{"id":22657,"date":"2019-05-19T20:05:16","date_gmt":"2019-05-19T18:05:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22657"},"modified":"2019-05-19T20:05:16","modified_gmt":"2019-05-19T18:05:16","slug":"trieshi-ne-gjysme-te-rruges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22657","title":{"rendered":"TRIESHI N\u00cb GJYSM\u00cb T\u00cb RRUG\u00cbS!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/fshati-delaj-triesh.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-19324\" width=\"427\" height=\"505\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/fshati-delaj-triesh.jpg 336w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/fshati-delaj-triesh-254x300.jpg 254w\" sizes=\"auto, (max-width: 427px) 100vw, 427px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb gazeta &#8220;Dan&#8221; e Malit t\u00eb Zi shkroi se rruga Fudna- Triesh nuk do t\u00eb asfaltohet sivjet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr Trieshin, sidomos p\u00ebr  banor\u00ebt e katundit Poprat.  <br>\nKan\u00eb kaluar tri vjet qysh se n\u00eb New York dhe n\u00eb Detroit filluan aktivitetet p\u00ebr zgjerimin dhe asfaltimin e rrug\u00ebs s\u00eb Trieshit. N\u00eb fillim dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb diaspora e k\u00ebsaj treve n\u00eb Amerik\u00eb tregoi interesim dhe entuziaz\u00ebm t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr zgjerimin dhe asfaltimin  e k\u00ebsaj rruge. N\u00eb New York dhe n\u00eb Detroit u b\u00ebn\u00eb fushata serioze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit mal\u00ebsor\u00ebt dhuruan m\u00eb shum\u00eb se $800.000 (tet\u00ebqind mij\u00eb ) dollar\u00eb. Kjo ishte nd\u00ebr fushatat m\u00eb t\u00eb sukseshme n\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs. Diaspora amerikane e Trieshit u b\u00eb sh\u00ebmbull p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2017 lind\u00ebn ide edhe p\u00ebr vepra tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj treve shqiptare t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Kryesia e k\u00ebtij Fondi fliste vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb uj\u00ebsjellsit. Nd\u00ebrkoh\u00eb disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Fondit dhan\u00eb kontribute p\u00ebr pajisjen e shkoll\u00ebs s\u00eb Trieshit me kompjutera modern\u00eb dhe kjo u realizua para dy vjet\u00ebsh. K\u00ebshtu vepruan edhe p\u00ebr rregullimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebvendasi n\u00eb fshatin Vrella af\u00ebr Podgoric\u00ebs. Kjo ishte nj\u00eb vep\u00ebr humane. Ky Fond ngriti $15.000(pes\u00ebmbdhet mij\u00eb) dollar\u00eb  p\u00ebr festimin e 50-vjetorit t\u00eb Shoqat\u00ebs  Kulturore &#8220;Besa&#8221; e Trieshit.  Ky Fond \u00ebsht\u00eb n\u00eb veprim e sip\u00ebr p\u00ebr financimin e vendosjes s\u00eb bustit t\u00eb Skenderbeut n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs s\u00eb Trieshit  e cila e mban em\u00ebrin e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar tash 50 e sa vjet. Gjat\u00eb viteve 2016 dhe 2017, Trieshin e kishin vizituar delegacione shhtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ata ishin prtitur me dreka dhe darka t\u00eb shk\u00eblqyeshme sipas standardeve t\u00eb atij vendi. \u00c7&#8217;prej fillimit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr zgj\u00ebrimin e k\u00ebsaj rruge ata kishin premtuar se do ta asfaltojn\u00eb deri n\u00eb fund. Premtimet e qeveritar\u00ebve dhe disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve mal\u00ebsor\u00eb e kishin ngritur entuziazmin ton\u00eb p\u00ebr kontribute serioze. Rruga e Trieshit prej kilometrit 7 e deri n\u00eb Korit\u00eb \u00ebsht\u00eb 24 kilometra e gjat\u00eb. Para  se kishin filluar asfaltimin e rrug\u00ebs nga Delajt e deri n\u00eb Fundna, autoritetet shtet\u00ebrore malazeze kishin k\u00ebrkuar 10.000(dhjet mij\u00eb) euro p\u00ebr asfaltimin e \u00e7do kilometri.  Kjo kishte q\u00ebn\u00eb di\u00e7ka e paprtiur dhe e panjohur p\u00ebr diaspor\u00ebn ton\u00eb, sepse k\u00ebt\u00eb financim nuk  kishin per\u00ebmendur deri ato dit\u00eb. Ky vendim i autoriteve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Malit t\u00eb Zi ishte nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Fondin ton\u00eb, megjithat\u00eb diaspora e pranoi k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb paparapar\u00eb..N\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb K\u00ebshilli i Trieshit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ata kishin futur n\u00eb at\u00eb kontrat\u00eb nj\u00eb pragraf q\u00eb lente t\u00eb dyshohet se nuk do t\u00eb asfaltohej krejt rruga deri n\u00eb fund. Aty shkruante se asfaltimi i tre kilometrave t\u00eb fundit do t\u00eb mvaret nga mjetet, mund\u00ebsisht brenda tre muajsh. Qysh at\u00ebher\u00eb e sot kan\u00eb kaluar 