ndon\u00ebse ka progres n\u00eb\nzbardhjen e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo periudh\u00eb u mungon teksteve\nshkollore.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW: Znj.Kaminsky, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi\nvizit\u00ebs tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri bashk\u00eb me nj\u00eb delegacion nga Gjermania?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni yn\u00eb, i themeluar nga\nBundestagu n\u00eb 1998, ka edhe nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00c7do vit ai mund\u00ebson vizita\nn\u00eb vendet ish komuniste t\u00eb Europ\u00ebs. Synojm\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb sesi k\u00ebto vende\ntrajtojn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre t\u00eb dhunshme, t\u00eb shkuar\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.\nDelegacioni gjerman p\u00ebrb\u00ebhet nga 20 personalitete, drejtor\u00eb muzeumesh, q\u00ebndrash\np\u00ebrkutimore, arkivash, gazetar\u00eb,&nbsp;\nprofesor\u00eb universitetesh. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb nj\u00eb delegacion\ngjerman vjen n\u00eb Shqip\u00ebri me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb erdh\u00ebm n\u00eb vitin 2010.\nK\u00ebsaj her\u00eb duam t\u00eb shikojm\u00eb \u04abfar\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri brenda 9 viteve p\u00ebr\ntrajtimin e diktatur\u00ebs komuniste. Duhet t&#8217;ju them se 9 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb\nShqip\u00ebri, nuk b\u00ebhej pothuajs\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr zbardhjen e diktatur\u00ebs komuniste, p\u00ebr\nkultur\u00ebn e kujtes\u00ebs. Egzistonin disa organizata t\u00eb ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb\nq\u00eb ishin l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm, pa asnj\u00eb p\u00ebrkrahje. Pritshm\u00ebrit\u00eb e ish t\u00eb burgosurve\npolitik\u00eb nuk ishin plot\u00ebsuar, ndon\u00ebse p\u00ebrpjekjet e tyre kund\u00ebr diktatur\u00ebs\nkomuniste do t\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsoheshin, respektoheshin nga politikan\u00ebt dhe\npubliku. P\u00ebrkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk g\u00ebzonin as mb\u00ebshtetje, as\nmir\u00ebkuptim. Askush nuk donte t&#8217;i d\u00ebgjonte. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2010, n\u00eb Muzeun\nHistorik Komb\u00ebtar t\u00eb&nbsp; Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb\nTiran\u00eb, kishte nj\u00eb ekspozit\u00eb&nbsp; p\u00ebr\nrepresionin politik gjat\u00eb regjimit komunist. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ajo ishte e para\nekspozit\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ish komunist q\u00eb ekspozonte t\u00eb kaluar\u00ebn e tij\ndiktatoriale. Ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb disi kontradiktore pasi p\u00ebrshtypja jon\u00eb\nmbizot\u00ebruese ishte q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk flitej p\u00ebr diktatur\u00ebn komuniste. Periudha\ne diktatur\u00ebs komuniste nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tekstet shkollore por nd\u00ebrkoh\u00eb\nkishte nj\u00eb ekspozit\u00eb!!<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal\np\u00ebr Trajtimin e Diktatur\u00ebs Komuniste n\u00eb Gjermani, p\u00ebr DW: Ndon\u00ebse ka progres n\u00eb\nzbardhjen e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo periudh\u00eb u mungon teksteve\nshkollore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW: Dhe tani, 9 vjet m\u00eb pas, \u04abfar\u00eb\nkonstatoni&nbsp; Znj. Kaminsky?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky: Shohim nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb mahnit\u00ebse n\u00eb\nShqip\u00ebri! N\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb 2013, u ngrit&nbsp;&nbsp;\nmemoriali i par\u00eb p\u00ebr&nbsp; ish t\u00eb\nburgosurit nga ish policia sekrete&nbsp; e\nregjimit komunist, fam\u00ebkeqi Sigurim i Shtetit. Po n\u00eb Shkod\u00ebr, jav\u00ebn e kaluar u\ninagurua nj\u00eb monument, v\u00ebrtet shum\u00eb i mir\u00eb. p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar t\u00eb persekutuarit\nnga diktatura komuniste n\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Veriut. N\u00eb Tiran\u00eb ka dy ekspozita n\u00eb\nBunk Art dhe \u00ebsht\u00eb edhe muzeumi, &#8220;Sht\u00ebpia e Gjetheve\u201d, ku b\u00ebheshin\np\u00ebrgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kund\u00ebrshtar\u00ebt