Gjek\u00eb Gjonlekaj dhe Luc\u00eb Gjonlekaj me gazet\u00ebn Dielli n\u00eb  1996<\/strong> <\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n
Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/strong><\/p>\n\n\n\n
P\u00ebr k\u00ebt\u00eb  gazet\u00eb z\u00ebmadhe kisha m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00ebn e vendlindjes, ashtu si\u00e7 kisha m\u00ebsuar  edhe p\u00ebr Fan S.Nolin dhe p\u00ebr disa personalitete tjera shqiptaro-amerikane. Pas  r\u00ebnjes s\u00eb Aleksand\u00ebr Rankoviqit nga pushteti jugosllav n\u00eb Kosov\u00eb kishin filluar  t\u00eb botohen disa monografi t\u00eb poet\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb.N\u00eb vitrin\u00ebn e  nj\u00eb librarie n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb Gjakov\u00ebs ishin vendosur disa vepra t\u00eb poet\u00ebve  nga Shqip\u00ebria,ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe nj\u00eb poem\u00eb e Nolit.Portretet dhe titujt e  k\u00ebtyre veprave letrare ishin p\u00ebr ne, nj\u00eb lloj frym\u00ebzimi. N\u00eb mitingje letrare dhe  poetike aktor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs recitonin poezit\u00eb e Nolit m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb  asnj\u00eb poeti tjet\u00ebr. Elita kulturore e Kosov\u00ebs g\u00ebzonte dashuri e respekt t\u00eb  jashtzakonsh\u00ebm p\u00ebr Fan Nolin. Shum\u00eb nga ata e kishin d\u00ebgjuar z\u00ebrin dhe komentet  e tij n\u00eb Seksionin Shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, sepse Noli kishte jetuar deri n\u00eb  mars te vititi 1965. Ndryshe nga Konica dhe poet\u00ebt tjer\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kishin  q\u00ebn\u00eb t\u00eb ndaluar, Imzot Noli megjithat\u00eb nderohej p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij komb\u00ebtare  , fetare dhe kulturore Em\u00ebri\u00a0i\u00a0 k\u00ebtyre dy kolos\u00ebve dhe em\u00ebri\u00a0i Amerik\u00ebs ishin si  nj\u00eb trinom p\u00ebr brez\u00ebrit\u00eb shqiptare kudo n\u00eb bot\u00eb. Amerika p\u00ebr ne ishte simbol\u00a0i  liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe begatis\u00eb. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan ishin t\u00eb shtypur\u00a0prandaj  e nderonin Amerik\u00ebn jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mirat e saj, materiale por edhe p\u00ebr lirin\u00eb  dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb u kishte\u00a0 dh\u00ebn\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb t\u00eb  mir\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Bostoni dhe Washingtoni ishin dy qytete t\u00eb dashura  p\u00ebr bot\u00ebn shqiptare. Disa dit\u00eb para se t\u00eb largohesha nga Prishtina n\u00eb fillim t\u00eb  janarit 1970 nj\u00eb student nga Mal\u00ebsia m\u00eb pyeti pse po shkon n\u00eb Amerik\u00eb.  P\u00ebrgjigjja ime ishte sa qesharake aq edhe profetike. Po shkoj n\u00eb Amerik\u00eb:”P\u00ebr t\u00eb  shkruar p\u00ebr gazt\u00ebn “Dielli”, p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb\u00a0“Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs”\u00a0 dhe p\u00ebr t’u  b\u00ebr\u00eb i\u00a0pasur”!?.Objektivat e mia ishin n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e Everestit , dhe si t\u00eb  tilla \u00a0m\u00eb munduan p\u00ebr\u00a0pothuajse nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli. Drejtori\u00a0i Zyr\u00ebs s\u00eb “Z\u00ebrit  t\u00eb Amerik\u00eb” n\u00eb New York, Al Banks shkroi 30 vjet m\u00eb par\u00eb nj\u00eb artikull p\u00ebr  gazetar\u00ebt\u00a0 e k\u00ebsaj zyre. Al Banks shkroi gj\u00ebr\u00ebsisht edhe p\u00ebr mua n\u00eb revist\u00ebn  “VOICE”, q\u00eb ishte organ\u00a0i k\u00ebtij radiostacioni. Ai kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje tre  objektivat e mia,dy t\u00eb parat t\u00eb realizuara,por ai ishte optimist n\u00eb shrimin e  tij se edhe objektivin e tret\u00eb do ta realizoj\u00eb, duke par\u00eb tek un\u00eb vullnetin  e\u00a0mir\u00eb\u00a0dhe p\u00ebrpjekjet serioze. Kjo revist\u00eb ishte \u00a0p\u00ebrhapur n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb  bot\u00ebs dhe kisha marr\u00eb disa letra\u00a0 sidomos nga vendet e Afrik\u00ebs. Ata kishin  menduar se isha\u00a0i pasur, gj\u00eb q\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb por Al Banks kishte  parashikuar k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha filluar investime n\u00eb prona t\u00eb  patundshme(real estate).
