{"id":22116,"date":"2019-03-18T20:11:31","date_gmt":"2019-03-18T19:11:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22116"},"modified":"2019-03-18T20:11:31","modified_gmt":"2019-03-18T19:11:31","slug":"aleksander-kondo-vdekja-misterioze-ne-shba-e-kapos-se-shtanges-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22116","title":{"rendered":"Aleksand\u00ebr Kondo, vdekja misterioze n\u00eb SHBA e \u201ckapos s\u00eb shtang\u00ebs\u201d shqiptare"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksandar-kondo-shtangisti-shqiptar.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-17608\" width=\"586\" height=\"437\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksandar-kondo-shtangisti-shqiptar.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksandar-kondo-shtangisti-shqiptar-300x224.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 586px) 100vw, 586px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Beqir SINA &#8211; New York <\/p>\n\n\n\n<p>Arratisja e bujshme e Aleksand\u00ebr Kondos tri dekada m\u00eb par\u00eb, deri te vdeka e mistershme t\u00eb pakt\u00ebn deri tani, nuk ka marr\u00eb ende at\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vendin e duhur n\u00eb demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, por vet\u00ebm jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb hipoteza, dhe natyrisht\u00eb \u00ebsht\u00eb vetem familja ajo q\u00eb po b\u00ebn gjith\u00eb \u00e7ka i takon nji familje t\u00eb nxjerr n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrteten e arratisjes dhe vdekjes s\u00eb djalit t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Aleksand\u00ebr Kondo, mbetet ikon\u00eb e pesh\u00ebngritjes dhe e sportit shqiptar n\u00eb vitet 80, ose si u p\u00eblqen gazetarve t\u2019a quajn\u00eb at\u00eb edhe \u201cBabai i P\u00ebshngritjes Shqiptare\u201d. Ishte i pari kampion q\u00eb arriti t\u00eb ngrej\u00eb 200 kg n\u00eb shtytje. Kampion i padiskutuesh\u00ebm, q\u00eb u nda tragjikisht nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 27 vje\u00e7are, n\u00eb Queens New York.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, megjithse gjat\u00eb k\u00ebtyre 27 vjeteve, q\u00eb ai rregjim q\u00eb Aleksand\u00ebr Kondo e urrente aq shum\u00eb, dhe luftoj\u00eb me patriot\u00ebt dhe atdhetar\u00ebt e arratisur nga Shqip\u00ebria, n\u00eb Amerik\u00eb, ra duke e t\u00ebrheq\u00eb zvarr\u00eb, ende n\u00eb k\u00ebt\u00eb demokraci nuk po thuhet e verteta zyrtarisht se cila qe vdekja e Aleksand\u00ebr Kondos n\u00eb Queens \u2013 New York.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri tani shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb folur: kan\u00eb folur p\u00ebr arratisjen, kan\u00eb folur edhe p\u00ebr vrasjen e tij misterioze, por deri m\u00eb sot askush nuk ka sjell\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb ket\u00eb pasur ajo n\u00eb r\u00ebnien e komunizmit, arratisja e tij, dhe pse kujt i duhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vdekja e tij, pse ai u lidh me grupet antikomuniste n\u00eb Amerik\u00eb, pse nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se t\u00eb vdiste ai udh\u00ebhoqi protest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe antikomuniste para misionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Nju-Jork \u2026\u2026???<\/p>\n\n\n\n<p>I vetmi q\u00eb duhet t\u00eb zbardh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jan\u00eb dokumentet sekrete, DOSJA e Misionit t\u00eb P\u00ebrher\u00ebsh\u00ebm t\u00eb ish Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkauara, n\u00eb New York, dhe pik\u00ebrisht Bashkim Pitark\u00ebs, ish-ambasadorit t\u00eb fundit q\u00eb regjimit komunist nga Nju-Jorku.