{"id":21708,"date":"2019-02-01T17:36:08","date_gmt":"2019-02-01T16:36:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21708"},"modified":"2019-02-01T17:36:08","modified_gmt":"2019-02-01T16:36:08","slug":"kush-perballet-me-te-shkuaren-ka-edhe-nje-te-ardhme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21708","title":{"rendered":"Kush p\u00ebrballet me t\u00eb shkuar\u00ebn, ka edhe nj\u00eb t\u00eb ardhme"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/liria-nuk-vjen-nga-jashte.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-21709\" width=\"594\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/liria-nuk-vjen-nga-jashte.jpg 582w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/liria-nuk-vjen-nga-jashte-300x207.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 594px) 100vw, 594px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>DHURIMI I PAJISJEVE P\u00cbR T\u00cb FORCUAR KUJTES\u00cbN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Susanne Sch\u00fctz: Kush p\u00ebrballet me t\u00eb shkuar\u00ebn, ka edhe nj\u00eb t\u00eb ardhme <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Edhe nj\u00ebher\u00eb shprehi respektin dhe\nfal\u00ebnderimet e mia, vet\u00ebm si nj\u00eb shqiptar i thjesht n\u00eb m\u00ebrgim, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka\nb\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb bashku me Fondacionin\nKonrad-Adenauer-Stiftung p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e saja p\u00ebr zbardhjen sadopak t\u00eb kaluar\u00ebs\nkriminale t\u00eb regjimit komunist shqiptar t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;E kam th\u00ebn\u00eb dhe e them se Ambasada e\nGjermanis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrfaqsuesit e saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ambasadoren\naktuale n\u00eb kryeqytetin shqiptar, Znj. Susanne Schutz, \u00ebsht\u00eb e vetmja p\u00ebrfaq\u00ebsi\ndiplomatike q\u00eb ka nxitur me konsekuenc\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb post-komunizmit,\np\u00ebrballimin me t\u00eb kaluar\u00ebn, dialogun n\u00eb radh\u00ebt e elit\u00ebs politike dhe t\u00eb\nshoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; p\u00ebr nj\u00eb transparenc\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb\nerr\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar &#8212; si dhe p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb\nregjimit komunist. &nbsp;Gjat\u00eb viteve,\ngjerman\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e pa kursyer dhe kan\u00eb ofruar p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb thek\u00ebsuar se u takon vet\nshqiptar\u00ebve, se si duhet t\u00eb merren me k\u00ebt kapitull t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre dhe se\nsuksesi n\u00eb zbardhjen e k\u00ebsaj historie t\u00eb zez\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e vet shqiptar\u00ebve\ndhe sidomos e klas\u00ebs politike shqiptare. &nbsp;Deri m\u00eb sot, klasa politike shqiptare e\nperiudh\u00ebs post-komuniste, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka d\u00ebshtuar dhe \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e vonuar\nn\u00eb p\u00ebrballjen serioze me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste t\u00eb vendit, n\u00eb krahasim me vendet\ne tjera ish-komuniste.&nbsp; Por, fal\u00eb pun\u00ebs\ns\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb\nngjallur shpresa se me hapjen e dosjeve ka filluar di\u00e7ka e mbar\u00eb n\u00eb zbardhjen e\ns\u00eb kaluar\u00ebs komuniste, megjithse sipas ekspert\u00ebve shum\u00eb prej dosjeve jan\u00eb\nzhdukur gjat\u00eb viteve nga protagonist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. &nbsp;Por p\u00ebr dosjet q\u00eb kan\u00eb mbetur pa u zhdukur, &nbsp;\u201cP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb dokumentacion kemi detyrim\nligjor ta ruajm\u00eb, administrojm\u00eb, p\u00ebrpunojm\u00eb dhe ta vem\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb\npublikut\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr DW, drejtuesja e Autoritetit, Gentiana Sula.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb kemi kritikuar munges\u00ebn e veprimtaris\u00eb dhe angazhimit serioz t\u00eb\nklas\u00ebs politike post-komuniste shqiptare deri tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, fal\u00ebnderojm\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb t\u00eb Berlinit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb marr\u00eb\nseriozisht p\u00ebrballimin me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; &nbsp;Duke u\nbazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane, ish-ambasadori gjerman n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Helmut Hoffman,\nka th\u00ebn\u00eb m\u00eb heret se procesi p\u00ebr ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb vet vete, nuk\n\u00ebsht\u00eb i leht\u00eb: \u201cP\u00ebrballja me t\u00eb shkuar\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e\nthjesht\u00eb, por ne e dim\u00eb gjithashtu se n\u00ebse b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frytshme, kjo\nmund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb njerz\u00ebve dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai. <\/p>\n\n\n\n<p>Besoj\nse kjo \u00ebsht\u00eb forca shtyt\u00ebse q\u00eb motivon gjithnj\u00eb Ambasad\u00ebn gjermane dhe\nkryediplomaten e saj aktuale n\u00eb Tiran\u00eb, Znj. Sch\u00fctz: se p\u00ebrballimi me t\u00eb\nkaluar\u00ebn sado e frikshme dhe e dhimbshme t\u00eb jet\u00eb, n\u00ebqoftse b\u00ebhet p\u00ebr s\u00eb mbari,\ndo t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. &nbsp;Gjerman\u00ebt nuk po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb\ninteresi vetjak, por vet\u00ebm e vet\u00ebm se jan\u00eb t\u00eb bindur se duhet b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb\nshum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vet shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e din\u00eb nga\np\u00ebrvoja e vet se, nga p\u00ebrballimi me t\u00eb kaluar\u00ebn, ka p\u00ebrfituar jo vet\u00ebm shoq\u00ebria\ngjermane por t\u00eb gjith\u00eb vendet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe\nnaziste. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb\nnga ky k\u00ebndveshtrim gjerman, q\u00eb Ambasadorja e Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Znj. Sch\u00fctz\n&#8212; si p\u00ebrfaqsuese e nj\u00eb vendi mik t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; vazhdon p\u00ebrpjekjet e\nparaardh\u00ebsve t\u00eb saj n\u00eb at\u00eb seli diplomatike, p\u00ebr zbardhjen e krimeve t\u00eb\nkomunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;N\u00eb vazhd\u00ebn e\nndihmave gjermane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, thuhet se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Qeveria Federale e\nGjermanis\u00eb i vuri n\u00eb dispozicion Autoritetit t\u00eb Dosjeve, skaner\u00eb dhe lexues\nmikrofilmash p\u00ebr dixhitalizimin dhe arkivimin e dosjeve t\u00eb Sigurimit.&nbsp; Nd\u00ebrkaq, njoftohet se Kryediplomatja gjermane\nvizitoi k\u00ebto dit\u00eb Autoritetin p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb\nShtetit, (AIDSSH) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni me rastin e dhurimit t\u00eb\npajisjeve p\u00ebr mbledhjen e d\u00ebshmive gojore. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Gjat\u00eb ceremonis\u00eb n\u00eb mjediset e AIDSSH,\nKryetarja e k\u00ebtij enti Znj. Gentiana Sula, p\u00ebrsh\u00ebdneti ambasadoren gjermane dhe\nfoli p\u00ebr platform\u00ebn e d\u00ebshmive gojore, z\u00ebrat dhe fytyrat e viktimave e t\u00eb\np\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe p\u00ebr rezultatet e arritura deri tani, q\u00eb synojn\u00eb\npromovimin e vlerave demokratike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe pajtimit,\nthuhet n\u00eb portalin e AIDSSH.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadorja\ne Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb Znja. Suzanne Schutz me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb AIDSSH<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nNd\u00ebrsa Znj. Susanne Schutz, Ambasadore e Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb\nShqip\u00ebri, mbajti fjal\u00ebn e rastit p\u00ebr vijimin e projektit t\u00eb mbledhjes s\u00eb rr\u00ebfimeve\nt\u00eb viktimave dhe t\u00eb mbijetuarve t\u00eb krimeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste n\u00eb\nShqip\u00ebri.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&#8220;Nj\u00eb shtyll\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e trajtimit t\u00eb\nhistoris\u00eb ton\u00eb ishte dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht forcimi i kultur\u00ebs s\u00eb kujtes\u00ebs, mbi t\u00eb\ngjitha n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb asaj kohe. Viktimat e\ndiktatur\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kujtohen. &nbsp;Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb nga eksperienca jon\u00eb si\ngjerman\u00eb, se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00eb.&nbsp;\nUn\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb\n\u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb dialog n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; edhe n\u00ebse hap\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat t\u00eb\ndhimbshme&#8221;, \u00ebsht\u00eb shprehur ambasadorja Sch\u00fctz, s\u00ebrish sipas portalit t\u00eb\nAmbadas\u00ebs gjermane n\u00eb Tiran\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadorja\nSch\u00fctz vizitoi mjediset e AIDSSH p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar Autoritetit p\u00ebr Informimin\nmbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, kamera, mikrofona dhe kompjutera me\nvler\u00eb prej 37.000 Euro. &nbsp;Sipas njoftimit\nt\u00eb ambasad\u00ebs gjermane, dy vitet e ardh\u00ebshme, pajisjet e dhuruara do t\u00eb p\u00ebrdoren\np\u00ebr t\u00eb regjistruar z\u00ebrin e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb regjimit t\u00eb Hoxh\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb vendin,\np\u00ebr t\u2019i publikuar m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb faqe interneti &#8220;Oral History&#8221;, n\u00eb\nmediat sociale dhe n\u00eb botime t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Me\nrastin e ceremonis\u00eb n\u00eb mjesidet e AIDSSH, Suzanne Schutz, ashtu si\u00e7 