{"id":22254,"date":"2019-04-04T12:13:35","date_gmt":"2019-04-04T10:13:35","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22254"},"modified":"2019-04-04T12:13:35","modified_gmt":"2019-04-04T10:13:35","slug":"zhgenjimi-dhe-deshtimi-i-partive-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22254","title":{"rendered":"ZHG\u00cbNJIMI DHE D\u00cbSHTIMI I PARTIVE SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"441\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong><em>\u00a0( Bota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i rreziksh\u00ebm, jo p\u00ebr shkak t\u00eb atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb veprime t\u00eb k\u00ebqija, por p\u00ebr shkak t\u00eb atyre q\u00eb v\u00ebshtrojn pa th\u00ebn\u00eb dhe pa vepruar gj\u00eb. ) &#8211; Albert Ajnshtajn<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politika\nn\u00eb parim \u00ebsht\u00eb sistem i qeverisjes, q\u00ebllimi dhe funksioni i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb\nmobilizimi i resurseve shoq\u00ebrore dhe zotimi i tyre p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimeve\nkolektive, pra, avancimin e pozit\u00ebs shoq\u00ebrore, dhe kjo n\u00ebnkupton q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb\np\u00ebrb\u00ebr\u00ebse dhe e pandashme e realitetit kohor dhe e faktorit njeri. Megjithat\u00eb,\nkjo paraqet form\u00ebn e jashtme strukturore t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe funsionimit t\u00eb nj\u00eb\nshteti, nd\u00ebrkaq kultura politike n\u00eb rrafshin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs lirisht mund t\u00eb\nthemi se paraqet b\u00ebrtham\u00ebn e nj\u00eb shteti apo kombi, faktor ky q\u00eb luan rol mjaft\ndominant n\u00eb p\u00ebrcaktimin e zhvillimit politik, ekonomik e social t\u00eb vendit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Kriza\nt\u00eb vazhdueshme; zgjedhje t\u00eb rregullta dhe t\u00eb parakohshme; fushata dhe kampanja\nt\u00eb hershme; premtime boshe; koalicionim i ri dhe i vjet\u00ebr; qeveri tenderokrate;\ndhe kthimi i filmit nga fillimi&#8230;K\u00ebto jan\u00eb skenat kryesore t\u00eb dram\u00ebs\ntragjikomike e cila po luhet dhe ri-shfaqet p\u00ebr tri dekada n\u00eb <strong>\u201cteatrin\u201d<\/strong> e quajtur Mal i Zi; me\nregjisor, skenar, aktor dhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb njejt\u00eb! Madje, ajo q\u00eb t\u00eb habit edhe\nm\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakti se nj\u00eb dram\u00eb e k\u00ebtill\u00eb po ndiqet dhe duartrokitet nga e\nnjejta publik\u00eb dhe t\u00eb njejt\u00ebt spektator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre\nviteve po e ndjekin t\u00eb njejt\u00ebn <strong>\u201cshfaqje\u201d,<\/strong>\ndhe se, p\u00ebr \u00e7do skenar t\u00eb saj paguajn\u00eb nga koha, djersa dhe perspektiva e tyre,\nduke sakrifikuar t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e tyre, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb <strong>\u201cngopur<\/strong>\u201d epshet e pangopura t\u00eb nj\u00eb\nshtrese t\u00eb retarduar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky\n\u00ebsht\u00eb realiteti dhe gjendja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb katandisur qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi\nn\u00eb p\u00ebrgjithsi, si dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti. P\u00ebrreth zhg\u00ebnjimeve t\u00eb\nnj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr gati tri dekada, ata vazhdojn\u00eb ta ven\u00eb jet\u00ebn e tyre si <strong>\u201cbast\u201d<\/strong> n\u00eb duar t\u00eb disa klaneve <strong>\u201cbiznesore-kriminele\u201d,<\/strong> t\u00eb cilat, p\u00ebr\ninteresat e tyre personale, jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb treg\u00ebtojn\u00eb jo vet\u00ebm me interesat\ndhe fatin e popujve t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, por praktika e tyre e deritanishme\nka d\u00ebshmuar se apetitet e tyre karrierariste tejkalojn\u00eb \u00e7do norm\u00eb njer\u00ebzore dhe\nhumane.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne k\u00ebt\u00eb\nkontekst, rasti i popullit shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb brengos\u00ebs dhe tragjik .\nKjo. Nga shkaku se, shqiptar\u00ebt e k\u00ebtij n\u00ebnqielli, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb po i n\u00ebnshtrohen\nnj\u00eb lufte dhe diskriminimi n\u00eb gjitha aspektet dhe sferat e jet\u00ebs, ata, n\u00eb t\u00eb\nnjejt\u00ebn koh\u00eb mbi <strong>\u201cl\u00ebkur\u00ebn\u201d<\/strong> e vet\np\u00ebrjetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje t\u00eb skajshme t\u00eb dinjitetit dhe vlerave, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje kjo,\ne cila ushtrohet nga ana e t\u00eb <strong>\u201czgjedhurve\u201d<\/strong>t\u00eb\ntyre. K\u00ebshtu, p\u00ebrtej faktit q\u00eb shqiptari sot po ndjehet si qytetar i rendit t\u00eb\ndyt\u00eb dhe qiraxhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet\u00eb; i varf\u00ebruar dhe <strong>\u201clypsar\u201d<\/strong> ndaj ark\u00ebs s\u00eb buxhetit n\u00eb t\u00eb cilin participon; i xhveshur\nnga t\u00eb drejtat elementare njer\u00ebzore, i rrahur, i arrestuar, i