{"id":22671,"date":"2019-05-23T11:57:27","date_gmt":"2019-05-23T09:57:27","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22671"},"modified":"2019-05-23T11:57:27","modified_gmt":"2019-05-23T09:57:27","slug":"nuk-merr-fund-bota-se-bie-nje-qeveri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22671","title":{"rendered":"NUK MERR FUND BOTA SE BIE NJ\u00cb QEVERI\u2026"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" width=\"542\" height=\"553\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 542px) 100vw, 542px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p> Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026madje\nedhe kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb qeveri shqiptare, nuk b\u00ebhet nami.&nbsp; Raste t\u00eb tilla ka pothuaj \u00e7do vit an\u00eb e mban\u00eb\nbot\u00ebs dhe gjat\u00eb gjith\u00ebs historis\u00eb s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore jan\u00eb sh\u00ebnuar\nshum\u00eb raste t\u00eb tilla. E sidomos kur meriton t\u00eb bie, p\u00ebr arsye korrupsioni e\nkeq-qeverisjes. <\/p>\n\n\n\n<p>Rasti\ni fundit, si t\u00eb thuash n\u00eb mahall\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare, ndodhi n\u00eb Austri, kur\nfund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Kancelari Sebastian Kurz shp\u00ebrb\u00ebri koalicionin qeveris\u00ebs nd\u00ebrsa\nb\u00ebri thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, pas dor\u00ebheqjes s\u00eb z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb tij,\nHeinz-Christian Strache, udh\u00ebheq\u00ebs i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebson ekstremin e djatht\u00eb n\u00eb at\u00eb vend. &nbsp;Kjo ndodhi, pasi Z\u00ebvend\u00ebs Kancelari i\nAustris\u00eb, Heinz-Christian Strache dha dor\u00ebheqjen t\u00eb shtun\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy\ngazeta t\u00eb njohura gjermane, \u201cDer Spiegel\u201d dhe \u201cSueddeutsche Zeitung\u201d, publikuan\npamje filmike ku zyrtari i lart\u00eb austriak shfaqej duke i ofruar kontrata\nshtet\u00ebrore nj\u00eb investoreje t\u00eb dyshuar ruse, gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Spanj\u00eb.&nbsp; Sipas lajmeve, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Kancelari Strache\nshfaqej n\u00eb videon e publikuar duke diskutuar mund\u00ebsit\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb kontratave\nshtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\np\u00ebrfundim, Kancelari i Austris\u00eb, Sebastian Kurz shp\u00ebrb\u00ebri koalicionin qeveris\u00ebs\ndhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme pasi z\u00ebvend\u00ebsi i tij,\nHeinz-Christian Strache, udh\u00ebheq\u00ebs i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebson ekstremin e djatht\u00eb, dha dor\u00ebheqjen nga detyra e tij. Pas\nshp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb qeveris\u00eb, Kancelari Sebastian Kurz, b\u00ebri thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb\nreja t\u00eb parakoh\u00ebshme, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu fund qeveris\u00eb s\u00eb koalicionit.&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb, Presidenti i Austris\u00eb, Alexander\nvan der Bellen tha t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi se propozon nj\u00eb fillim t\u00eb ri p\u00ebr vendin e\ntij, duke sugjeruar q\u00eb zgjedhjet e reja parlamentare t\u00eb mbahen \u201csa m\u00eb shpejt\u201d,\nn\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, me q\u00ebllim q\u00eb sipas fjal\u00ebve t\u00eb tija t\u00eb, \u201crivendoset\nbesimi i popullit tek qeveria\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti austriak. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\nrast tjet\u00ebr n\u00eb mahall\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rasti i Italis\u00eb ku p\u00ebr arsye t\u00eb\nndryshme, p\u00ebrfshir korrupsionin dhe skandalet ekonomike dhe politike gjat\u00eb\nviteve, qeverit\u00eb italiane kan\u00eb ren\u00eb, bien dhe jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb shpesh para\nskadimit t\u00eb afatit qeveris\u00ebs. &nbsp;N\u00eb t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb, Italia \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr ndryshim qeverish\u00eb si pasoj\u00eb e krizave t\u00eb\nndryshme politike.&nbsp; Gjat\u00eb pothuaj\n70-viteve t\u00eb fundit, pas r\u00ebnjes s\u00eb fashizmit, Italia ka pasur, mesatarisht, nj\u00eb\nqeveri t\u00eb re n\u00eb vit, duke zgjatur n\u00eb pushtet pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb,\nndon\u00ebse nuk \u00ebsht e rekomandueshme nj\u00eb ndryshim i till\u00eb i shpesht i qeverive,\nItalia vazhdon si shtet pa trazira t\u00eb m\u00ebdha politike, ashtu si\u00e7 po vazhdon edhe\nAustria n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb.&nbsp; Nuk b\u00ebhet nami\npra n\u00ebse bie nj\u00eb qeveri e sidomos kur ka arsye, q\u00eb p\u00ebr shkaqe korruptive dhe\nkeq-qeverisje, t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb drejtimin e vendit, madje edhe t\u00eb bier\nqeveria duke p\u00ebrfunduar n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, p\u00ebr cilindo vend qoft\u00eb fjala.&nbsp; Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, si pasoj\u00eb e trazirave dhe\nkriz\u00ebs politike q\u00eb ka pllakosur at\u00eb vend, po b\u00ebhen thirrje p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e\nqeveris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb lira \u2013 si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike\np\u00ebr t\u00eb dalur nga ky ng\u00ebr\u00e7 politik q\u00eb po e \u00e7on vendin n\u00eb prak t\u00eb katastrof\u00ebs.&nbsp; Nuk b\u00ebhet nami n\u00eb Shqip\u00ebri as nuk merr fund\nbota n\u00ebqoftse- n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb dialogu t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb midis pal\u00ebve p\u00ebr\nzgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi \u2013 t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet qeveria, t\u00eb\nformohet nj\u00eb qeveri teknike dhe t\u00eb shpallen zgjedhje t\u00eb reja.&nbsp; Mos kini frik\u00eb nga sovrani! B\u00ebni m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn\np\u00ebr vendin dhe Kombin!<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk\n\u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re t\u00eb thuhet se n\u00eb Shqip\u00ebri mbizot\u00ebron korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha\nnivelet e pushtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb. &nbsp;K\u00ebt\u00eb\ne kan\u00eb th\u00ebn\u00eb vendasit dhe e thon\u00eb edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Nuk besoj se ka nevoj\u00eb\np\u00ebr publikimin e ndonj\u00eb videoje, ashtu si\u00e7 ndodhi n\u00eb Austri koh\u00ebt e fundit, p\u00ebr\nt\u00eb provuar p\u00ebrhapjen e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nlidhje me skandalin e fundit n\u00eb Austri, organizata Transparency International\n(TI) q\u00eb merret me luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, u shpreh se nj\u00eb\nrast i till\u00eb si si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja e Zev\u00ebnd\u00ebs Kancelarit austriak Heinz\nChristian Strahe, pasqyron faktin se sa e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb abuzimi i\npushtetit dhe manipulimi i aren\u00ebs politike, madje edhe n\u00eb vende si Asutria, q\u00eb\nkonsiderohen si shtete q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ult\u00eb korrpusioni.&nbsp; Transparency International rekomandon, nd\u00ebr\nt\u00eb tjera, nj\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr kontratat e\nPartneritetit Publik Privat (PPP).&nbsp; (Sipas\nFondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Shqip\u00ebria ka nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPPS-s, n\u00eb\nBallkan). &nbsp;TI b\u00ebn gjithashtu thirrje p\u00ebr\nligje m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr financimin e partive politike si dhe p\u00ebr marrjen e masave\nt\u00eb bashkrenduara m\u00eb mir\u00eb dhe kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave, n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\n&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVideoja\nStrache \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull se politikan\u00ebt e korruptuar i konsiderojn\u00eb kontratat\npublike si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb siguruar favore politike\u201d p\u00ebr miqt\u00eb e tyre dhe p\u00ebr\nveten, \u00ebsht\u00eb shprehur Drejtoresha e Transparency International, Patricia\nMoreira. Ajo ka shtuar se, \u201cAn\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, kontratat publike dhe projektet\ne infrastruktur\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dalluarat q\u00eb bien pre e korrupsionit.