{"id":22386,"date":"2019-04-19T00:00:35","date_gmt":"2019-04-18T22:00:35","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22386"},"modified":"2019-04-19T00:00:35","modified_gmt":"2019-04-18T22:00:35","slug":"politizimi-i-arsimit-dukuri-me-pasoja-te-medha-shoqerore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22386","title":{"rendered":"POLITIZIMI I ARSIMIT DUKURI ME PASOJA T\u00cb M\u00cbDHA SHOQ\u00cbRORE"},"content":{"rendered":"\n<p><em>Diskursi social<\/em><br><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14017\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Ndon\u00ebse &nbsp;jemi&nbsp; n\u00eb pluraliz\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar se &nbsp;centralizimi i &nbsp;pushtetit \u00ebsht\u00eb &nbsp;identik si n\u00eb koh\u00ebn e &nbsp;monizmit, q\u00eb d\u00ebshmohet me em\u00ebrimin\np\u00ebrkat\u00ebsisht zgjedhjen e kuadrave udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb institucionet e ndryshme\nshtet\u00ebrore n\u00eb arsim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat demokratike sepse nuk\nzgjidh\u00ebn kuadrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura dhe me autoritet shoq\u00ebror, por me t\u00eb\np\u00ebrshtatshmit e t\u00eb degjueshmit p\u00ebrkat\u00ebsisht kandidat\u00ebt nga partia n\u00eb pushtet,\ndukuri kjo e cila ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese n\u00eb t\u00ebr\u00eb vend\u00ebt e ish kampit\nsocialist ku as Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr.Nail &nbsp;Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse n\u00eb saj\u00eb t\u00eb konkursit t\u00eb\nshpallur \u00e7do kush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb konkuroj\u00eb n\u00ebse i plot\u00ebson kushtet\nligjore,&nbsp; jemi d\u00ebshmitar\u00eb se &nbsp;p\u00ebr t&#8217;u zgjedhur kjo e\ndrejt disa konkuruesve &nbsp;iu \u00ebsht\u00eb e\nmohuar, sepse nuk merren parasysh referencat profesionale e ato shoq\u00ebrore, por\ndisa t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\ns\u00eb \u00e7far\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi apo studenti ka qen\u00eb, m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet\nelementare, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb ket\u00eb pes\u00eb vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune, e mbi t\u00eb gjitha t\u00eb\nket\u00eb mbeshtetje nga partia n\u00eb pushtet, dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e kryer. Madje \u00ebsht\u00eb e\nkot\u00eb q\u00eb t\u00eb konkurojn\u00eb kandidat\u00ebt e tjer\u00eb, sepse \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb formale, sepse\nparaprakisht vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Edhe pse ka pasur p\u00ebrjashtime n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb aspekt, vendimet e tilla kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rralla, var\u00ebsisht prej momentit dhe\nvendit, sepse pushteti&nbsp; preferon t\u00eb\ndegjueshmit dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshmit p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse k\u00ebrkohet paraqitja e nj\u00eb\nprogrami t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr \u00e7do konkurues, \u00e7do kush e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim formal,\ne jo s\u00eb ai lexohet e analizohet, p\u00ebr t\u00eb kriuar nj\u00eb mendim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr konkuruesin,\nsepse dominon referenca e p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb e sidomos ajo mbeshtetj\u00ebs partiake. Edhe\npse jemi n\u00eb pluraliz\u00ebm, q\u00eb duhet t\u00eb ishte nj\u00eb qasje tjet\u00ebr nga ajo e monizmit,\nfatkeq\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, kemi rikthim pas, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb\ndemokracis\u00eb funksionale dhe autoritetit profesional. