{"id":22463,"date":"2019-04-26T22:50:05","date_gmt":"2019-04-26T20:50:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22463"},"modified":"2019-04-26T22:50:05","modified_gmt":"2019-04-26T20:50:05","slug":"cameria-krahina-me-jugore-e-trojeve-etnike-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22463","title":{"rendered":"\u00c7AM\u00cbRIA, KRAHINA M\u00cb JUGORE E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" width=\"521\" height=\"532\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 521px) 100vw, 521px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Miku\nim i nderuar dhe i mbijetuari i gjenocidit grek n\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb martire, Z. Sali\nBollati pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb kopje elektronike t\u00eb librit t\u00eb tij:\n\u00c7AM\u00cbRIA, KRAHINA M\u00cb JUGORE E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. &nbsp;Autori e ka botuar vepr\u00ebn dhe kujtimet e tija,\n\u201cN\u00eb Nderim dhe P\u00ebrkushtim t\u00eb P\u00ebrjetsh\u00ebm Njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb Dashur; masakruar nga\nshovinist\u00ebt grek\u00eb m\u00eb 1944 e l\u00ebn\u00eb pa varre; Me Breng\u00eb n\u00eb Zem\u00ebr q\u00eb nuk kemi ku t\u00eb\nvendosim tufa me lule\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Libri\n&#8212; q\u00eb duhet vler\u00ebruar si nj\u00eb kontribut me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr kauz\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb\nmartire, por edhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje\nartikujsh, dokumentash, fjalimesh dhe intervista t\u00eb autorit, t\u00eb botuara gjat\u00eb\nviteve nep\u00ebr gazeta e portale t\u00eb ndryshme n\u00eb diaspor\u00eb dhe n\u00eb trojet shqiptare,\ne q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ekskluzivisht me plag\u00ebn e madhe komb\u00ebtare, t\u00eb quajtur\n\u00c7AM\u00cbRI. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb\nkam m\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr historin\u00eb e saj nga shkrimet e Z. Sali\nBollati, t\u00eb cilat ai gjithmon\u00eb m\u2019i ka d\u00ebrguar n\u00eb post\u00ebn time e t\u00eb cilat i kam\nlexuar me shum\u00eb kujdes dhe interesim \u2013 pasi jan\u00eb kujtime t\u00eb nj\u00eb shqiptari \u00e7am,\nsi nj\u00eb simbol i cili i ka p\u00ebrjetuar tmeret e asaj krahine shqiptare &#8212; tragjedin\u00eb\ndhe masakrat greke ndaj popull\u00ebsis\u00eb autoktone shqiptare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.&nbsp; I lindur n\u00eb \u00c7am\u00ebri, n\u00eb shkrimet e tija Z.\nBollati, me fakte dhe bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij dhe t\u00eb \u00e7am\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, shpreh\ndashurin\u00eb dhe ndjenjat e thella p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb e tij dhe ton\u00ebn \u2013 por nj\u00ebkoh\u00ebsisht\nthekson edhe tradh\u00ebtin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe popull\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj martire\nshqiptare, duke filluar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, por edhe nga klasa\npolitike post-komuniste e k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir p\u00ebrfaqsuesit e\nsot\u00ebm t\u00eb historiografis\u00eb komuniste shqiptare dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre ndaj\n\u00e7\u00ebshtjes mbar\u00eb-komb\u00ebtare, por sidomos ndaj historis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe\nt\u00eb masakrave dhe tragjedive ndaj popull\u00ebsis\u00eb civile \u00e7ame nga autoritetet\nshoviniste kriminale greke t\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb\nvrasjen dhe eliminimin madje edhe t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb vet autorit,\nvarret e t\u00eb cil\u00ebve nuk dihen as sot, sipas tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Z.\nBollati ia kushton librin historis\u00eb dhe kujtimeve t\u00eb asaj \u00c7am\u00ebrie &nbsp;&nbsp;\u2013 atij\nvendi, \u201cAty kam thithur ajrin e past\u00ebr t\u00eb malit dhe flladin e ngroht\u00eb t\u00eb detit.