e regjimit komunist. Sot\nn\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar ka nj\u00eb department shum\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb trajton krimet\ne koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. \u00cbsht\u00eb ngritur dhe funksionon nj\u00eb Komision\nShtet\u00ebror p\u00ebr dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe nj\u00eb Institut Studimi p\u00ebr krimet e\nkomunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, krahasuar me 2010, jan\u00eb realizuar shum\u00eb nisma,\npjesa m\u00eb e madhe nga organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb nxit\u00ebn politikan\u00ebt t\u00eb\nhapin dosjet, t\u00eb mb\u00ebshtesin lindjen dhe zhvillimin e kultur\u00ebs s\u00eb kujtes\u00ebs,<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW: Si i mb\u00ebshtet Fondacioni juaj\nnismat, p\u00ebrpjekjet q\u00eb po b\u00ebn Shqip\u00ebria q\u00eb kaluara komuniste t\u00eb zbardhet, t\u00eb\nnjihet nga brezat q\u00eb nuk e jetuan at\u00eb me q\u00ebllim parandalimin e \u04abdo mund\u00ebsie\npotenciale p\u00ebr kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky:&nbsp;\nNeve n\u00eb Gjermani na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb&nbsp;\nmerremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe\nkomunizmit. N\u00eb Gjermani na u desh\u00ebn disa dekada p\u00ebr t\u00eb zbardhur krimet e\nnazizmit dhe b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb njohura p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto procese duan koh\u00eb. Por\nviktimat nuk mund t\u00eb presin. Shoq\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrballet m\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn\nkomuniste. P\u00ebrvoja q\u00eb ne sjellim n\u00eb Shqip\u00ebri nga Gjermania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtimi i\nk\u00ebtyre proceseve, q\u00eb viktimat t\u00eb mos vazhdojn\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjehen p\u00ebr dekada t\u00eb\nt\u00ebra, q\u00eb krimet e regjimit komunist t\u00eb zbardhen. Egzistojn\u00eb vendet ku ndodh\u00ebn\nkrimet, egzitojn\u00eb dokumenta, jan\u00eb ende gjall\u00eb viktimat dhe kujtimet e tyre.\nVizituam burgun e Spa\u04abit. Prej shum\u00eb vitesh qeverit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb premtuar\nnj\u00eb burgu i Spa\u04abit t\u00eb b\u00ebhet muzeum. Por nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Di\u04abka kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\norganizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe vet\u00eb ish t\u00eb burgosurit..po kjo duhet t\u00eb jet\u00eb\nnj\u00eb detyr\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb mos harrruar at\u00eb q\u00eb ndodhi. Por nj\u00ebherazi bashk\u00eb me\np\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb, ne m\u00ebsojm\u00eb nga Shqip\u00ebria sesi ajo po trajton t\u00eb shkuar\u00ebn\nkomuniste, sesi organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar\nkultur\u00ebn e kujtes\u00ebs. Nuk jemi m\u00ebsues. Kur vijm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jemi student\u00eb.&nbsp; Jemi njer\u00ebz n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme q\u00eb\nd\u00ebsh\u00ebrojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me njer\u00ebzit n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme n\u00eb\nk\u00ebrkime, studime, analiz\u00ebn e kujtimeve dhe t\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00ebri &#8211; tjetrin. Dua\nt\u00eb them q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka progres n\u00eb dokumentimin e t\u00eb shkuar\u00ebs komuniste n\u00eb\nkrahassim me 2010.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW:&nbsp;\nA \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb rrug\u00ebn e duhur?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky:&nbsp;\nMendoj se po. Jan\u00eb identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret\nmasive. Ka inisiativa p\u00ebr t\u00eb vazhduar identifikimin e tyre n\u00eb gjith\u00eb vendin. N\u00eb\nLushnj\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb monument, ka nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb memorial\np\u00ebr ish kampin e internimit n\u00eb Tepelen\u00eb dhe&nbsp;\np\u00ebrkujtuar 300 f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vdiq\u00ebn atje. