{"id":21379,"date":"2018-12-21T19:17:48","date_gmt":"2018-12-21T18:17:48","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21379"},"modified":"2018-12-21T19:19:13","modified_gmt":"2018-12-21T18:19:13","slug":"rrenjet-arbanasit-ne-dalmaci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=21379","title":{"rendered":"RR\u00cbNJ\u00cbT ARBANASE N\u00cb DALMACI"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12045\" width=\"550\" height=\"468\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari.jpg 308w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/hajro-hajdari-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 550px) 100vw, 550px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shp\u00ebrmgulja e shqiptar\u00ebve, n\u00eb kahje t\u00eb ndryshme,\nka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problematikat m\u00eb kryesore t\u00eb ruajtjes dhe zhvillimit t\u00eb\nqenijes dhe indetitetit komb\u00ebtar nd\u00ebr shekuj. Kjo \u201c s\u00ebmundje\u201d shekullore e paraqitur\nq\u00eb n\u00eb kohrat m\u00eb t\u00eb hershme, vazhdon, e vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n\n\n\n<p>Depertimi i osman\u00ebve n\u00eb Ballkan e ve\u00e7anarisht\u00eb n\u00eb\ntrojet shqiptare dhe zgj\u00ebrimi i vrullsh\u00ebm i pushtetit t\u00eb tyre, i detyroi qindra\nmij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb tokat e tyre shekullore, t\u00eb nis\u00ebn p\u00ebr ne dhe t\u00eb huaj\ne t\u00eb v\u00ebndos\u00ebn n\u00eb krahinat e ndryshme t\u00eb Italis\u00eb e&nbsp; nj\u00eb pjes\u00eb e tyre edhe n\u00eb disa qytete t\u00eb\nDalmacis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin r\u00ebn\u00eb n\u00ebn sundimin osman. Por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa\ndeshmive arkivore, edhe para invazionit osman \u201cs\u00ebmundja\u201d e shp\u00ebrnguljes, p\u00ebr\narsye t\u00eb ndryshme, ishte prezente n\u00eb trojet shqiptare, ndon\u00ebse me intenzitet m\u00eb\nt\u00eb vog\u00ebl. Shumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb migruar n\u00eb Itali e Dalmaci, me kalimin e\nkoh\u00ebs e t\u00eb ballafaquar me luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre atje u asimiluan k\u00ebshtu\nq\u00eb sot \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjejsh t\u00eb gjitha rr\u00ebnj\u00ebt shqiptare n\u00eb Itali e sidomos\nn\u00eb Dalmaci. P\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb disa vendbanime me kompakte n\u00eb Kalabri apo Sicili\nn\u00eb Itali dhe vet\u00ebm Arbresh\u00ebt e Zar\u00ebs n\u00eb Dalmaci t\u00eb cil\u00ebt sadopak e ruajten\nqenien dhe gjuh\u00ebn shqipe deri sot e k\u00ebsaj dite ndon se me kalimin e koh\u00ebs po\nzbehet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Migrimi i shqiptar\u00ebve drejt Dalmacis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se\nn\u00eb dy raste, ka gjasa q\u00eb t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb grupime t\u00eb vogla ose individuale. Rasti\ni par\u00eb i migrimeve n\u00eb grupe n\u00eb Dalmaci \u00ebsht\u00eb vendbanimi Arbanija n\u00eb ishullin\n\u00c7iovo af\u00ebr Trogirit, n\u00eb shekullin XV dhe n\u00eb rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ngulimi i\nshqiptar\u00ebve n\u00eb Zemuniku apo Arbanasi n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Zar\u00ebs, n\u00eb shekullin XVIII.\nNdoshta p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre dy rasteve duhet p\u00ebrmendur vendbanimin Peroi n\u00eb Ister banoret\ne t\u00eb cilit jan\u00eb v\u00ebndosur aty nga Crmnica n\u00eb vitin 1657, kur ajo ishte pjes\u00eb e\nKraj\u00ebs dhe i gjith\u00eb ky territor quhej Albania Veneta. Kjo edhe p\u00ebr faktin se\nshum\u00eb albanalog edhe gjuhtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se emri i k\u00ebtij vendbanimi\nrrjedh nga fjala shqipe perrua.