\n&nbsp;Aty kam pir\u00eb qum\u00ebshtin e n\u00ebn\u00ebs dhe kam\nmarr\u00eb dashurin\u00eb prind\u00ebrore &#8230; T\u00eb lumtur, shum\u00eb t\u00eb lumtur, jetonim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\nton\u00eb t\u00eb madhe, mbi bregore t\u00eb lul\u00ebzuar plot\u00eb me ullinj qindravje\u00e7ar\u00eb e dhjet\u00ebra\npem\u00eb fiku, posht\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr Ajdonate, duke soditur para vetes gjith\u00eb\nqytetin e bukur t\u00eb Paramithis\u00eb (ose m\u00eb shqip Parm\u00ebthi, si\u00e7 e thot\u00eb\nbashk\u00ebvend\u00ebsi N. Stilo), deri larg n\u00eb fushat e begata. Midis ullinjve e fiqve\nt\u00eb panum\u00ebrt, mbi barin e gjelb\u00ebr e livadhet e pran\u00eb Kull\u00ebs mesjetare t\u00eb\nBollatat\u00ebve &#8211; (monument i kultur\u00ebs historike t\u00eb qytetit), pran\u00eb kopshtijeve t\u00eb\nlul\u00ebzuara, luanim me v\u00ebllez\u00ebrit e motrat si edhe me kush\u00ebrinjt\u00eb e fqinj\u00ebt. N\u00eb\nlodra nuk dalloheshim n\u00eb ishim mysliman\u00eb apo t\u00eb krishter\u00eb, por kush ishte m\u00eb i\nshkathti e m\u00eb i zoti, Ferhati apo Ko\u00e7oja, Mihali apo Rexhepi. Por erdhi nj\u00eb\ndit\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr ne, barbar\u00ebt shovinist\u00eb grek\u00eb, mbasi na vran\u00eb\nprind\u00ebrit-njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb, si bisha iu v\u00ebrsul\u00ebn banesave,\nrr\u00ebmbyen gjith\u00e7ka, i dogj\u00ebn ato, dhe si i masakruan e vran\u00eb njer\u00ebzit, neve, mbi\n200 veta, kryesisht f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar, na mbajt\u00ebn n\u00eb burg 6 muaj dhe na\np\u00ebrzun\u00eb me dhun\u00eb. Sht\u00ebpit\u00eb e pronat fillimisht i grabit\u00ebn, dhe i p\u00ebrvet\u00ebsuan\npronat tona st\u00ebrgjyshore\u2026 Mrekullisht un\u00eb shp\u00ebtova; fati m\u00eb solli po n\u00eb\nShqip\u00ebrin\u00eb N\u00ebn\u00eb, me statusin e jetimit u rrita fillimisht me familjen e Daj\nMuhametit me Tezet dhe pastaj n\u00eb jetimore, e konvikte etj.&nbsp; Zoti m\u00eb dha forc\u00eb t\u00eb mbijetoj, m\u00eb dha\nvullnetin t\u00eb m\u00ebsoj, m\u00eb dha drejtimin drejt edukimit m\u00eb dha dashurin\u00eb p\u00ebr\nnjer\u00ebzit; por mbi t\u00eb gjitha m\u00eb ruajti n\u00eb memorie dhe thell\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time\np\u00ebrjetimet e dit\u00ebve t\u00eb tmerrshme t\u00eb atij vendi, ku qesha dhe qava, por q\u00eb p\u00ebr\nmua mbetet thesari im, q\u00eb do t\u2019jua l\u00eb amanet nip\u00ebrve e mbesave, kush\u00ebrinjve dhe\nmiqve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Shqiptar\u00eb\u201d, shkruan Sali Bollati. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa,\ndisa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u p\u00ebrkujtua n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrvjetori i nj\u00eb masakre tjet\u00ebr\nkund\u00ebr shqiptar\u00ebve \u2013 p\u00ebr nga p\u00ebrmasat po aq e tmershme sa edhe tragjedia \u00e7ame &#8212;\npo afrohet muaji i qershorit q\u00eb \u00c7am\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt kujtojn\u00eb\nviktimat e pafajshme t\u00eb masakrave t\u00eb viti 1944 kund\u00ebr shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb nga\nforcat gjakatare t\u00eb gjeneralit grek Zerv\u00ebs, kryesisht, f\u00ebmij, pleq e gra.&nbsp; T\u00eb dy k\u00ebto krime ndaj shqiptar\u00ebve, jan\u00eb krime\nkund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe padrejt\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha ndaj Kombit shqiptar dhe duhet t\u00eb\nkonsiderohen si t\u00eb tilla. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi&nbsp;i\nk\u00ebtyre masakrave dhe mos ballafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn &#8212; qoft\u00eb nga Evropa ose\nAthina, qoft\u00eb nga Tirana dhe Prishtina zyrtare &#8212; sado e tmerrshme q\u00eb t\u00eb jet\u00eb\najo,&nbsp;jo vet\u00ebm q\u00eb pengon demokratizimin e rajonit t\u00eb Ballkanit, por\nk\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb dhe stabilitetin rajonal dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrc\u00ebnon zhvillimin\nnormal t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis shteteve dhe&nbsp;grupeve t\u00eb ndryshme etnike t\u00eb\nrajonit. Kryeministri&nbsp;i Shqip\u00ebris\u00eb, Zoti Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb\nintervist\u00eb&nbsp;me&nbsp;t\u00eb p\u00ebrditshmen greke \u201cKathimerini\u201d, n\u00eb fillim t\u00eb\nmandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb, duke folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke, \u00ebsht\u00eb\nshprehur se, \u201c \u2018A<em>cari\u2019 n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona, mori fund dhe \u2018vera\u2019 do vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri\nshum\u00eb shpejt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-greke<\/em>\u2026<em>Jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb\nndryshme nga disa vjet m\u00eb par\u00eb dhe popujt tan\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, n\u00ebse nuk\nndryshojm\u00eb duke ecur me koh\u00ebn, e cila gjithashtu ec\u00ebn shum\u00eb shpejt<\/em>\u201d.