{"id":21773,"date":"2019-02-08T15:59:34","date_gmt":"2019-02-08T14:59:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21773"},"modified":"2019-02-08T16:00:23","modified_gmt":"2019-02-08T15:00:23","slug":"populli-i-arsimuar-nuk-duron-roberine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21773","title":{"rendered":"POPULLI I ARSIMUAR NUK DURON ROB\u00cbRIN\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13730\" width=\"584\" height=\"575\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-300x295.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Qani-osmani-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 584px) 100vw, 584px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p> <br><strong>Shkruan Qani\u00a0 Osmani<\/strong> <br><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebntori\n\u00ebsht\u00eb muaji i festave komb\u00ebtare, muaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku tradicionalisht\npromovohen vlerat e identitetit shqiptar. Pjes\u00eb e k\u00ebtij promovimi ka qen\u00eb\ngjithmon\u00eb krenaria p\u00ebr prejardhjen dhe mbijetes\u00ebn shekullor t\u00eb nj\u00eb kombi\nautokton dhe t\u00eb larmish\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb kombi q\u00eb ka praktikuar disa religjione t\u00eb\nndryshme e megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkuar gjithnj\u00eb rreth nj\u00eb boshti t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb\nidentitetit komb\u00ebtar, i cili ka mbijetuar t\u00eb gjitha ndasit\u00eb dhe t\u00eb gjitha\nrreziqet e asimilimit.<\/p>\n\n\n\n<p>28\nN\u00ebntori \u00ebsht\u00eb padyshim data q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb fest\u00ebn e\nflamurit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u00cbsht\u00eb data q\u00eb sh\u00ebnon shum\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\nhistorike. Dat\u00eb kur Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu ngriti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\nflamurin me t\u00eb cilin sot e k\u00ebsaj dite identifikohen shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb,\nat\u00eb flamur q\u00eb m\u00eb von\u00eb e ngriti Ismail Qemali p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar krijimin e shtetit\nt\u00eb pavarur shqiptar pas nj\u00eb pushtimi pes\u00ebqind vje\u00e7ar nga Perandoria Osmane.\nNgritja e atij flamuri sh\u00ebnon dy momente historike t\u00eb rezistenc\u00ebs nga\nasimilimi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Momenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb ai kur nj\u00eb djal\u00eb i marrur\npeng nga Perandoria Osmane, i shnd\u00ebrruar n\u00eb jeni\u00e7er, e rigjen identitetin e\nvet\u00eb dhe kthehet p\u00ebr t\u00eb luftuar e p\u00ebr t\u00eb mbajtur rezistenc\u00ebn e kombit t\u00eb vet\u00eb\npor edhe t\u00eb vlerave evropiane t\u00eb asaj kohe, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushtuesi i cili ishte\nn\u00eb rritje dhe ekspansion. P\u00ebrtej rezistenc\u00ebs prej disa dekadash, s\u00ebrish ky komb\nbie n\u00ebn pushtimin e asaj fuqie q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb rritje e q\u00eb pastaj p\u00ebr\n500 vite me radh\u00eb ushtroi pushtetin dhe hegjemonin\u00eb e tij n\u00eb vendet q\u00eb Sk\u00ebnderbeu\ni kishte \u00e7liruar. Jo rast\u00ebsisht\u00eb k\u00ebsaj figure historike i thuren lavde edhe nga\nshkrimtar\u00eb evropian dhe kujtimi i tij \u00ebsht\u00eb skalitur n\u00eb shum\u00eb qytete moderne\nevropiane. Momenti i dyt\u00eb tregon p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj hegjemonie 500 vje\u00e7are dhe\nrivendosjen e vlerave komb\u00ebtare shqiptare tani m\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale,\nduke krijuar shtetin e par\u00eb shqiptar, shtet ky i cili s\u00ebrish promovoi vlerat\nper\u00ebndimore, vlera t\u00eb toleranc\u00ebs dhe t\u00eb zhvillimit karakteristik p\u00ebr shtetet\nmoderne evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\npyetje me vend \u00ebsht\u00eb&nbsp; si arriti q\u00eb t\u00eb\nruhet ky identitet edhe p\u00ebrtej pushtimeve t\u00eb ndryshme hegjemonike? P\u00ebrgjigja\n\u00ebsht\u00eb tek festa e cila festohet nj\u00eb