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrug\u00ebtimi i shqiptar\u00ebve drejt brigjeve t\u00eb\nAdriatikut, sipas t\u00eb gjitha gjasave, ndalimin e par\u00eb e kishin n\u00eb fshatrat e Konavles,\nku edhe sot e k\u00ebsaj dite jeton nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i tyre madje ka edhe\nprej atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb mbajtur mbiemrin Arbanas por i mbajn\u00eb lidhjet\nfarefisonre. Po ashtu Cavtati dhe Dubrovniku ishin destinacion i deshiruar i\nshqiptar\u00ebve t\u00eb nisur p\u00ebr dhe t\u00eb huaj. Megjithate, ndalimi kryesor i shqiptar\u00ebve\nt\u00eb cilet e l\u00ebshuan teritorin e Albania Veneta ishte Zara, ishujt dhe vendet p\u00ebr\nrreth. E gjith\u00eb kjo na b\u00ebn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb se vendosja e banor\u00ebve t\u00eb Shestanit,\nLjares e Briskut n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Zar\u00ebs dhe jo shum\u00eb larg vendbanimit Arbanija, nuk\n\u00ebsht\u00eb e rastit, p\u00ebrkundrazi Zmajeviqi si organizator i udhtimit t\u00eb tyre dhe njoh\u00ebs\ni mir\u00eb i rrethanave politike dhe ekonomike t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Dalmaci, duhet te ket\u00eb\nqen\u00eb n\u00eb njohuri me ngulimin e m\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ishujt dhe rrethin\u00ebn\ne Zar\u00ebs. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e sotme gjurm\u00ebt shqiptare mund ti dallojm\nvet\u00ebm sipas mbiemrit t\u00eb tyre t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve paraqitet si\nARBANAS por edhe n\u00eb trajt\u00ebm ARBANASIN&nbsp;\napo ARBANASIQ dhe n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl ARBANI dhe p\u00ebrve\u00e7 tyre n\u00eb\nDallmaci nuk ka mbiemra tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb shqiptare pasi ata tani m\u00eb\njan\u00eb asimiluar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse i referohemi Acta Croatica dhe regjistrimit\nt\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Kroaci t\u00eb vitit 2011, sot me mbiemrin ARBANAS n\u00eb\nt\u00eb trija trajtat e paraqitura jetojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Kroacis\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb\nt\u00eb Bosnj\u00ebs. Me mbiemrin ARBANAS, n\u00eb Kroci, sot jetojn\u00eb af\u00ebr 280 familje dhe jan\u00eb\nt\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb 34 qytete e 41 v\u00ebndbanime m\u00eb t\u00eb vogla. M\u00eb s\u00eb shumti ka n\u00eb\nSmil\u00e7iq ( 80), Zar\u00eb ( 75), Slavonski Brod (65), Rijek\u00eb (50). N\u00eb fshatin\nKallugjerovac , komuna e Gospiqit, ku jetojn\u00eb 24 banor\u00eb, \u00e7do i kat\u00ebrti ka mbiemrin\nArbanas. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb\nKroaci jetonin mbi 700 persona me k\u00ebte mbiem\u00ebr ndersa sot, si pasoj\u00eb e\nemigrimeve vet\u00ebm 650 sish. Edhe n\u00eb Turopole ( Velika Gorica) dhe Imotski\npoashtu edhe sot jetojn\u00eb familje me k\u00ebt\u00eb mbiemer.Mbiemri Arbanas \u00ebsht\u00eb prezent\nn\u00eb 17 shtete n\u00eb 4 kontinente. K\u00ebshtu n\u00eb Amerik\u00eb me ket\u00eb mbiemer jetojn\u00eb mbi 400\npersona, 300 n\u00eb Rumani, 50 n\u00eb Kanada. Pra shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve n\u00eb cil\u00ebndo\nvarijant qoft\u00eb vazhdon.<\/p>\n\n\n\n<p>Me mbiemrin ARBANASIN m\u00eb se shumti kan\u00eb jetuar ose\njetojn\u00eb n\u00eb Dubrovnik. Sot jetojn\u00eb 8 familje me mbi 20 antar\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm\nvet\u00ebm n\u00eb 5 vendbanime dhe ato n\u00eb Dubrovnik (5), n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Dubrovnikut, Luta (15),\n\u00c7iba\u00e7i dhe Petra\u00e7i nga 5 personadhe n\u00eb Solin (5). Ky mbiem\u00ebr, n\u00eb num\u00ebr t\u00eb\nvog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb prezent edhe &nbsp;n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me mbiemrin ARBANASQ jetojn\u00eb 9 familje me af\u00ebr 20\npersona, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 5 qytete dhe nj\u00eb vendbanim t\u00eb vog\u00ebl. M\u00eb s\u00eb shumti\njetojn\u00eb n\u00eb Zagreb, af\u00ebr 10 persona pastaj n\u00eb Opati, Hvar, Split dhe Gjakovo.\nNd\u00ebrkaq, nuk ka njohuri se jasht\u00eb Kroacis\u00eb ka persona me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr.&nbsp; &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mbiemri ARBANI poashtu \u00ebsht\u00eb prezent, ndon\u00ebse n\u00eb\nnum\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb Kroaci.Ne shekullin e kaluar n\u00eb Rijek\u00eb kan\u00eb jetuar m\u00eb shum\u00eb\nse 20 persona nder\u00ebsa sot n\u00eb k\u00ebte qytet jeton vet\u00ebm nj\u00eb familje. <\/p>\n\n\n\n<p>Sipas fondin t\u00eb posa\u00e7em arkivor t\u00eb Kroacis\u00eb,\nHR-DAZG \u201cArbanasi\u201d, mbiemri Arbanas(iq), p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dokumenta t\u00eb\nshkruar \u00ebsht\u00eb shenuar n\u00eb vitin 1499 q\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht p\u00ebrkon me vendosjen e\nshqiptar\u00ebve n\u00eb vendbanimin Arbanija. Nd\u00ebkaq, n\u00eb vitin 1560 p\u00ebrmenden Ivan\nArbanasiq i cili at\u00eb vit fitoi titullin fisnor, nder\u00ebsa n\u00eb vitin 1614 Stjepa(n)\nArbanas zgjidhet kapetan i Turopoles.Po n\u00eb k\u00ebto burime n\u00eb vitin 1647 permendet Juraj\nArbanas nder\u00ebsa n\u00eb vitin 1746 p\u00ebrmendet Nikolla Arbanas si kapetan i Turopoles.\nN\u00eb Luta t\u00eb Konavles af\u00ebr Dubrovnikut n\u00eb t\u00eb gjitha regjistrime e popullsis\u00eb nga\nviti 1500-1900 paraqiten familjet me mbiemrin Arbanasin dhe poashtu n\u00eb Cavtat e\nishullin Silba n\u00eb vitin 1608 p\u00ebrmendet familja Arbanassich. <\/p>\n\n\n\n<p>Rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb Arbanaseve ka edhe n\u00eb Bosnje e\nHercegovin\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb \u00c7aplin\u00eb n\u00eb vitin 1741 evidentohet familja e Ivan\nArbanasin, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qytetit Rudo edhe sot e k\u00ebsaj dite gjendet fshati\nArbanasi nder\u00ebsa n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Trebinj\u00ebs fshati Arbanashka.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjuha shqipe t\u00eb Arbanasit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kroacin ku\njetojn\u00eb ato e s\u00eb bashku me to edhe indentiteti komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb pothuaj se i\nhumbur. Nd\u00ebrkaq, mbiemrat e tyre sigurisht se flasin p\u00ebr indentitetin e tyre\ndhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb ju ka mbetur n\u00eb kujtim t\u00eb indetitetit t\u00eb tyre etnik e\nkomb\u00ebtar\u00eb. Lidhjet e tyre me gjenezen dhe trojet nga kan\u00eb ardhur n\u00eb Dallmaci me\nkoh\u00eb jan\u00eb k\u00ebputur dhe ato sot, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, deklarohen si kroat. <\/p>\n\n\n\n<p>Historiografia shqiptare duhet ti kushtoj kujdes\nt\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve shqiptare n\u00eb Kroaci, ve\u00e7anarisht n\u00eb Dalmaci madje edhe n\u00eb\nBosne e Hercegovin\u00eb. Indikacionet ekzistojn\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre\njan\u00eb ndaluar edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera dalmatine si n\u00eb Hvar, Bra\u00e7 e noshta edhe n\u00eb\nRijek\u00eb e Opati. Ruajtja e mbiemrit ARBANAS, me fanatiz\u00ebm p\u00ebr af\u00ebr 6 shekuj\nrresht, meriton respekt e nj\u00ebkoh\u00ebsisht obligim p\u00ebr v\u00ebndin e prejardhs\u00ebs s\u00eb tyre\nq\u00eb, mbase pak von\u00eb, t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb zbardhjes s\u00eb fakteve historike t\u00eb\nrrug\u00ebtimit t\u00eb tyre dhe zbulimin e rr\u00ebnj\u00ebve shqiptare n\u00eb vendin e\np\u00ebrmendur.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari Shp\u00ebrmgulja e shqiptar\u00ebve, n\u00eb kahje t\u00eb ndryshme, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problematikat m\u00eb kryesore t\u00eb ruajtjes dhe zhvillimit t\u00eb qenijes dhe indetitetit komb\u00ebtar nd\u00ebr shekuj. Kjo \u201c s\u00ebmundje\u201d shekullore e paraqitur q\u00eb n\u00eb kohrat m\u00eb t\u00eb hershme, vazhdon, e vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite. Depertimi i osman\u00ebve n\u00eb Ballkan e ve\u00e7anarisht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-21379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21379"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21382,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21379\/revisions\/21382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}