{"id":21828,"date":"2019-02-14T13:22:11","date_gmt":"2019-02-14T12:22:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21828"},"modified":"2019-02-14T13:24:17","modified_gmt":"2019-02-14T12:24:17","slug":"%ef%bb%bfshkolla-e-vjeter-ne-katerkolle-dhe-ura-e-vjeter-e-klleznes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21828","title":{"rendered":"\ufeffShkolla e Vjet\u00ebr n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb dhe Ura e Vjet\u00ebr e Kllezn\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ura-klleznes.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3966\" width=\"589\" height=\"393\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ura-klleznes.jpg 598w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Ura-klleznes-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 589px) 100vw, 589px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\"><strong>Dy monumente t\u00eb harruara n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit<\/strong><\/h1>\n\n\n\n<p><strong><em>Shkolla e par\u00eb e An\u00ebs s\u00eb Malit, q\u00eb tani quhet nga banor\u00ebt e k\u00ebtyre an\u00ebve Shkolla e Vjet\u00ebr, pa dyshim ishte nj\u00eb shkoll\u00eb e cila ndriti mendjet dhe dinjitetin e popullit t\u00eb k\u00ebsaj treve. Nj\u00eb shkoll\u00eb e cila dallohej nga m\u00ebnyra e pun\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gani Karamanaga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkolla e vjet\u00ebr e Kat\u00ebrkoll\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkolla e vjet\u00ebr e Kat\u00ebrkoll\u00ebs u nd\u00ebrtua n\u00eb vitin 1933 dhe ka qen\u00eb e hapur deri n\u00eb vitin 1972, derisa u nd\u00ebrtua godina e re. N\u00ebp\u00ebr klasat e k\u00ebsaj shkolle kan\u00eb kaluar shum\u00eb m\u00ebsues t\u00eb k\u00ebsaj treve, por edhe jasht\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, t\u00eb cil\u00ebt ia ngrit\u00ebn vlerat e saj. Para se t\u00eb hapet kjo shkoll\u00eb, n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit n\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr ka pasur disa shkolla q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb private ose ndonj\u00eb objekt tjet\u00ebr, si\u00e7 ishte mejtepi n\u00eb fshatin Selit\u00eb, ku m\u00ebsimet zhvilloheshin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, nga m\u00ebsues t\u00eb ardhur.<\/p>\n\n\n\n<p>Me hyrjen e Italis\u00eb, 1941-1944, n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, Ulqin, Kraj\u00eb e vise tjera shqiptare, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u hap\u00ebn shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. M\u00ebsuesit e par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nga Shqip\u00ebria. K\u00ebtu po ve\u00e7ojm\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebsuesit e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, i cili ka qen\u00eb Prenk Jakova. Nj\u00eb njeri i cili b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebr muzik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkolla e par\u00eb e An\u00ebs s\u00eb Malit, q\u00eb tani quhet nga banor\u00ebt e k\u00ebtyre an\u00ebve Shkolla e Vjet\u00ebr, pa dyshim ishte nj\u00eb shkoll\u00eb e cila ndriti mendjet dhe dinjitetin e popullit t\u00eb k\u00ebsaj treve. Nj\u00eb shkoll\u00eb e cila dallohej nga m\u00ebnyra e pun\u00ebs. M\u00ebsimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb zhvilloheshin n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb mos shkonin n\u00eb sht\u00ebpi pa kuptuar l\u00ebnd\u00ebt m\u00ebsimore. Ora e m\u00ebsimit n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e fizik\u00ebs, matematik\u00ebs, bazave politeknike e shum\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7q\u00eb shpjegoheshin n\u00eb teori, shpjegoheshin edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb praktike, ku n\u00eb parkun e shkoll\u00ebs ishin t\u00eb instaluara nga vet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, shum\u00eb vegla teknike t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmendura, q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb kuptonin m\u00ebsimet m\u00eb s\u00eb miri. Nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb mbaronin klasat n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, kur shkonin p\u00ebr t\u00eb studiuar m\u00eb lart, ishin t\u00eb dalluar \u00e7dokund tjet\u00ebr sepse shkolla kishte nj\u00eb disiplin\u00eb dhe kriterium t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkolla fillore e Kat\u00ebrkoll\u00ebs ishte nj\u00eb vend m\u00ebsimi, pune dhe arg\u00ebtimi. Krahas pun\u00ebs m\u00ebsimore, nx\u00ebn\u00ebsit i organizoi n\u00eb grupe t\u00eb ndryshme punuese, sportive dhe