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>Injorohet\nmendimi i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse k\u00ebshillat komb\u00ebtare t\u00eb\npopujve pakic\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, kan\u00eb filluar t\u00eb funksionojn\u00eb nga viti 2008, duke\nqen\u00eb risi n\u00eb sistemin qeveritar, ata jan\u00eb subjekte pa kompetenca, pothuaj n\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb identike si organizatat nga shoq\u00ebria civile. Ndon\u00ebse sipas ligjit e\nstatutit&nbsp; kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb japin mendimin\ne tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje &nbsp;t\u00eb ndryshme, q\u00eb ka t\u00eb\nb\u00ebj\u00eb me pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve pakic\u00eb, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb formale sepse pothuaj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\nmendimet e tilla injorohen nga ekzekutivi shtet\u00ebror. q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb &nbsp;p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve pakic\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast cekim \u00e7\u00ebshtjen e\nzgjedhjes s\u00eb drejtorave t\u00eb shkollave, ku me ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar s\u00eb duhet t\u00eb\nmerret edhe mendimi i K\u00ebshillave nacionale. Enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje K\u00ebshillat\nnacionale kan\u00eb krijuar komisionin p\u00ebr arsim, i cili pasi ka marr\u00eb regjistrin e\nkandidat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb konkuruar p\u00ebr drejtor, n\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb analizon\ndhe jep mendimin s\u00eb cili kandidat\u00eb i plot\u00ebson k\u00ebrkesat m\u00eb s\u00eb miri dhe se duhet\nt\u00eb zgjidhet p\u00ebr drejtor t\u00eb shkoll\u00ebs. Dhe nj\u00eb mendim i till\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar\nme arsyetim i d\u00ebrgohet ministrit t\u00eb arsimit. Pra i d\u00ebrgohet si mendim e jo p\u00ebr\nmiratim definitiv, sepse fjal\u00ebn e fundit e ka ministri. <\/p>\n\n\n\n<p>Por, edhe pse komisioni p\u00ebrkat\u00ebs\npran\u00eb K\u00ebshillit nacional, \u00ebsht\u00eb kompetent, sepse njohin kandidat\u00ebt m\u00eb mir\u00eb s\u00eb\nministri i cili nuk i njeh fare, ministri nuk p\u00ebrfill mendimin e Komisionit,\np\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, dhe vendos\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs\ns\u00eb tij. Raste t\u00eb tilla n\u00eb KKSH ka pasur shum\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje arsyeshm\u00ebrin\u00eb\ne dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb mendimi t\u00eb till\u00eb, pasi ai injorohet nga ministri i arsimit. P\u00ebrjashtim\nb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm rastet kur p\u00ebr drejtor ka kandiduar vet\u00ebm nj\u00eb kandidat, q\u00eb nuk ka\nparaqitur ndonj\u00eb problem t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr em\u00ebrtim n\u00eb vendin e drejtorit t\u00eb\nshkoll\u00ebs, qoft\u00eb me mandat t\u00eb plot\u00eb apo ushtrues detyre. Por, mendoj se, n\u00ebse\nvazhdon nj\u00eb qasje e till\u00eb injoruese ndaj K\u00ebshillit edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, nuk ia\nvlen m\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb formal. Andaj i mbetet K\u00ebshillit\np\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr &nbsp;t\u00eb njoftuar\nopinionin dhe themeluesin p\u00ebr refuzimin e dh\u00ebni\u00ebs s\u00eb mendimit p\u00ebrkat\u00ebs, e po\nashtu duhet inicuar n\u00eb ndryshimet ligjore n\u00eb lidhje me kompetencat e K\u00ebshillave\nkomb\u00ebtare n\u00eb rastin konkret n\u00eb fush\u00ebn e&nbsp;\narsimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Identiteti\narsimor komb\u00ebtar obligim i shkollave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deri m\u00eb tash nuk kemi pasur rast\nt\u00eb degjojm\u00eb se drejtorat e shkollave n\u00eb shkollat m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb\nMal t\u00eb Zi, kan\u00eb urdh\u00ebruar m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb me rastin e datave t\u00eb sh\u00ebnuara\nkomb\u00ebtare shqiptare t\u00eb mbajn\u00eb or\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse me nx\u00ebn\u00ebsit e tyre. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\ndatat dhe ngjarjet n\u00eb nivel mbar\u00ebkomb\u00ebtar. Kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast vitin e kaluar\njubilar t\u00eb 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj\nKastrioti-Sk\u00ebnderbeu, apo festen e p\u00ebrvitshme &nbsp;Dit\u00ebs s\u00eb M\u00ebsuesit-7 Marsi. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje&nbsp; do t\u00eb ishte jo vet\u00ebm e d\u00ebshirueshme por\nobligative q\u00eb Ministria e Arsimit t\u00eb angazhohej, p\u00ebr t&#8217;iu\np\u00ebrkujtuar drejtuesve t\u00eb shkollave m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr tu angazhuar konkretisht\nn\u00eb lidhje me datat p\u00ebrkat\u00ebse. Por, duke ditur qasjen e k\u00ebtij institucioni ndaj\ntrash\u00ebgimis\u00eb &nbsp;kulturore shqiptare, at\u00ebher\nnj\u00eb veprim i till\u00eb iu mbetet drejtuesve t\u00eb shkollave. Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb\nmoment i till\u00eb d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente identitetin komb\u00ebtar t\u00eb vet drejtuesve\nt\u00eb shkollave, \u00e7\u00ebshtje kjo e cila nuk duhet trajtuar si personale, por me qasje\nm\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me identitetin komb\u00ebtar t\u00eb &nbsp;nx\u00ebn\u00ebs\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Edhe pse angazhimi\ni disa mesimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do respekt, &nbsp;ata jan\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb\nizoluara, andaj &nbsp;mbetet obligim i stafit\ndrejtues t\u00eb shkollave q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tilla t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e programit vjetor t\u00eb pun\u00ebs,\nsepse p\u00ebr vlerat dhe trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare nuk do t\u00eb angazhohen t\u00eb\ntjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Drejtorat e\nshkollave si ushtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke keqp\u00ebrdorur papun\u00ebsin\u00eb, &nbsp;si dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e votuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm\npushteti arrin p\u00ebr &nbsp;t\u00eb manipuluar masat e\ntilla p\u00ebrmes premtimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore. Qellimi final\n\u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi i votave, nd\u00ebrsa a do t\u00eb realizohen premtimet \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje\ntjet\u00ebr, sepse mandati zgjat\u00eb kat\u00ebr vite, andaj edhe mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb relative.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe premtimet e tilla nuk jan\u00eb\nrisi, por dukuri e njohur gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs pluraliste, ku institucionet e\narsimit nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim, duke marr\u00eb p\u00ebrmasat e politizmit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb\nfavor t\u00eb edukimit dhe arsimit, por me pasoja shoq\u00ebrore n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt si rast\ntipik kemi&nbsp; zgjedhjet lokale t\u00eb\nmbajtura&nbsp; m\u00eb 4 shkurti 2018 &nbsp;n\u00eb Ulqin, ku &nbsp;drejtorat e shkollave premtuan vende pune n\u00eb\nshkolla p\u00ebr kuadrat e papun\u00eb. Madje nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte rast i panjohur\nderi m\u00eb tash n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla, athu se shkollat jan\u00eb fabrika p\u00ebr pun\u00ebtor t\u00eb\nprofileve t\u00eb ndryshme. Dhe nga premtimet e tilla nuk ka dilem\u00eb se u siguruan\nedhe vota t\u00eb konsiderueshme, duke u d\u00ebshmuar n\u00eb praktik\u00eb, se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me\nushtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Th\u00ebnia e njohur vite me par\u00eb nga\npartia-shtet(DPS) \u201cnj\u00eb i pun\u00ebsuar kat\u00ebr vota\u201d ka mbetur gjithnj\u00eb aksiom e veprimit,\nsepse nuk zgjidhen mjete p\u00ebr arritur qellimin p\u00ebr pushtet! Dhe nj\u00eb veprim i\ntill\u00eb&nbsp; si duket ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb\nve\u00e7ant\u00eb &nbsp;me institucionet arsimore, sepse\nllogariten si baz\u00eb e votave t\u00eb subjekteve politike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit\ndhe &nbsp;partit\u00eb politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pa mohuar s\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e \u00e7do individi t\u00eb votoj\u00eb\napo t\u00eb mbeshtes\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb &nbsp;jet\u00eb\npjes\u00eb e nj\u00eb subjekti politik, kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me aspektin profesional t\u00eb\npersonave p\u00ebrkat\u00ebs duhet patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebh\u00ebt nj\u00eb diferencim. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu\nmendojm\u00eb enkas &nbsp;me profesionin e&nbsp; m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, e ate t\u00eb shkollave me m\u00ebsim n\u00eb\ngjuh\u00ebn shqipe. Andaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori diferencimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb sepse misioni\nprofesional i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb arsimimi dhe edukimi. <\/p>\n\n\n\n<p>Por, t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb se n\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb pluralizmit n\u00eb spektrin\npolitik kemi partit\u00eb nacionale dhe ato malazeze q\u00eb vet\u00ebquhen si qytetare, ku\naderon nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i punonj\u00ebs\u00ebve t\u00eb arsimit n\u00eb shqip. Duke e\nmarr\u00eb parasysh se profesioni i m\u00ebsuesit \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb madje lirisht mund t\u00eb\nthuhet se m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb mision se sa profesion, jo vet\u00ebm angazhimi por edhe\nanimi publik politik \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr parimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, sepse iriton\nnx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit e tyre. Nd\u00ebrsa angazhimi direkt p\u00ebr partit\u00eb malazeze,\n\u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm iritues por edhe kompremetues n\u00eb aspektin profesional, duke u\nb\u00ebr\u00eb sh\u00ebmb\u00ebll negativ n\u00eb institucionin ku punon, n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet th\u00ebn\u00eb publikisht se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do kritik\u00eb angazhimi n\u00eb\npartit\u00eb politike malazeze apo t\u00eb ashtuquajtura qytetare e &nbsp;m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs\u00ebve shqiptar e kjo sidomos ka t\u00eb\nb\u00ebj\u00eb me ato &nbsp;&nbsp;t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb identitetit\nkomb\u00ebtar, &nbsp;si\u00e7 jan\u00eb &nbsp;&nbsp;gjuha\nshqipe, historia e kultura muzikore e ajo e artit. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe&nbsp; pse nj\u00eb veprim i till\u00eb&nbsp; \u00ebsht\u00eb personal nuk ka dilem\u00eb se &nbsp;imazhi i tyre m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit &nbsp;dhe prind\u00ebrit e tyre bie n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.\nSepse m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb identitetit komb\u00ebtar duhet t\u00eb jet\u00eb me dinjitet\nme mision edukues me vlera arsimore dhe komb\u00ebtare, pa qen\u00eb peng i politik\u00ebs\nditore dhe interesave&nbsp; personale. <\/p>\n\n\n\n<p><em>(Prill 2019)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi social Ndon\u00ebse &nbsp;jemi&nbsp; n\u00eb pluraliz\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar se &nbsp;centralizimi i &nbsp;pushtetit \u00ebsht\u00eb &nbsp;identik si n\u00eb koh\u00ebn e &nbsp;monizmit, q\u00eb d\u00ebshmohet me em\u00ebrimin p\u00ebrkat\u00ebsisht zgjedhjen e kuadrave udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb institucionet e ndryshme shtet\u00ebrore n\u00eb arsim q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat demokratike sepse nuk zgjidh\u00ebn kuadrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura dhe me autoritet shoq\u00ebror, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1298,1154],"class_list":["post-22386","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-boshko-strugar","tag-shkolla-fillore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22386"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22386\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22387,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22386\/revisions\/22387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}