{"id":22518,"date":"2019-05-03T11:11:10","date_gmt":"2019-05-03T09:11:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22518"},"modified":"2019-05-03T11:11:10","modified_gmt":"2019-05-03T09:11:10","slug":"media-per-demokracine-gazetaria-dhe-zgjedhjet-ne-kohera-te-perhapjes-se-informacionit-fals","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22518","title":{"rendered":"MEDIA P\u00cbR DEMOKRACIN\u00cb: GAZETARIA DHE ZGJEDHJET N\u00cb KOH\u00cbRA T\u00cb P\u00cbRHAPJES S\u00cb INFORMACIONIT FALS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"480\" height=\"394\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>Me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit\n\nNga Frank Shkreli<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tema e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit sivjet, q\u00eb sh\u00ebnohet me 3 maj.  \u00c7do vit, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, kjo dit\u00eb i kushtohet liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe parimeve baz\u00eb t\u00eb saj\u00eb.  \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e shpallur si e till\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB) n\u00eb vitin 1993.  OKB-ja ka mandatuar organizat\u00ebn UNESCO q\u00eb kjo dat\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohet \u00e7do vit, p\u00ebr t\u2019i kujtuar mbar\u00eb bot\u00ebs se liria e shtypit \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr demokracin\u00eb dhe p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, pa dallim.  Si nj\u00eb ent i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, organizata UNESCO, ka si mision t\u00eb saj t\u00eb ve\u00e7ant, \u201cPromovimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe ideve, nep\u00ebmjet fjal\u00ebs s\u00eb shkruar dhe imazheve, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb medias s\u00eb pavarur dhe t\u00eb siguris\u00eb fizike dhe profesionale t\u00eb gazetar\u00ebve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo dit\u00eb sh\u00ebrben gjithashtu si nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb informuar qytetar\u00ebt mbi shkeljet e liris\u00eb s\u00eb shtypit \u2013 duke u kujtuar atyre se n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs censurohen botimet, gjobit\u00ebn dhe mbyllen gazetat e revistat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt, redaktor\u00ebt dhe botuesit e tyre sulmohen, k\u00ebrc\u00ebnohen, burgosen e madje edhe vriten, si p\u00ebrfundim i profesionit t\u00eb tyre.  Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj dite bot\u00ebrore, n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb inkurajuar nisma t\u00eb reja n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gj\u00ebndjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>3 Maji, sipas Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe UNESCO-s, sh\u00ebrben gjithashtu si nj\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr qeverit\u00eb e ndryshme q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb lirin\u00eb e shtypit, duke zbatuar angazhimet e tyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, ndaj liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb vendet e tyre, bazuar n\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ato kan\u00eb n\u00ebnshkruar.  Por, kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb dit\u00eb reflektimi edhe p\u00ebr vet azetar\u00ebt dhe profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fushe, mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit me t\u00eb cilat p\u00ebrballen n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrfshir ushtrimin e etik\u00ebs profesionale t\u00eb gazetar\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>Dita Bot\u00ebrore k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb sh\u00ebnohet, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, edhe me nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb po mbahet n\u00eb Adis Abeba t\u00eb Etiopis\u00eb e q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb rolin e medias n\u00eb zhvillimin e lir\u00eb t\u00eb zgjedhjeve dhe rolit t\u00eb saj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.  P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj konference nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb do organizohen an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs edhe programe t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare dhe rajonale, p\u00ebr t\u00eb thek\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe zbatimit t\u00eb parimeve baz\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.  Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Dita Bot\u00ebrore e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gj\u00ebndjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur median n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga sulmet ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj nga qeverit\u00eb autoritare dhe grupe t\u00eb tjera n\u00eb bashkpunim me qeverit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kujtuar sakrific\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nderuar gazetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Themelorja e mandatit dh\u00ebn\u00eb UNESCO-s nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja ndaj liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, duke besuar se k\u00ebto liri \u2013 si pjes\u00eb e lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut &#8212; ashtu si dhe pavar\u00ebsia dhe pluralizmi n\u00eb fush\u00ebn e medias, jan\u00eb thelbi i demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i mir\u00ebkuptimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe i sigurimit t\u00eb paq\u00ebs, n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesazhin e tij me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit p\u00ebr vitin 2019, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Z. Antonio Guterres u shpreh se, \u201cLiria e shtypit \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr paq\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr zhvillimin e vazhduesh\u00ebm demokratik dhe ekonomik, si dhe p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut.  Asnj\u00eb demokraci nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb\u201d shtoi ai, \u201cn\u00ebqoftse nuk ka informacion transparent dhe t\u00eb besuesh\u00ebm.  