{"id":22075,"date":"2019-03-12T17:30:35","date_gmt":"2019-03-12T16:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22075"},"modified":"2019-03-12T17:30:35","modified_gmt":"2019-03-12T16:30:35","slug":"analize-e-radio-europa-e-lire-per-gjukanoviqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=22075","title":{"rendered":"ANALIZ\u00cb  E \u201cRADIO EUROPA E LIRE\u201d P\u00cbR GJUKANOVIQIN"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Millo-gjukanoviq.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2456\" width=\"500\" height=\"375\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>GJUKANOVIQ: Babai I kombit, p\u00ebr\u00e7ar\u00ebsi I Malit t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkruan: <\/strong><strong>Dragan\n\u0160tavljanin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Perktheu: Simon Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c Pamje madh\u00ebshtore dhe gjithmon\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb\ne \u2018oborrtar\u00ebve\u2019, ai gjithashtu paraqitet si nj\u00eb nga Knjazet-Vlladiket t\u00eb cil\u00ebt\nme shekuj kan\u00eb sunduar Malin e Zi para se ajo t\u00eb shkrihet brenda Jugollsavis\u00eb\npas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore\u201d, thekson Dimitar Beqev nga Universiteti I Karolin\u00ebs\ns\u00eb&nbsp; Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c\nEgzistojn\u00eb tre lloje vesi- alkooli, bixhozi dhe pushteti. Nga dy t\u00eb parat mund\nt\u00eb sh\u00ebrohesh, por nga vesi I tret\u00eb s\u2019ka sh\u00ebrim. Pushteti \u00ebsht\u00eb vesi m\u00eb I r\u00ebnd\u00eb\u2026\nT\u00eb gjith\u00eb I turren pushtetit, si fluturat e nat\u00ebs n\u00eb driten e qiriut\u201d, shkruan\nMesha Selimoviq p\u00ebr dashurin ndaj pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kjo\nndjenj\u00eb p\u00ebr pushtetit \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb si\u00e7 jan\u00eb ato ballkanike, n\u00eb t\u00eb\ncilat politika nuk trajtohet si nj\u00eb veprimtari racionale me q\u00ebllim arritjen e t\u00eb\nmir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mesianike, si fat, si aren\u00eb betejash t\u00eb pa m\u00ebshirshme\np\u00ebr t\u00eb realizuar interesin personal.<\/p>\n\n\n\n<p>Protestat n\u00eb Shqip\u00ebri, Serbi dhe Mal t\u00eb Zi\ntregojn\u00eb se qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pa k\u00ebnaqur dhe t\u00eb lodhur nga ajo politik\u00eb e cila,\ngjoja, b\u00ebhet n\u00eb emer t\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u00eb miren e tyre, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet\ninjorohen interesat e tyre. Karakteristik dhe I ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb shembulli I Malit\nt\u00eb Zi, I cili shkundet nga aferat, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt t\u00eb ngopur nga politikan\u00ebt n\u00eb\nqeverisje, por edhe nga ata n\u00eb opozit\u00eb, vendosin q\u00eb vet\u00eb ata t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr\nndryshme thelb\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Fitili p\u00ebr demonstratat e p\u00ebrmendura \u00ebsht\u00eb rasti\n\u201c Zarfi\u201d, m\u00eb sakt\u00ebsisht video t\u00eb cilin e ka publikuar biznesmeni Dushko\nKnezheviq, dikur I af\u00ebrt me qeverin\u00eb, ku shihet se si ish kreybashkiakut t\u00eb\nPodgoric\u00ebs Sllavoljub Stjepoviqit, para zgjedhjeve t\u00eb 2016-es I dor\u00ebzon zarfin,\nsi\u00e7 pohon me 97.500 euro.<\/p>\n\n\n\n<p>Knezheviq ka gjetur streh\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr para nisjes\ns\u00eb hetimeve t\u00eb prokuroris\u00eb malazeze p\u00ebr \u201cAferen Atkas\u201d, ku \u00ebsht\u00eb I akuzuar p\u00ebr\nmashtrime t\u00eb ndryshme. Ky biznesmen kontravers pretendon se ka financuar me\nmiliona euro partin\u00eb n\u00eb pushtet (DPS) dhe Gjukanoviqin personalisht.&nbsp;&nbsp; Opozita dhe organizata t\u00eb ndryshme jo\nqeveritare p\u00ebr vite kan\u00eb treguar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim, por nuk kan\u00eb mundur ti\nprovojn\u00eb. Tani p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u201cinsajder\u201d njxerr \u201c rrobat e pista\u201d nga\npallati, t\u00eb cilave lider\u00ebt autoritar u frik\u00ebsohen m\u00eb s\u00eb shumti.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe, video e lart\u00eb p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb publikuar\nme 11 janar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur 30 vite m\u00eb par\u00eb Gjukanovi dhe kuadra tjer\u00eb\nt\u00eb rinj\u00eb erdhen n\u00eb pushtet pas t\u00eb ashtuquajturit \u201cRevolucion antiburokratik\u201d,\nduke I nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb komunist\u00ebt e vjet\u00ebr. At\u00ebher\u00eb lindi edhe sllogani:\n\u201cVitet nisin me janarin\u201d. Tre dekada m\u00eb pas, Gjukanoviq p\u00ebrballet me sfiden m\u00eb\nt\u00eb madhe gjat\u00eb sundimit t\u00eb tij- gjithashtu q\u00eb vjen nga rruga.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>GJUKANOVIQ,\nSUNDUESI ME M\u00cb JET\u00cb GJAT\u00cb N\u00cb EUROP\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mali I Zi mban\u00eb rekordin europian p\u00ebr koh\u00ebn e q\u00ebndrimit\nn\u00eb pushtet t\u00eb liderit t\u00eb vet Millo Gjukanoviq- 30 vite n\u00eb qeverisje.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr disa vite mund t\u00eb arrijn\u00eb edhe Titon n\u00ebse I\nkap\u00ebrcen edhe sfidat m\u00eb t\u00eb reja. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Mali I Zi \u00ebsht\u00eb vendi I vet\u00ebm\npostkomunist n\u00eb t\u00eb cilin nuk u b\u00eb shk\u00ebputje me sistemin e m\u00eb parshem, at\u00eb nj\u00eb\npartiak. DPS-I I Gjukanoviqit \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtari I Lidhjes Komuniste. Ndjek\u00ebsit\ne saj thon\u00eb se rrethanat thelb\u00ebsore kan\u00eb ndryshuar, sakt\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb\naplikuar&nbsp; sistemi shum\u00eb partiak dhe se\najo mbijeton n\u00eb pushtet fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb fakt, n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb\nende actual motoja e Nikolla Pashiqit, se ai q\u00eb organizon zgjedhjet ai edhe I\nfiton. Kjo ve\u00e7anartisht vlen p\u00ebr Malin e Zi ku opozita nuk ka arritur t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\nqeverin\u00eb e cila kontrollon gjitha levat e pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj Gjukanoviq, ashtu si Aleksandar Vu\u00e7iq, I\nthon\u00eb opozit\u00ebs- fitoni zgjedhjet- sepse e din\u00eb se nuk kan\u00eb shanse. Ashtu e\nlegjitimojn\u00eb pushtetin e vet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me nj\u00eb demokraci formale\nzgjedhore, n\u00eb thelb t\u00eb pa reformuar, p\u00ebr t\u00eb cilen vendoset nga nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr, m\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb themi nga nj\u00eb person, si n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Prandaj b\u00ebhet\npyetja,&nbsp; a \u00ebsht\u00eb ndopak e mundur q\u00eb t\u00eb\nvijn\u00eb ndryshimet p\u00ebrmes zgjedhjeve?<\/p>\n\n\n\n<p>Gjukanoviq \u00ebsht\u00eb treguar I jasht\u00ebzakonshem gjith\u00eb\nk\u00ebto vite, n\u00eb Ballkan ai ka nj\u00eb reflex politik t\u00eb pa arritsh\u00ebm, nuhatje p\u00ebr\nmomentin, p\u00ebrkat\u00ebsiht aft\u00ebsi q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb reagoj dhe t\u00eb p\u00ebrshtas\u00eb politiken e\ntij, por edhe diametralisht t\u00eb ndryshoj, e q\u00eb ajo t\u00eb mos duket kund\u00ebr rrym\u00ebs,\npor si nj\u00eb radhitje e natyrshme e vepimeve, duke I paraqitur ato si vizione n\u00eb\ninteres t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka arritur edhe mb\u00ebshtetjen e zgjedh\u00ebsve\ndhe ka betonuar pushtetin e tij. <\/p>\n\n\n\n<p>Mjesht\u00ebrisht ka mbajtur timonin mes shk\u00ebmbinj\u00ebve\nt\u00eb thepisur dhe t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb&nbsp; politikan\u00ebve\nballkankit dhe pas \u00e7do kthese t\u00eb b\u00ebr\u00eb ka dal\u00eb edhe m\u00eb I fuqish\u00ebm. Nga \u00e7do gj\u00eb\nka zgjedh kontributet, ose m\u00eb mir\u00eb vet\u00eb I ka krijuar mund\u00ebsit\u00eb. Fillimisht me\nmb\u00ebshtetje, nd\u00ebrsa pas distancimit nga Millosheviqi; ruajtja e balanc\u00ebs gjat\u00eb\nviteve 90-t\u00eb mes unitarist\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb shk\u00ebputjes s\u00eb Malit t\u00eb Zi;\nkur n\u00eb 1992 akuzonte Lidhjen Liberale p\u00ebr separatiz\u00ebm dhe 14 vite m\u00eb pas do\nmerrte n\u00eb dor\u00eb flamurin e rim\u00ebk\u00ebmbjes se shtet\u00ebsis\u00eb malazeze; hapjen e Malit t\u00eb\nZi p\u00ebr investimet Ruse dhe m\u00eb pas diga kryesore kund\u00ebr ndikimit t\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb\nvend.<\/p>\n\n\n\n<p>Iako nasljednica Saveza komunista, \u0110ukanovi\u0107 je\nuspio da njegov DPS deluje modernije od politi\u010dkih protivnika, prije svega\nprosrpske opozicije.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse pasardh\u00ebse e Lidhjes Komunist\u00eb,\nGjukanoviqi arriti q\u00eb&nbsp; DPS-i I tij t\u00eb ket\u00eb\nndikim m\u00eb modern se kund\u00ebrshtar\u00ebt politik, sidomos nga opozita pro serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushteti I pa kap\u00ebrcyesh\u00ebm n\u00eb vend t\u00eb garantuar\nnga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar, s\u00eb pari nga ata perendimor\u00eb, si dhe p\u00ebrceptimi I\nbashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Gjukanoviqit si nj\u00eb factor I pa tjetr\u00ebsyeshem I\nstabilitetit, e kan\u00eb ndihmuar ndjesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb fuqizoj pushtetin n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e kan\u00eb d\u00ebmtuar as hetimet e prokuror\u00ebve\nItalian p\u00ebr kontraband\u00ebn e cigareve, as edhe akuzat e shum\u00ebta p\u00ebr veprimtari t\u00eb\ndyshimt\u00eb, deri sa n\u00eb vendin fqinj\u00eb Kroaci kryeministri Ivo Sander p\u00ebrfundoi n\u00eb\nburg p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve t\u00eb ndryshme. M\u00eb kot\u00eb gjat\u00eb atyre viteve \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb\nse \u201csanaderizimi\u201d shum\u00eb shpejt do zgj\u00ebrohet edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka par\u00eb shpinen e shum\u00ebve q\u00eb d\u00ebshiruan ta\nzhdukin politikisht, fillimisht Sllobodan Millosheviqit, e m\u00eb pas edhe bashk\u00ebluft\u00ebtarit\nt\u00eb dikursh\u00ebm Momir Bullatoviq. Edhe nj\u00eb aleat nga fillimi I karrier\u00ebs Svetozar\nMaroviq, ka k\u00ebrkuar streh\u00eb n\u00eb Beograd pas vendimeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr krime\nfinanciare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cGjukanoviq \u00ebsht\u00eb treguar m\u00eb I aft\u00eb dhe m\u00eb pak\nideologjikisht I veshur se shumica e politikan\u00ebve n\u00eb rajon, \u00e7ka I ka lejuar q\u00eb\nt\u00eb rimodeloj agjenden dhe politiken e tij n\u00eb p\u00ebrputhje me trendet e koh\u00ebs\u201d, u\nshpreh p\u00ebr REL Florian Bieber, ekspert p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Universitetin e Gracit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kritik\u00ebt pretendojn\u00eb se politikan pa ideologji,\np\u00ebrkat\u00ebsisht e vetmja ideologji e tij \u00ebsht\u00eb pushteti. Nj\u00eb prototip modern I\n\u201cSunduesit\u201d t\u00eb Makjavelit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c Pamje madh\u00ebshtore dhe\ngjithmon\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e \u2018oborrtar\u00ebve\u2019, ai gjithashtu paraqitet si nj\u00eb nga\nKnjazet-Vlladiket t\u00eb cil\u00ebt me shekuj kan\u00eb sunduar Malin e Zi para se ajo t\u00eb\nshkrihet brenda Jugollsavis\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore\u201d, thekson Dimitar\nBeqev nga Universiteti I Karolin\u00ebs s\u00eb&nbsp;\nVeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c Mali I\nZi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb I p\u00eblqen sunduesit ky \u00ebsht\u00eb mentaliteti jon\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr REL\nBllagota Mitriq, profesor I drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb pension.