kishin\nb\u00ebr\u00eb&nbsp; n\u00eb raste t\u00eb tjera edhe zyrtar\u00eb t\u00eb\ntjer\u00eb gjerman\u00eb para saj, ka vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsins\u00eb e p\u00ebrballimit me t\u00eb kaluar\u00ebn\nkomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shprehur se, <em>&#8220;Un\u00eb e di, pak m\u00eb shum\u00eb, sepse jam gjermane, se t\u00eb merresh me t\u00eb\nshkuar\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb err\u00ebt mund t\u00eb jet\u00eb e dhimbshme, por mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr\nnj\u00eb fillim t\u00eb ri shoq\u00ebror. &nbsp;Shum\u00ebkush\nmund t\u00eb kishte preferuar t&#8217;i vinte kapak s\u00eb shkuar\u00ebs, t\u00eb niste prej zeros dhe\nk\u00ebsisoj t&#8217;ia linte harres\u00ebs \u04ab\u00ebshtje t\u00eb tilla si p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe vuajtjet\nindividuale. &nbsp;Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i\nthjesht\u00eb.&nbsp; Bindja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri duhet t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb\nshkuar\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb sinqert\u00eb.&nbsp; P\u00ebrvoja jon\u00eb tregon se\nvet\u00ebm kush njeh t\u00eb shkuar\u00ebn e tij dhe p\u00ebrballet me t\u00eb ka edhe nj\u00eb t\u00eb ardhme\u201d,<\/em>\nka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr radion gjermane Deutsche Welle.&nbsp;&nbsp; \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nj\u00eb kultur\u00eb aktive e t\u00eb\nkujtuarit ka vazhduar ajo p\u00ebr DW duke theksuar se kujtimi dhe pr\u00ebballja me t\u00eb\nkaluar\u00ebn komuniste \u00ebsht\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e lindur pas\nshembjes s\u00eb komunizmit.&nbsp; <em>&#8220;Nj\u00eb kultur\u00eb aktive e t\u00eb kujtuarit\n\u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Q\u00eb edhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk e&nbsp;kan\u00eb p\u00ebrjetuar vet\u00eb\nregjimin e Hoxh\u00ebs, t&#8217;u mprehet vet\u00ebdija se paqja dhe pluralizmi demokratik,\ntoleranca mes njer\u00ebzve, t\u00eb pranuarit e nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs nuk\nkan\u00eb qen\u00eb &#8211; dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb ende- di\u04abka e vet\u00ebkuptueshme\u201d<\/em> n\u00eb\nShqip\u00ebri, tha Ambasadorja gjermane n\u00eb Tiran\u00eb, Susanne Sch\u00fctz.<\/p>\n\n\n\n<p>E\nkam th\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebrpara, n\u00eb disa raste kur kam shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt dhe\nsidomos p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe japin diplomat\u00ebt gjerman\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr\nt\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, se p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb\nd\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mesazhi i qeveris\u00eb gjermane, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaqsuesve\nt\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb, &nbsp;q\u00eb\nelita politike dhe shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sa m\u00eb par\u00eb dhe \u201csa m\u00eb\nmir\u00eb ta kuptojm\u00eb diktatur\u00ebn aq m\u00eb mir\u00eb form\u00ebsojm\u00eb demokracin\u00eb\u201d, p\u00ebr brezat e\ntash\u00ebm dhe p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar. Se, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur\nedhe Ambasadorja Schutz k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Kryeqendr\u00ebn e AIDSSH n\u00eb Tiran\u00eb, se \u201cKush\np\u00ebrballet me t\u00eb shkuar\u00ebn ka edhe nj\u00eb t\u00eb ardhme\u201d.&nbsp; Por, un\u00eb mendoj se megjith\u00eb respektin p\u00ebr\npun\u00ebn dhe angazhimin serioz t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe diplomat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb bazuar\nn\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb Berlini vazhdon t\u00eb jap\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb\nshqiptar\u00ebt ata q\u00eb t\u00eb merren seriozisht me zbardhjen e krimeve t\u00eb komunizmit, sepse\npa u p\u00ebrballur seriozisht dhe sinqerisht me t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste nuk ka as t\u00eb\nardhme demokratike, si\u00e7 po e shohim, fatkeqsisht, \u00e7do dit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb\nvendit.<\/p>\n\n\n\n<p>DANKE\nSHOEN, DEUTSCHLAND!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank\nShkreli<\/p>\n\n\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DHURIMI I PAJISJEVE P\u00cbR T\u00cb FORCUAR KUJTES\u00cbN Susanne Sch\u00fctz: Kush p\u00ebrballet me t\u00eb shkuar\u00ebn, ka edhe nj\u00eb t\u00eb ardhme \u00a0Nga Frank Shkreli &nbsp;Edhe nj\u00ebher\u00eb shprehi respektin dhe fal\u00ebnderimet e mia, vet\u00ebm si nj\u00eb shqiptar i thjesht n\u00eb m\u00ebrgim, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb bashku me Fondacionin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21709,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21708"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21710,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21708\/revisions\/21710"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}