20 muaj dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb met\u00ebr asfaltim. Bile kishin k\u00ebrc\u00ebnuar se edhe k\u00ebto kilometrat tjera nuk do t&#8217;i asfaltonin n\u00ebse nuk d\u00ebrgonim pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb asfaltimit q\u00eb ishte $120.000(nj\u00ebqind e nj\u00ebzet\u00eb mij\u00eb)dollar\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnimet e tyre krijuan atmosfer\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ne, sepse kjo nuk kishte q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e premtimit ton\u00eb. <br>\nM\u00eb 17 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017 Millo Gjukanoviqi i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb int\u00ebrviste t\u00eb gjat\u00eb Televizionit Boin. N\u00eb at\u00eb intervist\u00eb kishte folur edhe p\u00ebr investimet e Malit t\u00eb Zi n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj teme kishte folur edhe p\u00ebr rrug\u00ebn e Trieshit. Kishte folur mir\u00eb p\u00ebr diaspor\u00ebn ton\u00eb dhe kontributin e saj prej 1 million dollar\u00ebsh p\u00ebr zgjerimin e k\u00ebsaj rruge. Gjat\u00eb k\u00ebsaj interviste m\u00eb 17 n\u00ebntor 2017 kishte premtuar se qeveria e Malit t\u00eb Zi kishte siguruar 1 million e 300  mij\u00eb euro p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebs s\u00eb Trieshit deri n\u00eb Korit\u00eb. Banor\u00ebt e Trieshit dhe diaspora ishin g\u00ebzuar shum\u00eb n\u00eb lidhje me premtimin e zotni Gjukanoviqit. Ky politikan q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb burr\u00eb shteti \u00e7&#8217;prej asaj dite e deri sot nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebr asfaltimin e premtuar, bile as p\u00ebr tre kilometrat e fundit ku ndahet rruga e Trieshit me at\u00eb t\u00eb Ku\u00e7it. N\u00ebntorin e ardhsh\u00ebm b\u00ebhen 2 vjet qysh se e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb premtim para mij\u00ebra shikues\u00ebve mal\u00ebsor\u00eb shqiptar\u00eb e malazez\u00eb, them\u00eb malazez\u00eb sepse intervist\u00ebn e kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tij . Edhe udh\u00ebheq\u00ebsit e vendeve t\u00eb p\u00ebrparuara kan\u00eb probleme t\u00eb tilla, por shumic\u00ebn e rasteve ata k\u00ebrkojn\u00eb falje p\u00ebr mos mbajtjen e fjal\u00ebs. Millo Gjukanoviqi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte miq\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00ebs besnik\u00eb n\u00eb Triesh dhe kishte detyrime morale ndaj tyre. M\u00eb s\u00eb keqi mund t&#8217;u k\u00ebrkonte nj\u00eb falje publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mashtrim kaq t\u00eb madh. Kjo dhe shum\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn shkaktuan humbjen e tij t\u00eb madhe n\u00eb Triesh dhe n\u00eb mbar\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb n\u00eb votimet e marsit t\u00eb k\u00ebtij viti. Presidenti i 14 i Shteteve t\u00eb Bashkuara Abraham Lincoln ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Nj\u00eb njeri mund ta g\u00ebnjesh t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, nj\u00eb popull mund ta g\u00ebnjesh p\u00ebr do koh\u00eb, por nj\u00eb popull nuk mund ta g\u00ebnjesh p\u00ebrgjithmon\u00eb. Zotni Gjukanoviq shiko se nuk t\u00eb ec\u00ebn kungulli gjith\u00ebmon\u00eb mbi uj\u00eb. Si\u00e7 duket nuk e kel exuar Mark Milanin i cili i kishte porositur malazez\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos i g\u00ebnjejn\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb. Ky kishte q\u00ebn\u00eb amaneti i tij i fundit pak para vdekjes. <br>\nTash dy tre muaj gazeta e madhe amerikane &#8220;The Wall Street Journal&#8221; \u00ebsht\u00eb duke shkruar p\u00ebr at\u00eb ur\u00ebn gjigante t\u00eb Bio\u00e7it dhe autostrad\u00ebn moderne e cila e lidh\u00eb Podgoric\u00ebn me pjes\u00ebn veriore t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe me S\u00ebrbin\u00eb. Sipas gazet\u00ebs s\u00eb lartpermendur kjo ur\u00eb dhe autostrada do t\u00eb kushtojn\u00eb miliarda dollar\u00eb. Kjo gazet\u00eb e madhe amerikane shkruan se nd\u00ebrmarrjet kineze t\u00eb nd\u00ebrtimit po b\u00ebjn\u00eb punimet e k\u00ebtij projekti kolosal. N\u00ebse buxheti i Malit t\u00eb Zi p\u00ebrballon shpenzime  t\u00eb tilla si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb mos p\u00ebrballoj\u00eb 650.000(gjasht\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb)Euro. Mal\u00ebsor\u00ebt atje dhe n\u00eb diaspor\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetje pse nuk fillojn\u00eb punimet e rrug\u00ebs Dinosh\u00eb-Vermosh, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb e financon Banka Evropiane.  