\u201d &nbsp;N\u00eb deklarat\u00ebn e saj, ajo thek\u00ebsoi gjithashtu\nedhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka shtypi i lir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. \u201cN\u00eb nj\u00eb vend\nku gazetar\u00ebt nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs politikan\u00ebt p\u00ebr pun\u00ebt dhe veprimet tyre, n\u00eb\nat\u00eb vend lul\u00ebzon korrupsioni\u201d, ka then\u00eb zyrtarja e Transparency International,\nn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me rastin e publikimit t\u00eb videos q\u00eb \u00e7oi n\u00eb dor\u00ebheqjen e\nqeveris\u00eb austriake t\u00eb kaolicionit. <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\nn\u00eb fund, orgnaizata q\u00eb lufton korrupsionin an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, Transparancy\nInternational thekson se videoja Strache nuk duhet t\u00eb shikohet si nj\u00eb incident\ni izoluar q\u00eb p\u00ebrfshin vet\u00ebm politikan\u00ebt, parti ose disa vende, por t\u00eb shikohet\nsi nj\u00eb problem sistemik korrupsioni q\u00eb prek\u00eb shum\u00eb vende, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por\nn\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb bot\u00ebs, e sidomos n\u00eb vendet q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten\ndemokratike, kur p\u00ebrballen me raste t\u00eb tilla korruptive t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb\nnivelet qeveritare \u2013 n\u00eb interesin komb\u00ebtar &#8212; ato marrin masat e nevojshme p\u00ebr\ntu p\u00ebrballur me situata t\u00eb tilla n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike \u2013 p\u00ebrfshir edhe\ndor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u00ebri qeveria e Kancelarit austriak, Sebastian\nKurz.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Asgj\u00eb\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme, asgj\u00eb dhe askush n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir\nedhe nj\u00eb kancelar, nj\u00eb kryeminist\u00ebr ose nj\u00eb qeveri, nuk jan\u00eb t\u00eb pazev\u00ebnd\u00ebsuesh\u00ebm\ndhe as t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebmonsh\u00ebm.&nbsp; Por,\ninteresat komb\u00ebtare duhet t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pazev\u00ebndsueshme dhe t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebmonsh\u00ebme\ndhe mbi interesat politike, partiake dhe financiare, qoft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zev\u00ebnd\u00ebs\nKancelar ose nj\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr, i cilitdo vend qoft\u00eb. &nbsp;Dor\u00ebheqja e nj\u00eb qeverie, n\u00eb interes t\u00eb Kombit\n\u2013 p\u00ebrball krizave t\u00eb pazgjidh\u00ebshme politike &#8212; \u00ebsht\u00eb masa m\u00eb e ndershme, m\u00eb\ndemokratike dhe m\u00eb patriotike q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e do popullin\ndhe vendin e vet.&nbsp; Nuk merr fund bota se\nbie nj\u00eb qeveri\u2026Pyetja me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb vjen pas nj\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb till\u00eb\nt\u00eb mund\u00ebshme, ashtuq\u00eb qeveria e re t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb riciklim i t\u00eb vjetr\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>Jam\ni vetdijsh\u00ebm se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as Austria e as Italia, por nga ana tjet\u00ebr,\nkur marrim parasysh zhvillimet aktuale dhe gjendjen e krijuar atje, e cila me\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kur e v\u00ebren mdje edhe nga larg, nj\u00eb val\u00eb e pam\u00ebshirshme ndjenjash t\u00eb\nkapllon shpirtin dhe mendjen.&nbsp; Kur njeriu\nsheh se n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn gj\u00ebrat ndryshojn\u00eb sidomos p\u00ebrball krizash, ve\u00e7 n\u00eb\nShqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, jo.&nbsp; Edhe kur ndryshon\natje ngjyra e qeverive, fatkeqsisht, duket se mjerimet mbeten t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr at\u00eb\nvend dhe p\u00ebr at\u00eb popull.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank\nShkreli <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u2026madje edhe kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb qeveri shqiptare, nuk b\u00ebhet nami.&nbsp; Raste t\u00eb tilla ka pothuaj \u00e7do vit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe gjat\u00eb gjith\u00ebs historis\u00eb s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore jan\u00eb sh\u00ebnuar shum\u00eb raste t\u00eb tilla. E sidomos kur meriton t\u00eb bie, p\u00ebr arsye korrupsioni e keq-qeverisjes. Rasti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-22671","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22671"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22671\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22672,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22671\/revisions\/22672"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}