Themeluesi dhe Drejtori egzekutive i ALBTUSA, Gani  Vila tha ne ne editorialin me rastin e 19 Vjetorit te ketij televizioni qe et e  themeloi dhe e drejton se Televizori i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerikes filloi  trasmetimet e programeve t\u00eb para m\u00eb 20 Maj t\u00eb vitit 2000. <\/p>\n\n\n\n
\n\n\n\n\n\n\u201cAlbtvusa \u00ebsht\u00eb Televizori i par\u00eb dhe i vet\u00ebm \nshqiptar me shtrirje n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb \nbot\u00eb.P\u00ebr 19 vjet rresht albtvusa trasmeton 2 or\u00eb program n\u00eb Comcast n\u00eb shtetin e \nMichiganit n\u00eb prime time 8:00 pm deri 10:00 pm \u00e7do dit dhe live 24\/7 n\u00eb \nPlat\u00ebformat Shqip Tv n\u00eb kanalin # 15 dhe n\u00eb Plat\u00ebform\u00ebn TV Alb n\u00eb kanalin 222.Si \ndhe n\u00eb t\u00eb gjitha rrjetet sociale.P\u00ebr k\u00ebto 19 vjet kemi b\u00ebr\u00eb sa mund\u00ebm.Por kemi \nrrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe shpresojm\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb Komunitetin Shqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs \np\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor falenderoj t\u00eb gjith\u00eb ata \nq\u00eb i ndjekin programet tona,sponsorizuesit,ata q\u00eb reklamojn\u00eb,ata q\u00eb \nbashk\u00ebpunojn\u00eb dhe gjith\u00eb t\u00eb ftuarit n\u00eb emisionet tona.Nj\u00eb urim i vecant i takon \nstafit t\u00eb mbrekulluesh\u00ebm t\u00eb albtvusa-s\u00eb i cili po pregatitet p\u00ebr t\u00eb festuar me \nsukses dhe madh\u00ebshti Jubileun e 20 vjetorit me 20 Maj 2020.Ndiqini programet \ntona n\u00eb Youtbe alb tvusa.com dhe n\u00eb www.albtvusa.com.\u201d\n\n
\n\nNdiqni videon dhe faqen e TVALBUSA : \n\n\n
\n\nhttps:\/\/www.facebook.com\/gani.vila\/videos\/2226181574126881\/\n\n
\n\nYoutbe alb tvusa.com dhe n\u00eb \nwww.albtvusa.com.\u201d\n\n
\n\n\n\nGani Vila: Si e ngrita Televizionin e Shqiptar\u00ebve \nt\u00eb Amerik\u00ebs! \n\n
\n\nBisedoi: Raimonda MOISIU ( Shtator \n2012)\n\n
\n\nMe mb\u00ebshtetjen e fuqishme e t\u00eb p\u00ebrgjegjshme t\u00eb \nkomunitetit shqiptaro-amerikan dhe rrjetit t\u00eb koleg\u00ebve n\u00eb Detroit Michigan, i \nmotivuar me dashuri e mir\u00ebsi, i pajisur me individualitet profesional, z. Gani \nVila, me mundim e sakrifica, duke sfiduar mes t\u00eb bukur\u00ebs e s\u00eb p\u00ebrditshmes \nnjer\u00ebzore arriti q\u00eb brenda m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb \u201cPerandorin\u00eb \nMediatike\u201d, -nga m\u00eb t\u00eb shquarat t\u00eb mediave shqiptaro-aemerikane t\u00eb epok\u00ebs \npostkomuniste n\u00eb Diaspor\u00eb -Televizionin e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013ALBTVUSA! N\u00eb \nk\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cTirana Observer\u201d, z. Gani VILA, aktualisht Drejtori i \nTelevizionit t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb na d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr karakterin dhe \ncil\u00ebsit\u00eb e ALBTVUSA, p\u00ebr jet\u00ebn, sakrificat, sfidat e radh\u00ebs, larmishm\u00ebrin\u00eb, \ntemave interesante social-kulturore\u2013politike dhe veprimtarin\u00eb e palodhur n\u00eb \nsh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit, ruajtjes t\u00eb vlerave e identitetit komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb \nt\u00eb gjitha trojet shqiptare dhe n\u00eb Diaspor\u00eb. \n\n
<\/strong>\u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr \nmekanizmin q\u00eb ju \u00e7oi n\u00eb ngritjen e ALBUSATV? Si ju lindi mendimi se ka ardhur \nkoha p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb studio televizive n\u00eb Michigan? Si mor\u00ebn udh\u00eb projektet \ntuaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong>
\n\nTelevizioni i shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb hapur \nm\u00eb dat\u00ebn 20 maj 2000, si rezultat i nj\u00eb boshll\u00ebku q\u00eb ekzistonte gati prej nj\u00eb \nshekulli n\u00eb Diaspor\u00ebn Shqiptare t\u00eb e Amerik\u00ebs. Pra q\u00ebllimi i vet\u00ebm i hapjes t\u00eb \nk\u00ebtij Televizioni ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti sh\u00ebrbej\u00eb Diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb t\u00eb \ngjitha fushat e jet\u00ebs s\u00eb saj. Televizori \u00ebsht\u00eb hapur nga nj\u00eb grup \nbashkatdhetar\u00ebsh kryesisht mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb fism\u00eb, ku do t\u00eb ve\u00e7oja dy miqt\u00eb e mi Vat\u00eb \nDed\u00ebgjonaj me origjin\u00eb nga Lezha i cili ishte edhe drejtor p\u00ebr disa vjet i k\u00ebtij \nInstitucioni si dhe sponsorizuesin patriotin dhe humanistin Nik Lulash Gojcaj \nnga Hoti i Mal\u00ebsis\u00eb i cili vazhdon edhe sot ta ndihmoj\u00eb Televizorin. Un\u00eb i jam \nbashk\u00ebngjitur k\u00ebtij grupi mbas disa muajve dhe fillimisht kam qen\u00eb zv\/president \ni Televizionit. Kam rreth 8 vjet q\u00eb jam Drejtor si edhe pronar i vet\u00ebm i \nALBTVUSA. