{"id":22452,"date":"2019-04-25T13:02:55","date_gmt":"2019-04-25T11:02:55","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22452"},"modified":"2019-04-25T13:02:55","modified_gmt":"2019-04-25T11:02:55","slug":"ne-prishtine-u-mbajt-akademi-perkujtimore-per-masakren-e-tivarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22452","title":{"rendered":"N\u00cb PRISHTIN\u00cb U MBAJT AKADEMI P\u00cbRKUJTIMORE P\u00cbR MASAKR\u00cbN E TIVARIN"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"575\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8415\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg 575w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 575px) 100vw, 575px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>Nga Frank Shkreli<\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Ja edhe sh\u00ebnjat e para t\u00eb nj\u00eb interesimi zyrtar p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej tragjedive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar.  Dit\u00ebn e mart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb u mbajt nj\u00eb akademi p\u00ebrkujtimore me rastin e 74-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit. Sipas lajmeve, n\u00eb tubimin e organizuar n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i, foli Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Ramush Haradinaj, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Kryeministri i Kosov\u00ebs, Z. Enver Hoxhaj dhe Drejtori i Institutit t\u00eb Historis\u00eb, Sabit Syla.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij me k\u00ebt\u00eb rast, Kryeministri i Kosov\u00ebs, Z. Haradinaj e cil\u00ebsoi Masakr\u00ebn e Tivarit, si nj\u00ebr\u00ebn prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb dhimb\u00ebshme, si nj\u00eb ngjarje, ndaj s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti padrejt\u00ebsi n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite.  Udh\u00ebheqsi i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs u kujtoi t\u00eb pranish\u00ebmve se k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb jan\u00eb mbushur 74-vjet nga Masakra e Tivarit, q\u00eb at\u00ebher\u00eb, \u201cN\u00ebn ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunsh\u00ebm 13 mij\u00eb e 335 shqiptar\u00eb, t\u00eb shpallur si rob\u00ebr lufte, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebt pastaj u vran\u00eb dhe u hodh\u00ebn n\u00eb varreza masive, prej t\u00eb cil\u00ebve shumica djem e burra t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Haradinaj tha se kjo dit\u00eb duhet t\u00eb kujtohet jo vet\u00ebm si nj\u00eb dat\u00eb tragjike n\u00eb historin\u00eb e Kombit shqiptar, por edhe t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb merren masa dhe veprime t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, ashtu q\u00eb sipas tij t\u00eb, \u201cnxjerrim n\u00eb drit\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn\u201d.  Ai shtoi se e v\u00ebrteta e k\u00ebtij krimi makab\u00ebr \u00ebsht\u00eb mohuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasardh\u00ebsit e k\u00ebtyre martir\u00ebve nuk kan\u00eb marr\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe se as nuk u nd\u00ebshkua askush p\u00ebr vrasjen e tyre.  Z. Haradinaj tha me k\u00ebt\u00eb rast se zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe nd\u00ebshkimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij krimi \u2013 nj\u00eb nd\u00ebshkim t\u00eb pak\u00ebn edhe para historis\u00eb, pasi shum\u00eb prej tyre mund t\u00eb mos jetojn\u00eb m\u00eb &#8212; duhet t\u00eb ndodh\u00eb sepse, sipas tij, \u201cPa nd\u00ebshkimin e atyre q\u00eb urdh\u00ebruan dhe kryen krimet, ato krime mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn, kurdo.  S\u00eb k\u00ebndejmi, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i njoh\u00eb dhe t\u2019i trajtoj\u00eb ata q\u00eb kaluan ferrin e Tivarit &#8212; pas vdekjes &#8212; si martir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Ramush Haradinaj, n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore mbajtur n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, me rastin e 74-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs tha se kjo tragjedi e fshehur p\u00ebr shum\u00eb dekada nga qeverit\u00eb komuniste n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, m\u00eb n\u00eb fund, ka filluar t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e historian\u00ebve dhe po studiohet, por, sipas tij, kjo gj\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb nga pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme ideologjike.  \u201cKuptohet se, motivi i k\u00ebsaj masakre, ishte spastrimi etnik i Kosov\u00ebs.   Kolonat e t\u00eb rinjve kosovar\u00eb q\u00eb ec\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb, n\u00eb kushte \u00e7njer\u00ebzore dhe n\u00ebn tytat e arm\u00ebve t\u00eb komunist\u00ebve t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, ishin stigmatizuar si reaksionar\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Z. Haradinaj.  N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb rast, Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e cil\u00ebsoi Masakr\u00ebn e Tivarit si nj\u00ebr\u00ebn prej \u201cfaqeve m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ballkanit, e drejtuar kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb spastruar etnikisht Kosov\u00ebn nga shqiptar\u00ebt autokton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebri thirrje se p\u00ebr \u201czbardhjen e saj t\u00eb plot\u00eb, duhet t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt e involvuara\u2026n\u00eb frym\u00ebn e bashkpunimit rajonal\u201d, ka p\u00ebrfunduar Kryeministri Haradinaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Enver Hoxhaj foli p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai cil\u00ebsoi si \u201cdimensioni njer\u00ebzor i tragjedis\u00eb s\u00eb Tivarit, i njer\u00ebs prej tragjedive m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, m\u00eb t\u00eb dhimbshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por edhe nj\u00eb tragjedi q\u00eb ka p\u00ebrmasa ballkanike, n\u00eb kontekstin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.\u201d  Z. Hoxhaj e cil\u00ebsoi Masakr\u00ebn e Tivarit, \u201cJo si nj\u00eb zhvillim periferik, por ka qen\u00eb q\u00ebllim i vet luft\u00ebs\u201d, tha ai. Masakra e Tivarit \u201cNuk ka qen\u00eb nj\u00eb ngjarje e izoluar\u201d, u shpreh Zev\u00ebnd\u00ebs-Kryeministri i Kosov\u00ebs, \u201cPor ka qen\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e krimeve q\u00eb Serbia ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb edhe para Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, prej luft\u00ebrave ballkanike, 1912-13, por edhe nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e asaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos n\u00eb kontekstin e viteve 90-ta dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb spastrimit etnik t\u00eb vitit 1998-99.\u201d   Nga dimensioni politik, vazhdoi m\u00ebtej Zoti Hoxhaj, Masakra e Tivarit tregon edhe natyr\u00ebn e re t\u00eb regjimit t\u00eb ri komunist, i cili po instalohej n\u00eb ato an\u00eb. \u201cTh\u00ebn\u00eb shkurt\u201d, u shpreh zyrtari i lart\u00eb i Kosov\u00ebs, \u201cMaskara e Tivarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi dhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim se si nj\u00eb padrejt\u00ebsi e vjet\u00ebr po zev\u00ebnd\u00ebsohej me nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb re\u201d , nenvijoi ai, duke shtuar se, \u201cMasakra e Tivarit ishte gjithashtu edhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb komunizmi \u2013 ai jugosllav edhe komunizmi shqiptar, sisteme t\u00eb padrejta, q\u00eb heret ose von\u00eb, shp\u00ebrb\u00ebhen\u201d, theksoi Z. Hoxhaj.<\/p>\n\n\n\n<pre class=\"wp-block-code\"><code>          <\/code><\/pre>\n\n\n\n<p>Zev\u00ebnd\u00ebs-Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs u b\u00ebri thirrje institucioneve akademike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen studime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb plota &#8212; p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimtare &#8212; n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tragjedi dhe t\u00eb mos hesitojn\u00eb q\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb, si rolin q\u00eb kan\u00eb luajtur komunist\u00ebt jugosllav\u00eb, ashtu edhe edhe rolin e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb Maskar\u00ebn e Tivarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht se zbardhja e plot\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe e fakteve historike mbi Masakr\u00ebn e Tivarit \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e historian\u00ebve dhe akademik\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb  \u2013 por duhet t\u00eb trajtohet larg influencave ideologjike t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste, pasi k\u00ebta