jav\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb flamurit, dita kur n\u00eb\nKongresin e Manastirit p\u00ebrpilohet alfabeti i unifikuar i gjuh\u00ebs shqipe. Kjo\n\u00ebsht\u00eb festa e cila i solli t\u00eb gjitha festat tjera, sepse vet\u00ebm p\u00ebrmes arsimimit\nsi dhe pun\u00ebs s\u00eb palodhshme intelektuale t\u00eb rilindasve ishte e mundur t\u00eb\nmbijetoj dhe t\u00eb kultivohet ai identitet i cili u rezistoi shum\u00eb rreziqeve p\u00ebr\nasimilim. Q\u00eb n\u00eb momentin kur Naum Veqilharxhi e Konstandin Kristoforidhi\nkrijuan alfabetet e para t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u unifikuan n\u00eb\nKongresin e Manastirit filloi rim\u00ebk\u00ebmbja institucionale e atij identiteti q\u00eb\np\u00ebr 500 vjet kishte mbijetuar fal\u00eb tradit\u00ebs zakonore t\u00eb familjes shqiptare.\nKrijimi i shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, dat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn poashtu e festojm\u00eb si fest\u00eb\nkomb\u00ebtare me 7 Mars, mund\u00ebsoi p\u00ebrhapjen e vlerave komb\u00ebtare p\u00ebrmes arsimimit n\u00eb\ngjuh\u00ebn shqipe. K\u00ebto tri festa jan\u00eb esenca e identitetit mbar\u00eb shqiptar, data t\u00eb\nlidhura nj\u00ebra me tjetr\u00ebn historikisht, data t\u00eb cilat mbeten p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb\nkujtes\u00ebn kolektive t\u00eb nj\u00eb kombi krenar p\u00ebr prejardhjen e vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot\nk\u00ebto festa q\u00eb soll\u00ebn nj\u00ebra tjetr\u00ebn festohen n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Gjithnj\u00eb e m\u00eb\ntep\u00ebr n\u00eb k\u00ebto festa paraqiten vlerat moderne artistike t\u00eb kombit shqiptar t\u00eb\ncilat japin nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant gjat\u00eb festimit. Por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb e\nr\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mos harrohet asnj\u00ebher fakti q\u00eb pik\u00ebrisht <strong>\u201carsimimi\u201d<\/strong> na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur mbijetes\u00ebn si gjuh\u00eb dhe si komb, ai\narsimimi t\u00eb cilin sot nuk e marrim seriozisht, ai arsimim t\u00eb cilin shpesh jemi\nn\u00eb gjendje ta sakrifikojm\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme duke harruar th\u00ebnien\nshekullore t\u00eb Naim Frash\u00ebrit: <strong>\u201cVet\u00ebm\npopujt e arsimuar s\u2019mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rob\u00ebruar\u201d. <\/strong>Tani kur shikohen shkollat\ntona t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve(cikleve), dhe kur merret parasysh kjo th\u00ebnje e\nNaimit shum\u00eb gj\u00ebra b\u00ebhen t\u00eb qarta. Ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pasur\nnj\u00eb arsimim kualitativ dhe jo vet\u00ebm formal. Ne mund t\u00eb investojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb\ndije dhe kultur\u00eb, ne mund ta marrim m\u00eb seriosisht arsimin dhe t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb\nat\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt tan\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb dije t\u00eb v\u00ebrteta dhe jo fiktive,\nnjohuri q\u00eb do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ata t\u00eb aft\u00eb t\u00eb maten me bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebsit e tyre\nevropian\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ne kemi d\u00ebshmuar historikisht se mund ta b\u00ebjm\u00eb\nk\u00ebt\u00eb, n\u00eb koh\u00ebt kur shkollat tona kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe kur\nnx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb garuar me nx\u00ebn\u00ebs nga e gjith\u00eb bota. Sot v\u00ebshtir\u00eb\n\u00ebsht\u00eb t\u00eb shihet nj\u00eb kualitet i till\u00eb i arsimit dhe kjo gj\u00eb sikur neglizhohet\nnga pak nga e &nbsp;gjith\u00eb shoq\u00ebria shqiptare.\n\u00cbsht\u00eb e dhimbshme t\u00eb neglizhohet arsimi nga vet\u00eb pjestar\u00ebt e nj\u00eb kombi kaq\nkrenar, \u00ebsht\u00eb dhimbshme q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb m\u00ebsohen shkel e shko dhe jo me thell\u00ebsin\u00eb\ne duhur q\u00eb nj\u00eb studim duhet ta ket\u00eb. Prandaj, duhet gjithmon\u00eb t\u00eb kujtohemi, se\nfestat tona q\u00eb soll\u00ebn t\u00eb gjitha festat tjera, jan\u00eb pik\u00ebrisht ato q\u00eb lidhen me\narsimimin e nj\u00eb populli t\u00eb sunduar me shekuj.