Po e them  k\u00ebshtu p\u00ebr at\u00eb shprehjen e vjet\u00ebr gjeografike  t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb ju keni detyr\u00eb deri n\u00eb kufirin me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Grabom, p\u00ebrndryshe rrug\u00ebn e Kelmendit  e nd\u00ebrtoi Shqip\u00ebria. Ju zotni Gjukanoviq dhe ministrat tuaj keni d\u00ebshtuar keq, aq m\u00eb tep\u00ebr kur rruga e Trieshit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga buxheti i k\u00ebtij viti. Premtimeve t\u00eb Gjukavanoviqit dhe ndonj\u00ebrit prej atyre miq\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb korruptuar mal\u00ebsor\u00eb u thon\u00eb: &#8220;Ush gomar se po del bar&#8221;. Ku jan\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt q\u00eb betohen p\u00ebr kok\u00ebn e Gjukanit. Ku jan\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt besnik\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb biznesit? Ku \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli  i Rrug\u00ebs s\u00eb Trieshit? Edhe kryesia e FONDIT HUMANITAR TRIESHI n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb duke q\u00ebndruar n\u00eb heshtje. Pse? Fushata e viteve 2016 dhe 2017 kishte qen\u00eb shum\u00eb serioze por tash 20 muaj \u00ebsht\u00eb paralizuar totalisht kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr rrug\u00ebn e Trieshit. Qeveria e Malit t\u00eb Zi mund t\u00eb t\u00ebrhiqet plot\u00ebsisht nga ky premtim, at\u00ebher\u00eb si do t\u00eb veprojm\u00eb ne? Drejtoria e k\u00ebtij Fondi duhet t\u00eb mblidhej dhe t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb mundesi tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb katundet Bekaj dhe Poprat. Banor\u00ebt e k\u00ebtyre dy fshatrave kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fonde t\u00eb shk\u00eblqyeshme, por p\u00ebr rrug\u00ebn e tyre nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ajo q\u00eb duhet, bile nga ato punime \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar rruga e vjet\u00ebr. Do t\u00eb ishte vep\u00ebr e ndershme sikur udh\u00ebheqja e K\u00ebshillit t\u00eb Trieshit n\u00eb Mal\u00ebsi dhe e Fondit Humanitar n\u00eb Amerik\u00eb ta shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e fillimit t\u00eb asfaltimit t\u00eb rrug\u00ebs Delaj-Poprat tash p\u00ebr tash dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundohen ato t\u00eb tre kilometra e fundit. Ajo pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb e kalueshme sepse nuk e kan\u00eb prishur shienat, si\u00e7 ka ndodhur me rrug\u00ebn Bekaj-Poprat. Diaspora nuk duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga asfaltimi i k\u00ebsaj rruge jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendlindjes son\u00eb. Amerikan\u00ebt thon\u00eb:&#8221; N\u00eb qoft\u00eb se ekziston vullneti, ekziston mund\u00ebsia. (If there is a will, there is a way). D\u00ebshtimi i vullnetit p\u00ebr asfaltimin e k\u00ebsaj rruge,mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap i mbrapsht\u00eb p\u00ebr shuarjen e  Fondit Humanitar Trieshi. Fjalia e gjuh\u00ebs shqipe m\u00eb la n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb e keqe. Supozojm\u00eb se Mali i Zi nuk investon asnj\u00eb dollar\u00eb tjet\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj rruge! Vall\u00eb ne duhet  ta pranojm\u00eb at\u00eb vendim?  \u00cbsht detyra jon\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb Trieshin n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs. Diaspora e Trieshit n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Australi  ka fuqi t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr ta mbaruar vet\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Gjergj Fishta ka th\u00ebn\u00eb:&#8221;P\u00ebr atdhe e troje t\u00eb veta,  mos tu dhimbet gjaja as jeta&#8221;.Trieshi \u00ebsht\u00eb \u201cTroja\u201d jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha t\u2019i ringjallim energjit\u00eb dhe entuziazmin e viteve t\u00eb kaluara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb gazeta &#8220;Dan&#8221; e Malit t\u00eb Zi shkroi se rruga Fudna- Triesh nuk do t\u00eb asfaltohet sivjet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i keq p\u00ebr Trieshin, sidomos p\u00ebr banor\u00ebt e katundit Poprat. Kan\u00eb kaluar tri vjet qysh se n\u00eb New York dhe n\u00eb Detroit filluan aktivitetet p\u00ebr zgjerimin dhe asfaltimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19324,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2367,676,245],"class_list":["post-22657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-fshati-triesh","tag-gjeke-gjonlekaj","tag-malesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22657"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22657\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22658,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22657\/revisions\/22658"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}