{"id":21580,"date":"2019-01-21T22:50:30","date_gmt":"2019-01-21T21:50:30","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21580"},"modified":"2019-01-21T22:52:55","modified_gmt":"2019-01-21T21:52:55","slug":"30-vjetori-i-vizites-se-pare-te-dr-ibrahim-rugoves-ne-washington-dhe-13-vjetori-i-kalimit-te-tij-ne-amshim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21580","title":{"rendered":"30-VJETORI I VIZIT\u00cbS S\u00cb PAR\u00cb T\u00cb DR. IBRAHIM RUGOV\u00cbS N\u00cb WASHINGTON DHE 13-VJETORI I KALIMIT T\u00cb TIJ N\u00cb AMSHIM"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Foto ekskluzive nga vizita e par\u00eb e Dr.\nIbrahim Rugov\u00ebs n\u00eb Washington<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/Rugova-ne-Falls-Church-Virginia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10849\" width=\"585\" height=\"780\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/Rugova-ne-Falls-Church-Virginia.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/Rugova-ne-Falls-Church-Virginia-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 585px) 100vw, 585px\" \/><figcaption>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0<em>Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr Engj\u00ebll Sedaj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e autorit n\u00eb Falls Church, t\u00eb shtetit Virginia, jo larg Washingtonit (1989) ku miq\u00ebt e dashur kaluan dy net\u00eb e tre dit\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar nga\u00a0aktivisti i komunitetit, Z. Simon Simolacaj.\u00a0 \u00a0Mysafir\u00ebt e lart\u00eb nga Kosova erdh\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Washington pasi kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seminarin\u00a0e organizuar me rastin e 300-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit, t\u00eb organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, n\u00eb Universitetin e njohur Fordham, t\u00eb New Yorkut.<\/em> <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seminarit n\u00eb Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj erdh\u00ebn me nj\u00eb mik timin, Zotin Simon Simolacaj t\u00eb m\u00eb vizitonin n\u00eb Washington. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb punoja si K\u00ebshilltar i Programeve radiofonike drejtuar bot\u00ebs komuniste n\u00eb Drejtorin\u00eb Evropiane t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frank-shkreli-ibrahim-rugova.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-10848\" width=\"594\" height=\"395\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frank-shkreli-ibrahim-rugova.jpg 436w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frank-shkreli-ibrahim-rugova-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 594px) 100vw, 594px\" \/><figcaption> <em>Dr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engj\u00ebll Sedaj n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Washington, Tetor 1989.\u00a0 Ishte kjo vizita e par\u00eb dhe takimi im i par\u00eb me Presidentin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Washington, por jo e fundit<\/em>. <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb nuk i njihja dhe as nuk dija shum\u00eb as per Dr. Rugov\u00ebn as per Dr. Sedajn, perve\u00e7 faktit se ishin dy intelektual\u00e7 t\u00e7 dalluar nga Kosova, t\u00e7 ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare n\u00e7 New York p\u00ebr t\u00eb folur me rastin e 300-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit. Por e prita mir\u00eb vizit\u00ebn e tyre pasi, pa dyshim, ishte nj\u00eb privilegj p\u00ebr t\u00eb patur n\u00eb shtepin\u00eb ton\u00eb dy mysafir\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb nderuar.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vizita e tyre b\u00ebri t\u00eb mundur p\u00ebr t\u00eb biseduar me dy intelektual\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb tyre, mbi gjendjen e at\u00ebher\u00ebshme n\u00eb Kosov\u00eb, pasi megjith\u00ebse punoja n\u00eb q\u00ebnder t\u00eb informatcionit dhe lajmeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, lajmet nga Kosova ishin t\u00eb pak\u00ebta dhe ato q\u00eb na vinin n\u00eb redaksi ishin pothuaj, pa p\u00ebrjashtim, t\u00eb ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste bot\u00ebs \u00e7eshtjen shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb si donte vet\u00eb dhe bota fatkeq\u00ebsisht e besonte. \u00a0Z\u00ebri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb nuk nd\u00ebgjohej dhe bota e jasht\u00ebme nuk ishte aspak n\u00eb dijeni t\u00eb vuajtjeve e torturave q\u00eb diktatura serbe b\u00ebnte mbi popull\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb. Ishte jetike q\u00eb t\u00eb krijohej nj\u00eb kund\u00ebr-balanc\u00eb, por edhe t\u00eb zbuloheshin shpifjet e Beogradit dhe t\u00eb njoftohej bota, e sidomos Washingtoni rreth instalimit t\u00eb nj\u00eb regjimi diktatorial dhe terrorist, policor e ushtarak serb n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb si objektiv kryesor kishte zbatimin e planit p\u00ebr cfarosjen e shqiptar\u00ebve nga Dardania antike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>&nbsp;N\u00eb nj\u00eb moment miq\u00ebsor me vizitor\u00ebt e nderuar\nnga Kosovan \u00eb Washington, 1989<br>\n<\/em>&nbsp;<br>\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp; <br>\n<br>\nKan\u00eb kaluar 30-vjet\u00eb, por me k\u00ebnaq\u00ebsi e kujtoj k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb dhe bisedat e\npaharrueshme me miqt\u00eb nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt megjithse nuk i kisha njohur m\u00eb\npar\u00eb, na shkoi biseda si \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe sikur t\u00eb kishim qen\u00eb miq t\u00eb vjet\u00ebr,\nmegjithse isha pak m\u00eb i ri nga mosha.