artistike, t\u00eb cil\u00ebt sipas vizionit dhe pun\u00ebs s\u00eb drejtorit Junuz Divani b\u00ebn\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr rregullimin me plan t\u00eb ambienteve t\u00eb shkoll\u00ebs dhe oborrit t\u00eb saj, plot lule e gjelb\u00ebrim pishash t\u00eb larta. Ngrit\u00ebn punishten e shkoll\u00ebs, barnatoren e shkoll\u00ebs, kooperativ\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsve, fush\u00ebn sportive, kop\u00ebshtin e shkoll\u00ebs, i cili ishte kabinet natyror (me relievin e&nbsp;An\u00ebs s\u00eb Malit&nbsp;dhe&nbsp;Ulqinit, me teorem\u00ebn e Pitagor\u00ebs, me pajisje p\u00ebr prodhimin e rrym\u00ebs elektrike, me makin\u00ebn e avullit, me pajisje p\u00ebr demonstrimin e shtypjes s\u00eb ujit, me mullirin e thjesht\u00eb, me basenin e peshqve, me sht\u00ebpiza me shpez\u00eb, lepuj, blet\u00eb, saksi me lule etj.).<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Junuz Divani u lind m\u00eb 15 gusht 1906 n\u00eb &nbsp;Tivar. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje dhe n\u00eb&nbsp;<strong>Ulqin<\/strong>, nd\u00ebrsa normalen n\u00eb&nbsp;<strong>Danillovgrad<\/strong>&nbsp;dhe n\u00eb&nbsp;<strong>Dubrovnik<\/strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kontributin m\u00eb t\u00eb madh e dha n\u00eb&nbsp;<strong>shkoll\u00ebn fillore t\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00ebs<\/strong>,&nbsp;ku filloi pun\u00ebn m\u00eb 5 shtator 1947.&nbsp;M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe nx\u00ebn\u00ebsit e An\u00ebs s\u00eb Malit, t\u00eb udh\u00ebhequr nga veprimtari Junuz Divani, ia dol\u00ebn q\u00eb shkoll\u00ebn e tyre, pa kushte p\u00ebr pun\u00eb, madje edhe pa dyer e dritare, ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb model (sidomos n\u00eb vitet 1955 \u2013 1965). P\u00ebr shkoll\u00ebn e Kat\u00ebrkoll\u00ebs fol\u00ebn dhe shkruan me admirim shum\u00eb vizitor\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Junuz Divani ishte edhe n\u00eb krye t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zhdukjen e analfabetizmit, u angazhua edhe p\u00ebr emancipimin e femr\u00ebs n\u00eb fshat, p\u00ebr vazhdimin e shkollimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve anamalas.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shkoll\u00ebn fillore t\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00ebs e cil\u00ebsuan edhe si \u201cMeka e Re\u201d, nd\u00ebrsa drejtorin e saj, Junuz Divanin, e quajt\u00ebn \u201cMakarenko i An\u00ebs s\u00eb Malit\u201d. Andaj, Junuz Divani z\u00eb vend nderi n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb shkoll\u00ebs dhe arsimit shqip n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Junuz Divani si pensionist jetonte n\u00eb Ulqin dhe disa her\u00eb jemi takuar. Ka pasur nevoj\u00eb dhe p\u00ebr vizita te mjeku, k\u00ebshtu q\u00eb vizitat ishin t\u00eb shpeshta (edhe pse djali i tij, Ibrahim Divani, ishte mjek i njohur n\u00eb Tivar dhe Ulqin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>Propozoj q\u00eb Shkolla e vjet\u00ebr e Kat\u00ebrkoll\u00ebs t\u00eb kthehet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Lokale ose t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Kultur\u00eb. T\u00eb b\u00ebhet rikonstrukimi dhe kthimi n\u00eb gjendje t\u00eb m\u00ebparshme. Pse jo,&nbsp; muze i arsimit n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ura e Kllezn\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ura e Vjet\u00ebr n\u00eb&nbsp;<\/strong>Kllez\u00ebn&nbsp;<strong>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb&nbsp;<strong>ur\u00eb<\/strong>&nbsp;prej guri e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1696 mbi p\u00ebrroin e Megjure\u00e7it, n\u00eb&nbsp;<strong>Kllez\u00ebn Nalt&nbsp;<\/strong>t\u00eb&nbsp;<strong>Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit<\/strong>. Ajo ka k\u00ebto dimensione: gjat\u00ebsia 12 m, gjer\u00ebsia 3.60 m, lart\u00ebsia nga fundi i p\u00ebrroit 9.26 m dhe trash\u00ebsia e gur\u00ebve te \u00e7el\u00ebsi 80 cm.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Thuhet se mjeshtri i cili e ka nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb ur\u00eb ka qen\u00eb nga&nbsp;<strong>Dibra<\/strong>. Atij kjo pun\u00eb i \u00ebsht\u00eb ofruar nga klleznor\u00ebt; ai ka th\u00ebn\u00eb se g\u00eblqerja e cila do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nd\u00ebrtim duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb grop\u00eb 15 vjet. Pas k\u00ebsaj periudhe, mjeshtri dibran dhe nj\u00eb pun\u00ebtor tjet\u00ebr e kan\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb ur\u00eb. Pas kryerjes s\u00eb pun\u00ebs, mjeshtri \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Kllezn\u00ebs, ku edhe sot ekziston varri.