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosja e Misionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb nxjerr n\u00eb drit\u00eb shum\u00eb mistere nga p\u00ebrplasja nd\u00ebrmjet grupeve t\u00eb emigrant\u00ebve antikomunist\u00eb dhe regjimit e cila ka qen\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr, dhe fund vitet kur erdhi Aleksander Kondo, ishte n\u00eb kulmin e saj p\u00ebr tju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb edhe rregjimit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, trashgmitarit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me vdekjen e mistershme t\u00eb Aleksand\u00ebr Kondos 14 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb kemi edhe k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb njeriut, i cili d\u00ebshmon se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi ka pasur ish ambasadori i RSSH n\u00eb OKB, Bashkim Pitarka, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndaj \u201carmiqve t\u00eb popullit\u201d, si\u00e7 i ndante ai t\u00eb arratisurit, lind pyetja pse e k\u00ebrkoi t\u00eb gjall\u00eb Bashkim Pitarka Aleksand\u00ebr Kondon, kur ai kishte vdekur? n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e emigrant\u00ebve q\u00eb trupi i tij t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb 14 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb (dhjetor 2004) me njeriun q\u00eb thuhet k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork, e ka njohur p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi Aleksand\u00ebr Kondon n\u00eb Nju-Jork, Ndrec Gjergj, ose \u201cLala\u201d, nofka me t\u00eb cil\u00ebn e th\u00ebrrasin shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, ka deklaruar se ish-ambasadori i fundit, q\u00eb i sh\u00ebrbeu regjimit komunist n\u00eb Misionin e P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u00eb athershme n\u00eb OKB, Bashkim Pitarka, u ka th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u00eb vdekur mbajeni ju Aleksand\u00ebr Kondon, sepse un\u00eb at\u00eb e doja t\u00eb gjall\u00eb, e pastaj e shihnit ju se si e d\u00ebrgoja n\u00eb Tiran\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb Ndrec Gjergji, nj\u00eb emigrant i vjet\u00ebr n\u00eb SHBA, p\u00ebr gazet\u00ebn komb\u00ebtare \u201cBota sot\u201d, ka deklaruar se \u201cvdekjen e Aleksandrit e kam m\u00ebsuar vet\u00ebm pas tri or\u00ebsh t\u00eb aksidentit tragjik. Kur shkova ne dyqanin e Ramiz Danit, ishin disa nga shok\u00ebt e Sandrit, q\u00eb ishin me banim n\u00eb Manhatan, t\u00eb cil\u00ebt sapo i kishin telefonuar te piceria p\u00ebr t\u00eb njoftuar se \u201cSandri vdiq\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e 21 dhjetorit 2004, ai sqaron se \u201cP\u00ebr t\u00eb qene m\u00eb t\u00eb sigurt u nis\u00ebm menj\u00ebher\u00eb drejt vendngjarjes, q\u00eb nuk ishte shum\u00eb larg pun\u00ebs son\u00eb. Kur mb\u00ebrrit\u00ebm atje, i pari q\u00eb na tregoi p\u00ebr vdekjen e Sandrit, ishte nj\u00eb shok tjet\u00ebr i tij, q\u00eb quhej Ndri\u00e7im Shpuza (\u00c7im Shpuza). Ai na tha se vdekja kishte ardhur nga nj\u00eb aksident automobilistik, kur Sandri po udh\u00ebtonte me makin\u00ebn e tij t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb tipit \u201cVolksvagen\u201d n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb kishe ortodokse, dhe na b\u00ebri me shenj\u00eb se nuk dinte t\u00eb thoshte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb , duke ngritur supet e ulur kok\u00ebn n\u00eb p\u00ebrlotje. Ishin momente shum\u00eb prekse dhe mos besmi nga t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb po e p\u00ebrcillnim njeri tejtrin n\u00eb heshtje.