&nbsp; Pa\nditur se si do shkonin pun\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb si person dhe politikan\ni ardh\u00ebsh\u00ebm i Kosov\u00ebs, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm Kryetar i Lidhjes s\u00eb\nShkrimtar\u00ebve, m\u00eb kujtohet se shqet\u00ebsimi i tij kryesor ishte nevoja p\u00ebr sensibilizimin\ne \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb arenen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por sidomos n\u00eb\nWashington. &nbsp;Si studjues i mir\u00eb i historis\u00eb\ndhe si atdhetar i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ishte &#8211; ai i dallonte mir\u00eb miq\u00ebt nga armiq\u00ebt e Kombit\nshqiptar. Megjithse ishte vizita e par\u00eb e tij n\u00eb Washington dhe n\u00eb Shtetet e\nBashkuara, Dr. Rugova ishte bindur n\u00eb mendjen e tij se Kosova dhe shqiptar\u00ebt &#8212;\nn\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Washingtonin zyrtar, do t\u00eb gjenin mikun dhe p\u00ebrkrahsin\ne t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, ashtu si\u00e7 ka ndodhur c&#8217;prej p\u00ebrkrahjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\ns\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Presidenti Udrou Wilson e k\u00ebtej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mendimin tim, vizita e par\u00eb e Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb Nju Jork\ndhe n\u00eb Washington \u2013 sigurisht pa e ditur as ai vet k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8212; mund\nt\u00eb konsiderohet si fillimi i diplomacis\u00eb moderne t\u00eb Kosoves, ose si fillimi i\nnd\u00ebrkomb\u00ebtarizimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. &nbsp;Koha e tregoi se Dr. Rugova u k\u00ebthye n\u00eb Kosov\u00eb\nnga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i frym\u00ebzuar dhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb misioni\npersonal, megjith\u00ebse disa kritik\u00eb e ndoshta edhe disa miq\u00eb t\u00eb tij mund t\u00eb thon\u00eb\nse i hyri k\u00ebsaj fushe, me nj\u00eb munges\u00eb d\u00ebshire p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me politik\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia e m\u00ebvonshme tregoi se megjith\u00eb t\u00eb metat q\u00eb mund t\u00eb\nkishte si njeri dhe si udh\u00ebheq\u00ebs, q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, pa hesitim ia venin\nn\u00eb dukje vazhdimisht, jo vetem Kosova, por i mbar\u00eb Kombi shqiptar tashti kishte\nnj\u00eb z\u00ebdhen\u00ebs ndryshe dhe si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. &nbsp;Sidomos Kosova, megjithse n\u00eb rrethana shum\u00eb t\u00eb\nv\u00ebshtira, tashti kishte nj\u00eb z\u00eb t\u00eb urt\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohej dhe respektohej nga t\u00eb gjith\u00eb\nbashkbiseduesit e tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte nj\u00eb z\u00eb q\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e\ntyre, p\u00ebr liri dhe demokraci p\u00ebr popullin e vet dhe si asnj\u00eb p\u00ebrfaqsues &nbsp;tjet\u00ebr i Kombit shqiptar, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb edhe\nish-presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara Bill Klinton, Ibrahim Rugova e\nshpjegonte \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kuptueshme &#8212; nga pik\u00ebpamja\nhistorike dhe njer\u00ebzore, sidomos p\u00ebr t\u00eb huajt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si askush tjet\u00ebr \u2013 para tij ose pas tij &#8212; Dr. Ibrahim Rugova i\nparaqiti bot\u00ebs p\u00ebrdhunimin historik t\u00eb Kombit shqiptar dhe bota filloi ta nd\u00ebgjonte\ndhe m\u00eb n\u00eb fund filloi t\u00eb interesohej p\u00ebr tragjedin\u00eb dhe krimet q\u00eb regjimi\nkriminal i Serbis\u00eb po b\u00ebnte n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim zhdukjen e rac\u00ebs shqiptare nga\ntrojet e veta mij\u00ebvje\u00e7are.&nbsp; &nbsp;<br>\n&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Foto\ne fundit e autorit me Presidentin Ibrahim Rugova, n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Prishtin\u00eb,\n2005<\/em><strong><em><br>\n<br>\n<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Washington,\ndeshta vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebnoj dhe t\u00eb ndaj\u00eb me miqt\u00eb e mi disa mbresa, shkurtimisht &#8212; por\np\u00ebr mua t\u00eb paharrueshme &#8212; nga vizita dy-tri dit\u00ebshe e Dr. Rugov\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb\nn\u00eb Washinngton me 1989 dhe arsyet se pse jam p\u00ebrpjekur ta p\u00ebrkrahi gjat\u00eb viteve.