Informacioni i lir\u00eb, objektiv dhe paan\u00ebsh\u00ebm, \u201c\u00cbsht\u00eb gurthemeli p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve t\u00eb pavarura dhe mjeti p\u00ebr t\u00eb mbajtur udh\u00ebheqsit qeveritar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprimet os mos veprimet e tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb mesazhin e tij, duke theksuar m\u00ebtej se, \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht, gjat\u00eb fushatave zgjedhore\u201d, q\u00eb sivjet \u00ebsht\u00eb edhe fokusi i Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb shtypit, n\u00ebnvijoi kryetari i OKB-s\u00eb.   \u201cFaktet dhe jo g\u00ebnjeshtrat duhet t\u00eb udh\u00ebheqin votuesit kur zgjedhin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre\u2026\u201d, theksoi Z. Guterres, nd\u00ebrsa shprehi shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb n\u00eb lidhje me sulmet dhe dhun\u00ebn q\u00eb ushtrohet ndaj gazetar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.  Sipas UNESCO-s, tha udh\u00ebheqsi i OKB-s\u00eb, pothuaj 100 gazetar\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb vitit 2018 dhe me qindra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb burgosur, nd\u00ebrsa nga viti 1994 e deri m\u00eb 2018 jan\u00eb vrar\u00eb gjithsejt 1307 gazetar\u00eb. Kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias b\u00ebhen objekt i dhun\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e p\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga sulmet q\u00eb i b\u00ebhen liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebrfundoi ai mesazhin e tij, me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                 Antonio Guterres                 Audrey Azoulay<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, Drejtoresha e P\u00ebrgjith\u00ebshme e UNESCO-s Audrey Azoulay n\u00eb mesazhin e saj me k\u00ebt\u00eb rast e cil\u00ebsoi lirin\u00eb e shtypit si gurthemelin e shoq\u00ebrive demokratike. \u201cT\u00eb gjitha shtetet, t\u00eb gjitha kombet fuqizohen nga p\u00ebrhapja e lir\u00eb e informacionit, nga debati dhe shk\u00ebmbimi i lir\u00eb i opinioneve.  N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mosbesimi dhe p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb sulmuar shtypin dhe gazetarin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e doemosdoshme q\u00eb t\u00eb garantojm\u00eb shprehjen e lir\u00eb t\u00eb mendimeve, nep\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ideve dhe informacionit, bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur zyrtarja e lart\u00eb e UNESCO-s, n\u00eb mesazhin q\u00eb shp\u00ebrndau n\u00eb em\u00ebr t\u00eb entit q\u00eb ajo udh\u00ebheq.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, un\u00eb dua t\u00eb kujtoj nj\u00ebrin prej dekan\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb gazetaris\u00eb amerikane, t\u00eb ndjerin Edward R. Murrow, nj\u00eb gazetar me integritet dhe influenc\u00eb, i njohur jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si mbrojt\u00ebs i fakteve dhe i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb ushtrimin e gazetaris\u00eb.  P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, ai ka kryesuar Entin Amerikan t\u00eb Informacionit, (USIA) pjes\u00eb e t\u00eb cilit ishte edhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs (VOA), ku kam pas\u00eb nderin dhe privilegjin t\u00eb punoja p\u00ebr 30 vjet\u00eb.  Fjal\u00ebt dhe shkrimet e tija i konsideronim si udh\u00ebzuese dhe frym\u00ebzuese n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme: \u201cTradita amerikane dhe etika amerikane k\u00ebrkojn\u00eb prej nesh q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.  Por, arsyeja m\u00eb kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb,  \u00ebsht\u00eb se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb propaganda m\u00eb e mir\u00eb dhe g\u00ebnjeshtrat jan\u00eb propaganda m\u00eb e keqe\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.  \u201cQ\u00eb t\u00eb t\u00eb bindim t\u00eb tjer\u00ebt, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb besuesh\u00ebm, e po t\u00eb duam t\u00eb jemi t\u00eb besuesh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb themi e t\u00eb shkruajm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Edward Murrow, i cili gjithmon\u00eb insistonte se platforma e gazetaris\u00eb duhej t\u00eb ishte, pa p\u00ebrjashtim dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, objektive dhe e paanshme. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesashin e saj, Drejtoresha e UNESCO-s Audrey Azoulay, u b\u00ebri thirrje shteteve an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs q\u00eb ajo kryeson si dhe shoq\u00ebris\u00eb civile dhe organizatave profesionale t\u00eb medias, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb t\u00eb festojn\u00eb lirin\u00eb e shtypit dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb mir\u00eb-informuar, pasi sipas saj, liria e shtypit dhe e v\u00ebrteta e informacionit, jan\u00eb jetike p\u00ebr zhvillimin normal t\u00eb \u00e7do shoq\u00ebrie demokratike.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>                                    \u201cNe nuk mund t\u00eb trillojm\u00eb lajme t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb justifikuar praktikat e k\u00ebqia (qeveritare)\u201d. Edward R. Murrow<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb komb delesh do t\u00eb ket\u00eb s\u00eb shpejti nj\u00eb qeveri ujq\u00ebrish\u201d. Edward R. Murror<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAs nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs autoritar nuk mund t\u00eb terrorizoj\u00eb nj\u00eb komb, por n\u00ebqoftse t\u00eb gjith\u00eb jemi bashkpuntor\u00eb t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur\u201d. Edward R. Murrow<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>SH\u00cbNIM: T\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, n\u00eb Kongresin amerikan u paraqit nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb bot\u00eb \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\nhttps:\/\/schiff.house.gov\/imo\/media\/doc\/Schiff_Chabot_free_press_resolution_official.pdf\n<\/div><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tema e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit sivjet, q\u00eb sh\u00ebnohet me 3 maj. \u00c7do vit, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, kjo dit\u00eb i kushtohet liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe parimeve baz\u00eb t\u00eb saj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e shpallur si e till\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[51],"class_list":["post-22518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22518"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22518\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22519,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22518\/revisions\/22519"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}