<\/p>\n\n\n\n<p>Sado q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb si baba t\u00eb kombit sidomos\npas rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb malazeze n\u00eb 2006, po aq e p\u00eb\u00e7an vendin, sepse jan\u00eb\nshum\u00eb nga ata q\u00eb e kritikojn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka mir\u00ebkuptues ndaj tij q\u00eb do thot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb\nfaktor p\u00ebrbashkues I shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb malazeze.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00cb RINJ\u00cb,\nT\u00cb MEN\u00c7UR, T\u00cb BUKUR, ME FANELA LESHI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjukanoviq dhe bashk\u00ebluft\u00ebtaret e tij Momir\nBullatoviq, Svetozar Maroviq&nbsp; \u201c luan\u00ebt e\nrinj\u00eb\u201d t\u00eb tjer\u00eb, si\u00e7 edhe I kan\u00eb quajtur, erdhen n\u00eb pushtet n\u00eb val\u00ebn e pak\u00ebnaq\u00ebsive\npopullore ndaj struktur\u00ebs s\u00eb kalbur komuniste t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhjet\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb intervist\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit autor,\nn\u00eb serialin \u201c Shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb\u201d, Gjukanoviq n\u00eb vitin 1998 u shpreh se\nnuk e ka imagjinuar se manipulimi I popullit do merrte p\u00ebrmasa t\u00eb tilla, por n\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb simpatike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb\u00eb sjell risi n\u00eb\nsistemin e koh\u00ebs q\u00eb ishte shum\u00eb I ngurt\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c N\u00eb ato\nmoment u paraqit zoti Millosheviq I cili dallohet nga t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb jet\u00ebn\npolitike t\u00eb Jugosllavis\u00eb, n\u00ebse p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr retoriken e tij krejt\u00ebsisht\nt\u00eb re. Kjo ka qen\u00eb q\u00eb ka ngjall\u00eb simpati t\u00eb nj\u00eb num\u00ebr I madh njer\u00ebzish, pavar\u00ebsisht\nse sot t\u00eb gjith\u00eb do donin q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb heqin nga vetja at\u00eb bashk\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi\nndaj asaj m\u00ebnyre t\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb Millosheviqit. Un\u00eb , sigurisht, nuk dua ta b\u00ebj\u00eb.\nDuhet t\u00eb them krejt hapur se Millosheviqi aso kohe ishte njeriu q\u00eb premtonte at\u00eb\nrisi t\u00eb pritshme n\u00eb skenen jugosllave, gjegj\u00ebsisht reformat e pritshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb\nGjukanoviq p\u00ebr REL vjesht\u00ebn e 1999-es.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb liderit serb Gjukanoviq\ne ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201c Ilustrovana\npolitika\u201d n\u00eb fillim t\u00eb 1990-es.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c Sllobodan Millosheviq \u00ebsht\u00eb&nbsp; gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb I ka ndodhur Jugosllavis\u00eb\nn\u00eb k\u00ebto moment, kur forcat fashiste gjak\u00ebpir\u00ebse n\u00eb Kroaci dhe Slloveni po duan\nt\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga 1945-sa e deri sot. Jam krenar q\u00eb\nn\u00eb k\u00ebto moment historike kam mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj krah p\u00ebr krah n\u00eb mbrojtje t\u00eb\nrrjedhave t\u00eb revolucionit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithsesi, Momir Bullatoviq, Millo Gjukanoviq\ndhe Svetozar Maroviq, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb quajtur \u201ctrijumvirat\u201d, fusin frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb\npolitik\u00eb, sidomos n\u00eb kontaktin e drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me qytetar\u00ebt. I quajten \u201c: T\u00eb\nrinj\u00eb, t\u00eb bukur dhe t\u00eb m\u00ebn\u00e7ur\u201d, kryesisht vesheshin me fanela leshi. Edhe\nveshja duhej t\u00eb theksonte k\u00ebr\u00eb risi p\u00ebrkundrejt politikan\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr komunist\nt\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb kostume e kollare,&nbsp; por\nedhe modestin\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, shum\u00eb shpejt edhe ata I nd\u00ebrrojn\u00eb fanelat e\nleshit me kostumet shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta se mbanin para ardh\u00ebsit e tyre.\nMegjith\u00eb at\u00eb, drejtuesit e rinj\u00eb kan\u00eb popullaritet t\u00eb madh, ku shum\u00eb shpesh n\u00eb\ntakime p\u00ebrdorej parulla \u201c Askush nuk goxon t\u00eb prek Sveton, Millon e Momirin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Varianti tjet\u00ebr I k\u00ebsaj parulle q\u00eb tregon edhe\nalenac\u00ebn e ngusht\u00eb me politiken e Millosheviqit :\u201d Askush nuk guxon t\u00eb prek\u00eb\nSllobon, Millon e Momirin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>LUFTA P\u00cbR\nPAQE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb shpejt Jugosllavia shp\u00ebrb\u00ebhet dhe futet n\u00eb\nnj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjak\u00ebshme. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Malin e Zi, pjes\u00ebmarrja e ushtar\u00ebve\nrezerv\u00eb n\u00eb frontin e Dubrovnikut do mbesin nj\u00eb njoll\u00eb e zez\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Millo Gjukanoviq I cili me 29 vitet e tij b\u00ebh\u00ebt\nkryeministri m\u00eb I ri n\u00eb Europ\u00eb, gjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb 1999-es ka th\u00ebn\u00eb se do\nishte jo serioze t\u00eb mos ndjente p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale p\u00ebr ngjarjet tragjike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c Un\u00eb\nasesi nuk mund ti shmang\u00ebm pjes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb&nbsp; at\u00eb \u00e7ka ajo politik\u00eb solli. Por m\u00eb duhet t\u00eb\nthem, p\u00ebr nevoja t\u00eb politik\u00ebs ditore dhe interpretimeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr\nDubrovnikun, jan\u00eb episode shum\u00eb t\u00eb pa k\u00ebnd\u00ebshme, sa q\u00eb Mali I Zi \u00ebsht\u00eb vendosur\nn\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb disfavorsh\u00ebm n\u00eb raport\u00eb me at\u00eb s\u00eb \u00e7far ka ndodhur realisht.\nShpesh flitet edhe n\u00eb opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zullumet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ushtria\nmalazeze n\u00eb frontin e Dubrovnikut. Duhet ditur se Mali I Zi nuk ka pasur ushtri\nt\u00eb vet\u00ebn dhe se nuk pas ndonj\u00eb interest \u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb as n\u00eb\nfrontin e Dubrovnikut e as n\u00eb ndonj\u00eb front tjet\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Gjukanoviq.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb arkivat e mediave kan\u00eb mbetur t\u00eb\nshenuara deklaratat djeg\u00ebse t\u00eb b\u00ebra n\u00eb fillimin e luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 thekson profesor Srgja Pavlloviq, zyrtar\u00ebt n\u00eb\nPodgoric\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje se si Malit t\u00eb Zi i kanoset rreziku nga pushtimi\nKroat, dhe ju kujtojn\u00eb se do mbrohen me t\u00eb gjitha mjet\u00ebt n\u00eb dispozicion.\nGjukanoviq n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u201c p\u00ebr shkak t\u00eb shahut kroat ka ngrir\u00eb shahu\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Pavlloviq shprehet se pavar\u00ebsisht\nretorik\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik se Mali I Zi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb m\u00eb Kroacin\u00eb, \u201c\nnj\u00eb dit\u00eb pasi artileria e APJ ndezi predhat e para n\u00eb fshatrat e Konavljes,\nMinistria e pun\u00ebve t\u00eb br\u00ebnd\u00ebshme malazeze ka l\u00ebshuar urdh\u00ebrin e fsheht\u00eb p\u00ebr\nmobilizim t\u00eb nj\u00ebsive special t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb kishin detyr\u00eb t\u00eb kryenin veprime\nluftarake n\u00eb konfliktin p\u00ebrgjat\u00eb kufirit malazezo-kroat\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo dukshem ka qen\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs \u201cluft\u00eb\np\u00ebr paqe\u201d, si\u00e7 e p\u00ebrshkruante asko kohe Svetozar Maroviq. Gjukanoviq gjat\u00eb\ntakimit me Presidentin e Kroacis\u00eb Stipe Mesiq n\u00eb Cavtat n\u00eb vitin 2000 ka\nshprehur keqardhje p\u00ebr ngjarjet n\u00eb frontin e Dubrovnikut.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dekad\u00eb e gjys\u00ebm m\u00eb von\u00eb pas \u201cepisodit\u201d t\u00eb\nlart\u00eb p\u00ebrmendur, sakt\u00ebsisht n\u00eb vitin 2007, Maroviqit dhe Gjukanoviqit I jan\u00eb\nakorduar dekoratat p\u00ebr paqe nga Unioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar I humanizmit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>KONFLIKTI\nI PAR\u00cb ME MILLOSHEVIQIN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve \u201990-t\u00eb, nuk ka pas\nstonime t\u00eb duk\u00ebshme mes udh\u00ebheqjes malazeze dhe Millosheviqit, edhe pse aty k\u00ebtu\nka pasur mosmarrveshje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cKushtetuta e Zhabljakut\u201d( shpallet Mali I Zi\nshtet ekologjik) nga i cili krijohet edhe \u201cprerja\u201d, Republika Federative e\nJugosllavis\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Serbija dhe Mali I Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjukanoviqi ka pritur momentin e duhur dhe p\u00ebr\nher\u00eb t\u00eb par\u00eb publikisht n\u00eb vitin 1997, ka kritikuar Millosheviqin, pas\nprotestave masive tre mujore n\u00eb Serbi p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes s\u00eb votave. E ka\nquajtur liderin serb \u201c njeriu me filozofi t\u00eb vjetruar politike I cili \u00ebsht\u00eb I\nrrethuar nga ndihm\u00ebsit e korruptuar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjukanoviqi me siguri ka vler\u00ebsuar se pozita\npolitike e Millosheviqit \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar nga protestat qytetare. Gjithashtu, ka\nndjer\u00eb nevojen t\u00eb mbrohet nga sulmet e bashk\u00ebshortes s\u00eb Millosheviqit, Mira\nMarkoviq e cila donte t\u00eb krijonte deg\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb saj E majta Jugosllave\nedhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb arkivat e mediave ka mbetur I\nshenuar edhe versioni jo zyrtar se Mira Markoviq ka dashur q\u00eb t\u00eb mbroj\ninteresat e djalit t\u00eb saj Marko n\u00eb kontrabanden e cigareve, ku dyshohet se edhe\nGjukanoviqi ka pasur hisen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb distancimin e tij nga Millosheviqi me siguri\nka ndikuar edhe Perendimi I cili k\u00ebrkonte aleat n\u00eb Ballkan me q\u00ebllim dob\u00ebsimin\ne pozit\u00ebs se njeriut ende m\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm n\u00eb rajon. Pas ndarjes me Momir\nBullatoviqin dhe fitores n\u00eb zgjedhjet presidenciale, nga viti 1998 Gjukanoviq\nnd\u00ebrpret mardh\u00ebniet me institucionet federative si reagim ndaj injorimit q\u00eb I b\u00ebh\u00ebt\nshumices s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, theksojm\u00eb vendimit t\u00eb Millosheviqit q\u00eb p\u00ebr\nkryeminist\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb t\u00eb emroj Momir Bullatoviqin, edhe pse partia e tij\nka humbur n\u00eb zgjedhjet e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka arritur t\u00eb ruaj paqen dhe qet\u00ebsin\u00eb pavar\u00ebsisht\nprovokimeve