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb ur\u00eb kan\u00eb qarkulluar banor\u00ebt e Kllezn\u00ebs, por edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb udh\u00ebtuar nga kjo an\u00eb p\u00ebr n\u00eb&nbsp;<strong>Ulqin<\/strong>&nbsp;e gjetiu. Nd\u00ebrsa, me rastin e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs&nbsp;<strong>Ulqin<\/strong>\u2013<strong>Kryth\u00eb<\/strong>&nbsp;n\u00eb vitin 1954, pran\u00eb k\u00ebsaj ure \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ura e re p\u00ebr qarkullimin e mjeteve t\u00eb komunikacionit, dhe nga ajo koh\u00eb ura e vjet\u00ebr humbi vlerat e m\u00ebparshme duke u b\u00ebr\u00eb dyt\u00ebsore. Q\u00eb nga nd\u00ebrtimi i saj nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje apo restaurim i saj, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1982 ajo p\u00ebsoi goditje, sepse mbi ur\u00eb, pasi u hoq\u00ebn gur\u00ebt, u vendos\u00ebn tubacionet e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb&nbsp;<strong>Mill\u00ebs<\/strong>, duke krijuar kanalin p\u00ebrkat\u00ebs. Por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ura nuk p\u00ebsoi d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha, edhe pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nd\u00ebrkaq sikur t\u00eb kishte pasur trajtimin e monumentit t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb&nbsp;<strong>Mal t\u00eb Zi<\/strong>, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lufta e Kllezn\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rreth 3 000 vet\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb mbrojtjen e Ulqinit, n\u00ebn&nbsp; komand\u00ebn e&nbsp; ulqinak\u00ebve Mehmet Becit e Mehmet Gjylit, si dhe Isuf Sokolit nga Shkodra, zun\u00eb pozitat kryesore n\u00eb rrethinat e Ulqinit n\u00eb fshatin Kllez\u00ebn, ku edhe u zhvillua lufta (m\u00eb 23 n\u00ebntor 1880) n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, forcat turke t\u00eb cilat ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane, nuk pat\u00ebn pengesa t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Ulqin. T\u00eb gjitha pikat strategjike, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe lart\u00ebsin\u00eb e Mozhurit, qen\u00eb t\u00eb okupuara nga Dervish Pasha, i cili i informoi banor\u00ebt e qytetit q\u00eb Ulqini do t\u2019i dor\u00ebzohet Malit t\u00eb Zi. Dervish-Pasha, pra, hyri n\u00eb qytet m\u00eb 23 n\u00ebntor 1880, kur ulqinak\u00ebve t\u00eb tubuar u \u00ebsht\u00eb drejtuar me fjal\u00ebt se dor\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb definitiv dhe se duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, Ura e Vjet\u00ebr e Kllezn\u00ebs \u00ebsht\u00eb simboli i luft\u00ebs dhe i rezistenc\u00ebs s\u00eb popullit shqiptar, simbol i bashkimit p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit. Edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb sotme, kur ne shqiptar\u00ebt nuk na karakterizon ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim i madh, duhet t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb k\u00ebto momente historike kur shqiptar\u00ebt luftuan t\u00eb bashkuar. Gjithashtu, ky monument meriton q\u00eb t\u00eb kujdesemi shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se deri tani p\u00ebr monumentet e harruara.<\/p>\n\n\n\n<p>Propozoj q\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb ur\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtohet p\u00ebrmendorja e tre luft\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit: Mehmet Becit, Mehmet Gylit dhe Isuf Sokolit.\/kohajavore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy monumente t\u00eb harruara n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit Shkolla e par\u00eb e An\u00ebs s\u00eb Malit, q\u00eb tani quhet nga banor\u00ebt e k\u00ebtyre an\u00ebve Shkolla e Vjet\u00ebr, pa dyshim ishte nj\u00eb shkoll\u00eb e cila ndriti mendjet dhe dinjitetin e popullit t\u00eb k\u00ebsaj treve. Nj\u00eb shkoll\u00eb e cila dallohej nga m\u00ebnyra e pun\u00ebs. Gani Karamanaga Shkolla e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3966,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1144,397,2233,2232,882],"class_list":["post-21828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ana-malit","tag-gani-karamanaga","tag-junuz-divani","tag-shkolla-e-vjeter-ne-katerkolle","tag-ura-e-klleznes"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21828"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21831,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21828\/revisions\/21831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}