arratisur dhe i\nn\u00ebn\u00e7muar; atij sot po n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet krenaria, nderi dhe intelegjenca kolektive,\nduke e sh\u00ebnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb pron\u00eb partiake dhe n\u00eb makineri votuese, me q\u00ebllim t\u00eb\nrealizimit t\u00eb disa interesave klanore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\nrealitet i k\u00ebtill\u00eb i hidhur nuk mungoi as edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit\nparlamentare dhe lokale. Fushata parazgjedhore, si zakonisht, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb\nplatform\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore, u\nkarakterizua me <strong>\u201cbajrakteriz\u00ebm\u201d<\/strong> dhe\npremtime boshe. P\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs parazgjedhore, asgj\u00eb nuk u la pa u\ninstrumentalizuar duke filluar nga ajo m\u00eb e shenjta-vlerat komb\u00ebtare dhe\nfetare, e deri te ajo m\u00eb e ndjeshmja si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gjaku i d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit.\nMbase, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb k\u00ebta diletant\u00eb politik\u00eb tallen dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin\nvlerat komb\u00ebtare dhe hyjnit\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb\nk\u00ebndejmi, dhe pas mbarimit t\u00eb odises\u00eb zgjedhore, zhg\u00ebnjimi ishte i\npashmangsh\u00ebm, edhe at\u00eb, jo nga shkaku se elektorati priste realizimin e\npremtimeve t\u00eb dh\u00ebna dhe t\u00eb parealizuara disa her\u00eb me rradh\u00eb, por ky zhg\u00ebnjim\nerdhi si pasoj\u00eb e talljes <strong>\u201cashiqare\u201d<\/strong>\nme vet\u00ebdijen dhe inteligjenc\u00ebn e elektoratit shqiptar i cili i votoi, duke\nndryshuar , fjal\u00ebt dhe q\u00ebndrimet p\u00ebr 180 shkall\u00eb nga ato t\u00eb parazgjedhjeve.\nPrandaj, ajo q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb b\u00ebn t\u00eb zhg\u00ebnjehesh&nbsp;\nn\u00eb raste t\u00eb k\u00ebtilla, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb thot\u00eb populli. <strong>\u201cNuk hidh\u00ebrohem se m\u00eb g\u00ebnjen, por\nhidh\u00ebrohem kur mendon se po i besoj rren\u00ebs s\u00eb tij\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshtimi\ni rradh\u00ebs nuk konziston n\u00eb mosmarrjen e disa posteve t\u00eb pretenduara n\u00eb nivel\nq\u00ebndror e ve\u00e7mas lokal (t\u00eb cilat poste, edhe po t\u2019i kishin marr\u00eb, asgj\u00eb e\njasht\u00ebzakonshme nuk do t\u00eb ndodhte), porse, ky d\u00ebshtim ka t\u00eb b\u00ebj pik\u00ebrisht me\nfaktin se edhe pas tri dekadave t\u00eb pluralizmit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, gjendja dhe\nstatusi politiko \u2013 juridik i shqiptar\u00ebve mbetet n\u00ebn hijen e nepotizmit,\nkorrupsionit, mini \u2013tendereve si dhe mega \u2013skandaleve t\u00eb disa individ\u00ebve t\u00eb\npacip\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb peng nj\u00eb popullat\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb si dhe aspiratat e saj p\u00ebr\nmir\u00ebqenie dhe jet\u00eb dinjitoze.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj,\nmarr\u00eb parasysh\u00eb k\u00ebt\u00eb zhg\u00ebnjim dhe d\u00ebshtim t\u00eb ri \/ t\u00eb vjet\u00ebr, i cili po e\np\u00ebrcjell popullin shqiptar me vite, dhe me q\u00ebllim t\u00eb haperimit n\u00eb trend me\nkoh\u00ebn, ky popull duhet q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb zgjohet nga ky ankth q\u00eb po e ngulfat\nt\u00eb tashmen e tij si dhe duke filluar t\u00eb mendoj\u00eb dhe punoj\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb\nalternative t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, e cila do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb sfidave me t\u00eb cilat\nballafaqohet si dhe idealeve t\u00eb cilat i synon. P\u00ebrndryshe, ky popull dhe kjo\nshoq\u00ebri nuk do t\u00eb mund t\u00eb amnistohet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia historike p\u00ebrmes\nkritikave dhe pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb cilat i shpreh gjat\u00eb bisedave t\u00eb pasdark\u00ebs n\u00ebp\u00ebr\noda dhe kafene t\u00eb tymosura, duke e ngulfatur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb\nvehten.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nQani&nbsp; Osmani<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0( Bota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i rreziksh\u00ebm, jo p\u00ebr shkak t\u00eb atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb veprime t\u00eb k\u00ebqija, por p\u00ebr shkak t\u00eb atyre q\u00eb v\u00ebshtrojn pa th\u00ebn\u00eb dhe pa vepruar gj\u00eb. ) &#8211; Albert Ajnshtajn Politika n\u00eb parim \u00ebsht\u00eb sistem i qeverisjes, q\u00ebllimi dhe funksioni i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb mobilizimi i resurseve shoq\u00ebrore dhe zotimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[122],"class_list":["post-22254","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22255,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22254\/revisions\/22255"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}