t\u00eb Batalionit t\u00eb htat\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave, veprimtaria e t\u00eb\ncilit n\u00eb Mal t\u00eb Zi ishte provokuese. Megjith\u00eb at\u00eb Gjukanoviq nuk zgjedh q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb\nnj\u00eb ndarje radikale me Serbin\u00eb, sepse parashikon se mund t\u00eb ishte me risk t\u00eb\nlart\u00eb, por vazhdon q\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb q\u00ebn\u00ebsin\u00eb e shtetit malazez. Bojkoton zgjedhjet\nfederative n\u00eb vitin 2000 n\u00eb t\u00eb cilat&nbsp;\nndodh p\u00ebrmbysja e Millosheviqit. U ofron streh\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi liderve t\u00eb\nopozit\u00ebs serbe, I ndihmon me logjistik\u00eb por refuzon thirrjen e tyre p\u00ebr bashkim\nkunder Millosheviqit. As Sekretarja e shtetit amerikan Ollbrajt nuk arriti ta\nbind q\u00eb t\u00eb mos bojkotoj zgjedhjet e lart\u00eb p\u00ebrmendura.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi I tij q\u00eb n\u00eb vitin 2002 t\u00eb pranoj marr\u00ebveshjen\ne Beogradit p\u00ebr krijimin e bashk\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore me Serbin\u00eb, ka d\u00ebshp\u00ebruar shum\u00eb\nmb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij sepse gjykonin se tani \u00ebsht\u00eb moment I duhur q\u00eb Mali I Zi t\u00eb\nkthej pavar\u00ebsin\u00eb. Por Gjukanoviqi si\u00e7 duket e ka gjykuar se ende nuk koha,\nsepse ka qen\u00eb p\u00ebrball\u00eb presionit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb\npranoj k\u00ebt\u00eb zgjidhje, t\u00eb cil\u00ebt gjykonin se pas r\u00ebnies s\u00eb Millosheviqit nuk ka\narsye p\u00ebr ndarje mes Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrndryshe, pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb ceremonin e\nvarrimit t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb Zoran Gjingjiq n\u00eb vitin 2003, p\u00ebr dhjet\u00eb\nvite nuk ka qen\u00eb n\u00eb Beograd, edhe pse presidenti I Serbis\u00eb Boris Tadiq nj\u00eb dit\u00eb\npas referndumit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb erdhi n\u00eb Podgoric\u00eb p\u00ebr t\u00eb uruar zyrtar\u00ebt malazez.\nArsyeja ishte mardh\u00ebniet e r\u00ebnduara me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica,\nI cili ka minuar referendumin, dhe m\u00eb von\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsia e Beogradit pasi Mali I\nZi njohu pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Beograd erdhi n\u00eb 2013-en, nj\u00eb vit pasi n\u00eb\npushtet ishte Aleksandar Vu\u00e7iq me t\u00eb cilin ka vendosur marrdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb\nngushta se sa kishte m\u00eb par\u00eb me Opoziten demokratike t\u00eb Serbis\u00eb (DOS).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>LIDHJET\nRUSE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr referendum ai llogariti s\u00eb\npari n\u00eb mb\u00ebshtetjen nga Perendimi, por edhe Rusia I ka ndihmuar. Qeveria e\nMalit t\u00eb Zi nj\u00eb vit para referendumit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2006-t\u00eb, shiti\nKombinatin e Aluminit (KAP) oligarkut rus Oleg Deripaska. Revista amerikane\n\u201cTime\u201d n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 shkruan se Deripaska ka vendosur q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes Malin\ne Zi n\u00eb rrugen drejt\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, si dhe t\u00eb bind bot\u00ebn q\u00eb ta njohin si shtet\nSovran.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cT\u00eb\nrealizoj k\u00ebt\u00eb, Deripaska ka ofruar edhe ndihmen e disa prej k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb\ntij duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Manaforta ( Pol- shef I fushat\u00ebs s\u00eb Donal Trump, I\nakuzuar n\u00eb hetimin mbi ndikimin rus n\u00eb zgjedhjet presidenciale amerikane n\u00eb\n2016-en, si dhe p\u00ebr pastrim parash\u00eb). \u201c Ishin ekip I mir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb zyrtar\u00eb\nI lart\u00eb malazez I p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zgjedhje. \u201c Ata na kan\u00eb ndihmuar t\u00eb marrim mb\u00ebshtetjen\ne nevojshme nga partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, nga Rusia dhe Perendimi, ka th\u00ebn\u00eb\np\u00ebr \u201cTime\u201d zyrtari malazez me kushtin q\u00eb t\u00eb mbetet anonym\u201d, thekson revista\namerikane.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PAS\nREFERENDUMIT ERDHEN EDHE INVESTITOR\u00cbT RUS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMali I Zi deri pak vite m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb mjaft I\nhapur p\u00ebr inevstimet ruse. Shum\u00eb Rus vendosen marrdh\u00ebnie biznesi dhe zhvilluan\nbizneset e tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi, blen\u00eb troje. Q\u00eb do thot\u00eb, zoti Gjukanoviq k\u00ebt\u00eb ka\ndashur. Nd\u00ebrsa sot \u00ebsht\u00eb e \u00e7udit\u00ebshme se si ai ankohet p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen ruse pasi\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi shum\u00ebvje\u00e7are\u201d, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb 2015-en p\u00ebr\nREL Vofgang Pertich ish- I d\u00ebgruari nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Bosne dhe Hercegovinen.