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb sekret znj. Monda t\u2019ju them se krahas detyr\u00ebs si \ndrejtor, kam 12 vjet q\u00eb punoj edhe si gazetar dhe me krenari t\u00eb lart\u00eb them se \njam i pari dhe i vetmi gazetar i mediave vizive deri tani jo vet\u00ebm n\u00eb USA por \nedhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn shqiptare n\u00eb emigracion q\u00eb kam zhvilluar me mijra \nintervista t\u00eb cilat i kemi transmetuar n\u00eb Televizor. K\u00ebshtu znj. Monda ndjehem \ntejet i k\u00ebnaqur q\u00eb ky projekt mori udh\u00eb t\u00eb mbar\u00eb.\n\n
<\/strong>Si nj\u00eb President i Bordit \nDrejtues t\u00eb TV, si e vler\u00ebsoni gjendjen kur e hap\u00ebt p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe asaj \naktuale?<\/strong>
\n\nJan\u00eb krahasime t\u00eb paimagjinueshme n\u00eb t\u00eb gjitha \nparametrat, n\u00eb koh\u00eb e n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb transmetimi, n\u00eb teknologji, n\u00eb struktur\u00ebn \nprogramore, n\u00eb nivelin cil\u00ebsor t\u00eb personelit e t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, n\u00eb \nkonceptimin dhe orientimin e drejtimit t\u00eb ALBTVUSA, si nj\u00eb media e pavarur \npolitikisht dhe ekonomikisht duke plot\u00ebsuar k\u00ebshtu nj\u00eb standard t\u00eb nj\u00eb media me \nvizion dhe strategji t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer mbar\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ton\u00eb komb\u00ebtare \nshqiptare. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto nivele dhe standarde kemi patur dhe kemi nj\u00eb \nmb\u00ebshtetje masive t\u00eb komunitetit shqiptar, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb biznesmen\u00ebve \nshqiptar\u00eb, po ashtu na \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb edhe t\u00eb kalojm\u00eb me sukses \npengesat e v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat vazhdimisht jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb. \n\n\n
<\/strong>
<\/strong>A ka ndonj\u00eb dallim mes medias s\u00eb \nshkruar dhe asaj televizive? Jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb lidhura me nj\u00ebra\u2013tjetr\u00ebn? Si mor\u00ebn \nudh\u00eb projektet tuaj?<\/strong>
\n\nFaleminderit znj. Monda, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb \ne mir\u00eb e zgjuar dhe do ta shpjegoj p\u00ebrse. T\u00eb gjitha mediat n\u00eb pamjen e par\u00eb t\u00eb \nduken ndryshe, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, pavar\u00ebsisht se ato tek njer\u00ebzit vin\u00eb, \nn\u00ebp\u00ebrmjet shkrimit, filmit, dhe d\u00ebgjimit, mbreti i t\u00eb gjith\u00eb mediave n\u00eb t\u00eb \ngjitha koh\u00ebrat \u00ebsht\u00eb media e shkruar. Shkrimi \u00ebsht\u00eb arteria mediatike q\u00eb pa t\u00eb \nnuk do ekzistonte media. Mediat televizive e p\u00ebrdorin median e shkruar si ajrin \np\u00ebr jet\u00ebn, kan\u00eb lidhje organike t\u00eb pandashme. N\u00eb pamjen e par\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht \nn\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme ekzistojn\u00eb mentalitete se k\u00ebto dy media kan\u00eb dallim me \nnj\u00ebra tjetr\u00ebn. Shpesh n\u00ebnvleft\u00ebsohen gazetar\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb televizion dhe n\u00eb \nnj\u00eb sall\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb nj\u00eb eveniment letrar, gazetar\u00ebt televiziv nuk \nrespektohen si pjes\u00eb e medias s\u00eb shkruar. K\u00ebtu q\u00ebndron paradoksi pasi media \ntelevizive nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb as edhe nj\u00eb emision nj\u00eb minut\u00ebsh pa p\u00ebrdorur \nshkrimin. Krijimtaria artistike n\u00eb emisionet televizive p\u00ebrcillet \ndomosdoshm\u00ebrish n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimit. Nj\u00eb gazetar q\u00eb punon rregullisht n\u00eb nj\u00eb \ntelevizion shkruan m\u00eb