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, po mendonim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnim me gjenazen para duarve\u2026\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Ndreca, n\u00eb rr\u00ebfimin e tij, tani mbasi kan kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy dekada( b\u00ebhet fjal\u00eb me koh\u00ebn e intervist\u00ebs) hidhte dyshime mbi vrasjen, pavar\u00ebsisht se me gisht nuk akuzon kurrk\u00ebnd, duke u shprehur : \u201cPas t\u00eb gjitha atyre q\u00eb \u201cbesuam\u201dpra ato \u00e7far\u00eb ne po i shikonim me syt tan\u00eb, rreth aksidentit, pra ato \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me Aleksandrin, ne p\u00ebrs\u00ebri nuk ishim plot\u00ebsisht t\u00eb bindur dhe kishim dyshime se e v\u00ebrteta nuk ishte ajo q\u00eb po na thuhej dhe ne nuk duhej t\u2019i besonim t\u00eb gjitha ato \u00e7ka po thuheshin, sepse edhe kishim arsye t\u00eb mos besonim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDyshimet mbi vdekjen e Aleksand\u00ebr Kondos, n\u00eb Kuins \u2013 Nju Jork, m\u00eb 1 Maj 1987, na u p\u00ebrforcua akoma m\u00eb shum\u00eb dhe na u konfirmua plot\u00ebsisht p\u00ebr ta quajtur vdekjen e mistershme, kur u kthyem p\u00ebrs\u00ebri te rruga\u201d thot\u00eb Ndreca.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, shpjegon se rruga ishte e gjer\u00eb, rreth 10 metra dhe nuk kishte as edhe nj\u00eb makine p\u00ebr be. Policia, nuk kishte ndaluar asnjeri, ve\u00e7se na than\u00eb se vendi ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur pas k\u00ebtij trungu t\u00eb pem\u00ebs. Nga pamjet n\u00eb vend-ngjarje ashtu ishte v\u00ebrtet, p\u00ebr t\u00eb mos spekuluar, makina ishte e shkat\u00ebrruar pas pem\u00ebs, por se si erdhi deri aty aksidenti, q\u00eb i mori jet\u00ebn e Aleksander Kondos, at\u00eb nuk e di un\u00eb? Vet\u00ebm Zoti e di! dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrshkruaj.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb vitin 1994 nj\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb Amerik\u00eb, thuhet se i ka rr\u00ebfyer familjes Kondo n\u00eb Tiran\u00eb, se aksidenti me makin\u00eb ndaj Aleksandrit kishte qen\u00eb i kurdisur nga dy shqiptar\u00eb, gj\u00eb q\u00eb zyrtarisht nuk \u00ebsht\u00eb e konfirmuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Simbas th\u00ebnjeve \u201cmendohet, q\u00eb ata t\u2019i ken\u00eb prishur Sandrit, frenat e makin\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs qe ai po hante di\u00e7ka n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Nju-Jork. Po k\u00ebshtu ata t\u00eb dy dyshohet t\u2019i ken\u00eb hedhur Sandrit, di\u00e7ka n\u00eb ushqim dhe pas mbarimit t\u00eb drek\u00ebs i kishin th\u00ebne q\u00eb t\u00eb shkonte me ta nga kisha ortodokse dhe e kishin shoq\u00ebruar nga pas. Ata thoshin se Sandri e mbante makin\u00ebn pa frena dhe tallej shpesh me nipin e tyre, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb till\u00eb u pyet Ndrec Gjergji, i cili tha se nuk mund t\u2019i konfirmonte k\u00ebto th\u00ebnje, pasi ai pohon se nuk e kishte d\u00ebgjuar vet\u00eb historin\u00eb ose t\u00eb k\u00ebt\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndodhi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb zbardhur sadopak t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vdekjes \u201caksidentale\u201d t\u00eb Aleksand\u00ebr Kondos 14 vjet m\u00eb par\u00eb foli Gjergj Ndreca, i cili e konsideronte mik t\u00eb t\u00eb arratisurve, me t\u00eb cilin u pa dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Restorantin e Ramiz Danit, nj\u00eb nga restorantet ku takoheshin m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb arratisurit nga Shqip\u00ebria, dhe ishin kund\u00ebrshtar t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb rregjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Aleksand\u00ebr Kondo q\u00eb u b\u00eb simbol i pesh\u00ebngritjes shqiptare n\u00eb vitet \u201980, e njohnim vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb lajmeve t\u00eb asaj kohe. N\u00eb vitin 1985 ai u arratis nga ish-Jugosllavia dhe q\u00eb andej emigroi n\u00eb Amerik\u00eb, ku pas pak vjet\u00ebsh gjeti vdekjen n\u00eb nj\u00eb aksident automobilistik, n\u00eb Queens New York, tha Ndreca.<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Gjergji, kur dhe si e keni njohur kampionin e pesh\u00ebngrit\u00ebsjes Aleksand\u00ebr Kondo?