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Presidenti i\nShqip\u00ebris\u00eb, Meta,&nbsp; nderoi 22 viktimat q\u00eb\npushkatuan pa gjyq n\u00eb masakr\u00ebn e vitit 1951 n\u00eb Ambasad\u00ebn Sovjetike, n\u00eb Tiran\u00eb,\nme preteksin e vendosjes atje t\u00eb nj\u00eb bombe. Tani ata jan\u00eb vendosur n\u00eb Varrezat\ne D\u00ebshmor\u00ebve. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij progresi mendoj se mungon vullneti politik p\u00ebr\nt\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn diktatoriale n\u00eb tekstet shkollore. Diktatura komuniste\nn\u00eb k\u00ebto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\nshqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit t\u00eb gruas dhe nuk ka asnj\u00eb\nfjal\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr viktimat e saj. Kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb, pasi thelbi i\ndiktatur\u00ebs \u00ebsht\u00eb represioni, vrasjet, mungesa e t\u00eb drejtave demokratike,\ndhunimi i t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Brezat e rinj duhet t\u00eb din\u00eb \u04abfar\u00eb\nndodhi, \u04abdo t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb diktatur\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e konsiderojn\u00eb\ndemokracin\u00eb si dicka t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb por t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat demokratike. E\nkalura komuniste esht\u00eb trash\u00ebgimi, brezi i ri duhet t\u00eb forcoj\u00eb edukimin\ndemokratik, pra t\u00eb njohin t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb ndryshimin mes diktatur\u00ebs\ndhe demokracis\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me bukuria t\u00eb madhe natyrore. Sa her\u00eb\nvij, e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfytyroj p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj bukurie sesi k\u00ebtu ishte\ndiktatura m\u00eb eg\u00ebr komuniste, vendi m\u00eb i izoluar p\u00ebr disa dekada. Por kjo bukuri\nnuk duhet t\u00eb mbuloje krimet e komunizmit.Kaminsky: <a><strong>N\u00eb\nShqip\u00ebri e shkuara komuniste mungon n\u00eb tekstet shkollore.<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;DW:&nbsp; Znj.Kaminsky, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi vizit\u00ebs tuaj\nn\u00eb Shqip\u00ebri bashk\u00eb me nj\u00eb delegacion nga Gjermania?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni yn\u00eb, i themeluar nga\nBundestagu n\u00eb 1998, ka edhe nj\u00eb mision nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00c7do vit ai mund\u00ebson vizita\nn\u00eb vendet ish komuniste t\u00eb Europ\u00ebs. Synojm\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb sesi k\u00ebto vende\ntrajtojn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre t\u00eb dhunshme, t\u00eb shkuar\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.\nDelegacioni gjerman p\u00ebrb\u00ebhet nga 20 personalitete, drejtor\u00eb muzeumesh, q\u00ebndrash\np\u00ebrkutimore, arkivash, gazetar\u00eb,&nbsp;\nprofesor\u00eb universitetesh. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb nj\u00eb delegacion\ngjerman vjen n\u00eb Shqip\u00ebri me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb erdh\u00ebm n\u00eb vitin 2010.\nK\u00ebsaj her\u00eb duam t\u00eb shikojm\u00eb \u04abfar\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri brenda 9 viteve p\u00ebr\ntrajtimin e diktatur\u00ebs komuniste. Duhet t&#8217;ju them se 9 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb\nShqip\u00ebri, nuk b\u00ebhej pothuajs\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr zbardhjen e diktatur\u00ebs komuniste, p\u00ebr\nkultur\u00ebn e kujtes\u00ebs. Egzistonin disa organizata t\u00eb ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb\nq\u00eb ishin l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm, pa asnj\u00eb p\u00ebrkrahje. Pritshm\u00ebrit\u00eb e ish t\u00eb burgosurve\npolitik\u00eb nuk ishin plot\u00ebsuar, ndon\u00ebse p\u00ebrpjekjet e tyre kund\u00ebr diktatur\u00ebs\nkomuniste do t\u00eb duhej t\u00eb vler\u00ebsoheshin, respektoheshin nga politikan\u00ebt dhe\npubliku. P\u00ebrkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk g\u00ebzonin as mb\u00ebshtetje, as\nmir\u00ebkuptim. Askush nuk donte t&#8217;i d\u00ebgjonte. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2010, n\u00eb Muzeun\nHistorik Komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb, kishte nj\u00eb ekspozit\u00eb&nbsp; p\u00ebr represionin politik gjat\u00eb regjimit\nkomunist. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ajo ishte e para ekspozit\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ish komunist q\u00eb\nekspozonte t\u00eb kaluar\u00ebn e tij diktatoriale. Ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb disi kontradiktore\npasi p\u00ebrshtypja jon\u00eb mbizot\u00ebruese ishte q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk flitej p\u00ebr\ndiktatur\u00ebn komuniste. Periudha e diktatur\u00ebs komuniste nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb\ntekstet shkollore por nd\u00ebrkoh\u00eb kishte nj\u00eb ekspozit\u00eb!!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW: Dhe tani, 9 vjet m\u00eb pas, \u04abfar\u00eb\nkonstatoni Znj. Kaminsky?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky: Shohim nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb mahnit\u00ebse n\u00eb\nShqip\u00ebri! N\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb 2013, u ngrit&nbsp;&nbsp;\nmemoriali i par\u00eb p\u00ebr &nbsp;ish t\u00eb\nburgosurit nga ish policia sekrete&nbsp; e\nregjimit komunist, fam\u00ebkeqi Sigurim i Shtetit. Po n\u00eb Shkod\u00ebr, jav\u00ebn e kaluar u\ninagurua nj\u00eb monument, v\u00ebrtet shum\u00eb i mir\u00eb. p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar t\u00eb persekutuarit\nnga diktatura komuniste n\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Veriut. N\u00eb Tiran\u00eb ka dy ekspozita n\u00eb\nBunk Art dhe \u00ebsht\u00eb edhe muzeumi, &#8220;Sht\u00ebpia e Gjetheve\u201d, ku b\u00ebheshin\np\u00ebrgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kund\u00ebrshtar\u00ebt e regjimit komunist. Sot\nn\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar ka nj\u00eb department shum\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb trajton krimet\ne koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. \u00cbsht\u00eb ngritur dhe funksionon nj\u00eb Komision\nShtet\u00ebror p\u00ebr dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe nj\u00eb Institut Studimi p\u00ebr krimet e\nkomunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, krahasuar me 2010, jan\u00eb realizuar shum\u00eb nisma,\npjesa m\u00eb e madhe nga organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb nxit\u00ebn politikan\u00ebt t\u00eb\nhapin dosjet, t\u00eb mb\u00ebshtesin lindjen dhe zhvillimin e kultur\u00ebs s\u00eb kujtes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW: Si i mb\u00ebshtet Fondacioni juaj\nnismat, p\u00ebrpjekjet q\u00eb po b\u00ebn Shqip\u00ebria q\u00eb kaluara komuniste t\u00eb zbardhet, t\u00eb\nnjihet nga brezat q\u00eb nuk e jetuan at\u00eb me q\u00ebllim parandalimin e \u04abdo mund\u00ebsie\npotenciale p\u00ebr kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky:&nbsp;\nNeve n\u00eb Gjermani na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb&nbsp;\nmerremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe\nkomunizmit. N\u00eb Gjermani na u desh\u00ebn disa dekada p\u00ebr t\u00eb zbardhur krimet e\nnazizmit dhe b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb njohura p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto procese duan koh\u00eb. Por\nviktimat nuk mund t\u00eb presin. Shoq\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrballet m\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn\nkomuniste. P\u00ebrvoja q\u00eb ne sjellim n\u00eb Shqip\u00ebri nga Gjermania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtimi i\nk\u00ebtyre proceseve, q\u00eb viktimat t\u00eb mos vazhdojn\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjehen p\u00ebr dekada t\u00eb\nt\u00ebra, q\u00eb krimet e regjimit komunist t\u00eb zbardhen. Egzistojn\u00eb vendet ku ndodh\u00ebn\nkrimet, egzitojn\u00eb dokumenta, jan\u00eb ende gjall\u00eb viktimat dhe kujtimet e tyre.\nVizituam burgun e Spa\u04abit. Prej shum\u00eb vitesh qeverit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb premtuar\nnj\u00eb burgu i Spa\u04abit t\u00eb b\u00ebhet muzeum. Por nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Di\u04abka kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\norganizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe vet\u00eb ish t\u00eb burgosurit..po kjo duhet t\u00eb jet\u00eb\nnj\u00eb detyr\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb mos harrruar at\u00eb q\u00eb ndodhi. Por nj\u00ebherazi bashk\u00eb me\np\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb, ne m\u00ebsojm\u00eb nga Shqip\u00ebria sesi ajo po trajton t\u00eb shkuar\u00ebn\nkomuniste, sesi organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar\nkultur\u00ebn e kujtes\u00ebs. Nuk jemi m\u00ebsues. Kur vijm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jemi student\u00eb.