shum\u00eb se sa shkrimtar\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb romane, k\u00ebtu duhet t\u00eb \nshmang\u00ebni keqkuptimin me k\u00ebt\u00eb krahasim. Ndryshimi nd\u00ebrmjet medias t\u00eb shkruar dhe \nmedias televizive, por qe nuk c\u00ebnon raportin thelb\u00ebsor t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes \ntyre, n\u00eb pamjen e jashtme duket i vog\u00ebl, por n\u00eb realizimin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i \nmadh dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr median televizive, pasi gazetar\u00ebve televiziv ju m\u00ebngon \n\u201dliria\u2026\u201c duke nisur q\u00eb nga etika e t\u00eb veshurit dhe e ambientit, pasi median e \nshkruar mund ta realizosh me pantallona t\u00eb shkurtra dhe kanotiere dhe n\u00eb \u00e7do \nambient, nd\u00ebrsa t\u00eb realizosh media televizive k\u00ebrkon kollaro e komoditete t\u00eb \ntjera dhe nuk realizohet n\u00eb \u00e7do ambient. Gazetari televiziv ka liri n\u00eb ide por \n\u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201ccensur\u00eb\u201c t\u00eb vazhdueshme etiko-morale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb komunikimin me \npublikun n\u00eb realizimin final, pasi Gazetaria Televizive e ka pjes\u00eb t\u00eb saj median \ne shkruar dhe duke i bashkuar me median televizive shkrihen n\u00eb nj\u00eb dhe prodhojn\u00eb \nproduktin televiziv si\u00e7 \u00ebsht\u00eb emisioni, filmi, dokumentari, reportazhi, reklama \netj.\n\n
<\/strong>Fal\u00eb kujt ka ardhur nj\u00eb ngritje \ncil\u00ebsore e till\u00eb, kur ju vet\u00eb vini nga nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr profesionale, dhe \neksperienca juaj ka qen\u00eb ndoshta e pak\u00ebt n\u00eb median elektronike? \n<\/strong>
\n\nPo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb vite kam punuar \noficer n\u00eb sigurimin e ushtris\u00eb n\u00eb rrethin e Kor\u00e7\u00ebs, kam kryer Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb \nt\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb, por shkolla \ndhe ve\u00e7an\u00ebrisht puna q\u00eb kam kryer n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndihmuar shum\u00eb n\u00eb \npun\u00ebn si gazetar, jo vet\u00ebm p\u00ebr komunikimin me njer\u00ebzit q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i \nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por edhe n\u00eb skem\u00ebn dhe strategjin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb emisioneve, t\u00eb \npyetjeve dhe realizimin e bisedave. N\u00eb regjimin diktatorial komunist, talenti \ndhe pasioni p\u00ebr gazetari ka ekzistuar diku i \u201dstrukur\u201d n\u00eb shpirtin tim. Un\u00eb nuk \njam i ve\u00e7ant\u00eb sepse k\u00ebshtu ka ndodhur me t\u00eb gjith\u00eb. Shqiptar\u00ebt deri n\u00eb vitin \n1990 kan\u00eb studiuar dhe punuar atje ku i caktonte Partia dhe shteti shqiptar i \nasaj kohe. Ndryshimi i sistemeve solli lirin\u00eb dhe krijoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb \nsistemin e demokracis\u00eb secili shqiptar t\u00eb studioj\u00eb, t\u00eb jetoj\u00eb dhe t\u00eb punoj\u00eb atje \nku ka pasion, d\u00ebshir\u00eb dhe mund\u00ebsi, ja k\u00ebshtu ka ndodhur edhe me mua. \nAtdhedashuria e pasioni t\u00eb g\u00ebrshetuara me pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe sakrifica t\u00eb \nm\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb arritur objektivin q\u00eb ALBTVUSA t\u2019ju sh\u00ebrbej\u00eb sa m\u00eb profesionalisht \nbashkatdhetar\u00ebve n\u00eb emigracion. Jan\u00eb kthyer n\u00eb \u201cmagji\u201c, q\u00eb nuk t\u00eb ndajn\u00eb p\u00ebr \nasnj\u00eb \u00e7ast nga studioja ku punojm\u00eb nga 13 deri 18 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, dhe ka raste q\u00eb \nshum\u00eb net\u2019 i gdhijm\u00eb aty duke punuar. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kur m\u00ebsojn\u00eb se \nALBTVUSA-n e drejtoj un\u00eb q\u00eb vij nga nj\u00eb profesion tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb kontribut dhe \nsukses Ata ma faturojn\u00eb mua si vler\u00eb, ndaj i fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mir\u00ebkuptim \nqytetar e intelektual.\n\n
<\/strong>Mendoni se gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve \nt\u00eb aktivitet tuaj televiziv n\u00ebn drejtimin tuaj keni justifikuar jo vet\u00ebm \np\u00ebrkushtimin, por edhe mesazhin q\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb transmetoni nga ekrani n\u00eb \nfamiljet e bashk\u00ebkomb\u00ebsve tuaj?<\/strong>