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 S\u00eb pari, d\u00ebshiroj t\u00eb identifikohem. Jam Ndrec Gjergji, Ndreu, emigrant i vjet\u00ebr politik n\u00eb Amerik\u00eb. Aleksand\u00ebr Kondon e njoha q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para kur ai erdhi n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb vitin 1985 nj\u00eb muaj mbasi ksihte vdek Enver Hoxha. Me t\u00eb shkelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ai u afrua shum\u00eb me organizatat dhe grupet antikomuniste t\u00eb komunitetit shqiptar. Ndon\u00ebse, si\u00e7 na informuan at\u00ebher\u00eb p\u00ebr at\u00eb, ai vinte nga nj\u00eb familje komuniste. Mir\u00ebpo sjellja e tij dhe m\u00ebnyra se si k\u00ebrkonte t\u00eb luftonte komunizmin, nuk t\u00eb jepte asnj\u00eb p\u00ebrshtypje dhe nuk t\u00eb linte asnj\u00eb fije dyshimi se ai mund t\u00eb kishte ndonj\u00eb lidhje me komunizmin.<\/p>\n\n\n\n<p>Personalisht n\u00eb m\u00ebrgim, ku kam m\u00eb se 50 vjet, kam pasur rastin t\u00eb njoh edhe m\u00eb par\u00eb shum\u00eb element\u00eb antikomunist\u00eb, por nj\u00eb njeri si Aleksand\u00ebr Kondo nuk kisha hasur ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr Sandrin (Aleksandrin) komunizmi ishte nj\u00eb armik i p\u00ebrbetuar, q\u00eb duhej luftuar me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai vinte \u00e7do dit\u00eb pothuajse n\u00eb picerin\u00eb \u201cDany\u2019s Pizza\u201d n\u00eb Queens, dyqanin e Ramiz Danit, t\u00eb cilin e kishte mik. Ai kishte dit\u00eb q\u00eb dukej i shqet\u00ebsuar, por nuk ishte shprehur se pse, At\u00eb dit\u00eb, para se t\u00eb ndodhte aksidenti tragjik, q\u00eb i mori dhe jet\u00ebn, dikush erdhi dhe e thirri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb tregoi Ramizi, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb Sandrit se duhej t\u00eb \u00e7onin vetur\u00ebn p\u00ebr n\u00eb auto-ofi\u00e7ine. Dhe kishin dal\u00eb si rrufeja, kur i thon\u00eb, tamam sipas shprehjeve profetike, tamam sikur e th\u00ebrriste vdekja.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse i ri dhe nj\u00eb njeri i privilegjuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb at\u00eb kohe, Aleksandri zgjodhi rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit. Si mik i af\u00ebrt i tij, mund ta keni diskutuar se cilat ishin arsyet q\u00eb e shtyn\u00eb t\u00eb linte vendin p\u00ebr t\u00eb ardhur aq her\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Me Aleksandrin jam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb te piceria e Ramiz Danit, n\u00eb Queens, nj\u00eb vend i njohur, ku mblidheshin shpeshher\u00eb t\u00eb arratisurit e asaj kohe. Dhe n\u00eb takimin e par\u00eb ai u prezantua n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb habitshme, duke treguar biografin\u00eb e tij dhe t\u00eb familjes deri n\u00eb imt\u00ebsi. Ashtu si\u00e7 flisnin bashkatdhetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ose e njihnin m\u00eb par\u00eb, ose kishin d\u00ebgjuar di\u00e7ka rreth tij, ai ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb i respektuar. Por edhe ai kishte nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr legalitet e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr patriotin dhe mbret\u00ebrorin e or\u00ebve t\u00eb para Ramiz Dani.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Aleksandri i fitoi zemrat e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare dhe shum\u00eb shpejt i b\u00ebri p\u00ebr vete pothuajse t\u00eb gjith\u00eb atdhetar\u00ebt, patriot\u00ebt dhe demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim. Aleksandri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez m\u00ebrgimtar\u00ebsh nuk konsiderohej m\u00eb si ndonj\u00eb i d\u00ebrguar i Sigurimit t\u00eb Shtetit, ose si ndonj\u00eb q\u00eb u arratis se i mor\u00ebn lop\u00ebn dhe e b\u00ebn\u00eb pa d\u00ebshir\u00eb kooperativist, por si nj\u00eb shqiptar, atdhetar i papajtuar me regjimin dhe i pak\u00ebnaqur me regjimin enverist, t\u00eb cilin e urrente shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju that\u00eb se e urrente shum\u00eb at\u00eb regjim, mund t\u00eb na thoni se cilat ishin arsyet?