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr KAP( Kombinatin e Aluminit n\u00eb\nPodgoric\u00eb\u201d, qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi me parat\u00eb e tyre kan\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb\nfatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsumuar nga kjo nd\u00ebrmarrje, aksioneri\nm\u00eb I madh I s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Deripaska, I cili ka edhe mb\u00ebshtetje dashamir\u00ebse t\u00eb\nQeveris\u00eb, duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm si t\u00eb rris\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb pasurin\u00eb e\ntij. Pas k\u00ebsaj s\u00ebrish duke ju falenderuar mb\u00ebshtetjes qeveritare, arriti q\u00eb nga\nbankat t\u00eb marrin kredi n\u00eb form\u00eb huaje rreth 130 milion euro, t\u00eb cilin nuk e ka\nkthyer asnj\u00ebher\u00eb, duke mos pasur asnj\u00eb lloj\u00eb penaliteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, bankat aktivizuan garancin\u00eb e Qeveris\u00eb\ndhe qytetar\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb kredin I cili s\u00eb bashku me kamat\u00ebvonesat\n\u00ebsht\u00eb rreth 170 milion euro. KAP, \u00ebsht\u00eb shembulli se si jan\u00eb thurur shum\u00eb marr\u00ebveshje\nbiznesi, t\u00eb kritikuara jo vet\u00ebm nga opozita, por kan\u00eb ngjallur edhe dyshimet e institucioneve\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kombinati I Aluminit (KAP) u b\u00eb me\npronar t\u00eb rinj\u00eb, dhe konflikti me Deripasken, oligarkun e af\u00ebrt me Kremlinin, u\nmbulua me ftohje t\u00eb marrdh\u00ebnieve mes Mosk\u00ebs dhe Podgoric\u00ebs sidomos kur Mali I\nZi ishte af\u00ebr, dhe n\u00eb fund edhe u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s n\u00eb vitin 2017-t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>T\u00cbRHEQJE\nDHE RIKTHIM<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjukanoviqi tre her\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga\nfunksionet shtet\u00ebrore, por \u00ebsht\u00eb rikthyer. Her\u00ebn e par\u00eb e b\u00ebri n\u00eb 2006-en,\nishte moment I mir\u00eb sepse Mali I Zi riktheu sovrantitetin e vet dhe ky fakt I\ngarantoj atij vend t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshem n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare. Vendimin e tij e\narsyetoj me lodhje ndaj t\u00eb b\u00ebrit me politiken e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, mbajti poziten e liderit n\u00eb parti, e cila \u00ebsht\u00eb\nn\u00eb fakt kryesorja n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, sepse \u201c ku \u00ebsht\u00eb Millo, aty \u00ebsht\u00eb pushteti\u201d.\nNd\u00ebrkoh\u00eb, iu p\u00ebrkushtua biznesit. Duke u rikthyer n\u00eb 2008-en sepse pasardh\u00ebsi I\ntij n\u00eb funksionin e kryeministrit Zheljko Shturanoviq s\u00ebmur\u00ebt dhe m\u00eb pas edhe\nnd\u00ebrron jet\u00eb . <\/p>\n\n\n\n<p>Her\u00ebn e dyt\u00eb u largua n\u00eb 2010-en, Momenti s\u00ebrish\nI volitshem sepse Mali I Zi mori statusin e vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE. Pasardh\u00ebsi\nI tij \u00ebsht\u00eb I riu Igor Llukshiq, por Gjukanoviq rikthehet s\u00ebrish n\u00eb vitin\n2012-t\u00eb. Her\u00ebn e tret\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb vitin 2016-t\u00eb, pas zgjedhjeve parlamentare\ndhe \u201cgrushtit t\u00eb shtetit\u201d, gjegj\u00ebsisht tentativ\u00ebs s\u00eb supozuar t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysje\nt\u00eb tij, rast q\u00eb ende trondit\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ai rikthehet s\u00ebrish n\u00eb 2018-en, tashm\u00eb n\u00eb\npostin e Presidentit. Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb n\u00eb t\u00eb tre rastet e t\u00ebrheqjes s\u00eb\ntij nga funksionet shtetrore ka ndikuar Perendimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, sa her\u00eb ka llogaritur n\u00eb rolin e tij\nt\u00eb pakap\u00ebrcyeshem politik n\u00eb vend, gjat\u00eb momentete delicate, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti\nI distancimit nga Millosheviqi, m\u00eb pas njohja e Kosov\u00ebs, hyrja n\u00eb NATO n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nq\u00eb t\u00eb ulet ndikimi Rus n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb SHBA dhe BE, v\u00ebrejn\u00eb se\nfuqia e &nbsp;till\u00eb politikei e Gjukanoviqit, duke\nshmangur institucionet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin demokratik t\u00eb Malit t\u00eb\nZi. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>ROB I\nSISTEMIT Q\u00cb KRIJOI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb Gjukanoviq, I cili padyshim ka nj\u00eb nuhatje\nt\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr momentin, me siguri e ka gjykuar se \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb t\u00ebrhiqet\nnga politika dhe t\u00eb mbes n\u00eb histori t\u00eb Malit t\u00eb Zi si personaliteti me merita t\u00eb\nm\u00ebdha, si lideri m\u00eb I suksesh\u00ebm q\u00eb nga koha e Njegoshit. <\/p>\n\n\n\n<p>Por si\u00e7 thekson Florian&nbsp; Bieber, Gjukanoviq ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e\nsistemit q\u00eb ai ka krijuar. N\u00eb at\u00eb system \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb politikanin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm\ndhe ka krijuar pasuri, t\u00eb cil\u00ebn kritik\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb qindra million euro. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr pun\u00ebt e tij t\u00eb dyshimtra, dhe t\u00eb familjes s\u00eb\ntij: djalit, v\u00ebllaut, motres, shkruan jo vet\u00ebm shtypi vendas por edhe ai I\nhuaj. Theksohet se Gjukanoviqi, sa ishte kryeminist\u00ebr ka n\u00ebnshkruar kon\u00e7esione\np\u00ebr nd\u00ebrtimin e mini hidrocentralit BB Hidri, I cili do drejtohet nga I biri\nBllazho. Nd\u00ebrkohe, mini hidrocentralet subvencionohen nga qytetar\u00ebt malazez p\u00ebrmes\nfatur\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb elektrike. <\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebt e fundit opinion publik shtron pyetjen se\nkush \u00ebsht\u00eb pronari I v\u00ebrtet\u00eb I viles n\u00eb Goric\u00eb prej 2000 metra katror.\nGjukanoviq mohon pretendimet e Dushko Knezheviqit se ky objekt \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e\ntij. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c \u00cbsht\u00eb e\nsakt\u00eb q\u00eb pronari I objektit n\u00eb fjal\u00eb ka biseduar me mua p\u00ebr nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb mund\u00ebshme,\njam shprehur se nuk kam interes n\u00eb k\u00ebto moment, por nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb\ne blerjes s\u00eb saj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Gjukanoviq. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke mos hyr\u00eb n\u00eb detaje, pyetjes se ku I merr\ngjith\u00eb ato para p\u00ebr bj\u00eb&nbsp; blerje eventuale\nt\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, e cila vler\u00ebsohet dhjet\u00eb million euro.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c Disa\nher\u00eb kam l\u00ebn\u00eb politiken shtet\u00ebrore dhe jam marr\u00eb me biznes\u2026 me ato biznese kam\nsiguruar kapital t\u00eb nevojsh\u00ebm. Por un\u00eb do ju rikujtoj se opinionit publik I\u2019a\nkam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr kapitalin e siguruar kam paguar tatimet dhe \u00e7do veprim\nI kryer \u00ebsht\u00eb padyshim ligjor\u201d, ka theksuar Gjukanoviq. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me biznes, ka qen\u00eb shef\nI DPS-it n\u00eb maxhoranc\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb partia m\u00eb e fuqishme n\u00eb pushtet, nga e cila \u00ebsht\u00eb\nshum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb dilet p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt ai \u00ebsht\u00eb I burgosur I sistemit q\u00eb ka\nkrijuar. Nuk mundet plot\u00ebsisht t\u00eb t\u00ebrhiqet, sepse me k\u00ebt\u00eb do dob\u00ebsonte pozitat\ne partis\u00eb s\u00eb tij, fuqia dhe mb\u00ebshtetja e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe varet\nnga ai. Nuk mundet as ta shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, sepse do \u00e7onte n\u00eb largimin e\ntij nga pushteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, n\u00eb loj\u00eb jan\u00eb edhe interesat e rrethit\nt\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pasuruar gjat\u00eb tranzicionit, I cili n\u00eb asnj\u00eb\nvend post-komunist nuk ka qen\u00eb krejt I past\u00ebr. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ka parsysh\u00eb\nedhe interesin e familjes dhe interesin personal. Me rastin e t\u00ebrheqjes s\u00eb tij\nt\u00eb plot\u00eb do ekspozohet nga sulmet jo vet\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs por edhe&nbsp; me shum\u00eb mund\u00ebsi&nbsp; t\u00eb&nbsp;\nsistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, paradosalisht, sistemi q\u00eb Gjukanoviqi ka\nkrijuar, mundet t\u00eb kthehet kund\u00ebr tij, dhe fitoret e politike t\u00eb kthehen n\u00eb\nhumbje. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>EDHE PAS\nMILLOS- MILLO<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Zyrtar\u00ebt malazez pretendojn\u00eb se si kjo ashtu\nedhe aferat e tjera jan\u00eb t\u00eb situsura me q\u00ebllim destabilizimin e Malit t\u00eb Zi dhe\nnj\u00eb ndryshim jasht\u00eb institucional t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb reagimi qytetar.\nProtestuesit I kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb afat q\u00eb deri me 15 mars t\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e\ntyre, mes tjerash q\u00eb Presidenti Millo Gjukanoviq dhe Kryeministri Dushko\nMarkoviq t\u00eb japin dor\u00ebheqjen. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opsion shum\u00eb pak I besueshem, k\u00eb\u00ebshtu\nq\u00eb qytetar\u00ebt, ashtu si\u00e7 kan\u00eb paralajm\u00ebruar do vazhdojn\u00eb protestat. <\/p>\n\n\n\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb se kush do forcohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb\npolitike t\u00eb \u201ct\u00ebrheqjes s\u00eb litarit\u201d, a do shuhen me koh\u00eb protestat, si\u00e7 edhe ka\nndodhur m\u00eb par\u00eb, apo qeveria do jet\u00eb e detyruar n\u00eb disa l\u00ebshime q\u00eb do krijonin\nhapsir\u00eb t\u00eb pro\u00e7edohen t\u00eb akuzuarit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera, dhe n\u00eb fund, nj\u00eb\nreform thelb\u00ebsore e shoq\u00ebris\u00eb malazeze. <\/p>\n\n\n\n<p>Nga BE deri tani nuk ka reagime n\u00eb lidhje me\nngjarjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi ve\u00e7 se jan\u00eb duke e p\u00ebrcjell\u00eb situat\u00ebn. I vetmi ka qen\u00eb\nish ambasadori Britanik&nbsp; n\u00eb Jugosllavi\nIvor Roberts me vler\u00ebsimin se Millo Gjukanoviq \u201cpavar\u00ebsisht arritjeve t\u00eb tij, I\np\u00ebrket t\u00eb kaluares\u201d, dhe ka ardh koha q\u00eb sundimtari europian m\u00eb jet\u00eb gjat\u00eb n\u00eb\npushtet t\u00eb largohet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse Mali I Zi d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebn\u00ebt an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb\ndrejta t\u00eb plot\u00eb I BE-s\u00eb, I duhet nj\u00eb lloj tjet\u00ebr I liderit dhe nj\u00eb kultur\u00eb e\nndryshme politike\u201d, thekson Roberts.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga mesi I vitit t\u00eb kaluar, Gjukanoviqi p\u00ebr\nshkak t\u00eb shqet\u00ebsimit t\u00eb Komisionerit Europian Jahannes Hahn mbi kontrollin\npolitik t\u00eb mediave dhe sektorit jo qeveritar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, reagoj me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb\ndeklarate se d\u00eb\u00ebshira e vendit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrij standartet evropiane dhe t\u00eb\nb\u00ebhet pjes\u00eb e BE-s\u00eb, por Mali I Zi do jet\u00eb I gatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb till\u00eb,\nn\u00ebse Europa do ngadal\u00ebsoj ose ndaloj procesin e zgj\u00ebrimit, pasi si\u00e7 thekson\nGjukanoviq, \u201c Mali I Zi nuk \u00ebsht\u00eb nga nevoja e p\u00ebrcaktuar t\u00eb b\u00ebh\u00ebt pjes\u00eb e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c E di se\nn\u00eb Ballkan, t\u00eb gjith\u00eb e jetojm\u00eb sindromin e inferioritet, var\u00ebsis\u00eb provincial n\u00eb\nraport me disa autoritete t\u00eb supozuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Un\u00eb nuk I takoj asaj\nkategorie\u201d, shtoj Gjukanoviq.