{"id":22097,"date":"2019-03-17T08:36:22","date_gmt":"2019-03-17T07:36:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22097"},"modified":"2019-03-17T08:36:22","modified_gmt":"2019-03-17T07:36:22","slug":"mbeshtetja-e-forte-amerikano-gjermane-per-nato-n-perballe-kercenimit-rus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22097","title":{"rendered":"MB\u00cbSHTETJA E FORT\u00cb AMERIKANO-GJERMANE P\u00cbR NATO-n P\u00cbRBALL\u00cb K\u00cbRC\u00cbNIMIT RUS"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"590\" height=\"484\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 590px) 100vw, 590px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas\nnj\u00eb studimi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit nga firma amerikane e sondazheve, Gallup, Inc.,\n52% e amerikan\u00ebve e konsiderojn\u00eb fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb si nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim\nserioz\u201d ndaj interesave jetike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rusia z\u00eb\nvendin e par\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb amerikan\u00ebt i konsiderojn\u00eb si \u201carmiq\nkryesor\u00eb\u201d t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. &nbsp;I\nnj\u00ebjti studim thekson, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, se 73% e amerikan\u00ebve kan\u00eb mendime jo t\u00eb\nfavorshme p\u00ebr Rusin\u00eb. &nbsp;Si p\u00ebrfundim,\nthuhet n\u00eb raportin e entit Gallup, Rusia \u00ebsht\u00eb tani vendi q\u00eb shumica d\u00ebrmuese e\namerikan\u00ebve e konsiderojn\u00eb si vendin armik num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb interesave amerikane. &nbsp;Sondazhi nenvijon se k\u00ebto prirje n\u00eb q\u00ebndrimin\ne amerikan\u00ebve ndaj Rusis\u00eb dhe politikave t\u00eb saj, sidomos n\u00eb fush\u00ebn\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb ven\u00eb re edhe para se televizioni shtet\u00ebror rus identifikoi,\nkoh\u00ebt e fundit, instalimet ushtarake amerikane t\u00eb cilat do t\u00eb ishin objekt agresioni\nn\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb sulmi t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm b\u00ebrthamor kund\u00ebr tyre, nga ana e Rusis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk\n\u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur at\u00ebher\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb till\u00eb mosbesimi nga ana e\namerikan\u00ebve ndaj Rusis\u00eb dhe q\u00ebllimeve t\u00eb saja armiq\u00ebsore kund\u00ebr Shteteve t\u00eb\nBashkuara, q\u00eb mb\u00ebshtetja p\u00ebr Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior, NATO \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e\nlart\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e amerikan\u00ebve.&nbsp; Bazuar n\u00eb\nnj\u00eb sondazh tjet\u00ebr t\u00eb firm\u00ebs Gallup mbi mb\u00ebshtetjen q\u00eb g\u00ebzon NATO-ja n\u00eb Amerik\u00eb,\n77% e amerikan\u00ebve mendojn\u00eb se NATO-ja duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb 66% e amerikan\u00ebve shprehin mb\u00ebshtetje edhe p\u00ebr Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb\nBashkuara, si nj\u00eb ent i nevojsh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjidhjen e problemeve\nbot\u00ebrore, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit sondazh.<\/p>\n\n\n\n<p>Dihet\nse Presidenti Trump kishte shprehur skepticizmin e tij p\u00ebr ndihmat amerikane p\u00ebr\norganizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb NATO-n, gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president dhe\nm\u00eb von\u00eb. &nbsp;Ai kishte ven\u00eb n\u00eb dyshim edhe\nnevoj\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e NATO-s, nj\u00eb q\u00ebndrim ky q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u kritikua\nashp\u00ebr nga evropian\u00ebt dhe nga Senati Amerikan. &nbsp;Por, ky sondazh i koh\u00ebve\nt\u00eb fundit, tregon qart\u00eb gjithashtu se edhe shumica e amerikan\u00ebve mendojn\u00eb\nndryshe nga presidenti i tyre n\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn\np\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb politiko-ushtarake q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb\nbota dhe e cila ka ruajtur paqn n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr 70-vjet, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb\nBot\u00ebrore.&nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pik\u00ebpamjet e\nPresidentit Trump ndaj NATO-s dhe Kombeve t\u00eb Bashkuara duket se kan\u00eb ndryshuar\nme koh\u00eb.&nbsp; Ai nuk ve n\u00eb pyetje m\u00eb nevoj\u00ebn\np\u00ebr ekzistenc\u00ebn e NATO-s dhe t\u00eb OKB-s\u00eb, por ngul\u00eb k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha vendet\nan\u00ebtare t\u00eb kontribojn\u00eb 2%, p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i vendeve\nan\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb t\u00eb japin kontributin e tyre\np\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.&nbsp;\nRealiteti n\u00eb detyr\u00ebn e presdientit t\u00eb p\u00ebrballimit me zhvillimet e\npapritura n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shpesh\u00ebher\u00eb shkaktojn\u00eb q\u00eb t\u00eb hidhen posht\u00eb\nperceptimet e vjetra dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb pik\u00ebpamjet edeh t\u00eb nj\u00eb preisdenti.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb vend demokratik si Shtetet e Bashkuara\n\u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb nj\u00eb president t\u00eb ndjek\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb qendrime dhe\npolitika &#8212; qofshin t\u00eb mbrend\u00ebshme apo t\u00eb jashtme \u2013 n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin\ne nj\u00eb shumic\u00eb aq d\u00ebrmuese t\u00eb popullit amerikan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot mb\u00ebshtetja e\nshprehur prej 77% e amerikan\u00ebve p\u00ebr Aleanc\u00ebn e NATO-s. &nbsp;&nbsp;Sondazhi i firm\u00ebs Gallup ve n\u00eb dukje gjithashtu\nse mb\u00ebshtetja e amerikan\u00ebve p\u00ebr NATO-n \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb si n\u00eb radh\u00ebt e\nrepublikan\u00ebve ashtu edhe demokrat\u00ebve, por edhe n\u00eb radh\u00ebt e atyre q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb\npjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy parti.<\/p>\n\n\n\n<p>Studimi n\u00eb fjal\u00eb thekson edhe mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve p\u00ebr\nOrganizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, e cila sipas amerikan\u00ebve ajo luan gjithnj\u00eb\nnj\u00eb rol t\u00eb dobish\u00ebm dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb.&nbsp;\n86% e demokrat\u00ebve amerikan\u00eb mb\u00ebshtesin OKB-n\u00eb duke shprehur mendimin se\nroli i organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb edhe sot i nevojsh\u00ebm, nd\u00ebrsa 66% e atyre\nq\u00eb nuk i p\u00ebrkasin asnj\u00eb partie dhe 49% e republikan\u00ebve amerikan\u00eb mendojn\u00eb se\nOKB-ja luan ende nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.&nbsp;&nbsp;\nGallup ve n\u00eb dukje se mb\u00ebshtetja e fort\u00eb dhe e vazhdueshme p\u00ebr NATO-n\ndhe OKB-n\u00eb, madje edhe n\u00eb periudh\u00ebn e platform\u00ebs politike, \u201cAmerika e para\u201d e\npresidentit Trump, amerikan\u00ebt e t\u00eb gjitha prirjeve politike vler\u00ebsojn\u00eb rolin q\u00eb\nluajn\u00eb organizatat dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjidhjen e problemeve\nme t\u00eb cilat p\u00ebrballet bota. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, eshte matur mb\u00ebshtetja p\u00ebr NATO-n edhe n\u00eb Gjermani.&nbsp; Megjith\u00eb ndryshimet q\u00eb ekzistojn\u00eb midis\namerikan\u00ebve dhe gjerman\u00ebve mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb\nmarr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, ata ndajn\u00eb mendime pothuaj t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebrsa i p\u00ebrket\nAleanc\u00ebs NATO, si dhe Rusis\u00eb e Kin\u00ebs, njoftojn\u00eb Qendra Amerikane Pju e\nsondazheve dhe enti gjerman Korber-Stiftung.&nbsp;\nSipas k\u00ebtij sondazhi, gjerman\u00ebt ashtu si amerikan\u00ebt mb\u00ebshtesin fuqish\u00ebm\nAleanc\u00ebn e NATO-s.