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb q\u00eb Aleksandri erdhi n\u00eb Amerik\u00eb, kur l\u00ebvizja antikomuniste ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb. At\u00ebher\u00eb ziente l\u00ebvizja antikomuniste, demonstratat me flamurin pa yll, sloganet dhe thirrjet kund\u00ebr qeveris\u00eb komuniste, t\u00eb cilat e drith\u00ebruan Tiran\u00ebn dhe veglat e tyre n\u00eb m\u00ebrgim. Nj\u00eb njeri q\u00eb ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar dhe nxitur t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ishin kund\u00ebr qeveris\u00eb komuniste ishte vet\u00ebm Aleksand\u00ebr Kondo.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe dy a tri dit\u00eb para se t\u00eb vdiste, nuk jam shum\u00eb i sakt\u00eb me datat, ai mori pjes\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb demonstrate q\u00eb organizuam ne antikomunist\u00ebt para zyrave t\u00eb misionit shqiptar pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju-Jork. Aleksandri aty u vu n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs dhe b\u00ebnte thirrje p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e atij pushteti. Mir\u00ebpo vendosm\u00ebria e tij dhe vullneti p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar duke demonstruar rrug\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs nuk ishte drejtuar vet\u00ebm kund\u00ebr qeveris\u00eb komuniste n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu Aleksandri protestonte deri atje sa vinte veten n\u00eb rrezik edhe kund\u00ebr regjimit serb dilte hapur kund\u00ebr grek\u00ebve n\u00eb vendet ku ata banonin si emigrant\u00eb n\u00eb Queens, Astoria. Me k\u00ebto veprime Aleksandri d\u00ebshmoi pa asnj\u00eb dyshim se ai ishte nj\u00eb antikomunist dhe nj\u00eb atdhetar mjaft i zjarrt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr dyshimet q\u00eb thuhen se n\u00eb vdekjen e Aleksandrit, kishte dor\u00eb Sigurimi i Shtetit dhe veglat e tyre n\u00eb m\u00ebrgim?<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e di se si mund ta quaj nj\u00eb pyetje t\u00eb till\u00eb dhe se si mund t\u00eb ting\u00ebllonte kjo pyetje pas t\u00eb gjitha atyre gj\u00ebrave q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart, por e di se Ambasada shqiptare n\u00eb Nju-Jork, Aleksandrin e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, e kishte p\u00ebr sy t\u00eb keq, se ishte i lidhur me t\u00eb arratisurit. Di t\u00eb them se ai ndiqej n\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje dhe kontrollohej nga njer\u00ebzit bashk\u00ebpuntor\u00ebr t e Sigurimit , n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb p\u00ebr \u00e7do veprim q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte. Un\u00eb nuk mund t\u00eb them se n\u00eb vrasjen e tij ka dor\u00eb Sigurimi, sepse nuk kam ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb sigurt, por mund t\u00eb them se vdekja ka shum\u00eb rrethana t\u00eb mistershme. Mund t\u2019ju them nj\u00eb fakt. Pas vdekjes s\u00eb tij ne menduam q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej \u00e7\u2019isht\u00eb e mundur q\u00eb trupi i Aleksand\u00ebr Kondos, t\u00eb d\u00ebrgohej pran\u00eb familjes. Meqen\u00ebse ai vdiq dhe nuk kishte asnjeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, e pam\u00eb t\u00eb arsyeshme ta d\u00ebrgonim pran\u00eb familjar\u00ebve. Si shqiptar\u00eb q\u00eb jemi, e kemi n\u00eb tradit\u00eb, qoft\u00eb edhe has\u00ebm, kur vdes tjetri shkojm\u00eb e i hedhim nj\u00eb dor\u00eb dhe. D\u00ebrguam dy persona p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bisedime me ambasad\u00ebn dhe konkretisht me ambasadorin e asaj kohe Bashkim Pitarka, i cili k\u00ebrkes\u00ebs ton\u00eb i ishte p\u00ebrgjigjur: \u201cT\u00eb vdekur mbajeni ju Aleksand\u00ebr Kondon, sepse un\u00eb at\u00eb e doja t\u00eb gjall\u00eb, e pastaj e shihnit ju se si e d\u00ebrgoja n\u00eb Tiran\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Si e mor\u00ebt vesh lajmin dhe rrethanat e vdekjes s\u00eb Aleksandrit?