Gazeta Dielli p\u00ebr mua kishte edhe nj\u00eb  r\u00ebnd\u00ebsi\u00a0ngase editori i saj Dr. Athanas Gegaj \u00a0ishte njeri i\u00a0familjes sime. N\u00eb  gazet\u00ebn e tetorit t\u00eb vitit 1970 kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr ardhjen ton\u00eb n\u00eb  Amerik\u00eb. Pas disa muajsh vendos\u00ebm lidhje. Ai kishte nj\u00eb dashuri e respekt t\u00eb  madh p\u00ebr “Diellin” dhe p\u00ebr “Vatr\u00ebn”. N\u00eb fillim t\u00eb fillimit n\u00eb Amerik\u00eb nuk kishim  asnj\u00eb lidhje tjet\u00ebr me bot\u00ebn shqiptare p\u00ebrve\u00e7 gazet\u00ebs “Dielli”. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb  ishte 4 faqesh por botohej nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. N\u00eb mesin e viteve 70\u2019 filluam  bashk\u00ebpunim serioz me “Vatr\u00ebn”.N\u00eb New York kishte shum\u00eb aktivist\u00eb vatran\u00eb ku  shquhej Ymer Doda. Ai fitoi menj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb dhe t\u00eb shum\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve  nga trojet shqiptare t\u00eb rob\u00ebruara. Ymer Doda shkonte der\u00eb p\u00ebr der\u00eb duke k\u00ebrkuar  abonues\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs. Dega 29 e Vatr\u00ebs n\u00eb New York ishte  shtylla kryesore e k\u00ebsaj organizate. Dekada e 8-t\u00eb e shekullit t\u00eb kalar ishte  periudha m\u00eb historike dhe tragjike e pjes\u00eb s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. N\u00eb  pranver\u00eb t\u00eb vitit 1981 filluan kryengritjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. N\u00eb  pranver\u00eb t\u00eb vitit 1982 u vran\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrit Gervalla dhe Kadri Zeka. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u  vra ose u vetvra Mehmet Shehu dhe tre vjet m\u00eb von\u00eb vdiq Enver Hoxha. T\u00eb gjitha  k\u00ebto\u00a0 ngjarje\u00a0ndodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb \u00a0distanc\u00eb kohore prej 4 vjet\u00ebsh. Analist\u00ebt politik\u00eb  shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj parashikonin\u00a0 ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Kombi  shqiptar ishte n\u00eb l\u00ebvizje e sip\u00ebr p\u00ebr liri e demokraci. Edhe shqiptar\u00ebt e  Amerik\u00ebs kishin filluar aktivitetet\u00a0 e tyre p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn komb\u00ebtare.K\u00ebtu b\u00ebnte  pjes\u00eb edhe Vatra e Dielli. Ishin b\u00ebr\u00eb tradicionale kuvendet e k\u00ebsaj organizate  t\u00eb mbahen gjithmon\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shtatorit ose n\u00eb fillim t\u00eb tetorit. Kuvendi\u00a0i  vitit 1985 u zhvillua n\u00eb Boston n\u00eb fundjav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb t\u00ebtorit.Ne vatran\u00ebt e  qyteteve tjera amerikane shkonim n\u00eb Boston t\u00eb g\u00ebzuar sepse ky qytet p\u00ebr ne ishte  nj\u00eb Tiran\u00eb e vog\u00ebl. Kisha katedrale e Sh\u00ebn Gjergit dhe restauranti\u00a0\u00a0i famsh\u00ebm  Anthony Pier 4, kishin p\u00ebr shqiptar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi historike dhe kulturore. Kuv\u00ebndet  fillonin t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjez dhe vazhdonin gjith\u00eb pasdit\u00ebn, bile disa her\u00eb  edhe t\u00eb diel\u00ebn para se t\u00eb shtrohej nj\u00eb drek\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb\u00a0 Anthony Pier t\u00eb  Antoni Athanasit. Kuvendi\u00a0i atij viti kaloi mir\u00eb n\u00eb fillim deri n\u00eb momentin kur  sekretarja e Vatr\u00ebs Paulina Lukas deklaroi se gazeta “Dielli” nuk botohet m\u00eb.  Kur d\u00ebgjuan k\u00ebt\u00eb lajm delegat\u00ebt i kaploi\u00a0nj\u00eb dhimbje q\u00eb nuk ishte par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb  n\u00eb kuvendet e k\u00ebsaj organizate. Disa nga t\u00eb pranishmit pyesnin pse po mbyllet  gazeta? Zonja Lukas p\u00ebrgjigjej p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb financave. Aty ishte edhe Antoni  Athanas por nuk reagonte\u00a0fare. Qeveria komuniste e Tiran\u00ebs dhe ajo e Beogradit  kishin vepruar nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr mbylljen e k\u00ebsaj gazete. T\u00eb dy k\u00ebto qeveri kishin  miq\u00eb besnik\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Patriot\u00ebt shqiptar\u00eb antikomunist\u00eb\u00a0 dhe antijugosllav\u00eb  q\u00eb fat\u00ebkeq\u00ebsisht nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme financiare e kund\u00ebrshtuan  k\u00ebt\u00eb vendim. Dielli\u00a0\u00e7’prej vitit 1960 e deri n\u00eb vitin 1985\u00a0kishte b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb  madhe kund\u00ebr diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kund\u00ebr pushtimit\u00a0 jugosllav t\u00eb tokave  shqiptare. Kjo ndodhi n\u00eb sesionin e par\u00eb t\u00eb m\u00ebngjezit. Gjat\u00eb pushimit midis dy  seancave\u00a0u k\u00ebshillova me v\u00ebllaun tim Luc\u00eb Gjonlekaj i cili ishte i pranish\u00ebm n\u00eb  k\u00ebt\u00eb kuvend p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kontributi p\u00ebr shp\u00ebtimin e k\u00ebsaj gazete. Ai e  mb\u00ebshteti me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00ebndrimin tim p\u00ebr botimin e 12 numrave me 8 faqe p\u00ebr  gjasht\u00eb muaj duke filluar nga janari i vitit 1986. \u00c7do num\u00ebr kushtonte 950  dollar\u00eb, dhe prej 1 janarit 1986 e deri m\u00eb 1 korrik po t\u00eb atij viti ne paguam  $11,400 (nj\u00ebmbdhjet mij\u00eb e kat\u00ebrqind dollar). Pas pak kohe kryetari i Vatr\u00ebs Dr.  Andrew Elia k\u00ebrkoi nj\u00eb deklarat\u00eb ton\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut ,bile edhe fotografin\u00eb  ton\u00eb. Ne ia plot\u00ebsuam d\u00ebshir\u00ebn duke ia shpjegur se populli\u00a0 yn\u00eb kishte nevoj\u00eb t\u00eb  madhe p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb serioze shqiptaro-amerikane. Shqip\u00ebria n\u00ebn diktatur\u00eb dhe  Kosova dhe viset tjera shqiptare n\u00ebn roberin\u00eb jugosllave prisnin prej nesh  ndihm\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Do t\u00eb ishte qen\u00eb m\u00ebkat p\u00ebr ne sikur t\u00eb kishim hequr  dor\u00eb nga thirrjet e tyre p\u00ebr shp\u00ebtim. Mbyllja e gazet\u00ebs Dielli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb do t\u00eb  ishte nj\u00eb vep\u00ebr e keqe. T\u00eb pranishmit e prit\u00ebn mir\u00eb dhe e duartrokit\u00ebn premtimin  ton\u00eb,edhe pse dukej i pamundsh\u00ebm. Shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn  k\u00ebt\u00eb akt. Kryeredaktori i Diellit Xhevat Kallajxhi botoi nj\u00eb editorial n\u00eb k\u00ebt\u00eb  gazet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb, duke e cil\u00ebsuar si dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e  Diellit dhe Vatr\u00ebs.Nd\u00ebrsa kryetari i Vatr\u00ebs Dr.\u00a0Andrew Elia e cil\u00ebsoi si nj\u00eb  vep\u00ebr t\u00eb madhe patriotike. Edhe Profesor Repishti na p\u00ebrg\u00ebzoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut  me nj\u00eb shkrim ne gazet\u00ebn Dielli. Edhe shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb shkruar e folur  p\u00ebr ket\u00eb vep\u00ebr. Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb New York, Antoni Athanas m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi duke m\u00eb  th\u00ebn\u00eb: “Qarrata e mbajte fjal\u00ebn\u201d,Urime”. Nd\u00ebrsa miku yn\u00eb Prenk\u00eb Gruda tha:  “Urime, e pshtuat Diellin nga vorri”. Un\u00eb ruaj kujtime t\u00eb mira p\u00ebr dy gazeta  shqiptare, p\u00ebr gazet\u00ebn “Rilindja” e Prishtin\u00ebs dhe p\u00ebr gazet\u00ebn “Dielli” t\u00eb  Bostonit. “Rilindja u shua,nd\u00ebrsa gazeta “Dielli” nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb kremtoi  110-vjetorin e saj. Do Zoti e kjo gazet\u00eb nuk do t\u00eb shuhet kurr\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk  do t\u00eb shuhet kurr\u00eb as drita e diellit.
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb z\u00ebmadhe kisha m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00ebn e vendlindjes, ashtu si\u00e7 kisha m\u00ebsuar edhe p\u00ebr Fan S.Nolin dhe p\u00ebr disa personalitete tjera shqiptaro-amerikane. Pas r\u00ebnjes s\u00eb Aleksand\u00ebr Rankoviqit nga pushteti jugosllav n\u00eb Kosov\u00eb kishin filluar t\u00eb botohen disa monografi t\u00eb poet\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb.N\u00eb vitrin\u00ebn e nj\u00eb librarie n\u00eb rrug\u00ebn kryesore […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22601,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-22600","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22600"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22602,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22600\/revisions\/22602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}