&nbsp; Si n\u00eb Gjermani ashtu\nedhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sipas k\u00ebtij sondazhi, mb\u00ebshtetja mbetet e lart\u00eb\np\u00ebr NATO-n, madje edhe pas p\u00ebrplasjes midis Presidentit Trump dhe Kancelares\ngjermane Merkel, n\u00eb lidhje me shpenzimet ushtarake dhe p\u00ebr influenc\u00ebn ruse, n\u00eb\ntakimin e Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore n\u00eb Bruksel, korrikun q\u00eb kaloi.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Raporti i k\u00ebtyre dy firmave t\u00eb sondazheve &#8212; nj\u00ebra gjermane e\ntjetra amerikane \u2013 rithekson faktin se mendimet e amerikan\u00ebve dhe t\u00eb gjerman\u00ebve\nndaj Rusis\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb jo t\u00eb favorshme dhe se pik\u00ebpamjet pozitive ndaj\nRusis\u00eb, jan\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb SHBA \u00e7\u2019prej vitit 2011,\nkur an\u00eb e mban\u00eb Rusis\u00eb u mbajt\u00ebn protestat popullore dhe pas akuzave p\u00ebr\nvjedhje t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb atij vendi, duke arritur nj\u00eb nivel\nedhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, n\u00eb vitin 2014, pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb nga Moska.<\/p>\n\n\n\n<p>Thirrjeve t\u00eb Presidentit Trump p\u00ebr rritjen e shpenzimeve\nushtarake, Gjermania u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pozitivisht. &nbsp;Mediat gjermane kan\u00eb njoftuar muajin q\u00eb kaloi\nse qeveria gjermane ka siguruar Organizat\u00ebn e Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior se\nka vendosur t\u00eb rris\u00eb gradualisht shpenzimet p\u00ebr mbrojtje, megjith\u00eb ngadal\u00ebsimin\ne pritsh\u00ebm t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike n\u00eb Gjermani. &nbsp;Ashtu si edhe vendeve t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb\nNATO-s, Shtetet e Bashkuara i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje Gjermanis\u00eb q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb\nshpenzimet ushtarake me 2% t\u00eb ardhurave komb\u00ebtare (GDP), n\u00eb p\u00ebrputhje me\nobjektivin e caktuar nga vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, n\u00eb vitin 2014. &nbsp;Pritet q\u00eb t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s\nt\u00eb realizojn\u00eb angazhimin e marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb rrisin, gradualisht, shpenzimet\nushtarake me 2% deri n\u00eb vitin 2024. <\/p>\n\n\n\n<p>Dje (t\u00eb enjt\u00ebn), Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i NATO-s, Jens\nStoltenberg botoi Raportin Vjetor t\u00eb Aleanc\u00ebs politiko-ushtarake q\u00eb ai drejton,\nnj\u00eb \u201cAleance moderne q\u00eb u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb sot\u00ebme ndaj siguris\u00eb, q\u00eb u\nadaptohet sfidave t\u00eb reja dhe e cila investon p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb\ntjera n\u00eb parath\u00ebnien e raportit vjetor.&nbsp;\nRaporti sh\u00ebnon edhe 70-vjetorin e themelimit t\u00eb NATO-s me nj\u00eb\np\u00ebrspektiv\u00eb historike t\u00eb arritjeve dhe sukseseve t\u00eb Aleanc\u00ebs \u00e7\u2019prej themelimit\nt\u00eb saj n\u00eb vitin 1949 e deri m\u00eb sot, p\u00ebrfshir\u00eb antar\u00ebsimin n\u00eb NATO t\u00eb\nish-vendeve komuniste, dikur kund\u00ebrshtare t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <a href=\"https:\/\/nato.cmail19.com\/t\/r-l-jtuylild-uryduihjyd-u\/\"><\/a><\/p>\n\n\n\n\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit nga firma amerikane e sondazheve, Gallup, Inc., 52% e amerikan\u00ebve e konsiderojn\u00eb fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb si nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim serioz\u201d ndaj interesave jetike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rusia z\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb amerikan\u00ebt i konsiderojn\u00eb si \u201carmiq kryesor\u00eb\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-22097","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22097"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22098,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22097\/revisions\/22098"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}