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Sapo mb\u00ebrrita n\u00eb pun\u00eb, dikush m\u00eb telefonoi. Menj\u00ebher\u00eb u nisa drejt vendngjarjes, pasi ndodhesha n\u00eb vendin e pun\u00ebs vet\u00ebm tri a kat\u00ebr or\u00eb pas aksidentit.N\u00eb rrug\u00eb, kur mb\u00ebrrita t\u00eb vendngjarja, pash\u00eb vet\u00ebm policin\u00eb dhe hetuesit, q\u00eb po b\u00ebnin hetimet e \u00e7astit dhe disa fotografime. U largova sapo m\u00ebsova se e kishin \u00e7uar drejt spitalit, me shpres\u00eb se do ta gjeja t\u00eb gjall\u00eb. Atje pash\u00eb se ishin grumbulluar shum\u00eb shok\u00eb dhe miq t\u00eb tij, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre i shihja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Aleksandri ndodhej n\u00eb sall\u00ebn e reanimacionit. Hyra n\u00eb sall\u00eb dhe m\u00eb shp\u00ebrthyen lot\u00ebt kur e pash\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje: i d\u00ebmtuar jasht\u00eb mase dhe n\u00eb gjumin e vdekjes. I thash\u00eb si pa ditur \u201clamtumir\u00eb Sandri\u201d dhe dikush m\u00eb t\u00ebrhoqi duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb pak kuraj\u00eb. Ishte nj\u00eb moment nga m\u00eb t\u00eb hidhurit n\u00eb jet\u00ebn time. S\u2019do ta besoj m\u00eb kurr\u00eb at\u00eb \u00e7ka ka ndodhur at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vdekja e tij ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb, atdhetar\u00ebt dhe patriot\u00ebt. Ajo u prit me hidh\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb, duke ngjallur shum\u00eb dyshime. Dyshime t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb mistere, q\u00eb p\u00ebr mendimin tim mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm ish-ambasadori i Tiran\u00ebs n\u00eb Nju-Jork i atyre viteve, Bashkim Pitarka,. Habitem pse nuk hapet dosja e tij edhe pse kan kaluar 30 vjet nga vdekja e tij, dosaj e tij n\u00eb Misionin e Shqiperise n\u00eb OKB.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb ndodhi pas k\u00ebtyre q\u00eb na tregoni, a e mbani mend?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Nj\u00eblloj sikur gjith\u00e7ka t\u00eb k\u00ebt\u00eb ndodhur sot. Rreth 200 a 300 m\u00ebrgimtar\u00eb jemi mbledhur vet\u00ebtimthi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane kemi krijuar nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar ceremonin\u00eb mortore dhe varrimin, duke e konsideruar Aleksandrin si nj\u00eb njeri t\u00eb respektuar e t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e meritonte n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyre nj\u00eb vdekje t\u00eb till\u00eb tragjike, por meritonte respektin dhe nderimin e t\u00eb gjith\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb varrezat publike n\u00eb Queens \u2013 \u201cCyprus Cementery Hills\u201d dhe na vjen keq q\u00eb ende vdekja e tij mbetet mister..\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Beqir SINA &#8211; New York Arratisja e bujshme e Aleksand\u00ebr Kondos tri dekada m\u00eb par\u00eb, deri te vdeka e mistershme t\u00eb pakt\u00ebn deri tani, nuk ka marr\u00eb ende at\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vendin e duhur n\u00eb demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, por vet\u00ebm jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb hipoteza, dhe natyrisht\u00eb \u00ebsht\u00eb vetem familja ajo q\u00eb po b\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17608,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,7],"tags":[1612],"class_list":["post-22116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-sporti","tag-aleksander-kondo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22116"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22116\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22117,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22116\/revisions\/22117"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}