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe\nmomenti i dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moderne patriotizmin \u00ebsht\u00eb momenti i\nsundimit t\u00eb s\u00eb <strong>\u201cdrejt\u00ebs\u201d.<\/strong> Shqiptar\u00ebt\nsot, n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet ku ata jetojn\u00eb, kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb dhe rastin t\u00eb marrin\npjes\u00eb n\u00eb sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrhapin drejt\u00ebsin\u00eb fundamentale, duke\nqen\u00eb prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb e duke e ndjekur pa m\u00ebshir\u00eb kriminalitetin. Ajo q\u00eb i\nka b\u00ebr\u00eb historikisht shqiptar\u00ebt t\u2019i mbijetojn\u00eb asimilimit ka qen\u00eb rezistenca\nndaj pushtuesit p\u00ebrmes rruajtjes s\u00eb vlerave tradicionale komb\u00ebtare. Por ajo q\u00eb\ne b\u00ebn nj\u00eb komb modern t\u00eb mbijetoj\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsimi i sundimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe\nligjit. Pa k\u00ebto vlera shtetet kthehen n\u00eb shtete totalitare dhe hegjemonike t\u00eb\ncilat e d\u00ebmtojn\u00eb pik\u00ebrisht identitetin komb\u00ebtar t\u00eb atyre popujve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb\nat\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nshtetet ku nuk ka sundim t\u00eb ligjit nuk ka as edhe p\u00ebrparim ekonomik dhe nuk ka\nperspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb d\u00ebshpruar e l\u00ebshojn\u00eb vendin dhe tani m\u00eb\nvullnetarisht asimilohen dhe e mund\u00ebsojn\u00eb realizimin e atij q\u00ebllimi t\u00eb cilin\npushtuas t\u00eb ndrysh\u00ebm nuk kan\u00eb arritur ta realizojn\u00eb me forc\u00eb. N\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra\nmoderne, p\u00ebr ta zhdukur nj\u00eb popull \u00ebsht\u00eb shum\u00eb leht\u00eb: shkat\u00ebro arsimin dhe\nsistemin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe gjith\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr do t\u00eb vet\u00ebshkatrohet. Sepse nj\u00eb komb\nn\u00eb nj\u00eb bot\u00eb moderne nuk arrin t\u00eb mbijetoj\u00eb pa k\u00ebto dy shtylla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme,\npa drejt\u00ebsi dhe pa arsim.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj,\nk\u00ebto dy gj\u00ebra, duhet shikuar si vlera patriotike t\u00eb t\u00eb gjitha kombeve krenare\nq\u00eb synojn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb edhe koh\u00ebn e modernizimit dhe jo vet\u00ebm t\u00eb jen\u00eb t\u00eb\nngujuara n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb rezistenc\u00ebn historike ndaj s\u00eb keqes dhe pushtuesit.\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo rezistenc\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, duhet investuar m\u00eb\nshum\u00eb dhe duhet trajtuar m\u00eb seriosisht\u00eb drejt\u00ebsia dhe arsimi.<\/p>\n\n\n\n<p><br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Qani\u00a0 Osmani N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb muaji i festave komb\u00ebtare, muaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku tradicionalisht promovohen vlerat e identitetit shqiptar. Pjes\u00eb e k\u00ebtij promovimi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb krenaria p\u00ebr prejardhjen dhe mbijetes\u00ebn shekullor t\u00eb nj\u00eb kombi autokton dhe t\u00eb larmish\u00ebm, t\u00eb nj\u00eb kombi q\u00eb ka praktikuar disa religjione t\u00eb ndryshme e megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkuar gjithnj\u00eb rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[122],"class_list":["post-21773","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21773"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21773\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21775,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21773\/revisions\/21775"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}