&nbsp; Fjal\u00ebt e Sali Bollatit n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr na\nkujtojn\u00eb se \u201cacari\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet greko-shqiptare, t\u00eb pak\u00ebn p\u00ebrsa i p\u00ebrket\n\u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame, fatkeqsisht, nuk ka marr\u00eb fund. <\/p>\n\n\n\n<p>Libri\ni autorit Sali Bollati, \u201c\u00c7AM\u00cbRIA, KRAHINA M\u00cb JUGORE E TROJEVE ETNIKE\nSHQIPTARE\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut me r\u00ebnd\u00ebsi kujtese, por edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje drejt\nzbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nga nj\u00eb d\u00ebshmitar i atyre ngjarjeve t\u00eb tmershme. &nbsp;\u00cbsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb thirrje q\u00eb Athina zyrtare\nt\u00eb pranoj\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e masakr\u00ebs ashtu si\u00e7 ka ndodhur dhe t\u00eb\nshp\u00ebrnguljeve me forc\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame nga trojet e veta &#8212; si nj\u00eb p\u00ebrpjekje\nndaj pajtimit midis dy popujve, bazuar n\u00eb respektimin e standardeve\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor dhe komb\u00ebtar\nt\u00eb \u00e7am\u00ebve. &nbsp;Ashtu si edhe n\u00eb rastin e\nMasakr\u00ebs s\u00eb Tivarit dhe masakrave t\u00eb tjera kund\u00ebr shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve\nt\u00eb veta \u2013 edhe \u00c7am\u00ebria thrret, nep\u00ebrmjet librit t\u00eb Z. Bollati, p\u00ebr vendosjen e\ndrejt\u00ebsis\u00eb historike dhe t\u00eb zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. &nbsp;E v\u00ebrteta dhe drejt\u00ebsia p\u00ebr krimet n\u00eb \u00c7am\u00ebri\ndo t\u00eb kontribojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e urave t\u00eb pajtimit midis dy vendeve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht,\ndo t\u00eb kontribojn\u00eb edhe ndaj paq\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit\nPer\u00ebndimor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sali\nBollati, si nj\u00ebri prej viktimave q\u00eb mbijetuan tragjedin\u00eb e \u00c7am\u00ebris\u00eb, vazhdon t\u00eb\njet\u00eb z\u00ebri i atyre t\u00eb cil\u00ebt ndoshta nuk d\u00ebgjohen m\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebn thirrje\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht, q\u00eb krime t\u00eb tilla t\u00eb tmerrshme, si tragjedia e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe e\nTivarit \u2013 krime k\u00ebto q\u00eb lirisht mund t\u00eb cil\u00ebsohen si krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit &#8212;\nt\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, as nga dora e t\u00eb huajit e as nga dora\nshqiptare kund\u00ebr shqiptarit, por t\u00eb kujtohen gjithmon\u00eb e t\u00eb mos harrohen kurr\u00eb!\n&nbsp;Heshtja ndaj krimeve t\u00eb tilla, qoft\u00eb\nmbrenda Shqip\u00ebris\u00eb, qoft\u00eb jasht\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb miratim t\u00eb krimeve t\u00eb tilla.&nbsp; I jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Z. Sali Bollatit q\u00eb nuk\nhesht p\u00ebr ato q\u00eb din e q\u00eb ka p\u00ebrjetuar vet dhe nj\u00ebherazi fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin q\u00eb\ni ruajti atij memorien, sh\u00ebndetin dhe jet\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb i ka falur atij, me\nq\u00ebllim q\u00eb edhe ai ashtu si At Zef Pllumi, t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr me tregue.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank\nShkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Miku im i nderuar dhe i mbijetuari i gjenocidit grek n\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb martire, Z. Sali Bollati pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb kopje elektronike t\u00eb librit t\u00eb tij: \u00c7AM\u00cbRIA, KRAHINA M\u00cb JUGORE E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE. &nbsp;Autori e ka botuar vepr\u00ebn dhe kujtimet e tija, \u201cN\u00eb Nderim dhe P\u00ebrkushtim t\u00eb P\u00ebrjetsh\u00ebm Njer\u00ebzve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-22463","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22463"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22463\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22464,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22463\/revisions\/22464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}