\n\nT\u00eb b\u00ebsh televizion n\u00eb Diaspor\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj sikur \nt\u00eb mbjell\u00ebsh portokaj n\u00eb malet me d\u00ebbor\u00eb, megjithat\u00eb ne me vizionin se: \u201dne \nduhet t\u00eb transmetojm\u00eb tek shikuesit programe televizive jo \u00e7far\u00eb ne mendojm\u00eb se \nata duan, por \u00e7far\u00eb ata duan\u201d. Me k\u00ebt\u00eb parim ne vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr 13 vjet \nrresht. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teori sa aktuale aq dhe e domosdoshme, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \nv\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu realizuar. ALBTVUSA \u00ebsht\u00eb i pari dhe i vetmi televizor me nj\u00eb \nshtrirje n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb (24 ore live) i Diaspor\u00ebs shqiptare jo vet\u00ebm n\u00eb \nSHBA, por n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ku ka shqiptar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb private dhe \nt\u00eb ngresh nj\u00eb media t\u00eb till\u00eb n\u00eb emigracion duhet shum\u00eb pun\u00eb dhe mund, shum\u00eb \nsakrifica dhe ve\u00e7an\u00ebrisht duhet t\u00eb kesh nj\u00eb vizion, nj\u00eb strategji dhe objektiv \nt\u00eb qart\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar shqiptar. Zgjidhja me kujdes e p\u00ebrcaktimit t\u00eb struktur\u00ebs \nprogramore t\u00eb Televizionit n\u00eb nj\u00eb komunitet tep\u00ebr heterogjen, n\u00eb kultur\u00eb, mosh\u00eb, \ntradit\u00eb, zakone, shtresat e ndryshme t\u00eb ardhjes t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb USA, etj, kan\u00eb \nqen\u00eb sukseset e d\u00ebshtimet e pun\u00ebs ton\u00eb. Personalisht dhe familjarisht si \npunonj\u00ebs n\u00eb ALBTVUSA, duke nisur nga un\u00eb Gani Vila, bashk\u00ebshortja ime Valentina \nVila (Redaktore e Televizorit ALBTVUSA) si dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, Ermir dhe Blerina \nVila pavar\u00ebsisht humbjeve ekonomike, ndihemi krenar\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe \nmendoj se s\u00eb bashku me stafin tjet\u00ebr t\u00eb ALBTVUSA e kemi justifikuar p\u00ebrkushtimin \ne sakrific\u00ebn ton\u00eb, ju kemi \u00e7uar shikuesve shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ju kishin munguar, duke \nb\u00ebr\u00eb ndaj tyre jo gjith\u00e7ka, por di\u00e7ka.\n\n
Cilat jan\u00eb raportet me stafin e \nTV-it dhe funksionit q\u00eb ju keni n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion?<\/strong>
\n\nE \u00e7uditshme, por e besueshme si ka ndodhur. \nRaportet e mia me stafin e Televizionit jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera, p\u00ebr 13 vjet rresht \nun\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mbledhje zyrtare me ta, kjo vjen p\u00ebr dy arsye. S\u00eb \npari : sepse t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt kan\u00eb kontributin e tyre t\u00eb pashlyesh\u00ebm n\u00eb \ntelevizor, s\u00eb bashku ne e kemi rritur at\u00eb si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb \nstudion e ALBTVUSA jemi si nj\u00eb familje t\u00eb gjith\u00eb dhe e duan televizorin nj\u00eblloj \nsi un\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb e koh\u00eb t\u00eb pjesshme kan\u00eb shum\u00eb vite \nq\u00eb punojn\u00eb n\u00eb televizor, Rafael Floqi \u00ebsht\u00eb kryeredaktor i ALBTVUSA q\u00eb prej 9 \nvjet\u00ebsh, ai ka dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jap nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb televizor. Ai \n\u00ebsht\u00eb krahu i djatht\u00eb imi. Valentina Vila bashk\u00ebshortja time redaktore ka 6-t\u00eb \nvjet n\u00eb ALBTVUSA, mbas Rafaelit vjen r\u00ebnd\u00ebsia e pun\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb gjithanshme, n\u00eb \nnd\u00ebrtimin e programeve dhe t\u00eb strukturave programore, administrimin e arkiv\u00ebs t\u00eb \nALBTVUSA etj. Ilir Myftari, manaxher i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e programeve \n\u00ebsht\u00eb motori televizorit, Astrit Kalibaqi ka 5 vjet q\u00eb pasqyron me shum\u00eb \nprofesionaliz\u00ebm Rubrik\u00ebn Sportive, Gjovalin Kacori gazetar politik dhe analist \np\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Diaspor\u00ebs me vendlindjen dhe shquhet p\u00ebr nivelin e tij \netiko-profesional, ka 4 vjet q\u00eb punon n\u00eb ALBTVUSA, Manol Xhafa montazhier dhe \nkameraman profesionist i talentuar n\u00eb filmime ka 3 vjet q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb \ntelevizion, Manjola T\u00ebrshana (Degaj) gazetare dhe prezantuese e programit m\u00eb t\u00eb \nshikuar Hitpared \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtare, vazhdon tradit\u00ebn e familjes T\u00ebrshana ka 4 vjet \nq\u00eb punon n\u00eb ALBTVUSA. Korrespodenti n\u00eb Shqip\u00ebri Agim Blloshmi, gazetar dhe \nkameraman i talentuar me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb 20 vje\u00e7are n\u00eb pun\u00eb me mediat, bashk\u00ebpunon \nq\u00eb prej 5 vjet\u00ebsh m\u00eb ALBTVUSA. Gjok\u00eb Dukaj gazetar n\u00eb Tuz t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, \nbashk\u00ebpun\u00ebtori i ALBTVUSA prej 4 vjet\u00ebsh. Beqir Sina n\u00eb New York korrespodent i \nprej 2 vjet\u00ebsh e t\u00eb tjer\u00eb korrespodent\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Pra si\u00e7 shikohet \npersoneli \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb stazh t\u00eb gjat\u00eb eksperience pune dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb \nALBTVUSA. Djali im Ermir Vila ka 10 vjet q\u00eb punon part-time si kameraman, \nmontazhier dhe marketing, po ashtu edhe vajza Blerina Vila ka 3 vjet q\u00eb punon n\u00eb \nzyr\u00eb si manaxhere p\u00ebr bashk\u00ebpunimet dhe lidhjet e ALBTVUSA me Institucione \nshtet\u00ebrore dhe mediatike. S\u00eb dyti, nuk b\u00ebj mbledhje me stafin se un\u00eb \npersonalisht punoj 16-18 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb pra jam i pranish\u00ebm po thuaj n\u00eb t\u00eb gjitha \nevenimentet e aktivitetet e ALBTVUSA gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs dhe \u00e7do gj\u00eb e riparojm\u00eb \nn\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr ndaj mbledhjet n\u00eb televizion nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme. Kjo \ngjithashtu edhe p\u00ebr m\u00ebrit\u00eb t\u00eb personelit, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb gjithmon\u00eb me \np\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm te lart\u00eb, e duan televizorin, ne jemi miq dhe \nshok\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb dhe meqen\u00ebse mu dha rasti d\u00ebshiroj t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u2019i \nfalenderoj bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt dhe familjet e tyre p\u00ebr kontributin q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe \nvazhdojn\u00eb t\u00eb japin p\u00ebr ALBTVUSA, pasi sukseset e tij jan\u00eb 100% suksesi, merita \ndhe kontributi i tyre. K\u00ebto dy fakte tregojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e mira institucionale \ndhe shoq\u00ebrore q\u00eb ekzistojn\u00eb mes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb stafit t\u00eb televizionit \nton\u00eb.\n\n
Cili \u00ebsht\u00eb reagimi dhe \nmb\u00ebshtetja e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj ALBUSATV?<\/strong>
\n\nMb\u00ebshtetja e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj \nALBTVUSA ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i shk\u00eblqyer. Komuniteti shqiptar i Michiganit e ka \nlindur dhe e ka rritur si f\u00ebmij\u00ebn e vet\u00eb ALBTVUSA-\u00ebn. Suportuesit e par\u00eb dhe \nshum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb shikuesit e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb \nprogramit ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ata jan\u00eb \nt\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj programeve tona, kur nuk k\u00ebnaqen na kritikojn\u00eb, na sugjerojn\u00eb \ndhe kur pun\u00ebt shkojn\u00eb mir\u00eb na lavd\u00ebrojn\u00eb. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan \u00ebsht\u00eb \ntrajneri dhe albitri i programeve tona. Mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme i ka dh\u00ebn\u00eb dhe \nvazhdon ti jap Televizionit ALBTVUSA biznesi shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Michigan. \nBiznesmen\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ose jo reklama n\u00eb ALBTVUSA, ata e \nsuportojn\u00eb q\u00eb prej 13 vjet rresht televizionin ton\u00eb, andaj gjej rastin t\u2019i \nfalenderoj nga zemra n\u00eb emrin tim dhe t\u00eb stafit t\u00eb Departamentit t\u00eb ALBTVUSA, \nve\u00e7an\u00ebrisht Mal\u00ebsor\u00ebt e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, t\u00eb cil\u00ebt e krijuan dhe vazhdojn\u00eb ta \nsuportojn\u00eb at\u00eb, ndaj ju premtoj se \u00e7do kontribut q\u00eb do t\u00eb japin p\u00ebr Televizionin \ndo t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb programeve, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \nmbar\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. P\u00ebr 13 vjet ju kemi sh\u00ebrbyer falas, p\u00ebr t\u00eb gjitha \nsh\u00ebrbimet q\u00eb kan\u00eb patur nevoj\u00eb Institucionet Fetare t\u00eb cilat n\u00eb Michigan jan\u00eb \npes\u00eb, Kisha Shqiptare Ortodokse e Sh\u00ebn Thomait, Qendra Islame Shqiptare, Teqeja \nBektashiane e Baba Rexhepit, Kisha Katolike Zonja Pajtore si dhe Kisha Katolike \ne Sh\u00ebn Palit e cila \u00ebsht\u00eb institucioni m\u00eb i madh shqiptar n\u00eb emigracion jo vet\u00ebm \nnga numri i antar\u00ebsuesve por edhe nga shkalla e zhvillimit t\u00eb aktiviteteve me \nkarakter fetar dhe atdhetar. Kemi mb\u00ebshtetur dhe do t\u00eb mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha \norganizimet artistike e shoq\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb dhe veprojn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb. \nMb\u00ebshtetjen e komunitetit shqiptar p\u00ebr televizorin nuk duhet ta kuptojm\u00eb ve\u00e7 \ndollar\u00eb, por nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00ebn\u00eb edhe suportet intelektuale, \nprofesionale, v\u00ebrejtjet, sugjerimet, kritikat me vend e pa vend, etj. T\u00eb gjitha \nk\u00ebto ne i konsiderojm\u00eb si kontribute dhe dhurata q\u00eb intelektual\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb \nthjesht\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan i b\u00ebjn\u00eb ALBTVUSA -s. Bashk\u00ebpunimi 13 \nvje\u00e7ar me komunitetin na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb dhe zem\u00ebr q\u00eb ta shikojm\u00eb t\u00eb \nardhmen me optimiz\u00ebm dhe t\u00eb mos i zhg\u00ebnjejm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shikuesit e ve\u00e7an\u00ebrisht \nata q\u00eb na rrin\u00eb m\u00eb pran\u00eb. ALBTVUSA \u00ebsht\u00eb televizion i pa varur ekonomikisht dhe \npolitikisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb televizion q\u00eb me transmetimet e tij programore ka \npasqyruar ve\u00e7 dashuri, mir\u00ebsi, suksese dhe vlera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptar\u00eb \nve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Diaspor\u00ebs. Strategjia, vizioni dhe q\u00ebllimi i programeve t\u00eb \nALBTVUSA-s \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb dhe t\u00eb suportojm\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Por q\u00eb t\u00eb mbash \nnj\u00eb media televizive t\u00eb till\u00eb duhet pun\u00eb e madhe q\u00eb nuk mund t\u00eb arrihet n\u00ebse nuk \nke mb\u00ebshtetjen e teleshikuesve.\n\n
A keni patur mysafir\u00eb n\u00eb TV \ntuaj, figura t\u00eb njohura t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme nga komuniteti \nshqiptaro-amerikan, por edhe personalitete t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe Diaspor\u00ebs \nt\u00eb riprezantuar n\u00ebp\u00ebrmjet ALBUSATV?<\/strong>
\n\nPo n\u00eb ALBTVUSA kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm personalitete \nte r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs amerikane e shqiptare. Le t\u00eb p\u00ebrmend \ndisa prej tyre: Zv. Presidenti Bajden, kongresmen\u00ebt, Eliot Engell, Sand\u00ebr Lev\u00ebn, \nGery Piters, David Banjer, senator\u00ebt Karl Leven, Jozef Diguardi, gjenerali \nWEesley Clark, Nicholas Burns, Charles Schumer, Willson Kokalari, Ambasadorin e \nShteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026. Ish-presidentin Alfred Moisiu, President \nBamir Topi, i ndjeri President i Kosov\u00ebs Ibrahim Rrugova, President Fatmir \nSejdiu, Kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Hashim Tha\u00e7i, fotografi Fadil \nBerisha, modelistja Emine Cunmulaj, nobelisti Ferrit Murati, regjisori Sten \nDragoti e shum\u00eb artist\u00eb t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb kombit shqiptar, si k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt \nKastriot Tusha, Aurela Ga\u00e7e, Merita Halili, Eli Fara, Bujar Qamili, Sinan Hoxha, \nArtiola Toska, Gezim Kaso, Ylli Baka, Sherif Merdani, Ardit Gjebreja, Ledina \nCelo, Manjola Nallbani, Ermira Babaliu, Poni, Valbona Mema \u2026. aktor\u00ebt Fadil \nHasa, Cekja, Bujar Mere, Rita Larti, G\u00ebzim Kruja, Rajmonda Bulku, Parodist\u00ebt e \nVlor\u00ebs, Sand\u00ebr Ruci, Arben Dervishi, etj. Motoja n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb se ALBTVUSA \n\u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e artist\u00ebve.\n\n