&nbsp; Jemi njer\u00ebz n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme q\u00eb\nd\u00ebsh\u00ebrojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me njer\u00ebzit n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme n\u00eb\nk\u00ebrkime, studime, analiz\u00ebn e kujtimeve dhe t\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00ebri &#8211; tjetrin. Dua\nt\u00eb them q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka progres n\u00eb dokumentimin e t\u00eb shkuar\u00ebs komuniste n\u00eb\nkrahassim me 2010.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>DW:&nbsp;\nA \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb rrug\u00ebn e duhur?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Anna Kaminsky:&nbsp;\nMendoj se po. Jan\u00eb identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret\nmasive. Ka inisiativa p\u00ebr t\u00eb vazhduar identifikimin e tyre n\u00eb gjith\u00eb vendin. N\u00eb\nLushnj\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb monument, ka nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb memorial\np\u00ebr ish kampin e internimit n\u00eb Tepelen\u00eb dhe p\u00ebrkujtuar 300 f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vdiq\u00ebn\natje. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Meta, nderoi 22 viktimat q\u00eb pushkatuan\npa gjyq n\u00eb masakr\u00ebn e vitit 1951 n\u00eb Ambasad\u00ebn Sovjetike, n\u00eb Tiran\u00eb, me\npreteksin e vendosjes atje t\u00eb nj\u00eb bombe. Tani ata jan\u00eb vendosur n\u00eb Varrezat e\nD\u00ebshmor\u00ebve. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij progresi mendoj se mungon vullneti politik p\u00ebr t\u00eb\np\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn diktatoriale n\u00eb tekstet shkollore. Diktatura komuniste n\u00eb\nk\u00ebto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare,\nelektrifikimit, arsimimit, emancipimit t\u00eb gruas dhe nuk ka asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme\np\u00ebr viktimat e saj. Kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb, pasi thelbi i diktatur\u00ebs \u00ebsht\u00eb\nrepresioni, vrasjet, mungesa e t\u00eb drejtave demokratike, dhunimi i t\u00eb gjitha t\u00eb\ndrejtave t\u00eb njeriut. Brezat e rinj duhet t\u00eb din\u00eb \u04abfar\u00eb ndodhi, \u04abdo t\u00eb thot\u00eb t\u00eb\njetosh n\u00eb diktatur\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e konsiderojn\u00eb demokracin\u00eb si dicka t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb\npor t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat demokratike. E kalura komuniste esht\u00eb\ntrash\u00ebgimi, brezi i ri duhet t\u00eb forcoj\u00eb edukimin demokratik, pra t\u00eb njohin t\u00eb\nkaluar\u00ebn q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb ndryshimin mes diktatur\u00ebs dhe demokracis\u00eb. Shqip\u00ebria\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me bukuria t\u00eb madhe natyrore. Sa her\u00eb vij, e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb\np\u00ebrfytyroj p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj bukurie sesi k\u00ebtu ishte diktatura m\u00eb eg\u00ebr komuniste,\nvendi m\u00eb i izoluar p\u00ebr disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet t\u00eb mbuloj\u00eb krimet e komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;D\u00ebrguar nga Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal p\u00ebr Trajtimin e Diktatur\u00ebs Komuniste n\u00eb Gjermani, p\u00ebr DW: Ndon\u00ebse ka progres n\u00eb zbardhjen e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo periudh\u00eb u mungon teksteve shkollore. DW: Znj.Kaminsky, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi vizit\u00ebs tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri bashk\u00eb me nj\u00eb delegacion nga Gjermania? Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni yn\u00eb, i themeluar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22793,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-22792","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22792"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22794,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22792\/revisions\/22794"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22793"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}