heronj\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar ishin viktimat e para \u2013 jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb padrejt\u00eb si\u00e7 e cil\u00ebsoi Z. Hoxhaj \u2013 por, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb nj\u00eb regjimi kriminal komunist sllavo-aziatik, q\u00eb skllav\u00ebroi nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizimi i Akademis\u00eb P\u00ebrkujtimore n\u00eb Prishtin\u00eb mbi Masakr\u00ebn e Tivarit &#8212; n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim Tha\u00e7i, ku fol\u00ebsi kryesor ishte Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Ramush Haradinaj dhe ku foli gjithashtu edhe Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Kryeministri i Kosov\u00ebs, Z. Enver Hoxhaj  &#8212; tregon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i kushtojn\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike, komb\u00ebtare dhe morale q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla, p\u00ebrfshir edhe rolin q\u00eb duhet t\u00eb luaj politika dhe p\u00ebrfaqsuesit e saj n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb &#8212; n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zbardhjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb dhimb\u00ebshme historike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Masakra e Tivarit.   <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, udh\u00ebheqsit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs meritojn\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen e organizimit t\u00eb k\u00ebsaj Akademie P\u00ebrkujtimore, me rastin e 74-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, por edhe p\u00ebr pjesmarrjen e tyre n\u00eb punimet e saja.  Simbolikisht dhe realisht, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr vullnetin e tyre p\u00ebr t\u00eb zbuluar, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi nj\u00eb prej krimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr Kombit shqiptar n\u00eb trojet e veta &#8212; e planifikuar, e drejtuar dhe miratuar nga nj\u00eb band\u00eb kriminel\u00ebsh, mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb maskuar si \u00e7lirimtar\u00eb t\u00eb popujve.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>*Nj\u00eb reagim nga Profesor Sami Repishti, d\u00ebshmitar i k\u00ebsaj ngjarjeje:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMir\u00ebmengjezi e falemnderit Frank p\u00ebr kete shkrim me rand\u00ebsi. <br>\nUn\u00eb i kam pa kosovar\u00ebt n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb leckaman\u00eb me rroba civile, te rij dhe t\u00eb lodhun e t\u00eb raskapitun mbas nji udh\u00ebtimi N\u00cb KAMB\u00cb prej Prizrenit deri n\u00eb Shkod\u00ebr e Tivar.  Ruheshin nga t\u00eb dy an\u00ebt me vajza partizane ma t\u00eb shum\u00ebten me mashinka dhe plot urrejtje. At\u00eb nat\u00eb, u ndigjue lajmi se nji lund\u00ebr e mbushun me kosovar\u00eb asht\u00eb fundos\u00eb n\u00eb Bun\u00eb, sepse ura ishte prish\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ma von\u00eb erdhi lajmi nga ata q\u00eb shp\u00ebtuen se t\u00eb gjith\u00eb ishin vra. Asnji shenj pendese nuk u tregue nga autoritetet komuniste as nga an\u00ebtaret e partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tragjedi p\u00ebr kosovar\u00ebt, tragjedi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne shkodran\u00ebt q\u00eb deshmuem kete ngjarje dhe nuk u ba asgja. &#8220;Kishte vdeke ora!&#8221;<br>\nTe fala Sami<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ja edhe sh\u00ebnjat e para t\u00eb nj\u00eb interesimi zyrtar p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn prej tragjedive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar. Dit\u00ebn e mart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb u mbajt nj\u00eb akademi p\u00ebrkujtimore me rastin e 74-vjetorit t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit. Sipas lajmeve, n\u00eb tubimin e organizuar n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Hashim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8415,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2324],"class_list":["post-22452","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-masakra-tivarit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22452"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22452\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22453,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22452\/revisions\/22453"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}