\n\n\n\nKeni bashk\u00ebpunim me TV-t e kulturave t\u00eb tjera n\u00eb \nkomunitet?\n\n
\n\nBashk\u00ebpunimi n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i frytsh\u00ebm \nve\u00e7an\u00ebrisht me televizionet tona n\u00eb vendlindje, si Top Channel, Klani, TVSH, e \nme disa televizione lokal\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ku shk\u00ebmbejm\u00eb materiale. Po ashtu kemi \nmarr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira edhe m\u00eb televizionet e kulturave t\u00eb tjera n\u00eb SHBA, me TV \nitalian\u00eb dhe TV amerikane, ku nga eksperienca e tyre ne kemi fituar \nshum\u00eb.\n\n
A transmetoni emision enkas p\u00ebr \nf\u00ebmij\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs, tradit\u00ebs, vlerave komb\u00ebtare dhe \nidentitetit shqiptar? <\/strong>
\n\nI gjith\u00eb programi ton\u00eb, n\u00eb kejb\u00ebll dhe programet 24 \nor\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim dhe mision q\u00eb ti sh\u00ebrbej\u00eb komunitetit shqiptar p\u00ebr ruajtjen, \nforcimin dhe trash\u00ebgimin\u00eb t\u00eb vlerave tona komb\u00ebtare, si gjuh\u00ebn, artin, kultur\u00ebn, \ntraditat, etj, ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebto tek brezat e rinj dhe sidomos tek f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb \ncil\u00ebt jan\u00eb vazhdim\u00ebsia e kombit ton\u00eb.\n
\n\nProgramet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb i kemi transmetuar q\u00eb dit\u00ebn e \npar\u00eb q\u00eb kemi filluar transmetimet tona. Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb dhe t\u00eb shtun\u00eb \nkemi program p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Ka programe televizive q\u00eb vazhdojn\u00eb me jav\u00eb ose me muaj \nsi filma, p\u00ebrralla, emisione p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme. Kemi tre vjet q\u00eb ne \ntransmetojm\u00eb p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj rresht m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \ntelevizionit etj. Shpesh b\u00ebjm\u00eb emisione n\u00eb TV q\u00eb nxisim dhe suportojm\u00eb familjet, \nprind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb \nm\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn, tradit\u00ebn dhe t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb vlerat dhe identitetin tona \nkomb\u00ebtar.\n\n
Si themelues i k\u00ebtij \nInstitucioni por edhe si shqiptar; A e shihni rolin e tij efikas jo vet\u00ebm n\u00eb \nan\u00ebn komerciale t\u00eb tij por edhe at\u00eb t\u00eb integrimit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb \nAmerik\u00eb?<\/strong>
\n\nMediat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb bot\u00eb nuk jan\u00eb biznes dhe \naq m\u00eb tep\u00ebr televizionet. Thon\u00eb se media \u00ebsht\u00eb fuqia e kat\u00ebrt n\u00eb pushtet dhe kjo \n\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet, por fuqin\u00eb media nuk e merr nga ekonomia. Pushteti mediatik \nvjen, si nj\u00eb fuqi mistike q\u00eb kur ndeshet me karakterin dhe bot\u00ebkuptimin e \nbrendsh\u00ebm njer\u00ebzor merr fuqin\u00eb \u201catomike\u201c e krijuar nga njeriu si domosdoshm\u00ebri \np\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore. ALBTVUSA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb televizor i hapur n\u00eb emigracion e \np\u00ebr rrjedhoj\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim ka kufizimet dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e veta pasi komuniteti \nshqiptar \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetet e Amerik\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb fuqia e \ntij nuk \u00ebsht\u00eb e madhe ve\u00e7an\u00ebrisht kur flasim p\u00ebr median dhe suportin e saj. \nGlobalizmi si nj\u00eb fenomen i ri ju ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb \nrrojn\u00eb me ngroht\u00ebsi shpirt\u00ebrore edhe pa televizor\u00ebt. Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se \nALBTVUSA s\u00eb bashku me televizionet e tjer\u00eb n\u00eb emigracion jan\u00eb nisma dhe \nvazhdim\u00ebsi 100% investim intelektual e shoq\u00ebror n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb bot\u00ebs shqiptare, \nq\u00eb nuk kan\u00eb lidhje aspak me fitime ekonomike. Ja p.sh nj\u00eb milioner n\u00eb Detroit \nmegjith\u00ebse me ndihmonte ndonj\u00ebher\u00eb, rrinte e rrinte e m\u00eb pyeste po a fiton \ndollar ti Gani?! Ja shpjegoja dhe kur ishte me mua m\u00eb besonte kur kishte \nkontakte me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb i ndryshonte mendja nuk besonte megjith\u00eb se ne \nrronim me ndihma. Prap\u00eb se prap\u00eb nuk besonte se ne shqiptar\u00ebt e ardhur mbas \nviteve \u201890-t\u00eb investonim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb justifikuar n\u00eb opinion \nhapjen e televizionit t\u00eb tij para bashkatdhetar\u00ebve shfryt\u00ebzoi nj\u00eb ngjarje t\u00eb \nndodhur n\u00eb Michigan n\u00eb Mars 2010 e hapi dhe filloi luft\u00ebn kundra televizionit \nton\u00eb. Bleu aparatura moderne, disa pun\u00ebtor\u00eb i solli q\u00eb nga Shqip\u00ebria, fliste e \npropagandonte me t\u00eb madhe se ai me at\u00eb televizion do t\u00eb shp\u00ebtonte shqiptar\u00ebt. \nKrijonte incidente n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme me pun\u00ebtor\u00ebt e televizionit ton\u00eb \netj, veprime t\u00eb pa moralshme aspak qytetare. \u00c7far\u00eb ndodhi, milioneri i \nMichiganit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk fitoi, por humbi edhe 400-500 mij\u00eb dollar\u00eb s\u00eb bashku \nme to edhe \u201dlavdin\u00eb\u201d e tij. Tro\u00e7, komuniteti shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb vendlindje \ne kudo q\u00eb jetojn\u00eb duhet t\u00eb respektojn\u00eb kontributin e t\u00eb gjith\u00eb televizioneve \nshqiptare, q\u00eb jan\u00eb si ALBTVUSA, pasi k\u00ebto institucione mediatike jan\u00eb ngritur \ndhe mbahen nga puna dhe kontributi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i familjeve tona si dhe nga \nbiznesmen\u00ebt e komunitetit shqiptar n\u00eb emigracion. P\u00ebrsa i p\u00ebrket efektivitetit \nt\u00eb integrimit t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb bot\u00ebn amerikane mendoj se komentet jan\u00eb \nt\u00eb tep\u00ebrta, ndiqni programet tona dhe konkluzionin do ta nxirrni \nvet\u00eb.\n\n
\n\nDua t\u00eb theksoj se ne si televizion duke u \nmb\u00ebshtetur nga bashkatdhetar\u00ebt kemi fituar fizionomin\u00eb sociale, pra jemi shum\u00eb \naf\u00ebr halleve, problemeve dhe ngjarjeve t\u00eb komunitetit. Para 4 Vjet\u00ebsh ALBTVUSA \nmblodhi n\u00eb komunitetin e Michiganit $ 50.000.00, p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb nga Hud\u00ebnishti i \nPogradecit Olgert Lena dhe ja \u00e7uam familjes p\u00ebr kurimin e tij. Sh\u00ebrbime t\u00eb tilla \nn\u00ebp\u00ebrmjet lajm\u00ebrimeve t\u00eb televizionit ton\u00eb deri tani jan\u00eb mbledhur n\u00eb \nkomunitetin e Michiganit $ 320. 000. 00. Njoftimet p\u00ebr raste bamir\u00ebsie apo \nndihmash ne i transmetojm\u00eb falas. T\u00eb gjitha rastet e lajm\u00ebrimeve mortore i kemi \ntransmetuar falas. Shoqatave t\u00eb ndryshme, individ\u00ebve krijues n\u00eb komunitet ju \nkemi sh\u00ebrbyer falas. Kemi marr\u00eb iniciativ\u00ebn dhe kemi mbledhur ndihma p\u00ebr raste \nt\u00eb ndryshme fatkeq\u00ebsish n\u00eb vendlindje apo k\u00ebtu n\u00eb komunitet etj. K\u00ebto raste e t\u00eb \ntjera p\u00ebrcaktojn\u00eb fizionomin\u00eb sociale, bamir\u00ebs t\u00eb ALBTVUSA. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Themeluesi dhe Drejtori egzekutive i ALBTUSA, Gani Vila tha ne ne editorialin me rastin e 19 Vjetorit te ketij televizioni qe et e themeloi dhe e drejton se Televizori i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerikes filloi trasmetimet e programeve t\u00eb para m\u00eb 20 Maj t\u00eb vitit 2000. \u201cAlbtvusa \u00ebsht\u00eb Televizori i par\u00eb dhe i vet\u00ebm shqiptar me […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22674,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[2368,265],"class_list":["post-22673","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-albtvusa","tag-gani-vila"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22673"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22673\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22675,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22673\/revisions\/22675"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}