\n&nbsp;Ajo vizit\u00eb nuk m\u00eb harrohet mua as\nfamiljes time dhe njohuria ime me t\u00eb, gjat\u00eb asaj vizite, \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsi shum\u00eb\nvje\u00e7are, deri sa ai nd\u00ebrroi jet\u00eb &#8212; drit\u00eb i baft\u00eb shpirti. Respekti im p\u00ebr Dr.\nRugov\u00ebn e ka zanafill\u00ebn, pik\u00ebrisht, n\u00eb at\u00eb vizit\u00eb, pasi p\u00ebrshtypjet e mia t\u00eb\npara dhe respekti p\u00ebr k\u00ebte udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb madh t\u00eb Kombit shqiptar, sa ka ardhur e\nrritur gjat\u00eb viteve. &nbsp;P\u00ebr mua, arsyeja p\u00ebr\nk\u00ebte \u00ebsht\u00eb se, si asnj\u00eb udheheqs tjet\u00ebr shqiptar q\u00eb un\u00eb kam njohur, Presidenti\nRugova kishte nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kombit\nshqiptar. &nbsp;Si asnj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs, ai\nishte i bindur n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte Kombi shqiptar p\u00ebr tu radhit\u00eb nd\u00ebrshm\u00ebrisht\nn\u00eb radh\u00ebn e kombeve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb p\u00ebrendimit. &nbsp;Ai ishte i bindur n\u00eb p\u00ebrkrahjen e per\u00ebndimit\ndrejt k\u00ebsaj rruge e sidomos t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerikes &#8212; drejt rrug\u00ebs\ns\u00eb bashkimit dhe integrimit t\u00eb Kombit shqiptar me vendet per\u00ebndimore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E respektova p\u00ebr bindjen e tij se komunizmi ishte rreziku dhe\nfat\u00ebkeq\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb i kishte ndodhur Kombit shqiptar n\u00eb shekullin e 20-\u00ebt\ndhe p\u00ebr faktin se besonte q\u00eb Kombi shqiptar duhej t\u00eb nd\u00ebrtonte bazat e\nekzistenc\u00ebs s\u00eb tij mbi vlerat dhe trash\u00ebgimin\u00eb shpirt\u00ebrore dhe patriotike t\u00eb\nrilindasve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. &nbsp;Ibrahim Rugova nuk\nmburrej me retorik\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt, por me ide e vizione t\u00eb qarta p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme\nm\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kombit t\u00eb vet, duke i dhen\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb nderuar dhe t\u00eb\nrespektuar gjakut shqiptar edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &nbsp;E respektova Dr. Rugov\u00ebn sepse ai nuk ishte i\nfrym\u00ebzuar nga ideologjia komuniste \u2013 as n\u00eb mendime as n\u00eb veprime &#8212; si shum\u00eb\nnga ata t\u00eb brezit te tij q\u00eb ishin rritur e shkolluar n\u00eb at\u00eb sistem ideologjik\nt\u00eb huaj. &nbsp;&nbsp;P\u00ebrkundrazi, Ibrahim Rugova kishte parime\ngjykuese dhe nj\u00eb kultur\u00eb e qytet\u00ebrim njer\u00ebzor plot urt\u00ebsi, t\u00eb g\u00ebrshetuar nga\ntraditat dhe vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Kombit shqiptar. &nbsp;Ai ishte i vetdijsh\u00ebm se, natyrisht q\u00eb, trim\u00ebria\ndhe pushka e kan\u00eb vendin dhe koh\u00ebn e vet p\u00ebr tu p\u00ebrdour n\u00eb mbrojtje t\u00eb\ninteresave t\u00eb Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria\np\u00ebr popullin e vet dhe mbrojtja e interesave komb\u00ebtare, d\u00ebshmohet gjithashtu\nduke i ruajtur nderin emrit shqiptar &#8212; nj\u00eb mesazh ky shum\u00eb i p\u00ebrshtat\u00ebsh\u00ebm dhe\ntep\u00ebr i nevojsh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn sot &#8212; sidomos p\u00ebr politikan\u00ebt e sot\u00ebm an\u00eb e mban\u00eb trojeve\nshqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. &nbsp;&nbsp;Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00ebra nga trash\u00ebgimit\u00eb e\nPresidentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs me rastin e\n30-vjetorit t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Washington dhe n\u00eb 13-vjetorin e\nkalimit t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. &nbsp;P\u00ebr k\u00ebto ai g\u00ebzon respektin tim!&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Duke<\/em> <em>b\u00ebr\u00eb nderimet e mia para arkivolit t\u00eb ndjerit President Ibrahim Rugova,\nPrishtin\u00eb, 21 Janar, 2006<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Foto ekskluzive nga vizita e par\u00eb e Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb Washington Disa dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seminarit n\u00eb Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj erdh\u00ebn me nj\u00eb mik timin, Zotin Simon Simolacaj t\u00eb m\u00eb vizitonin n\u00eb Washington. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb punoja si K\u00ebshilltar i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10849,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21580","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21580"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21580\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21581,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21580\/revisions\/21581"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}