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, Gjukanoviqi akuzon BE-n\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e gat\u00ebshme\nt\u00eb plot\u00ebsoj at\u00eb q\u00eb vet\u00eb ka premtuar, duke t\u00ebhequr v\u00ebrejtjen n\u00eb faktin se Mali I\nZi nuk plot\u00ebson detyrimet n\u00eb rrugen e vet\u00eb europiane, pik\u00eb s\u00eb pari n\u00eb sundimin\ne ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa vrasje p\u00ebr shum\u00eb vite nuk jan\u00eb zbardhur nd\u00ebrsa\nsulmet ndaj gazetar\u00ebve nuk ndalohen, p\u00ebrfshi edhe sulmet fizike. Prandaj Mali I\nZi humb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstatne pik\u00eb n\u00eb renditje t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi\nlirit\u00eb politike dhe mediatike. <\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna flasin se mardh\u00ebniet me\nPerendimin nuk jan\u00eb n\u00eb harmoni si dikur, pasi m\u00ebsohet jo zyrtarisht se \u00ebsht\u00eb\nsygjeruar t\u00eb mos kandidoj s\u00ebrish p\u00ebr postin e shefit t\u00eb shtetit, q\u00eb gjithsesi e\nka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka qen\u00eb mjaft interesante moment kur Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs\nPresidenti I SHBA Mike Pence viziton Malin e Zi n\u00eb gusht t\u00eb 2017-es, n\u00eb mb\u00ebshtetje\nt\u00eb an\u00ebtarit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb NATO-s, nuk u takua me Gjukanoviqin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai aso kohe nuk kishte funksione\nshtet\u00ebrore por lider I DPS-it, por n\u00eb Uashington e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se ku\nndodhet fuqia politike e Malit t\u00eb Zi, p\u00ebrve\u00e7 se Gjukanoviq kishte rolin kryesor\nn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb Aleanc\u00ebn veriatlantike. Me k\u00ebt\u00eb gjest \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb\nse SHBA-t\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferencen e Mynihut\np\u00ebr siguri n\u00eb muajin shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, mediat nuk kan\u00eb raportuar se ka\nfolur n\u00eb ndonj\u00eb panel, p\u00ebr dallim nga shumica e liderve ballkanik.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, tensionet politike sigurisht do\nzgjasin. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe enigma \u00ebsht\u00eb pozita e Kryeministrit Dushko\nMarkoviq I cili p\u00ebrmes abstenimit reagon. Lind pyetja se si do pozicionohet ky\nperson, ish shef I sigurimit t\u00eb shtetit&nbsp;\nI cili ka nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr situaten por edhe asin n\u00ebn\nm\u00ebng\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 vler\u00ebson shkrimtari Andrej Nikollaidis,\u201d\nMali I Zi \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebrthyer mes nevojes s\u00eb shterruar p\u00ebr ndryshim t\u00eb qeverisjes\ndhe t\u00eb shfryrjes s\u00eb sistemit politik, pamund\u00ebsis\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria malazeze t\u00eb&nbsp; nxjerr n\u00eb drit\u00eb nevojen e pa tundur, alternatives\ns\u00eb padyshimt\u00eb demokratike pro-europiane e cila \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm e fort\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb\nndryshimin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi, sepse n\u00eb shoq\u00ebri\nt\u00eb tilla v\u00ebshtir\u00eb lindin alternative t\u00eb v\u00ebrteta. Dhe kur bart\u00ebsit e nj\u00eb\npushteti t\u00eb till ikin nga skena, shpesh mbetet vet\u00ebm nj\u00eb boshllek politik, me\ninstitucione t\u00eb brishta dhe me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb pa zhvilluar politike, prandaj k\u00ebto\nshoq\u00ebri jan\u00eb t\u00eb denuara n\u00eb bredhje t\u00eb gjata pas s\u00eb cilave shpesh her\u00eb kthehen\ntek qeverisja e vjet\u00ebr si opsion. Shembull konkret \u00ebsht\u00eb rasti I Serbis\u00eb pas r\u00ebnies\ns\u00eb Millosheviqit, qeverisja e Opozites Demokratike Serbe ( DOS) dhe rikthimi n\u00eb\npushtet I aktor\u00ebve q\u00eb shp\u00ebrthyen n\u00ebn xhyben e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e Malit t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje\nkryesore kush do jet\u00eb n\u00eb pushtet por si t\u00eb mund\u00ebsohen reforma thelb\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Demokracija \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb \u201c Boiler uji\u201d I cili\nmund\u00ebson qarkullimin e ujit, gjegj\u00ebsisht ide ndryshe dhe ndryshim t\u00eb pushtetit.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shumica e shoq\u00ebrive n\u00eb Ballkan sot\nduken n\u00eb nj\u00eb \u201cmo\u00e7al\u201d, I cili bllokon krijimin e altenativave t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Teksti \u00ebsht\u00eb\npublikuar edhe n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, dhe gjithashtu \u00ebsht\u00eb financuar nga qeveria\namerikane.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJUKANOVIQ: Babai I kombit, p\u00ebr\u00e7ar\u00ebsi I Malit t\u00eb Zi Shkruan: Dragan \u0160tavljanin Perktheu: Simon Shkreli &nbsp;\u201c Pamje madh\u00ebshtore dhe gjithmon\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e \u2018oborrtar\u00ebve\u2019, ai gjithashtu paraqitet si nj\u00eb nga Knjazet-Vlladiket t\u00eb cil\u00ebt me shekuj kan\u00eb sunduar Malin e Zi para se ajo t\u00eb shkrihet brenda Jugollsavis\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore\u201d, thekson Dimitar Beqev [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2456,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-22075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22076,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22075\/revisions\/22076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}